Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966

    Xhelozia eshte dashuri per te tjeret apo per veten?

    Viktor Hugo ne nje veper te tij thote:
    "Ne xhelozi ka me shume dashuri per veten se per te tjeret".
    Kjo me beri te mendoj sepse eshte nje e vertete e trishte nese eshte e vertete sepse ne te voglen tone te gjithe jemi xheloz.

    Xhelozia eshte dashuri per te tjeret apo per veten?

    Pse duhet qe njera nga to te jetoje e pavarur nga tjetra kur te dyja jane pasoje e njera tjetres. Njeriu eshte nje qenie teper delikate ne trajtimin e ketyre dy koncepteve, dhe shpesh ato ngaterrohen ne percaktimin e origjines se tyre. Kur dashurohesh, ndihesh i lumtur, gezuar, entuziast, shpesh euforik ne veprime dhe nje mendjemadhesi behet prezent ne karakterin tuaj. Kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje periudhe tranzite qe eshte prognoze e vete ecurise se jetes. Personi qe ju doni, eshte perfekti, ne te ju gjeni ate qe deshironit, ate qe kerkonit, ate qe enderronit, ate qe mendonit. E shikoni drejt e ne sy dhe nje shkendije dashurie pozicionohet ne zemrat e te dyve, ndoshta eshte mashkulli ai qe shpesh bie "viktime" e veshjes dhe bukurise, pra me nje fjale pamjes se jashtme. Shume shpejt e kupton ate qe nuk ka kuptuar asgje, vazhdon te qendroje ne pozicionin e tij, te eksituar epsheror. Tek ai ekziston nje magnet polet e te cilit terheqin cdo "qenie" qe leviz me minifund, te lyer e pispillosur, bjonde e me bukuri "perrallore". Duhet te jete nje mallkim per meshkuj te trajtohen si gura shahu nga seksi femer, ndonese ne shume raste te tjera jane femrat ato qe "tradhetohen" nga dashuria e rreme e tyre. Menjehere sapo dy persona njihen tek ta, ndizet nje zjarr, flaket e te cilit i ndiejne vetem ata, nje ndjesi qe i ben ata te diferencohen nga bota reale; dhe te jetojne ne emocionet e nje jete virtuale, ku asnje ska me te drejte per ta, asnje nuk i kupton aq sa duhet, askush si lejon te bejne ate qe ata duan, asnje nuk i ofron ate qe ata ndjenje dhe marrin nga njeri-tjetri. Mendojne se tani jane ne gjendje te perballojne cdo gje ne krahet dhe buzet e njeri-tjetrit dhe si dy trumcake ne stinen e dimrit, dalin e cicerojne parqeve dhe lulishteve, duke treguar indiferencen e tyre per kedo qe i sheh. Pse te mendojne valle per ate qe te tjeret mund te mendojne per ta? Jane ata qe vendosin dhe dine me se miri se cfare eshte e mire dhe e keqe per ta. Jeta ka arritur "pikun", dhe ata enden te lumtur ne krahet e njeri-tjetrit. Ketu fillon momenti, kur koncepti i "xhelozise" merr jete. Ajo gjithmone ka qene prezente ne zemrat e mendjet e tyre, ndonese e fshehur dhe e paparaqitshme. Ja tek rruges kalon nje "femer" e bukur, koka si pa dashur e pa kuptuar kthehet dhe menjehere ndizet zjarri i urrejtjes qe deri ne ato momente ishte e fshehur aq mire ne zemren e te dashures suaj. Nje moment tensionimi dhe ja ajo shperthen e prezantohet ne veprimet e pakontrolluara e histerike te saj; te sheh me sy te "shtrember", te kthen koken nga vetja, mundohet te kontaktoje buzet e saj te thara nga sikleti me te tuat, mundohet te hiqet e qete dhe te kontrolloje vetveten. Ti brenda teje e di se ne cfare situate ndodhet ajo, dhe nese vertet e do, mundohesh ta qetesosh dhe nje te puthur ti dhurosh. Ana tjeter e monedhes, eshte disi me agresive; ju shikoni te dashuren me nje djale te pashem, elegant, simpatik dhe elokuent, qe e ben per te qeshur dhe mundohet ti shtrije tentakulat e tij thelle ne zemren e saj te brishte; afrohesh shume i tensionuar dhe nuk mendon me gje tjeter vecse te hakmerresh. Perse? Mendoni se ajo po ju tradheton, mendoni se ajo nuk ju do me, mendoni se ajo do tju bej xheloz; por nuk arrini ne ate moment te mendoni se ajo ju do shume dhe me kete veprim te saj kerkon t'ju afroje me shume me veten, t'ju beje ta deshironi me shume pranine e saj, te ndiheni me te humbur larg kraheve te saj, t'u mungoje tmerresisht aroma e parfumit te perhapur ne rrobat e saj, t'ju mungojne floket e saj qe shkriheshin ne ballin tuaj tek putheshit ashtu te shkujdesur rrugeve te qytetit. Urrejtja ju erreson syte dhe me nuk mendoni per momentet e bukura qe keni kaluar, por doni vetem te "hakmerreni". Perse? Ajo ju sheh ashtu te inatosur, teksa i afroheni, dhe me qetesine me te madhe ju buzeqesh embel dhe te pushton ne krahet e saj, pastaj me nje ze te qete dhe melodioz te prezanton me shokun e saj te "klases", qe per me teper eshte i fejuar dhe ngjitur me te, e mbeshtur mbi krahun e te cilit ndodhet ajo "e dashura e tij".

    Ja shume shpejt ju rate pre e nje manipulimi origjinal te "xhelozise".

    Pasi keni lexuar me qetesi kete shkrim dua te di:
    Cfarė ėshtė xhelozia pėr ju?

    Nga J@mes Douglas
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    E lexova me qetesi shkrimin dhe e ke pershkruar perfekt fare procesin qe nga momentet e para e deri tek e mallkuara xhelozi.
    Xhelozia eshte teper e keqe, edhe une kam rene pre, ashtu si te gjithe besoj.
    Xhelozia eshte frika qe mbin pikerisht aty ne ato momentet e para sepse je aq i lumtur, je aq i shkeputur nga realiteti, dhe i tmerrohesh idese se kesaj endrre mund ti vije fundi.
    Xhelozia eshte mallkim, sepse e byr nje mardhenie pak e nga pak, deri sa nuk ngel me asgje, sepse ndersa mendja ju bluan "teori konspirative", zemra nis e distancohet sikur kerkon te mbrohet nga ndonje zhgenjim i mundshem.
    Aty ku ka dashuri ka patjeter dhe xhelozi, po duhet te jete pak, si kripa per gjellen.
    Harrova te permend se ka nje lloj tjeter "xhelozie", nese mund ta quajme keshtu, qe ne te vertete nuk vjen nga dashuria por nga "burreria" e nxitur nga mentaliteti i prapambetur.

    Te kthehemi tek ajo e verteta, dhe te kthehemi tek pyetja origjinale e temes, xhelozia eshte dashuri per te tjeret apo per veten?
    As njera e as tjetra. Xhelozia eshte dashuri per dashurine.
    Po dashuria , eshte dashuri per veten apo per te tjeret? Gjithmone e kam pyetur veten. Dhe vetem ne nje perfundim mund te arrij, qe dashuria, eshte vetem dashuri per veten.
    Kur themi se Dashurojme, do ishte me e sakte te thoshim , Deshirojme, sepse eshte vetem deshira per te qene prane dikujt, nje deshire e jona, qe nuk merr parasysh deshiren e tjetrin, aq me teper lumturine e tij. Ne deshirojme nje person per te kaluar jeten, sepse mendojme se ai do na sjelli lumturi. A na shkon ne mendje nese ne do i sillnim lumturi? Dashuria eshte krejtesisht egoiste, sepse kur dashurojme , ne presim qe te na e kthejne, perndryshe kalo , tjetri/a. Vetem dashuria per prindin, femijen, vellain/motren, shokun/shoqen eshte dashuri e vertete, pa interes.

    Si perfundim jo vetem xhelozia, por edhe dashuria eshte vetem dashuri per veten, kurrsesi per te tjeret.

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Xhelozia eshte dashuri per dashurine.

    Vertet shume sakte ke folur
    urime
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Viktor Hugo ne nje veper te tij thote:
    "Ne xhelozi ka me shume dashuri per veten se per te tjeret".
    Kjo me beri te mendoj sepse eshte nje e vertete e trishte nese eshte e vertete sepse ne te voglen tone te gjithe jemi xheloz.

    Xhelozia eshte dashuri per te tjeret apo per veten?

    Pasi keni lexuar me qetesi kete shkrim dua te di:
    Cfarė ėshtė xhelozia pėr ju?

    Nga J@mes Douglas
    Te pergezoj per temen dhe me duket teper interesante...

    Xhelozia per mua eshte nje ndjenje qe ashtu sic thua ti e kemi qe te gjithe,kush me pak e kush me shume.
    Mund te jemi xheloz kur jemi femije,pasi dikush na prek dhe rremben lodrat me te cilat lozim,mund te kemi qene xheloz pasi ne jeten tone ka ardhur nje moter e nje vella te cilin prinderit i kane kushtuar me teper vemendje,kemi qene te tille kur gjyshi ose gjyshja perkedhelnin dike tjeter dhe ne mendonim se ne nuk na perkedhelnin si me pare,kemi qene te tille kur dikush ka fituar dicka qe ne e kemi merituar me teper,kemi qene te tille kur kemi pare qe nuk na kane vleresuar per ate qe jemi e shume raste te tera....Mendoj se edhe kur rritemi jemi "femije",te cilet kane gjithmone nevoje per ngrohtesi dhe perkushtim nga ata qe duam.
    Po mendoj se i madhi Viktor Hugo ka pasur shume te drejte.
    Te drejte pasi sic e shpjegova eshte nje ndjenje qe na ben te ndjehemi pa vlere dhe te padeshirueshem ne vetvete,prej dikujt.
    NUk mund te arrij deri aty sa ta quaj egoizem pasi njerezimi eshte i krijuar ne menyre te tille qe te kete dhe te provoje te gjitha ndjenjat ekzistuese.
    Nje xhelozi mund te jete teper shkatarruese ne lidhjen e dashurise,ne lidhjen mes dy personave!
    Thone qe dashuri pa xhelozi nuk mund te kete,po mendoj se mund te kete dashuri dhe pa qene nevoja te kete xhelozi te tepert dhe ndonjehere te semure.
    Dhe prape ketu mendojme per veten,sepse kemi frike te humbim dike qe duam,ose me mire sepse nuk kemi nje besim total te partneri ose partnerja.
    Eshte mese normale te duash dhe te mendosh te mbash dike qe do perjetesisht ne zemer,por nuk eshte normale nje abuzim xhelozie,pasi ne shumicen e rasteve duke qene te tille i bejme keq dhe lendojme dike tjeter.
    Nje xhelozi e tepert ne nje lidhje eshte fundi i saj.....
    Pra xhelozia per mua eshte nje ndjenje mese normale paksa egoiste,por qe nuk duhet tejkaluar,nuk duhet te na beje te humbim arsyen dhe llogjiken,nuk duhet te na beje te kalojme ne keqberes dhe te padrejte!

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    E lexova me qetesi shkrimin dhe e ke pershkruar perfekt fare procesin qe nga momentet e para e deri tek e mallkuara xhelozi.
    Xhelozia eshte teper e keqe, edhe une kam rene pre, ashtu si te gjithe besoj.
    Xhelozia eshte frika qe mbin pikerisht aty ne ato momentet e para sepse je aq i lumtur, je aq i shkeputur nga realiteti, dhe i tmerrohesh idese se kesaj endrre mund ti vije fundi.
    Xhelozia eshte mallkim, sepse e byr nje mardhenie pak e nga pak, deri sa nuk ngel me asgje, sepse ndersa mendja ju bluan "teori konspirative", zemra nis e distancohet sikur kerkon te mbrohet nga ndonje zhgenjim i mundshem.
    Aty ku ka dashuri ka patjeter dhe xhelozi, po duhet te jete pak, si kripa per gjellen.
    Harrova te permend se ka nje lloj tjeter "xhelozie", nese mund ta quajme keshtu, qe ne te vertete nuk vjen nga dashuria por nga "burreria" e nxitur nga mentaliteti i prapambetur.

    Te kthehemi tek ajo e verteta, dhe te kthehemi tek pyetja origjinale e temes, xhelozia eshte dashuri per te tjeret apo per veten?
    As njera e as tjetra. Xhelozia eshte dashuri per dashurine.
    Po dashuria , eshte dashuri per veten apo per te tjeret? Gjithmone e kam pyetur veten. Dhe vetem ne nje perfundim mund te arrij, qe dashuria, eshte vetem dashuri per veten.
    Kur themi se Dashurojme, do ishte me e sakte te thoshim , Deshirojme, sepse eshte vetem deshira per te qene prane dikujt, nje deshire e jona, qe nuk merr parasysh deshiren e tjetrin, aq me teper lumturine e tij. Ne deshirojme nje person per te kaluar jeten, sepse mendojme se ai do na sjelli lumturi. A na shkon ne mendje nese ne do i sillnim lumturi? Dashuria eshte krejtesisht egoiste, sepse kur dashurojme , ne presim qe te na e kthejne, perndryshe kalo , tjetri/a. Vetem dashuria per prindin, femijen, vellain/motren, shokun/shoqen eshte dashuri e vertete, pa interes.

    Si perfundim jo vetem xhelozia, por edhe dashuria eshte vetem dashuri per veten, kurrsesi per te tjeret.

    me paragrafin e pare jam dakort me te dytin jo !!! te kishim dashuri vetem per veten nuk do benim gjera te mira per te tjeret ose per ate qe dashurojme por do benim vetem per veten !!! ne ndihemi mire me ate person qe dashurojme por ama kur ben nje gje per ate nuk e ben qe vetem ti te ndihesh mire sepse dashuron veten, por te ndihet mire edhe personi tjeter pra ai qe dashuron !!!nese ti ben nje gje te mire per ate qe dashuron ndihesh edhe ti mire edhe ai/jo !!! nuk e di me kupton apo jo por ky eshte mendimi im !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #6
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Besoj se xhelozia ka shume shkaqe te ndryshme te cilat jane : inferioriteti, pasiguria tek vetja dhe tek partneri, fanatizmi, dashuria e verber etj etj.

    Megjithate eshte kush i domosdoshem i dashurise, por kjo s'do te thote qe sa me shume xheloz te jesh aq me shume dashuron, varion sipas karaktereve.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    me paragrafin e pare jam dakort me te dytin jo !!! te kishim dashuri vetem per veten nuk do benim gjera te mira per te tjeret ose per ate qe dashurojme por do benim vetem per veten !!! ne ndihemi mire me ate person qe dashurojme por ama kur ben nje gje per ate nuk e ben qe vetem ti te ndihesh mire sepse dashuron veten, por te ndihet mire edhe personi tjeter pra ai qe dashuron !!!nese ti ben nje gje te mire per ate qe dashuron ndihesh edhe ti mire edhe ai/jo !!! nuk e di me kupton apo jo por ky eshte mendimi im !!!
    me paragrafin e dyte e ka qare fare SaS sepse e ka then shume shume sakte
    kure dashurojm nuk jemi duke ber dicka per tjetrin ,,,,,,,,, thjeshte jemi duke plotesuar deshirat,nevojat ,ndjekim ndjenjen tone ,per te plotesuar vetveten ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,asnjer nuk dashurojm per te qen i lumtur tjetri por per te qen te lumtur vet
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bebushja : 25-10-2007 mė 10:00
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    xhelozija o inat me veten. u bo ene njajo katnarja me ma dredh mu hahahahahaha
    no glove no love

  9. #9
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga bebushja Lexo Postimin
    me paragrafin e dyte e ka qare fare SaS sepse e ka then shume shume sakte
    kure dashurojm nuk jemi duke ber dicka per tjetrin ,,,,,,,,, thjeshte jemi duke plotesuar deshirat,nevojat ,ndjekim ndjenjen tone ,per te plotesuar vetveten ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,asnjer nuk dashurojm per te qen i lumtur tjetri por per te qen te lumtur vet
    po kur njeri dashuron edhe tjetri nuk ia kthen kete dashuri pse lendohet meqe po ia plotesoka deshiren vetes ???
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  10. #10
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    po kur njeri dashuron edhe tjetri nuk ia kthen kete dashuri pse lendohet meqe po ia plotesoka deshiren vetes ???
    se nuk po kenaq veten ,shum e thjesht pergjigja
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Histori Dashurie N.2
    Nga no name nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  3. Dashuri e paplotesuar!
    Nga london_girl_02 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2002, 10:58
  4. Na Xhelozia Prishet Harmonia.....??????
    Nga Eda H nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •