Close
Faqja 21 prej 29 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 285
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Qeveria miraton ndërtimin e një parku energjetik me erë në zonën e Radhimës dhe Karaburunit në Vlorë

    Një linjë tjetër tranzitimi energjie do të lidhë Vlorën me Brindizin dhe do të përdoret nga firma italiane

    Kompania italiane "Moncada Construzioni" ka marrë gjatë ditës së djeshme firmën e qeverisë për ndërtimin në zonën e Radhimës dhe Karaburunit të një parku energjetik, që do të ketë si burim energjie erën. Firma italiane ka marrë licencën edhe për ndërtimin e një linje transmetimi energjie me Italiane, që për 20 vjet do të jetë në pronësi të palës italiane. Në kontratën e lidhur midis qeverisë shqiptare dhe firmën italiane "Moncada Construzioni" është përcaktuar që në 80 për qind të kapacitetit, gjatë këtyre 20 viteve që linja do të jetë në punë, të drejtat do të jenë në favor të kompanisë italiane.

    Projekti, shitje energjie në Itali

    Projekti i miratuar nga ana e qeverisë shqiptare gjatë ditës së djeshme, nuk parashikon që të ketë ndonjë impakt në sistemin energjitik shqiptar. Ky park energjitik i llogaritur që të funksionojë në bazë të energjisë së rinovueshme, do të ketë si qëllim shitjen e energjisë elektrike në Itali. Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit në KESH, ky investim nuk ka asnjë impakt pozitiv apo negativ në rrjetin tonë transmetues. "Linja e Interkonjeksionit me rrymë të vazhduar nuk mund të shërbejë për transmetimin e energjisë elektrike midis dy sistemeve tona, të paktën gjatë kohës që parku është në punë",- sqarohet në relacionin e Operatorit të Transmetimit në KESH.

    Italianët do paguajnë 20% të fitimeve nga transmetimi

    Sipas kontratës se miratuar nga ana e qeverisë shqiptare, i vetmi përfitim që do të merret nga dhënia me koncesion e këtij parku, është derdhja për llogari të OST-së e 20% të fitimeve që do të vijnë nga transmetimi i energjisë në linjën nënujore. Kjo llogari do të realizohet vetëm në rastet kur sistemi energjitik shqiptar do të jetë i shkëputur nga kjo linjë transmetimi. Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha e ka vlerësuar si të rëndësishëm projektin e kompanisë italiane. "Nuk jam vetëm unë me ambiciet e mia, që projektoj në Shqipëri një superfuqi të vogël energjetike, por edhe investitorët e shohin si të tillë. Kjo është linja e dytë që ne miratojmë, në një hark kohor tre-katër mujor, sepse tregu italian është një treg shumë i madh dhe i tillë është edhe ai ballkanik",- u shpreh Berisha

    Kapaciteti

    Referuar marrëveshjes së lidhur me qeverinë shqiptare, drejtimi i kalimit të energjisë me anë të kësaj linje nënujore do të jetë në dy drejtime, Shqipëri-Itali dhe Itali-Shqipëri. Kapaciteti total i kësaj linjë parashikohet që të jetë 500 MW, nga të cilat 400 MW i vihen në dispozicion, gjatë 20 viteve, kompanisë italiane "Moncada Construzioni". Kontrata parashikon që punimet të fillojnë për ndërtimin e kësaj linje brenda një periudhe 12-mujore nga data e hyrjes në fuqi të kësaj leje. Ndërsa, përsa i përket afatit të mbarimit të punimeve të kësaj linje dhe lidhjes së saj me sistemin elektroenergjetik shqiptar, parashikohet që kjo të realizohet në harkun kohor të 26 muajve nga data e fillimit të punimeve.


    marre nga shekulli.com.al

  2. #202
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Nga Aleanca QMGJV

    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Sulltan Brisha II
    Kryeministri "harron" përsëri

    Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës vëren me shqetësim që qeveria shqiptare vazhdon në rrugën e saj të faljes ose shitjes 1 euro të territorit të Gjirit të Vlorës, për qëllim gjenerimi energjie e biznesesh të huaja pa pyetur e përfillur aspak komunitetin e këtij gjiri. Konkretisht pardje është nënshkruar nga kryeministri Berisha një marrëveshje me kompaninë italiane "Moncada Construzioni" për ndërtimin në zonën Radhimë – Orikum – Karaburun të një parku energjitik që do të eksportojë energji në Itali me anë të një kablli nënujor.

    Sadoqë këtë herë burimi energjitik është era, skema e koncesionit është e njëjtë: kompanitë e huaja, duke qenë se e kanë të pamundur ose shumë të vështirë të gjejnë tokë të lirë në vendet e tyre, vijnë dhe ngrenë industritë ose bizneset e tyre në Shqipëri, ku toka "dhurohet", duke na i lënë neve ndotjet dhe problemet mjedisore, sikurse do të ndodhë me TEC-et me naftë a qymyrguri, me Petroliferën etj., po u lejuan këto, dhe vetë marrin energjinë e pastër. Komuniteti vendës nuk pyetet për asgjë, kryeminstri harron që Radhima dhe Orikumi janë zona të dedikuara sot kryesisht turizmit dhe që ky i fundit është një qytet antik me vlera të veçanta historike-kulturore, ku çdo ndërhyrje në peizazh është me pasoja të rënda.

    Të gjitha këto vendime janë në shkelje flagrante të Konventës së Aarhusit, nënshkruar nga vetë qeveria shqiptare më 2001, e cila kërkon që të informohet publiku e të tërhiqet pjesëmarrja e tij në vendimmarrje për vepra të mëdha që kanë ndikim mbi mjedis.

    Natyrisht që përdorimi i erës si burim energjie është për t'u përshëndetur, mirëpo e gjitha duket si një element shtesë që u shtohet TEC-ve me naftë e me qymyrguri, për ta kthyer Gjirin e Vlorës në një pellg energjie dhe shitblerjeje të naftës.

    AQMGJV konstaton me keqardhje që kryeministri shqiptar nuk po mëson asgjë nga kundërshtimi që zjen sot në Vlorë. Komuniteti i gjithë kësaj zone është i vendosur të mos lejojë asnjë vepër që cënon perspektivën e Gjirit, ta pengojë çdo lloj sipërmarrjeje me thelb neokolonialist, ku të fundit që përfillen janë qytetarët e prekur.

    *Ky tekst është një deklaratë e përcjellë dje në redaksi nga AQMGJV (Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës)

  3. #203
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Kryeministri "harron" përsëri

    sipërmarrjeje me thelb neokolonialist
    *Ky tekst është një deklaratë e përcjellë dje në redaksi nga AQMGJV (Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës)
    Sipermarrje me thelb neokolonialist!
    Ne vitin 2008 nje fjalor i vitit 1900! Kjo eshte Shqiperia e kontradiktave me vetveten.
    Duam drite por jo me nafte, jo me ere, jo me central atomik! Me cfare?

    Ne nje kohe kur synohet integrimi ne BE,kur ekonomia po behet gjithnje e me globale, ne Shqiperi ka "intelektuale" qe flasin per sipermarrje neokoloniale!

    Pse ka nenshkruar kryeministri? Po kush ta nenshkruaje? Bokja?
    Zoti na ruajt nga me e keqja!

  4. #204
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Globalizmi nis nga Vlora…

    (Nga Plator Nesturi)

    Në konceptin e përgjithshëm të realitetit shqiptar, globalizmi është një koncept apo proces që ndodh diku larg, madje tepër larg brigjeve tona, dhe kjo është e kuptueshme ndërsa ne vijojmë të jemi të zënë me tranzicionin tonë prej të cilit nuk po dalim dot prej 17 vjetësh. E pra, globalizmi në botën jashtë nesh, qoftë në Azi, Afrikë dhe republikat e bananeve është kthyer në një çështje që diskutohet nga të gjithë, që nga bankat e shkollave dhe universitetet dhe deri në forume intelektualësh dhe politikanësh. Për të debatohet, krijohen platforma e strategji, madje edhe protestohet kundër tij duke e quajtur si një proces neokolonializmi. Sidoqoftë, megjithë mungesën e diskutimeve tek ne, Shqipëria duam apo s'duam, me dëshirë apo jo, ka hyrë bë procesin e globalizimit. Vetë procesi i integrimit në BE është një nga format e përgatitjes për të hyrë në rregullat e lojës së madhe të tregut botëror. Problemi që shtrohet është se si dhe sa jemi të përgatitur drejt kësaj aventure dhe nëse aktualisht Shqipëria në këtë fazë po përfiton apo po e pëson nga globalizmi?

    Për shkak të izolimit të gjatë, për shkak të një shteti të dobët me institucionet politike e gjyqësore të hallakatura, për shkak të ekonomisë së prapambetur dhe paaftësisë për të hyrë dhe konkurruar në tregun global, duhet thënë se vendi ynë po e pëson tash për tash fenomenin e globalizimit në mënyrën më të pavetëdijshme. Ndoshta ndër elementët e vetëm me përfaqësim të suksesshëm të Shqipërisë me proceset e globalizmit është futja e vendit në rrjetin e organizuar të krimit.

    Sot është e vështirë të gjykosh nëse Shqipëria me zhvillimet e saj të brendshme, me tranzicionin kaotik në këto 17 vjet, me një shoqëri që është ende në kërkim të vetvetes dhe ku ekzistojnë hone të mëdhenj midis shtresave të ndryshme të cilat shumëfishohen nga dallime të tjera, si fshat- qytet, vendës e jabanxhi, pronar dhe zaptues, fusharakë apo malesore, gegë apo toskë etj., të jetë një vend që shkon drejt një shoqërie të hapur dhe proceseve integruese. Pavarësisht dëshirës së shprehur (pasi rezultatet e anketave gjithmonë e nxjerrin Shqipërinë si vendi me përqindjen më të lartë të dëshirës për anëtarësim në BE apo NATO), për të qenë pjesë integrale e botës moderne, ekziston gjithashtu një hendek midis perceptimit të globales dhe normave të zbatuara në jetën e përditshme. Pyetja që shtrohet nga ky kontrovers aspiratash është nëse po shkojmë drejt proceseve të globalizmit apo drejt përplasjes së "qytetërimeve" brenda nesh.

    Dhe në këtë aspekt ideja e Hatingtonit është e kundërta e procesit të globalizmit, ndonëse të dyja fillesat e tyre i kanë pasur në fillimet e viteve 90-të, me rënien e murit të Berlinit.

    Por për çfarë mund të jemi të vlefshëm ne në kushtet e globalizmit? Çfarë ofron Shqipëria dhe banorët e saj në këtë treg të madh e të kontrolluar? Hëpërhë mesa duket asgjë përveç krahut të lirë të punës, apo dhe përdorimit të territorit tonë në përputhje me interesat e investitorëve të mëdhenj, shtetërorë apo privatë të huaj.

    Le të marrim shembullin e Vlorës. Shqipëria duket se ka interes për investitorët e huaj jo vetëm për krahun e lirë të punës, por dhe pse pozicioni i saj mund të shërbejë si plasdarm apo vend transiti për projekte të tilla si naftë apo gazsjellës, ndërtime TEC-esh etj. Kjo mund të sjellë të ardhura, vende pune, zbutje të problemit të krizës energjitike, por njëkohësisht mund të sjellë edhe pasoja në çështjet e ambientit. Mbetet kë duhet të zgjedhim duke i bërë transparencë të mirave dhe të këqijave nga ky proces shkëmbimi, ku duhet të japësh diçka për të marrë diçka tjetër. Duhet thënë që shpesh, raportet jo të drejta të vendosura me vendet në zhvillim nga ku vendet e zhvilluara sigurojnë një ndarje jo të drejtë të të mirave në kurriz të më të varfërve, është dhe thelbi i kundërshtimit dhe protestave kundër globalizmit. Kështu, ndaj ndërtimeve industriale me bazë nafte në Vlorë ka dy lloj protestash. Njëra nga qytetarë vlonjate, të duan që qyteti dhe gjiri të mbeten turistikë dhe të mos ndoten nga kjo industri, dhe nga ana tjetër ka pasur edhe një lëvizje të qytetarëve të Brindisit që protestuan duke kërkuar që oxhaqet e industrive që do të ngrihen në Vlorë të mos jenë të larta, pasi tymrat e tyre do të ndotnin bregun përballë të Brindisit. Kjo ndodh megjithëse 85 % e energjisë së prodhuar në TEC-in që do të ndërtohet në Vlorë, do të shkojë drejt Italisë. Në këtë mënyrë edhe kundërshtimi ndaj globalizmit në dy anët e Adriatikut qenka i ndryshëm. Çuditërisht protesta e banorëve të Brindisit që paradoksalisht lidhet me ndërtimet në Vlorë, nuk kanë gjetur vend në shtypin shqiptar.

    Por kontrasti ndërmjet protestave të Vlorës dhe të Brindisit nuk lidhet me faktin se ku duhet të mbesin ndotjet sesa me çështjen e transparencës. Brindisiotët e kanë më të qartë se çfarë do të ndërtohet në Vlorë sesa vetë vlonjatët dhe shqiptarët. Ata e dinë se ka rrezik ndotjeje, ndaj dhe kërkojnë oxhaqe më të ulëta matanë detit, ndërkohë vlonjatëve u theksohet se qyteti i tyre dhe gjiri i Vlorës nuk rrezikojnë ndotje industriale. Edhe nëse mund të ketë, vijon i njëjti arsyetim, ky sidoqoftë është haraçi për të paguar që të mos vuajmë më mungesën e energjisë elektrike. Ndonëse nga ana tjetër nuk u bëhet e ditur se vetëm 15% e kapacitetit të TEC-it do të përdoret në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë drejt Brindisit ekologjik dhe më tutje Italisë.

    Kjo hap dhe parantezën se jo gjithmonë rekomandimet e vendeve perëndimore dhe organizmave ndërkombëtarë për tranzicionin e vendeve lindore nga komunizmi në ekonomi tregu, si dhe përecurinë drejt globalizmit ka sjellë gjithmonë rezultatet e premtuara. Dhe rasti i Rusisë që veproi sipas rekomandimeve dhe Kinës që i ndërmori vetë ato, janë shembuj të këtij kontrasti ku çuditërisht ishte Kina ajo që pati rritje të ekonomisë dhe ulje të varfërisë krahasuar me Rusinë.

    Atëherë kë duhet të besojmë ne shqiptarët, apo e thënë më qartë, a duhet t'i pranojmë pa e vrarë mendjen se është për të mirën tonë gjithçka na sugjerohet prej së largu, apo prej Yesman-ëve që kemi në pushtet? Vlonjatët kanë shprehur dyshim se ndërtimet me bazë nafte në Vlorë janë në dobi të tyre, dhe kjo është një e drejtë që u takon përderisa dhe transparenca për ngritjen e kësaj industrie atje lë për të dëshiruar, ashtu siç është i mjegullt edhe vetë fati i gjirit dhe i mjedisit të zonës.

    Problem mbetet se kundërshtitë ndaj kësaj lëvizjeje qytetare nuk vijnë thjesht vetëm nga yesman-ët e politikës shqiptare, (pra ata qeveritarë që pranojnë pa kushte cilëndo sugjerim të huaj, me qëllim mbështetjen për pushtetin e tyre), por edhe nga një pjesë e shoqërisë e cila i quan si teka protestat e vlonjatëve. Kjo dëshmon njëkohësisht sesa mbrapa është në konceptin integrues e globalist edhe vetë shoqëria shqiptare, kur çështjet e mjedisit dhe mbrojtja e tij janë çështje të cilat tregojnë shkallë emancipimi të një shoqërie jo vetëm të hapur, por dhe vizionare. Në fund të fundit, çfarë vlerash mund të pretendojnë të shfaqim në Evropën e integruar nëse nuk dimë të mbrojmë veten dhe ambientin ku jetojmë.

    Ndaj kërkesat për zhvillim e aspiratat për t'iu bashkangjitur proceseve evropiane e globale, para se t'i shohim në statistika shifrash ekonomike, duhen kërkuar në stadin e shndërrimeve të shoqërisë shqiptare. Pasi, ndërkohë që nga politika jonë deklarohet se jemi në "kilometrin e fundit" të integrimit, faktet tregojnë se edhe nëse arrihen disa standarde politike, edhe nëse i marrim të mirëqena premtimet elektorale për një zhvillim ekonomik të vendit, bllokimi i procesit të emancipimit të shoqërisë, apo humbja e dëshirës nga ana e saj për hapje, duke lënë pas kulturën tonë të vjetër patriarkale, klanore, të intolerancës, gjakmarrjes, shtypjes së gruas etj., vështirë mund të thuhet se ky popull mund ta ndiejë biologjikisht të tijën identitetin evropian. Dikur BE-ja emërtohej Komuniteti Evropian, ndaj shqiptarët së pari duhet të dinë të krijojnë një komunitet.

  5. #205
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sipermarrje me thelb neokolonialist!
    Ne vitin 2008 nje fjalor i vitit 1900! Kjo eshte Shqiperia e kontradiktave me vetveten.
    Duam drite por jo me nafte, jo me ere, jo me central atomik! Me cfare?

    Ne nje kohe kur synohet integrimi ne BE,kur ekonomia po behet gjithnje e me globale, ne Shqiperi ka "intelektuale" qe flasin per sipermarrje neokoloniale!

    Zoti na ruajt nga me e keqja!
    Dydrinas, nuk e di ne cilen shoqeri te avancuar jeton ti, por termi "neokolonialist" vazhdon te perdoret dhe sot e kesaj dite nder akademiket amerikane apo ne universitetet e kesaj shoqerie te prapambetur.

    PS: Per integrimin ne BE dhe ekonomine globale, lexo artikullin me lart.

  6. #206
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Post post scriptum: Qe te jemi te qarte, nuk jam kunder globalizimit apo integrimit, perkundrazi. Por jam per integrim me integritet.

  7. #207
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Dydrinas, nuk e di ne cilen shoqeri te avancuar jeton ti, por termi "neokolonialist" vazhdon te perdoret dhe sot e kesaj dite nder akademiket amerikane apo ne universitetet e kesaj shoqerie te prapambetur.

    PS: Per integrimin ne BE dhe ekonomine globale, lexo artikullin me lart.
    Nuk ka rendesi ne cfare shoqerie jeton X apo Y, por me rendesi ka se ne cfare shoqerie duan te jetojme ne shqiptaret?

    Artikulli i mesiperm nuk thote asgje!

    Globalizmi ka te mirat dhe te keqijat, por rruge te mesme nuk ka, pervec mbylljes dhe jeteses ne komunitetin primitiv dhe marrjes me vetveten.

    Si duhet te zgjidhet furnizimi me energji i Vlores psh? Ka ndonje ide?

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Duam drite por jo me nafte, jo me ere, jo me central atomik! Me cfare?
    Ti i lexon mire ato me siper???? Cfare dritash do kesh ti????? Ti ske per te patur drita si me tec si pa tec, si me park energjitik dhe si pa park energjitik. Te gjitha keto vepra qe po ngrihen ne Vlore sjane per te te sjelle dritat ty por per te ndricuar te bukuren ITALI.

  9. #209
    Citim Postuar më parë nga Erniv Lexo Postimin
    Ti i lexon mire ato me siper???? Cfare dritash do kesh ti????? Ti ske per te patur drita si me tec si pa tec, si me park energjitik dhe si pa park energjitik. Te gjitha keto vepra qe po ngrihen ne Vlore sjane per te te sjelle dritat ty por per te ndricuar te bukuren ITALI.
    OK po si do te jete e ardhmja e Vlores per energjine?
    Kane ndonje ide tjeter alternative atje? Ky ishte qellimi i pyetjes.

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    OK po si do te jete e ardhmja e Vlores per energjine?
    Kane ndonje ide tjeter alternative atje? Ky ishte qellimi i pyetjes.
    Shqiperia ka rreth 100 hidrocentrale te vegjel jashte funksionit. Riparimi i tyre mund te jete shume pak i kushtueshem dhe te jene serish ne pune. Geotermal reactors jane nje zgjidhje tjeter shume e mire, ashtu si edhe energjia e perfituar me mullinj ere(si ajo qe do ndertohet ne Vlore por qe energjia e perftuar do shkoje ne itali).

Faqja 21 prej 29 FillimFillim ... 111920212223 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •