Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 61

Tema: Copėza...!

  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    shume faleminderit sinqerisht

  2. #32
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    nuk eshte fund i lumtur...
    eshte vetem nje cast "njerezor" i nje njeriu te "forte"
    vetem per nje cast jam perpjekur te shoh nje drite, qofte edhe te mekur e te pashprese, ne fund te tunelit...
    per here te pare "e kam hedhur ne leter" ketu ne forum, por nuk dua ta ndryshoj...
    jo engjellorja mos e ndrysho...eshte kuptim plote dhe me vlere...
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #33
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    nese me lejon, do te doja te te pyesja me shume kortezi ;cfar tu duk patetike?
    Nuk e di as vete, ishte e vetmja ndjenje qe me mbeti pasi e lexova.

    Ajo - patetike ne nenshtrimin e vet absurd

    Ai - patetik ne tradhetite pa kuptim dhe xhelozine e pakuptimte mbi asgje (ajo ishte gjithmone aty per te, c'e bente ate xheloz?..)

    Ai - patetik ne inferioritetin e vet qe sidoqofte mund te ishte me mire po te mos e permendje, po ta lije qe lexuesit ta nxirnin vete si perfundim

    Ti (ju) - patetike si shkrimtare per historine roze qe ke menduar

    MEGJITHATE, TI SHKRUAN MIRE, FAKTI QE KE NGJALLUR NJE NDJENJE TEK LEXUESI ESHTE SHUME POZITIVE PER NJE NJERI QE SHKRUAN...

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ai nuk ishte xheloz, ishte vetem inferior... e trajtonte keq qe ajo te ikte dhe ai ti shpetonte atij stermundimi...atij dyluftimi me veten...
    por ajo nuk iku
    femra nuk ishte e nenshtruar... vetem se kishte arritur te depertonte, ta njhte, deri edhe ne skutat e tij me te erreta... cuditerisht, ndonjehere edhe kjo eshte dashuri...megjithate une tregimin e kam mbyllur aty , nuk ka me shtigje per fund te lumtur...

    sa per ate qe t'u duka patetike... nuk di c'te them... une asnjehere nuk kam thene per veten qe di te shkruaj mire....ky tregim eshte nje tip eksperimenti qe bera une se sa arrrijne lexuesit te terhiqen nga personazhe jashte skemave te zakonshme klishe...si ky me siper...
    nuk me pelqejne personazhet tip telenovele...ku i keqi ben cmos ti bej keq te mirit, ndersa i miri eshte i tejmbushur me cilesi...
    te falenderoj per pergjigjen...

  5. #35
    special Maska e Lemon tea
    Anėtarėsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-kėtej
    Postime
    99
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    nuk me pelqejne personazhet tip telenovele...ku i keqi ben cmos ti bej keq te mirit, ndersa i miri eshte i tejmbushur me cilesi...
    te falenderoj per pergjigjen...


    keta personazhe mu duken pikerisht te tille..i keqi, i keq deri ne fund(merret me prosti kur ka nje grua shembullore qe ka braktisur gjithshka per te, aq i keq sa i ve flaken shtepise pa kuptim) ...dhe i miri ,(pra ajo), e stermbushur me cilesi deri ne fund (dmth e durueshme dhe e kuptueshme edhe pasi ja kane djegur strehezen ku jetonte dhe perdhosur jeten)..
    ???

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    c'te te them... mendimi yt...

    mjafton pak keqperdorje e qellimshme...ne kendveshtrim...

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    “Muza”

    Ai u ngrit heret ne mengjes, me nje ide fikse ne koke.
    Do te shkruante librin me te madh te kohes.
    Si, qysh, nuk u morr shume me detaje, por do t’a shkruante dhe pike.
    U la, u rruajt, u vesh dhe doli.
    Vendosi te bente nje xhiro neper qytet.
    Ne rrugicen prane dyqanit, atje ku e gjitha lagjja e tyre, e vogel, blinte buke; po kthehej e lodhur vajza e kasapit. Ne trup kishte nje fustan mbremje. Vjedhurazi kishte degjuar disa peshperima, se ajo bente prostituten gjate nates, ndersa diten shkonte ne univeristet.
    Gjithmone sipas peshperimave... thuhej se ajo nuk ishte prostitute si te gjitha te tjerat . Ne lagje e quanin “prostitute luksi „ ; vajzen e kasapit...
    Kur u shkembye me te, vajza e kasapit apo prostituta klas;( quajeni si te doni...), i hodhi nje veshtrim shperfilles... dhe atij, papritur, thujse i’u lekund ideja qe i shkrepi ne koke, se mund t’a bente personazh ne “librin me te madh te kohes”.
    Nuk ishte ide e keqe... te gjithe shkritmtaret e medhenj kishin shkruar per prostitutat, madje shkrimet per to, ishin vleresur shume prej kritikeve, cuditerisht bujare, ne raste te tilla...
    Thua kritiket te kene patur ndonje borxh pa lare, ne ndergjegje, ndaj prostitutave te te gjitha koherave...? „ Ehh... bote e ngateruar...“ - mendoi ai me vete.

    Po, po, mund te shkruante per te, vetem se i’a kishte friken nje hollesie; ai nuk kishte qene asnjehere me ndonje prostitute...

    E hodhi poshte si ide, sapo i zune syte, ne kthesen e rruges, silueten prej enderimtareje te farmacistes se lagjes.
    Farmacistja me kishte ca sy (...dmth dy kishte gjithsej...) qe... o zot, o zot...!
    Meqe permendi zotin... nje zot e dinte perse ishte bere farmaciste nje femer me sy te tille.C’mekat...!
    Farmacisten kohet e fundit e shihte te trishtuar.
    Edhe per te, njelloj si per vajzen e kasapit, peshperimat tregonin se kohet e fundit ajo n’a ishte lidhur me nje djalosh shume simpatik dhe prej nje dere, historikisht te kamur. Por qe ditet e fundit, cuditerisht, ishin shkeputur nga njeri tjetri, pa shkak...

    Po, po, mund te shkruante per te... nje femer e tille...
    Ai perendoi syte...

    I’u kujtua zhargoni i djemve te lagjes, sa here qe atyre i’u binte rruga para farmacise se saj modeste.
    - C’derrr femre qe eshte...!
    Ai nuk arrinte t’a kuptonte dot, kete lloj shprehje. Si mund t’a epitetoje me ate fjale, nje femer te tille...!!! Jo per gje po “ e shkreta” vajze, nga fizionomia, nuk kishte asgje te perbashket me ate lloj race...
    Kjo vertetonte thenien e nje plake ne katin e pare te pallatit te tij, e cila, cdo mengjes, nxirrte koken ne dritare duke share pare e mbrapsht, vjazat e reja qe kalonin andej... thuhej se plaka edhe ne rini e shemtuar kishte qene, por kur tregonte “historine e madhe te dashurise se saj te hershme” (gje qe kishte shume mundesi te kishte qene komedi diletante) e perfundonte me nje fjali te tipit; “ Meshkujt jane derraaaaa... ose te gjithe derrat nje turi kane...

    -Eh... pune derrash me nje llaf... - mendoi ai me vete... dhe vazhdoi rrugen...

    E ku e kisha fjalen une... ah po te farmacistja.

    - Dreqi t’a mare... - shau me vete
    - Nuk ka drame ne ndarjen e farmacistes me djaloshin prej dere te kamur...!!!

    Ekzistonte vetem nje detaj i vogel, ne dukje i parendesishem; sa here qe ata dilnin te drekonin apo darkonin se bashku (sipas vaktit), djali perfundonte ne spital. Kjo nuk ndodhte prej sharmit te farmacistes, i cili per hir te se vertetes, duhej thene se ishte morboz... por prej nje fakti banal , djalit i bente alergji aroma e ilaceve, qe mbarte me vete “e shkreta” vajze, per faktin se rrinte gjithe diten, me ilacet perqafuar...

    Por mund te shkruante edhe per...

    Papritur degjoi nje te frenuar te forte... m’u perpara kembeve te tij.

    -Shiko rrugen mor humbameno... – i bertiti nje koke leshatore qe nga dritarja e makines.

    Ai ngriti syte lart...
    Qielli ishte ngrysur...
    Ishte bere gati per shi...

    Ne ditet me shi gruja e tij gatuante fasule...
    Psheretiu...

    Sa i hahej nje pjate...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga engjellorja : 05-11-2007 mė 06:13

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Postime
    33
    suksese...engjellorja ime...trofeja....me pelqeu shume, ajo ndofta ndodh rrall... por egziston ,cuditrisht kan ndodhur dhe dashuri te tilla...por do te doja te shtoja dhe dicka tjeter se vet femra nga natyra eshte e durueshme ,e fort ,besnike ,konservatore ne dashuri per familjen qe ajo nderton...panvarsisht se dhe nje tip inferiori apo me mire do te shkonte i paedukuar mire...i pamesuar si te donte...u be pjese e jetes se saj..pra u be njeriu i saj...dhe pse perrfundimi me mjegull shume te erret ...ajo kembengulse ne te sajen...se ashtu e kishin edukuar....ta donte familjen

  9. #39
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Well, i kam lexuar pothuaj te gjitha pjeset e Engjellores, edhe poezite e saj. Me duhet ta them qysh ne fillim, madje me kenaqesi, qe Engjellorja shkruan bukur.

    Stili i Engjellores eshte nje stil i lehte, jo shume i ngarkuar ne analiza te stergjata, me nje fije ironie qe nxjerr krye andej-kendej, dhe me nje lloj kenaqesie ne te lexuar.

    Personazhet kapen menjehere, mund te hyjme ne koken e tyre, fjalet jane te perkora, dmth lexuesit i duhet te beje pjesen e vet ne zberthimin e ngjarjes (ēka kjo eshte nje merite e autores qe arrin ta therrase lexuesin per ta bere dhe aktor, jo vetem spektator).

    Pas nje redaktimi fare te lehte, tregimet e saj mund te botohen ne ēfaredo reviste letrare shqiptare dhe jam i bindur qe do te kene sukses.

    Ajo qe me ka rene ne sy dhe qe rralle e shoh tek ca te tjere, eshte ruajtja e njefare ekuilibri midis thjeshtesise dhe rendeses se tekstit. E kam fjalen qe shpesh lexojme tekste ku mund te kalojme pernjehere nga nje tekst i lehte, paksa naiv, ne nje tekst te rende e problematik. Mendoj se kjo gje nuk shkon. Them se nje tekst duhet te krijoje nje atmosfere - e lehte, e rende, mbytese, e hareshme, etj., dhe ne funksion te kesaj atmosfere, vjen dhe shtjellimi i ngjarjes apo intriges.

    Diēka tjeter qe me pelqen ne shkrimet e saj eshte dhe aftesia e Engjellores per ta mbajtur te fshehte fjalen e fundit. Dmth, qe ne nuk e kuptojme qysh ne fillim si perfundon historia. Kjo eshte dhe receta e nje suksesi. Lexuesi ka deshire te dije ē'ndodh me tej. Ka shkrime, qe mund t'i kem lexuar andej-kendej (rrofte kliku), ku ne e dime pernjehere si perfundon ngjarja. Cka kjo e lodh dhe e merzit lexuesin dhe e ben qe te marre nje liber tjeter ne dore.

    Kur lexon nje shkrimtar te madh, ne ndjejme njefare atmosfere te veēante, ndjejme qe diēka po pergatitet ne horizont, fillojme t'ia shohim trajtat e para por ne medyshje sidoqofte, nuk jemi te sigurte. Dhe ngaqe ne njerezit zgjatemi gjithmone drejt asaj qe eshte e qarte dhe e kthjellet, ne zhytemi edhe me tej ne lexim, per te marre vesh ē'ndodhi. Ketu eshte e rendesishme qe ne nxitim e siper te mos kemi pengesa rruges. Pengesat mund te jene te thjeshta fare : nje sintakse e keqe, njefare rremuje ne mendimet e autorit, si dhe gabimet drejtshkrimore. Keto duhen shmangur tashme.


    Per mua, shkrimet e Engjellores perafrohen disi, ne zgjedhje teme dhe ne shtjellim, me stilin e novelave amerikane. Thashe novela dhe jo telenovela. E kam fjalen per ca noveliste amerikane qe ndonje lexues mund t'i njohe me se miri.

    Pune te mbare, Engjellore.

  10. #40
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Citim Postuar mė parė nga zzzz... Lexo Postimin
    Per mua, shkrimet e Engjellores perafrohen disi, ne zgjedhje teme dhe ne shtjellim, me stilin e novelave amerikane. Thashe novela dhe jo telenovela. E kam fjalen per ca noveliste amerikane qe ndonje lexues mund t'i njohe me se miri.

    Pune te mbare, Engjellore.
    Hah dje po e mendoja diēka tė tillė. Disa nga krijimet mė ngjasojnė me 'romance novels' /novela romancash. Kėto tė fundit mund tė kenė pėrfitime por gjithashtu shiten me 'kile' , duke vleresuar sasine jo se sa vlerė ka historia nq se mė kupton. Dhe nuk ėshtė tėrėsisht gabim tė shkruash apo lexosh novela tė tilla, sepse njerzit lexojnė (e si rrjedhojė shkrimtarėt shkruajnė) pėr arsye tė ndryshme.

    Mendoj se ky ėshtė shkaku dhe i problemit qė lindi me Ditėn. Nė fund tė fundit jeta ėshtė njėsoj pėr tė gjithė : lindim, kalojmė adoleshencėn, dashurohemi, rrudhemi, vdesim...detyra e shkrimtarėve (pėr mendimin tim) ėshtė tė thonė atė qė duket por qė tė tjerėt nuk e shprehin dot ose akoma mė mirė atė qė tė tjerėt nuk e shikojnė dot fare edhe pse e kanė para syve gjithmonė.

    Unė nuk them mos vazhdo tė shkruash, por duhet tė kuptosh qė me sa kam lexuar kėto janė ato 'me kile'. E duke shkruar kėto duhet tė mundohesh si pėrfundim tė shkruash atė qė do tė dallojė nga masa.


    Suksese

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Koinēidencė apo copėza realiteti?
    Nga anuke nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 15:07
  2. Copeza jete nga e kaluara...
    Nga Ksenia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-02-2006, 17:04
  3. Copėza tė grisura
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 19:08
  4. Copeza dashurie!
    Nga ~Geri~ nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 09:59
  5. Copėza dashurie nga glaukus 001
    Nga glaukus 001 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •