Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503

    Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisë për zgjedhjet

    Rama në minorancë, Këshilli Bashkiak rrëzon buxhetin`09

    Këshilli Bashkiak rrëzoi gjatë mbledhjes së djeshme me 26 vota kundër dhe 19 pro, buxhetin e vitit 2009 për Bashkinë e Tiranës. Performanca e dobët fiskale, mungesa e transparencës dhe mungesa totale e investimeve, kanë qenë shtysat kryesore që kanë motivuar shumicën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të rrëzojnë me shumicë votash buxhetin e 2009. Vetë kreu i Bashkisë nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme, duke dëshmuar në këtë mënyrë një sens të lartë papërgjegjshmërie. Mazhoranca e Këshillit Bashkiak, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e partive të majta, nuk arriti të bënte numrin e nevojshëm të votave për shkak se buxhetit nuk i ishte bërë asnjë ndryshim nga drafti i mëparshëm, i cili nuk u hodh në votim për shkak të kundërshtimeve të mëdha. Në këtë mënyrë, këshilltarët e majtë votuan kundër projektit, duke kërkuar rishikimin e tij. Kreu i këshilltarëve demokratë në Këshill, Ferdinand Poni, tha se Këshilli Bashkiak nuk pati mundësi mbledhjen e kaluar të dëgjojë kreun e Bashkisë Tiranë, pasi ai në mënyrë të turpshme ndërpreu diskutimet në mes dhe iku. Poni tha se, megjithëse u denoncuan fakte ku shkolla dhe rrugë janë financuar më shumë se dy herë, Bashkia e Tiranës nuk ka reflektuar dhe nuk ka bërë asnjë ndryshim në draft. Duke e cilësuar këtë buxhet si tepër abuziv, kreu i këshilltarëve të djathtë tha se gjesti i Bashkisë është një mbrojtje e hapur e vjedhjes së bërë nga drejtuesit e saj. Në të njëjtën linjë me Ferdinand Ponin u shpreh dhe kryetarja e këshilltarëve të LSI-së, e cila tha se Bashkia kërkon t`i hedhë hi syve me projektet që janë financuar një herë. Më tej ajo tha se, nga 11 njësi vendore që ka Tirana, 7 janë kundër këtij buxheti. Këshilltari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se diskutimi për buxhetin që është paraqitur sërish për miratim, është i njëjti me atë të dhjetorit, ku u pa qartë rifinancimi i një sërë veprash. Noka i sugjeroi kryetarit të Bashkisë së Tiranës që të ndjekë shembullin e qeverisë, e cila në tre buxhete që ka bërë ka sjellë 3 buxhete shtesë. Noka nuk la pa prekur dhe performancën e dobët që ka Bashkia në mbledhjen e taksave. Ai theksoi se, komunat më të thella kanë pasur rritje të performancës fiskale me 30 përqind, kurse Bashkia më e madhe e vendit ka vetëm regres në këtë fushë. Ai i kujtoi administratës së Bashkisë se, nuk ka zhvilluar dialog me qytetarët dhe njësitë vendore, por me militantë të porositur prej Ramës. Suzana Guxholli, anëtare e Këshillit Bashkiak, njëkohësisht dhe këshilltare e kryeministrit, e cilësoi buxhetin e paraqitur nga Bashkia një dështim të radhës. Ajo theksoi se, buxheti mbart mangësi të jashtëzakonshme, nga ana fiskale dhe e transparencës. Guxholli theksoi edhe një herë se rritja e të ardhurave nga Bashkia është bërë në sajë të delegimit të disa taksave nga pushteti qëndror drejt atij lokal. Ajo u ndal dhe në projektet e socialistëve për arsimin, për të cilin buxheti i Bashkisë nuk pasqyron asnjë rritje.

    Poni: Bashkia parashikoi 10% të buxhetit për fushatë elektorale

    Pak para votimit të buxhetit, kreu i këshilltarëve të PD-së, Ferdinand Poni, u bëri thirrje të gjithë këshilltarëve që të mos e votojnë një buxhet, i cili 10% të tij do ta përdorte për fushatë. Ai tha se, në tërësi ky buxhet është bërë për qëllime elektorale dhe nuk i shërben aspak qytetarëve. Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës dhe anëtar i Këshillit Bashkiak shprehu habinë që buxheti i Bashkisë nuk kishte përfshirë asnjë amendament të bërë nga këshilltarët. Sipas Kules, buxheti i cili u rrëzua është një dëshmi e dështimit të qartë të Bashkisë së Tiranës. Gjergji Bojaxhi u ndal në transparencën e Bashkisë së Tiranës, nga ku theksoi me fakte se Rama kishte bërë takime vetëm me militantët e Partisë Socialiste. Ai tha se askush nuk është njoftuar për këto takime në mediat lokale. Buxheti i Bashkisë së Tiranës është hartuar i padetajuar, çka solli dhe iritimin e Këshillit Bashkiak. Projektet e Bashkisë janë të turbullta për arsye se Bashkia do të rifinancojë rrugica të ndryshme, që janë financuar një vit më parë. Kjo ka qenë bindja e Këshillit para se të rrëzonte buxhetin e vitit 2009. Nënkryetarët e Bashkisë deklaruan në Këshill se nuk do të ketë amendamente të buxhetit, që do të thotë se kryeqyteti mund të ngelë pa buxhet në vitin 2009.

    Bashkia anashkaloi totalisht konsultimin me njësitë bashkiake

    Bashkia e Tiranës dështoi në projektin "Thuaj fjalën tënde", pasi në buxhetin e ri nuk është përfshirë asnjë projekt i paraqitur nga banorët dhe njësitë bashkiake. Në njësitë bashkiake Rama ka mbledhur vetëm anëtarë të Partisë Socialiste, të cilët e kthyen diskutimin për buxhetin në një diskutim partiak. Buxheti i Ramës ka sjellë reagimet e shumë qytetarëve, të cilët shpesh herë i kanë bërë shqetësimet e tyre prezente në media. Banorët në takimin "Thuaj fjalën tënde" i kanë kërkuar kreut të Bashkisë, të bëjë një sërë investimesh, të cilat nuk ishin pasqyruar në buxhetin e djeshëm. Dështimi i Ramës në këto procese solli dhe hedhjen poshtë me anë të votës së buxhetit elektoral të tij. Turi i Ramës "Thuaj fjalën tënde" është zhvilluar me disa njerëz të ftuar nga administrata lokale e Bashkisë. Nuk është dhënë asnjë njoftim se kur do të zhvillohen këto takime, meqenëse ato paraqiten si takime konsultative me qytetarët.

    Burimi

  2. #2
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ah Edvin mafiozi qe as mundimin nuk e mori qe te ishte ne kete mbledhje.Kujton se mbulohet dielli me shoshe ky?

    E ka kthyer Bashkine ne nje cerdhe rrugacesh...ah mjere ne ke kemi kryetar Bashkie...nje psikopat qe del e hyn neper mbledhje si ti doje qejfi.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga white-knight Lexo Postimin
    Ah Edvin mafiozi qe as mundimin nuk e mori qe te ishte ne kete mbledhje.Kujton se mbulohet dielli me shoshe ky?

    E ka kthyer Bashkine ne nje cerdhe rrugacesh...ah mjere ne ke kemi kryetar Bashkie...nje psikopat qe del e hyn neper mbledhje si ti doje qejfi.
    ke shume te drejt mer white night, ke shume te drejte ... po kujt ti qahesh ...

    nga ana tjeter kemi salis i cili, pavarsisht tragjedive gerdeciane, ka zhvatur me miliona nga tenderat "strategjike" te privatizimit - kuptohet permes argit-shkelzenit ...

    gjithashtu, drejtesia nuk funksionon si pushtet me vete - nje tjeter fitorje paralizuese e dyshes salis-edvinit ...

    topi fshihet ne presidence dhe flet si jevgu mbas gaxhoit; jozi mpreh shpaten, si fatime sokoli per situaten ...

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Sali Berisha eshte nderi i kombit.
    vetem per ndertimin e koridorit Durres- Prishtine,do mbetet ne histori si kryeministri me i sukseshem ,pa permendur ketu autostradat ne jug te shqiprise dhe rruget tjera ne gjithe shqiprine!!

    nje pershendetje per Edvinet!

    http://uk.youtube.com/watch?v=0dWtBW6dgyI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une nje pytje kam po kaq shume europ qarkullon ne shqipni
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    une nje pytje kam po kaq shume europ qarkullon ne shqipni
    europa jemi ne vet shqiptaret....jemi dhjet milion qe duam te ecmin ne vendet tona, per munges te rrugve gjysma se njofin atdheun.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    europa jemi ne vet shqiptaret....jemi dhjet milion qe duam te hecim ne vendet tona, per munges te rrugve gjysma se njofin atdheun.
    fiks fare e ke thene hallall
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #8
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anëtarësuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    Sali Berisha eshte nderi i kombit.
    vetem per ndertimin e koridorit Durres- Prishtine,do mbetet ne histori si kryeministri me i sukseshem ,pa permendur ketu autostradat ne jug te shqiprise dhe rruget tjera ne gjithe shqiprine!!

    nje pershendetje per Edvinet!

    http://uk.youtube.com/watch?v=0dWtBW6dgyI
    Mire per rrugen Durres - Kukes po ne jug te vendit cfare ka bere? Cfar autostrade thua ti, a ke kaluar ndonjehere nga rruget e jugut apo jo?

    Per vec autostrades Gjirokaster - Tepelene qe ka filluar qe ne kohen e Nanos asnje rruge tjeter nuk eshte bere, vec jane prish.

  9. #9
    lajme nga RD?

    sill dhe za nga ZP se kam degjuar qe dhe ata shkruajne gjithmone realitetin.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    Sali Berisha eshte nderi i kombit.
    vetem per ndertimin e koridorit Durres- Prishtine,do mbetet ne histori si kryeministri me i sukseshem ,pa permendur ketu autostradat ne jug te shqiprise dhe rruget tjera ne gjithe shqiprine!!

    nje pershendetje per Edvinet!

    http://uk.youtube.com/watch?v=0dWtBW6dgyI
    Partiiiiiii Enver jemi gati kurdoherrrrrrrrr .......... LoL

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •