Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 161
  1. #101
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Hmmm... Pare nga privinca lokaliste, vlonjateve u jap te drejte. Askush nuk do ne qytetin e tij nje burim ndotjeje dhe pengese per turizmin. Vlora ka fatin e mire dhe te keq te gjendet ne ate pozite gjeografike.
    U jap te drejte, gjithashtu kur shikoj qe demokracia nuk funksionon (rasti i moslejimit te referendumit), u eshte shkelur nje e drejte.
    Nga ana tjeter, i jap te drejte qeverise qe lejon investimin e ketij objekti per te cilin te them te drejten, nuk jam i qarte se cfare roli do luaje (pervec ate te rezervimit/perpunimt te naftes). Sa vende pune do hapen? A eshte me e leverdisshme te investohet ne turizm apo ne kete objekt? Cili do jete fitimi me i madh (ekonomik) ne te ardhmen ne lidhje me te dyja (turizm/petrolifere). Jane bere kalkulime dhe nqs po a jane bere transparente per publikun?
    Nuk mund te shkosh ne nje qytet, te shpejgosh se cfare eshte petrolifere pasi kane filluar punimet. Protesta nuk eshte asgje tjeter vecse nje reagim publik i natyrshem per mosperfshirjen e opinionit publik ne procesin e vendimarrjes.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mire harbuteri po dhe prerje ne bese. Sipas gazetes Shqip takimi qenka kerkuar nga studentet te cilet jane mireorganizuar deri te kova me nafte qe eshte derdhur ne koken e perfaqsuesit te Petroliferes. E te mendosh qe keta jane studente universiteti e presupozohet qe do jene ajka e ardhshme e inteligjences ...

    Une nuk jam ekologjist e nuk mund ta di se sa saktesisht do jete demi qe do i shkaktohet turizmit vlonajt. Nuk jam as ekonomist qe te ve ne peshore pluset dhe minuset. Zaten me kete teme thjesht eshte spekulluar nga te dyja krahet e politikes dhe faktet jane harruar ose shtremberuar sipas qefit te secilit. Por fakti qenka se leja eshte dhene nga Meta ne 2001, me pas mbeshtetur dhe propaganduar nga Nano ne 2004-2005 e tani se fundi nga Berisha pas rrotullimit 180 grade me qendrimin e parazgjedhor (per mua veprim imoral politik, mgjths kam votuar pro tij). Pra te tre aktoret kryesore te politikes jane pro. Me teori konspirative mund te thuash qe te tre mund te jene shitur tek italiani kunder interesave shqiptare, ose mund te mendosh qe vertet eshte nje projekt fitimprures per Shqiperine. Vlonjatet nqs vertet duan te ndryshojne dicka, le te bejne lobing politik dhe jo shfaqje te rendomta force.

    Me kujtohet ne nje debat per TEC-in para dy vjetesh midis Gjergji Bojaxhiut dhe Artan Lames (si rrallehere te dy ne unison pro TEC-it ndonese nga kampe te ndryshme), perfaqsuesi i studenteve vlonjate flet tere tangerllek "mos e kruani me Vloren vella, se Vlora ju ben ate qe sjua pret mendja".
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #103
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Une e shoh keshtu. Ata studentet jane megjithe mend kaqola. Po te jene aq ambjentalist dhe qytet-dashes dhe nese donin te benin skoop mediatik te lyheshin te gjithe me nafte apo te protestonin ashtu sic duhet.
    Nuk dua te gjykoj kane apo jo te drejte vlonjatet por nje eshte e sigurt qe vlonjatet jane populli me egoist i shqiperise me kryenece deri sa behen te bezdisur per bashkesine.

    Ne 96 fryheshin larte e poshte se ishin bosa dhe sju tha njeri plac. Pasi vodhen njeri-tjetrin ne 97 i vune flaken Shqiperise dhe shkatrruan gjithe te tjeret.
    Ne vere ne kulmin e krizes energjitike kishin energji 24 ore /dita dhe nuk u ankuan, kur vjen puna te kontribuojne per energjine sillen si te eger.

    Une kam shkuar disa here tek zona ku do te ndertohet Petrolifera dhe TECi (shkoja per peshk tek Vangjeli) dhe ju siguroj qe ajo pjese plazhi qe e mbushur me plehra nga te gjitha llojet. Aq shume plehra kishte sa qe ja kalonte dhe Sharres (ne kohet me te keqija te kesaj te fundit).
    Ajo zone ashtu ka qene qe nga koha e sistemit te kaluar. Pse nuk e mbanin mire kete bjese te bregdetit vlonjatet? Pse e lane te perfundonte ne ate gjendje? Kush i hidhte ato plehra?
    Une mendoj qe vlonjatet nuk duhet te degjojne tipa si sazan guri qe nga njera ana ben studime dhe merr lek nga KESHi ku tregon per leverdishmerine e TECit dhe nga ana tjeter ndersen vlonjatet ne akte te tilla.
    PAUCA SED MATURA

  4. #104
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Nuk jane kaqola ata jo, ata jane thjesht femije komunistesh, anti-shqiptar, anti-globalist, anarkiste. Ata vetem duhen burgosur dhe gjykuar per tentative vrasje. Se nafta, me sa di un mund te qorroje.

  5. #105
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Une jam nga Tropoja dhe mund te them qe jemi nje popull shum gjaknxehte, por ama asnjeher nuk e qesim inatin apo zemreimin perpara mendjes sic bejne Vlonjatet, edhe pikerisht per kete arsyje kta dalin teper jo te mencur.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Do ishte me mire qe titulli i temes te ishte "Sofra anti-vlonjate"
    Njerez medioker!

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Vlorë, studentët kurth “Petroliferës”

    Studentët sulmojnë me vezë, domate e naftë drejtuesit e projektit për ndërtimin e Petroliferës në Vlorë.

    VLORE/ QEMAL BIRAKU

    Tribuna e vendosur në një nga sallat e universitetit “Ismail Qemali”, ku ishte ulur menaxheri Gazmend Shalsi, dy përfaqësues italianë të firmës si dhe vetë rektori Bilal Shkurtaj, kanë rënë pre e protestës së papritur të një grupi të rinjsh.Pjesa më e madhe e tyre, anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit, ishin futur në sallë të “armatosur” me mjete të ndryshme, të parapërgatitur për të shënjestruar mysafirët. Mësohet se takimi ishte realizuar me kërkesë të vetë përfaqësuesve të projektit, me qëllim kryerjen me transparencë të të gjitha veprimeve në ndërtimin e TEC-it dhe të Petroliferës. Fillimisht, takimi u çel nga rektori Shkurtaj, i cili bëri paraprakisht edhe prezantimin e Gazmend Shalsit, përfaqësues dhe menaxher në punimet e Petroliferës si dhe të dy italianëve, që do t’u përgjigjeshin pyetjeve të të pranishmëve në sallë. Por në momentin kur Shalsi ka nisur të flasë mbi projektin, disa prej studentëve janë ngritur në këmbë me banderola, ku shkruhej “Petrolifera fuori”, “Vlora është dhe do të mbetet turistike”, ndërsa të tjerë kanë nisur të qëllojnë me vezë e domate në drejtim të tribunës. Njëri prej studentëve i është afruar tavolinës me një kovë të mbushur me naftë dhe bojë të zezë dhe pa hezituar e ka hedhur mbi 3 përfaqësuesit e veprës që do ndërtohet në Pyllin e Sodës. Pas këtij akti, grupi i studentëve protestues u ka kërkuar të ftuarve të dilnin jashtë nga salla. Studentët e kanë justifikuar incidentin në shenjë proteste, se populli i Vlorës nuk është dëgjuar apo të merret parasysh kërkesa për bërjen e referendumit nëse qytetarët duan apo jo ndërtimin e këtyre veprave me bazë nafte që ndot bregdetin e Vlorës. Menjëherë sapo kanë dalë nga ambientet e universitetit, përfaqësuesit e Petroliferës kanë denoncuar sulmin në polici, duke kërkuar ndjekje penale për autorët. Regjistrimi i kallëzimit ka çuar në universitet forcat e rendit, të cilt kanë hetuar mbi organizatorët e protestës dhe studentët më aktivë në sulmin me domate, vezë e naftë. Rreth pasdites, në ambientet e komisariatit të Vlorës është shoqëruar për disa orë kryetari i qeverisë studentore, Eneid Hamzai, i cili është marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur. Sipas policisë, po kërkohen dhe studentët e tjerë të përcaktuar, si ata që goditën përfaqësuesit e Petroliferës.

    aleanca
    Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës kanë deklaruar se akti i studentëve ka qenë normal. Ndonëse nuk e kanë pranuar faktin se kanë qenë në dijeni të veprimit të studentëve, ata e kanë justifikuar me argumentin se, “studentët nuk kanë dashur të dëgjojnë mashtrimet e gënjeshtrat e përfaqësuesve të Petroliferës”. Sipas tyre, veprimi i studentëve ka qenë normal, ashtu si dhe ndodh në të gjitha vendet e botës, kur diçka është në kundërshtim më interesat e komunitetit. “Aleanca dhe studentët do të vazhdojnë të kundërshtojnë ndërtimin e kësaj vepre me të gjitha mënyrat demokratike, siç ishte dhe veprimi i sotëm”, deklaruan drejtuesit e Aleancës.

    rektori
    Rektori i universitetit, Bilal Shkurtaj, gjithashtu i përlyer me naftë, vezë dhe domate, e ka cilësuar akt brutal veprimin e grupit të studentëve, duke sqaruar se ky takim ishte kërkuar nga vetë përfaqësuesit e Petroliferës. “Ky veprim nuk pritej dhe nuk duhej bërë nga njerëz të arsimuar, në një vatër të arsimit, sikundër është universiteti”. Shkurtaj, i shokuar nga situata, deklaroi se studentët e kanë penalizuar vetveten me aktin e turpshëm të kryer. “Ne do të kryejmë analizat tona në lidhje me këtë ngjarje, ku do të dalin dhe përgjegjësit. Nuk do të kërkojmë penalizimin e personave që kanë kryer këtë akt të dënueshëm, por gjithçka ia lëmë në dorë organeve kompetente”.

    Panorama

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga qafezezi Lexo Postimin
    Nuk jane kaqola ata jo, ata jane thjesht femije komunistesh, anti-shqiptar, anti-globalist, anarkiste. Ata vetem duhen burgosur dhe gjykuar per tentative vrasje. Se nafta, me sa di un mund te qorroje.
    Kjo eshte me gjithemend nje perle mencurie! Po ne rast se neser pasneser dikush vdes si pasoje e ndotjes se Petroliferes per se duhet gjykuar!
    C`lidhje ka ketu komunizmi, anti-globalizmi, anti-shqiptarizmi etj! Komunitetit nuk ju dha mundesia te shprehej nese e donte apo jo nje TEC te tille! Ekspertet a e menduan ndonjehere se ku mund te ngrihej me me pak deme nje tec i tille!
    JO

    Une jam nga Tropoja dhe mund te them qe jemi nje popull shum gjaknxehte, por ama asnjeher nuk e qesim inatin apo zemerimin perpara mendjes sic bejne Vlonjatet, edhe pikerisht per kete arsyje kta dalin teper jo te mencur

    ketu zgjuarsia arrin kulmin! S`ka nevoje per koment keshtu eshte kur behesh nxenes i Brarit!
    [B]
    Une e shoh keshtu. Ata studentet jane megjithe mend kaqola. Po te jene aq ambjentalist dhe qytet-dashes dhe nese donin te benin skoop mediatik te lyheshin te gjithe me nafte apo te protestonin ashtu sic duhet.
    Nuk dua te gjykoj kane apo jo te drejte vlonjatet por nje eshte e sigurt qe vlonjatet jane populli me egoist i shqiperise me kryenece deri sa behen te bezdisur per bashkesine.

    Ne 96 fryheshin larte e poshte se ishin bosa dhe sju tha njeri plac. Pasi vodhen njeri-tjetrin ne 97 i vune flaken Shqiperise dhe shkatrruan gjithe te tjeret.
    Ne vere ne kulmin e krizes energjitike kishin energji 24 ore /dita dhe nuk u ankuan, kur vjen puna te kontribuojne per energjine sillen si te eger.


    Une kam shkuar disa here tek zona ku do te ndertohet Petrolifera dhe TECi (shkoja per peshk tek Vangjeli) dhe ju siguroj qe ajo pjese plazhi qe e mbushur me plehra nga te gjitha llojet. Aq shume plehra kishte sa qe ja kalonte dhe Sharres (ne kohet me te keqija te kesaj te fundit).
    Ajo zone ashtu ka qene qe nga koha e sistemit te kaluar. Pse nuk e mbanin mire kete bjese te bregdetit vlonjatet? Pse e lane te perfundonte ne ate gjendje? Kush i hidhte ato plehra?
    Une mendoj qe vlonjatet nuk duhet te degjojne tipa si sazan guri qe nga njera ana ben studime dhe merr lek nga KESHi ku tregon per leverdishmerine e TECit dhe nga ana tjeter ndersen vlonjatet ne akte te tilla.


    Plako me troc sec e thua ti s`behet! Ajo bashkesia qe thua ti ne `97 u pergjak e gjitha jo vetem Vlora sic e dime edhe se shkaqet e saj nuk qene vetem ne Vlore!

    Shume vlonjate i ndjejne akoma pasojat e fabrikes se Sodes Kaustike qe shkaktoje aq deme ne ate pjese bregdeti keshtu qe skane nevoje t`jua thote Sazani apo dikush tjeter! Reagimi i studenteve qe i ashper dhe i shemtuar po ky reagim vjen fill pas mosperfilljes se kerkeses per referendum!

    Te pelqeu ai peshku tek Vangjeli ty! Po neser pasneser Vangjeli ate peshkun ku do ta zere apo do hedhi grepat tek depozita e naftes! Reagimi i popullsise si ne Vlore apo ne Bathore apo ne Tirane a ne Tropoje fillon kur nuk merren parasysh kerkesat e saja! Ketu problemi i vetem eshte se ne Vlore nuk shkoi nje perfaqesues i pushtetit ekzekutiv qe tja shpjegonte vlonjateve shkoi vetem menaxheri i Petroliferas dhe zemerimi u drejtua tek ai! Ndoshta duhet te kishin filluar me pare te konsultoheshin me popullsine nese duhej apo jo te ndertohej aty

  9. #109
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Qeveria shqiptare i ka zhveshur vlonjatet nga te drejtat e zgjedhjes, te drejte te cilen ja jep kushtetuta. Qeveria shqiptare pa kurrfare te drejte dhe kunder deshires se popullit hodhi poshte kerkesen per referendum. Populli vlonjat eshte kundra ndertimit te petrofilieres qe do shkaterroje ambientin e vlores, qytetit tone te dashur. Po morrave si puna juaj pak u pellcet trapi, ne fund te fundit nuk eshte qyteti juaj. Te pakten si shqiptare, qytetare te kesaj bote te civilizuar, do mbeshtetnit kerkesen e vlonjateve per respektimin e te drejtave te tyre. Por perseri, si morra qe jeni, kete gje nuk mund ta beni. E KENI NE GEN NENSHTRIMIN NDAJ TE TJEREVE. Vetem vlonjatet jane ata qe kurdohere jane ngritur kur i eshte prekur interesi jo vetem vlores, po gjithe shqiptareve. Ashtu si ngritem flamurin ne vlore ne 1912, ashtu si hodhem italianet ne det ne 1939, ashtu si u bashkuam levizjes per demkraci ne 1992, ashtu si u ngritem kunder hajdutave ne 1997, ashtu iu bashkuam shqiperise per ndryshim ne 2005, ashtu do ngrihemi kunder gjakpiraseve te tanishem qe duan te shkaterrojne qytetin tone. Shker***tat e petrofilieres kete here heronjte, bijte e vlores i pritem me veze dhe peshk te prishur. Heren tjeter do ti presim te ura e mifolit me majen e kallashit. ASKUSH NUK KA TE DREJTE TE MARRI NEPER KEMBE TE DREJTAT E NJE KOMUNITETI. Po vjen koha qe Vlora dhe Vlonjatet te largohen nga shqiperia dhe te kerkojne pavaresine e tyre, larg hajdutave dhe gjakspiraseve te tiranes.

    E JONA, E JONA, E JONA ESHTE VLORA.

    VIDEO E PLOTE NGA PERPLASJA E STUDENTAVE PER MORRAT E TIRANES, QE VIJNE NE VLORE TU TREGOJNE VLONJATEVE CFARE ESHTE MIRE PER VLOREN [ne nje moment ne video perfaqsuesi i petrofilieres u drejtohet studentave: Ju nuk perfaqesoni vloren dhe nuk e dini cfare eshte mire per Vloren:]

    http://youtube.com/watch?v=2wXPG166cIU
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-11-2007 më 17:31

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse diskutohet vlora per pun tec-esh..

    me beri pershtypje kur pandushi i propozoj italianve tynel nen adriatik..
    shum shqipo jan shqipo rastesisht dhe asnjehere nuk perpiqen te jen shqiptare te vertete..
    nje shqiptar duhet te njohe mire gjeografine e vendit te vet..
    por dhe te botes.. psh duhet ti shikoje me vemendje hartat..
    psh te shohe se..detrat mes hapsires franko angleze e hollando gjermano-daneze angleze.. ne harte ngjyrosen me nje te kalter te celur gati gri apo e bardhe..kurse andej nga atllantiku apo marianet..hmmm ububuja blu e thelle.. qe do te thote..po ta afroc pak syrin ne harte te kuptoc..se ketu te kjo kaltersi-bardha qenka thellesia 10 deri 100 metra.. kurse tek kjo blluja auuu shkoka or babam 1000 e ca metra deri ne 10 000 metra.. etjetj..
    po ashtu duhet pare dhe adriatik joni inë..
    prahapsira detare mes italise dhe shqiperise eshte afer bregut tone mbi seman e lart pak kalteroshe e celur..pra nuku ka shum thelle por sa kalon pak me tujte fillon blu e thelle sikurse ne jon..

    dukej qe pandushua duke qene cun aviatori nuku e kish vene re kurre kte gje ne harte megjithse maman mesuese e kish pasur thone..

    pra shqipot me kulture e dinin kur filloj la mansh tyneli se.. anglo francezet e kan te lehte te cpojne.. sepse dhe pendenca e ketij tyneli nuk do jete aq problem..
    kurse nen adriatik ne zonat durres-bari.. apo vlore brindizi.. deti ka nje thellesi te madhe qe shkon mbi 1000 meter.. dhe as qe mund te mendohet nje aventure e tille tynel-ore.. sepse i bie te ndertoc nen koren e dheut nen uje.. nje U te madhe gjigande.. ndryshe nga nje korde e bute qe ben anglo francezet ne la mansh apo danezet me tynelin e tyre mes tyre dhe suedise..
    kur ra helikopteri i pashkos ne baz te pershkrimeve te gazetave un thash ketu se.. i ngrati pashko ka shkuar tek 1000 metro thelle nen det..e kaluan ca jave dhe anija qe beri kerkimet dolli me kte konkluzion se mbetjet e helikopterit jan diku tek mbi 800 metra thelle..
    dalim ne teme..

    pse vlora..

    sepse hapsira detare mes durresit e barit eshte mbi 200 e ca qillometro.. kurse dihet se pika me afert eshte brindizi vlore..ose konkretisht otranto- kejp karaburun.. qe shkon diku tek 70-80 qillometro..
    bile bile lo.qe l.oqe kur thosh nje shoku inë.. nga kanina lart mund te shohc dritat e italise..
    eshte e lire kripa ne vlore ose durres thot popullli por benet e shtrenjt ne korce a peshkopi..
    pse sepse ja ku eshte narta.. e deri ne vlore nje zuk i nshn-kripes e furnizon me tre qillo benzin tere vloren me kripe.. apo tere durresin e kavajen bashk nje zis kripe qe merret nga kriporja e golem-qerretit a karpenit a cfar i thone.. me 2 litro nafte..

    pra tec-i do jete me nafte.. e nafta do vij me det.. e do shkonj ne itali me det.. a do vij me tok.. e do hypi ne pamporr per itali.. pra bjeri nga ti biec.. vlora paraqet interes ekonomik per kto pune.. per pozicionin gjegrafik qe ka..

    enveri me mehmetin beri tec ne korce sepse korca aty afer kishte qymyr ..e tecin e ben me qymyr..
    enveri me mehmet ziun ben tec ne fier.. dhe e ben sepse aty afer.. kishte nafte..pra ben nje hekurudh neper gjanic deri ne ballsh ku ishte nafta.. e kjo nafte vinte kollaj deri ne fier e aty i vinin zjarrin e ajo digjej si mazut ..pra naft e perzier me pislleqe.. e ngrohte ujin e uji benej avull e avulli luante arzuallet e gjeneratoreve e dilte korrenti..
    nashi punet erdhen qe HEC-et pra tecet ujore.. nuku na zgidhin problemet..

    enveri me mehmetne e bashke me hysnine e manushne e kadrine.. ben nje shqiperi ku.. cdo familje kishte nje llambushke ne guzhine.. e nje ne koridor e nje ne hale.. e nje radio ne guzhine qe degjonej lajme e muzik labe revolucionaro permetare e nje magnetofon..kush ishte shofer albanie apo drejtor makina import i apo ambasador ne kine.. a itali a france..
    pra me kaq korent sa duhej ata e arriten ta furnizojne vendin me korent..
    mirpo nje te rene muri..(i berlinos) u cua turi e vate te te rrezoj murin e ambasades e perfundoj ne itali te shoh direkt rtm-ne..lol.. edhe rrugen e pare qe beri per ne atdhe..solli lavatrice frigorifera e kalorifera televizora e tharse flokesh per mamane qe i gjeti ne plera..
    e si turi qe ra nga muri beri tere mileti.. pra u mbush me konsumatore te energjise eletrike tere shqiperia ne nje kohe rekord te pa parashikuar nga partia e punes dhe qo tjatra qe sdinte nga lidhej gomari..
    e korenti enver maocedun krushovit..se me ta i beri dulla teco-hecet.. nuk dilte me..
    e plasen transformatoret e shkrete.. e u be nami.. filluan krizat ..
    ne fakt teco-hec-et enveriste kishin filluar te ndryshkeshin edhe pa rene muri e pa vajtur turi ne itali..
    pra kusuret nuk i mbaruan shqiptareve..
    demokracia solli kusure te reja.. sepse e keqja flinte ne koh te enverit.. dhe dollen ne demokraci.. te tera menjihere si kepurdhat mbas shiut..

    cdo te thote qo..

    hasani kishte halle ne koh te ppsh-se.. psh nuk i dilte rroga.. nuk kishte gjetur pune per turin dhe gruaja ne frutore te jonufrees as 200 lek pesmedic nuk merrte.. dhe e bija meqe ishte mbes ballisti nuku vate ne universitet.. po filloj pune te qepujkat e telmanit..
    po cish ki telmani..

    telmani e din vlonjatet ishte fabrik qe sardelen e peshkatareve e bente konserva..
    e keshen ndertuar 50 vjet me pare gjermano lindoret.. e stasit..
    meqe mbaroj nafta e enverit.. mbaruan dhe peshkataret ..pra mbaroj dhe sadhelja.. e o burra fabrika te benj konserva me qepujka e mijra vajza si kineze aty rreshtoheshin qe ne 7 te mengjezit e yxhym seleksionim qepujkash e gogozharesh e rrasi ne kavanoza e nisi jashte te nxjerre enveri valute.. e ato merrnin nga 800 leka te qelbura ne pesmedic..
    kjo ish vlora dhe shqiperia..
    pra halle kish por.. enveri kishte gjetur ilacin e halleve..
    si qysh tek..
    hmm sa ka zanati..
    hasani jo vetem qe nuku i tregonte hallet..te cilat i kishte.. po gjith diten bente kujdes qe asnje hall i shpise mos te dilte jashte..se mbesa e zabitit komshi.. ate priste.. dhe e raportonte.. dhe hasani perfundonte ne spac si te tjeret..
    pra ppsh kishte shpikur nje sistem i cili jo vetem nuku i nxjerr hallet jashte por i mbill brenda aq shume sa as ne gjume te mos i thone padashje..
    pse mileti vente ne stadiume ne koh te dulles..
    sepse gjith javen kishin cthoshin te sheshi flamurit..
    ja q.ivja mamane arbitros mo se na humbi piket..
    ki ishte i vetmi hall qe lejonte sigurimi hysni kapoisto enverist.. te thuhej labce ne shesh te burrave..
    mirpo nje dizaj vjen qerrata demokracia dhe vjen pikerisht duke prishur ate maqinen magjike te enverit.. pra te maqines qe ste linte te thuaje hallet..pra qe e bente shqiperine fanarin ndricues pa asnje hall..

    lol.
    erdh demokracia dhe laberia.. pjese organike e me besnike e maqines qe te linte pa halle.. fillon te behet trime..e te gjej halle e te propogandoje halle e te beje gurgulene se sa halle na solli ki saliu mo aman..

    hipokrizia u be mode ne vlore..u be e vetmja qe pinte uje..
    dhe ja plasen 97 ..

    edhe tecet e petroliferat qe i kundershtojne.. prandaj i kundersdhtojne se.. nga maqiniste te asaj makines qe nuk te linte te thoje hallet.. u bene halle-nxjerresit me te medhenj..
    na vuadhen parate mo ki sali maloku..
    ai hysniu me enverne ja vriste babane e ja internonte mamane e nuku guxonin te pipetinin.. kurse me kte malokun e kishin kollaj..
    se ai hapi radiot gazetat televizionet ku thuheshin hallet..pra te kunderten qe kish bere 50 vjet biroja labe staliniste..
    ate nuk e rrezuan kurre..biron qe ste linte te thoje halle.. ama kete qe i beri me para e vila e benza kete po.. kete dine ta rrezojne..
    tre zuka kish vlora..ne koh te enver hysniut..
    nje per vajgurin..nje per drute nje qe conte peshkun e fresket tek vilat ne uj te ftonet.. per birone..
    vetem pallati 327 ku ka shpine ki PE-RLTIn-ua.. u be ne koh te saliut me 7 mercedesa 4 kamiona e 12 kamioncina biznesi..
    nga di otopuza qe kish vlora ne koh te enverit..e ato ishin te fierit ne fakt.. u bene ne koh te saliut.. me 707 mikrobusa e busa e vetura e vlonjati filloj te trash b.ithet ne kolltuqe maqinash.. e bicikletat i lane ne balkon.. me te cilat i kishin bere mullaqet si dru ulliri te percelluar nga rrufete..lol..

    kjo fryme pra.. i frymezon dhe studentet nafte-hedhes sikurse studentet frrok cupash e zabito caushash te 97-tes..
    nuku kane fare ceshtje ambjenti..

    politike vetem politike..
    e mbrapshte.. si gjithmone..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-11-2007 më 15:09

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •