Freud, te jesh kritik ndaj nje ane nuk do te thote qe i perket anes tjeter. Sa per procesin, ky eshte vetem nje element decentralizimi, ne dukje, por te shohim zbatimin. Shume nisma u projektuan, por shume pak u zbatuan.
Disa kane deshire te bejne lojra fjalesh, duke sjelle ne kujtese bemat e qeverive te kaluara. Kjo nuk eshte aspak logjike, sepse po merremi me qeverine aktuale, jo me te shkuarat. Prandaj, nese ia vlen gjykimi, ia vlen vetem per nje nisme te caktuar, si kjo e fundit e qeverise Berisha.
Problemi nuk eshte aq i thjeshte per tu reduktuar ne emra ... po komunistesh qe ishin dhe jane ne pushtet.
Ketu eshte fjala per sistem qeverises. Ne mungese te diktatures, komunistet dijne vetem te pervetesojne, nepotizojne, parcelizojne sipas stilit kamorrist e mafioz, te shkaterrojne, por jo te ndertojne; sistemin kapitalist nuk mund ta ngrene apo ringrene ata qe e kane luftuar gjithe jeten, dhe e kane pare kapitalizmin nepermjet dietave te shoqerimit fukso-mjekesor te nomenklatures se kuqe neper Paris, Vjene e Rome. Kush te doje emra, nuk kane pse te presin, mund tua servirim.
Ata qe kerkojne emra, duan qe te bejne "relevant" emrin e Saliut, duke ia ulur e demtuar edhe me tej vlerat e tija - edhe Bashkim Fino - ne kushte ende me te veshtira - ka drejtuar me me kompetence dhe efiēence se sa Saliu.
Shtet ligjor, ekonomi tregu, progres shoqeror nuk mund te arrihet me shtet te kapur perj komunistesh qe kerkojne tu mbyllin gojen favoriteve dhe rivaleve te tyre me ane te sulmit e frikes se perhershme, kete radhe kunder Prokurorit te Pergjitshem, i cili eshte produkt i se njejte makineri prej nga kane dale Saliu, Fatosi, Bejo, Moisiu, e te tjere.
Viti 2008 ka per te qene nje vit i investimeve te medha ne infrastrukture.
Krahas vazhdimit te autostradave ne ndertim, do te hapen qindra kantjere te reja per asfaltimin e rrugeve dytesore dhe vecanerisht te atyre qe lidhen me zhvillimin e turizmit.
Decentralizimi eshte hapi i duhur per dhenjen fund te centralizimit absurd te fondeve nga qendra per bashkite dhe komunat.
Tashme pushteti lokal do te ndjeje pergjegjesine para atyre qe i kane zgjedhur dhe do te provohen se sa jane te afte te mbajne premtimet dhe se sa do te jene te afte te mireadministrojne fondet.
Gjithashtu tashme furnizimi me uje dhe sherbimet e tjera komunale do te jene 100% pergjegjesi e tyre dhe ata do te ballafaqohen me komunitetin, njejte sic ndodh ne cdo pushtet lokal ne Europe.
Une bie dakort me brarin, por per arsye ndoshta te kunderta.
Me thoni ju, cili njeri me mend ne koke dhe i afte ne punen qe ben (kualifikuar/diplomuar)... do te jetoje ne shqiperi? Po u dha mundesia, qe te gjithe i bejne naften shqiperise. (keto vijne si shkak i mentalitetit komunisto&militant-pseudodemokrat qe ka pushtuar qeverite shqipetare)
Shqiperise i duhet nje princ vidi i 2, se vete shqipetaret nuk e bejne dot shqiperine, ne fakt, asnjehere se kane bere
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Cituar nga Korēari-L1:
Korēar, dhe te tjere, duhet te dini, dhe te jeni te qarte se te huajt, princ vidi 1 dhe ai ne pafundesi, forcat shumekombeshe, etj vijne ne Shqiperi, jo per ta bere Shqiperine, por per ta "mbajtur zap", ne menyre qe nje trazire te mos eskaloje ne rajon, qe refugjatizmi te mos pushtoje anije, qe udha e Janines te mos mbushet plot e perplot me refugjate.Shqiperise i duhet nje princ vidi i 2, se vete shqipetaret nuk e bejne dot shqiperine, ne fakt, asnjehere se kane bere
Ardhja e Vidit asokohe ishte nje lapsus i ndekombetareve, duke mos marre parasysh ekzistence pergjithmone te Esat Pashe Toptaneve dhe Haxhi Qamileve ne teatrin politiko-shoqeror te Shqiperise.
Ndaj nuk ka pse te pritet i huaji - Shqiperine e bejne Shqiptaret. Por mjerisht, kemi esadiste e haxhiqamiliste komuniste te konvertuar edhe ne kete fillim mijevjeēari si puna e saliut, fatosave, gjinushna e xhuvelna, qe e mbajne veten per "makiavelna", dhe shif e shkruaj ...
per Albon ky shkrim..meqe e shikon si pun te mire te berishes dhenjen e Policise ndertimore goxilles se Mafies..Edvin.. nen hyqem.. pra te dhenjes se cdo fuqie ketij mafiozi..qe ta beje tiranen dhe periferine.. fabrik kanceri..
ja cthot ky kokrisuri kastriot qe sben kompromise me askend..
-------------
Rama pazare me Berishėn
Grada e perdoruesve-ve: / 1
I varferI mire
Tuesday, 30 October 2007
Kryebashkiaku Edi Rama si dhe kryeministri Sali Berisha duket se kanė gjetur njė rrugė tė ngushtė bashkėpunimi ku pika e takimit janė lejet e ndėrtimeve nga kryeministri dhe heshtja e Ramės si kryetari opozitės ndaj problemeve pėr akute qė po kalon vendi. Por pėrtej kėtij bashkėpunimi vlen tė theksohet edhe njė marrėveshje e tyre mbi ēėshtjen e shumėpėrfolur tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ku dihet mė sė miri qė synimi i mazhorancės ėshtė shkarkimi i tij. Heshtja e Ramės ndaj kėtij fakti tregon se midis dy liderėve kundėrshtarė dhe bashkėpunėtor ekziston njė marrėveshje, e cila do tė zbulohet mė qartė me shkarkimin e Sollakut dhe me ardhjen e kryeprokurorit tė ri.Ndėrkohė qė duke iu kthyer pėrsėri bashkėpunimit Rama-Berisha pėr lejet e ndėrtimit vlen tė pėrmendet fakti se jo mė larg se disa ditė mė parė kryeministri Berisha ka bėrė tė ditur nė nė mbledhjen e fundit tė KRRTRSH-sė se do t`i jepet njė zhvillim harmonik qytetit tė Tiranės me komunat pėrreth. Pikėrisht tek ky vendim konkretizohen dhe aferat mes Ramės dhe Berishės, ku nga njėra anė Berisha i lė hapėsirat periferike nė dorė tė bashkisė dhe sigurisht kjo e fundit e kompenson kėtė me leje ndėrtimi si dhe me heshtje totale ndaj krizės qė qeveria Berisha po i shkakton vendit. Nė kėtė kuadėr vlen tė theksohet se komunat pėrreth Tiranės nuk do tė marrin mė vendime pėr ndėrtime pallatesh pa marrė lejen e KRT-sė sė Bashkisė sė Tiranės dhe nė rastin kur komunat do tė pėrplasen tek bashkia e madhe pėr tė konsultuar lejet e ndėrtimit ato do tė jenė tė gjitha nė zotėrimin e pėrdorimin e kryebashkiakut Rama. Kėto fakte pasqyrojnė mė sė miri arsyet pse Rama si kryetar opozite po hesht ndaj tė gjitha probleme qė po kalon vendi, ku kriza energjetike mbetet e para pėr tu trajtuar.
Komuna e Farkės
Gjatė shqyrtimit tė studimit urbanistik pjesor pėr komunėn e Farkės, Kryeministri ka thėnė se do tė vendoset njė rregull i rreptė nė zhvillimin e komunave qė ndikojnė nė jetėn e qytetit tė Tiranės. Duhet theksuar se konkretisht zona e farkės ėshtė dhe pika e dobėt e kryesocialistit Rama, ku kohėt e fundit pallatet nė kėtė zonė sa vijnė dhe shtohen. Berisha jo mė kot ka theksuar se kėto studime pjesore nuk mund tė pėrdoren pėr t`i konsideruar kėto komuna si qytete tė veēanta pasi ato janė njė kompleks harmonik me gjithė qytetin. Deklarata e Berishės vlen tė theksohet se i bashkėngjitet sė tepėrmi deklaratave tė fundit tė Ramės lidhur me rehabilitimin e gjelbėrimit dhe ambienteve nė kryeqytet .“Kodrat e Tiranės nuk do tė vishen me pallate dhe mendoj qė tė gjitha kėto tė shkojnė nė KRRT e Tiranės tė marrin dhe atje njė visto dhe pastaj tė vijnė kėtu sepse do t`i japim njė harmonizim zhvillimit tė Tiranės” bėri tė qartė kryeministri. Plani ėshtė pėr tė vendosur rregull tė rreptė nė zhvillimin e komunave pėrreth, tė cilat ndikojnė thellėsisht nė jetėn e kėtij qyteti. “Nuk mund tė pranojmė miratimin e njė plani, nė tė cilin parashikohet ndėrtim i pallateve 8 katėshe. Kėto studime pjesore dhe kėto zona nuk do tė mund tė pėrdoren si qytete tė veēanta sepse janė njė kompleks harmonik me gjithė qytetin. Komuna e Farkės ėshtė e banorėve tė Tiranės, ėshtė e gjithė qytetarėve tė vendit. Tė ndėrtohen nė kodra pallate tetė katėshe ėshtė e papranueshmė”ka thėnė hapur Berisha.
Projektet
Kreu i qeverisė mendon qė KRRTRSH duhet tė vendosė qė tė gjitha projektet e komunave pėrreth duhet t`i nėnshtrohen edhe njė mendimi nga qarku dhe nga KRRT-ja e qytetit, tė cilėt duhet tė sjellin njė mendim para se KRRTRSH tė vendosė. “Kjo pėr faktin sepse janė bėrė batėrdia nė komunat pėrreth qė nė fund tė fundit ėshtė gjėja mė e bukur e kėtij qyteti. Po i shkatėrruam edhe kėto, atėherė asgjė nuk i mbetet Tiranės. Tė paktėn Farkėn kemi mundėsi ta ruajmė sepse kemi njė studim arkitektėsh”. Standardet do tė jenė tė shfrytėzimit mė minimal, nėse do tė vendosim tė ndėrtojmė. Duhet tė ketė njė bashkėrendim pavarėsisht se kryetari i Bashkisė nuk ka bėrė as planin e Tiranės, por njė mendim duhet ta japė dhe njė diskutim mė i gjerė duhet tė bėhet sepse ajo qė ka ngelur nė kėtė qytet ėshtė Farka.
SOT
-------------
me nje fjale ..ti varesh ujkut melcite ne qafe ..do te thote..ti thuac..ha e ngopu mire more egersire..se mua sme behet vone..
feudali mafioz edvin .. duhet paralizuar ne ehthet e tij e ne babezine e tij qe ta betonizoje tiranen e cdo pellemb truall per te mbushur xhepat e tij sa nje vaporr ..
kurse berisha.. me te ashtuquajturin decentralizim.. po i jep ketij perbindeshi fuqite e enver hoxhes .. qe ky pis te beje miliarda pa fund..ne kurriz te atij pak oksigjeni qe i ka mbetur atyre femijve te gjore qe lindin fatkeqisht ne tiranen..ne donbasin e 2007-trs..
mke mjeku nuk i lejohet kjo..
pra nje minus per berishen nga une..
lojnat sjan pun e mire..
dil albo njehere tek 21 apo unaza e te shikoc..
edvini nuk nderton por kanceron..
pik..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-11-2007 mė 03:31
Hapet qesja pėr bashkitė e mėdha nė vitin para-elektoral
04/11/2007 - 10:26
Genc Kondi
Do tė marrin njė fond tė pėrbashkėt prej 65,3 milionė dollarėsh amerikanė 65 bashkitė e Shqipėrisė nga Buxheti i Shtetit pėr vitin e ardhshėm. Kjo shėnon njė rritje tė fondeve qė jepen nga pushteti qendror nė drejtim tė atij vendor prej 27 pėrqindėsh. Duke qenė se, pėr vitin nė vazhdim, ky fond total ėshtė parashikuar nė masėn 4,4 miliardė lekė tė reja, ose 51,5 milionė dollarėsh, sipas kursit zyrtar tė kėmbimit tė Bankės sė Shqipėrisė. Por, jo tė gjitha bashkitė do tė kenė tė njejtin trajtim nė marrjen e fondeve. Ajo qė vihet re mė qartė, ėshtė fakti se, kryesisht, qytetet e mėdha pėrfitojnė njė rritje tė konsiderueshme fondesh. Madje, qeveria tregohet e vėmendshme qė tė trajtojė mė mirė pikėrisht ato qytete, ku zgjedhėsit kanė votuar pėr pėrfaqėsuesit e opozitės parlamentare nė zgjedhjet e fundit pėr kryetar bashkie, tė shkurtit tė kėtij viti. Kėshtu, mbi mesataren e rritjes totale prej 27 pėrqindėsh nė shkallė vendi, janė gjashtė bashki tė mėdha, tė cilat drejtohen nga pėrfaqėsues tė koalicionit tė majtė, qė shėnojnė shifra mė tė larta rritjeje. Fondet qeveritare pėr Vlorėn rriten mė shumė se dy herė (110%) vitin e ardhshėm sipas shifrave tė projektbuxhetit, tė paraqitura nga ministri i Financave Bode nė Kuvend para dy ditėsh, ndėrkohė qė edhe pėr qytetin tjetėr bregdetar, Durrėsin, rritja ėshtė nė masėn 73%. Qytete tė tjera tė drejtuara nga tė majtėt, si Elbasani (+58%), Tirana (+55%), Korēa (+38%), Kuēova (+28%), marrin gjithashtu rritje fondesh mė tė lartė se rritja mesatare nė shkallė vendi. Ndėrkohė, rritje mė tė lartė se mesatarja janė shumė pak bashki tė drejtuara nga koalicioni i djathtė qė pėrfitojnė, por, edhe ato, tė kategorive mė tė ulta, si Kopliku, Kamza e Konispoli, ndėrkohė qė Himara e PBDNJ-sė merr rritje 38% fondesh. Ndėrkohė, ndėr 9 bashki qė marrin mė pak fonde se vjet, 7 drejtohen nga tė djathtėt.
Gazeta Shqiptare
po ushqen mafien i ngrati..
e harroj nismen e kafshates..
po i qan hallin edvin gjiko mafiozve.. se mo kan mbetur pa para..
kujton se do ta duan pakez..
shih kur tja dhj.sin neser ne zp kte dhurat.. kur ti thon plac..
Gazeta Shqip, 11/15/2007
FMN, kritika qeverisė: I varfėruat shqiptarėt
Rezerva pėr inflacionin: Nuk u mbajt nėn kontroll. KESH? Duhet privatizuar
Fondi Monetar Ndėrkombėtar i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė tė marrė
masa urgjente pėr tė pėrmirėsuar situatėn financiare tė Korporatės
Elektroenergjetike Shqiptare. Nė pėrfundim tė misionit nė Shqipėri,
shefi Gerwin Bell paralajmėroi se kriza energjetike po shndėrrohet
nė njė kėrcėnim serioz tė ekonomisė shqiptare. Pikėsėpari, FMN
ka kėrkuar ndėrhyrjen urgjente pėr pėrmirėsimin e situatės financiare
tė KESH-it. "Duhet tė ndėrmerren masa tė menjėhershme pėr tė
stabilizuar situatėn financiare tė KESH-it, ndėrkohė qė privatizimi
ėshtė imperativ pėr tė vendosur sektorin e energjisė nė njė bazė
tė qėndrueshme afatgjatė", tha Bell.
Shefi i misionit tė Fondit Monetar pėr Shqipėrinė i ka kėrkuar
qeverisė tė ndėrhyjė nė ata faktorė qė mund tė kontrollohen pėr
pėrmirėsimin e krizės. Pasi, sipas tij, shkaku i kėsaj krize financiare
qė po kalon KESH nuk ėshtė vetėm thatėsira. "Deficiti i madh i KESHit
reflekton jo vetėm thatėsirėn, por kryesisht problemet kronike me
humbjet nė rrjet dhe arkėtimet, nivelet e papėrballueshme tė importit,
si edhe ēmimet e energjisė sė importuar shumė herė mė tė
larta sesa ēmimi vendas", vazhdoi mė tej Bell.
Rekomandimet
Fondi Monetar Ndėrkombėtar tashmė i ka shprehur haptazi rekomandimet
e tij, pėr tė menaxhuar situatėn energjetike dhe pėr tė pėrmirėsuar
situatėn financiare tė KESH-it. Nė mė shumė se njė herė, zyrtarėt e
Fondit kanė sugjeruar rritjen e kufizimeve tė energjisė pėr tė minimizuar
sasinė qė importon KESH dhe pėr rrjedhojė edhe tė ulė humbjet e saj financiare.
Por krahas kėtij sugjerimi, FMN jep dhe njė tjetėr qė shkon paksa
nė drejtim tė kundėrt. Fondi kėrkon dhe madje ka bėrė edhe
presion mbi qeverinė qė kjo e fundit tė rrisė ēmimin e energjisė elektrike.
Rezultati final pėr konsumatorėt do tė ishte mė pak drita nė shtėpitė e tyre
dhe mė shumė lekė tė paguara pėr energjinė.
Kriza do vazhdojė gjatė
Por ministri i Financave, Ridvan Bode, ka dhėnė njė tjetėr mesazh tė fortė,
nė lidhje me krizėn energjetike dhe rritjen e ēmimeve nė treg. "Situata
energjetike pėrbėn njė problem sikurse dhe njė presion inflacionist i
ardhur nga faktorė tė jashtėm kanė prekur aspekte tė veēanta tė ekonomisė
shqiptare. Dhe kėto mbeten njė shqetėsim edhe pėr vitin e ardhshėm. Dhe
kėto mbeten njė shqetėsim edhe pėr vitin 2008", tha Bode.
Kjo deklaratė e ministrit tė Financave ėshtė konfirmuar dhe nga guvernatori
i Bankės sė Shqipėrisė.
Inflacioni i lartė
Ndonėse ndajnė mendime tė kundėrta pėr shkakun e inflacionit, pasi Bode
mendon se ai ėshtė i jashtėm, ndėrsa Fullani i mėshon mė shumė idesė se
inflacioni ka ardhur kryesisht nga kriza energjetike ata tė dy bien dakord
pėr rreziqet qė shtron pėrpara viti 2008. "Siē e kemi bėrė tė ditur edhe
nė raportin e fundit tė politikės monetare, ka njė zhvendosje tė lehtė tė
normės sė inflacionit mbi vlerėn e sipėrme tė zonės sė tolerancės prej 4
pėr qind. Bazuar nė disa zhvillime aktuale tė lidhura mė sė shumti
me anėn e ofertės, vlerėsohet se ecuria e ēmimeve tė konsumit pėr
12 muajt nė vijim mund tė vazhdojė tė luhatet rreth vlerave aktuale,"
tha Fullani.
Kriza rriti kostot
Kriza energjetike, e cila ka qenė prezente pothuajse gjatė gjithė vitit 2007,
ėshtė shfaqur me intensitet tė lartė nė tremujorin e tretė tė tij. Sipas
guvernatorit Fullani, "shpenzimet pėr sigurimin e burimeve alternative
tė energjisė, vlerėsohet tė jenė faktorė tė cilėt kanė ushtruar
presione mbi kostot e prodhimit dhe tė tregtimit tė mallrave dhe
tė shėrbimeve". Por Fullani paralajmėron se defekte tė tjera
mund tė vijnė, qė do tė thotė njė valė tjetėr e rritjes sė ēmimeve.
"Efektet negative tė krizės janė tė natyrės sė drejtpėrdrejtė, ndėrkohė
qė ato mund tė jenė edhe tė natyrės sė tėrthortė, duke nėnkuptuar
njė kohėzgjatje tė implikimeve tė saj edhe nė njė moment tė dytė",
pėrfundoi ai.
Krijoni Kontakt