Close
Faqja 17 prej 38 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 374
  1. #161
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Strabo kategorically moheon qe Dardania eshte atje ku e vendosin greket dhe romaket (pra, aty ku e ka "zbuluar" Shlieman - shenim i Styx)
    Pershendetje fsh, pershendetje Styx. Sa mbaj mend une, asnjehere nuk eshte kundershtuar vendndodhja e njeres dhe tjetres Dardani. Ajo qe mund te kete kundershtuar Straboni e 'sa te tjere, ishin lidhjet etnike mes dardaneve trojanė dhe dardaneve ilirik. Kjo gje nuk u shkonte per shtati romakeve te cilet edhe vet pretendonin se rrjedhnin nga dardanet trojane.

    Gjendja e mjerueshme e Dardanise ne periudhen e pushtimit romak (per te cilen gjendje, ishin edhe pergjegjes), -sikur e zbehte krenarine e "origjines se tyre te lavdishme" nga dardanet. Keshtu, formuluesit e opinioneve te asaj kohe ishin shume me te interesuar qė: ta mohonin kete lidhje etnike sa me shume qe te jete e mundur, se sa ta ndanin "te drejten historike" per ta sunduar Azine evropiane (dhe gjithe cka kishte nen sundim Troja legjendare) me dardanet e "prapambetur" te ilirikut te kesaj periudhe..., se fundja, atyre u dukej e turpshme qe dardanet trojane ta kene origjinen nga keta "dardane primitiv" te evropes!

    Dardanet evropianė mes tjerash mbeteshin therrė ne sy te romakeve, sepse: ata thjeshte ekzistonin ende! Pra nuk ishin zhdukur si dardanet trojane, ne menyre qe, e tere lavdia e mbreterise pėrparimtare, -e para se gjithash, "e drejta historike" Trojane, t'u ngelej vetem atyre, sepse atehere dhe ne ato rrethana e njihnin veten si pasardhesit me te denje te atij qyteterimi.

    Prandaj, une mendoj se Straboni mund te kete thene dicka per ta kundershtuar lidhjen e dardanėve ilirik me dardanet frigjik, por jo qe ta kete kundershtuar ekzistimin e njeres apo tjetres dardani.

    Se paku mua dicka e tille nuk me kujtohet..., sidoqofte, une do te deshiroja te lexoja se "ku" e kishte vene ne dyshim ekzistimin e dardanise anatollike Straboni gjithesesi. Mes tjerash do te me interesonte edhe arsyeja "pse" do ta bente kete dhe ajo sigurisht mund te gjindet mes rrjeshtave diku...

    Mirembetshi.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #162
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    Gjendja e mjerueshme e Dardanise ne periudhen e pushtimit romak (per te cilen gjendje, ishin edhe pergjegjes), -sikur e zbehte krenarine e "origjines se tyre te lavdishme" nga dardanet. Keshtu, formuluesit e opinioneve te asaj kohe ishin shume me te interesuar qė: ta mohonin kete lidhje etnike sa me shume qe te jete e mundur, se sa ta ndanin "te drejten historike" per ta sunduar Azine evropiane (dhe gjithe cka kishte nen sundim Troja legjendare) me dardanet e "prapambetur" te ilirikut te kesaj periudhe..., se fundja, atyre u dukej e turpshme qe dardanet trojane ta kene origjinen nga keta "dardane primitiv" te evropes!

    Dardanet evropianė mes tjerash mbeteshin therrė ne sy te romakeve, sepse: ata thjeshte ekzistonin ende! ...
    Tungjatjeta Baptist.

    Ndonese sugjeruan te kunderten, pasazhi yt te cilin e kam cituar me lart mbeshtet ne realitet tezen qe Dardania nuk ka qene kurre ne Azi, pavaresisht deshires se Romakeve dhe Grekeve per te justifikuar lidhjet dhe sundimin e tyre ne Azine-"bizantine". Ne epoken per te cilen flitet, nuk ishte perendimi pjesa me e zhvilluar e Europa-Azise por lindja, dhe shoqerimi me te qe i natyrshmeri politike.

    Strabo, eshte shkrimtari me i shfarosur dhe me i goditur nga kisha dhe perkthimet e manastireve. Thenia e Strabos me lart me ka dale perpara nga burime sekondare. Eshte tmerresisht e veshtire te gjesh Strabon be botimet me te reja, kurse ato te hershmet nuk idenitifikohen as ne vaulte. Librat e tij qe pershkruajne pjesen e Ballkanit qe na intereson u kane humbur bibliotekave me ne ze ne menyre te cuditshme per to, por te kuptueshme per ne.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #163
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Leka i Madh, kur vajti ne Azi jo me heret se 3.5 shekuj para se te jetonte dhe te shkruante Straboni i beri homazhe akilit dhe ca te tjereve te rene ne Troje. Dari II njea dy shekuj me heret poashtu beri pelegrinazh ne rrenojat e Trojes para se te sulmonte brigjet heladike. ekmr.

    Por sidoqofte, mua do te me interesonte ta degjoja nje here dyshimin tend ne lidhje me vendndodhjen e Trojes Homerike, -ku gjindet ajo sipas dyshimeve tua, dhe ne cilat njohuri i bazon ato?

    Ne kete menyre mbase do te ishim ne gjendje te bejme disa krahasime te cilat me tejdukshem do te nxjerrnin ne pah njeren apo tjetren mundesi.
    Pa ballafaqimin e tezave te ndryshme per te njejten qeshtje, eshte e pamundur te zgjedhim se cila eshte e sakta, ose sepaku, me e sakte.

    Kjo, besoj s'do te ishte e pamundur...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #164
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ja ku mendoj une qe ishte Troja e vertete:

    "Trojanet quheshin Dardane ose Dardanide pas rajonit te Dardanise." Lempriere

    Dardani nuk ishte thjesht krahina e sotme e Kosoves. Ne temat e Dodones dhe me gjere jane dhene materiale te shumta ( por sporadike) mbi shtrirjen e Dardanise dhe hyjnite e veneruara nga Dardanet.

    Epiqendra Dardanise eshte mali ku jetonin perendite ne nje rrafshnalte te te cilit ndertohet Troja. Troja u "mallkua me shkaterrim" mbase sepse njerezit nuk duhet t'u afroheshin Zotave dhe te banonin ne afersite e tyre. Dardanet qe jetonin ne rreze te po ketij mali dhe perqark mureve pa pretenduar te krahasoheshin me Zotat nuk u ndoqen nga i njejti mallikim.

    Troja pinte uje te zi nga lumi me te njejtin emer qe kalonte ne porten e skajit. Kishte burime me uje te ngrohte e te ftohte ne rrethinat e Trojes. Para Trojes kishte keneta. Pas Trojes kishte shpate te thepisura te malit dhe pyje te dendur.

    Bente ftohte ne Troje dhe deti qe i terbuar ne nje stine te vitit. Jo shume afer Trojes po as shume larg rridhte lumi hyjnor Okeanos me trident.

    Etj.

    Aleksandri Maqedonise dhe Dari II mund te kene bere pelegrinazhe ne ate qe ata mendonin Troje, ose ne Trojen vendodhja e te ciles eshte mbuluar qellimisht me mister.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #165
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Duket se e ke fjalen per kete Cedomirin
    http://www.rkman-troy.com/
    dhe projektin e tij te quajtur Apolo. S'eshte keq per nje serb nga Vojvodina...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #166
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Duket se e ke fjalen per kete Cedomirin
    http://www.rkman-troy.com/
    dhe projektin e tij te quajtur Apolo. S'eshte keq per nje serb nga Vojvodina...
    Aspak. Ndonese pata kuriozitet te dija ne cfare konsistonte pamfleti i tij, kur lexova per here te pare mbi kete person nga Kreksi.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #167
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Aspak. Ndonese pata kuriozitet te dija ne cfare konsistonte pamfleti i tij, kur lexova per here te pare mbi kete person nga Kreksi.
    Nuk e di. Une sot per here te pare u njoftova me punen e tij. Jo, pse jam injorant, por sepse nuk me kishte rene ne shtek te degjoja me pare per te.

    Gjithesesi ne kushtet e sotme gjeopolitike per serbet eshte shume me e leverdishme te ngushtojne kufijte e rrezatimit Dardan. bile qendren e tyre ta cvendosin sa me thelle ne territorin administrativ te shtetit te vetem shqiptar. (pavaresisht nga shtetet sllave qe kemi me qindra, ka edhe shqipatre "patriote te flakte" serb, qe kundershtojne edhe idene e ekzistimit te dy apo me shume shteteve shqiptare...), prej se ciles del nje projekt-platforme shume e vyeshme serbe, qe te cvendoset qendra dardane sa me ne jug, ne menyre qe te mos preke territoret serbe dhe njeherit qe ne te harrojme "te drejten tone" (po e fus ne thonjeza per te mos krijuar pershtypjen se une kam pretendime edhe ndaj territoreve te sotme turke), per sundim edhe ne brigjet Aziatike.

    Sido qe te jete, ky eshte nje serb i cili te pakten (gjate rruges se tij per te konservuar territoret e serbise jugore si te tyre) eshte nje nder te rrallet qe e pranon se dardanet e Ilirikut kane lidhje gjinore me dardanet e Troades. Kete ne njefare menyre, mund ta quajme perparim.

    Ajo qe me beri pershtypje dhe me udhezoi ta gjeja kete autor serb, ishte uji i zi si dhe Iliri si at i Dardanit!

    Vertete mendoj se kam lexuar te gjitha mitet dhe legjendat ew njohura si "antike greke" dhe askund nuk kam gjetur te ceket se Dardani ishte i biri i Ilirit te Kadmit.

    Kjo eshte e pamundur edhe kronologjikisht sepse ardhja e Kadmit ne Evrope dhe shkuarja e Dardanit ne Azi, nuk perputhen kronologjiksht. Dardani kishte shkuar atje, sepaku 50 vjete para se Kadmi te arrinte ne Beoci (Bojoti) dhe me pas ne Enkelade, kesisoi ai kurresesi nuk mund te jete i biri i te birit te Kadmit.

    Por nuk mund ta mohosh se konstrukcioni i ketij serbi provincial nuk eshte jashtezakonisht joshes per opinionin shqiptar te paudhezuar...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #168
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Gjithesesi ne kushtet e sotme gjeopolitike per serbet eshte shume me e leverdishme te ngushtojne kufijte e rrezatimit Dardan. bile qendren e tyre ta cvendosin sa me thelle ne territorin administrativ te shtetit te vetem shqiptar.
    ... prej se ciles del nje projekt-platforme shume e vyeshme serbe, qe te cvendoset qendra dardane sa me ne jug, ne menyre qe te mos preke territoret serbe dhe njeherit qe ne te harrojme "te drejten tone" ...

    Ajo qe me beri pershtypje dhe me udhezoi ta gjeja kete autor serb, ishte uji i zi si dhe Iliri si at i Dardanit!
    ...
    Jo pak here mbetem pa mend kur lexoj edhe nga persona te pergatitur se studimet historike duhet ti fillojme pas nje platforme te parapergatitur. Me nje fjale le te vendosim me kompromis politik ose nacionalist se ku duhet te gjendet Troja (brenda apo jashte kufijve te Shqiperise e Kosoves) dhe ta gjejme pa derman.

    Ky lloj perafrimi eshte i denje vetem per akademite serve dhe greke. Ideja se Troja ndodhet ne Shqiperi nuk me lindi ne nje dite te bukur me diell. Ishte frut i nje studimi te gjate qe filloi duke e marre Trojen si te mireqene ne Azi, por prova e fakteve e zhvendoste gjithmone ne Perendim.

    Ne kohen e luftes se Kosoves, kur bashkepatriotet u shtyne thelle nga serbet drejt Shqiperise intensifikova kerkimet me qellim qe t'i pergjegjesha me fakte makines se tyre propagandistike. Deri ne ate kohe nuk e kisha vrare mendjen se ku ndodhej Troja. Nga kerkimet m'u be e qarte qe dokumentat mbetura te origjines sone qene thellesisht kontradiktore. Them te mbetura, sepse ne cdo liber te trasheguar nga thellesia e koherave, ne se kishte pjese te humbura/fshira gjithmone dhe ne menyre sistematike qen fshire, humbur, grisur posa historia e Ballkanit fillonte te shpalosej. Sic e dini, probabiliteti i tejet i larte i perseritjes ben qe nje ngjarje te rastit te kthehet ne fakt. Mbroj me kembengulje opinionin se origjina jone e humbur nuk do dale kurre ne drite pa u permbysur tabulatet grekolatine te Trojave aziosllave.

    Kur shkruan per rrezatimin Dardan. Mos harro se epiqendra kompakte e rrezatimit eshte ajo qe percakton gjatesine dhe fortesine e rrezeve. E shikoj me dyshim tabulatin se ka dy epiqendra Dardane, ku ajo Aziatike ndricon me shume se rrenja ne memedhe. Arsyeja e eshte e thjeshte. Qe te shkelqente me shume kjo epiqender duhet te ishte influencuar nga kushte/kulture rrethanore shume me e peraparuar se ajo ne Ballkan. Kush ishte valle kjo kulture "tjeter" ne se pranojne qe "hititet" ishin po ashtu dardane/pellazge? Se dyti, ne se mbroni tezen e nje epiqendre, ate te Trojes Aziatike (gje qe indirekt na lejon te konkludojme se Dardanet ne Ballkan jane gromca te zhvendosura te nje populli te lashte autokton Aziatik), perseri nuk keni sqaruar se perse nje popull aziatik kthen syte ne perendim, dhe perse nuk ka gjera te perbashketa me popullin tjeter aziatik, servet. Perset pershembull migruan ne Indi, ku u kthyen ne kasten qeverisese te Indise (Pharsi).

    Per tezen qe Dardani qe bir i Kadmit. Sipas disa linjave gjenealogjike Dardani qe vella i Harmonise, dhe pasardhes i Plisit. Ca e quajne Harmonine Selene apo Elisa. Pliset qen njersit e pare pas asaj permbytje qe greket kane qejf ta quajne Dheukalion dhe Pyhrra. Dardania nga ana tjeter thone qe u krijua 833 vjet pas permbytjes te Dheukaljonit. Kjo nuk me cudit aspak ne se konsiderohet jetegjatesia mijeravjecare e Noas. Burime te tjera bejne te ditur qe Dardani trashegon fronin e Atlasit.

    Pyetja qe kam per ju eshte. Zotet (Zeusi, Poseidoni etj) luftuan kunder gjigandeve (titaneve) me kembe gjarperi. Atlasi, Dardani etj qene titane. Cfare perfaqesonin Zotat?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #169
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mos harroj te shtoj ketu se ne nje artifakt te datuar si "shek 4 pes" ne muzeun e Luvrit ne Paris, shihet Kadmi me floke te erret te gjate dhe me nje plis te bardhe me bisht ne koke duke vrare gjarperin e Marsit/Apollos i cili ruante burimin.

    Detaje interesante te kesaj beteje:

    Gjarperi jetonte ne pemet e Kaonise, bor burimi Ishmit/Dirces qe ruan eshte ne Tebe
    Gjarperi kishte koke me ngjyre blu.
    Gjarperi ishte me pika njelloj si te tera kafshet e shenjta te Ares/Marsit
    (Dhite qe sakrifikoheshin ne Krete gjithashtu qene me pika)
    (Lumi Hyll kishte kishte peshq me pika, nuk duhet cili lume eshte)
    Njerezit qe u krijuan nga mbjellja e dhembeve te dragoit guheshin Gege (Sparoi eshte nje sinonim tjeter).
    Kadmi e vret gjarperin me gur dhe mjell njerez nga dhembet.
    Dheukalioni dhe Pyhrra hedhin plisa dhe krijojne njerez.
    Ne te dy rastet na ngaterrohen neper kembe Ares/Marsi
    Pyrra/ HysPyrride/Epir do te thote yll i mbremjes/eresires.

    Kush mund te kete ndonje version te kesaj skene eshte i lutur ta postoje. Komente?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 27-10-2007 mė 10:14
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #170
    Kjo me duket se eshte amfora e vizatuar qe paraqet Kadmin duke vrare gjarprin. Te pakten jam i sigurt qe kjo eshte ne Luver.




    Sic e dime Kadmi me Harmonine kur hoqen dore nga mbreterimi i Tebes u larguan per ne Iliri dhe aty u shnderruan ne gjarperinj te pademshem. Gjithmone me ka cuditur pse kulti i gjarprit eshte kaq i forte ne historite, gojdhenat dhe perrallat tona popullore. Gjarperi ne fakt eshte i pranishem ne gjithe boten por tek ne ka nja shtrirje gjeografike mbare territoriale. Ka pas qene nje kenge qe kendohej ne Pogradec mbi nje gjarper te eger qe te zbutej. Po tradita thoshte qe kjo kenge qe te kishte efekt nuk duhej t'i tregohej njeriu dhe kalonte brez pas brezi ne fshehtesi. Mund te kete ende pleq qe e dine kete kenge dhe do jete nje thesar i vertete nese gjehet. Edhe sot e kesaj dite gjarperi i shtepise konsiderohet i shenjte dhe nuk preket nga banoret. Psh me kujtohet i vogel ne shtepine e gjysherve pashe nje gjarper ne tavan (hapesira midis tavanit dhe catise) dhe u tremba por gjysherit me thane se eshte bolla e shtepise dhe mbron shtepine. Pra ishte e shenjte dhe nuk prekej. Mbase kenga qe flas une ekziston vetem ne zonen e Pogradecit dhe kjo mund te kete nje lidhje me faktin qe sipas Apollodorit, Kadmi u thirr per ndihme nga Enkeleasit kur ata ishin ne lufte me iliret e veriut. Ne te njejten kohe Kadmi merr dhe kontrollin e Enkelanes dhe kurorezohet mbret nga banoret vendas. Aty Harmonia i lind dhe Illyrius qe me pas behet mbreti i Enkelanes. Sipas legjendave Illyrius mori fuqi te mbinatyrshme nga nje gjarper. Deri ketu jam ok me te dhenat te cilat me pas perzihen paska cuditshem duke e lidhur emrin e Illyrius me nje gjarper mitik te hititeve te quajtur Ilurjanka. Pra sipas kesaj llogjike i bie qe me demek kjo eshte prejardhja e emrit. Nderkohe qe te gjithe studiuesit bien dakort qe emri ilir do te thote I LIRE ndersa iliret do te thote NjEREZ TE LIRE, ndersa Iliria do te thote Vendi i Te Lireve. Dhe llogjikisht eshte me i pranueshem si version pasi Illyrius lindi mbas luftes, pra ne liri.


    p.s. Shkrimet e mesiperme i kalova tek kjo teme nga tema e Dodones.

Faqja 17 prej 38 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •