Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin

    Pleqte NANO dhe BERISHA pothuajse perenduan.
    O plako po ne mund ta quajmë veten të shpëtum se kemi intelektualë plot...yyy sa kemi... i udhëheq Ed Rama pas tij vinë me rradhë

    Andrea Stefani
    Mustafa Nano
    Adri Nurellari, Henri Çili & Co. Liberale
    Mustafa Nano
    Mentor Nazarko
    Blendi Fevziu
    Ai qorri i Top Storit se nuk më kujtohet emri

    yyyy intelektualë thu ti?! Sa të dush, të gjithë penën gati e kanë për retorikë.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ne nuk reagojme se sjemi as ne diktature as ne demokraci. E kane zgjedhur me kujdes ish komunistet kete lloj sistemi hibrid qe kemi e njerezit sdine cte bejne se thone ja jemi ne demokraci se themi cte duam. Po harrojne qe shtyllat e kombit si ekonomia prona pasuaria kombetare eshte akoma ne duart e komunisteve.
    Kur ti shporrim keta mund te ndertojme shtet te se drejtes.

  3. #13
    CEO of QuestionAnswerism Maska e Admir Masurica
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Postime
    39
    Shqiperia duhet te bohet nje lloj protektoriati per SHBA-n ashtu siç ka qen pakistani nder britaninë..
    Vertet , e pranojë qe eshte nje idee banale po ne keto kohë keqia me gjet nje zgidhje eshte eshte veshtire..

  4. #14
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk është zgjidhje të votosh dikënd në mesin e shumë plehrave tjerë.
    Zgjidhje është të dalësh me program të qartë e vullnet të pamposhtur e të tjerët të votojnë ty.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Mbas 18 vjetesh nuk ka me shprese qe ne Shqiperi situata te permiresohet sadopak.
    Nuk zgjidhet me asgje me tolerance dhe debat.Ka ardhur momenti qe çdo shqiptar te kuptoje,se vetem dhuna mund te ndryshoje kete sistem.
    Demokracia eshte utopi,mireqenia eshte mirazh dhe buka e gojes eshte shnderruar ne pikesynimin e pare per çdo familje.
    Komuniteti shqiptar ne diaspore eshte i pari persa i perket dergimit te parave ne vendlindje,mbajme gjalle nje popull te tere.
    Mund te votojme kedo,mund te fitoje kushdo zgjedhjet,por eshte thurur nje rrjet i mpleksur ku qellimi final eshte te mbash ne gjume nje popull te tere.
    Shqiperia eshte vendi me i varfer ne Europe,me i varfer se fqinjet,me i varfer se Bosnja-Ercegovina,qe doli nga lufta.
    Nuk ka me shprese per shqiptaret qe e nesermja te jete me e bukur,me politiken aktuale.
    Shoqeria eshte ne rrugen drejt nje degjenerimi te plote e te papare.
    Duhet hedhur nje here e mire ne ere ky sistem,perndryshe do te qajme perhere mbi lotet e tone.Kush din vetem te qaje eshte e keqja e vetes.

    Nje 2008 te mbare per te gjithe shqiptaret ne mbare boten.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Kush tha qe nuk reagojme?

    Ja, lehim nga mengjesi deri ne darke kafeneve!

    Nuk eshte se nuk ka shqiptare qe nuk dine te bejne Shqiperine, po nuk i intereson askujt qe ka dicka ne dore nje gje e tille.
    Korrupsioni eshte perhapur si nje kancer i keq dhe ka gjetur kushte sh te favorshme ne nje ambient ku mbizoteron injoranca me mendjengushtesine e saj.
    Dhe injorant nuk eshte ai qe nuk di, po ai qe injoron te dije, te permiresohet, e ketu une fus edhe sh persona qe valevisin diplomen si shenje civilizimi. Harrojne qe civilizimi kerkon kultivim te perhershem e ne rradhe te pare te jep vetedijen qe rruga e permiresimit s'ka fund, nuk mbaron tek gardhi i shtepise tende.

  7. #17
    CEO of QuestionAnswerism Maska e Admir Masurica
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga Lady Oscar Lexo Postimin
    Kush tha qe nuk reagojme?

    Ja, lehim nga mengjesi deri ne darke kafeneve!

    Nuk eshte se nuk ka shqiptare qe nuk dine te bejne Shqiperine, po nuk i intereson askujt qe ka dicka ne dore nje gje e tille.
    Korrupsioni eshte perhapur si nje kancer i keq dhe ka gjetur kushte sh te favorshme ne nje ambient ku mbizoteron injoranca me mendjengushtesine e saj.
    Dhe injorant nuk eshte ai qe nuk di, po ai qe injoron te dije, te permiresohet, e ketu une fus edhe sh persona qe valevisin diplomen si shenje civilizimi. Harrojne qe civilizimi kerkon kultivim te perhershem e ne rradhe te pare te jep vetedijen qe rruga e permiresimit s'ka fund, nuk mbaron tek gardhi i shtepise tende.
    Shqiperia ka nevoj per nje politik nacionaliste sepse keshtu siç bejne politik ata ish kommunistat,kur nuk do t'ecë te para Illirida!
    to live and die in my homeland

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    80
    Fajin e kemi vete ne qe nuk mbeshtesim dike atehere kur dikush ka te drejte.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga El Toro Lexo Postimin
    Te jesh shqiptar do te thote te zgjohesh ne mengjes pa drita. Te jesh shqiptar do te thote te te zere frika te cohesh nga shtrati dhe te behesh gati per te shkuar ne pune sepse i ftohti te hyn ne palce dhe nuk me se me cfare te ngrohesh. Te jesh shqiptar do te thote te ecesh ne rruge me balte kur bie shi dhe ne rruge me pluhur qe te hyn ne mushkeri kur ka diell. Te jesh shqiptar do te thote qe duhet te shtypesh per ore te tera ne rradhe per te marre nje certificate apo cfardolloj dokumenti tjeter zyrtar.

    Te jesh shqiptar do te thote te paguash rryshfet ne cdo zyre te shtetit pasi ndryshe ti nuk mbaron pune. Te jesh shqiptar do te thote te rropatesh ne pune por nese nuk je servil ndaj shefit ti mbetesh nje nepunes i thjeshte dhe nuk ke te drejte te gezosh te mirat qe te ofron vendi yt i punes. Te jesh i ndershem do te thote te jesh budalla, te jesh hajdut je njeri i nderuar dhe i respektuar nga shoqeria sepse je i fuqishem.

    Te jesh shqiptar do te thote te mbushesh sheshet, te ulerasesh, te rrihesh madje dhe te vritesh kur partite ta kerkojne kete. Te jesh shqiptar do te thote te mos kesh uje ne rubinet dhe ti te shkosh ta blesh ate me para. Te jesh shqiptar do te thote te mesohesh me erresiren qe ka kaptuar shtepine tende, qytetin tend, mbare vendin tend. Te jesh shqiptar do te thote te vishesh me rroba te shtrenjta, te shetisesh aty ku dikur ishte zone e ndalur, tek blloku, dhe te pish nje makiato 2000 lekeshe nen simfonine e gjeneratoreve te importuar nga ndonje politikan.

    Te jesh shqiptar do te thote te jesh invalid pune dhe te te zbresin nga autobusi pasi shteti nuk te mbron. Te jesh shqiptar do te thote te kesh punuar per 40 vjet me rradhe dhe te marresh nje pension 100 mije lekesh. Te jesh shqiptar do te thote te mos kesh nje ideal. Te jesh shqiptar do te thote te jesh mosmirenjohes kur dikush te ndihmon dhe te zgjat doren, madje perpiqesh ta derrmosh kur ti je ne krye……. Te jesh shqiptar do te thote te rrish per 50 vjet nen nje regjim komunist qe te perndjek, qe te dhunon, qe te burgos, qe te merr frymen, qe te vret….Dhe ti nuk reagon…..Madje ti lejon qe ajo kaste e vjeter te vazhdoje te te drejtoje edhe sot ne te njejten menyre por me te rrafinuar.

    Te jesh shqiptar do te thote te te kene marre pronen qe paraardhesit e tu e kane paguar me flori dhe sot e gezojne ata qe ishin me te zote per ta zaptuar. Pak kohe me pare shoqerova tim ate per te vizituar pronat “tona” ne jug te Shqiperise, ne Vlore, nje toke ku zoti i ka falur gjithshka, gjithshka dhe asgje………Kur u afruam ne tokat e te pareve nje fshatar, tashme pronar i nje lokali, iu afrua tim eti dhe i tha. ‘’Eja te pish nje gote birre ne token tende’’. Kjo eshte Shqiperia o njerez…….Te jesh shqiptar do te thote te jesh nje popull qe nuk reagon……Dhe nje popull qe nuk reagon meriton mizerjen ne te cilen jeton.
    Shqiperia [dhe shqiptaret] kane fatkeqesine e madhe qe institucionet qeveritare dhe ligjore ndodhen ne tirane. Pse do te thoni ju?

    Tiransit jane nje njerez pa identitet dhe si tille nuk krijojne dot nje shoqeri te perparuar, te pergjegjshme e cila nuk ka frike te ngrihet kur i cenohet te drejtat. Zgjedhja e Tiranes si kryeqytet eshte krimi me i madh qe i eshte bere shqiperise. Sado qe te ngrihet populli ne kembe ne qytetet e tjera, nqs vete kryeqyteti i nje vendi nuk ka force te ngrihet te kerkoje ate qe i mohon qeveria, shoqeria e atij vendi eshte e destinuar per te deshtuar.
    Jane te shumta rastet ne historine shqiptare kur pasiviteti i tiransve i ka kushtuar shqiperise shtrenjte. 50 vjet u denuan shqiptaret te jetonin nen kthetrat e komunizmit, dhe kur u ngriten, u deshen studentet per tu dhene shkendijat tiranseve per te dale ne shesh. Ne 1997, u deshen te ngriheshin vlonjatet te shkonin deri ne tirane, per te detyruar qeverine te jepte doreheqjen. Sot tiransit ankohen se jane kthyer minoritet ne shtepine e tyre... a thua se ua ka kush fajin qe nuk jane te zotet te ndertojne qytetin e tyre.

    Pra pyetja me e drejte do ishte: Pse nuk reagojne tiransit, pasi ata jane te vetmit qe mund te kerkojne llogari qeverise....... Pergjigjen e kam dhene me lart.

    Zgjidhja do ishte krijimi i nje kryeqyteti tjeter, i cili ka treguar pergjijgesi qytetare dhe identitet kombetare [shkodra, vlora per shembull]

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga conman Lexo Postimin

    duhet vene conman ne krye qe te nxise me shume idene e ndarjes dhe urretjes nga qyteti ne qytet.

    shi ca kemi brenda ne she themi jo greku e serbi.

    (sa per ndertimin e tiranes qe nuk jemi te zote ta ndetojme, besoj se nuk ke nevoje te te bej krahasimin e vlonjateve qe kane levizur ne tirane, me tiranasit qe kane levizur ne vlore. megjithate tirana eshte kot sigurisht)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •