I dijme ne Styxo te gjitha keto se i kemi perjetuar ne lekuren tone.
Ajo qe me beri peshtypje ne ate fjalim (dhe ate fjalim ia kishte shkruar dikush i trete, se enveri shihet qarte qe po e lexonte per here te pare aty) ishte frika, panika, rreziku dhe perjetimi intenziv i kercnimit permanent ne ate moment historik, dhe ky moment ishte si moment epifanie per vet enverin, ishte moment i se vertetes se shfaqur me dhune para syve te tij, ishte momenti i njeriut qe mbytet duke mos pasur askend qe ia shtrije doren - dhe momenti qe deshmon per te saten here se gjaku nuk behet uje, sado qe ta mohosh - i yti eshte i yti.
Ky ishte purgatori i tij. Ishte vdekja dhe shpetimi i vetem i tij.
Te pranonte ekzistimin e gjysmes se kombit shqiptar jasht kufijve te tij administrativ, bijve te mohuar te kombit, si mburoje e vetme ne veri, moment deshprimi kur ai per here te pare thirri 6 milion shqiptar e jo vetem 3 sa ekzistonin deri ne ate moment zyrtarisht, ishte pra nje situate ekspurgimi kur ai u soll ne situate qe nga mekati i tij te kerkonte shpetim nga mekatet e veta.
p.s.:
E dijme ne se frika e tij nuk buronte nga rreziku i nje invazioni qe do t'i privonte shqiptaret nga liria e tyre por se me kete ai do te humbte diktaturen e tij, karrigen e tij.
Krijoni Kontakt