Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 37 prej 48 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 475
  1. #361
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2007
    Postime
    11
    mor po qeveria jone nuk eshte ne rregull nuk ka me cfare te merren dhe vendosin te heqin mozaikun qe ai perfaqeson historine shqipetare,plus qe shte nje veper arti madheshtore.ajo nuk eshte nje veper qe figura kryesore eshte xhaxhi enveri por,ta shihni me kujdes ajo ka te gjithe etapat si ka evoluar historia shqipetare.kur une kam qene e vogel e identifikoja tiranen vetem me ane te ketij mozaiku.

  2. #362
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Wink

    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    cito ligjin te lutem. Nuk mund te shpikim te gjithe te drejta thememlore

    dhe nese eshte e drejte themelore atere ku eshte kufiri i kesaj te drejte?
    Ti qe permende demokracine, ti shko edhe kontrollo ne qofte se nje shtet demokratik mund te detyroje publikun te shohe materiale qe nje pjese e publikut e konsideron si ofenduese.

    Ashtu si nje njeri ka te drejten e shprehjes se mendimit dhe te bindjeve te tij, ka edhe te drejten per te mos u detyruar per te pranuar bindjet e dikujt tjeter. Ne qofte se ai mozaik qendron aty ku ndodhet, bindjet e dikujt imponohen mbi dike tjeter. Ajo qe dikush konsideron art, imponohet mbi dike qe e konsideron propagande.

    Ti me cito mua se cila demokraci bazohet ne nje koncept te tille. Nuk mund ta besh, sepse c'do demokraci e vertete bazohet ne kompromis. Kur mungon kompromisi, sundon ekstremizmi.

    Ekstremi ne kete rast eshte qe mozaiku te qendroje aty, pa perfillur pjesen qe e kundershton. Ekstremi tjeter do ishte shkaterrimi i mozaikut. Kompromisi demokratik do ishte vendosja ne nje vend me te pershtatshem ku njerezit mund te zgjedhin se kur dhe ku duan ta shohin.

    Mesa duket, per ty ky koncept eshte budallik. Mesa duket, me demokracine tende, ne qofte se shumica voton qe ne TVSH te jepet porno ne mes te dites, atehere le te jepet porno ne mes te dites...edhe pse kjo gje mund te ofendoje shume njerez te cilet paguajne taksa si gjithe te tjeret per te fuqizuar kete stacion.
    As qe du me dit!

  3. #363
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Pse nuk duhet prishur mozaiku i Muzeut Kombėtar

    Nga Robert Permeti

    Marr shkas nga diskutimi i hapur pėr problemin e mozaikut tė vendosur te fasada e Muzeut Kombėtar, i cili ndodhet para alternativės qė tė prishet si simbol i komunizmit, apo jo. Nė kohėn qė po jetojmė, kur kemi rreth 20 vjet qė po zvarritemi nėpėr demokraci e pėr demokraci, ka ardhur koha qė tė rishohim veten tonė se ku po na ēon nė tė vėrtetė demokracia dhe se ēfarė duhet tė bėjmė konkretisht me mbeturinat e komunizmit.

    Nėqoftėse emisioni i drejtuar nga R.Papa nuk do tė pėrshkohej nga mediokriteti i kėtij lloj gazetari, them se do tė isha dakord qind pėr qind me drejtorin e Muzeut Kombėtar. Por, duke ndjekur bisedėn, krijova mendimin se z.Beqir ka tė drejtė nė esencė, por mendoj se problemi nuk ėshtė kapur nga brirėt, pėr arsyet qė mendoj t`i trajtoj mė poshtė.

    Kam krijuar bindjen se ne kėto rreth 20 vjet demokraci po aplikojmė nė mėnyrė shumė shembullore “teoritė e hazretit Lenin”, kur derėziu hodhi idenė e tė ecurit “njė hap para e dy hapa prapa”. Dikur, nė shkollat dhe kurset e partisė, ky lloj filozofimi u mor shumė seriozisht si gjenialitet, por pėr fat tė keq demokracia nuk i pranon kėto lloj filozofish tė stilit tė tė ecurit si gafore. Kemi rreth 20 vjet qė jemi shqepur sė prishuri e shkatėrruari uzina, kombinate, fabrika, diga, hidrocentrale, termocentrale e sa e sa tė tjera dhe tani ngelet radha tė prishim edhe mozaikun si kurban i komunizmit. Pėr ta prishur nuk duhen mė shumė se tri sekonda kohė dhe nja 200 lekė tė vjetra eksploziv C4 dhe me kaq problemi ėshtė i zgjidhshėm. Konkluzioni: “Ne pėrsėri renditemi ndėr shtetet e rralla tė botės, qė nė ambientet e veta ka vetėm njė Skėnderbe me shpatė nė dorė dhe heronjtė e Vigut nė Shkodėr, qė presin e pėrcjellin refugjatė”.

    Mozaiku ka njė problem thelbėsor tė cilin e kemi qė tė gjithė ne shqiptarėt nė thelbin tonė: “kemi lindur dhe jemi rritur nė diktaturė” dhe kuptohet qė kjo ėshtė njė fatkeqėsi kombėtare qė na u imponua dhe jo se kėshtu deshėm. Prindėrit tanė luftuan me armė nė dorė, duke sakrifikuar rininė e tyre me idealin e viteve 40 pėr njė Shqipėri demokratike, duke mos e pasur fare idenė se ēfarė tradhtie do tė pėsonte kauza e tyre nga etja pėr pushtet e kastės diktatoriale qė do tė formohej mė pas. Kuptohet qė kėtė fatkeqėsi e ka dhe e mbart edhe mozaiku nė fjalė. Kush mund tė mendonte atėherė qė mozaiku tė ishte modern si me artet pamore tė sotme, d.m.th., tė mbushej me femra me minifunde e me gjokset si azgane, apo tė kishte simbolin e lirisė sė mendimit me rangullinat bide WC, brekė, kanotiera etj., qė shpesh i shohim nėpėr bienalet e arteve pamore shqiptare, tė organizuara nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Cili krijues apo pushtetar, gazetar apo ministėr, skulptor apo arkitekt, trim apo frikacak, i zgjuar apo budalla do ta merrte iniciativėn pėr tė bėrė art tė lirė e demokratik? Cili nga kėta trimat e sotėm e ka thėnė fjalėn e vet dje, qoftė edhe nė biseda me zė tė ulėt? Pra, mozaiku ėshtė dėshmi e njė periudhe makabre, qė mbart gjithė gjynahet e kohės qė ne jetuam. Si i tillė ai duhet tė qėndrojė po atje. Mos e haroni kurrė parullėn e atyre viteve: “Armiku mė i rrezikshėm ėshtė ai qė harrohet”. Enveri kėtė parullė e pėlqente, sepse kishte parasysh armiqtė e tij dhe nuk e mendonte kurrė qė ai me shokėt e tij tė Byrosė Politike do tė ishin armiku mė i rrezikshėm i kėtij populli. Ai kurrė nuk duhet harruar.

    . . . .

    Nė Berlin ka fasada tė tėra me mozaikė tė periudhės sė diktaturės qė asnjėri nuk mendon t`i shkatėrrojė, por i ruajnė si dėshmi tė njė periudhe konkrete, qė e jetoi njė popull i tėrė dhe qė nuk duhet harruar kurrsesi.

    Kam pasur rastin tė shoh pallatin e Duēes nė Itali. Aty asgjė nuk ėshtė prekur, qoftė edhe gardhi rrethues. Duhet tė kujtojmė se italianėt e varėn me kokė poshtė nė mes tė sheshit diktatorin e tyre, kurse ne diktaturės i numėruam vetėm kafet e harxhuara d.m.th., i rruajtėm leshtė dhe tashti, meqė s’kemi se ē’t`i bėjmė qullit, kemi filluar t`i fryjmė kosit.

    Nėqoftėse ne duhet tė prishim, siē kemi prishur deri mė sot, normalisht puna duhet tė nisė nga prishja e Universitetit Shtetėror tė Tiranės, Akademisė sė Arteve, stadiumin “Qemal Stafa”, Kryeministrinė, ,inistritė etj., sepse nė kompleks urbanistik ato formojnė stemėn e fashizmit. Por, a kemi ne kurajė pėr njė gjė tė tillė dhe a do tė quhej kjo njė normalitet logjik? Pushtetarėt tanė ēdo ditė pėrballen me rojat e Gardės sė Republikės, qė aksidentalisht quhet e tillė, sepse nė fakt ajo ėshtė garda e pushtetarėve tė djeshėm e tė sotėm. Ushtarėt e veshur me uniformat e kuqe e me spaleta sllave nuk janė asgjė mė shumė se simbole apo simbolucka tė sė djeshmes sė errėt dhe pushtetarėt tanė kalojnė duke iu buzėqeshur tė kėnaqur ēdo mėngjes apo drekė kėtyre simboleve tė rishfaqura pėr tė na kujtuar se komunizmi ėshtė pėrherė prezent.

    Tė shtrosh ēėshtjen pėr prishjen e njė vepre arti, edhe nėqoftėse ky ėshtė mendim i komunitetit artistik, mendoj se llogaritė duhen bėrė mbi baza logjike.

    Nuk mund tė flasė pėr vlerat artistike apo pėr antivlera Robert Papa qė ka mbaruar shkollėn pėr veterinari apo agronomi dhe qė nuk lė rast nė emisionet e tij pėr tė na kujtuar se, kur ka qenė ai nė Amerikė, apo kur ka parė nė Amerikė, apo kur nė Amerikė ........ Kur ai na pėrmend shpesh faktin se ai ka qenė nė Amerikė, nuk e keni idenė sesi ndihemi ne qė nuk e kemi parė Amerikėn. Sa madhėshtor ėshtė fakti qė veterineri apo agronomi i djeshėn, sot kthehet nga Amerika jo mė si agronom por si njė gjeni, qė s`e ka pėr gjė t’ia presi fjalėn nė mes sa herė t`i teket studiuesit historian e me grada shkencore, tė mirėnjohur e tė respektuar, ndėrkohė edhe drejtor i njė institucioni shumė tė respektuar.

    Nėqoftėse nuk do tė mė pėlqente logjika e tė mėsipėrmve, mendoj se nuk duhet abuzuar edhe me idenė qė i kėrkohet autorit pėr tė folur pėr vlerat e mozaikut nė fjalė. Piktori Vilson Kilica jam i bindur se do tė ndihej ngushtė prej modestisė pėrpara kėsaj kėrkese, ashtu siē jam i bindur se mozaiku ėshtė njė arritje artistike qė nuk mund tė marrė pėrsipėr sot pėr sot qė tė quhet kryevepėr dhe si e tillė, ajo me modesti quhet vepėr e realizuar, nė vitet kur asnjė shqiptar nuk kishte kurajė tė belbėzonte. Sot qė kemi parė mozaikėt e Vatikanit, mund tė kemi pretendime edhe pėr mė tepėr, por diktatura veē tė tjerash kish edhe kufizimet e saj. Jo tė gjithė krijuesit mund tė dilnin jashtė shtetit pėr tė parė. Pra, krijuesit e asaj kohe nuk i kishin hapėsirat nė dispozicion, sepse ekzistonte shprehja “Kufiri ėshtė deri te thana”. Nuk duhet harruar se piktori Kilica ka pasur nė dispozicion vetėm njė faqe pėr tė shprehur idenė e tij, ndryshe nga gazetat qė dalin me mijėra faqe apo historianėt qė kanė nė dispozicion vėllime tė tėra pėr tė shprehur idetė e tyre dhe, nė kėto kushte, mozaiku nuk i ka mundėsitė qė tė shprehė gjithēka dhe tė sqarojė ēdo gjė, aq mė tepėr tė plotėsojė kėrkesat e tė gjithėve. Mozaiku i muzeut ka njė zgjidhje kompozicionale mė njė ide pėrgjithėsuese mbėshtetur nė traditat e popullit tonė pėr liri e prosperitet, qė asnjėri s’mund tė thotė se ėshtė huazim sllav, grek apo nga Burkina Faso. Pra, nė thelb, mozaiku ka karakter tė theksuar shqiptar, gjė qė kemi shumė nevojė qė ta dimė nė ēdo ēast se jemi shqiptarė, sepse kam idenė qė ka shumė nga ne qė e kanė harruar se janė tė tillė. Karakteri kombėtar e monumental i saj ėshtė shprehur rrjedhshėm nėpėrmjet vlerave estetike qė justifikon dhe pėrkon me gjuhėn simbolike tė figurave tė zgjedhura. Zgjidhja kompozicionale, nė raport me idenė qė autori trajton nė tė, janė njė tėrėsi unike dhe qė nė gjuhė artistike krijon njė ambient emocional, si nė kohėn kur u bė, ashtu edhe nė ditėt tona, qė tė ngacmon dhe nuk tė lė qė tė jesh indiferent, arsye kjo qė edhe po nxit diskutimin masiv tė saj. Koloriti i zgjedhur i pėrshtatet nė tėrėsi teknikės sė pėrzgjedhur (mozaik) dhe krijon njė fasadė koloristike me jo pak emocione. Ka kaluar atėherė nė sitėn e njė sėrė komisionesh artistike, tė cilat nė atė kohė e kanė vlerėsuar edhe me ēmim tė parė. Por, nuk ėshtė thelbėsore vlerėsimi me ēmim tė parė, thelbėsor ėshtė fakti i qytetarisė qė ka fituar ky mozaik qė nga e kaluara e deri mė sot. Ai ėshtė bėrė pjesė e prezantimit bukur tė kryeqytetit tonė.

    Si i tillė, atij nuk mund t`i mohohen vlerat artistike dhe mbi tė gjitha nuk mund tė njehėsohet apo tė trajtohet kurrė si studim historik. Kjo nuk do tė thotė qė ndokush nėpėr intervistat e marra nėpėr rrugė nga personat qė dalin tė bėjnė pazarin apo qė kanė ardhur nė Tiranė pėr tė shitur qepė apo kunguj tė prononcohen dhe tė shajnė apo tė mburrin urbanistikėn e Tiranės apo edhe pėr mė tepėr njė vepėr arti tė Tiranės. Akoma vazhdohet me logjikėn e zėrit tė masės si dikur. Lėre fshatarin tė rrisė kunguj e qepė dhe mos i kėrko tė analizojė veprat e artit. Pėr hir tė emisioneve, mos e mbushni ekranin me opinione nga tė pashkolluarit pėr tė gjykuar tė shkolluarit e pėr mė tepėr tė talentuarit. Janė bėrė gjyqe e burgje nga artistė, vetėm e vetėm se “Zėri i masės” bėnte vlerėsimin dhe gjykimin e veprave tė artit tė artistėve, nė vend qė masės t’i kėrkohej llogari pse nuk mbillnin qepėt dhe kungujt qė populli tė mos arrinte tė hante edhe fletėt e qepės nga uria. U harruan internimet e vitet e burgut tė Osekut, Gjergos, Trebeshinės,Velos, Lubonjės etj. Vetėm tė mendosh se mund tė bėhet diskutim masiv nga kushdo i problemeve qė nuk janė tė tė gjithėve, tė irriton. Nė Shqipėri duhet tė heqė dorė gomari pėr tė bėrė punėn e kalit, nėqoftėse duam tė ardhme.

    Tiranės, si edhe qyteteve tė tjera, i mungojnė shumė veprat e artit nė publik, prandaj mendoj qė ato duhet tė shtohen dhe jo tė prishet edhe kjo e vetmja dhe e rrallė qė sot pėr sot kemi. Nuk mendoj se ne mund tė bėhemi si Roma, Firence etj., por kjo nuk na jep tė drejtėn qė tė triumfojė mendimi primitiv pėr tė prishur edhe ato pak gjėra qė kemi. Ky diskutim pėr mozaikun nė fjalė mendoj se duhet tė nxisė jo prishjen e tij, por vendosjen e njė sėrė veprash tė tjera arti pėrreth fasadave tė kėtij muzeu. Veprat e artit qė do tė mund tė vendoseshin pėrreth muzeut, duhet tė jenė cilėsisht shumė herė mė tė bukura sesa mozaiku nė fjalė, sepse sot ekzistojnė tė tjera mundėsi, por dhe kjo, nėqoftėse mund tė arrihet, sepse tani pėr tani ėshtė thjesht njė llaf goje. Kur tė arrihet qė muzeu tė kthehet nė njė tėrėsi apo kompleks i kulturės sė vėrtetė artistike me pėrmbajtje historike, atėherė ne nuk kemi pėr tė pasur mė frikė nga njė vepėr e realizuar nė diktaturė. Nė kuadrin e njė kompleksi tė tėrė me vepra arti, jam i bindur se po ky mozaik ka pėr tė mbajtur tė freskėt nė memorien e popullit tonė, faktin e hidhur se popujt janė gjithmonė tė kėrcėnuar nga diktaturat. Dhe ne shqiptarėt kemi shumė nevojė qė dikush tė na e kujtojė pikėrisht kėtė gjė. Dhe kjo ėshtė vlera qė sot pėr sot edhe pėr tė nesėrmen, mbart kjo vepėr arti, nė thelbin e vet.

    Mendimi im ėshtė qė kjo vepėr arti tė mos preket, edhe pėr faktin se diktatura nuk jetoi se u bė ky mozaik, por pėr faktin e hidhur dhe pėr fatkeqėsinė kombėtare qė bashkėpunėtorėt e komunizmit si dje, edhe sot, u mbollėn dhe janė kudo, nė politikė dhe pushtet, nė biznes e nė art. T`i veshėsh mozaikut mantelin e simbolit tė diktaturės, do tė thotė qė t`i shėrbesh neodiktaturės, sepse po tėrhiqet vėmendja nga mjegullnaja e dosjeve tė bashkėpuntorėve tė ex Sigurimit tė Shtetit dhe po krijohet imazhi se, po tė pastrojmė Tiranėn nga mozaiku, komunizmi mori fund edhe te ne. Jam mė se i bindur se po tė ishte kėshtu, autori Kilica do tė kishte bėrė hara-kiri, mjafton qė njerėzit tė mos jetonin nė varfėri e me asistenca, tė kishin mė shumė drita e ujė, mė pak krime e mė pak korrupsion, Por ja qė nuk ėshtė kėshtu,dhe vetė autori jeton si gjithė shqiptarėt e tjerė, pa ujė, drita etj.

    Korrupsioni galopant i transportuar nga pinjollėt e komunizmit po e varfėron e shkatėrron kėtė vend prej vitesh, ky ėshtė njė fakt qė do t`ia vlente tė sakrifikohej pėr t`u shkatėrruar. Janė kėto simbolet e vėrteta tė diktaturės “bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit”, mė tė rrezikshėm se vetė shefat e tyre, qė nė fund tė fundit kanė qenė njerėz me funksione organike legale. Janė kėta bashkėpunėtorė qė pėr ēudinė tonė, edhe pse me pseudonime tė ekspozuara, kanė nxjerrė nė pension shefat e tyre dhe vetė kanė zėnė majat. Ish-spiuni i vogėl e sot deputet, ish-bashkėpunėtorja zonjushkė e sot deputete. “Kam qenė i vogėl”, - thotė njėri. “Kam qenė e re”, - thotė tjetra, por asnjėherė nuk pranojnė se kanė qenė bashkėpunėtorė gjer nė kėrthizė dhe qė kanė shkatėrruar jetė njerėzish qė nė bark tė nėnės. Dhe kėta flasin pėr demokraci e pėr luftė kundėr simboleve tė komunizmit. Dhe tė gjithė dėgjojmė dhe nuk kėrkojmė masivisht pėr t`i qėruar kėto plehra, jo nga parlamenti dhe pushteti, por edhe pėr t`i distancuar nga shoqėra aktive, si infeksione qė mbajnė erė. E them kėtė, sepse mendoj se kėta lloj ish-bashkėpunėtorėsh, deputetė apo qeveritarė tė djeshėm apo tė sotėm, pengojnė dhe sabotojnė rivendosjen e prestigjit tė nėpėrkėmbur tė ish-tė dėnuarve politikė, sabotojnė me anė tė korrupsionit demokracinė e vėrtetė shqiptare. Kėta janė simbolet e vėrtetė tė komunizmit qė duhen shembur. Ky ėshtė problemi aktual i shoqėrisė shqiptare, pėr tė cilin ne nuk duhet kurrė tė qėndrojmė indiferentė.

    Shoqėria shqiptare, jeta politike, qeveritė e njėpasnjėshme kanė nevojė tė pėrditshme qė tė demokratizohen, sė pari duke u pastruar nga simbolet e vėrteta tė komunizmit dhe jo nga imazhet propagandistike tė tij, ndryshe, shumė shpejt njė ditė do tė zgjohemi tė befasuar nė neodiktaturė, por do tė jetė vonė. Nuk duhet tė harrojmė kurrė takimin me pjesėmarrėsit nė demonstratat e studentėve tė ish-presidentit tė fundit tė diktaturės, qė sot e quan veten me shumė cinizėm “ish-presidenti i parė i demokracisė shqiptare”. Tė gjithė pjesėmarrėsit nė takim, pa pėrjashtim, antishqiptari Ramiz i ka vendosur nė majat e politikės dhe tė qeverisjes sė vendit dhe po bėhen rreth njėzet vjet qė nuk spostohen, por mbeten gjithmonė tė njėjtėt, po ata, si atėhere nė sallėn e mbledhjes me dhjetoristat, ashtu siē bėri dje Enveri me shpurėn e tij dhe karrierėn e vet.

    Lufta e vėrtetė pėr demokraci ėshtė lufta pėr mirėqenie e prosperitet. Por kėtė nuk mund dhe as qė e duan ta realizojnė ish-pinjollėt e diktaturės, tė cilėt sot janė fuqizuar ekonomikisht duke u vėrtitur prej vitesh nėpėr oboret e pushtetit, pavarėsisht nga flamurėt partiakė qė ngrenė. Gjithmon qėndron nė hije si sfond antishqiptari mė famėkeq, Ramiz Alia, qė nė vitet `90 u mor me simbolet e Enverit dhe tani, me djallėzi nėpėrmjet pinjollėve tė tij, bėn sikur Shqipėria vuan nga mozaiku i Muzeut Kombėtar. Ne duhet tė kuptojmė pėrfundimisht se pėrpara nuk ecet duke shkatėrruar, por vetėm duke ndėrtuar, nėqoftėse duam tė ndėrtojmė tė ardhme. Nisma pėr tė shkatėrruar njė vepėr arti nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė tymnajė, nga e cila populli nuk pėrfiton asgjė veē pėrtypjes nė heshtje tė shijes sė hidhur tė ish-diktaturės, qė kėrkon tė rikthejė neodiktaturėn. Shkatėrrimi ėshtė simbol e vepėr e barbarėve dhe nė gjuhėn shqipe dhe ndėrkombėtare quhet barbarizėm.

    * Piktor

    Gazeta "TemA"

  4. #364
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ja problemi me i madh i kohes tone.Dileme me permasa te jashtezakonshme,ta prishim apo jo mozaikun.
    Tani kujt mund ti vrasi syte mozaiku?
    Ndonje shushunje qe eshte dhurate e te kaluares,ndonje psikopati qe ndoshta nuk din akoma ne cilin realitet kembet e tij udhetojne perdite,apo ndonje injoranti i veshur me petka njerezore po qe ne te vertet eshte monster?
    Zakonisht mendja e nje njeriu qe zoteron te gjitha fakultetet mendore nuk mund te ndalet ne nje mozaik,nderkohe kur shumica jane ne lufte te pashpallur per te siguruar buken e perditshme.
    Perse mozaiku duhet te shnderrohet ne debat,kur me dhjetera fabrika u shkatterruan,kur jemi vendi me i piset dhe i varfer ne Europe.
    Mozaiku eshte simbol,imazh qe askujt nuk i prish pune,dhe mbi te gjitha nuk eshte simbol i komunizmit,ashtu si shume mendje te semura duan te interpretojne.Eshte thjeshtesisht nje simbol qe tregon historine e popullit tone.Ose perndryshe duhet shembur e gjithe Shqiperia sepse eshte veper e epokes komuniste.
    Shqiptari e ka ne gjak komunizmin,i eshte bashkengjitur DNA se tij.Me dhune,por fatkeqesisht ekziston.Nuk mund te harrosh te kaluaren duke groposur simbolet,por duke kujtuar me force ate te kaluar,qe te mos gabojme serish.Qe femijte tane te dijne ēfare kane kaluar prinderit e tyre.
    Tirana eshte nje qytet i zhveshur,ku mungojne veprat e artit,ku edhe ato pak gjera me te cilat mund te mburret nje popull i prishim me duart tona.
    Te bejne nje referendum e te pyesin popullin,te pyesin Tiranen nese don ti prishet mozaiku.
    Nuk e kane prure nga bjeshket mozaikun,dhe askush nuk ka te drejte te shkaterroje ate qe eshte e Tiranes.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #365
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po. Po. Po.
    Ju ishit njerez te cuditshem. Nuk kishte pas veper me medheshtore se ky mozaiku juaj askund ne kete bote. E tere historia boterore ishte ne te. Ne te kishte piramida, ne te kishte monaliza, histori kombetare, e cka nuk kishte aty?
    Sa tmerr. Sa keq. Ju te gjithe se bashku po vuanit nga nje semundje e rende psikike dhe perderisa jeni te semure kolektivisht, ju kete nuk e vereni. Ju ate nuk e dini dhe nuk kerkoni ndihme.

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Po ēfare po don me thon mer plak se spo te kuptohet fjala e fundit?
    Psikologu i rradhes.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #367
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po don me thon se(pse) spo te kuptohet fjala fundit!

  8. #368
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    Ti qe permende demokracine, ti shko edhe kontrollo ne qofte se nje shtet demokratik mund te detyroje publikun te shohe materiale qe nje pjese e publikut e konsideron si ofenduese.

    Ashtu si nje njeri ka te drejten e shprehjes se mendimit dhe te bindjeve te tij, ka edhe te drejten per te mos u detyruar per te pranuar bindjet e dikujt tjeter. Ne qofte se ai mozaik qendron aty ku ndodhet, bindjet e dikujt imponohen mbi dike tjeter. Ajo qe dikush konsideron art, imponohet mbi dike qe e konsideron propagande.

    Ti me cito mua se cila demokraci bazohet ne nje koncept te tille. Nuk mund ta besh, sepse c'do demokraci e vertete bazohet ne kompromis. Kur mungon kompromisi, sundon ekstremizmi.

    Ekstremi ne kete rast eshte qe mozaiku te qendroje aty, pa perfillur pjesen qe e kundershton. Ekstremi tjeter do ishte shkaterrimi i mozaikut. Kompromisi demokratik do ishte vendosja ne nje vend me te pershtatshem ku njerezit mund te zgjedhin se kur dhe ku duan ta shohin.

    Mesa duket, per ty ky koncept eshte budallik. Mesa duket, me demokracine tende, ne qofte se shumica voton qe ne TVSH te jepet porno ne mes te dites, atehere le te jepet porno ne mes te dites...edhe pse kjo gje mund te ofendoje shume njerez te cilet paguajne taksa si gjithe te tjeret per te fuqizuar kete stacion.
    domethen pergjigja eshte qe ajo qe the nuk bazohet ne ligj. pra e drejta per te pare ate qe do nuk eshte e drejte themelore.

    Ligji zakonisht tregon ato qe ndalohen dhe jo ato qe lejohen. Prandaj nje gje qe nuk ndalohet ne ligj, eshte e lejueshme.

    Do nje rast ku nje shtet demokratik detyron shtetasit te shohin nje gje qe e konsiderojne ofenduese ?

    Seriali "The Sopranos" ne Amerike. Dolen gjithe ata italiane ose me prejardhje italine dhe u ankuan se ky serial i ofendonte dhe pasqyronte italianet si kriminele etj etj.

    Seriali vazhdoi deri ne fund. Te shtoj dhe kte, qe ishte nga me te sukseshmit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qyfyre : 31-01-2008 mė 17:20

  9. #369
    Budallalik per mua eshte fakti qe ti bazon gjithe arsyetimin tend ne te drejten themelore te shikimit te asaj qe do, gje qe nuk ekziston.

    Eshte si te zgjidhesh nje formule matematike duke u nisur nga 1=2.

  10. #370
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Veper e realizmit socialist(metode qe aplikonte ēensuren).Duhet te hiqet.

Faqja 37 prej 48 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •