Argumenti im bazohet te e drejta e publikut per t'u informuar sipas deshires se tij, dhe vende publike qe i perkasin te gjitheve nuk mund te shnderrohen ne imponim diktatorial.
Shpalosja e mozaikut ne nje vend te tille publik me detyrim, pa marre ne konsiderate kundershtimet e nje pjese te mire te publikut ndaj ketij mozaiku, dhunon te drejten e publikut per tu informuar sipas deshires se tij.
Nderkohe qe ekziston nje alternative mese e arsyeshme, dhe kjo eshte levizja e mozaikut ne nje vend me te pershtatshem. Ne kete menyre, pjesa e publikut e cila do te informohet mbi kete "veper arti"...mund te shkoje ne nje vend i cili nuk cenon pjesen tjeter te publikut e cila nuk do qe te informohet me detyrim.
Nqs ti kerkon te me shesesh mua kopace te tipit "informim me detyrim"...dhe ta quash demokraci, atehere argumentat e tua jane vertete te pabaza.
Madje keto argumenta te ndjellin fllade nga e shkuara nen grushtin e hekurt te partise, ku doje s'doje ti, ishe i detyruar te degjoje dhe shikoje brrockullat e partise.
Nuk cuditem qe dikush me idete e tua, mbron edhe kete mozaik "artistik".

Krijoni Kontakt