Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 61

Tema: Copėza...!

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Interesante fotoja! Sejcili pra paska menyren e vet te te shprehurit te fitores. Urime! Na sill dhe foto te tjera ne funksion te temave. Respekt mondishall

  2. #12
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    engjellore, pergezimet e mia !
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    “Loja e shamise”

    Ato prisnin te dyja, ulur ne karrige, perballe njera tjetres.
    Biondja, dukej sikur sapo kishte dale nga parukeria. Kishe veshur pantallona te ngushta, dekolte te guximshme dhe ne kembe kishte mbathur nje pale kepuce me take te larte.
    Brunia, kishte veshur pantallona te gjera, kemishe me kuadrate te mberthyer deri ne fyt dhe ne kembe, kishte mbathur kepuce te sheshta. Floket e brunes ishin te prera shkurt dhe mbi hunde, i varej skeleti i holle i syzeve.
    Kandidonin te dyja per te njejtin vend pune.
    Brunia ishte zhytur ne lexim... lexonte si te kishte frike mos gjente ndonje gabim ne curriculumin e saj.
    Biondja nuk kishte curriculum, por kjo nuk e pengonte aspak ate, t’i hidhte brunes here pas here, veshtrime prej fitimtareje. Njerezt hynin dhe dilnin korridoreve dhe nuk mungonin te hidhnin ndonje veshtrim mbi dekoltene e biondes.
    Brunia thuajse nuk ekzistonte. Ajo, ndonjehere e shkepuste shikimin nga leximi dhe shikonte menduar, bionden… por vetem per nje cast, pastaj ulte syte dhe perqendrohej ne lexim.
    Telefoni i biondes filloi papritur te kendonte nje kenge ritmike.
    Ajo u pergjigj e ekzaltuar…
    - Alo… ja... akoma, e kam te fituar vendin e punes... jo, jo... Ketu biondja uli zerin. - Eshte njera, cope mishi...t’a shohesh si eshte veshur...mos e diskuto ..e kam te fituar...
    Brunia vazhdonte te lexonte.
    Te dera u shfaq nje djale i ri, i veshur me nje kostum te zi.Edhe ai, si gjithe te tjeret, i hodhi nje veshtrim shkarazi biondes, te dekoltejea... dhe u zhduk ne nje dere, qe mbyllej e hapej vazhdimisht.
    Brunia u perpoq te kujtonte ku e kishte pare ate djalosh simpatik.
    “Thua te ishte i njejti djalosh ēapken, i cili, dikur i lutej brunes, t’i bente detyrat e shtepise... ne kembim te nje qerasje (djaloshi nuk e kish shume qejf shkollen)...
    Ne lagjen e tyre te dikurshme, ata te dy, i kishin patur shtepite ngjitur.
    Brunia kishte degjuar qe babi i tij, ishte terhequr nga bota e biznesit dhe tani i biri, dmth djaloshi simpatik, ishte titullari i asaj shoqerie te madhe.
    Dera u hap serish.
    Qe andej doli nje grua e gjate, e cila i tha bondes ta ndiqte.
    Biondja u ngrit...shkundi floket e gjate... dhe me hapa te sigurt, ndoqi gruan...
    Kaluan vetem disa minuta... gruaja e gjate doli perseri... kesaj here i’u drejtua brunes: - N’a vjen keq por vendi u zu...
    Brunia uli koken, mblodhi fletet e shumta te curriculumit, mori canten dhe u drejtuaa nga dera. Ndersa largohej e menduar, si nje cast blic, i’u kujtua loja e shamise; nje loje e femijerise, qe e luanin se bashku me mesuesen e fillores.Mesuesja qendronte ne mes te dy skuadrave, me nje shami ne dore dhe therriste dy numra, te cileve, u korrespondonin dy nxenes, nga te dy skuadrat... ata duhej te vraponin per te rrembyer shamine.Ne femijerine e hershme, ajo loje, ishte me e veshtira per te... madje ajo i’a prishte deftesen me te gjitha dhjeta... vetem fisikulura 8... Ajo e humbiste gjithmone ate loje.
    Psheretiu...
    Edhe sot kishte humbur, edhe sot, si ne lojen e dikurshme te femijerise, i’a kishin rrembyer “shamine”...
    Te gjitha gjuhet e huaja, trajnimet, kurset e ndjekura te saj, nuk vlenin, as sa nje shkundje e flokeve te biondes...
    Ajo e vertiti nje cope here ne duar curriculumin, pastaj e grisi.
    Per here te pare... urreu veten.
    Per here te pare... e mallkoi veten ...qe nuk ishte e bukur...!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Rotullova kompjuterin tre here rreth aksit te tij,i lemova bishtin mausit,u mundova ti shtyp te gjitha germat e tastjeres, qe erdhe perseri.....................
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #15
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin

    Shume e bukur ,tamam nje realitet i ditve tona me fute ne mendime dhe mua moj engjellore(jam brune dhe une)
    urime engjull
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  6. #16
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    bravo engjellorja shume te bukura.Suxese
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te lexoj dhe me pelqen kur te lexoj. Cdo me shume? (Pak shaka) Suksese

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga Artson Lexo Postimin
    engjellore, pergezimet e mia !
    flm artson, ti nuk para ben koplimenta, keshtu qe ndihem e nderuar nga vleresimi yt...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Engjellore shkrimet e tua per dite edhe me te bukura.Urime.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    Sekretaria telefonike e zotit

    Zoti, per te nuk ishte asnjehere.
    Githmone i zene, gjithmone i ngarkuar me pune te tjera, ndersa ajo harxhonte edhe monedhat e fundit qe i kishin mbetur neper xhepa, per te folur me sekretarine telefonike te tij. E megjithate ajo ishte miqesuar shume me te. Sekretaria telefonike e zotit dinte t’a degjonte, ajo dinte t’a miratonte ne heshtje, edhe kur ajo ndonje dite, e merzitur sic qe, i shfryynte asaj, padrejtesisht.
    Nje nate me pare, ajo i ishte lutur me ngulm per nje pergjigje pozitive, te cilen, shpresonte t’a merrte te nesermen… natyrisht me ndihmen e mikes se saj besnike; sekretarise telefonike…

    ***
    Ai kishte zgurdulluar syte kur e kishte pare ne dere.
    Edhe mbas kaq vitesh, ajo ishte njelloj e bukur.. me perjashtim te asaj cehreje te zbehte dhe shikimit pakez te lodhur.
    Ajo e kishte peshendetur si e zene ne faj dhe pa humbur kohe, i kishte zgjatur nje pako te mbeshtjelle keq.
    - Ēfare eshte kjo ? - i kishte mermeritur ai.
    - Eshte dhurata jote e ditelindjes, se tete viteve me pare.. - i kishte thene ajo, duke vazhduar t’a shikonte me ate shprehje sysh, e cila edhe mbas kaq vitesh, kishte mbetur ēarmatosese.
    - Une te kam falur... - i kishte thene gati me peshperime dhe ishte larguar...
    Ata ishin ndare, ose me sakte, ai e kishte lene ate, ne menyren me mizore te mundshme, nje nate para ditelindjes se tij, (ajo ishte teper entuziaste per dhuraten qe i kishte blere, por nuk e kishte lejuar t’a shikonte, pasi ai duhej t’a hapte vetem diten e ditelindjes)

    - Kush eshte shpirt? – i kishte thirrur gruaja qe nga dhoma e gjumt.
    - Asgje asgje ...me sollen nje porosi per shokun tim te zyres..- i kishte thene ai me shpejtesi.
    - Oh, me dhembin kembet… gruaja e tj ishte vetem ne muajin e dyte te shtatzanise, por kishte filluar te perkedhelej e te ankohej, njelloj si te ishte ne muajin e nente.
    - Me ferko pak kembet…! Ai ishte perkulur mbi kembet e saj te buavitura, kur nga jashte ishte degjuar nje e frenuar e forte makine.
    Ai kishte ndjere dicka ne kraharor, por kishte vazhduar koke-ulur, t’i ferkonte kembet gruas.
    - Me haet akullore... - i kishte thene pastaj ajo papritur.
    Ai kishte mbathur kepucet ne heshtje.
    Ne rrugen kryesore perballe supermarketit, duhej te kishte ndodhur ndonje perplasje makinash, pasi atje, ishin mbledhur shume njerez. Edhe pse ndjesia ne kraharor i ishte bere me e forte, ai nuk u kthye te shikonte c’kishte ndodhur...
    - Boll me... mendonte me vete...
    Per tete vitete rresht, ajo femer i kishte monopolizuar mendimet, ndjesite, vendimet…
    - Bolle me…
    Me kutine e akullores ne dore, kishte ngjitur shkallet i menduar.

    ***
    Ate dite te fundit te jetes se saj, ajo kishte shkuar heret ne mengjes, te merrte pergjigjen e analizave .
    Mbas bisedes se gjate me mjekun, ishte kthyer ne shtepi dhe kishte nxjere nga sirtari dhuraten, qe kurre, nuk kishte mundur t’ia jepte atij.
    Rruges per tek shtepia e tij, ishte ndalur ne kishe, kishte ndezur nje qiri dhe ishte lutur.
    Kishte mberritur te shtepia e tij, i kishe dhene dhuraten dhe.... i kishte dale para nje makine qe ecte me shpejtesi marramendese. Vdekja kishte qene e menjehereshme...
    Te pakten per nje here te vetme ne jeten e saj, zoti e kishte degjuar dhe nuk i kishe vene sekretarine telefonike…
    Ēuditerisht i kishte permbushur deshiren per nje vdekje te shpejte...

    ***

    Lajmin e vdekjes se saj, ai e kishte degjuar ne nje kronike televizive, ndersa ishte duke i ushqyer akulloren gruas shtatzene...
    Folesi i lajmeve sqaronte se vajza e deshperuar, kishte dale vete para makines, mbasi kishte marre nje pergjigje analizash, e cila sipas mjekeve, deshifrohej qe i kishin mbetur vetem pak muaj jete...
    Te gjitha keto, ai i degjonte ne heshtje , ndera gruaja lepihej mbi kutine e akullores...

    p.s
    kete copez e shkrova dje , per t'u arratisur nga negativiteti qe me lane ne shpirt, disa postime ne adresen time keto dite...shyqyr zotit dje mbasdite, ne lagjen time iken dritat rreth 4 ore, keshtu qe u perqendrova ne kete copez...
    E shkrova per te gjithe ju dashamiresit e shkrimeve te mia...
    per ;bebushen ,alda resina , caushi poeti, skuthi ,sas,biligoa, bili,ooooo,2043,mondishall, ajsberg,agim doci...e ndonje tjeter qe e kam haruar...
    Engjellore !
    Nuk dij cilen shprehje me te bukur te te them per temen dhe ngjarjen qe solle ...tej mase me pelqeu dhe me preku thell ne shpirt !
    faleminderit dhe mire se u ktheve .
    Respekte per Ty!
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Koinēidencė apo copėza realiteti?
    Nga anuke nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 15-10-2006, 15:07
  2. Copeza jete nga e kaluara...
    Nga Ksenia nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-02-2006, 17:04
  3. Copėza tė grisura
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 19:08
  4. Copeza dashurie!
    Nga ~Geri~ nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 09:59
  5. Copėza dashurie nga glaukus 001
    Nga glaukus 001 nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 11:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •