
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Pėrse duhet ndryshuar mozaiku i muzeut
Prof. Dr. Muharrem DEZHGIU
Muzeu Historik Kombėtar, i konceptuar dhe i ndėrtuar nė vitet e diktaturės komuniste nė Shqipėri, do tė pėrēonte mesazhin ideologjik tė vetė nomenklaturės mė tė lartė politike. Si i tillė, nė thelb, ai Muze ka pėrēuar tek shikuesi idenė e sloganit se "Shqipėria ishte njė shkėmb graniti i pathyeshėm. Edhe pse e izoluar nga bota, me partinė nė krye, ajo "sfidonte" tė gjitha vėshtirėsitė me entuziazmin dhe besimin qė ngjallte partia...". Tė gjitha kėto slogane "optimiste" kontrastonin me gjendjen reale nė Shqipėri. Pėrndryshe, nuk do tė kishin ndodhur ato ndryshime demokratike, si kudo nė vendet e Evropės Lindore.
Ndėrtimi i godinės, pėrmasat dhe pėrmbajtja e pavioneve qė pėrmbante ky Muze, ishin krejtėsisht tendencioze e tė njėanshme, duke iu pėrmbajtur pasqyrimit klasor tė historisė. Me fjalė tė tjera, pavionet qė lidheshin me veprimtarinė e partisė nė pushtet zinin mė tepėr se njė tė tretėn e sipėrfaqes ekspozuese tė Muzeut. Megjithėse kishte emrin Muze Historik Kombėtar, nuk gjenin pasqyrim figurat mė tė shquara tė kombit, ashtu siē ishin fshirė nga tekstet e historisė. Kėtė e tregon dhe retushimi qė iu bė dokumentit themelor tė krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar.
Duke pėrdorur kėto kritere klasore pėr pasqyrimin e historisė brenda pavioneve tė kėtij Muzeu, e bėnte kėtė tė fundit tė vizitueshėm vetėm nga njė pjesė shqiptarėsh. Tė gjithė ata qė nuk gjenin nė Muze personazhet historike apo ngjarjet historike qė lidheshin me ta, nuk kishin as interes dhe as dėshirė ta vizitonin atė. Pėr mė tepėr, edhe simbolika e jashtme e godinės sė MHK, e lidhur ngushtė me ideologjinė e partisė nė pushtet, pėrfshirė dhe mozaikun "Shqipėria", pasqyronte pėrmbajtjen e kėtij Muzeu. Vizitorėt lexonin nė kėtė simbolikė, pa hyrė brenda se ēfarė pėrmbanin stendat e pavioneve tė tij. Ndaj dhe nuk e merrnin mundimin tė futeshin brenda. Ndaj dhe vizitat bėheshin kolektive, tė organizuara nga drejtues tė institucioneve tė ndryshme arsimore, kulturore apo ndėrmarrjeve tė prodhimit. (Kjo bėhej nė kuadrin e planeve pėr edukimin revolucionar tė masave punonjėse).
Muzeu Historik Kombėtar ka destinacion tė pasqyrojė historinė e gjithė kombit shqiptar, nė pėrmasat dhe kriteret qė mund tė pasqyrohet ajo nė njė Muze. Vetėm i tillė ai mund tė bėhet atraktiv, tė tėrheqė vizitorė tė shumtė, shqiptarė dhe tė huaj.
Ndaj, ashtu siē ka nevojė tė rishikohet dhe tė rishkruhet historia, e cila tė pasqyrojė pa tendenciozitet e me objektivitet historinė e popullit shqiptar, ashtu ėshtė e domosdoshme tė rikonceptohet e tė riorganizohet MHK, brenda dhe jashtė tij. Meqenėse mozaiku ekzistues ka pasqyruar njė pėrmbajtje tė caktuar tė kohės kur ėshtė ndėrtuar, me rikonceptimin e ristrukturimin e pėrmbajtjes sė tij duhet tė ndryshojė.
Ideja e shprehur nga drejtori i MHK, Prof.Dr. Beqir Meta, pėr zhvendosjen e mozaikut nga pozicioni aktual dhe vendosja nė mjedisin ku do tė pasqyrohet periudha e sundimit komunist, mė duket njė ide racionale, e argumentuar dhe plotėsisht e realizueshme. Simbolet e njė kohe qė e kishin ndarė shoqėrinė shqiptare sipas bindjeve ideologjike, nuk mund tė jenė tė pėrjetshme. Shoqėria e sotme shqiptare ka nevojė pėr vepra arti qė tė pėrēojnė mesazhin e harmonisė kombėtare e sociale, tė pasqyrojnė historinė e vėrtetė kombėtare dhe jo tė deformuar. Jam i sigurt qė krijuesit shqiptarė kanė aftėsi e potenciale tė mėdha pėr tė dhėnė ide racionale pėr realizimin e njė simboli tė denjė e tė pakontestueshėm nė ballinėn e Muzeut Historik Kombėtar.
Gazeta RD
Krijoni Kontakt