Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 106
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    A është e lejuar të pranojmë ushqime nga të tjerët në rastet e festave joislame?

    Pyetja:
    Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu! Allahu ju shpërbleftë me të mira për përgjigjet! Në përgjigjen rreth pranimit të dhuratës gjatë tetë marsit, keni thënë se kjo është e lejuar për besimtaren përveç mishit të therur. Do të doja të dija, nëse është e lejueshme të pranosh ushqime të tjera të dhuruara prej njerëzve, përveç mishit të therur, në rastet e festave joislame, si p.sh.: (ditëlindjet, krishtlindjet, viti i ri).
    Përgjigja:
    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
    Për shkak të ngritjes së pyetjeve që kanë të bëjnë rreth dhuratave gjatë festave të joislame do të mundohemi të bëjmë një sqarim duke u nisur në disa pika.
    Së pari: Parimisht në Islam është e lejuar që muslimani të pranojë dhuratën nga jobesimtarët dhe kjo me qëllim të përfitimit të tij, afrimit dhe zbutjes së zemrave të tyre. Profeti (salallahu alejhi ue selem) pranonte dhuratat e jobesimtarëve, ashtu siç pranoi dhuratën nga Mukaukisi (perandori i atëhershëm i romakëve) dhe njerëzve të tjerë.
    Buhariu në koleksionin e tij të haditheve e emërton një kapitull me titullin: “Kapitulli mbi pranimin e dhuratave nga idhujtarët” dhe në këtë vend përmend disa hadithe që vërtetojnë këtë.Ndër këto hadithe e përmend edhe hadithin kur çifutja e Medines ia dhuron Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) delen e helmuar.
    Së dyti lejohet edhe muslimanit t’i dhurojë diçka jobesimtarëve, idhujtarë qofshin ose ithtarë të Librit (Ehlu Kitab), me qëllim të afrimit dhe përfitimit, posaçërisht nëse e kemi të afërt ose fqinj. Në “Sahihun” e Buhariut vërtetohet se Umeri (radijallahu anhu) i dhuroi vëllait që ishte idhujtar një rrobe.
    Por neve nuk na lejohet ta bëjmë këtë (t’u japim dhurata) në ditën e festave të tyre, pasi që me këtë, neve kemi pranuar festen e tyre dhe u jemi bashkangjitur atyre. Prandaj nëse dëshirojmë t’u dhurojmë jobesimtarëve ndonjë dhuratë, ajo duhet të bëhet në ditët e rëndomta, jo gjatë ditëve që ata i madhërojnë si Krishtlindjet, Viti i Ri, etj. E në qoftë se me këtë rast (gjatë festave të tyre) u dhurojmë diçka me të cilën ata festojnë si: qirinjtë, vezët (që ata i ngjyrosin) ose ushqime që ata të festojnë, atëherë mëkati është edhe më i madh sa që disa nga dijetarët kanë thënë që kjo vepër dërgon edhe në mosbesim (kufër).
    Zejleiu (nga dijetarët hanefi) në librin “Tebjinu hakaik” thekson: “Dhurimi i dhuratave në emër të Nevruzit (festë idhujtarie) ose solemniteteve nuk lejohet”.
    Thënie të dijetarëve sikurse kjo më lartë, që ndalojnë t’u dhurohen jobesimtarëve gjatë festave dhe kremteve të tyre ka shumë, ashtu siç përmendëm më lartë disa edhe kanë thënë se kjo vepër është edhe kufër.
    Gjithashtu edhe muslimanit nuk i lejohet të dhurojë ndonjë dhuratë muslimanit tjetër për shkak të festave jomuslimane, si Viti i Ri, Kërshëndellat, Shën Valentini, etj.
    E treta: Pranimi i dhuratës për muslimanin nga jobesimtari në ditën e festave të tyre nuk ka në të ndonjë të keqe dhe kjo nuk llogaritet si pjesëmarrje në festën e tyre, por kjo llogaritet nga mirësia, përfitimi dhe thirrja e tyre në Islam. Allahu i Lartësuar na ka lejuar neve të jemi të mirësjellshëm dhe të drejtë me ata jobesimtarë që nuk i kemi armiq dhe nuk na luftojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” Mumtehine, 8.
    Ibën Tejmije në librin “Iktidau Sirati Mustekim” e shtjellon këtë çështje dhe e lejon duke sqaruar se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka pranuar një dhuratë që i është dhuruar gjatë ditës së Nevruzit (festë idhujtarie).
    Gjithashtu, përmend rastin kur është çliruar Iraku dhe muslimanët ishin të përzierë me idhujtarët dhe një grua e pyet Aishen se kanë të afërm që janë idhujtarë dhe a u lejohet të pranojnë nga ata dhuratat. Ajo thotë se ajo që theret për hir të asaj feste mos e hani, ndërsa nga pemët e tyre hani.
    Prandaj në fund mund të bëjmë konkluzionin se lejohet të pranohen dhuratat nga jobesimtarët në ditën e festave të tyre, por dijetarët islam në këtë vendosin këto kushte:
    1. Mos të jetë kjo dhuratë nga mishrat që theren për hir të këtyre festave.
    2. Dhurata e cila pranohet mos të jetë nga gjërat që bëjnë pjesë në ritet e festave të tyre, siç janë qirinjtë, vezët e ngjyrosura, bredhi i cili stoliset, etj.
    3. Nëse kemi fëmijë ose familje, atëherë jemi të obliguar të sqarohet besimi ynë dhe qëndrimi i Islamit ndaj këtyre festave që të mos mbillet në zemrat e tyre dashuria ndaj këtyre festave.
    4. Që të bëhet pranimi i dhuratës në emër të mirësjelljes, përfitimit të tyre që të ndikojmë tek ata për të mirë.
    Kjo ishte sa i përket kësaj çështjeje, Allahu e di më së miri.

    Forum-Islamik

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anëtarësuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    po pse jo.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Nese dikush posedon ndonje material me fakte ne lidhje me urimin e krishtilindjeve dhe festave tjera te tyre, le ta postoj.

    Me sa e di un eshte e ndaluar ti urojm festat krishtereve, jahudive apo kujtdo tjeter.

    Esselamu Alejkum

  4. #4
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin

    nuk eshte se posedoj ndonje material sepse nuk kam kerkuar, jam musliman praktikant dhe gjithmone ia kam uruar festat jomuslimaneve, nuk e di ndoshta nga tradita, biles i kemi shkuar edhe per vizita dhe vazhdojme te shkojme, dhe kete nuk e bejne vetem njerezit e thjeshte por edhe ata qe jane ne krye te institucioneve islame...
    .....................................

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga heathcliff Lexo Postimin

    Tema ishte per dhuratat, jam duke kerkuar fetwa nlidhje me kete por smund te gjej dot, pra nlidhje me urimin e festave te tyre, si dhe shkuarja ne visit per festat e tyre.

  6. #6
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Tema ishte per dhuratat, jam duke kerkuar fetwa nlidhje me kete por smund te gjej dot, pra nlidhje me urimin e festave te tyre, si dhe shkuarja ne visit per festat e tyre.
    ok po mesa kuptova une te ky postimi i fundit ti the qe eshte e ndaluar te ia urosh festat... excuse me.
    .....................................

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga heathcliff Lexo Postimin
    ok po mesa kuptova une te ky postimi i fundit ti the qe eshte e ndaluar te ia urosh festat... excuse me.
    Po po un per vete jam 100 % i sigurt qe eshte e ndaluar, mirpo per te me besuar te tjeter duhet te sjell fetwa te dijetareve qe jan te argumentuara me Kuran dhe sunnetin e Pejgamberit a.s

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga celyy Lexo Postimin
    Po po un per vete jam 100 % i sigurt qe eshte e ndaluar, mirpo per te me besuar te tjeter duhet te sjell fetwa te dijetareve qe jan te argumentuara me Kuran dhe sunnetin e Pejgamberit a.s
    Sinqerisht po bej nje pyetje (pyetje nga nje besimtare e krishtere qe ka uruar para disa ditesh festen e Kurban Bajramit.)

    A eshte e vlefshme kjo keshille ne Shqiperi ku nderlidhjet fetare jane realitet shoqeror? Nderlidhje keto ne saje te martesave, krushqive, fisit etj. A mund te behet nje segregim i tille, nje aparteid ne nje fare menyre i shoqerise? Kujt i sherben? Nqs zbatohet ne maksimum, cdo te thote per te ashtequajturen "tolerance fetare" ne Shqiperi, per te cilen merremi si shembull ne shume qarqe?

    PS: Mundesisht pergjigjuni sa me shpejt te jete e mundur, sepse tek tema e urimeve per Krishtlindjen, po shkruajne shume anetare myslymane.

  9. #9
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Sinqerisht po bej nje pyetje (pyetje nga nje besimtare e krishtere qe ka uruar para disa ditesh festen e Kurban Bajramit.)

    A eshte e vlefshme kjo keshille ne Shqiperi ku nderlidhjet fetare jane realitet shoqeror? Nderlidhje keto ne saje te martesave, krushqive, fisit etj. A mund te behet nje segregim i tille, nje aparteid ne nje fare menyre i shoqerise? Kujt i sherben? Nqs zbatohet ne maksimum, cdo te thote per te ashtequajturen "tolerance fetare" ne Shqiperi, per te cilen merremi si shembull ne shume qarqe?

    PS: Mundesisht pergjigjuni sa me shpejt te jete e mundur, sepse tek tema e urimeve per Krishtlindjen, po shkruajne shume anetare myslymane.
    lioness po te them une se nuk sherben per mire mosurimi, dhe nuk ka asnje arsye per te mos i uruar se sikur te kishte atehere kurre sdo te ishim keta qe jemi, une personalisht jam nga nje qytet qe shquhet per tolerance ashtu si dhe per besimtare te devotshem dhe asnjeher nuk e kam degjuar dicka te tille...
    mgjtht po presim me teper info... por duhet te jete i bazuar ne te verteten.
    .....................................

  10. #10
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    esht e ndaluar urimi i feve tjera ne islam, per shkak ne e i marim si fe te papranuara ato , tek ALLAHU ,dhe qysh bon ni muslimon me pa dikand ty sharu ne xhehnem dhe meja uru xhehnemin, mi thon perhajr qe po shkon ne xhehnem, jo vllazen musliman, feja islame nuk duhet teja boj te pa drejt asni feje d. m.th duhet me ju tregu simbas mundsis, se rug e gabuar asht, un e mar keshtu , neper disa dialogje me musliman.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •