Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Karnevalet

  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Karnevalet

    Karnevalet

    Atė ditė tė dielltė shkurti tė katėrt u zgjuan tė dashuruar, Era nė Ardin dhe Tanin, Ardi nė Valėn, Vala nė Ardin dhe Tani nė Erėn dhe Valėn. Kur u ulėn sė bashku tė pinin kafen nė kuzhinėn e apartamentit tė pėrbashkėt nė konvikt, ia shprehėn njėri-tjetrit dėshirat e mėngjesit. Atmosferėn e habisė e prishi disa herė Karolina, e vetmja e huaj nė atė banesė, njė braziliane e shėndoshė qė duket ėshtė lindur vetėm pėr tė ndėrruar pėrshtypjen e njerėzve pėr braziliankat. Ajo ėshtė e bardhė si borė, me ca sy tė zbehtė e tė paformė, vithe tė gjera e aspak tė kėrcyera. Karolina skuqi vezė, mori reēel nė frigorifer, pėrgatiti ēaj kamomili dhe u zhduk, tek e vuri re qė ishte e tepėrt nė kuzhinėn e pushtuar nga shqiptarėt. Vala me sy akoma tė papastruar nga rimeli i njė nate mė parė, pinte cigare dhe bėnte sikur shihte nga dritarja. Ndjente sytė e Ardit, me tė cilin kish kėrcyer aq pranė, sa ende ia ndjente duart mbi shpinė dhe frymėn mbi fytyrė. Tani bėnte sikur nuk e kishte mendjen tek ky shikim dhe ia kish nisur bisedės pėr njė program kompjuterik me Erėn, e cila bėnte sikur kuptonte se pėr ēfarė bėhej fjalė dhe e shtonte interesin dhe koketėritė pėr Tanin qė Ardi tė kujtohej t’i hidhte ndonjė vėshtrim.
    „Punė me zarar“, mendoi Ardi.
    “Punė dreqi“, mendoi Tani, kur kujtohej pėr pėrkuljet e Ardit mbi Valėn dhe buzėqeshjet e saj nė kulmin e lodhjes shkaktuar nga takat e kėpucėve.
    Karolina u kthye dhe njėherė nė kuzhinė.
    “Tė mė falni dhe njėherė“, tha ajo, „po bukėn e kam harruar”: Teksa po e thekte, hyri nė bisedė me tė pranishmit. I pyeti nėse kishin ndonjė plan pėr karnevale. Ato ishin javėn e ardhshme. “Do tė marrim pjesė nė paradėn e kėtij viti“, tha ajo. Tė katėrt, sikur t’i kish futur njeri nė rrymė, u pėrqendruan me sy mbi Karolinėn.
    “Kush do tė marrė pjesė nė paradė? Dhe nė cilėn paradė?“
    „Tė vetmen qė zhvillohet nė Graz“, ia ktheu ajo, „atė tė Kleine Zeitung“.
    Ishte pėr tė qeshur, tė katėrt sikurse e provuan mė vonė, kishin menduar njėkohėsisht pėr tė njėjtėn gjė, Karolinėn me bikini duke u lėkundur majė takave, nėn puplat portokalli a tė kaltra siē i kish imagjinuar Ardi, pėr tė kryesuar grupin e brazilianėve dhe miqve tė Sambas.
    „Po ne qė jemi miq tė Sambas“, tha Vala, „a kemi ndonjė shans qė tė na pranoni nė grup?“
    „Do tė pyes“, tha Karolina, „por meqė unė bėj pjesė tek grupi organizator, kam pėrshtypjen se fjala do tė mė ecė.“
    Era qė ka vendosur tė integrohet medoemos nė jetėn e qytetit, u bė pėrpara qė tė merrte pėrsipėr komunikimin me Karolinėn lidhur me paradėn e karnevaleve dhe tė pėrfshihej dhe nė grupin qė do tė pėrgatiste kostumet.
    „Po ato i kemi gati“, tha Lina.
    Kur janė nė qejfin qė sjell pija, tė katėrt e quajnė Karolinėn shkurt Lina. Iu bėhet e bukur dhe papritmas me ngjyra dhe forma, braziliankė e vėrtetė.
    „Po njohim njeri ne nga ato qė do tė marrin pjesė?” pyeti Tani.
    “Eh qafir”, tha me vete Vala, “s’tė mjaftojmė ne tė dyja, tek numri e ke mendjen.”
    Tani vėrtet e ka mendjen tek numri, i femrave qė ka shtėnė nėn vete. Ai, njė mashkull i suksesshėm me femra qė i vijnė vetė, qė shkojnė vetėm kur nuk e durojnė dot mė sfidėn dhe konkurrencėn e vazhdueshme me tė tjera qė i lėvizin atij nė mendje. Pėr t’u pėrballur me sa mė pak probleme xhelozie, Tani e ndjek strategjinė ta ketė njė shqiptare e njė tė huaj njėkohėsisht, tė cilat s’ka shans tė takohen ndonjėherė me njėra-tjetrėn. Ia ka vėnė tash syrin brazilianeve, se e ka parė qė Tina ka njohje tė kolme mes braziliankave tė Graz-it.
    “Mė duhet ta marr me tė mirė”, i pėrsėriste ai vetes, “por rasti i karnevaleve tė kėtij viti nuk do tė jetė pėr t’u humbur. Si do t’ia bėj Erės, po Valės? S’do tė mė qasė mė asnjėra. Por ndoshta ndodh dhe e kundėrta, femrat tė ēuditshme janė. Atėherė kur e ndjejnė aromėn e konkurrencės, atėherė i pėrveshin mėngėt, thellojnė dekoltetė, rriten nė taka delikate, lėkunden mė hijshėm dhe nė vendosjen e kėmbės mbi kėmbė, kujdesen qė kofsha t’iu shquhet mė mirė nė tė ēarėn e fundit. Po Ardit si t’ia bėj?“ Aty u kujtua pėr Ardin. Ai ėshtė konkurrenca mė e fortė. I qetė e i kujdesshėm, njė shok pėr kokė pėr ēdokėnd qė i qėndron pranė, ka gjasa tė mira, tė arrijė tė kthehet nė qendėr tė vėmendjes. I kthehej para syve pėrkulja e tij mbi Valėn nė kėrcim e sipėr dhe u bė keq. Mirė qė qėndronte ulur, se mendtė nisėn t’i merreshin dhe iu lut Erės pėr njė kafe tjetėr.

    Provat e pėrgjithshme pėr paradėn e karnevaleve u zhvilluan njė orė para nisjes sė karvanit. Grupi i daullexhinjve i binte daulleve, nė kamionin e marrė me qera bėhej prova e altoparlantėve. Samba i bėnte tė gjithė tė lėviznin nė vend e ato tre tė shkretat braziliane qė kishin dalė vėrtet me bikini, me taka tė larta dhe geta rrjete, qeshnin nėn palltot qė i mbanin ende veshur, sepse e mendonin veten duke u dridhur nga tė ftohtit pas ndonja njė ore, duke bėrė njėkohėsisht sikur iu vinte pėr tė qeshur, kur brenda me siguri do tė ishin duke ulėritur. Lina merrej me organizimin e detajeve tė fundit dhe pėrpiqej qė prej gati gjysėm ore tė kapte nė telefon kėngėtaren, Daniela Silvana-n, dikur bukuroshe, tashmė afėr tė 40-tave, e cila vazhdonte tė mungonte. Tani nuk ndihej, Ardi po merrej me daullexhinjtė dhe po i pyeste pėr kursin qė kishin bėrė qė i kish ēuar deri tė mėsonin tė luanin aq mirė. Mbėrriti deri tė binte dakord lidhur me sa do t’i duhej tė paguante e kur do mund tė shkonte pėr tė marrė mėsim. Vala dhe Era nuk merreshin me gjėsend, bėnin muhabet, Vala pinte cigare njėra pas tjetrės.
    „Pėrse ėshtė vallė kaq e shqetėsuar?“ pyeste veten Era. Vala nuk pi kurrė mė shumė se tre cigare nė ditė e tash nė mė pak se njė orė po i afrohej fundit tė paketės. Nuk guxonte ta pyeste, sepse megjithėse e kanė arritur njė miqėsi qė nuk mund tė gjendet fjalė pėr ta pėrshkruar, korrektesa nė mosngacmimin pėr ēėshtje shumė personale ka mbetur e njė niveli qė meriton respekt, kėshtu iu ka thėnė tė paktėn Ardi. E tė dyja e ndjejnė se i bėjnė njėra-tjetrės konkurrencė pėr Ardin e tė dyja druhen, se asnjėra nuk do mund tė lidhet me Ardin, sepse Ardi ėshtė i tillė. E ndoshta prandaj tė dyja kanė dobėsi pėr tė, sepse Tani e tė tjerė nuk janė tė kėtillė.
    „Pse e keni dėshirėn ta provoni me gjithkėnd?“ e kish pyetur njė ditė Vala Tanin, nė kohėn kur Tani akoma nuk i kish ngritur antenat tė kapte sinjale nga hiret e Valės. Ai, krenar pėr si e njeh veten, i tregoi, se ėshtė gjėja mė e natyrshme pėr tė qė tė veprojė kėshtu. Atij nuk mund t’i rrijnė buzėt nė vend tė ngrira, kur sheh njė fytyrė jo tė zakonshme. I duhet patjetėr tė buzėqeshė e tė nxjerrė njė kompliment pėr hir e pėr respekt tė sė pazakonshmes qė po e sheh tė mbyllur nė njė trup vajze.
    „Tyē“, kish thėnė me vete Vala, kurse me gojė i tha: “Paske pėr tė bėrė karrierė, sidomos me kėtė justifikimin me kėto fjalėt e komplikuara “pėr hir e pėr respekt tė sė pazakonshmes qė e sheh tė mbyllur nė trup vajze ...“ yhy ... pėrtokė do i rrėzosh femrat, po ruhu se mos rrėzohesh edhe ti vetė“ dhe u mbulua nga njė valė e qeshure tė natyrshme dhe njė tė kuqi tė lehtė nė fytyrė.
    Ai kish qenė ēasti, kur Tan krenarit i kish nisur dashuria pėr Valėn, ose tė paktėn ajo qė ai e mendonte pėr dashuri. Kurse pėr Valėn ai kish qenė ēasti i vėrtetimit qė ai ėshtė supertyē.
    „Ēfarė fjale, supertyē!“ i doli papritmas nga goja fjalia, teksa pinte cigare nėn vėshtrimin e Erės. Aty pėr aty bėri sikur nuk e kuptoi qė po fliste me zė tė lartė. „Kjo ėshtė java mė e gjatė e jetės sime“, i tha asaj. Era bėri sikur nuk ishte aty. Kur e dua unė qė tė flasė, kjo nuk flet“, mendoi mė tutje me vete. „Si ka mundėsi qė nuk ėshtė si ato kukullat me kurdisje, se nga pamja kushtet i plotėson pėr tė qenė e tillė.“ Era gjithmonė ka arritur tė tėrheqė vėmendjen me pamjen e vet si kukull. S’ka shans pėr konkurrencė me tė nė kėtė drejtim. „Po pėr aq kohė sa tė ndodhemi nė tė njėjtin konvikt bashkė e tė kemi tė njėjtin rreth tė njohurish, gjasat janė tė mėdha qė tė na pėlqejnė e tė biem nė dashuri me tė njėjtit djem e ndoshta njėkohėsisht, pėr shkak se mjaft cilėsi i kemi tė ngjashme e kjo ndoshta na ēon tė mendojmė, ndjejmė e sillemi ngjashėm. Ta marrtė dreqi, qė jemi kaq shumė shoqe“, mendoi mė tej. „Po mos kujtojė, se cigaret po i pij pėr kėtė shkak? Ku i dihet, ndoshta m’i deshifron mendimet me ata sytė e vet tmerrėsisht tė thellė.”
    “Njoh njė burrė qė ka sytė mė tė thellė qė kam parė ndonjėherė. Gojė si prej fėmije, humor si prej njeriu qė e do jetėn, zemrėn e ka tė mirė me njerėzit qė i do, tė tjerėt i janė larg e nuk ka mundėsi t’ua shfaqė dashurinė e tė tjerė tė tjerė thjesht nuk ekzistojnė pėr tė. I kam thėnė, fatmirėsisht pėr ty ka ardhur koha qė mund t’ia lejosh vetes moskomunikimin me ata qė nuk i honeps dot. Mendo pak Era, a nuk punon secili prej nesh, mundohet e rropatet edhe me kėtė shkollė, edhe me tjetėrēka, qė dikur, pa e ditur ekzaktėsisht se kur, tė ketė mundėsinė ta zgjedhė vetė, se me kė nuk do tė ketė tė bėjė?”
    “E njeh vėrtet ti kėtė burrin me sytė e thellė?“ e pyeti Era.
    “Pse, se nuk e njeh ti, do tė thotė qė as unė nuk e njoh?” ia ktheu Vala. “Prej pesė ditėsh kam marrė vesh se jam e sėmurė“ vazhdoi ajo dhe uli sytė. Cigarja thuajse po i digjte gishtin. Deri dhe filtri po i mbaronte. Era i mbėrtheu kyēin e dorės dhe e detyroi tė ngrinte kokėn.
    “Po sėmurė“, tha Vala. „Dhe vuajtjen mė tė madhe e di pėrse e kam, druaj se nuk do e kem mundėsinė tė jetoj aq gjatė, sa tė vendos vetė, se kur do e ndėrpres komunikimin me ata qė nuk i honeps dot”.
    “A din tjetėrkush pėr kėtė?“ pyeti Era me sy tė tmerruar.
    “Jo, ti je e para qė mėson pėr kėtė.“
    „Po Ardit i ke treguar?“ e pyeti Era.
    “Ardit? Pse Ardit?”
    “Ti e di Vala, tė lutem mos bėj tė paditurėn.”
    “Oh Zot”, mendoi Vala, “pse ėshtė kaq e vėrtetė, qė kur ti rrėfen pėr njė gjė siē ėshtė sėmundja, pa e thėnė se pėr ēfarė bėhet fjalė, tė gjithė bėhen befas mė tė mirė! Dhe unė jam e sigurtė qė Era nuk do guxojė tė mė pyesė se pėr ēfarė sėmundje bėhet fjalė, do tė mė thotė se do tė lutet pėr mua, do tė mė mbėshtesė nė ēfarėdo qė tė dėshirojė dhe do tė mė lėrė fushė tė lirė me Ardin, nė ēka tė dua unė. Dhe sot do tė kujdeset qė unė tė kėrcej pareshtur, tė dehem e ajo tė mė bėjė gati shtratin, para se tė plandosem nė tė nė gjumė.

    Sėmundja misterioze lėvizte si njė hije brenda apartamentit tė konviktit. Era ashtu gati heshturazi ia kish bėrė me dije dhe djemve. Karolina qe e vetmja qė ende i buzėqeshte normalisht secilit prej tyre, domethėnė me buzėt vesh mė vesh dhe me aksentin e theksuar jepte pėrshėndetje, sipas vaktit tė ditės, nė mėngjes gjithmonė fjalėt i dilnin si tė buhavitura, ngase gjumi mezi i dilte e fjalėt nuk mund tė mos ia nxirrnin nė dritė buhavitjen e fytyrės. Gjithmonė nė mėngjes del me nga njė shenjė tė jastėkut nė faqe, ose nė ballė.
    “Fatmirėsisht nuk je nė muhabetet tona Lina“ i thoshte Vala nė shqip dhe ajo e pyeste nė gjermanisht:
    “Was Vala? Magst du mehr Zucker in deinem Tee (1)”
    „Jo, unė e pij ēajin pa sheqer“, ia kthente Vala nė gjermanisht“, por tash dua tė rri vetėm e tė ulėras“ vazhdonte nė shqip.
    „Po ti ēfarė thua kėshtu?“ vazhdonte Lina.

    Nė njė nga mėngjeset me ēaj dhe dialogje gjysėm shqip e gjysėm gjermanisht, Lina i tha:
    „A e din qė edhe pak ditė kanė mbetur nga periudha e uljes sė ēmimeve?“ dhe u ngrit tė merrte kutitė e kėpucėve qė kish blerė, t’i shiste mend pėr pazarin qė kish bėrė nėpėr dyqanet e ndryshme. Pastaj nxorri disa komplete veshjesh tė brendshme dhe aty vėmendja e Valės u shtua disi. Dantellat meritonin tė paktėn njė vėshtrim tė shpėrqendruar. Kish bėrė vėrtet pazar e poshtra! Edhe donte ta pyeste, edhe nuk donte ta pyeste pėr mė shumė detaje, pėr shembull nėse ia vlente akoma mundi, tė drejtohej pėr nga shitoret e veshjeve tė brendshme. Ia vlente gjithsesi nė rast se je e dhėnė pas tyre, aq mė shumė nė rast se ke dikėnd, tė cilit t’ia shfaqėsh ato. Si i kishte thėnė mjeku? „Qė prej kur nuk e keni marrė pilulėn zonjushė?“ Dhe ajo duke u skuqur, i ish pėrgjigjur: „Ka ca kohė.“ „Kohė?“ ia kish kthyer ai i habitur dhe kish vazhduar me po atė habi prej austriaku tė rritur para njė pėrgjigjeje tė tillė: „Po pse?“ „Matufi“ kthente nė mendje Vala, „nuk mund t’ia nxejė truri qė mund tė jetohet vetėm, ah po kėtė ndoshta ia nxen truri, por jo qė mund tė jetohet pa seks. Tyē!“ „Po tek gjinekologu a jeni vizituar?“ e kish mbyllur i ndrituri batarenė e pyetjeve qė merrnin pėrgjigje tė shpikura aty pėr aty.

    Gatitja e rrėfimit me rastin e 1 prillit po i pėrparonte tė katėrve nė ritmin e duhur. Vala pėr ēdo ditė korrigjonte ē’kish shkruar njė ditė mė parė dhe e lexonte krejt tekstin nga fillimi pėr tė vėrtetuar nėse filli i ndjekur shkonte siē duhej, apo dilte ndonjė nyjė e padėshiruar aty-kėtu. Kishin rėnė dakord qė gjithsecili do tė pėrgatiste diēka e tre tė tjerėt tė ulur pranė shishesh vere, duhanit dhe kafes do tė arrinin tė zbulonin, nėse e treguara ishte histori e vėrtetė ose jo. E mira e shoqėrive tė krijuara nė moshė tė pjekur e aq mė tepėr larg vendlindjes ėshtė se ke tė drejtėn e tė shkuarės qė mbetet veē pėr ty e ti prej saj mundesh tė tradhėtosh sa tė duash, nė varėsi tė situatės,“ mendonte Vala. Por jo dhe aq nė periudhėn e internetit. Pėr shembull si e kishte marrė vesh ajo qė Era kish pasur tė dashur, i cili tash e kėrkonte online! Erės i kish treguar pėr kėtė shkaraz me sa ėshtė e mundur e folura shkaraz pėr njė temė tė tillė. Ai ish-djali i saj ngacmonte ēdo femėr qė shihte nė chat, duke i parė adresėn prej nga ajo shkruante, duke menduar se ishte ajo. Por ishte aq i zgjuar, sa tė kishte kujdes tė mos e tradhėtonte krejtėsisht veten e Erėn, por priste ndonjė shenjė nga ana tjetėr e ekranit qė t’i vėrtetonte se shkruajtėsja ishte Era. „A thua se Era ėshtė e vetmja shqiptare qė ndodhet nė Graz me studime, e cila e donte letėrsinė, filmat dhe qė kishte zgjuarsinė tė pėrgjigjej siē duhej pėr ēdo pyetje. Nganjėherė djemtė sillen vėrtet sikur kanė aftėsi tė kufizuara mendore. Mos ndoshta vetėm pėrpara vajzave qė duan apo kanė dashur? Ja dhe kjo duhej pėrfshirė tek teksti pėr 1 prillin.“
    Linės i kishin kėrkuar qė atė ditė mundėsisht t’ua linte tė lirė kuzhinėn, sepse kishin njė mbrėmje nė rreth tė ngushtė. Ajo si gjithmonė me buzėqeshje i kish thėnė, se kish ndėrmend tė shkonte tek njė shoqe e veta dhe nuk do t’i shqetėsonte.

    Tani kish vendosur tė rrėfehej pėr dashurinė e vet tė parė, ose tė paktėn pėr atė qė atij i ish dukur si dashuria e parė. Ajo paskėsh qenė njė vajzė e vogėl nė trup, me flokė tė errėt, dhėmbė me tela, quka qė i ndrisnin mbi faqet e imta dhe kėmbė pak tė shtrembėra.
    „Nuk e di se ē’i kam pėlqyer asaj vajze“, tha ai, „po duket qė jam akoma i tronditur nga ky pėlqim, sa ēdo femėr mundohem ta zgjedh tė tillė qė asaj nuk i afrohet nė pamje.“
    „Kjo ėshtė rrenė“, i tha Vala. “Qė prej aty kur ti flet pėr atė qė nuk di ē’i ke pėlqyer atėherė. Pėr dashurinė e parė nuk ka komente, ajo o ėshtė, o s’ėshtė, o ka qenė, o s’ka qenė, e plotė pa si e qysh edhe vite mė pas.”
    “Ashtu ėshtė“ tha Ardi dhe qeshi me argumentimin e Valės. Era heshtte dhe shihte Tanin tė pėrhumbur nė mendime.
    “Jo, e vėrtetė ėshtė“, tha ajo, „ju qeshni, ndėrsa ai me mendje ėshtė tjetėrkund.”
    Tanit vėrtet nuk i qeshej.
    “Ajo, Arta quhet, ėshtė fejuar tashmė. E kam marrė vesh prej pak muajsh. Me njė djalė qė ka pothuaj tė njėjtėn pamje si unė.“
    „Ooo, tani e teprove“ thanė Ardi dhe Vala njėkohėsisht dhe vazhduan me tė qeshurėn e tyre.
    „Nejse ...“ mbylli Tani fjalimin e vet dhe u rehatua nė njė shilte tė mbėshtetur nė mur pėr tė shijuar verėn e kuqe qė e kish zgjedhur vetė. „Ti tash“, i tha Valės.
    „Jo“, ia ktheu ajo, „e imja do tė vijė vetėm nė fund, ti Ardi dhe Era e keni rradhėn.”
    Ajo u zhyt nė qoshen e vet dhe ktheu kokėn e abazhurit pėr nga lart qė tė shihte rrathėt e dritės tek shtriqeshin nė tavan. Bėnte sikur dėgjonte. Mezi kish arritur ta maste distancėn mes heshtjes dhe fjalės. Dhe aty e kish gjetur dhe burimin pėr sėmundjen. Historinė e Ardit e humbi dhe ai u ndje i fyer, kur prej saj nuk mori asnjė reagim, nė ish e vėrtetė apo gėnjeshtėr ajo ēka ai sapo kish mbyllur.
    “O Zot, mos ka thėnė gjė dhe pėr mua?” mendoi. “Ta kem humbur ēastin thua, kur do mund tė kisha kuptuar, nėse ai ndjen diēka? Hė mė tė lumtė!„ Bėri sikur u ndje keq dhe donte tė shkonte urgjentisht nė banjo. Aty u pėrtyp disa herė fort, sa t’i vinte deri pėr tė vjellė qė tė paktėn zhurmėn ta bėnte sa mė pranė origjinales nė mėnyrėn qė ēdonjėri prej tyre do e kish nė mendje mė sė largėti nga koha kur ishin fėmijė e qėndronin shtrirė nė shtrat, mėma u qėndronte mbi kokė dhe i mjekonte me si tė mundej. Era e thirri dy herė qė nga kuzhina dhe ajo mė nė fund u kthye. I kish hedhur fytyrės disa grushta ujė. Balluket i ishin ngjitur pas ballit.
    “Modė idiote“, tha me vete, „Ē’i preva dhe unė kot flokėt. I kisha mirė e bukur ashtu tė gjata, me shkallėzim. Mendjefemėr thuaj mė mirė“ vazhdoi me mendje duke u ulur. “Jam gati pėr historinė tėnde Era“, i tha.

    „Ka qenė klasa e tretė ose e katėrt“, nisi Era, „dhe ndoshta duke dashur ta harroj atė qė ka ndodhur atėherė, e kam shtyrė saktėsinė nga kujtesa, pėr datėn, pėr fytyrat qė kam parė atė ditė, por di qė ka qenė orė fiskulture. Kisha shkuar nė banjo tė shkollės, njė banjė e ndyrė nė kat tė parė, ku ish gjithmonė frikė tė shkoje vetėm dhe …”
    Era e ndėrpreu rrėfimin. Tani, Ardi, Vala prisnin pėr vazhdimin, ajo heshtte. Ishte e tmerrshme ta shihje. Fytyra i qe skuqur dhe ajo dridhej. E ulur mbi njė shilte si dhe tė tjerėt, mblodhi gjunjėt, i afroi me fytyrėn dhe qėndronte ashtu.
    “O Zot, sa do tė doja tė mos isha e pranishme nė kėtė ēast”, mendoi Vala. “E shkreta vajzė, kushedi ē’i ka mbetur nė mendje nga ajo kohė e poshtėr.”
    Dy djemtė u ndjenė akoma dhe mė keq dhe nuk po dinin si tė thyenin tmerrin nė fytyrėn e Erės.
    “Ajo vėrtet ka pasur nė mendje tė na thotė diēka tė vėrtetė”, mendoi Ardi dhe u mbushi tė gjithėve gotėn me verė. “Vala tė lutem a e bėn njė kafe pėr mua? Ti Tan je pėr kafe? Ti Era?“ Era pohoi me kokė.
    „Sa e rėndė gjendja! Po pse mė mbeti mua ta shpėtoj? Cilin variant tė historisė tė sjell? Apo tė improvizoj njė kolazh tė asaj qė kam nė mendje? Asnjėri prej djemve nuk do tė japė shenjė se gjendja ėshtė e rėndė dhe asnjėri nuk guxon tė nisė njė bisedė tjetėr, sepse druhen se mos Era shpėrthen nė lotė para tyre e nė ndonjė vetėrrėfim”, mendonte Vala. “Nuk dua tė jem e vetmja“, vazhdoi ajo me zė.
    “Qė ēfarė e vetmja?“ ia preu Ardi.
    „Qė po rri nė kėmbė kėtu para makinės sė kafes. Pa ēohuni tė merrni filxhanėt! Era, tė lutem zbrit merr njė paketė cigare tek automati.“
    Era u ngrit si me komandė dhe doli me shpejtėsi nga dhoma.
    “Do tė kujtohet pėr paratė, kur tė jetė para automatit”, qeshi Vala.
    Djemtė morėn filxhanėt dhe i vendosėn nė qilim, Tani shkoi mori nė dhomė njė kek qė e kish blerė atė pasdite. Ardi, i mbetur vetėm me Valėn, iu afrua dhe i pėshpėriti pranė veshit:
    “Ku je ti?”
    Vala duke u skuqur e shikoi thellė nė sy, si tė donte t’ia shponte bebet me atė shikim, por pėrgjigje nuk i dha.

    “Mjeku mė pyeti, nėse unė marr pilulėn” nisi ajo qetėsisht rrėfimin, ndonja gjysėm ore para krizės qė e pushtoi Erėn.
    Sytė e djemve sikur u ēakorduan atė ēast. Era buzėqeshi.
    „Pastaj mė tha se mirė do tė ish tė shkoja pėr vizitė tek gjinekologu.” Asaj iu bė se pėrveē syve tash dhe veshėt e djemve po merrnin pėr kot. Flegrat e hundės nisėn t’i lėviznin mė me shpejtėsi Tanit. Era mezi po mbante tė qeshurėn.
    „Po unė i thashė, nuk dua tė vdes nė duart e gjinekologut.”
    “Po pse duhet tė vdesėsh nė duart e gjinekologut?” pyeti Tani. “Ē’janė kėto ide idiote? Ēfarėdo qė tė kesh ti, ai do tė tė ndihmojė tė shėrohesh dhe jo tė vdesėsh.”
    Era ia mbante sytė mbėrthyer dhe priste pėr vazhdimin, kurse fytyra e Ardit ish bėrė ngjyrė dheu dhe sytė sikur nuk i kishte mė.
    “Eh mor djalė qė nuk je vajzė, nuk do e kuptosh kurrė se ēka pėrbėn lirinė mė tė madhe pėr njė vajzė”, vazhdoi Vala dhe lėshoi njė ofshamė.
    “Ti je shtatzanė“, tha Tani dhe nisi tė qeshte. “Me kė, me kė?“
    Era e shihte me dyshim, nėse atė ēast ai ish ende i pėrgjegjshėm, apo pėrveē syve, veshėve dhe flegrave tė hundės, ēakordimi i kish kaluar dhe nė tru.
    „Nuk dua tė them, se ēfarė po mendoj”, tha ajo. “Por po tė ishin tė paktėn unė, kam bindjen se kėta tė dy do e kuptonin se pėr ēfarė e ke fjalėn.”
    “Oh jo, e dashur Era”, tha Vala, “do e kuptonin vetėm nė rast se nė karnevalet e ardhshme do dilja e veshur si „E Fundmja e Mohikanėve”.
    “Jooo”, qeshi me tė madhe Tani. “Jooo” vazhdoi dhe nuk pushonte dot sė qeshuri. “Sot ėshtė 1 prill dhe nuk mundem ta besoj kėtė. Pse mundeni ju tė dy?“ dhe sytė ta jepnin pėrshtypjen se ai po i afrohej bregut tė ēmendjes.
    Ata tė dy heshtnin si mumje me ngjyrė shekujsh.
    „A mundesh ta shquash, se cila ishte sėmundja pėr tė cilėn tė tregova?“ tha Vala duke e fiksuar me sy Erėn dhe nisi me tekstin, i cili tashmė duke se e meritonte leximin:


    „Fjollė ... po kjo nga del? Shih si u mblodh ... njė rreth, dy, tre. Po kjo qė po i vė fjalėt nė rresht, kush ėshtė? Prit! Mungojnė njė pikėēuditėse, njė „mė“, njė „fal“ dhe trajta „mė fal!”. Edhe tė tjera mungojnė, po fillo tani. Unė vetė po dal pėr gjueti. Dielli dhe shiu kanė bėrė komplot, tė ēmendin kė tė mundin. Dhe dikush duhet tė marrė nė dorė drejtimin e revolucionit. Na duhet tė gjejmė dhe lotė pėr heronjtė dhe fjalė qė tė shfajėsohemi pėr zhdukjen nga fusha, atėherė kur mjaftonte tė paktėn njė kor zėrash.
    Krisma tė qeshurash, klithma ngado. Kontrollojnė trupin pėr bira. Gjallė? Gjallė.
    Doli fjolla, lindėn rrathėt, erdhėn krismat, apo qenė krismat tė parat dhe sėmundja pas? Apo rrathėt vijnė nga tjetėr kohė qė tė na bėjnė lėmsh?


    -1-

    Sa sėmurė je? Aq shumė, sa dhe era ka ndėrruar trokun. Nė gjirin e natyrės mbjell kriza, pėrreth teje pipėtin nė stuhi. Ti e ndjen dhe nuk tė bėhet vonė. Nuk tė bėhet vonė pėr djajtė, jo mė pėr kėtė farė ere qė ka zbritur tash dhe luan engjėllin.
    Vetėm pėr ufot, pėr ata shqetėsohesh dhe nuk ke frikė tė pohosh se i dashuron. Sa herė e ke ndėrruar objektin e dashurimit? Aq shumė sa tė ka ndryshuar dhe pėrkufizimi pėr dashurinė, the.
    Ē’e paske pasur kėtė fyt?! U bėra eksperte miniere, ti po hiē. Hiē pėr djajtė, hiē pėr engjėjt. Jo the ti, s’ėshtė hiē, se tė dėgjojnė ufot dhe njerėzit. Mirė pėrkufizimin e ufove, se m’u shkruajt nė tru, qė jeton veē nė gjuhėn tėnde, po atė tė njerėzve ku ta gjej?
    Tė duhen ca botė, the, dy tė paktėn me kufij tė shqueshėm e njė qė vuan nėn mungesė kufijsh, ose njė e vetme qė nuk e di as vetė se ėshtė vetėm njė. E derisa tė kesh mbėrritur aty ... dhe kėtu i qėndise buzėt me fill proteste.


    -2-

    Ej ėrumės as? Tė ka mbėrthyer mania e persekutimit? Ti kundra kujt? Meje? Ti thua jo. Se mė ēmon. Ma pėrkufizo pak ēmueshmėrinė e tė tjerat qė lidhen me ty si ēmuese. Pse mani? Se nuk tė zė gjumi nga mospėrfillja, lėre mė nga mospėrfillja ime. Eshtė hala nė grykėn tėnde. Se tė vegjėlit qė i ke parė tė rriten nė barkun e sė njėjtės kohė, nė tė cilėn aktore je dhe ti, duhet patjetėr … Ti pret pėr fjalėn e madhe? Gjeje!

    Sa e ēuditshme ėshtė bota dhe trajtat qė i rrahin nė zemėr!
    Disa prej tyre tronditen se i persekutojnė me fjalė e tė tjerėt
    Se i persekutojnė me heshtje.
    E nga kėta s’mund tė pritet t’i lėnė tė qetė delfinėt.


    -3-

    A e sheh trajtėn? Po fjollė-sėmundjen qė i del nga puroja? Po puros a ia gjen dot ku e ka fundin dhe fillimin? Po pasqyrėn a e sheh si lėkundet, diku e paqtė, diku e zhubravitur? Mirė qė ėshtė deti nė midisin mes bregut dhe horizontit, tė gjej njė shpjegim qetėsues pėr ngjethjen e mishit, sa herė zėri mė bėn tė dėgjoj pyetjen: Sa vepra ekzistojnė midis heshtjes dhe fjalės?

    „Sa e thellė, sa e thellė e pse gja do tė vdisje ti?“ vazhdoi me tė qeshurėn Tani aty ku e kishte lėnė.
    „Ja ku jam!“ hodhi nė ajėr fjalinė Vala dhe Ardi i hodhi njė shikim si tė donte t’ia shponte bebet me tė.
    Brenda po tė njėjtės heshtje me ngjyrė shekujsh, Era shihte sa njėrin ashtu dhe tjetrin, nė bark i lėvizte njė nyjė dhe nė sfond shquante histerinė e njeriut qė nuk mundet dot ta fshehė ndjenjėn e humbjes.

    2006-2007


    (1) Ēfarė Vala? Dėshiron mė shumė sheqer nė ēajin tėnd? (Gjermanisht)

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Krijimi yt i pare ky ?

    Sa mire...Te uroj suksese !

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sa shpejt te doli koha ta lexosh. Apo e kishe lexuar ne tjeterkundin ku e kam postuar qe ne prill?

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Thone qe gjykimi ne distance eshte me i verteti ndonjehere :P

    I hodha nje shikim te shpejte dhe mora impresionet me te para ( ndoshta dhe me te vertetat ) nga krijimi yt. Vertet shume mire

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Falemnderit per leximin Pratolini!

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Pershendetje, Dita

    Do te mundohem te them dy fjale mbi tregimin qe sapo lexova.

    Mendoj se ty nuk te mungon pervoja jetesore. Domethene qe ke ē'te na tregosh. Kjo eshte diēka e mire. Madje eshte A-ja e punes. Dikush kerkon te na thote diēka dhe merr fjalen nepermjet shkrimit. Kerkon te hyje ne kontakt me ne si lexues.

    Pra "dhurata" qe autorja kerkon te na ofroje ka njefare sharmi qe ne pamje te pare na pelqen. Do te mesojme diēka aty.

    Te vijme tek "mbeshtjellja" e dhurates. Dhurata na vjen ne nje pako, mundesisht me forma te drejta, drejtkendeshe apo katrore, ska rendesi, megjithese syri njerezor ka treguar qe preferon drejtkendeshe, mundesisht te lidhur persiper me nje fjongo te kuqe, jo mes permes, por ne forme kryqi. Bleresi afrohet dhe e blen.


    Mendoj se mbeshtjellja ēalon deri-diku. Te shikojme fjaline e pare. Ti e di, Dita, qe lexuesi duhet joshur qysh ne fillim. Tregimi aq eshte, nuk ka kohe per t'u menduar. Na pelqen apo s'na pelqen. Madje kjo gje ndodh sot dhe me romanin. Njerezit kane aq pak kohe te lire per ta shpenzuar ne mijera menyra. Internet, lojera, shetitje, bar-kafe, etj. Lexon faqen e pare te romanit dhe nuk i pelqen, e le menjane. Jeta eshte e shpejte dhe e vrullshme. Nuk ka me kohe per te bere nje orvatje te dyte.

    Fjalia e pare thote : Atė ditė tė dielltė shkurti tė katėrt u zgjuan tė dashuruar, Era nė Ardin dhe Tanin, Ardi nė Valėn, Vala nė Ardin dhe Tani nė Erėn dhe Valėn.

    Qysh ne fillim, lexuesi perballet me nje bollek informacionesh te cilat e gjejne trurin te papergatitur. Kemi kater personazhe, qe te kater me emer. Dhe qe per me teper jane te dashuruar ndermjet tyre. Madje dy prej tyre duan dy vete njeheresh. Per mendimin tim, kjo eshte diēka e rende per nje fillim tregimi. Do te kisha dashur shume qe informacioni te na vinte pak me ngadale, psh duke bere njefare pershkrimi me fjali te shkurtra, te tipit (kjo eshte thjesht per shembull dhe ska lidhje me mesimet e mia) :

    Ata ishin kater shoke. Quheshin Era, Ardi, Tani dhe Vala.

    Pastaj, me ca fjali te tjera pak me te gjata, mund te kishim njefare pershkrimi fizik te tyre, ky ishte pak keshtu e ajo ashtu. Gjithashtu dhe ndonje te dhene tjeter mbi ta. Ideja eshte qe lexuesi te marre fryme me lirisht dhe t'i ngulise personazhet mire ne koke, duke i perfytyruar, duke iu dukur sikur eshte aty ne nje dhome me ta, madje dhe duke krijuar simpatite e para - une qe jam flokegeshtenje do te lidhja simpati, fjala bie, me nje bjonde, apo e kunderta.

    Dhe keshtu, me personazhet ne koke, ne do ta kishim me te lehte shtjellimin e ngjarjes. Ne menyren siē eshte treguar, lexuesit i duhet te mundohet pak per te mbajtur mend lidhjet dhe emrat. Eshte njelloj sikur te vjen tek puna nje drejtor i ri, dhe shefi i prezanton punetoret vetem me emer : ky eshte Hans, ky Peter, ai aty Fritz, Ernest si dhe ai tjetri Franz. Drejtori, po nuk pati ca te dhena te tjera, nuk do te mundet t'ua kujtoje emrat pese minuta me pas. Duhen ca kleēka mnemoteknike, perndryshe historia na rreshqet dalngadale dhe na pervidhet prej duarsh. Ose, dhe mund ta mbajme, por me mundim.

    Ka dhe diēka tjeter qe e shoh shpesh neper shkrime. Presja keqperdoret ne nje menyre te pabesueshme. Kjo eshte ne pergjithesi, jo vetem ne kete shkrim (megjithese tek ty nuk ishte dhe aq flagrante). Ndoshta duket si ēudi, por presja nuk eshte per te rregulluar frymen. Ajo eshte per t'i dhene kuptim fjalise. Ja te marr nje shembull nga shkrimi :

    Ndjente sytė e Ardit, me tė cilin kish kėrcyer aq pranė, sa ende ia ndjente duart mbi shpinė dhe frymėn mbi fytyrė.

    Ke vene dy presje. Ndersa presja e pare eshte me vend, e dyta nuk ka arsye te jete. Ndermjet lidhezes aq... sa nuk perdoret presje.

    Shembull : Jam aq i lig sa nuk behet me. Dhe jo : Jam aq i lig, sa nuk behet me. Ne rastin e dyte, nqs veme presje pas "aq", atehere pjesa e pare "Jam aq i lig" merret si nje pohim ne vetvete. Me nje fjale, jam shume i lig. Dhe kaq.

    Kurse pa presje, "aq... sa" merr formen e plote te nje krahasimi.


    Dhe e treta, kam vene re dhe gjetke qe perdoret shpesh fjala "e shkreta". Psh, i shkreti burre, e shkreta grua, etj. Me ē'kam lexuar une neper autore te ndryshem, kjo fjale perdoret vetem ne nje forme ironie ose perēmimi te ftohte. Psh : Eh, e gjora vajze, detyrimisht keshtu duhej te bente, ajo ska pare mashkull me sy prej vitesh. Ne kete rast, autori nuk shpreh keqardhje, as meshire, nuk ka ndjenja dhembshurie per ate vajzen, por ai tallet me te, e ironizon, e lendon. Sigurisht, kjo ne funksion te ngjarjes qe ka per te treguar.


    Duhet te shkruash, Dita, dhe besoj se pak nga pak stili yt do te shtrohet e do te zbutet e me ne fund, do e ndjesh veten ne elementin tend.

    Keto ishin thjesht pershtypje te nje lexuesi dhe jo te nje kritiku.

    Te pershendes dhe te uroj shume suksese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 01-12-2007 mė 10:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •