Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar mė parė nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Besoj se per nje teme te tille sic eshte "xhelozia" personalisht me duket opcion i mire "anketa".


    Tani pergjithsisht une mundohem te jem i qarte ne fjalet qe shkruaj dhe mendimet qe shpreh.
    Tek kjo fjali e jotja shikoj se ke barazpeshuar fjalen "problem" me fjalen "semundje". Nuk po flasim per semundje ketu por per xhelozine dhe qenien njerezore.

    Ah, edhe dicka tjeter. Me pelqen qe hera - heres sjell ndonje shembull ne shkrimet e tua. Here me duken interesante dhe here te tjera me duken te cuditshem. Ndoshta varet nga ora ne te cilen ulesh per te shkruar


    E di si eshte puna. ne s'qenkemi marre vesh fare. Une e pashe kete teme nen forumin e filozofi-psikologji-sociollogjise dhe kujtova se kishte te bente te pakten me njeren nga keto tema, dhe kryesisht ate te psikologjise. Tani po kuptoj qe qenka teme opinioneske. Them opinioneske se postuesit flasin ashtu sic u vjen per mbare, nderkohe qe psikologjia kualifikohet si shkence, dhe per rrjedhim, problemi ne fjale duhet diskutuar pikerisht nga ky prizem--ai shkencor. Dhe une kete u mundova te bej. Psikologjia Evolucioniste eshte nje nga deget me te reja te psikologjise, rezultatet e fundit te se ciles mua me jane dukur mjaft interesante.

    Pra, sic e shikon edhe vete, une nuk kam opinione dhe as qe jam e interesuar ne te tilla kur behet fjale per disiplina qe mbeshteten vetem ne fakte. My apologies!

    Sa per shembujt qe kam dhene, te siguroj qe kam qene esell. Desha ti jap diskutimit nje dimension sociologjik, dhe do te kisha elaboruar mendimin tim mbi xhelozine ne kete kontekst por ce do qe tani mu nderrua mendja. It happens.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #42
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    1)
    Si nuk arritem nje here ne Shqiptaret te diskutojme pa ofendime?
    Kjo eshte me te vertet e habitshme. Edhe ne nje teme te tille ku me te vertet nuk ka pse te zihesh dhe per me teper me sa ve re ne diksutim marrin pjese njerez qe kane me shume se dy neurone aktive.

    2) Si ka mundesi qe edhe pse e mbajme veten per inteligjente nuk arrijme te kryejme nje postim ne 100% shqip?


    Meqe jeni ndare ne cupka e dajo po e uaj veten qe ne fillim Babai qe tju kursej kohen e gjetjes se nje nofke.

    Xhelozia eshte pasiguri ne vetvete.

    Xhelozia nuk eshte aspak nje ndjenje mbrojtjese te asaj qe ke ne zoterim.

    Kam thene me pare ne nej teme tjeter qe per fusha te ndryshme te ushtrimit te energjise fizike apo mndore ka terminologjit e caktuar dhe se gjeneralizimi apo perdorimi i tyre i pavend sjell ne menyre te paevitueshme ne konkluzione te gabuara.

    Ketu eshte marre si shembull luani dhe luaneshat gjate stines se shumimit dhe femijet e vegjel me ndjenjen e prones.

    a) Luani dhe luaneshat.

    Luani jeton ne bashkesi me disa luanesha dhe keto ai i mbron nga luener te tjere te cilat jane akoma pa grup. Meqe luanit mashkull po i japim ndjenjen e xhelozise i bie qe nje te tille te kene dhe luaneshat apo jo? Pse nuk behen xheloze luaneshat qe luani ja dredh para syve me 9 te tjera?

    Te krahasosh xhelozine njerzore me instinktet kafsherore eshte si te pretendosh qe kufijte e nje shteti ti caktojme me shurrimin e linjes ndarese. Ndryshe nga kafshet ne arrijme te bejme ndarjen e instinkteve me ndjenja te cilat jane nje produkt i sistemit ne te cilin jemi rriturr.


    b) Femijet

    Femijet nuk kane ndjenja xhelozie por pronesie. Xhelozia e permendur me lart ne lidhje me kujdesin qe ndahet nga prinderit eshte perseri nje produkt i pronesise. Me femije qe kane lindur ne te njejten kohe ( binjak) ky lloj problemi nuk lind pasi femija mesohet qe ne fillim qe ai merr vetem nje pjese te kujdesit. Pra jo te jitha gjerat behen ne baze te eshires nevojave apo kerkesave te tij por dhe te femijes tjeter.

    Cfare do te thote kjo?


    Sic kam thene dhe me lart duhet bere nje ndarje e ndjenjes se pronesise dhe dashurise apo xhelozise ne baze te dashurise.

    Personalisht termin xhelozi nuk e perdor ne lidhje me pronen private. Pra nese dikush kerkon te me vjedhe xhepat apo shtepine une nuk jamm kurrsesi xheloz ndaj tij Per ata qe dashruia ka te beje me termat: E imja; i joti atehere urime. Nje kontrate bilaterale per skllaverine trupore dhe shpirterore eshte mese e keshillueshme. Atehere mudn te fillojme ne baze te shembullit me luane te themi : " ate e kam *ire une, pra eshte e imja"


    Duke qene ama se jemi qenie me nje qull mes kafkes shume here me te evoluar se ai i kafhseve te tjera ne kete planet dhe se 99% e jestes dhe sjelljes tone bazoht ne interagimin me qenie te tjera njerzore kemi nje komplet tjeter sistem ndersjelljeje.

    Shqoria njerzore ne europe ne kohen qe jetojme eshte e ngritur ne baze te monogamise. Ne disa kultura te ketij planeti kjo nuk eshte e tille. Duke qene se disa ketu pretendojne se xhelozia eshte nje ndjenje e lindur atehere si mund te shpjegohet qe ka kultura njerzore te cialt nuk e nihin monogamine?

    Xhelozia ndernjerzore lind si pjese e edukimit qe marrim ndersa rritemi. Duke qene se perhere rritemi me ndjenjat e ndarjes ne te miat dhe te tyret atehere fillojme dhe i praktikojme keto gjera qe kane te bjene me pronen dhe me njerzit. Te gjitha keto reflektime kane te bejen me egoizmin priat te cdo individi sic eshte thene me lart nga xfiles etj. Duke qene se jemi gjithmone ne ndarje te prones tone nga te tjeret atehere fillojme te kemi ato ndjenja qe ane te bejne me humbjen e personit ( qe duam) qe na ben te ndihemi mire ndaj dikujt tjeter. Ne disa kultura lejohet qe kete person ta mbulojme ta mbllim ne shtepi etj. NE keto kultura xhelozia e tille si ne kulturen tone nuk ekziston. Ne kulrutren per te cilen po diskutojme jane keto ndjenja shume here me prezente apsi personi te cilin en duam shetit jashte i lire dhe i pandikuar nga ne.

    Ketu vjen termi i sigurise personale te cilin permenda me lart.

    PEr njerzit te cilet jane te sigurt ne vetvete dhe e dine se duhen nga partneri i tyre dhe kete me te drejte xhelozia nuk ekziston. Per njerzit qe nuk jane te sigurt ne vetvete eshte xhelozia mjeti i vetem qe mendojne se kane per ta mbajtur partnerin te lidhur pas vetes.

    E vetmja arsye pse xhelozia ndaj prindit dhe familjes e shoqerise nuk ekziston eshte fakti se per dashurine e ketyre njerzve je 100% i sigurt.

    Pra xhelozia si dashuria eshte nje pjelle e egoizmit dhe shoqerise apo sistemit social ne te cilin jemi rriturr.

    Pershendetje

    Jester
    (babai)
    Duam apo s duam ,per te shprehur disa koncepte dhe per te kuptuar me thelbin duhet perdorur edhe terminilogji ( edhe pse ka fjale qe jane internazionale, si dhe fjale ne shqip qe mungojne, apo nuk perkon perkthimi )
    Mua me duket se " Vajza pe Korce " e ka trajtuar temen shume bukur ,por nuk na pelqen, arsyen gjejeni vete pse , por keshtu eshte.
    Ju mund ta konsideroni xhelozine si karakter te dobet, emocion i papjekur, sintome pasigurie apo ku ta di une.
    Por ketu nuk hyn as morali ,as kultura .
    Xhelozia eshte nje pasion shume i rendesishem sepse na lejon te vigjelojme dhe mbajme larg rivalet, ndoshta kur nevojitet dhe duke i kercenuar.
    Kush nuk tregon xhelozi, rrezikon te humbase "investimin" e tij ne dashuri.
    Me pak fjale xhelozia nuk eshte frut i gjykimi te arsyeshem, por eshte e pallogjikshme, eshte nje
    reaksion instiktiv ,ashtu sic eshte frika, nga gjarperinjte, merimangat., apo si terheqja e femijeve per embelsirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 04-11-2007 mė 12:51
    La vida es un carnaval

  3. #43
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ne kete teme kam lexuar shkrime vertet interesante.

    Xhelozia dhe zhvillimi i emocioneve.
    Po flas pak per zhvillimin e emocioneve pasi mendoj se ka lidhje me ēeshtjen ne fjale.
    Nje nga psikologet e pare qe studioi zhvillimin e emocioneve ishte Katherine Bridges (1932)
    Nga vezhgimi i 62 foshnjeve te Spitalit te Bebeve dhe Femijeve te Montrealit, ajo zbuloi nje eksitim te pergjithshem gjate lindjes, me emocione pozitive e negative qe zhvilloheshin brenda disa muajve. Ne fillim shfaqeshin pakenaqesia e pergjithshme, pastaj brenda 6-8 muajsh zhvillohet zemerimi, refuzimi dhe frika(emocione negative). Emocionet pozitive zhvillohen me ngadale; kenaqesia e pergjithshme gjate vitit te dyte te jetes kthehet ne afeksion dhe gezim. Sipas Bridge rreth moshes 2 vjeē mund te dallohen shume emocione pozitive. Gjithsesi edhe pse ka ndikuar shume ne psikologji ka shume pikepyetje per vleren e perfundimeve te ketyre vezhgimeve.
    Te mesuarit eshte shume i rendesishem per emocionin dhe shume emocione ka gjasa te jene mesuar permes kushtezimit (ketu futet edhe xhelozia). Megjithese shume shprehje emocionale duket se jane universale, pergjegjese per ndryshimet nga kultura ne kulture, jane ndryshimet ne te mesuar. Pavaresisht nga ndryshimet nga kultura ne kulture, sot pranohet se emocionet jane pjese perberese e pervojave njerezore.
    Nje nga perpjekjet per klasifikimin me te plote te emocioneve u pershkrua nga Robert Plutchik (1980).
    Me anen e anketave te hollesishme, ai arriti ne tete emocionebaze: gezimi, pranimi, frika, habia, trishtimi, neveria, zemerimi dhe kunderveprimi. Keto emocione paresore mund te kombinohen per te formuar emocione sekondare. P.sh., gezimi dhe pranimi formojne dashurine, frika dhe pranimi formojne peruljen dhe zemerimi dhe kunderveprimi formojne agresivitetin.
    Nqs vendosen ne nje rreth perballe njera-tjetres, emocionet formojne ēifte te kunderta ( p.sh., gezimi dhe trishtimi).
    Perveē kombinimit Plutchik shpalli se secili nga emocionet baze mund te ndryshoje ne intensitet, p.sh: mjerimi, trishtimi dhe melankolia; terbimi, zemerimi dhe irritimi; lebetitja, frika dhe ndrojtja. Ai i lidh gjithashtu emocionet me funksionet adaptive dhe personalitetin. P.sh., emocioni i frikes shprehet me largim nga objekti qe e shkakton ate, ky emocion realizon funksionin e mbrojtjes dhe lidhet me nje personalitet te ndrojtur. Emocioni i zemerimit shprehet me sjellje sulmi, kryen funksionin e shkaterrimit dhe lidhet me nje personalitet agresiv.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #44
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Xhelozi nga te dyja palet cdo njeri sipas menyres se tij.
    Ka disa meshkuj qe nga xhelozia kufizojne kontaktet me miqte dhe familjen, i trajtojne keq grate ( ato pikantet) per ti vene ne veshtiresi dhe ndier ne siklet me veten e tyre.
    Femra te tjera aplikojne politiken e "kapistres" se terhequr- " terhieqe sa me shpesh per te shtruar kalin" edhe pse kjo sjelle mund te coje ne konflikte dhe keqesim raporti.
    Dhe gjithe kjo per te nxitur xhelozine e te dashurit e cila mund te stimuloje " rizgjimin " e dashurise.
    Por te besh qe partneri te behet xheloz , jo vetem qe nuk sjell te mira , por per me shume provokon zenkat midis te dashuruarve.
    Ndoshta eshte e dobishme ta besh tjetrin xheloz, per te "rizgjuar" vemendjen e tij, ti kujtosh qe dashuria eshte nje e mire qe dhe mund te humbase n q s nuk perpiqet per ta mbajtur gjalle si ne fillim- por ama ;kujdes ne kete "doze" provokimi dhe ne ndjeshmeri, gjithcka mund te marre rruge tjeter.
    La vida es un carnaval

  5. #45
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Xhelozia ėshtė njė emocion, edhe pse nė tė shumtėn e herėve i padėshirueshėm, qė shfaqet kryesisht pėrmes tri karakteristikave: nevojė pėr ekskluzivitet, posedim, apo frikė nga braktisja. Megjithatė, trajtimi i xhelozisė nuk mund tė kuptohet jashtė kontekstit nė tė cilin ndodh. Ajo ēfarė ėshtė shqetėsuese nuk ėshtė xhelozia nė vetvete, por pasojat e saj, pasi nė tė shumtėn e herėve ajo shkakton stres dhe dhimbje tek personi. Ashtu si nė rastin konkret, shpesh individi nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr forcėn e saj shkatėrruese. Ky emocion lind si njė reagim i ardhur jo gjithmonė nga njė kėrcėnim real, por edhe imagjinar, nė njė marrėdhėnie tė rėndėsishme. Xhelozia mund tė jetė normale kur bazohet nė realitet dhe dezluzione, kur ajo vjen thjesht si pjellė e fantazisė. Nė kėtė kontekst nganjėherė ajo mund tė konsiderohet si e shėndetshme: nė ēdo ēift qė ėshtė i ngjizur prej dashurisė ekziston ankthi i fshehtė i humbjes sė tjetrit. Pak xhelozi, me kusht qė tė mos bėhet persekutuese, duket se e kėnaq partnerin, pasi tregon interes pėr tė.

    Frika e braktisjes shkakton xhelozi
    Frika e braktisjes bėn pjesė nė inventarin psikik tė ēdo njeriu. Por nėse pjesa mė e madhe e mendimeve tona vėrtitet rreth idesė sė “humbjes” sė tjetrit, atėherė xhelozia mund tė kthehet nė sėmundje. Padashur ajo mund tė tė krijojė ankth, dyshim qė kthehet edhe nė makth, prej tė cilit gjeneron njė agresivitet persekutues ndaj partnerit. Nė raste tė tilla kemi tė bėjmė me xhelozi patologjike. Kjo lloj xhelozie, qė vjen nga tė menduarit delirant, shpesh shfaqet e shoqėruar edhe me tė tjera shqetėsime si depresioni, alkoolizmi e tė tjera, qė kanė lidhje me personalitetin. Karakteri i xhelozisė formohet qysh nė fėmijėri nė fakt, kur fėmija fillon tė ndjehet i pėrjashtuar nga lidhja me prindin me seks tė kundėrt. Shumė njerėz mund tė kenė konflikte tė brendshme tė pazgjidhura, tė mbartura nga fėmijėria. Dhe i pėrjetojnė kėto konflikte si dobėsi, pasiguri dhe frikė, ndaj kur befas bien nė dashuri, e cila ėshtė reciproke, dobėsia, frika dhe pasiguria sikur zbehen: ndjehen tė dashuruar, edhe pse nuk janė tė perfeksionuar. Pra, ėshtė dikush qė i pranon. Ndjehen tė realizuar, tė sigurt. Por kur kjo dashuri u kėrcėnohet, frika dhe pasiguria qė mendonin se i kishin flakur pėrgjithmonė kthehen me forcė prapė tek ata. Nėse personi qė ata dashuronin, personi qė mendonin se i donte dhe ia pranonte me gjithė tė metat e tyre i braktis pėr njė tjetėr, pastaj u duket sikur s’ka mė shpresa pėr ta, nuk mund tė ndjehen mė sėrish tė sigurt, as nė ato gjėra qė mė parė i pėlqenin tek vetja.

    Shkruar nga T.O.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  6. #46
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Ne kundershtim me ata qe e konsiderojne xhelozine si emocion te papjekur , apo qe njerezit i komandon arsyeja dhe duhet te jene racionale mund te shtrohet pyetja: Deri ne cfare pike ambienti, emancipimi, zhvillimi, modernizimi , deri ne cfare mase mund te modifikojne impulset e lindura ( sic eshte xhelozia ) ?
    A ka cifte tek te cilet nuk egziston xhelozia ?
    A ka cifte qe pranojne qe i/e dashura te kete raporte me te tjere ?
    Te gjitha "eksperimentet" e dashurise "kolektive" kane deshtuar duke prodhuar "tradheti" dhe xhelozi, dhe kjo e thote gjate.
    P. sh ; Skambizmi - Cifte qe organizojne takime te ndryshme per te provuar emocione te reja.
    Por tjeter gje eshte ta lejosh paretnerin te kete raporte me te tjetre dhe ndoshta te marresh pjese ne keto trasgresione, kunder instikteve natyrore( sic ndodh ne klubet e skambisteve ), - dhe tjeter gje eshte te jesh i tradhetuar dhe pa e ditur.
    Ne rastin e pare behet fjale per fantazi erotike ( ku shpesh meshkujt shkojne teper larg , dhe shpesh
    jane ata qe terheqin femrat ne kete aventure).
    Ne te dytin eshte nje tradheti e vertete dhe pas shpine.
    Nje rast tipik eshte ai i nje fisniku italian qe praktikonte kete fantazi erotike- d m th ate qe shikonte gruan e tij te bente dashuri me te tjere , te huaj; njerez rruge ,te njohur rastesisht , dhe ndoshta nje kamarier hoteli qe sillte mengjesin ne dhome.
    Midis shume "preheve" ishte dhe nje djale terheqes qe luajti rolin me "profesionalitet" duke kenaqur te gjithe.
    Por ca kohe me vone fisniku zbuloi qe gruaja e tij shihej fshehurazi me djalin terheqes dhe ishin bere dashnore. Ne kete pike loja u kthye ne tragjedi : fisniku, i cmendur nga xhelozia, qellon me arme mbi te shoqen dhe dashnorin e saj dhe pastaj vret veten e tij.
    Dhe kjo na tregon se si disa nga impulset tona jane kultivuar thelle ne trurin tone edhe pse jemi
    civilizuar , modernizuar, apo "jemi te lire" te sillemi si te duam.

    Edhe rasti i eskimezeve, qe u "ofrojne" gruan vizitoreve te rastit , ( ne te vertetete vizitori duhet te jete mik i njohur), ka me shume formen e nje legjende , dhe karakterin e solidaritetit dhe dashurise per te tjeret, nje forme "filantropie".
    A do te pranonte nje eskimez qe gruaja e tij te shkonte ne krevat me nje tjeter dhe fshehurazi?
    Tjeter gje eshte te "japesh" nje te mire mbi bazen e nje zgjedhjeje te motivuar, tjeter gje te tradhetohesh.
    Eshte e njejta diference me ate qe egziston me ate te te dhuruarit te nje byzylyku floriri dhe asaj te te vjedhurit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 08-01-2008 mė 17:02
    La vida es un carnaval

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. Histori Dashurie N.2
    Nga no name nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 16:54
  3. Dashuri e paplotesuar!
    Nga london_girl_02 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-09-2002, 10:58
  4. Na Xhelozia Prishet Harmonia.....??????
    Nga Eda H nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •