Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 22 prej 48 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 475
  1. #211
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Debati mbi Mozaikun ne fasaden e Muzeut Historik Kombetar nuk duhej mbarsur ne kete moment. Por eshte bere normale qe sa here Shqiperia te kaloj ne kriza te thella politike ekonomike dhe sociale, opa mbarset nje debat i tille per te pjellur nje doze tymuese opiumi qe shperndan vemendjen e opinionit publik dhe politik shqiptar nga problemet me imediate.

    Une jam per nje Jo te madhe, pra te qendroj aty ku eshte pa levizur ne nje vend tjeter sepse:

    Se pari - mozaiku eshte krijuar nga artiste dhe jo politikan e as armiq te popullit shqiptar, pra mbetet nje veper arti.

    Se dyti - Mozaiku eshte e element perberes per teresine e arkitektures qe formon vete Muzeun Kombetar Historik. Pra ai eshte pjese perberese si nga ana funksionale si dhe nga ana zbukurimore e ketij objekti. Pra elementi zbukurimor eshte bere ne perputhje me vete arkitekturen e Muzeut.

    Se treti - Mozaiku shpreh nje ideologji te nje kohe 50 vjecare, pra shpreh artin e realizmit socialist. Arti i realizmit socialist i shprehur ne artet figurative, letrare, pamore etj., mbetet art edhe pse shpreh nje ideologji te caktuar.

    Se katerti - Mozaiku me elementet figurativ na kujton nje kohe te eger dhe te zeze se kombit tone por ama ka dhe vlerat e veta jo vetem artistike por dhe historike. Dua apo s'dua une, do apo s'do Berisha and Co, kjo eshte nje periudhe e kombit tone. Pra ne nuk mund te mohojme nje histori prej 50 vjetesh qe e kemi mbartur ne shpatullat tona. N.q.se ne do te zhdukim simbolet e komunizmit, atehere ne do ta harrojme ate periudhe. E per nje komb do te jete me e lehte ta perseris ate gabim qe bene paraardhesit tane ne vitin 1946. Historia nuk fshihet as nuk pastrohet me ane te heqjeve dhe shkaterrimit te simboleve materiale.

    Para 1 viti kur isha ne Berlin, vizitova nje Muzeum te ngritur nga Sovjetiket, shume prane Portes se Brandeburgut dhe Reishtagut. Ky Muzeum kishte dhe nje memorial kushtuar te gjithe ushtareve sovietik te rene ne Berlin kunder nazisteve. Ky Muzeum edhe pse Gjermania tashme eshte bashkuar, edhe pse Brss e pushtimi i vet ne Berlin nuk eshte me, mbetet i hapur. Edhe simbolet ne te si ylli i kuq, draperi me cekan, dekoratat, ushtari i panjohur sovjetik ne memorial, fotot etj etj si keto kishin mbetur madje dhe restauruar. Gjermanet duhet te ishin me te motivuar per te hequr kete Muzeum nga Berlini qe ne vitin 90, pasi ishte simboli i represionit, pushtimit, ndarjes kombetare dhe perdhosjes se identitetit Gjerman. Por historianet, specialistet dhe autoritetet gjermane menduan qe jo vetem ta linin kete memorial me te gjitha simbolet por edhe ta restauronin ate. Duan apo sduan nje pjese e gjermaneve nuk do te mund ta fshijne dot nga memoria kolektive nje te shkuar 50 vjecare diktature dhe pushtimi...

    Se pesti - Berisha qe fryn keto debate me duket si nje Mao Ce Dun, Komnein alla katunaro-shqiptar ose me mire Haxhi Qamil. Ai po ben te njejten gje qe kane bere njerezit e siperpermendur me ane te Revolucioneve kulturore apo fetare, duke goditur artin simbol te vetedijes se nje kombi.

    Se gjashti: N.q.se e quajme te pranueshme se arti i nje ideologjie te caktuar perben rrezik per nje komb apo shoqeri atehere, le te prishim godinat e ministrive sepse ne formen e tyre paraqesin Liktuorin apo Sepaten e Duces qe eshte simbol fashist. Atehere le te djegim Librat e Kadare Agolli and co sepse kane ne vetvete ideologjine Komuniste. Atehere le te djegim te gjitha diplomat e marra me ane te biografive te pastra komuniste te Sali Berishes, Beqir Metes and co . Te djegim te gjithe arkivin e filmave artistik shqiptar qe mbarsin ideologji komuniste etj si keto.

    Le ta fshijme nga historia jone te gjithe 50 vjecarin diktatorial. Por me fshirjen e kesaj historie do te fshihen dhe emrat e bemat e njerezve qe kane bere kete histori. Kujt i intereson fshirja e historise??? Natyrisht politikes shqiptare e cila per 15 vjet nuk po pastron dot fytyren e vet te pegere... Natyrisht politikaneve tane te sotem qe dje kane bere ate histori te shemtuar te kombit tone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hero i Popullit : 25-01-2008 mė 08:32
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #212
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Jam kunder,pyetja eshte pse te hiqet? Pergjigje ka shume por, Pse te hiqet?

    Apo paska nje partizan aty me yll ne ball per ate arsye behet gjithēka,por gabimi me i madh te Shqiptaret eshte se ka lindur me te meta kjo eshte arsyja.

    Historia e tregon te verteten jo keta plehra qe hyne ne shtet dhe dalin nga shteti keta jane plehra asgje tjeter,s'mund te behesh Amerikan kur je Shqiptare dhe dihet historia jote.

    Ska ēka te hiqet mire eshte aty nje nder figurat me te bukura te shekullit ne gjithe Europen eshte ajo pikturesepse e tregon te shkuaren dhe te ardhmen e shqiptareve,eshte mire qe te pikturojne dhe kohen e demokracise" te ardhmen" jo te prishin.

    Pse nuk e prishin dhe Piramiden edhe ate e ka ndertuar xhaxhi apo Parlamentin.

    Keta jane banditet e kombit asgje tjeter,nuk shikojne ta ndertojne Shqiperine rruget autostradat detin ujrat e zeza qe dalin ne plazh po meren me muzeumin.

    Kjo eshte nje veper artistike qe don te thote qe Shqiptaret jane artista dhe jo kontrabandista.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dibrani2006 : 25-01-2008 mė 08:04

  3. #213
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    une them ata qe duan ta shikojne te kaluaren e erret te shqiperise le te shojne ne muzeum dhe ta shohin brenda. "Vepra" te tilla "te rralla" historike nuk ekspozohen rrugeve.
    Mua per vete qe e kam pare me qindra here ate mozaik, as qe me ka vajtur ndonje here mendja tek e kaluara e erret e shqiperise.

    Prandaj vazhdoj te kerkoj referendum per kete ceshtje. Te votojne ata qe e shikojne cdo dite. Nese shumices i hapet barku ngaqe u kujton te kaluaren e erret, ta heqin. Nese u pelqen ta mbajne.

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mozaiku eshte veper "artistike", dakord, i perket realizmit socialist qe ne fakt ishte rryme kunder artit dhe ato pak vlera qe ka nxjerre, i ka nxjerre duke i dale kunder parimeve te realsoc-ut. Mgjth nje liber, pikture, skulpture apo dhe mozaik nuk ka pse digjet, shkaterrohet apo prishet edhe ne rastin kur propagandon anti-vleren. Ndaj akoma sot gjen "Mein Kampf"-in e Hitlerit te publikuar ne gjithe boten, qe ne fund te fundit njerezit le te lexojne vete se deri ku shkon nje cmenduri personale e katapultuar me pas ne permasat e nje populli e perfundimisht te nje bote te tere. Ku digjen libra, heret a vone do digjen njerez ka thene Hajne.

    Keshtu qe ceshtja nuk eshte te prishet e te shkaterrohet mozaiku. Ai, mund te ekspozohet ne nje ambient tjeter, ku cdo njeri gjykon vete me pas per vlerat apo mungesen e tyre ne te. Sikurse cdo njeri sot eshte i lire te zgjedhe te lexoje e te pelqeje cfaredo romani qe do nga "Si u kalit celiku" deri tek "I huaji", te pelqeje veprat e xhaxhit apo filozofine e Niēes apo biblen e djallit. Problemi eshte se veprat jane ne biblioteke dhe nuk perfaqsojne nje komb. Kurse ai mozaiku atje ne balle te muzeut me te madh te kryeqytetit eshte kartolina me te cilin ne si popull bejme prezantimin e pare para vetes dhe te huajve. Thjesht fakti qe ka qene atje per kaq vjet nuk eshte i mjaftueshem qe te vazhdoje te jete ate ne krye te fronit. Pyetja "a duhet mbajt ai mozaik? " reduktohet ne pyetjen "a prezanton si duhet dhe sic eshte e verteta historine tone ai mozaik".

    Ramizi andej nga fundi i 1990 pati nje shprehje, Shqiperia nuk eshte as Lindje as Perendim. Qe Perendim nuk ishim nuk donte shume mend, por sic vajten punet ne nuk arritem te beheshim dot as Lindje, nuk ju afruam dot jo Cekise, Hungarise apo Polonise, por as Rumanise e Bullgarise. Prandaj, vetem 18 vjet pas nderrimit, njerezit me/pa dashje thone he mo se ai sistem kishte gabime po kishte dhe te mira, prandaj me teper plumb eshte harxhuar me artikujt per Kadriun Mehmetin Beqirin e sigurisht Enverin sesa per te shkrujt per shtazerine dhe pasojat e atij regjimi. Prandaj diktatori i fundit, Alia, apo pinjollet e familjes se qoftelargut, flasin si pa te keq ne shtypin e ditshem dhe bejne dhe opinionistin apo historianin me librat e tyre. Keshtu qe e pare nga ky kend nuk me ben ndonje pershtypje qe moshatare te mi apo me te rinj ne moshe se une te mos e kene problem nje mozaik te tille ne balle te muzeut.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #215
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Konkursi sapo u shpall i perfunduar dhe u fitua nga ty personalisht,pasi i mbake mend shume keto data!
    Kjo tregon se diēka te lidh me to.Besoj se nuk ja vlen me teper...


    Ps...Komisioni deklaron perfundimin e konkursit duke ju shpallur fitues....urime!
    Ti copė mishi, lexo dhe njėherė atė fjalim (nė miniaturė) qė ke shkruar, dhe kur nuk ke idenė fare, herė tjetėr mos shto gėrma kot, se dhe tek tema qė ishte mbi pavarėsinė, fute njė foto me barinj qė marshonin me grusht lart..

    ..dhe, mos vazhdo me idiotėsi si kėto qė shkruan mė poshtė:
    Rilindja luftoj per kombin dhe partizanet ecen nen shembullin e tyre,duke vrare hasmin dhe jo njerez te pafajshem ose si vriten ne rregjimin e sotem ne mes te rruges.
    ,

    po merru me ndonjė peshqir.

    Citim Postuar mė parė nga Hero i Popullit
    Une jam per nje Jo te madhe, pra te qendroj aty ku eshte pa levizur ne nje vend tjeter sepse:

    Se pari - mozaiku eshte krijuar nga artiste dhe jo politikan e as armiq te popullit shqiptar, pra mbetet nje veper arti.

    Se dyti - Mozaiku eshte e element perberes per teresine e arkitektures qe formon vete Muzeun Kombetar Historik. Pra ai eshte pjese perberese si nga ana funksionale si dhe nga ana zbukurimore e ketij objekti. Pra elementi zbukurimor eshte bere ne perputhje me vete arkitekturen e Muzeut.

    Se treti - Mozaiku shpreh nje ideologji te nje kohe 50 vjecare, pra shpreh artin e realizmit socialist. Arti i realizmit socialist i shprehur ne artet figurative, letrare, pamore etj., mbetet art edhe pse shpreh nje ideologji te caktuar.
    Sė pari (qė mjafton dhe pėr nja 40 numra rendor tė mėpasėm) mozaiku pėrmban nė 70% tė tij historinė mė tė ndyrė dhe tė degraduar 50-vjeēare tė pjesės sė kombit shqiptar qė banon nė Shqipėri, kurse pjesa e mbetur e mozaikut (ata aq pak, qė la partia juaj) pėrfaqson historinė mijėvjeēare TĖ TĖ GJITHĖ KOMBIT SHQIPTAR.


    pra, njė llogjikė e ftohtė, historike, artistike, reale, kombtare atė mozaik, nė atė formė nė tė cilėn ėshtė konceptuar, do ta hidhte nė acid sulfurik.


    ose, (mendim humanitar), tė shiten tė gjithė guriēkat (ke tipa si puna juaj) me ēmim simbolik, dhe meqėnėse janė shumė gurė diēka do tė mblidhej pėr tė bėrė ndonjė bamirėsi pėr jetimėt e gjorė.
    Prektora

  6. #216
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mua per vete qe e kam pare me qindra here ate mozaik, as qe me ka vajtur ndonje here mendja tek e kaluara e erret e shqiperise.

    Prandaj vazhdoj te kerkoj referendum per kete ceshtje. Te votojne ata qe e shikojne cdo dite. Nese shumices i hapet barku ngaqe u kujton te kaluaren e erret, ta heqin. Nese u pelqen ta mbajne.
    Prej Vlore je ti me doket eh? lol


    e keni bo kete referendumin fjale te dyte te cdo fjalie.

    Aty ehste sheshi qendror i te gjith Shqiptareve, si terreklamojme historine tone me te erret dhe ta martirizojme ate lloj ideologjie qe mbyti per nje shekull intelektualizmin Shqiptar.

    Ajo te hiqet nga sheshi kryesor, dhe te vihet ne ndonje shesh qe te interesuarit te vene ta shofin kur te dojne. Por jo te bjer ne sy gjith Shqiptarve apo te huajve qe kalojne aty.

    Ajo tregon nje histori zie dhe jo lavdate.

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po kot e diskutojme ne kete,
    nese mozaiku do te hiqet apo jo e vendos drejtori i muzeut qe ka dhe mbeshtetjen e qeverise.

    Shume thone qe eshte pjese e historise, pavaresisht nga arsyet e vendosjes(aspak historike por ideologjike).
    Ishte enveri, beri ē'fare deshi, referendum as qe behet fjale,
    dhe sot shume nga ju thoni qe ashtu ishte koha, prandaj u be.
    Dhe une me kete lloj llogjike them,
    ashtu eshte koha sot, nuk eshte me enveri, eshte Saliu, dhe ai do ta heqi. enveri beri hsitori, dhe ai ka te drejte te bej histori.

    S'ka pse diskutohet fare,
    nuk na pyeten kur e ndertuan,
    nuk kane pse na pyesin kur ta heqin.

  8. #218
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Po kot e diskutojme ne kete,
    nese mozaiku do te hiqet apo jo e vendos drejtori i muzeut qe ka dhe mbeshtetjen e qeverise.

    Shume thone qe eshte pjese e historise, pavaresisht nga arsyet e vendosjes(aspak historike por ideologjike).
    Ishte enveri, beri ē'fare deshi, referendum as qe behet fjale,
    dhe sot shume nga ju thoni qe ashtu ishte koha, prandaj u be.
    Dhe une me kete lloj llogjike them,
    ashtu eshte koha sot, nuk eshte me enveri, eshte Saliu, dhe ai do ta heqi. enveri beri hsitori, dhe ai ka te drejte te bej histori.

    S'ka pse diskutohet fare,
    nuk na pyeten kur e ndertuan,
    nuk kane pse na pyesin kur ta heqin.

    je ka i ngaterron gjonat shoku.

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    je ka i ngaterron gjonat shoku.
    pse re,
    une jam per heqjen e mozaikut,
    jami aleat .

  10. #220
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    Prej Vlore je ti me doket eh? lol


    e keni bo kete referendumin fjale te dyte te cdo fjalie.

    Aty ehste sheshi qendror i te gjith Shqiptareve, si terreklamojme historine tone me te erret dhe ta martirizojme ate lloj ideologjie qe mbyti per nje shekull intelektualizmin Shqiptar.

    Ajo te hiqet nga sheshi kryesor, dhe te vihet ne ndonje shesh qe te interesuarit te vene ta shofin kur te dojne. Por jo te bjer ne sy gjith Shqiptarve apo te huajve qe kalojne aty.

    Ajo tregon nje histori zie dhe jo lavdate.
    po eshte i te gjithe shqiptareve atehere te votojne te gjithe shqiptaret. mesa duket jane per JO shumica deri tani po ti bazohemi votimit ne forum. pra na pelqen ajo lloj "ideologjie"

Faqja 22 prej 48 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •