Pershendetje fsh, pershendetje Styx. Sa mbaj mend une, asnjehere nuk eshte kundershtuar vendndodhja e njeres dhe tjetres Dardani. Ajo qe mund te kete kundershtuar Straboni e 'sa te tjere, ishin lidhjet etnike mes dardaneve trojanė dhe dardaneve ilirik. Kjo gje nuk u shkonte per shtati romakeve te cilet edhe vet pretendonin se rrjedhnin nga dardanet trojane.
Gjendja e mjerueshme e Dardanise ne periudhen e pushtimit romak (per te cilen gjendje, ishin edhe pergjegjes), -sikur e zbehte krenarine e "origjines se tyre te lavdishme" nga dardanet. Keshtu, formuluesit e opinioneve te asaj kohe ishin shume me te interesuar qė: ta mohonin kete lidhje etnike sa me shume qe te jete e mundur, se sa ta ndanin "te drejten historike" per ta sunduar Azine evropiane (dhe gjithe cka kishte nen sundim Troja legjendare) me dardanet e "prapambetur" te ilirikut te kesaj periudhe..., se fundja, atyre u dukej e turpshme qe dardanet trojane ta kene origjinen nga keta "dardane primitiv" te evropes!
Dardanet evropianė mes tjerash mbeteshin therrė ne sy te romakeve, sepse: ata thjeshte ekzistonin ende! Pra nuk ishin zhdukur si dardanet trojane, ne menyre qe, e tere lavdia e mbreterise pėrparimtare, -e para se gjithash, "e drejta historike" Trojane, t'u ngelej vetem atyre, sepse atehere dhe ne ato rrethana e njihnin veten si pasardhesit me te denje te atij qyteterimi.
Prandaj, une mendoj se Straboni mund te kete thene dicka per ta kundershtuar lidhjen e dardanėve ilirik me dardanet frigjik, por jo qe ta kete kundershtuar ekzistimin e njeres apo tjetres dardani.
Se paku mua dicka e tille nuk me kujtohet..., sidoqofte, une do te deshiroja te lexoja se "ku" e kishte vene ne dyshim ekzistimin e dardanise anatollike Straboni gjithesesi. Mes tjerash do te me interesonte edhe arsyeja "pse" do ta bente kete dhe ajo sigurisht mund te gjindet mes rrjeshtave diku...
Mirembetshi.
Krijoni Kontakt