
Postuar mė parė nga
Hyj-Njeriu
Molla ka shume interpretime,por une mendoj se molla perfaqeson Ndergjegjen...Faza e shkeputjes se njeriut nga kafsha...
Sado te hyjne jashtetokesoret ne diskutim edhe ata nje dite kane qene kafshe,pra mund te kene eksportuar fare mire mitet e tyre...
Persa i perket matriarkalizmit,nuk mendoj se ka pasur peshen qe sjell Baptisti...Sigurisht nuk ka qene maskilizem i paster sic kerkon krishterimi apo islami,por kudo hyjnite komanduese kane qene meshkuj...Pra matriarkalizmi ka qene thjesht rajonal e rast i rralle,si psh nder ne Liburnet sillen me sistem matriarkal...
Persa i perket gjakut sigurisht qe mbyllja sjell shterpesi,por vetem ne grupimet e vogla...Nje grup mbi 25 000 njesi,ka mjaftueshmeri gjenesh... Sparta me 30 000 individe qe martoheshin me njeri tjetrin eshte shembull i qarte shume shekullor....Sparta vecse kishte kuptuar edhe fuqine e te qenit race e paster....cka ne shek 20 u vertetua nga antropologet...

Zaten edhe spekulimet e pastra duhet ta kene diku nje baze te forte te shendoshe logjike te pakten.
Molla eshte simbol i seksit femror, rrotulloe si te duash, serish te del e njejta.
Kur jemi te frytet pemore dhe simbolike. Njeri nder fiset e para pellasge qe perqafoi idete patriarkale ishin Dardanet dhe si rrjedhoje ata moren Dardhen si simbol mashkullor ose kultin e dardhes se arte.
Matriarkati ishte sistem shumefish me i fuqishem dhe i gjithe pushtetshem se qe ta kane mesuar ty librat. Matriarkati ishte poaq i natryshem dhe i pa dyshueshem ne periudhen historike para luftes se trojes. Ku mashkulli s'ishte tjeter vecse nje mjet arme ose vegel ne doren e mbretereshes se gjithepushtetshme. Mjet i thjeshte i adhurueshem ne arsenalin e lodrave te saj te fuqise pushtetare.
Mbreteresha e adhuronte mbretin e saj te zgjedhur si fitues te zjgedhur ne gara per jete a vdekje. Ajo e adhuronte mbretin ne menyren qe nje udheheqes shteti e admiron floten e tij me te mire ushtarake. Por asgje me shume. Mes tjerash mandati i tij si bashkeshort i mbretereshes perfundonte brenda nje periudhe shume te shkurter 4 vjecare e ne disa raste me te drejte te rizgjedhjes per 4 vjete tjera dhe kurre me. Ai pas mandatit te dyte, ne rast se mbijetonte rizgjedhjen, nuk mund t'i shpetonte ritualit te flijimit perpos ne rast se tregohej se kishte aftesi tjera magjike per t'u kycur si murg ne sherbim te klases prifterore.
Prandaj mbreterit ishin mjete te shpenzueshme. Motrat e rendit te shenjte boteror kujdeseshin per cdo imtesi. Mbreterit e lindur fejoheshin ne djep. Mbreterit e kulifikuar dmth talentet e egra sherbenin per kultivimin e pasurimin e gjenit mbreteror per ta avancuar ate ne nje shkalle te re drejte mbinjeriutose perendiut te misheruar. misherimit te plote te njeriut perendi.
Ky mission eci pa pengesa te medha deri ne momentin kur filloi te ipte rezultate konkrete dhe kur ky material gjenetik filloi te behej me i vlefshem se gjithe pasuria boterore. Atehere filluan rrembimet e mbretereshave. Refuzimi per te shkuar dhender te nje popull tjeter e qe ishte e paracaktuar qysh para lindjes se tij. Te mos them me teper sepse keto jane te dhena per patente.
Pra grate lere qe kishn pushtet mbi jeten e meshkujve por edhe mbi kodin e tij gjenetik. Pjesa me e madhe e shqiptareve jane rezultat i nje kultivimi te tille gjenetik dhe nje sortimi mija vjecar i cili u shthur pas luftes se Trojes me hileet dhe mos respektimin e ligjeve nderkombetare per dorezimin e materialit gjenetik te mbreteresha e zgjedhur per bashkedyzim te perfitimit te shkalles me te re te avancimit e kualiteteve mbinjerezore te materiali te kultivuar gjenetikisht deri atehere.
Keshtu per ta ruajtur ate material nga frika se mos ikte te nje popull tjeter i cili nuk do ta kryente detyrimin. Popujt qe kishin kampionet me te suksesshem gjenetik filluan te martoheshin brenda gjakut te tyre ne menyre qe t'i shmangeshin degradimit te kualitetit gjenetik te mbreterve te tyre te ardhshem. Pra ata detyroheshin nga vet aristokracia e fisit popullit apo shtetit te benin incest.
Nese nuk besoni se Davidi e mbyti luanin duke ia shqyer gojen ne dyluftim duarthate* me te- mendohuni dy here.
*(Mbreti ishte i obliguar ta mundte ate ose te pranonte vdekjen e tij rituale te barazimit te vitit diellor me ate lunar ne muajin e 13. Muaj ne te cilin mes tjerash edhe agjerohej. Ky popull si dhe shume te tjera mbreteri fisnore, besonte se mireqenia e tyre thithte endergji nga mbreti i tyre, dhe ne momentin kur nuk u shkonin punet mire ata venin ne dyshim kete dhe kerkonin nga mbreteresha te zgjedhte nje mbret te ri. Keto ishin perjashtime qe ndodhnin rralle para perfundimit te mandatit standard 4 vjetesh, dhe mbreti duhej ta deshmonte potencen e tij duke mundur sfiden e cila secilin anetar te fisit do ta dergonte ne vdekje te sigurt ku mund te vdiste edhe ai po qe se nuk ishte trashegimtar autentik i gjenit te kultivuar mbreteror)
Nese mendoni se Edipi nga tjetra ane nuk ishte ne gjendje te zgjidhte cilindo problem apo enigme ne kete bote - mendohuni serish edhe nje here.
Te mos vazhdojme radhen.
Per ngopjen dhe degjenerimin e gjenit;
Ne aspektin praktik nuk ka lidhje numri ne rastin kur ekziston tradite amorale e martese perbrenda familjes. Nuk ka nevoje fare te jete numri i kufizuar i banoreve ose i llojit ne menyre qe pasardhesit e tyre te linidin te strekequr te semure te pa afte per jete dhe perfundimisht edhe steril. Sepse ata do te refuzojne te martohen jashte familjes se tyre te ngushte ashtu-keshtu. Pastaj pas nje kohe edhe martohen me monstruozitetet e familjeve tjera kombinimi gjenetik do te rezultoj me fryte edhe me fatale duke rezultuar me akumulimin e gabimeve gjenetike te shumefishuara nga te dyja palet. Keshtu nese pasardhesi i njeres pale ka shumefishuar kodin e gabuar qe shkakton kancer te melcise dhe njeherit kishte edhe defekte tjera te akumuluara me kryqezim gjeneratash si pa aftesi mendore, cmendi, -kur te bashkohet me kete gjenin tjeter qe ka shumefishuar tjera kode defektoze te gjenit qe shkaktojne ta zeme leukemi e sindrome te llojit epilepsi e naomali tjera, pengesa ne te folur etj., keto do te jene aq te fuqishme kur te kombinohen sa qe fryti do te jete deshtim total ende para se te paraqitet steriliteti natyral i ngopjes gjenetike.
Gje qe hedhe poshte racen e "paster" te shumimit brendafamiljar depse ajo degjenerohet, e aq me pare superioritetin e saj.
Krijoni Kontakt