Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1

    Vrasja e "Mirit të Xhikes", 20 vjet burg për vrasësin Lavdërim Tufa

    Sapo futbollistet shqiptare dhe tifozet kane nisur t'i gezohen fitores ne stadiumin "Loro Borici" te Shkodres, nje bresheri automatiku eshte degjuar nga banoret e zones perreth Kartodromit. Por Fatmir Rama, i njohur si "Miri i Xhikes", nuk i eshte gezuar dot fitores se kombetares. Perballe i ka dale nje i ri trupmadh, i cili kishte hyre me shpejtesi ne ambientet brenda lokalit dhe kishte nxjerre automatikun kallashnikov. Rama ka qene ne shoqerine e Ylli Kelmendit dhe te Kristaq Camit, te ulur ne tavoline. Teksa gezoheshin per ndeshjen, kane pare njeriun e armatosur qe ka leshuar zjarr ne menyre te panderprere mbi Fatmir Ramen. Sipas policise, dergimi i Rames ne Spitalin Ushtarak ka qene i kote, sepse trupi i tij ishte bere shoshe nga plumbat. Tyta ka qene e drejtuar nga ai, ndersa plumbat kane mberthyr edhe kater te tjere, mes te cileve dy kamerieret Ylli Durishti e Flamur Rrapi te turnit te dyte. Pasi ka lene te pergjakur dyshemene e lokalit dhe punonjesit te lemeritur, autori i pandaluar nga njeri eshte larguar me autoveturen e tij te bardhe. Nje punonjes ka gjetur mundesine 30 minuta me vonese per te lajmeruar policine, qe ka mberritur menjehere ne vendngjarje. Ka gjetur vetem nje dysheme te pergjakur, tavoline permbysur dhe barin e bere vrima-vrima. I plagosuri Cami sipas policise eshte nje kontigjent i njohur per trafik droge ne Greqi, sepse eshte denuar me burg nga gjykata e ketij vendi.

    Kemi shtet dhe polici te forte besa..

  2. #2
    I am Canadin
    Anëtarësuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Nje me pak.
    Henri Anderson was here.

  3. #3
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Sma do mendja se do koment kjo ngjarje. Si ne te gjithe boten ka njerez qe zgjedhin rrugen e trafikut per tu pasuruar dhe ne ate rruge dashje pa dashje ose do behesh armik me klane te tjera, ose do ndiqesh nga drejtesia gje qe ne shqiperi eshte me pak e mundur ose do jesh me fat dhe do jesh me jetegjate......
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Te gjithe "te fortet" i pret plumbi dhe ata qe do ti vrasin jane ata qe jane sot ne pushtet. Arsyeja eshte e thjeshte, keta mund ti inkriminojne ata qe jane ne pushtet per aferat e tyre kriminale ne Shqiperi. Ne nje kohe kur gjithe bota po i kerkon qeverise shqiptare luften ndaj krimit te organizuar, keta kete lufte po e fillojne jo ndaj vetes, por ndaj atyre me te cilet kane bashkepunuar ne vite.

    Jam i bindur qe kjo do te jete vetem vrasja e pare mafioze, te tjera do ta pasojne.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Te gjitha grupet e mafjoze qe jane formuar jane te lidhur shume me politiken. Ju kujtoj qe grupi mafjoz qe vrau Gjinxhicin e ka ndihmuar shume kete te fundit te hipi ne pushtet. Deri para nje viti Xhinxhici i mbrojti por para pak kohesh atij i duhej ti shperndante si nje nga kushtet e vena nga EU per fonde zhvillimi.
    Atehere ketu plasi lufta dhe fitimtar dolen mafjozet.
    Mendoj se politikanet shqiptar moren shembull nga kjo ngjarje dhe vendosen qe ti likujdojne pasi edhe ketyre ju duhet te bejne te njejten gje me Xhinxhicin (kusht i SHBA-ve).
    Ata menduan me mire ti exekutojme ne sesa ata neve.
    PAUCA SED MATURA

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Ah mer djema!! Ku merren vesh kto pune , po hajd mo , ne bejme punen e popullit , thashethemizojme!(existon ky llaf apo ja futa kot un
    Peace!

  7. #7
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    oa kus poe the ti dhe egziston :shaka,une kete xhiken as e kam njohur dhe as nuk mund ta njoh me tani por mr te lexuar neper gazeta sa te majta e sa te mesit por pa harruar dhe te djathtat e ka pas hallall koqen e plumit thote populli rroft shqiperia rroft SHQIPERIA E BASHKUAR URRAAAAAAAA URRRAAAAAAA
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lo Bello
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Vendndodhja
    England
    Postime
    78
    Cja kan bo mire *****qirit.
    Me vjen keq per kamarieret.
    Miri i xhikes ka qene plehra mo e modhe ne Tiron.
    Prit se keni me jua degju zonin te gjithe plehrave si ai.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Prokuroria zbardh vrasjen e "Mirit të Xhikes"

    Albo dhe Redi...keto kryetemat me duket e kane humbur aktualitetin.
    Hiqini me mire dhe del vet kryetema nga vet interesimi qe tregojne lexues-Shkruesit e Forumit.

    Hyn njeriu ne Forum dhe nuk di kush eshte Shkrimi me i fresket dhe krijohet bajatosje temash.


    ----------------

    Shekulli:

    -------

    Lidhjet e shumta të Ramës me klane të fuqishme të politikës dhe investimi kolosal i tij vështirësojnë hetimet e policisë
    Policia, 3 pista hetimi për vrasjen e Ramës

    Viktima ka qenë objektiv i disa atentateve edhe në të kaluarën ku në njërin prej tyre është plagosur

    Ardita Bala
    Artan Hoxha
    TIRANË – Asnjë pistë zyrtare nga policia e kryeqytetit në lidhje me ngjarjen e dy netëve më parë ku mbetën të vrarë dy shtetas dhe u plagosen tre të tjerë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, megjithë punën e bërë gjatë orëve të kaluara për ta ka qenë i vështirë konkludimi në një pistë të vetme të motivit të ngjarjes së rëndë dhe të identifikimit të autorëve të vrasjes së 38-vjeçarit Fatmir Rama, të 24-vjeçarit Julian Durishti dhe të plagosjes së rëndë të Kristaq Camit e Flamur Rrapajt. Po sipas të njëjtave burime zyrtare, deri në pasdien e djeshme janë marrë në pyetje më shumë se 20 persona, dëshmitarë të vendit të ngjarjes, apo njerëz që dyshohet të kenë dijeni për rrjedhën e ngjarjeve, por duket se nga të pyeturit nuk është nxjerrë asgjë në dritë. Burime policore kanë thënë dje për gazetën “Shekulli” se vëmendja e bluve është përqendruar tek shoqëruesi i Mirit të Xhikes, Ylli Kelmendi, dhe ky i plagosur lehtë, por dhe deklarimet e tij duket se nuk i kanë ndihmuar blutë që të arrijnë tek motivet e vrasjes dhe tek identifikimi i autorëve. Dëshmitarët okularë nga vendi i krimit e kanë patur të vështirë të identifikojnë vrasësit, pasi ata kanë qëlluar nga një pozicion shumë pak i ndriçuar, dhe për më tepër reflektimi i xhamave i favorizonte atentatorët të mos dukeshin. Pjesa më e madhe e të shoqëruarve të pasngjarjes kanë qenë punonjës të Kartodromit dhe kanë deklaruar se numri i atentatorëve ka qenë dy persona. Megjithese janë marrë në pyetje shumë shtetas duket se është akoma larg ndalimi i ndonjë të dyshuari, apo prerja e ndonjë flete-arresti. Burime policore kanë thënë dje se ka dyshime se njëri prej atentatorëve të Kartodromit të jetë i plagosur, por megjithatë, as ky dyshim nuk është vërtetuar akoma. Gjatë 48 orëve të fundit, blutë e kryeqytetit kanë kryer me dhjetëra kontrolle lokalesh apo banesash ku dyshohej se mund të ishin fshehur autorët e ngjarjes së rëndë. Ata “kanë krehur” të gjithë zonën periferike të Tiranës dhe vëmendja duket se është përqëndruar në fshatrat e Saukut, Mulletit, Lundrës dhe Prezës. Megjithatë as nga kontrollet e dy ditëve të fundit nuk është bërë akoma e mundur që të arrihet tek identifikimi i autorëve të ngjarjes. Ndërkohë, hetuesit kanë dyshime se vrasja e së shtunës mund të ketë qenë në vazhdën e vrasjeve të njëpasnjëshme të ndodhura midis dy grupeve rivale shumë të forta në kryeqytet gjatë dekadës së fundit. Bëhet fjalë për dy grupe që në kohë dhe periudha të ndryshme kanë kontrolluar trafikun e drogave të forta në kryeqytet, madje në fundin e viteve ’90 e shtrinë aktivitetin e tyre edhe në mjaft shtete të Evropës Perëndimore. Në të vërtetë dyshimet rreth kësaj piste bazohen në plagosjen që ka pësuar Fatmir Rama gjatë atentatit për vrasjen e Ad Topallit. Ky i fundit ka qenë një personazh i botës së krimit në kryeqytet gjatë mesit të viteve ’90. Ndërkohë Rama ka lidhje mjaft të afërta farefisnore me Arben Grorin, i dënuar me burg të përjetshëm nga gjykata e Milanos, të cilin e ka kushëri të parë. Rama i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga Naim Zyberi, Met Hasa, Bujar Hasa dhe Ymer Maçi, të cilët pasi nuk e gjetën në banesë ekzekutuan djalin e tezes së tij Artur Grorin, vëllain e Arben Grorit, emrin e të cilit tashmë e mban një tjetër kompleks luksoz turistik në periferi të kryeqytetit. Ndërkohë policia ka dyshime se Rama mund të jetë vrarë dhe për shkak të lidhjeve të shumta dhe të padukshme që ai kishte me klane të politikës shqiptare, të cilat kanë interesa të forta në investimet e mëdha të bëra gjatë viteve të fundit në kryeqytet. Kjo pistë bazohet tek investimi mjaft serioz dhe që kapte shifra marramendëse në kompleksin “Kartodrom 2000”. Ky kompleks ishte më moderni, mjaft popullor dhe me një klientelë që ishte vazhdimisht në rritje. Nuk dihen të ardhurat e sakta mbi biznesim e administruar nga Rama, por dihet që ai vazhdimisht investonte shuma të mëdha për ta modernizuar kompleksin e tij në Mullet. Por policia ende nuk ka përjashtuar as pista të tjera hetimi të cilat mund të kenë lidhje me disa ngjarje të fundit të ndodhura në vendet fqinje me Shqipërinë ku janë goditur biznesmenë të fuqishëm të përzier në afera të dyshimta apo grupe kriminale që kontrollonin trafiqet e ndryshme. Zbardhja sa më shpejt e vrasjes së Ramës do të mund të parandalonte vazhdimin e frikshëm të një seriali vrasjesh të njerëzve tashmë jo të panjohur, i cili në fakt sapo ka startuar.

    ---------


    Puna e Mirit do jete muhabeti nr 1 ne Tirane per nja dy muaj.
    Besoj ketu eshte dora e Selise Roze e kryesisht grupi Ed Ram-Nano- Ruci-Kokodhima..

    Te shikojme..

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ata qe kane organizuar kete vrasje jane njerez qe po fuqizohen se tepermi dhe kane lidhje me te thella se Miri me politiken dhe median.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Përgjigje: 195
    Postimi i Fundit: 08-10-2013, 14:03
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Policia zbardh vrasjen mafioze te biznesmenit Florian Vila
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 06:41
  5. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •