Close
Faqja 22 prej 29 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 285
  1. #211
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    OK po si do te jete e ardhmja e Vlores per energjine?
    Kane ndonje ide tjeter alternative atje? Ky ishte qellimi i pyetjes.
    Ketu nuk po flasim vetem per te ardhmen energjitike te Vlores, ketu flasim per te ardhmen, c'te ardhmen? Te sotmen energjitike te Shqiperise.
    Kesh-i te privatizohet me tender TRANSPARENT e jo te shitet "1 euro". Te investohet ne rrjetin e shperndarjes, ne burimet e rinovueshme etj etj etj.

    Ne krahasimet me Gjermanine qe kane bere disa, po bej copy-paste nje postim qe kam vene ne nje teme tjeter te ngjashme:

    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Gjermania e ka ulur prodhimin e energjise me qymyr ne 39%. Por s'duhet harruar se ekzistenca e kesaj energjie vjen sepse Gjermania ka burime natyrore te qymyrit nga me te medhate (per kapita.) Gjithashtu eshte ekonomia e trete ne bote. Me nje industri teper te zhvilluar, rrjedhimisht nevojat per energji jane shume me te medha per kapita se nevojat e vendeve ne zhvillim. Per me teper, ditet e fundit u dha vendimi qe qeveria ne nje zhvillim fazor, do eleminoje "subsidies" per minierat e qymyrit ne zero deri ne 2018.

    Ne rastin e Shqiperise, apo TEC-it me qymyr, qymyri do importohet nga Afrika e Jugut per energji qe do eksportohet ne Itali. Pervec ndotjeve, apo lemoshave, cfare perfitimi ka Shqiperia? Plus qe ne Shqiperi mesa di une s'po flasim per zhvillim te industrise se rende qe te kete nje ngritje te madhe te nevojave per energji. Planet, apo llafet e politikaneve kane qene gjithmone drejt zhvillimit te industrise se lehte, dhe asaj te turizmit. Keto te fundit zgjidhen fare mire me permiresime, investime ne rrjetin e shperndarjes (na zuri goja lesh duke e permendur) apo investime ne energji te rinovueshme.

    Se mos harroj, ne te njejten kohe, te pakten ne Europe, Gjermania eshte prodhuesja me e madhe e energjise me ere, dhe ne rritje e siper eshte ajo e energjise diellore. Vetem ne 2006 te ardhurat nga energjia diellore ishin 800 milion euro.

  2. #212
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    TECi do ndertohet sepse po te kishim te gjith kte llogjiken qe cfaqni ju ktu ateher Shqiperia sdo kishte as rruge se dikujt dikur i kan prish arat, sdo kishim Shkolla se dikujt i kan prish parcellat, sigursisht sdo kishim as hidrocentralin fare, me kete kendveshtrim qe keni ju pa e bazuar fare ne fakte, i bie qe Shqiperia te jetoj ne kohen e qepes edhe pse tashi ke mundesi tjera....

  3. #213
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk mendoj qe po behen per te ndricuar Italine ku ne nuk kemi per vete, por edhe nese behet qe te kemi shume drite , pse mos t'ia shesim ca Italise?
    Nuk e di se cfare kerkoni, para, drita apo zhvillim???
    Ju thoni se doni ta lini ate zone ashtu sic eshte. Ajo eshte nje zone e ndotur qe nuk po sjell asnje fitim tani per tani. Me krijimin e nje zone industriale, do te keni drita, investitore, pune dhe para. A eshte kjo ajo qe doni? Apo doni te rrini me ate zone te paprekur, dhe te rrini pa drita e pune.
    Kukesi u mbyt per t'i dhene drita Shqiperise, mos duhet tani te cohen te gjithe ata qe kane toka aty e ta hedhin ne ere hidrocentralin,, te marrin tokat e te rrine ne terr?
    Ne rast se nuk doni zhvillim, eshte ok, mund ta kerkoni kete.
    Por mos kerkoni me drita, investime e pune pastaj!

  4. #214
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    lale ose s'ke lexu temen, ose s'je ne korrent te situates hic, se teorikisht qeke dhe ne tirane, dhe mbo pershtypje.

    s'ka te boje me dritat fare ky muhabet, tecet jane per furnizim te mrenshem te petroliferes ne AMBO-s, ashtu sic mullinjte e eres jane per t'u eksportu ne talje. ashtu sic dhe greket ishin ngref me nje projekt te ri alla petrolifera per jugun e shqiperise me ca doli sot ne lajme nderkohe qe para 3 vjetesh kishin bo nomin duke e kundershtu me u bo ne greqi

  5. #215
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    mjaft i bote lomsh gjonat. petrolifera dhe tec-i dhe parku ambo, mullinjte e eres etj skane asi lidhje me dritat ne shqiperi. problemi i dritave ne shqiperi eshte problem i firove ne rrjetin e shperndarjes sepse eshte i amortizum. hidrocentralet dalin e teprojne per te dhone rryme, po rryma firo rruges. dhe nqs do duhej me teper rryme masi te rregullohej rrjeti, mund te modernizohen hidrocentralet ekzistente e masnej te ndertohen dhe te tjera lokale, me impakt ne mjedis = 0.

    gjithashtu menohet te balancojne njona tjetren dardania me shqiperine, e para me tece e dyta me hece ne menyre qe dhe dimri dhe vera te perballohen sic duhet, dimri mbi hec-e, vera mbi tec-e

    keto qe kujtoni ju se kane te bojne me dritat qe ne idiotet edhe dashkemi drita edhe nuk dashkemi investime, jane pune te pista qe nuk mund te bohen dot ne talje dhe gerrqi dhe jevgjit qe kena per fqinj perfitojne nga rasti te vrasin i tufe zogj me i gur te vetem. te na dhjesin ambientin, te na dhjesin turizmin, te na helmojne kalamaqet qe mezi i kena, te na varin komplet nga ana ekonomike tek ata (sic dhe e kan bo tashme ne rang 80%), te kalojne po ashtu gjithe kontrabanden ne shpi tone, etj etj. amon hapni syte se na lujtet menc - po hyne nuk hiqen mo pa lufte prej verteti masnej - e luften prej verteti s'e lufton njeri nga homot qe e qujne veten shqiptare sot, se 90% ia jamallarni neper bote dhe ku te kom pa. ktu jane bo gati me te perdhunu mretnisht, ju flisni per cicerima harabelash ne qiellin e bukur pranveror

  6. #216
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Nuk e di si eshte puna dhe me ata te Brindizit qe ka citu diku me lart lionessa, se nuk e kisha nigju ket, po nqs jane anku dhe ata per punen e ndotjes qe do i vije prej oxhaqeve tona nga krahu tjeter i detit, imagjinoni se per cfare bohet fjale. megjithate e di qe per ne Brindizi kalojne rryma atmosferike qe cojne ajer nga neve anej dhe nuk me duket i cuditshem si konstatim nqs vertet kane demostru per ket gjo

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-12-2007
    Postime
    8
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Globalizmi nis nga Vlora…


    ... të marrim shembullin e Vlorës. Shqipëria duket se ka interes për investitorët e huaj jo vetëm për krahun e lirë të punës, por dhe pse pozicioni i saj mund të shërbejë si plasdarm apo vend transiti për projekte të tilla si naftë apo gazsjellës, ndërtime TEC-esh etj. Kjo mund të sjellë të ardhura, vende pune, zbutje të problemit të krizës energjitike, por njëkohësisht mund të sjellë edhe pasoja në çështjet e ambientit. Mbetet kë duhet të zgjedhim duke i bërë transparencë të mirave dhe të këqijave nga ky proces shkëmbimi, ku duhet të japësh diçka për të marrë diçka tjetër. Duhet thënë që shpesh, raportet jo të drejta të vendosura me vendet në zhvillim nga ku vendet e zhvilluara sigurojnë një ndarje jo të drejtë të të mirave në kurriz të më të varfërve, është dhe thelbi i kundërshtimit dhe protestave kundër globalizmit. Kështu, ndaj ndërtimeve industriale me bazë nafte në Vlorë ka dy lloj protestash. Njëra nga qytetarë vlonjate, të duan që qyteti dhe gjiri të mbeten turistikë dhe të mos ndoten nga kjo industri, dhe nga ana tjetër ka pasur edhe një lëvizje të qytetarëve të Brindisit që protestuan duke kërkuar që oxhaqet e industrive që do të ngrihen në Vlorë të mos jenë të larta, pasi tymrat e tyre do të ndotnin bregun përballë të Brindisit. Kjo ndodh megjithëse 85 % e energjisë së prodhuar në TEC-in që do të ndërtohet në Vlorë, do të shkojë drejt Italisë. Në këtë mënyrë edhe kundërshtimi ndaj globalizmit në dy anët e Adriatikut qenka i ndryshëm. Çuditërisht protesta e banorëve të Brindisit që paradoksalisht lidhet me ndërtimet në Vlorë, nuk kanë gjetur vend në shtypin shqiptar.

    Por kontrasti ndërmjet protestave të Vlorës dhe të Brindisit nuk lidhet me faktin se ku duhet të mbesin ndotjet sesa me çështjen e transparencës. Brindisiotët e kanë më të qartë se çfarë do të ndërtohet në Vlorë sesa vetë vlonjatët dhe shqiptarët. Ata e dinë se ka rrezik ndotjeje, ndaj dhe kërkojnë oxhaqe më të ulëta matanë detit, ndërkohë vlonjatëve u theksohet se qyteti i tyre dhe gjiri i Vlorës nuk rrezikojnë ndotje industriale. Edhe nëse mund të ketë, vijon i njëjti arsyetim, ky sidoqoftë është haraçi për të paguar që të mos vuajmë më mungesën e energjisë elektrike. Ndonëse nga ana tjetër nuk u bëhet e ditur se vetëm 15% e kapacitetit të TEC-it do të përdoret në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do të vijojë drejt Brindisit ekologjik dhe më tutje Italisë.
    Bregdeti i Vlores nga ai i Brindizit jane larg 120 km ne vije ajrore. Larg 120 km, populli i Brindizit ngrihet dhe proteston kunder oxhakeve te TEC-it te Vlores, kunder ndotjes qe ajo do te sjelli, 120 larg vatres se saj. I tremben ndotjes, tymrave qe do te vijne prej nga larg. Po 2 km larg (sac ndodhet TEC-i nga qyteti), cfare do te ndodhe? Jo vetem Vlora (e gjithe Vlora) por edhe Fieri e qytetet me te aferta do ta ndiejne ndikimin e TEC-it (ato nuk jane larg 120 km!!!). Nqs Brindisi i larget do te ndotet nga tymrat e TEC-it, cfare do te ndodhe me Gjirin e Vlores? Pasojat le ti imagjinojne keta largpamesit qe kane imagjinuar se do te kene drita, e gjiri i Vlores do te jete prape i bukur e terheqes per turistat.
    "Projekti eshte ekologjikisht i paster!" Keshtu thote dikush ne TV e ca te tjere e besojne...

    Me vjen mire qe populli i Brindisit eshte kaq i informuar (Ditkan edhe sa i larte do te behet oxhaku!!!) per kete ceshtje, ndryshe nga ai i Vlores e mbareshqiptar, sic deshmojne disa postime ketu ne forum. Mua personalisht do te me vinte TURP te thoja qe TEC-i te behet, do me vinte TURP ta mbeshtesja ate, gjoja se do na ndeze llambat e shtepive e meqe nje hidrocentralin jane permbytur varrezat e Kukesit e per ca arsye te tjera si keto (!!!)

    Energjia do te eksportohet e gjitha, ndotja do te arrije deri ne Brindisi, e ndoshta TI qe je PRO ndertimit te Tecit do te mund ta shohesh tymin nga dritarja e shtepise tende!
    Ndryshuar për herë të fundit nga AulonH : 14-01-2008 më 14:37

  8. #218
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    perfundimisht, fjala e dhene e fatosit, dhe plani i saliut per petroliferen jane si sigurimi i bukes ne vend i mehmetit, dhe kombinati kanceroz imetalurgjik i enverit ne elbasan ...

  9. #219
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    O lioness.. duke qene se te kam nga vlora..

    me vjen keq qe harxhon kohen tende tu mbushesh mendjen ketyr ne forum, per nje ceshtje qe mendimi i atyre nuk vlen aspak. Nese do te ndertohen veprat energjitike ne vlore, ate do ta vendosi VETEM populli i vlores. Ajo qe eshte per te ardhur keq, eshte nje tendence kryesisht nga qytetet e shqiperise se mesme dhe nga veriu per te prishur vloren [dhe jugun ne pergjithsi]. Kush ua ka fajin atyre ne kukes qe u ndertua hidrocentrali atje, kush ua ka fajin durrsakeve ne durres qe durresi eshte kthyer ne mbajtese nafte...... Edhe ne analizen e ketij problemi shqetesues jo vetem per vloren por te gjithe shqiperine, shqiptaret nuk dalin dot jashte miopise se tyre provinciale. Problemi i ndertimit te veprave energjitike ne vlore, pertej pasojave ambientaliste te cilat i kane analizuar ne detaje shume anetare ne kete teme, qendon ne abuzimin me te drejten e votes qe po i behet popullit vlonjat, e cila mund te kthehet ne nje precedent shume te rrezikshem ne demokracine e brishte shqiptare.
    Shume veta ketu jane munduar ta ngjyrosin protesten e vlonjateve me nota politike. Fakti eshte qe vlonjatet jane i vetmi qytet ne shqiperi qe gjithmone ka arritur ti analizoje problemet pertej prizmit politik. Ne 1992 Vlora votoi per PD, ne 1996, kur PD u mundua te vidhte votat, vlonjatet nderruan drejtim. Ne 2005 Vlora votoi serish per PD, pasi PD i premtoi te drejten e vetevendosjes me referendum ne baze te kushtetutes. Serish PD i genjeu vlonjatet, duke u hequr te drejten e votes, duke detyruar popullin vlonjat te dali ne protesta, si menyre demokratike e kerkimit te te drejtes civile. Pra, ju qe mundoheni ta portretizoni kete levizje si levizje politike, e keni gabim. Vlora ngrihet ne kembe vetem kur i shkelin te drejtat e tyre. Dhe ashtu si ngritem flamurin ne 1912, ashtu si u treguam shqiptareve ca eshte levizja demokratike ne 1997, ashtu do fitojme serish luften per vetevendojse dhe ne vend te parqeve energjetike do ngreme flamurin Vlonjat dhe do shpallim pavaresine e vlores nga injoranca politike dhe demokratike qe karakterizon shoqerine shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 14-01-2008 më 18:45

  10. #220

    Thumbs down

    Do ta njohesh injorancen qe po i sjell dita dites dem popullit te Vlores dhe Shqiperise bashke?! Ja lexo shkrimin e ketij elementi siper meje dhe merr shenim vetem kaq: 1997, pavaresia e Vlores, flamuri i Vlores, "do ta hedhim qeverine prape" etj etj, dhe i ke kuptuar te gjitha se cilet jane individet qe qellojne me veze dhe ndalojne projektet qe ndikojne ne zhvillimin e Shqiperise. Lum si Vlora e lum si Shqiperia qe ju ka
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 22 prej 29 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •