Close
Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 285
  1. #191
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Erniv Lexo Postimin
    Albo, keshilli bashkiak nuk e ka aprovuar as ndertimin e TECit, as te Petroliferes dhe as te AMBOs.
    Si kujton se e mori lejen e ndertimit firma italiane? Nese kryebashkiaku i Vlores apo Keshilli i Vlores do te ishin kategorikisht kunder ketij projekti, lejet e ndertimit nuk do te jepeshin nga KKRT e Vlores. Bashkia po luan me qytetaret e saj lojen e Hekuran Isait: "Hiqe po mos e këput".

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=48615&page=5

    Shko e pyete Shpetim Gjiken ne zyren e kryebashkiakut: A je per ndertimin e projektit apo jo? Dhe nese eshte kunder projektit, cfare ka bere per te ndalur kete projekt qe sipas jush "po vret Vloren". Pergjigjen qe do tu japi silleni edhe ne forum qe ta lexoje edhe Albo e kompani.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-01-2008 më 18:36

  2. #192
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Nga Prof. Sazan Guri

    TEC-i s'është vatër zjarri

    Jo rrallëherë është theksuar se alternativat për prodhimin e energjisë në vendin tonë edhe së toku, nuk e shpëtojnë këtë tokë nga terri, nëse në vend që të prodhojmë energji, më parë do të na duhet të mendojmë si ta kursejmë atë, (Danimarka dhe Greqia p.sh., kanë aktualisht kapacitete energjie tri herë më tepër se nevoja dhe e kursejnë apo e matin, sikur e kanë tri herë më pak). Llogarisni për një çast energjinë e humbur nga mungesa e termo-izolimeve të paktën në pallatet e reja, (Budapesti me dopio-dritare e dyer nëpër banesa, kërkon ta shtyjë edhe më teknologjinë e izolimit, duke tentuar të kursej 80% të energjisë së harxhuar). Meditoni për një çast për energjinë e humbur nga mos trajtimi i saj me ngrohje qendrore, ku kaldajat quhen jashtë mode dhe zgjidhjet individuale me korrent elektrik brenda mode. Shqiptarët, të hatashëm në zgjedhje, të hatashëm në zgjidhje!

    I dashur popull! A e ke kuptuar se, më parë se të kesh drita në vend apo të ndriçosh vendin, duhet të ndriçosh mendjen tënde, sepse nuk ka rëndësi se sa burime energjetike ke, por sa burime njerëzore shfaq, sepse eksperienca botërore po tregon se vende pa burime natyrore energjetike, ndriçohen dhe vende si yni me burime energjetike, errësohen. A ke dëgjuar ndonjë politikan të flasë për alternativa energjie, veçse komenton, shfryn e shan Zotin, që s'po i bie një pikëz shi. A nuk e kuptove që më parë se të vinin kufizimin në orar për drita, të vunë kufizimin deri në zhdukje të trurit të vetëm shqiptar të energjisë, siç ishte ai i Institutit të Energjetikës. A e di ti, që nga taksat e tua, në dhe për energjinë, janë harxhuar 250-300 milionë dollarë pas viteve '90 dhe t'i ndodhesh me investimet e viteve të para '90.

    I dashur lexues! A e ke kuptuar ndonjëherë, që ti vuan krizën e dritave edhe kur bie edhe kur nuk bie shi, edhe kur nuk ke importuar edhe kur importon më tepër. A e di ti, që ty ta kthyen në standard 8-orëshin mesatarisht pa drita në ditë, kur vende të tjera fqinjë me ty (Greqia, etj.,) e kanë vetëm 8 minuta në vit. Pra, as TEC-i në Vlorë, as TEC-et gjithandej Shqipërisë, as alternativat e sipërpërmendur nuk do të shpëtojnë ty o i mjerë, nëse nuk do të instalohet ndërlidhja (Interkonjeksioni) apo një sistem tjetër i ri shpërndarje. Ato së bashku, kurrë nuk do të të shpëtojnë nga vobektësia energjetike, nëse nuk liberalizohet tregu i energjisë, nëse nuk privatizohet produkti i energjisë dhe nëse nuk harmonizohet në regjionalitet (Greqi, Shqipëri, Kosovë, Mali i zi, Maqedoni, etj.,) transmetimi i energjisë. Ne përbëjmë atë rast në botë, ku shteti ynë nuk mobilizon dot pasuritë e veta, ku shteti ynë mban shtete të tjera me para`, duke iu blerë energji elektrike.

    Dikur si taksa pagues, paguanim me anë të një fondi të caktuar aktivitetin komunist në botë, sot paguajmë aktivitetin për energjinë në Ballkan. Ne përbëjmë atë rast në botë, kur një popull i vogël si yni nuk beson në të mëdhenjtë e tij dhe ndaj mbetet gjithnjë i vogël. Ne përbëjmë atë rast në botë, kur popuj të vegjël si yni janë dy herë fatkeqë, sepse, së pari, kanë pak njerëz të mëdhenj dhe, së dyti, nuk dinë t'i vlerësojnë ata. Dhe nuk vonon, që të vijë ai mohim i madh, që një popull i bën vetvetes, si rasti kur të mëdhenjtë e tij zbulohen nga të tjerët.

    Le të kthehemi ndoshta për herë të fundit tek çështja "TEC i Vlorës", ku sipas gjasave një i tillë prej 99 MW duket se edhe mund të ngrihet. Kryeneçësia për ta ngulur këtë TEC, as edhe një centimetër më tutje, nuk përbën zgjidhjen e duhur shkencore, as zgjedhjen e duhur të sheshit, sepse ndikimi në mjedis është maksimal, ndryshe nga vende apo sheshe të tjerë, ku ai është minimal, sepse sheshi në Vlorë i shoshitur me anë të 50 kritereve me nga 5 pikë merr 110 pikë, nga 230 që marrin zonat e tjera. Dhe mbi të gjitha, Komuniteti përkatës mbi të cilin bie ndikimi, nuk e pranoi, për shkaqet që ata intuitivisht kuptojnë, se një diçka tjetër fshihet dhe i pret.

    Kësisoj, ata kanë të drejtë edhe të zemërohen, por ata (vlonjatët) e dinë, që rreziku më i madh, çdo populli i vjen nga zemërimi i tij. Por ata dinë dhe tjetrën, që i mençuri nuk ndëshkon (kur është) i zemëruar. Ndaj dhe kanë parapëlqyer tavolina pune më tepër se protestat në rrugë, ndaj dhe kanë argumentuar alternativa më tepër se të kundërshtojnë me idenë larg oborrit tim. Ata ballafaquan TEC-in me turizmin dhe rezultoi se TEC-i nuk është një vatër zjarri që ngroh vetëm në para pyllit me pisha, anës detit, pranë turistit. Ai ngrohte apo ndriçonte edhe përbri lumit Vjosa. Madje, ata toleruan idenë që ai të ngroh apo të ndot pak edhe pranë shtëpisë së tyre, në parkun industrial të përcaktuar me vendimmarrje të plotë në Babicë. Madje, madje, hajt të tolerojmë edhe më! Çfarë? Ta vendosim "shpëtimtarin" TEC prapa pyllit me pisha, oxhaku i të cilit nëse do të jetë i vetëm mund edhe të ndot sa 500 benza, por pamja e tij mund të frenojë për 30 vjet, jo pak, por 5 milion turistë.

    E zëmë se një TEC i nderuar vendimmarrës do ta ngulësh me hir apo me pahir, sepse do të përsiatni se ai do t'ju duhet vlonjatëve, turizmit të tyre, industrisë së tyre. Po kur të vijë fjala për TEC-in e dytë, që duket në horizont, çfarë fjale do të gjendet për të përcjellë tek ta. Po kur të vijë fjala për TEC-in e tretë, që duket se po vringëllon, ç'argument do të gjendet? Po kur të vijë fjala për "La Petroliferën", që do i shërbejë këtyre TEC-ve me katran, si do të mateni me Komunitetin? Pa le kur të vijë fjala për AMBON, si do të kllateni me qytetarët. Por shyqyr Zotit, që drejtësia është gjithmonë në anën e fitimtarit dhe sa mund të gjesh eskimez në shkretëtirë aq mund të realizohet dhe ky projekt, që në rast se do të vinte me terminal, do të bënte rastin më fatkeq e më famëkeq për vendin dhe Shqipërinë.

    I nderuar politik bërës, ti që vendos për fatet e këtij qyteti, pse nuk rrit vlerat në partneritet që të shitesh sa të takon dhe jo të servilosesh për ato që nuk meriton. Pa vlera të barabarta nuk ka partneritet, prandaj "honorevole" pushtetar më parë rritu vetë në vlera, pastaj matu.

    Dhe një sekret tjetër. TEC-i në Vlorë nuk përbën energjinë bazë të vendit, që do të thotë që energjia jonë nuk mund të fillojë nga energjia e siguruar prej tij, për shkak se do të duhet një litër naftë për të prodhuar 3 kilovat/orë. E përkthyer më qartë, për lexuesit do të thotë që çmimi për të siguruar një kv/orë prej këtij TEC-i do të jetë mbi 200 lekë/kv/orë kundrejt mesatarisht 60-70 lekë/kv/orë që blihet ose kundrejt 20-25 lekë/kv/orë që prodhohet nga burimet hidrike. E kuptoni se sa shtrenjtë do të jetë ai. Jo më kot cilësohet në një shkrim, se ai do të jetë apo do të mbes fosil. Ndërkohë që TEC-et e tjerë me gaz në Bilisht, në Seman e gjetkë do të përbëjnë realisht bazën e energjisë së vendit, nga ku do të marrë jetë energjia e siguruar nga ujërat. Por kjo është një e keqe që erdhi fluturimthi dhe do të ikë çalë-çalë.

    Në Oslo, Norvegji, u diskutua 25 vjet për aeroportin më ekologjik në botë. Në Barcelonë, porti industrial detar u spostua 30 km më tej dhe ish-porti brenda qytetit u la të jetë vetëm terminal për njerëzit. Ndoshta, nuk kemi kohë për diskutim, që të presim si në Oslo. Atëherë, le të bëjmë si në Barcelonë.

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a po merr ndonje pergjigje qy ekologjisti sazan guri.. nga qeverria?
    po rexhep mejdani.. si kryetar akademije a eshte prononcuar?

    ne fakt duhet bere referendum.. per ceshtjen petro-tec..

    ki debati ketu eshte tema me bukur e seriozisht e debatuar deri nashi ne forum..

    po c'u be me naftehedhesit caushiste ne universitet?
    a i futi qeverria ne burg.. se ata meritojne burgun per rrugacerine e tyre..
    ndryshe vuloset idea se "na (labce) rrugaco-stalinisto-zabito-endivinoistet e arapo shyto luizo-istet mund te vrasim djegim shkaterrojme e tu qerrojme syte femijve (sikurse atij femijes qe rrembyen arapo shytet) e ti vrasim grate si greten qe e vran ne der te shpise.. tu hedhim trut ne ere flamurmbajtesve te opozites..(sikurse ate te ngratin qe e vrane gjinushistet me urdher te gjinushi direkt.. e te mos na ryje ferr ne kembe e mos te guxoje kush te na i permende ligjet e jo me te na gjykoje.. "..



    pra referendumi duhet bere.. ne se saliu..nuk do te benet nami..
    ndoshta nuk e kupton se.. edvinua kete pune e ka si karte rezerve..qe e dirigjon me telokomando celo-kloso-veli-lar.. per babe zitje grykesine e tij per te marre pushtetin ne shqiperi e per tu a kire temen e semes te gjithve..perjashto gjiko malo arapo-gjinushve te vet..
    prandaj saliu duhet tja permjere edvinos kte loje.. duke shpallur referendum qe sazua i gurajve te mos kete me cte thote.. megjith kete lionesen qe kujton se po u be edvinua i madh ate do ta benje ambasadore.. lol..


    pejk..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-01-2008 më 08:08

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    3

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Erniv Lexo Postimin
    Une jam me mendimin se qytetaret Vlonjate kane te drejte te zgjedhin nese do te ndertohet ose jo, per cdo veper qe mund te kercenoje shendetin e tyre, vendin e punes ose biznesin e tyre.
    Vlora ka ndertuar bazen e saj mbi nje qytet turistik. Ekonomia e gjithe qytetit varet nga turizmi qe ka ajo. Vlora ka rreth 1500 biznese te vogla, te mesme dhe te medha te cilat jane te varura nga turizmi, si Hotele, Dhoma plazhi, Bare, Disko, Restorante, Souvenir etj.

    Me ndertimin e Petrolifera-s, TEC-it dhe AMBO-s, turizmi ne Vlore do te zhduket, te gjitha bizneset qe varen nga turizmi do te falimentojne, do te braktisen nga pronaret e tyre dhe Vlora do te behet si nje qytet fantazme.

    AMBO, Petrolifera dhe TEC-i premtuan vende pune, a do kete vende pune ne te vertete?
    Po eshte e vertete qe do kete vende pune, por nuk do te jene ashtu sic i imagjinoni. Petrolifera, TEC-i dhe AMBO nuk kane nevoje per shume fuqi puntore pasi shumica e pajisjeve eshte e automatizuar. Vendet e punes qe do te vihen ne dispozicion jane: Pastrimi i plazhit nga nafta dhe shpendet e ngordhur pres saj.

    Me ndertimin e TEC-it thone se Shqiperia do te kete drita?
    Absolutisht jo. Te gjitha keto qe po ndertohen jane vepra te huaja dhe energjia do te eksportohet.

    Cfare perfitojme ne nga keto vepra?
    Ndotje te ajrit dhe te detit.

    Perse zgjodhen Vloren?
    Vlora eshte nje gji natyral dhe nje qarkullim i plote i ujrave te saj behet nje here ne 90 vjet. Keshtu qe ujrat italiane dhe ujrat e shteteve te tjera nuk rrezikojne te ndoten.

    Perse duhet ta mbrojme Vloren nga keto vepra?
    Kjo qe po ndertohet eshte thjesht hapi i pare drejt shkaterrimit te Shqiperise. Nqs nuk parandalohet kjo, dicka e tille do filloje te ndertohet ne cdo qytet sepse cdo shtet i Europes ka nevoje per nje vend kur te vendosi WC-ne e saj. Dhe ashtu si vendosi Italia ta ndertonte ne Vlore, ndonje shtet tjeter do vendosi ta bej dhe qytetin tim ose tuaj.

    Pervec ketyre dua te permend dhe masat qe mori policia ne dt 03.01.2008 per te zhbllokuar rrugen nga bllokimet qe kishin bere qytetaret e Vlores per ne kantierin e ndertimit te Petrolifera-s dhe TEC-it. Me duket ANORMALE qe per te arrestuar 44 qytetare te kete nevoj per 195 police. Per me teper policia ka ushtruar dhune. Gje qe e konfirmojne dhe vete te arrestuarit. Fillimisht Z. Besnik Lulaj (Me duket biznesmen i Vlores dhe perkrahes i aleances per mbrojtjen e gjirit te vlores) i eshte ushtruar dhune ne sy te djalit te tij 17 vjec dhe i kane thyer kemben, pas kesaj ne sy te te atit ushtruan dhune edhe ndaj djalit te tij. Dhune kane ushtruar dhe mbi nje vajze 20 vjece, Laura Ferhati, aktiviste e Aleances si dhe mbi kryetarin dhe nenkryetarin e kesaj organizate. (Mendimi im personal per kete iniciative te policise eshte se policia eshte korruptuar nga vete ndertuesit e petroliferes)


    PRA KY ESHTE SHTETI JONE SHQIPTAR QE NA DO DHE NA MBRON SHUME
    per mendimin tim vlora mund te quhet nje perle
    dhe eshte e pa zvendesueshme
    dhe me ne fund vijne keta qeveritaret dhe duan ta hedhin poshte si per hicgje
    po kjo esht absurde dhe e pa pranueshme pas gjith premtimeve te bera nga ata
    ata dhe kafshe te ishin do ta kuptonin se ca demi po na bejne
    keta duhet te jene ndonje specie tjeter e panjohur per njerezimin
    UNE MBESHTES FUQIMISHT PER HEQJEN E TECIT & PETROLIFERES
    me respekt gazi nga dukati

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Albo,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-01-2008 më 12:37

  6. #196
    Pershendetje,
    Jam nje qytetar Shqiptar qe po e vuan tej mase mungesen e dritave, si gjithe shqiptaret. Te gjithe e dime se viti 2007 ishte nje ferr i vertete per shqiptaret vetem per shkak te mungeses se theksuar te energjise.
    Kjo mungese e energjise na shkaktoi:

    - Stress neper shtepite tona
    - Prishjen e aparaturave elektroshtepiake (fik e ndiz cdo moment)
    - Demtim te shendetit, nga produktet qe kemi blere cdo dite qe kane ngrire e shkrire qindra here neper frigoriferet e dyqaneve
    - Ngritje drastike te te gjitha cmimeve, kryesisht te produkteve jetesore
    - etj, etj, etj.


    Duke qene gjendja kaq keq dhe duke qene se duhet bere dicka patjeter per prodhim energjie, atehere pretendimet e vlonjateve me duken dokrra, teka dhe pallavra koti perpara problemit madhor te mungeses se energjise.

    Pra duhet vene ne pune sa me shpejt ai projekt dhe te tjera qe te permiresohet gjendja e energjise.

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Mire e ke ti o byrazer, hajde tia fusim me referendum ne cdo qytet per cdo lloj investimi te rendesishem. Te bej gjithesecili sipas kokes se vete. E mira e gjithe Shqiperise?!!! Varja, kujt i plas.
    Po te ishte per te miren e Shqiperise me te vertet qe s do ti plaste askujt. Por duke qene se nuk eshte, atehere behet shume zhurme per asgje. Nuk e zgjidh ai tec problemin e energjise per shqiptaret.

    Me nder forca e djathe qe eshte aktualisht ne pushtet, dhe me nder forca e majte qe tallet ne parlament, jane te dyja produkt i te njejtes plotike shterpe per fatet kombetare, qe kurrsesi s mund te quhet politike pro-shqiptare.

    Po te ishte se protestuesit thonin dokrra, ateher do e shihje ti se c'do t'u punonin. Problemi qendron se dhe vete "baca", nuk ka me surrat te dale e te prononcohet per kete problem sepse e menderosi, pasi nuk e mbajti fjalen e dhene per mosrealizimin e ketij projekti.

    Nese e shikon (edhe me sy mbyllur se eshte verbuese) ai po vazhdon te njejtat politika si dhe paraardhesi i tij siamez. Kur Nano permendi energjine e perftuar nga era, e quajten Don Kishot i mullinjve etj, po per mua bene nje gabim se "baca" eshte Don Kishoti, ndersa ai eshte Sanco Pancoja.

    Nese e merr ne nje pikshikimi tjeter, i bie qe te demtohen interesat greke per punen e naftes, por kush te siguron se ky investim nuk eshte perpjekja e rradhes per te shkaterruar. Realisht jemi i vetmi shtet ne bote qe nuk njeh asnje armik ose pale tjeter qe te kete interesa ne kurriz te shqiptareve. Fatkeqsisht, erozioni qe po ndodh me shqiptaret, te cilet emigrojne tash e sa vjet eshte edhe pergjigja me e mire per kete palo tranzicion dhe per seriozitetin qe tregon klasa-hale-politike qe drejton vendin e marre nga lumi qe se shpejti pretendon te hyje ne BE. Edhe nje crruge qe beht behet me trefish vlere...e ju flsini per ambjentin.

    QELLIMI VAZHDON TE REALIZOHET PERDITE>>SHQIPERIA PO TRANSFORMOHET NE VEND TE PABANUESHEM>>SHIKONI VETVRASJET, DHUNEN, KRIMIN NE FAMILJE.
    PSE NDODHIN KUR NE KETE VEND TE BEGATE, SIPAS QEVERISE NJIHEN VETEM ARRITJE TE MEDHA DHE ZHVILLIME MARRAMENDES, KUR VETE KRYEMINISTRI E KONSIDERON KETE VEND SI ME ATRAKTIVIN NE EVROPE ...E DERCI E VERCI

    Realiteti? I zi si nafta dhe si egersia e njeriut per tu pasuruar.
    Shqiptare prodhoni shpejt njerez me ideale dhe deshira te pastra, merrni fatin ne duar dhe hapni syte sepse me politikanet qe ka Shqiperia, eshte e sigurt udha drejt gremines.

    Shembull fantastik eshte FSH, ku njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit, por qe te dy palet dyan te miren e Shqiperise. Po si? Duke bere tifozllek te tipit po te jesh me forcen e kundert je armik? Po shave Saliun je maskara. Po e lavderove je idiot. Faktet flasin vete dhe sali e fatos jane pothuaj 50% e shqiptareve.
    Perfundimisht -Duhet nje sistem i ri

    ps
    Po pas Vlores kush e ka radhen?

  8. #198
    Shume dakort per ato qe pershkruan per gejndjen e Shqiperise dhe per politikanet qe kemi ne krye.

  9. #199
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Erniv, Shpetim Gjika po e luan me mjeshteri lojen e "hiqe po mos e keput" duke autorizuar ndertimin e projektit i cili tani ka filluar te ndertohet, dhe duke u thene qytetareve "une po e ruaj formularin e shqyrtimit te projektit ne sirtarin tim, nuk e kam nxjerre ne rendin e dites".

    Cfare eshte duke pritur Gjika, kur te mbaroje projekti qe ta nxjerri formularin per shqyrtim ne Keshillin Bashkiak? Po ata Keshilltaret e Bashkise Vlore qe shkojne e protestojne krah per krah me qytetaret atje ku po ndertohet projekti, perse nuk i kerkojne kryebashkiakut qe ta sjelli ceshtjen perpara Keshillit qe ate protesten dhe voten kunder projektit keshilltaret ta bejne publike? A nuk do ti si qytetar te shikosh keta keshilltare qe te votojne kunder projektit?

    TE KERKOSH NJE REFERENDUM NUK DO TE THOTE SE JE KUNDER NDERTIMIT TE PROJEKTIT!

    Ashtu si mbajtja e referendumit nuk do te zgjidhi asgje pasi nese shumica e qytetareve do te jene pro ndertimit te projektit, ashtu sic eshte ne interesin e vete Bashkise, ata qe jane kunder ndertimit te projektit nuk do te ndryshojne mendim aspak por do te vazhdojne te mendojne se projekti po e "vret Vloren".

    Prandaj ik e trokit ne zyren e kryetarit te bashkise dhe thuaji qe te te japi nje pergjigje te prere, ti si kryebashkiak e mbeshtet apo jo projektin ne fjale.

    Albo

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Hidrocentralet e Shqiperise arrijne deri ne 17GW/ore (17 milion kilowatt ne ore) ne periudhen me te mire te vitit (pranvere) dhe 12 GW/ore (12 milion kilowatt ne ore) ne pjesen tjeter te vitit. Prap se prap kjo energji qe prodhojne Hidrocentralet nuk eshte e mjaftueshme dhe pjesa tjeter merret nga importi. Cfare jane 72 MW/ore (72 mije kilowatt ne ore) qe do prodhojen TECi per Shqiperine? Nuk arrijne te funrizojne as edhe 1 gjysme fshati me energji elektrike. Pra TECi nuk eshte destinuar per te furnizuar Shqiperine por vete Petroliferen dhe rafinerine e NAFTES.

Faqja 20 prej 29 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mesapët, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  2. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  3. Tragjedi tjetër në det, 21 të mbytur e 7 të humbur
    Nga ALBA në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •