Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,203
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte bere tradite ne kete vend qe politikanet te arrijne ne perfundime te tilla, pra te prera dhe kontrastuese. Por kjo nuk ka asgje te keqe, per sa kohe qe fjalimi ose deklarata nuk eshte mbushur me fjale boshe. Perse na qenka ky buxhet kaq i rendesishem? Mbase sepse u caktua nje fond qesharak per organizatat e shoqerise civile? Per kete arsye, apo ka dhe te tjera? Cilat jane ato, sepse ne te tilla deklarata as qe nuk shprehen?
    Arsyet i gjen te renditura me lart nga kryeministri me shifra konkrete. Eshte gje tjeter qe ti nuk ke deshire te lexosh por vetem te paragjykosh.

    Kjo qeveri, me sa shoh cdo dite, kerkon te shperndahet neper probleme te ndryshme me qellimin (e mire) per t'i zgjidhur ato. Megjithate, ende nuk kane dale perballe qytetareve per te thene se cilat jane propozimet e tyre per zgjidhjet e problemeve me kyce te shoqerise shqiptare ne teresi (dhe ato jane bere aq te famshme sa kthehen ne bajate po te perseriten).
    Vetem per dalje para qytetarit dhe per nisma konkrete qe nuk mund ta akuzosh qeverine Berisha pasi ato jo vetem qe nuk kane munguar, por kane qene te shumellojshme. Ajo qe ti mund te debatosh eshte vetem efikasiteti i tyre ne zgjidhjen e problemeve.

    Berisha vazhdon te thoje "Ky ėshtė buxheti i decentralizimit." Po e dini ju qe ne politikat publike ai nuk ka as edhe nje specialist ne fushen e decentralizimit? A e dini ju, si shqiptare, qe ne administraten e tij te gjithe jane aktore, militante, pseudo-eksperte te ekonomise, etj.?
    Jo nuk e dinim. Tani qe na e the ti e mesuam.

    Albo

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ajo qe ti mund te debatosh eshte vetem efikasiteti i tyre ne zgjidhjen e problemeve.
    Kete po mundohem te bej, por verej qe nuk dini fakte (sic thua) dhe nuk doni t'i mesoni (sic pretendon).

    Arsyet i gjen te renditura me lart nga kryeministri me shifra konkrete. Eshte gje tjeter qe ti nuk ke deshire te lexosh por vetem te paragjykosh.
    Ato nuk jane arsye se perse qenka buxheti i 2008 buxheti i decentralizimit, sepse asnje nga ato arsye nuk ka lidhje te drejtperdrejte. Arsyet jane te tjera, pavaresisht c'i jepet opinionit publik. Duhen keto te fundit per ta cilesuar nje buxhet; dhe keto shqyrtohen nga parlamenti, sic do ta shohim ne vazhdim.

    Nuk eshte hera e pare qe qeveria Berisha ben deklarata te pamaturuara ne kohe. Mund te jete qeveria me prane qytetareve, por nuk po zgjidh problemet baze. Perse nuk percaktohet qarte ne deklaraten per buxhetin se cila do te jete incentiva financiare per te zgjidhur problemet me te mprehta te Shqiperise?

    Citim Postuar mė parė nga Berisha
    Unė dua t’i siguroj qytetarėt se kėto shpenzime rriten vetėm me inflacionin dhe nuk mund tė kenė rritje tjetėr.
    Kjo eshte me qesharakja. Rritjet e shpenzimeve nuk kane shkak inflacionin, i cili eshte i targetuar. Luhatjet e CPI te brendshme dhe te huaj, te cilat percaktojne qarte eficiencen e tregut, as qe nuk eshte marre mundimi te shprehen si faktet reale te luhatjeve ne cmime!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur e postova kte shkrim nga gazetat me te cilin fillon kjo tema.. nuk kisha hall se si po e decentralizon berisha pushtetin lokal.. por se si berisha po i jep edvin super hajdutit nje pushtet absolut mbi Tiranen e rrethinat qe edvini me mim kodhelet e mafien e ndertimit te beje ato cka ne plan..pra komprimimim e atij pak oksigjeni qe i ka mbet tiranes me super goxillat prej betoni qe i ka gati ne plan per ta shk...er tiranen deri ne palce..

    prandaj ajo bravo ishte nje shuplake per berishen qe asnjihere nuk u be konseguent..
    sic duket malsori..nuk ndjen gje per tiranen..
    se ska si shpegohet ndryshe qe dhe gurin e fundit qe e kish ne dore per tja ndalur yryshin Mafiozit edvin e hodhi ne lume..

    tani po i jep dhe para qjq-ve .. ketyre celulave te mafies qe bejne nderlidhjen mes mafies brenda dhe nderkombetareve e qe qe te gjitha perbehen nga kelish kanibalesh.. qe zgjohen vetem per te denigruar PD-ne e per te mbrojtur mafien..

    Ne Tv e pash berishen dje duke qeshur ne zyren e madhe me ministrat..
    nuk me duket se ka rast per qeshje kjo qeverri..

  4. #24
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Saliu mund te jete pjese e asaj mafis - mbase kerkon te hyje ne marveshje me Edvin - kushedi aleanca me Fatosin nuk po hyn fort ne pune.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,203
    Postimet nė Bllog
    22
    Kete po mundohem te bej, por verej qe nuk dini fakte (sic thua) dhe nuk doni t'i mesoni (sic pretendon).
    Te risesh buxhetin e pushtetit lokal nga 7.1 miliard leke ne 2005 ne 20 miliard leke ne buxhetin e 2008, nuk te duket fakt e risi ne qeverisjen shqiptare?

    Ato nuk jane arsye se perse qenka buxheti i 2008 buxheti i decentralizimit, sepse asnje nga ato arsye nuk ka lidhje te drejtperdrejte. Arsyet jane te tjera, pavaresisht c'i jepet opinionit publik. Duhen keto te fundit per ta cilesuar nje buxhet; dhe keto shqyrtohen nga parlamenti, sic do ta shohim ne vazhdim.
    Sa here qe pushtetit lokal i rriten fondet 3 fish brenda 2 vjetesh, do te thote se pushteti lokal do te kete me shume fonde neper duar e me shume pergjegjesi e pushtet. Ato fonde dhe ate pushtet qe deri dje i perdorte pushteti qendror (diferenca eshte rreth 13 miliard leke) ne 2008 do ti menaxhojne kryebashkiaket dhe kryekomunaret ne mbare Shqiperine.

    Kjo te pelqen apo nuk te pelqen ty, e ka emrin decentralizim, pushteti qendror zgjedh ti kaloje fonde e kompetenca atij lokal duke prishur keshtu traditen e keqe 18 vjecare te qenderzimit te pushtetit e fondeve nga qeveria ne Tirane.

    Ky proces decentralizimi mbase nuk eshte i plote, por ky eshte nje hap i madh qe ekzekutivi shqiptar hedh ne kete drejtim ne dy dekadat e pluralizmit.

    kur e postova kte shkrim nga gazetat me te cilin fillon kjo tema.. nuk kisha hall se si po e decentralizon berisha pushtetin lokal.. por se si berisha po i jep edvin super hajdutit nje pushtet absolut mbi Tiranen e rrethinat qe edvini me mim kodhelet e mafien e ndertimit te beje ato cka ne plan..pra komprimimim e atij pak oksigjeni qe i ka mbet tiranes me super goxillat prej betoni qe i ka gati ne plan per ta shk...er tiranen deri ne palce..
    Brari, si thua, ta leme Tiranen pa unaze e rrugakalime dhe pa investime serioze vetem e vetem per hir te kryetarit te bashkise Rama dhe per te te bere qejfin ty? Sigurisht qe nuk duhet lene dhe po ta kishe kuptuar sic duhet mesazhin e Berishes, do te kuptoje qe me kete vendim ai po tregon qe eshte nje burre i mirefillte shteti, qe di te mbroje principet demokratike dhe te permbushi edhe premtimet elektorale, edhe atehere kur kundershtari i tij politik eshte ne krye te bashkise se Tiranes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-10-2007 mė 00:37

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    Nga fitorja ne fitorje.Ups desh harrova:Sa do rritet eksporti i energjise per vitin 2oo8?

  7. #27
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2006
    Postime
    81
    Po ju sikur jeni forum serioz?
    Pse postoni nga gazeta ekstremiste e nuk gjeni ndonje pak me te paanshme?
    Rritja e cmimeve po kthehet ne katastrofe, rrogat tek privati jane ulur, per shkak te taksave, dhe rogat ne shtet nuk jane rritur as sa gjysma e premtimeve.
    Qeveria Berisha e deshmoi perfundimisht qe eshte e paafte.
    Eshte e kote t'i merren serish per baze premtimet e tjera.
    Tashme ata klasifikohen si totalisht te deshtuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga perkthyes : 28-10-2007 mė 11:58

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2006
    Postime
    81
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Eshte bere tradite ne kete vend qe politikanet te arrijne ne perfundime te tilla, pra te prera dhe kontrastuese. Por kjo nuk ka asgje te keqe, per sa kohe qe fjalimi ose deklarata nuk eshte mbushur me fjale boshe. Perse na qenka ky buxhet kaq i rendesishem? Mbase sepse u caktua nje fond qesharak per organizatat e shoqerise civile? Per kete arsye, apo ka dhe te tjera? Cilat jane ato, sepse ne te tilla deklarata as qe nuk shprehen?

    Kjo qeveri, me sa shoh cdo dite, kerkon te shperndahet neper probleme te ndryshme me qellimin (e mire) per t'i zgjidhur ato. Megjithate, ende nuk kane dale perballe qytetareve per te thene se cilat jane propozimet e tyre per zgjidhjet e problemeve me kyce te shoqerise shqiptare ne teresi (dhe ato jane bere aq te famshme sa kthehen ne bajate po te perseriten).

    Berisha vazhdon te thoje "Ky ėshtė buxheti i decentralizimit." Po e dini ju qe ne politikat publike ai nuk ka as edhe nje specialist ne fushen e decentralizimit? A e dini ju, si shqiptare, qe ne administraten e tij te gjithe jane aktore, militante, pseudo-eksperte te ekonomise, etj.?
    Ke shume te drejte. Bejne dallime dhe nuk vendosin ne postet drejtuese njerez te afte (jo me eksperte) por vendosin militante te paafte, vetem per te shlyer borxhet. Kjo sjellje edhe tipike e ketij brezi politik, sidomos tek Berisha.
    Prandaj na e kane kaluar te gjitha vendet ballkanika, dhe ne jemi vendnumero, per te mos thene qe jemi kthyer pas ne keto dy vitet e fundit, pa drita dhe me ulje te ekonomise, (rritje cmimesh dhe mosrritje rrogash).
    Shqiptaret e kane trasheguar kete punen e favoreve dhe te miqesirave qe nga koha e Enverit, dhe Berisha, si komunist i rregullt qe ka qene ( 25 vjet me tesere partie), s'ka si te jete ndryshe nga brezi i tij komunist. Eshte e kote. Pa u larguar komunistet e regjur nga politika shqiptare, si ne PD, ashtu dhe ne PS, nuk bejme dot hajer.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga perkthyes : 28-10-2007 mė 12:14

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2007
    Vendndodhja
    ne absurdin koordinativ
    Postime
    77
    Interesant ky diskutim per haberin e fundit nga kabineti Berishes.Ceshtje eshte qe nismat e Qeverise ti vleresojme si qytetare te lire dhe jo me tifozllek ,syza militantizmi (blu &roze)
    apo kriticizem aprioristik.
    Citim-ALBO "Kjo te pelqen apo nuk te pelqen ty, e ka emrin decentralizim, pushteti qendror zgjedh ti kaloje fonde e kompetenca atij lokal duke prishur keshtu traditen e keqe 18 vjecare te qenderzimit te pushtetit e fondeve nga qeveria ne Tirane.
    SE PARI kjo nuk duhet pare si fillimi i decentralizimit (...duke prishur ..traditen e keqe 18 vjecare !!) sespe historia nuk fillon ne vitin 2007 edhe per kete ceshtje.
    SE DYTI kjo mase duhet pershendetur por nuk duhet pare si nje "dhurate" e Qeverise.Decentralizimi eshte nje parim i demokracise, nje proces i pakthyeshem qe diktohet nga nevojat e zhvillimit te brendshem por dhe nje detyrim qe buron nga nenshkrimi i Kartes se Autonomise se Autoriteteve lokale.
    Ne kete kontekst,Qeveria (jo thjesht Berisha!) s ka bere gje tjeter vecse ka hedhur nje hap drejt permmbushjes se detyrimit per transferimin e pergjegjesve, kompetencave dhe buxheteve drejt njesive te qeverisjes vendore.
    Por si qytetare te lire kemi te drejte te ngreme edhe shqetesime dhe te jemi skeptike.
    A do te shperndahen keto fonde mbi bazen e kritereve te nevojave, territorit dhe popullsise apo ca te nenes(Bashkite/Komunat blu) dh ca te njerkes(B/K roze)??

    citim-Brari "tani po i jep dhe para qjq-ve .. ketyre celulave te mafies qe bejne nderlidhjen mes mafies brenda dhe nderkombetareve e qe qe te gjitha perbehen nga kelish kanibalesh.. qe zgjohen vetem per te denigruar PD-ne e per te mbrojtur mafien..

    OJQ prandaj quhen te tilla sepse jane zeri qytetareve dhe shpirti i demokracise. Dhe duke qene pjese e shoqerise civile sigurisht qe per shume ceshtje mund te jene ne opozicion me qeverine sikusre per ceshtje te tjera ato ofrojne ekspertize, konsulence dhe bashkepunojne me qeverine per permiresimin e politikave,strategjive dhe legjislacionit.
    Ne se te gjitha strukturat-organizatat-individet do rrjeshtoheshin me Qeverine e radhes atehere -lamtumire pluralizem-miresevjen totalitarizem!!
    Trajtimi OJQ-ve si agjentura te te huajve,si celula e mafias dhe per me teper kunder PD duket nje surealizem grotekst. Shoqeria e hapur kjo eshte.Nuk duhen kerkuar armiqte edhe aty ku nuk jane.
    Por qe mes tyre ka edhe korrupsion, qe ka drejtues te OJF!!! qe jane bere milionere e me vila lluksoze kjo dihet. Prandaj shqetsimi eshte qe keto para te taksapaguesve shqiptare duhet te shperndahen me transparence dhe me tej duhet kontrolluar menyra e perdorimit dhe sidomos efetiviteti i tyre ne praktike. KAM FRIKE se dia nga keto fonde do te perfundojne ne xhepat e OJF-ve klienteliste te cilat mund te realizojne psh. studime apo sondazhet aq ne mode per te na nxjerre neser qeverine Berisha si qeverine me te mire ne bote!!
    Respekte
    Tung-FREUD

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2006
    Postime
    81
    Citim Postuar mė parė nga FREUD Lexo Postimin

    Shume e drejte qe te jemi skeptike. Deri me sot, kjo eshte bere. U jane dhene poste drejtuese njerezve te paafte, dhe u eshte pare vetem kontributi si militante. Qeveria ka shitur shume bono thesari kete vit dhe ka rritur taksat, eshte normale qe vitin qe vjen te shtoje fonde (s'mund t'i vjedhin te gjitha lol). Gjithashtu, ne nuk e fituam as ndihmen e Amerikes, prej dy qind e ca milion dollaresh. Per kete ndihme duheshin plotesuar 18 pika, dhe Shqiperia bashke me qeverine Berisha permbushi vetem kater pika. Ndihma iu dha Mongolise, qe na e kaloi.
    Pra, duhet te jemi skeptike, sepse deri tani nuk jane mbajtur premtimet.
    S'ka arsye pse te besojme se do te mbahen.
    Megjithate, shpresojme.

    Citim Postuar mė parė nga FREUD Lexo Postimin
    citim-Brari "tani po i jep dhe para qjq-ve .. ketyre celulave te mafies qe bejne nderlidhjen mes mafies brenda dhe nderkombetareve e qe qe te gjitha perbehen nga kelish kanibalesh.. qe zgjohen vetem per te denigruar PD-ne e per te mbrojtur mafien..

    OJQ prandaj quhen te tilla sepse jane zeri qytetareve dhe shpirti i demokracise. Dhe duke qene pjese e shoqerise civile sigurisht qe per shume ceshtje mund te jene ne opozicion me qeverine sikusre per ceshtje te tjera ato ofrojne ekspertize, konsulence dhe bashkepunojne me qeverine per permiresimin e politikave,strategjive dhe legjislacionit.
    Ne se te gjitha strukturat-organizatat-individet do rrjeshtoheshin me Qeverine e radhes atehere -lamtumire pluralizem-miresevjen totalitarizem!!
    Trajtimi OJQ-ve si agjentura te te huajve,si celula e mafias dhe per me teper kunder PD duket nje surealizem grotekst. Shoqeria e hapur kjo eshte.Nuk duhen kerkuar armiqte edhe aty ku nuk jane.
    Por qe mes tyre ka edhe korrupsion, qe ka drejtues te OJF!!! qe jane bere milionere e me vila lluksoze kjo dihet. Prandaj shqetsimi eshte qe keto para te taksapaguesve shqiptare duhet te shperndahen me transparence dhe me tej duhet kontrolluar menyra e perdorimit dhe sidomos efetiviteti i tyre ne praktike. KAM FRIKE se dia nga keto fonde do te perfundojne ne xhepat e OJF-ve klienteliste te cilat mund te realizojne psh. studime apo sondazhet aq ne mode per te na nxjerre neser qeverine Berisha si qeverine me te mire ne bote!!
    Respekte
    Tung-FREUD
    Qe keto fonde te shkojne atje ku duhet, duhet te funksionojne mire gjymtyret e organeve te shtetit por sidomos te organeve qe monitorojne punen e shtetit, pra te atyre organeve qe jane vezhguese dhe informuese te paanshme te popullit, por qe shteti i sheh me sy armik.
    Bashkohem me friken tende, por gjithsesi, shpresa vdes e fundit.

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    mir o mire..po emra nuku nxorre..

    pra po flet kot..
    se ai qe ka baza per te folur.. i shkruan disa emra e te thote..ja keta e bejne me mire se berisha..
    shumve si ty te llojit te "panshem" edvinoisto braceiste.. ju a kam bere kete pietje dhe asnjeri nuk guxoj te thote 2-3 emra..

    po te japim nje shanc prape..
    jep ca emra qe bejne per qeveritare..

    ske asnje ne mendje??

    OK.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisė pėr zgjedhjet
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2008, 20:10
  3. Buxheti, vetėm 4 milionė USD pėr prodhimet bujqėsore
    Nga Humdinger nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 00:48
  4. Buxheti i Shtetit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21
  5. Ulja e taksave dhe buxheti i shtetit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •