Close

Rezultati i Sondazhit: Te hiqet Mozaiku?

Votues
148. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    51 34.46%
  • Jo

    97 65.54%
Faqja 15 prej 48 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 475
  1. #141
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Bejromo, mos u kthej ne nje narsicist, si puna e grekerve apo serbeve fqinje...

    Une them te pushkatojme Vace Zelen, madje te fshime nga memoria artistike e ketij kombi te masakruar, sepse eshte gatuar ne kohen e realizmit.
    Zoteri i dashur e shoh se sentimenti yt per totalitarizmin dhe regjimin me antikombetar qe ka njohur historia e tejkalon me suskses aftesine tende te gjykimit realist.

    Mes tjerash ti le pershtypjen se nuk lexon askend tjeter pos ato qe shkruan vet ose vetem ato qe i shkojne per shtati ideologjise tende komuniste.

    Pergjegjen ndaj ketij gabimi te pa arsyeshem logjik e kam dhene te postimi http://www.forumishqiptar.com/showth...907&page=7#125, kuptohet per ata qe duan te kuptojne. Por se cfare lidhje mund te kete edhe Vace Zela me nje billboard te perhershem komunist vetem ju mund ta dini.

    Sa per informimin tend me duket e rendesishme te ta perkuntoj se aty shkruan Bajram e jo Bejrom, se me bere te dyshoj mos e kam shkruar gabimisht, por siduket ju keni probleme me leximin e drejte, prandaj nuk me befason keqkuptimi e keqleximi juaj i cdo gjeje qe nuk e keni shkruar me doren tuaj. Se shihni, une nuk ngaterrohem te te quaj narcisoid aniqe shprehni nje narcisoizem te theksuar ne kete shkrim qe sapo ma keni drejtuar. Pastaj nuk thuhet "narsicist" por "narcist", sepse sic e shihni une emrin tuaj te shkruar "Borix" nuk po e ngaterroj me "Boriks", "Boriq" apo "Bored", sepse aty shkruan "Borix" dhe kete mund ta deshmojne te gjithe ata qe dijne te lexojne. Fakti qe ti simpatizon diktaturen nuk te ben kompetent te ma ndryshosh mua emrin. Do te kisha deshire te mos e perserisje me, se nuk ta ka fajin emri im qe ti nuk deshiron ta pranosh realitetin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 19-01-2008 mė 16:56

  2. #142
    Citim Postuar mė parė nga Ujku'80 Lexo Postimin
    ne radhe te pare ujku nuk eshte i asnjerit, cfare ti bejme niperve te doktor rumpalles ,po nejse......
    Me behet qejfi qe e ke pak haberin nga fshtrat e shqiperise....
    Un jam larguar nga Shqiperia perkohesisht, per te studiuar, per te zhvilluar dijet e mia, sepse sic duket dhe nga shkrimet e tua e te ndonje tjetri arsimi ne Shqiperi ka falimentuar, po mos u bej merak se do te kthem dhe do ma degjosh zerin, por e leme jeten time private,
    Pa na e shpjego ti se cfare vepre arti , apo monument eshte ndertuar ne shqiperi ne keto vjet, cfare mendimi ke ti per mozaikun e ri, te vendosim salen duke i vendosur flaken shqiperise ne '97, albert brojken duke mbjelle kioska ne mes te tiranes, fatos nanon duke lene paret e shqiptareve ne kazinot e bote, bollanon duke ngritur flamurin grek, Leka zogun me pistolete ne brez ne mes te tiranes, apo bashkim gazideden e agim shehun duke bombarduar fshatrat e vlores e te gjirokastres...,

    Une nuk mbroj as te kuqen, as te bardhen, as blune, kerkoj te jem realist per te sotmen, per ato qe shoh me syte e mi, per krizat e njepasnjeshme, per nje minister te jashtem qe hetohet nga prokuroria per korrupsion dhe nuk denjon te jap doreheqjen sepse ka frike, dhe frike kan vetem ata qe nuk jane ne te drejte, per taksat qe sa vijne e rriten, per inflacionin qe po shkon ne kup te qiellit, per tec-et me qymyr, per Rigasifikatorin, per centralet me ere qe do ndertohen ne Vlor dhe energjia do te eksportohet 100%, per mediat qe nuk guxojne te hapin gojen se i kercert gjoba prej12milion€..... Pse nuk i hap njehere ato dosjet e sigurimit zoti Salibej???????????????????
    Paske harruar Edi Ramen dhe Erion Bracen ne liste!

    Nuk flitet me gjuhe partizano-cobani nga moshat e reja, mirepo indoktrinimi ne Shqiperi sic duket eshte futur ne gene dhe keshtu trashegohet.
    Nuk behet fjale ketu nese ne mozaik duhet te jete ky apo ai. Jo!

    Problemi eshte se ky mozaik dhe jo vetem ai a e perfaqesojne denjesisht Shqiperine dhe shqiptaret?

    A meriton Tirana, kryeqyteti shqiptar te mbaje ende ne vulen e saj nje mozaik qe nuk perfaqeson asgje nga e verteta?

    Komunizmi ose me sakte nje sundim autokratik i nje klani dhe i nje lloji te papare dhe degjuar ne boten e civilizuar, nuk ka qene nje sistem i zgjedhur dhe i pranuar nga shqiptaret!

    Si i tille ai nuk i perfaqeson ato!

    Ai ishte nje eksperiment makaber (ashtu sic jane ne pergjithesi diktaturat) dhe nje aksident ne rrugen natyrale te zhvillimit te shoqerise njerezore.

    Krahasimi qe behet ketu me vepra te tjera te ndertuara ne ate kohe, nuk eshte aspak normal, por vetem nje naivitet.

    Nuk ka te beje aspak puna, mundi dhe djersa e prinderve tane me klanet kriminale qe terrorizuan shqiptaret pa dallim, qe nga 8 Nentori i vitit 1941, kur ne skene u shfaq nje force politike qe binte ndesh me cdo interes jetik te shqiptareve.

    Ai mozaik eshte nje veper ideologjike, nje himn per terrorin dhe krimin komunist, nje lartesim i vepres se atyre qe mbyten shqiptare, qe shkaterruan qelizen kombetare dhe e ndyne ate me qelize siberiane, qe shkaterruan dinjitetin dhe personalitetin e shoqerise dhe te individit shqiptar, qe internuan dhe debuan mijera shqipatre, qe vrane dhe pushkatuan mijera shqiptare, qe qe shkaterruan dhe neperkemben besimin ne Zot etj.

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Mozaiku pershkruan tere historine e popullit shqiptar nder shekuj dhe po te behej sot ndonje kataklizem ku do te shkatrrohej toka e ky mozaik do te gjindej pasatj nga arkeologet menjehere do te na identifikonin qe ne jemi ata shqiptaret sipas motiveve te veēanta te gjetura ne kete mozaik pra kjo eshte edhe nje plake deshmie per te ardhmen jo vetem per ne sot.
    Mozaiku siē e shifni nga e djathta fillon me koherat me te vjetra, me ushtaret ilirė, normal ne nje plan me te vogel e pastaj si ne thjerez vjen epoka e re e proletariatit qe u shua mirepo ne te djatht te mozaikut ka ende vend te zbrazet per te vazhduar dhe shtuar sa te duash e ēka te duash, epoken moderne, aty pra ky drejtori i ri mund te shtoje dy personazhe nje burre dhe nje grua duke biseduar permes telefonit celular e ne nje kend tjeter dy femij duke luajtur Playstacion para nje ekrani te nje lop-topi, pse jo ?
    Me kete mbyllet kjo tablo deri ne ate moment kur edhe ne do shpiem ne lartesi ndonje satelit tonin me emerin; ilirians tribus !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 19-01-2008 mė 19:34

  4. #144
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Kreksi Lexo Postimin
    Mozaiku pershkruan tere historine e popullit shqiptar nder shekuj dhe po te behej sot ndonje kataklizem ku do te shkatrrohej toka e ky mozaik do te gjindej pasatj nga arkeologet menjehere do te na identifikonin qe ne jemi ata shqiptaret sipas motiveve te veēanta te gjetura ne kete mozaik pra kjo eshte edhe nje plake deshmie per te ardhmen jo vetem per ne sot.
    Mozaiku siē e shifni nga e djathta fillon me koherat me te vjetra, me ushtaret ilirė, normal ne nje plan me te vogel e pastaj si ne thjerez vjen epoka e re e proletariatit qe u shua mirepo ne te djatht te mozaikut ka ende vend te zbrazet per te vazhduar dhe shtuar sa te duash e ēka te duash, epoken moderne, aty pra ky drejtori i ri mund te shtoje dy personazhe nje burre dhe nje grua duke biseduar permes telefonit celular e ne nje kend tjeter dy femij duke luajtur Playstacion para nje ekrani te nje lop-topi, pse jo ?
    Me kete mbyllet kjo tablo deri ne ate moment kur edhe ne do shpiem ne lartesi ndonje satelit tonin me emerin; ilirians tribus !
    Ah po...se arkeologet nuk mund ta gjejne dot kete mozaik brenda nje muzeu ne rast kataklizmoje, duhet te jete patjeter ne mes te Tiranes dhe te ofendoje gjithe Shqiptaret duke krahasuar komunistat me iliret e rilindasit.
    As qe du me dit!

  5. #145
    Une them te hiqet nje dite e me pare, mund te futet brnda ne muze, pasi eshte mozaik dhe duhet te ruhet, edhe Komunizmi ka qene nje periudhe qe Shqiptaret e kane jetuar, dhe si e tille le te ruhet, ama jo ne qender te Tiranes.

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Une nuk kam asgje kunder ketij diskutimi, dhe heqja ose jo e mozaikut me intereson po aq sa c'me intereson jeta private e gjithesecilit ketu. Megjithate, indinjohem kur shoh logjiken e disa ketu, nga pikepamja e argumentimit. Per shembull, nje nga administratoret e forumit e fillon mendimin e tij me nje tregim teper interesant (qe personalisht me duket qesharak), per te dale tek ndarja me komunizmin. A thoni ju se ai mozaik po na mban ne me komunizmin (po na mbajne politikanet e tu, mor Albo!). Gjithashtu, kemi arsyetimin tjeter: Ta heqim sepse e beri Nexhmija . Ne fakt, nese duhen hequr te gjitha ato qe ka bere Nexhi, i bie t'i fusim edhe nje te fshire bustit te Gjergjit, aty ne krah te xhamise se famshme te Ethemit. Pastaj dalin disa prototipa nga Kosova, te cilet nuk jane edhe aq ne brendi, e qe thone se ne ate mozaik shpaloset e gjithe historia e Shqiperise. Hajde hajde....

  7. #147
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po qe per opinione gallate kemi kete qe ben kete krahasim tru peshkthare:

    Citim Postuar mė parė nga Postuar mė parė nga a Tree walking
    Lexo Postimin
    kjo esht si me then tia heqim zbukurimet atyre kishave me stil gotik ne gjermani, ceki, france etjdhe t'ia fusim brenda me nonje muze ku te tregohet historia - edhe siper ke zbukurimet te vejme nonje mp3player, prezervativa e kshu gjerash moderne kot fare

    Disa ketu na sjellin ndermend se ruset e polaket nuk i kane prishur monumentet e komunizmit e na sjellin ca foto. Ajo qe nuk kuptojne eshte se ne rastin e Rusise kemi te bejme me nje vendburim te bolshevizmit. Ne kete aspekt bolshevizmi eshte pjese e te berit histori te ruseve a sovjetikeve, pa iu imponuar dikush nga jasht, aq me shume nje popull a fuqi qe aspiron zhdukje te tyre.
    Nga ana tjeter, si ruset edhe polaket, por qofte edhe popuj te tjere ish kamunist te bllokut lindor, kur vjen puna tek historia aq me shume ajo moderne e kohes se formimit te shtet-nacioneve, i kane ruajtur me se miri te gjitha figurat, personazhet e deshmite historike pa kane lene si relike turistike edhe ndonje monument kamunist ne ndonje qoshe te qytetit.


    Ne rastin tone shqiptar nuk BEHET FJALE per keto dy aspekte te mesiperme.
    Ne SOT po zbulojme, ose te pakten une mendoj se DUHET te zbulojme, shansi eshte, sekretin e dimensionit KOMBETAR mbi-ideologjik, ate dimension qe mbeti i pazbuluar mire gjate viteve 1912-1945 dhe qe si shpetoi ideologjizimit, dhe qe pas 1945 ju nenshtrua si mos me keq atyre fuqive ligjore e natyrore qe veprojne kunder ligjit te interesit te paster kombetar.

    Ne kete aspekt, ne mes te qytetit, ne ndertesen me te rendesishme te qendres, duhet te jete dicka qe te pasqyroje interesin historik kombetar mbi-ideologjik, qe ska te beje pra as me monarkizmin, fashizmin, komunizmin, amerikanoservilizmin apo EU-aderizmin. Se cfare le ta gjejne vete artistet, kritiket e historianet.

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2007
    Postime
    5
    Une mendoj te hiqet gjithe muzeu, pse jo. Eshte per te qeshur dhe per te qare. Dje, Drejtori i Muzeut therriste "parti enver", madje me teper se te tjeret se Nena Parti e beri dhe Historian. Tani, pasi "Nena parti", nderroi "Parti", kerkon te demostroje "skllaverine" para partise dhe nenes se re.

    PO mire e ka, ta heqi Mozaikun, ta Prishim Muzeun, Pallatin e Konkreseve, Kryeministrine, e te gjitha objektet qe SOCIALIZMI ndertoi!!!. Edhe te gjithe antaret e PARTISE SE PUNES ti veme ne rrjesht ne GIJOTINE. Pse jo. Keshtu pastrohemi njehere e mire. Kuptohet, nese eshte dakort dhe Skllavi META, drejtori i muzeut.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Po une akoma nuk arrij te kuptoj pse levizja nacional clirimtare e luftes se dyte botrore akoma identifikohet me komunizmin, pse akoma kjo injorance qe barazon c'do partizan me komunist? Te vetmen gje qe e identifikion ate mozaik si komunist ishte ylli dhe ky u hoq (dhe per mendimin tim ky ishte gabim). Sic thane dhe vete autoret e mozaikut ato nuk kishin ndermend te lavdoronin ndonje sistem politik apo ndonje udheheqes, por historine e popullit shqiptar.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Athue pasi qe te hiqet mozaiku, ēka do te hiqet pastaj ne Shqiperi ?

Faqja 15 prej 48 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •