Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 67
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    JO, se ata qe nuk jetojne ne Shqiperi e dine me mire se ne se si eshte gjendja!

  2. #42
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, 16-11-2007

    Qeveria e Berishės, kali dhe gomari
    Nga Edmond Ēaushi

    Dua ta filloj ketė opinion me njė fabul tė shkruar nga zoti Dritėso Agolli, vite tė shkuara:
    “Po ecnin nė njė shteg tė ngushtė mali,
    Pėrpara Gomari dhe pas gomarit Kali,
    Fshatari qė nė shtėpi shpejt donte tė shkonte,
    Kalin me shkop nga pas e qėllonte.
    Hej!, ē’bėn i thotė Kali, Ta rrėzoj samarin, Ti para meje, pse ke vėnė Gomarin?
    Nė qoftė se nė shtėpi do tė shkosh pa vonuar,
    Vėrmė mua para dhe pastaj rrihe gomarin sa tė duash”.

    Sa herė qė e sjell nė mendje kėtė fabul, jam nė dilemė se a gjen ajo vend nė realitetin e sotėm politik shqiptar?. Sot, vėrej me keqardhje se edhe pse koha kalon, kjo fabul nė vend qė tė mbulohej nga tisi i harresės, bėhet pėrditė e mė e pranishme nė Shqipėri. Ky fenomen ėshtė i pėrhapur fatkeqėsisht nė tė dy krahėt e politikės sė sotme shqiptare, si nga opozita ashtu dhe nga pozita. Por nė qoftė se opozitės mund t’i “tolerohet” kjo gjė, pasi ajo pėr kėtė shkak po vuan qėndrimin e saj nė minorancė, nuk duhej qė tė zinte vend nė krahun e shumicės, e cila kur erdhi nė pushtet nė vitin 2005 pikėrisht kėtė gjė duhej tė luftonte, pasi pas gjithė asaj tollovie 15-vjeēare duhej vetėm punė pėr njė lėvizje shumė tė shpejtė kah e drejta. Rruga se ku do tė shkojmė ėshtė e njohur dhe gjithashtu e shkruar nė tė gjitha programet elektorale dhe qeverisėse tė partive shqiptare. Por tė dish se ku do tė shkosh e tė vazhdosh tė jesh i varfėr dhe i pėrulur ėshtė fatkeqėsi. Po lexoja programin e qeverisė 2005-2009 paraqitur nė Kuvendin e Shqipėrisė nė Tirane mė, 08.09.2005 dhe u ndala tek pika 8 qė po e citoj mė poshtė:

    Synimet themelore tė reformave tė qeverisjes pėr katėr vitet e ardhshme janė:

    * zhvillimi e konsolidimi i shtetit demokratik nė themel tė tė cilit qėndrojnė liritė dhe tė drejtat themelore tė individit;
    * rikthimi i forcės sė shtetit ligjor ku ligjet zbatohen plotėsisht dhe nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė, ēmontimi i sistemit tė korrupsionit;
    * zhvillimi i shpejtė, i balancuar e i qėndrueshėm ekonomik e njerėzor;
    * integrimi i Shqipėrisė nė BE dhe NATO.

    Progresi i njėkohshėm nė tė katėr objektivat madhore do tė shėnoj mbylljen e tranzicionit, shėrimin e problemeve tė mėdha tė nėnzhvillimit veēanėrisht ato tė varfėrisė, tė shėndetit publik, tė arsimimit dhe tė aksesit nė shėrbimet bazė publike, degradimit tė mjedisit dhe kalimin e vendit nė fazėn e njė ecjeje tė shpejtė drejt integrimit europian dhe euroatlantik.

    Pėr t’i realizuar kėto objektiva duhet vullnet dhe “Kuaj” nė kuptimin e plotė tė fjalės dhe jo “Gomerė” qė zoti Kryeministėr me njė shkop nė dorė t’i rrahė gjithė ditėn e ditės pėr tė bėrė ndonjė hap pėrpara. Mos harroni zoti Kryeministėr se nuk keni luksin tė mbani pėrreth vetes njerėz qė nuk kryejnė detyrėn qė ju ėshtė ngarkuar. Ėshtė krim pėr njė zyrtare qė punon nė administratėn publike tė mos zbatojė detyrėn. Zyrtari i papėrgjegjshėm, jo vetėm qė duhet tė largohet nga vendi i tij i punės pa mėdyshje, por duhet qė dhe tė pėrgjigjet penalisht pėr mosangazhim nė zbatimin e detyrės.

    Zoti Kryeministėr mund tė justifikohet se pėr arsye tė konjukturave politike u detyrua tė shpėrndante pushtetin nė tė gjitha nivelet me disa “furgon” parti qė ju ngjiten pas Partisė Demokratike thjesht pėr pėrfitime personale. Por pėrveē kėtyre ministrave tė papėrgjegjshėm, tė cilėt nuk pėrjashtohet mundėsia qė kėto lojėra i bėjnė edhe pėr qėllime tė ngushta politike pėr ta diskretituar qeverisjen qė pėr tė qenė tė sinqertė i ėshtė dhėnė nga vota e popullit Partisė Demokratike, ka dhe ministra tė Partisė Demokratike qė nuk janė nė lartėsinė e detyrės qė ju ėshtė ngarkuar.

    Me keqardhje shikoj se sot shumica e zyrtarėve shqiptarė shqetėsohen pėr tė arritur tė pėrfitojnė diēka nga posti qė ata mbajnė. Menjėherė pasi vihen nė zotėrim tė saj, ata shqetėsohen pėr mundėsinė e humbjes tė asaj qė ata e kanė zotėruar padrejtėsisht. Dhe, pėr sa kohė ata shqetėsohen pėr humbjen e asaj qė kanė siguruar punėn qė iu ėshtė ngarkuar pėr ta kryer do ta neglizhojnė dhe si pėrfundim objektivave madhorė tė zotit Kryeministėr do t’ju vinim njė kryq dhe pas 4 vjetėsh do fillonim pėrsėri nga e para.

    Nė kėtė moment nė kulmin e kurbės qeverisėse ju keni nė dorė dy dokumenta pėr tė vepruar: programin e Qeverisė dhe progres raportin e KE. Nuk keni pse mendoheni gjatė, atje ku kėto dy dokumenta pėrputhen nė moszbatim tė objektivave duhet detyrimisht tė bėni ndryshime pasi ato janė nė kohen e duhur. Vetėm duke vepruar shpejt ju mund tė arrini t’i pėrmbaheni sfidės qė keni pėrpara, pėrndryshe do tė ndjeni pėrherė e mė afėr dihatjen e njė njeriu tė etur pėr pushtet, i cili pėrditė me metoda populiste, por dhe me propaganda mbytėse po u bėn karshillėk tė fortė.

  3. #43
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Per ate qe jane te interesuar se si eshte bere shperndarja e lekeve per 2008-en, klikoni kete link:
    http://www.minfin.gov.al/downloads/x...Tabelat_KM.xls
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #44
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Per Shqiptaret qe kuptojne se c'eshte ekonomia, ky buxhet lehtesisht mund te thuhet qe eshte buxheti me i plotesuar dhe qe aderon aspirat e shum shqiptareve per rruge me te mira, ujsjellsa me efikase dhe te pastert, paga e pensione disa perqind me te larta se viti i kaluar, investime ne KESH nepermjet termocentrale dhe burimeve tjera energjitike, ky buxhet ka me shum fonde per spitalet dhe shendetesine ne pergjithsi per shtetasit shqiptare, me nje fjale ky eshte buxheti me i begatshem qe Shqiperia per gati 100 vite ka pasur.


    Per te gjith ata qe nuk e kane idene se cfare flasin por llomotijne ne te thate sepse nuk e njofin dhe nuk e konceptojne dot miliardin e dollareve, po ju them qe nje miliard ka 9 zero nga prapa.


    buxheti i shtetit 2008, ka $4 100 000 000---kshuqe ju bej thirrje qe te dini se per vfare flisni kur kondershtoni apo e akceptoni buxhetin si gjithperfshires.


    me rresp Hamza

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet nė Bllog
    22
    Buxheti Te ardhurat e shpenzimet

    E Marte, 20 Nentor 2007

    Te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane parashikuar ne rreth 195.7 miliarde leke ose 18.19 % e PBB-se, rreth 21.7 miliarde leke me shume se buxheti fillestar, i planifikuar per vitin 2007.

    Te ardhurat nga TVSH per vitin 2008 jane parashikuar ne 99.9 miliarde leke, krahasuar me 87.8 miliarde leke qe jane planifikuar per vitin 2007, duke rezultuar me nje rritje prej rreth 14%.

    Te ardhurat nga tatimi mbi fitimin per vitin 2008 parashikohen ne rreth 14.4 miliarde leke, nga rreth 22.900 miliarde leke, te planifikuara ne buxhetin fillestar te vitit 2007, me nje ulje prej 8.5 miliarde leke.

    Te ardhurat nga akciza per vitin 2008 parashikohen ne rreth 38.5 miliarde leke, nga 28.8 miliarde te planifikuara per vitin 2007, me nje rritje prej rreth 9.7 miliarde leke ose rreth 33 per qind me shume.

    Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale per vitin 2008 jane parashikuar te arrijne ne rreth 16.3 miliarde leke nga 13 miliarde leke te parashikuar per vitin 2007 (buxheti suplementar), me nje rritje prej rreth 25 per qind.

    Te ardhurat nga taksa nacionale dhe te tjera per vitin 2008 jane parashikuar ne rreth 17.2 miliarde leke nga 16.4 miliarde leke te planifikuara per vitin 2007.

    Te ardhurat nga taksa doganore per vitin 2008 jane parashikuar ne 9.4 miliard leke, nga 11.1 miliarde leke te parashikuara per vitin 2007, me nje ulje prej 1.6 miliarde.

    Te ardhurat nga sigurimet shoqerore dhe shendetesore per vitin 2008 parashikohen te arrijne ne 51.1 miliarde leke, nga 42.8 miliarde leke te planifikuara per vitin 2007.

    Te ardhurat jotatimore jane parashikuar te arrijne ne rreth 16.6 miliarde leke ose me nje ulje prej rreth 32 per qind kundrejt 2007.

    Te ardhurat

    Te ardhurat totale te buxhetit te shtetit per vitin 2008 jane parashikuar ne 283.7 miliarde leke ose 26.4% e PBB-se, me nje rritje prej 29.7 miliarde leke mbi nivelin e planifikuar, sipas buxhetit fillestar te vitit 2007.

    Shpenzimet

    Shpenzimet e pergjithshme te buxhetit te shtetit per vitin 2008 parashikohen ne masen 369 miliarde leke, me nje rritje prej rreth 19%, krahasuar me buxhetin suplementar te vitit 2007 ose ne shume absolute rreth 59.3 miliarde leke me shume.

    Deficiti

    Deficiti buxhetor pritet te arrije ne 7.95% te Prodhimit te Brendshem Bruto, nga 463 % qe pritet te arrije ne fund te ketij viti. Ne vlere neto, deficiti i ketij viti arrin ne 86 miliarde leke nga 55 miliarde leke qe pritet te arrije kete vit.

    Pagat

    Rritja e pagave per sektorin e arsimit parauniversitar do te jete 18 per qind. Fondi i pagave per arsimin eshte rritur 20 %. Sektori i shendetesise do te kete nje rritje pagash deri ne 20 per qind, me diferencime. Fondi mesatar i pagave eshte rritur 16 per qind.

    Pensionet

    Rritje e pensioneve ne masen 5% per qytetin dhe 10% per fshatin. Rritja e pervitshme e pageses se pleqerise do te vijoje ne perputhje me vendimin per vendosjen e niveleve minimale te pensioneve, ne kufirin 5 mije leke per fshatin dhe 10 mije leke per qytetin.

    Shpenzimet kapitale (investimet) jane parashikuar ne nivelin 105.5 miliarde leke, nga te cilat investime me burime te brendshme 38.8 miliarde leke dhe me burime te huaja 66.7 miliarde leke.

    Shpenzimet operative dhe te mirembajtjes kane nje rritje me rreth 12%, krahasuar me vitin 2007, duke arritur ne 27 miliarde leke nga 25 miliarde qe jane kete vit.

    Shpenzimet per personelin jane parashikuar ne masen 67.955 milione leke ose 7.4% me shume se viti 2007, ne funksion te politikave te rritjes se diferencuar te pagave ne sektoret paresore.

    -Rritja reale e Prodhimit te Brendshem Bruto pritet te jete 6 %. PBB nominale ne vlere neto 1.075. 718 milione leke

    -Inflacioni mesatar vjetor pritet te arrije 3.0%

    - Bilanci tregtar ne % te PBB-se pritet te arrije ne -20.1 % nga -20.6 %

    Balla:

    ”Buxheti tenton te fshehe, te mos marre parasysh dhe te mbarte per vitet e ardhshme impaktet buxhetore te krizes se KESH. I vetmi planifikim i Qeverise per krizen energjitike eshte blerja e gjeneratoreve per Kryeministrine. Ne buxhetin e Keshillit te Ministrave, pervec blerjes se mobilieve te reja per zyren e Kryeministrit, jane parashikuar 100 milione leke per blerjen e gjeneratoreve dhe per UPS. Eshte me se e qarte, se me kete parashikim ne buxhetin e KM, 2008 do te jete edhe me e erret per shqiptaret. Nese do t’i llogaritnim efektet e borxhit mund te themi se me 1 janar 2008 cdo shqiptar e fillon vitin me te pakten 1670 dollare borxhe”.

    Ligjet

    Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje me debate tre kandidaturat, qe garojne per postin e anetarit ne Komisionin e Sherbimit Civil (KSHC), Konstandin Kazanxhi, Anila Nepravishta dhe Ricard Marku. Te tre pretendentet e propozuar nga Keshilli i Ministrave konkurrojne per postin vakant, te krijuar ne kete institucion pas perfundimit te mandatit te kryetarit, Roland Permeti. Deputetet e opozites votuan kunder, duke i vleresuar si militante te se djathtes ne pushtet. “Keta njerez nuk kane lidhje fare me administraten publike. Ku i keni gjetur keta njerez?! Emrat qe keni sjelle, nuk jane per kete komision!”, - tha deputeti Blendi Klosi. Sipas tij, me keta njerez, KSHC nuk do jete me nje ze per ata nenpunes qe pushohen padrejtesisht nga puna ne administraten publike. Ndersa nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, pasi votoi kunder kandidaturave te sjella nga Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se ata do e shkaterrojne Sherbimin Civil. “Kryetarja Jozefina Topalli po e shkaterron dhe kete institucion, duke futur njerezit e saj. Asnje prej kandidaturave nuk ka lidhje me administraten publike. Jemi kunder!” - tha Xhafaj. Por kryetari i komisionit, Fatos Beja, ne mbrojtje te emrave qe vinin nga Kryeministria, vleresoi se jane ne perputhje me procedurat ligjore dhe plotesojne kriteret. “Kandidaturat e sjella jane ne perputhje te plote me kerkesat e ligjit ”Per statusin e nepunesit civil”. Se ky komision nuk funksionoi ne kohen kur ju ishit ne pushtet, nuk do te thote se nuk do te funksionoje tani”, reagoi kryetari. Beja sqaroi se kandidaturat vijne nga Keshilli i Ministrave, pasi dhe ish-kryetari Roland Permeti - te cilit i perfundoi mandati ne 3 nentor 2007 - ishte propozuar po nga qeveria. R.Rapushi

    Koha Jone

  6. #46
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    $4.1 miljard...ehe.

    Vetem 20-30% e tyre do perdoret, pjesen tjeter e gjeni neper llogarite bankare te pushtetareve ne Zvicer apo ne Cayman Islands.
    As qe du me dit!

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74

    Buxheti i 2008, nje hap kurajoz dhe i vendosur i kualicionit te djathte

    Buxheti i 2008,tregon kurajon dhe konsolidimin e kualicionit te djathte dhe sfidat per te hyre ne 2009 me tregues ambicioz gje qe do te rrise apo humbase besimin e shqiptareve per kete kualicion ne zgjedhjet e 2009.
    Nuk po futem ne shifra dhe as po komentoj mbi to,cdo diskutim do te jete politik ose do te marre ngjyra politike nese komentojme.Me mire komentin e ben opozita ne dy plane politikisht dhe profesionalisht.Une mendoj qe cdo hap ka nje kosto,PD dhe kualicioni i djathte nuk hujne per te humbur.
    Kerkoj ndjese nese jam i njeanshem,ne kemi provuar te majtet ne 8 vjet,jemi ne vitin e dyte te qeverisjes dhe ende nuk ka perfunduar mandati 4 vjecar,te bejme me shume durim

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Buxheti i 2008,tregon kurajon dhe konsolidimin e kualicionit te djathte dhe sfidat per te hyre ne 2009 me tregues ambicioz gje qe do te rrise apo humbase besimin e shqiptareve per kete kualicion ne zgjedhjet e 2009.
    Nuk po futem ne shifra dhe as po komentoj mbi to,cdo diskutim do te jete politik
    Ketu ja futa nje dore te qeshme. Une them qe eshte keshtu, po s'ka nevoje te them perse, sepse mund te dal ne diskutime politike ... Atehere kot diskuton?

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    akoma ju me berishen.qe rrit pensionin dhe rrogat 300 lek dhe nga mrapa taksa e shesht minus 3000 lek.ky tjetri siper marret me edvinin kur akoma nuk kemi drita dhe ne vend te dilni ne shesh per te kerkuar drita uj pun merreni me salen dhe me edin qe po blejn gjysmen e shqiperis.edhe ketu ne afganistan ka drita 24 ore non stop kurse ju merruni me politik si kurvat dhe mos kerkoni gjerat me elementare per te jetuar.

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    Angry ec mo.si gjith shqiptaret

    akoma ju me berishen.qe rrit pensionin dhe rrogat 300 lek dhe nga mrapa taksa e shesht minus 3000 lek.ky tjetri siper marret me edvinin kur akoma nuk kemi drita dhe ne vend te dilni ne shesh per te kerkuar drita uj pun merreni me salen dhe me edin qe po blejn gjysmen e shqiperis.edhe ketu ne afganistan ka drita 24 ore non stop kurse ju merruni me politik si kurvat dhe mos kerkoni gjerat me elementare per te jetuar.

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kryebashkiaku fsheh 6 milion euro nga buxheti i Bashkisė pėr zgjedhjet
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 02:51
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2008, 20:10
  3. Buxheti, vetėm 4 milionė USD pėr prodhimet bujqėsore
    Nga Humdinger nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2006, 00:48
  4. Buxheti i Shtetit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21
  5. Ulja e taksave dhe buxheti i shtetit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •