Close
Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 362
  1. #21
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    It's a free World është përsëri film i 2007 (madje dhe në pjesën më të madhe të Europës në 2007 ka dalë )...

    Mua me ka pelqyer shume si film. Aksenti dhe fakti qe Angie nget motorr me bene te shikoja filmin, sepse nga skenat e fillimit pak si 'monotone' mu duk. Por me pas eshte shpirti i 'entrepreneur' (une marr superxhiro nga stimulime te tilla lol) dhe fakti qe nganjehere duhet shkuar kunder rrymes dhe se rreziku eshte vetem dicka qe ne si njerez e 'imagjinojme' ; )

    Zhfrytezimi i te dobtit pastaj ka egzistuar qe me fillimet e njerzimit. Por ne fund kam idene qe andej nga Europa njerzit jane pak me te eger dhe pak me dembele...pak a shume si jugu ketu ne U.S.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Mua me ka pelqyer shume si film. Aksenti dhe fakti qe Angie nget motorr me bene te shikoja filmin,
    Ne cilin web-site e pe ? Sepse nuk besoj te kete dale neper kinema ne USA...


    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Shfrytezimi i te dobtit pastaj ka egzistuar qe me fillimet e njerzimit. Por ne fund kam idene qe andej nga Europa njerzit jane pak me te eger dhe pak me dembele...pak a shume si jugu ketu ne U.S.
    Po pra. Ky eshte dhe thelbi i dallimit midis te djathtes dhe te majtes ne Oksident (si koncept) : e djathta e pranon shfrytezimin si fatalitet ("keshtu eshte shkruajtur, s'kemi ç'bejme : shfrytezimi eshte ne natyren e kafshes, me fal desha te them te njeriut ", ndersa e majta, ajo qe quhet social-demokraci, mendon se duhet intervenuar (nderhyrë) permes shtetit per ta zbutur pak kete barbari.

    Shkurt, rraca njerezore vazhdon te sillet si rracë kafshërore, sepse eshte ende ne adoleshencen e saj (ka fort shance qe Njeriu te jete ne moshen e adoleshences se tij dhe ende te mos kete arritur pjekurine e tij si qënie). Për aq kohe sa nuk vijne te na terheqin (shkulin) veshin jashte-tokësorët (extraterrestralët), keshtu do shkoje kjo pune : do vazhdojme te "bejme qejf", pra te hame njeri-tjetrin IshALLAH nuk na kane filmuar jashtetokesorët, se do kemi lënë koqen e namit ! lol

  3. #23
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nga e di ti që nuk na kanë filmuar, e na kanë studiuar e ... lol

    Nuk jam për shfrytëzimin e njeriut, në asnjë lloj mënyre apo forme, ndaj dhe siç përmënda dhe më lart 'kam idene se njerzit në Europë janë pak më të egër dhe pak më dembelë' se këtu ku jetoj në përgjithsi bëhet gjullurdi e madhe për të drejtat e njeriut, ndaj dhe një njeri i thjeshtë si puna ime, e ardhur nga fundi i Botës, gëzon të njëjtat të drejta si gjithë Amerikanët e lindur këtu.

    Por në të njëjtën kohë jam reale : Ne si njerëz e kemi në natyrë këtë lloj sjellje, shfrytëzimin dmth, qoftë kjo sjellje kafshërore apo jo. Mendoj se dhe ata të cilët nuk shfaqin shumë tiparet e kafshës, apo dhe mundohen ta 'zbutin' kafshën tek njeriu, thjesht sa kundërshtojnë veten. Dhe gjithashtu mendoj se në situatën e duhur, të gjithë njerzit a kanë më të lehtë të jenë kafshë.

    Nuk e mbaj mënd në çfarë faqe e kam parë (në US ka dalë në Tetor të 2007 ), por ka mundësi dhe tek ajo faqja lart ku kam vendosur lidhjen ku mund të shikoni filmin e Will Smith. Ka faqe plot në internet për këto punë... : )

    ---------------


    Këtë fundjavë pashë 'Legend of the deep' - me kalin e ujit. Hmm ishte 'çka'...




    E pashë me shume sepse mu duk si film i thjeshte dhe si per tu larguar nga rremuja e javes por dhe nuk kishte ndonje nivel apo zhvillim kushedi te ngjarjes. Sikur mezi po prisja sa te mbaronte filmi gjate gjithe kohes.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "LE TUEUR" ("Vrasësi") - film francez nga Cédric Anger

    Skenaristi i "Le petit Lieutenant" (Lietnanti i vogel) dhe "Selon Matthieu" (Sipas Mateusit), dy filma shume te mire franceze, kete rradhe, dhe per here te pare për të, eshte regjizor i nje filmi : "LE TUEUR" - "Vrasësi".

    Historia eshte e thjeshte: Léo, afarist, jeta e te cilit shkon per bukuri, kupton nje dite se duan ta vrasin.

    Pra behet fjale per nje triller, nje zhanër i ster-perdorur ne kinema. Por "Vrasesi" eshte gjithe nerv kinematografik e pa dyshim, me i miri qe kam pare per kete vit qe fillloi. Ka diçka prej Kitano-je ne film, nje humor i zi dhe i ftohte. Por edhe fibra sentimentale eshte tejet interesante dhe origjinale, sikunder dhe loja autentike e aktoreve dhe fotografia e filmit ( sigurisht, perderisa e ka bere kameramania më e talentuar qe ka aktualisht Franca, dmth Caroline Champetier ).








  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "I"m a cyborg" - film koreano-jugor nga Park Chan-wook

    Pas nje trilogjie me teme qendrore hakmarrjen ("SYMPATHY FOR MR. VENGEANCE" (2002), "OLD BOY" (2003), "LADY VENGEANCE" (2005), Park Chan-wook ndryshon komplet regjister : "I'm a cyborg" ("Une jam robot")eshte komedi romantike, me sfond fantastiko-shkencor. Ka diçka prej teatrit absurd te Ionesco-s ose Beckett-it ne kete film.

    Personalisht, nuk kam qene fans i "Old boy", sukses kinematografik i regjizorit ne fjale qe te krijonte pershtypjen se dinte te bente vetem filma me dhune dhe provokues.
    Ky i fundit, eshte vertete nje suprize e magjishme, qe me pelqeu SHUME SHUME !

    Nje vajze e re dergohet ne spital psiqiatrik sepse i genjen mendja qe eshte robot (cyborg), rrefuzon te hajë, dhe ne vend te ushqimit, lepin bateritë elektrike dhe "bisedon" me automatet !

    Gjithe filmi zhvillohet ne spital psikiatrik, ku vajza bie ne dashuri me nje te shkalluar tjeter. Dhe te dy, shkallojne edhe me shume bashke ! E bashke me ta shkallon dhe filmi, me nje forme komplet rococo (por jo film-skeç !!!), ku spitali i te çmendurve perdoret si alegori e shoqerise jug-koreane, por dhe e shoqerise njerezore, ne kuptim më te gjere, shoqeri e robotizuar, e pa shpirt, e zhveshur nga ndjenjat. Por te gjitha keto jane rrefyer me shume humor ! Filmi keshtu trajton ne menyre origjinale temat e dashurise, miqesise, familjes.

    "I'm a cyborg" ka imazhe vertet te mrekullueshme filmike, mund te kuptohet edhe pa lexuar titrat (perkthimin) e dialogjeve. Tamam film per mua, qe jam shume kaqol per te kuptuar skenarët e ngaterruar te filmave te ngaterruar


    TRAILER i filmit: http://www.youtube.com/watch?v=YhhRj...eature=related

    web-site i filmit : www.jesuisuncyborg-lefilm.com




    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #26
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Mire dakord Fiori , qe ky film nuk ka bere ndonje sensacion kushedi apo sukses , por mos harro qe listat bazohen ne fitimet e tyre.
    Pink, po c'film romantik moj e 'shkrete' une u semura duke qare...megjithse dhe humor kish si film, ashtu dhe aq sa duhej.

    'What was the point...it's so crazy I could kill somebody.."

    Tani per ata qe lexojne titrat - filmi eshte bazuar ne novelen e pare te shkrimtares Irlandeze Cecelia Ahern, i publikuar ne 2004. Hilary Swank me pelqeu shume. Yeah, yeah dhe ai ishte sheqerke dhe kaluar sheqerkes lol

    "You made my life...and I'm just one chapter in yours."

    Oh dhe 'mesova' qe asnje nga ne nuk del 'gjalle' nga jeta, hah kush e dinte...

    p.s. sa pallto/xhaketa ndrroi Hilary Swank ne kete film? : )






    ------------------

    Gjithashtu dje pashe dhe 'Sex and Breakfast' me Macaulay Culkin dhe Eliza Dushku. Hmmm cka - mu duk pak si version 'modern' i Indecent Proposal.



    ------------------




    Ndonje film i ri qe ja vlen per tu pare kete fundjave?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 12-01-2008 më 14:29

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Ndonje film i ri qe ja vlen per tu pare kete fundjave?
    filmi i ri i Sean Penn-it, "INTO THE WILD" ! Do shkoj sot pasidte ta shoh, por po konstatoj qe ne USA paska dale ne tetor dhe veçse ne 600 salla kinemaje (nga rreth 6 mije qe ka USA).

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Freedom,Peace,love and...

    Nuk mjafton literatura (Kerouac),muzika(Devendra Banhart),edhe kinemaja ka marre persiper t'i afrohet ideve utopike te disa personava te kamur qe nuk shijojne me ate çfare i afrohet,qe braktisin shkollat e mira amerikane ku dalin pinjollet e teknollogjive te fundit (Google,Facebook etj).
    Shija qe me la ky film eshte pak e dyshimte.Filmi eshte realizuar mire,me nje zgjedhje estetike qe pranohet.Bashkepunimi me nje francez (Eric Gautier) ndoshta i ka dhene me shume ide Sean Pen.
    Por,nje kontroll paksa romantik i personazhit kryesor,sikur ia heq pak forcen shpirterore te veprimit te tij.Nuk besoj se Alexander Supertramp ka pranuar te udhetoje e te lirohet nga "zinxhiret" e konsumizmit dhe te progresit per t'u bere nje dite nje star,nje person mediatik.Por kjo eshte Amerika e djallit,qe premton se çdo person dhe veper qe ai kryen,si vrasje,tmerre apo dhe bamiresi,do te kaloje nepermjet sistemeve te ndryshme te imazheve.
    Romantik,utopist.Filmi nuk zgjedh idealin e Alexander si perparesi,por vetem si nje ane dytesore.Eshte e dukshme qe Sean Pen nuk ka arritur te gjeje tjeter formule ne nje film qe zgjat 2 ore e 1/2.Ai mbush planet me imazhe te natyres,dhe nuk eshte keq,por ketu nderhyn ana dokumentaristike.
    Sidoqofte,nje film qe le dyshime.Ka nje energji dhe eshte e pranueshme qe Sean Pen ka punuar me te vertete mire ne kete film,por liria qe ai ka patur per te prodhuar filmin sikur e ka ulur pak efektin qe mund te kene disa tipa qe largohen nga familja,urrejne prinderit psikopate,por qe sot asgje nuk ka ndryshuar dhe s'do te ndryshoje.Mjafton te largohesh ne Afrike dhe te mos kesh nevoje per te hekurosur rrobat apo per t epaguar fakturat e telefonit dhe te internetit.Liria gjendet kudo,dhe ketu ndodh ana paksa e pabesueshme e filmit qe personazhi nuk eshte lene ne paqe.Filmi nuk di te heshti per te respektuar qendrimin e tille apo dhe qellimin.Per kete thoja me siper qe literatura apo muzika edhe mund te pranohet si mjet,qellim artistik,por imazhet kane nje tjeter qellim,te gjithe kerkojme te shohim,te pelqejme.Dhe Alexander nuk zgjodhi Alasken per t'i pelqyer te tjereve,por vetem per veten e tij dhe asnjeri nuk e di se perse,perjashto shkrimet e tija.

  9. #29
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Nuk mjafton literatura (Kerouac)...

    Por kjo eshte Amerika e djallit,qe premton se çdo person dhe veper qe ai kryen,si vrasje,tmerre apo dhe bamiresi,do te kaloje nepermjet sistemeve te ndryshme te imazheve...
    Kush eshte Kerouac? Une e di qe filmi eshte bazuar tek libri me te njejtin titull, i shkrimtarit amerikan Jon Krakauer. Duhet theksuar se Krakauer vete eshte alpinist dhe librat e tij ne pergjithsi kane nota biografike. Ai ka pasion eksplorimin e maleve ne pergjithsi dhe Alasken ne vecanti, ndaj dhe mendoj se nje film i bazuar ne nje liber biografik nuk kish si te mos kish nota dokumentari.

    Me ra ne sy gjithashtu pershkrimi qe i ke bere Amerikes. Sa vjet ke jetuar ne Amerike qe ke dale ne kete konkluzion, apo ishin ato dy ore e gjysm film te mjaftueshme per te nxjerre 'filozofine e jetes' te nje kontinenti te tere?

    Into the Wild



    Une e sugjeroj kete film...por kuptohet nuk eshte dicka qe mund ta shikosh ne nje mbasdite te premte per shembull me shoqerine. Ky eshte film per te shtunen ne darke, me nje pije perpara dhe me mendje te qete. Te jep mundesi reflektimi dhe sigurisht nje pjese e mire e tij zhvillohet ne Alaske, qe per mendimin tim eshte Parajsa e Botes (e kam 'studiuar', 'vezhguar' lol, kam degjuar te njohur te flasin per te dhe vete mezi po pres te shkoj kur te me plotesohen disa kushte te vogla )


    p.s. autor vertet aq shume kinema ka ketu? Nuk i kisha numeruar ndonjehere . Filmi ne fakt doli dhe tek kinemaja e qytetit tim ...kenaqu sot me te.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 12-01-2008 më 15:17

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "INTO THE WILD" ("Ne mes te natyres") film amerikan nga Sean Penn

    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Por,nje kontroll paksa romantik i personazhit kryesor,sikur ia heq pak forcen shpirterore te veprimit te tij.Nuk besoj se Alexander Supertramp ka pranuar te udhetoje e te lirohet nga "zinxhiret" e konsumizmit dhe te progresit per t'u bere nje dite nje star,nje person mediatik. Por kjo eshte Amerika e djallit,qe premton se çdo person dhe veper qe ai kryen,si vrasje,tmerre apo dhe bamiresi, do te kaloje nepermjet sistemeve te ndryshme te imazheve, dmth kinemase.
    Po aman dhe ti, sikur nuk e di ti qe kinematografia amerikane ose shkurt Ameriqia vdes te imortalizojë nje çikë ne ekran (t'i ktheje në të "pavdekshem") personazhe nga jeta e vertete. Keshtu ka qen qe ne lindjen e kinemase, i beson kesaj lloj kinematografie Amerika, ç'ti bejme ne tani aman

    Une ne fakt, nuk e dija nje fakt te tille, pra nuk e dija qe "INTO THE WILD" bazohet ne nje ngjarje te vertete. E mesova ne fund te filmit dhe ne nje fare menyre, sigurisht qe ma hoqi paksa opinionin e mire per filmin (kujtova une i mençmi : "Sa mire qe e paska stisur Sean Penn-i kete histori ?" lol). Nejse, s'ka ndonje gje skandaloze ne kete mes, per me teper qe Sean Penn eshte regjizor qe ka provuar se nuk eshte rrugaç apo klloun cirku, ndaj moraliteti i filmit eshte goxha i lavderueshem.

    Montazh shume i shpejte, muzikë në çdo dy minuta. Por çuditerisht, perdorur me mend. Mu krijua pershtypja se Sean Penn ka dashur te beje nje film Malick-ian (pra, nje regji e frymezuar nga regjizori i mrekullueshem Terrence Malick - http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=146 ). Kuptohet, Penn nuk ja arrin gjithe kohes, sidomos ne fund te filmit ne fjale : duhet te quhesh vertet Terence Malick per te bere nje mbyllje aq te shpejte, aq te mrekullueshme sa ajo e "The new World"... .


    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    p.s. autor vertet aq shume kinema ka ketu?
    Po pra, ne USA ka rreth 6 mije kinema (per gati 300 miljon banore), dmth nje kinema per rreth 50 mije banore. Ne France jane rreth 1200 kinema per 60 miljon banore, dmth nje kinema per rreth 50 mije banore. Fiks i njejti proporcion.




    web-site i filmit: http://www.intothewild.com/


    Ne foton e meposhtme: Sean Penn duke filmuar personazhin kryesor te filmit te tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 3 prej 37 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •