Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Pierre-Pandeli Simsia

    (Tregim)

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Nė ēdo fillim tė vitit shkollor, nxėnėsit e asaj shkolle kishin njė "merak": Kush do ishte mėsuesi i matematikės?
    Atyre qė u binin tė kishin mėsues Kiēon ishin me "fat", por edhe mė me fat ishin nxėnėsit e klasės qė mėsues Kiēoja do t'i kishte nėn kujdestari.
    Lėnda e Matematikės, qė pėr vetė natyrėn e saj ėshtė e vėshtirė dhe imponuese, pėr shumicėn e nxėnėsve bėhet edhe mė e vėshtirė, pėr shkak tė karrakterit tė ashpėr dhe strikt tė mėsuesit tė matematikės. Por mėsues Kiēoja, duke patur njė praktikė tė tij kishte ditur ta "mposhtėte" karakterin e vėshtirė tė lėndės sė mėsimit qė jepte, duke "triumfuar" mbi atė. I tillė ishte mėsues Kiēoja.
    Fotografia e tij kishte dalė disa herė nė stendė nė qendėr tė qytetit si ndėr mėsuesit mė tė mirė.
    Mėsues Kiēoja ishte edhe familje dėshmori. Djali i xhaxhait tė tij ishte vrarė nė luftėn kundėr fashizmit. Nė ditėn e pėrkujtimit tė dėshmorėve tė vrarė Ai ishte ndėr tė zgjedhurit, kur njerėzit shkonin pėr tė bėrė homazhe pranė varreve tė dėshmorėve. Dera e shtėpisė sė tij atė ditė rrinte e hapur pėr njerėzit e partisė dhe tė qeverisė qė i shkonin pėr vizitė. Megjithatė, mėsues Kiēoja kurrė nuk e shfrytėzonte atė privilegj, pėrkundrazi!

    Jeta, ka edhe ajo tė papriturat e saj.

    E pabesueshme ishte ajo qė i ndodhi mėsues Kiēos.
    Pas disa mbledhjesh tė gjata tė kėshillit pedagogjik tė shkollės, sekretari i partisė dhe i dėrguari nga komiteti morrėn vendimin: "Mėsues Kiēo pezullohet pėrkohėsisht nga dhėnia e mėsimit deri nė njė urdhėr tjetėr me motivacionin: "Duke mos qenė i sinqertė pėrpara Partisė, ka fshehur tė vėrtetat qė ajo kėrkon tė dijė..."
    Ēfarė kishte ndodhur?
    Gruaja e mėsues Kiēos, Marjeta, kishte njė dajė tė arratisur nga Shqipėria, i cili ishte vendosur pėrfundimisht nė Sh.B.A. Ajo kėtė e kishte dėgjuar nga nėna e saj, pasi kur kishte ndodhur ajo ngjarje, kishte qenė vetėm 5 vjeēe. Pothuajse ēdo gjė ishte harruar. Vite mė vonė, nipi i gruas sė tij, e shfrytėzoi kėtė rast. Sė bashku me 4 shokė tė tjerė kapen nga rojat e kufirit nė njė fshat kufitar shqiptar, ku arrestohen pėr tentativė arratisje jashtė atdheut.

    Pasi u mor vendimi qė mėsues Kiēo tė pezullohej pėrkohėsisht nga dhėnia e mėsimit, disa javė mė vonė e thirrėn nė Komitetin e Partisė tė qytetit. Njeriun qė i fliste nė emėr tė partisė, Kiēoja e njihte disi, sepse u kishte rrėnė nė sy tė gjithėve ardhja dhe emėrimi i tij nė Komitetin e Partisė. Ishte njė burrė rreth tė dyzetave; kishte ardhur nga njė fshat para disa vjetėsh. Nuk kishte ndonjė diplomė fakulteti; e vetmja "diplomė" e tij ishte se kishte mbaruar njė kurs partie nė kryeqytet. Kjo ishte edhe "arma" e fortė qė mbante ai njeri "intelektual", qė i ishte hapur rruga pėr tė ardhur nė atė qytet e tė punonte nė Komitetin e Partisė.
    Kiēoja ishte i detyruar tė dėgjonte atė njeri injorant qė e kishte thirrur nė zyrėn e tij dhe po i fliste nė emėr tė Partisė me ato shprehjet bajate qė u kishte dalė boja, qė sa e sa herė ishin pėrsėritur nga njerėz dogmatikė e pa kurfarė shkolle, por nuk kishte ē'tė bėnte. Ishte i detyruar tė rrinte para tij, ashtu siē rrinin nganjėherė nxėnėsit e tij, kur vinin nė shkollė pa bėrė detyrat.
    Zyrtari i fliste herė me tone tė ashpra, herė me tone tė qeta, pastaj, duke i kujtuar edhe biografinė, i kujtoi Kiēos se ishte familje dėshmori dhe ndihmėn qė i jepte partia.
    - Tė drejtėn e mėsimdhėnies nuk po ua heqim, kėshtu qė do punoni atje ku ka nevojė atdheu dhe partia... Do punoni mėsues nė X fshat.
    Kiēoja kur dėgjoi emrin e fshatit u drodh i tėri. U mendua pak, pastaj tha: - Ai ėshtė fshat malor, ėshtė shumė larg. Mosha ime e ka tė vėshtirė tė shkojė deri atje.
    Zyrtari qė i komunikoi detyrėn e re e pa fort nė sy, sikur donte t'i thoshte: "Nuk e sheh qė partia po j'u ndihmon...?" U mendua pak dhe i tha: - Do shkoni tė punoni atje ku j'u kemi caktuar. Si fillim do flini atje si tė gjithė arsimtarėt e tjerė, mė vonė do shohim."
    I dha njė letėr emėrimi pėr drejtorin e shkollės dhe, duke i dhėnė vetėm majat e gishtave i uroi edhe punė tė mbarė.

    Gjatė rrugės pėrnė shtėpi Kiēoja ndjehej tepėr i mėrzitur dhe po mendohej pėr kėtė ters qė i zinte rrugėn e jetės.
    E kishte vendosur qė nuk do shkonte. Pasi e bisedoi me gruan dhe dy fėmijėt e tij, me djalin Yllin dhe me vajzėn Almėn, vendosi tė shkonte edhe pse ishte nė njė moshė afėr pensionit dhe nuk ia kishte as ngenė dhe as fuqinė rrugėve tė gjata dhe jetėn e konviktorit.

    Transferimi i Kiēos mėsues nė fshat u pėrcoll me diskutime tė ndryshme nė qytetin e vogėl. Familja e Kiēos morri njollė tė keqe nė biografi.
    Gruas sė Kiēos, Marjetės, i ra pesha mė e madhe e fajit, meqenėse ishte nipi i saj shkaktari. Nga sekretare nė njė shkollė tė mesme ku ajo punonte, e ēuan punėtore tek sera e luleve.
    Kishte edhe nga ata njerėz qė donin ta "ndihmonin" Kiēon. I thoshin se edhe mund tė ndahej nga Marjeta, pėr t'i shpėtuar kėsaj tė keqeje qė i kishte ardhur andej nga s'e pati pritur. Kiēoja nuk pajtohej kurrė me ato mendimet e atyre njerėzve. Marjeta pėr Kiēon, ishte bashkėshortja, qė e bėnte atė tė ndjehej njeriu mė me fat nė jetė. Tė dy sė bashku gjatė atyre viteve jete kishin kaluar njė jetė tė bukur bashkėshortore pėr t'u pasur zili dhe kishin rritur dhe edukuar dy fėmijė shembullorė. Qė tė dy ishin intelektualė me shkollė tė lartė. Ja qė erdhi njė ēast dhe jeta nė familjen e tyre tė ndryshonte papritur.

    Puna e mėsimdhėnies nė fshatin malor ishte e vėshtirė. Ai kėtė e kishte provuar njėherė vite mė parė. Nė atė kohė, sapo kishte lėnė bankat e universitetit dhe me diplomėn e mėsuesit nė xhep, e kishin emėruar nė njė fshat tjetėr malor. ishte ajo praktikė e sistemit komunist tė asaj kohe, qė tė emėroheshin mėsuesit dhe mjekėt e rinj tė sapo dalė nga shkolla.

    Djali i Kiēos, Ylli, pasi mbaroi shkollėn e mesme, filloi punė nė njė ndėrmarje tė qytetit. Ylli kishte talent tė madh pėr pikturė. Gjithmonė e kishte ėndėruar tė vazhdonte shkollėn e lartė tė artit. Kjo dėshirė e tij i ishte prerė nė mes nga e "mallkuara" biografi e keqe.
    Ndryshe nga i vėllai, Alma, vajza e Kiēos, kishte njė talent tė jashtėzakonshėm. Ajo shkėlqente nė lėndėn e matematikės dhe fizikės. Letėrsia ishte njė tjetėr lėndė, ku ajo shkėlqente me njė talent tė pashembullt rinor.
    Nė dhomėn e saj, nė sirtaret e dollapeve, kishte fletore tė shumta, kua ajo kishte shkruar proza dhe poezi tė ndryshme. Megjithatė, dėshira e saj pėr tė vazhduar shkollėn e lartė mbetej matematika.

    Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, Alma aplikoi pėr tė vazhduar shkollėn e lartė. Komisioni e rrėzoi menjėherė kėrkesėn e saj, duke parė si pengesė kryesore, "biografinė e keqe". Kjo pėr Almėn ishte njė goditje shumė e rėndė. Fillimin e atij viti te ri shkollor, Alma e jetoi me dhimbje tė madhe. Tek shihte shokėt dhe shoqet e saja tė shkonin drejt universitetit, ajo sa nuk ēmendej nga dhimbja qė ndjente pėr veten e saj. Atė vit ajo ndejti nė shtėpi, pa punė dhe pa shkollė. Qnte. Nganjėherė ulej dhe shkruante diēka. Shkruante vjersha dhe pėr tė tjerėt. Mė vonė e rralloi edhe tė shkruarit. Oreksi pėr tė ngrėnė po i ikte. Dalėngadalė filloi tė dobėsohej. Prindėrve, tek e shikonin nė atė gjendje vajzėn e tyre, u pikonte shpirti, por nuk kishin ēfarė tė bėnin dhe nuk e jepnin veten para vajzės. Edhe Alma nga ana e saj, mundohej tė mos shfaqte shenja mėrzitje para prindėrve. Kishte edhe njė shpresė tjetėr pėr tė shkuar nė shkollėn e lartė. Tė priste deri vitin tjetėr e tė aplikonte pėrsėri.
    I vėllai Ylli, pėrveēse motėr, e trajtonte dhe si shoqe. Ashtu ishin rritur qė nė fėmijėri. Shpesh herė, mbrėmjeve, nė shėtitoren e qytetit dilnin bashkė.
    Ditėt kalonin, por Almės i dukeshin shumė tė gjata, derisa erdhi sezoni pėr tė aplikuar pėrsėri pėr nė universitet.
    Tė njėjtat proēedura u pėrdorėn nga Alma, po tė njėjtat proēedura pėrdori edhe komisioni pėr ta rrėzuar njėherė e pėrgjithmonė kėrkesėn e saj.
    Goditja qė ajo pėsoi kėtė herė ishte pėrfundimisht fatale. Ajo pak shpresė qė e mbante u "kėput", duke e rrėzuar pėrtokė njėherė e pėrgjithmonė, qė ajo tė mos ngrihej mė.
    Pas kėsaj, gjendja shpirtėrore e Almės po keqėsohej ēdo ditė. Po i fillonin edhe shenjat e para tė keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė saj.
    Njė natė, kur tė gjithė po flinin, Alma nė mes tė gjumit tė thellė, pas mesit tė natės, papritur u gjend nė mes tė dhomės ku flinte. Ishte ēuar nė kėmbė, qante dhe bėrtiste. Tė bėrtiturat e saj shqetėsuan jo vetėm familiarėt, por alarmuan edhe komshijtė pėrreth. Pas pak, nė dhomėn e saj u grumbulluan shumė njerėz. Prindėrit, Kiēoja dhe Marjeta, tek e shihnin nė atė gjendje ndjeheshin tepėr tė shqetėsuar. I shqetėsuar ishte edhe i vėllai, Ylli. Tė gjithė mundoheshin ta qetėsonin. Marjeta mes tė qarave vinte duart nė kokė dhe nuk dinte ē'tė bėnte pėr ta qetėsuar vajzėn e saj. Kiēoja i pėrlotur, siē rrinte nė kėmbė, ia merrte kokėn nė kraharorin e tij dhe mundohej ta qetėsonte. Tė njėjtat veprime si i ati bėnte edhe Ylli.
    Nė atė dhomė tė vogėl, nė atė orė tė natės shihje vetėm dhimbje dhe lot. Disa komshinj qė kishin ardhur, tė pėrlotur, shihnin njėri tjetrin nė sy, sikur donin edhe ata ta largonin dhimbjen qė ndjenin.
    Alma, duke mos i kuptuar veprimet e saja qė bėnte pa vetėdije, vazhdonte tė bėrtiste e tė qante, duke i larguar njerėzit qė po mundoheshin ta qetėsonin.
    Njė ambulancė erdhi tek porta e shtėpisė sė tyre. Njė mjek dhe njė infermiere hynė nė dhomė. Alma kur i pa, u bėrtiti:
    - Po ju kush j'u tha tė vini kėtu? Ēfarė jeni ju, mjekė apo profesorė? Ha ha ha, - filloi tė qeshė me zė tė lartė.
    Tė gjithė mbetėn tė shtangur. Jo vetėm mjeku, por tė gjithė njerėzit qė ishin nė dhomė e kuptuan ēfarė sėmundje po kalonte ajo.
    - Do t'i bėj njė qetėsues, - i tha mjeku Kiēos, duke iu afruar Almės me njė shiringė nė dorė.
    - Jo, jo, - bėrtiste ajo. Iu drejtua mjekut qė ndodhej pėrballė dhe filloi ta qellonte me shkelma.
    Mė vonė Almėn e ēuan nė spital me makinėn ambulancė qė kishte ardhur. Nė spital mjekėt konstatuan sėmundjen e rėndė depresive.

    Gjatė ditėve nė vazhdim, gjendja shėndetėsore e saj, herė normalizohej, herė acarohej. Edhe pse kurohej regullisht, shpresat pėr njė shėrim sė shpejti tė saj ishin tė pakta. Nė momentet, kur sėmundja e caronte shumė, veprimet e saja ishin tė rrezikshme.
    Kur Alma nuk jepte shenja depresioni prindėrit e lejonin tė dilte pak jashtė, pranė shtėpisė. Njė ditė, kur ajo u duk se ishte e qetė, doli jashtė dhe po rrinte. Disa nxėnės dolėn nga shkolla dhe gjithėsecili morri rrugėn drejt shtėpisė. Ajo e pėrqendroi shikimin e saj tek njė vajzė; e shoqėroi me sy, i shkoi nga prapa, e kapi prej flokėsh dhe nuk e lėshonte. Nxėnėsja e shkollės e trembur dhe nga dhimbja qė ndjeu, bėrtiti fort. Disa njerėz tė rastėsishėm pėrreth, ndėrhynė dhe e shpėtuan vajzėn nga "kthetrat" e duarve tė Almės. Mė vonė, Almėn e morrėn dhe e izoluan disa muaj nė spital.
    Me gjithė tatėpjetėn qė kishte marrė jeta nė familjen e Kiēos, ishte Marjeta ajo, qė kishte filluar ankesat pėr gjendjen e saj shėndetėsore. Ajo ankohej pėr dhimbje nė gjoksin e saj tė majtė.
    Sėmundja e mMrjetės e shqetėsoi shumė Kiēon. I shqetėsuar ishte edhe Ylli. Ē'tė bėnte Kiēoja? Sėmundja e tė shoqes nuk i pėlqente. Mundohej tė bėnte gjithshka pėr shėrimin e saj.
    Marjeta u shtrua nė spital, nė kryeqytet, larg qytetit ku ata banonin.
    Ēdo gjė nė shtėpinė e tyre po shkonte drejt shkatėrrimit. Njė shtėpi me dy meshkuj, me njė vajzė tė sėmurė dhe me gruan e shtėpisė tė shtruar nė spital.
    Kiēoja mendohej dhe shpesh herė qante si fėmijė, nganjėherė edhe me ngashėrim. Herė mendonte Marjetėn tė shėruar nė shtėpi, herė mendonte veten e tij pa grua... Mundohej tė mos e shihnin tė pėrlotur fėmijėt e tij.
    Pas disa muajve qė Marjeta ishte shtruar nė spital, mjekėt thėrrasin Kiēon nė zyrėn e tyre, i tregojnė atė, qė Kiēo e kishte menduar disa herė, por qė nuk e dėshironte kurrė dhe nuk e priste kaq shpejtė: - Sėmundja ėshtė e pashėrueshme... Marjeta duhet tė dalė nga spitali, duhet ta keni pranė..., tė jeni tė pėrgatitur pėr ēdo gjė...
    Kiēoja pas kėsaj, ndodhej nė udhėkryq. Vajza e tij e sėmurė, ndėrsa e shoqja kishte hyrė nė rrugėn e gjatė pakthim, nė rrugėn e vdekjes. Mendoi njėherė ta bisedonte me djalin, Yllin. Po si do t'i thoshte?! Ai ishte djali i tij, por ishte edhe djali i Marjetės dhe Kiēoja e dinte se ē'ėshtė dashuria e fėmijės pėr nėnėn. Kiēoja e bisedoi me Yllin ashtu siē dinte ai, me urtėsinė e tij dhe me mėnyrėn e tė komunikuarit.
    Pasi doli nga spitali, gjendja shėndetėsore e Marjetės po keqėsohej shumė. Tek rrinte shtrirė nė shtratin e saj, shihte Kiēon dhe fėmijėt dhe pa dashur as vetė ajo, lotėt i rrėshkisnin mbi faqe. Nuk donte tė qante nė sy tė tyre edhe atėhere kur sėmundja i jepte dhimbje tė forta. Por Marjeta ishte nėnė dhe shumė mendime i vinin nė kokė. Edhe vetė e kishte kuptuar tė ardhmen e saj tė hidhur.
    Si tė mos qante ajo Marjeta nėnė, tek shihte Kiēon, Yllin, Almėn e pafat, Almėn e pafajshme, qė i kishte ardhur jeta si njerkė e keqe.

    Njė mėngjes tė ftohtė dimri ndodhi ajo qė nuk duhej tė ndodhte. Alma ende nuk ishte zgjuar nga gjumi. Kiēoja si gjithmonė i rrinte tė shoqes pranė shtratit tė saj. Ylli si zakonisht ēdo mėngjes, para se tė ikte nė punė pėrshėndetej me nėnėn e tij. Sapo ai hyri nė dhomė Marjeta i foli: - Po ikėn bir? Mė jep njė gotė ujė para se tė ikėsh. Ylli e mbushi gotėn me ujė, ia dha sė ėmės dhe po priste. Kiēoja ishte ēuar nė kėmbė, pėr t'u pėrshėndetur edhe ai me djalin. Siē po rrinin at e bir nė kėmbė para Marjetės, ajo i hodhi njė shikim Kiēos, pastaj Yllit. Duart qė i kishte nxjerrė jashtė kuvertės iu drodhėn dy herė. Koka iu var nga ana e majtė e saj. Buzėt iu hapėn pak, sa pėr tė dalė prej andej njė psherėtimė e thellė dhe njė frymė e lehtė. Ishte fryma e saj e fundit qė i doli nga thellėsia e shpirtit tė saj...
    Ylli nuk po e kuptonte ē'po ndodhte me nėnėn e tij.
    - Mama! - i foli- dhe iu afrua. - Mama! Je mirė?! - Iu afrua edhe mė pranė. Duart i vuri mbi fytyrėn e Marjetės, duke i fėrkuar ballin dhe me gishta mundohej t'i hapte sytė. - Mama! Jam Ylli. Si po ndjehesh? - Zemra po i rrihte fort. Fytyra i kishte marrė ngjyrė dylli. Mundohej tė pėrtypej, por mė kot. Pėshtyma nė gojė i ishte tharė. Ēdo gjė pėrreth e shihte si nė mjegull. Dhoma i dukej se po i rrotullohej. Vendosi kokėn nė kraharorin e s'ėmės. Nuk po i dėgjonte frymėmarjen.
    - Babi - dhe iu drejtua Kiēos. - Mami nuk po merr frymė!
    Kiēoja i pėrlotur u afrua, u pėrkul pranė Marjetės, e puthi nė ballė, i morri duart e saj dhe po ia shtrėngonte mes duarve tė tij: - Jo Marjeta, jo! Nuk duhet tė ikje kaq shpejtė. Marjeta ime, bashkėshortja ime!
    Lotėt e nxehtė i rridhnin mbi fytyrėn e Marjetės. Ajo grua e shtėpisė tani rrinte e shtrirė mbi shtratin e saj me sy tė mbyllur, pa folur, pa lėvizur.
    - Babi! - i foli pėrsėri Ylli Kiēos. - Ēfarė ka mamaja?
    - Biri im! Mbahu i fortė. Je i rritur tani. Mbahu i fortė, ashtu siē po mundohem edhe unė tė mbahem tani. Mamin duhet ta lėmė tė qetė.
    - Babi! Mos mė thuaj qė mami... - Zėri po i dridhej dhe nuk po i nxirrte dot fjalėt.
    - Po bir! Mami juaj dhe gruaja ime... - Nuk mundi dot Kiēoja t'i fliste tė birit. Nga brenda vetes ndjeu njė forcė tė brendėshme dhimbje, qė nuk e lejonte tė fliste me tė birin. U pėrqafuan tė dy dhe qanin nė krahėt e njėri tjetrit.
    Ylli nuk donte ta besonte qė nėna e tij nuk jetonte mė. Iu afrua pėrsėri tė ėmės dhe e puthi. Mbėshteti faqen e tij mbi faqen e saj.
    Kiēoja i shihte veprimet e tė birit dhe thoshte me vete: "Le tė shmallet edhe pak pėr tė fundit herė. Nuk do ta shohė mė."
    I pėrlotur, Kiēoja iu afrua tė birit: - Ylli! Biri im. Duhet tė mė kuptosh edhe mua. Duhet tė shpejtojmė, nuk kemi kohė.
    Ylli e pa Kiēon nė sy dhe mes dhimbjesh qė ndjente, duke parė edhe dhimbjen nė sytė e tė atit, gjeti forca pėr tė thėnė: - Po babi! Tė kuptoj. Mami iku. Mami nuk jeton mė. Ku do shkojė mami tani...?
    Dhe pėrsėri at e bir tė pėrqafuar nė krahėt e njėri tjetrit qanin dhe vetėm qanin.

    Marjeta ndėroi jetė!
    Dhimbja e humbjes sė Marjetės pėr familjen e Kiēos ishte shumė e madhe.
    Familja e tij kishte kaluar shumė dhimbje gjatė viteve tė fundit, por vdekja e Marjetės ishte njė tragjedi me njė dhimbje mė tė madhe nga ato qė kishin kaluar.
    Marjeta iku nga jeta pa thėnė asnjė fjalė. Ajo donte tė thoshte shumė nė ato ēaste tė fundit tė jetės sė saj, por nuk mundi. Ajo donte tė kishte pranė nė ēastet e fundit tė jetės edhe Almėn, vajzėn e saj tė shtrenjtė; ta shihte pėr herė tė fundit, siē pa tė shoqin dhe tė birin, por vdekja nuk e la. Donte t'i thoshte shumė gjėra edhe asaj. Donte tė fliste pėr pafajėsinė e saj, se gjithė kohėn, qė nga dita kur familja e tyre morri tatėpjetėn, ajo e ndjente veten "fajtore" pėr gjithė ato vuajtje qė kaloi nė jetė ajo dhe familja e saj...
    Marjeta ndėrroi jetė! Ajo bashkėshorte e ndershme. Ajo grua, ajo nėnė, qė jeta e dėnoi pa tė drejtė...
    Marjeta ndėroi jetė si njė fajtore pa faj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Zonjusha!

    (Tregim)

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    - E kam me ngut punėn shofer... - u dėgjua njė zė burri nga mesi i autobusit. Ai bėri sikur nuk e dėgjoi, vazhdonte shikimin e tij nė pasqyrėn anėsore. Vajza jashtė nė vrapimin e saj tė lehtė po i afrohej autobusit; flokėt e saja kaēurela ngyrė gruri i ledhatoheshin poshtė supeve tė saja, duke vallėzuar herė majtas e herė djathtas. Njė vajzė tjetėr nė tė njėjtin stacion po priste autobusin e linjės tjetėr. Po e shihte dhe, seē ndjeu njė gėzim kur ajo iu afrua derės sė autobusit.

    I kishte ndodhur vetė disa herė qė nė ēastin e mbėrritjes pranė derės sė autobusit, shoferi e kishte mbyllyr derėn dhe ishte nisur, duke e lėnė atė jashtė, prandaj dhe nuk e dėshironte t'i ndodhte edhe asaj vajze. Ajo mbėrriti te dera e pasme, ndaloi pak, shumė pak, sa pėr tė qetėsuar frymėmarjen dhe me delikatesė ngriti pak cepin e fundit nė anėn e djathtė tė tij, sa pėr t'i dhėnė mundėsi tė ngjiste hapin e parė nė shkallėt e autobusit. Hipi dhe qendroi mes grumbullit tė njerėzve nė fund tė autobusit. Era e mirė e parfumit tė saj u pėrhap menjėherė. Ishte e pashme; sytė i kishte gjyrė blu. Me njė shikim tė ėmbėl vėshtroi pėrreth, pastaj u pėrqendrua. Kėrkoi me sy tė shihte shoferin nė pasqyrėn sipėr timonit si pėr ta falenderuar. Njerėzit e shumtė nė autobus nuk ia lejuan njė gjė tė tillė. Disa pasagjerė pranė saj po i dėgjonin frymėmarrjen e shpeshtė. Fytyra i kishte marrė ngjyrė tė trėndafiltė. Tualeti i lehtė nė fytyrėn e saj e bėnte dhe mė tėrheqėse atė vajzė rreth tė 20-ave. Njė burrė rreth tė 55-ave me flokė pak tė rrėna gjyrė hiri qė ishte pėrbri saj i hodhi njė shikim me bisht tė syrit. Edhe ajo e kuptoi atė shikim tė tij dhe me delikatesė, me gishtat e saja tė hollė, preku majat e flokėve, duke i dhėnė kokės majtas. Askush nuk e pa buzėqeshjen e lehtė tė saj, kur shikimin e hodhi tek ai burrė. Pak mė tutje, dy burra tė tjerė mė tė moshuar, nuk po ia ndanin shikimin. - Shikoje, - i bėri njėri me shenjė pasagjerit tjetėr tė panjohur, moshatar me tė, duke i dhėnė pak kokės sė tij para. Tjetri nuk foli; bėri sikur nuk kuptoi ēfarė i tha i panjohuri. Ajo e kuptoi shikim e tyre dhe u buzėqeshi ėmbėl. Tė njėjtėn ėmbėlsi ia ktheu edhe Ai qė i bėri shenjė.

    - Ah! Moshė e pleqėrisė, tė dhjefsha t'ėmėn, - foli pėrsėri Ai nėn vete. Menjėherė e imagjinoi atė vajzė tė zhveshur nė shtratin e tij, duke luajtur me tė gjitha pjesėt e trupit tė saj. Ah! - tha pėrsėri, duke e joshur me shikimin e tij. Burri i moshuar, i futur thellė nė imagjinatėn e tij, i pavetėdijshėm, lėvizi buzėt dhe dhėmbėt, ndėrsa sytė nuk i hiqte nga gjoksi i saj i ngritur pėrpjetė. Bluza hollė pambuku ngjyrė qielli i rrinte ngjitur pas trupit, qė ia tregonte format e gjoksit nė mėnyrė eksituese. Vetėm njė grua pranė saj, qė po rrinte e shtrėnguar mes njerėzve, ndoshta e shqetėsoi zhurma e lehtė e frymėmarrjes sė saj tė shpejtė, ktheu kokėn nga ajo, i hodhi njė shikim tė rreptė dhe mėrmėriti me vete nėn zė: "Pėr kėtė surrat e mbajti kaq orė autobuzin shoferi pa e nisur?!" Vajza, si tė mos e kishte parė shikimin kritik tė asaj gruaje, vėshtronte me sy njerėzit brenda si tė kėrkonte njeri tė njohur. Nga mesi i autobusit ishte njė djalė rreth 25 vjeē. I pa profilin e tij dhe mendoi se duhet shpejtuar, pa i humbur ky rast, ndoshta djali mund tė zbresė nė stacionin ardhės.
    - Mė falni, mund tė kaloj pak, ju lutem? - tha, pa iu drejtuar askujt dhe hyri mes dy burrave tė moshuar. Ata nuk folėn; e panė me kėrshėri, duke i dhėnė trupit pak prapa, pėr t'i krijuar asaj hapėsirė tė kalojė. Nė ēantėn personale, ajo mbante gjithmonė disa copėra tė vogla letre tė palosura nė mes.
    - Faleminderit, - foli me ngadalė, duke ecur nė mes tyre. Ata tė dy, nė tė njėjtėn kohė ndjenė diēka tė prekėshme nė pjesėn e zinxhirit tė pantallonave. Duart e saja ledhatuan tre herė pjesėn e pėrparme tė pantallonave tė tyre, si tė kėrkonte diēka. Vazhdoi tė ecė mes njerėzve tė tjerė, gjithmonė duke pėrsėritur fjalėt "Mė falni, mund tė kalojė pak ju lutem?" Burri nga ana e majtė e saj ndjeu neveri nga ai veprim i papritur dhe tepėr i guximshėm nga njė vajzė e panjohur dhe e re nė moshė. E shoqėroi me sy nga pas, duke u mėdyshur nė pamjen e saj tė jashtėme qė tė impononte respekt. Menjėherė po e brehte zhgėnjimi pėr atė vajzė. Po e shikonte i ēmeritur me atė ē'i ndodhi. Shkulme mendimesh tė ēuditėshme i vėrshuan menjėherė: "Pse kanė ndryshuar kaq shumė njerėzit?! Pse veprojnė kėshtu disa vajza tė reja sot, kėrkojnė tė shesin trupin e tyre me cilindo mashkull pėr tė siguruar mjetin e jetesės?! Nuk ke kujt t'i besosh... ! - mėrmėriti nėn vete mes dhimbjes, habisė dhe urrejtjes pėr atė vajzė. Tė kundėrtėn e moshatarit tė tij, mendoi burri nga ana e djathtė e saj: - Hė, ē'mė ndezi... zogėza, - mėrmėriti. - Nuk e lė kėtė ngjalė kaq tė bukur tė mė shkasė nga dora sot - dhe mendoi t'a shoqėrojė nga pas. Djali nė mes tė autobusit rrinte me shikim nga dritarja. Nė dy veshėt mbante tė puthitura dy kufjet e njė kasetofoni tė vogėl. Ai dukej se po kundronte natyrėn, ndėrsa ishte pėrhumbur i tėri nė muzikėn qė po dėgjonte. Ajo iu afrua nga pas. E hetoi me njė shikim tė shpejtė dhe e preku lehtė nė supin e tij. - Mė fal - i tha, me buzėqeshjen e saj tė ėmbėl. Ajo po fliste me gjeste lozonjare, duke i shoqėruar fjalėt edhe me gjeste padurimi. Djali ktheu kokėn. - Ka shumė njerėz nė autobus. - Ai nuk i dėgjoi fjalėt, vetėm pa lėvizjen e buzėve tė saja. - Ēfarė thatė, ju lutem? - dhe hoqi kufjet nga veshėt. Shikimi i tij shkoi te buzėqeshja e saj e ėmbėl. I pėlqeu ajo buzėqeshje, ato sy tė kthjellėt si dy burime kristali, ato buzė femre pak tė fryra, forma e gjoksit dhe ai shikim plot delikatesė i saj.
    - Mė duhet tė zbres nė ... Edhe sa stacione janė? - Ajo e njihte shumė mirė zonėn pėrreth, por tė tilla pyetje pėrdorte shpesh pėr tė hyrė nė bisedė me djem tė panjohur.
    - Edhe tre, - tha djali. - Mua mė duhet tė zbres nė stacionin e dytė, ndėrsa ti, duhet tė zbresėsh nė tė tretin.
    - Oh! - tha ajo dhe mblodhi pak buzėt. Pas pak autobuzi bėri njė tronditje tė vogėl dhe ajo e shfrytėzoi atė rast. U mbajt te djali duke vėnė dorėn e saj tė majtė nė brezin e pantallonave tė tij. Djali e zhbiroi atė me sy, uli sytė dhe me njė buzėqeshje tė lehtė lėvizi pak kokėn majtas-djathtas. Autobusi ndaloi nė stacionin e radhės. Njerėzit lėviznin pėr tė zbritur dhe ajo e shfrytėzoi pėrsėri atė rast. Pa e hequr dorėn nga brezi i pantallonave tė tij, trupin e saj e afroi edhe mė pranė trupit tė djalit, kur njė grua prapa saj me vėshtirėsi po kalonte tė dilte jashtė.
    - Nė cilėn lagje banoni? - e pyeti ajo me zė tė ulėt, - dhe i preku zinxhirin e pantallonave tė tij. Nė ēdo fjalė qė nxirrte nga goja, dukej se ishte e zalisur nga padurimi. Djali nė fillim nguroi tė fliste, sikur kėrkonte fjalėt e pėrshtatshme pėr t'i pėrgjigjur asaj pyetjeje.
    - Unė banoj tek ... lagjja e sallamit, - tha pastaj me njė humor rrėzėllitės dhe i dha pjesės sė belit para. - Ju ku banoni? Ajo ndjeu njė pjesė tė trupit tė djalit t'i preknin kofshėt e saja. Nuk foli. Njė buzėqeshje e lehtė ia vijosi fytyrėn. Lėvizi lehtė dorėn nė pjesėn e zinxhirit tė pantallonave tė tij duke ndjerė diēka. - Ju lutem, nėse dėshironi..., mund tė mė telefononi nė ēdo kohė.
    - E ardhur jeni nė kryeqytet, apo vendase...? - e pyeti pėrsėri Ai, pa marrė pėrgjigjen e pyetjes sė parė. Ajo e kuptoi se ai ia zbuloi menjėherė mendimet dhe qellimin.
    - Mund t'ua jap numrin tim tė telelfonit? - tha pa u menduar. Hapi me delikatesė ēantėn, duke e hequr dorėn nga aty ku po e mbante dhe nxorri letrėn e vogėl tė palosur mė dysh. - Kėtu ėshtė shkruar numri i telefonit tim - dhe ia dha atij. Mbi fytyrėn e saj rrėshkiti pėrsėri buzėqeshja e saj e lehtė. Djali e hapi letrėn e vogėl dhe po lexonte numrat e shkruar nė tė. - Telefoni ėshtė pėr herė tjetėr, tani, nuk mundesh tė zbresim tė dy, ta vazhdojmė rrugėn bashkė? - Menjėherė ndjenjat e tij tė zjarrta po zienin si vullkan dhe ishin gati tė shpėrrthenin. Tė gjithė trupin po ia mbysnin hove zjarrmie. Fytyra i kishte marrė pamje tė ngazėllyer. - Mund ta bėjmė rrugėn bashkė tani, mund tė shkojmė...?
    - Tani jo! - i tha prerė ajo. Mė duhet tė shkoj... E kam me shumė ngut punėn. Mė telefono, tė lutem. Djali nėnqeshi. E kuptoi qė ajo po tregonte njė fodullėk tė pėshtirė. - Mos ndoshta dėshironi qė unė t'ju pėrgjėrohem dhe tė mė mbushen sytė me lot, pėrse nuk mund ta bėjmė rrugėn bashkė tani? - i foli Ai me zė tė ulėt dhe me njė humor rrėzėllitės. Ajo ishte lajkatare e sprovuar. E pa nė sy; nuk foli, vetėm i preku lehtė gishta e duarve tė tij. Burri i moshuar disa hapa larg saj, ndėrsa po i shikonte, ndjeu xhelozi dhe njė revoltė e brendėshme ndjenjash nuk po e linin tė qetė. Ishte gati edhe ai nė ato ēaste tė shpėrrthente... "Mė duket se ma rrėmbeu rrufjani ngjalėn" - mendoi. I bėhej t'i afrohej vajzės dhe tė hakėrrehej ndaj djalit. "Sado qė je djalė i ri nė moshė dhe karemin, sigurisht, e ke mė tė fortė se unė pėr tė kuar grepin, por dije se pėrvojėn time nuk e ke kurrė, o bukurosh, qė kėrkon tė peshkosh ..." - mendoi.
    - Oh! - tha djali dhe afroi pėrsėri pjesėn e belit pranė trupit tė saj. - Nė kėtė stacion mė duhet tė zbres tani; mund tė zbrisni edhe Ju? Ajo nuk foli, donte tė "peshkonte" edhe me burrin e moshuar, sikur edhe numrin e telefonit t'ia jepte atij.
    - Ti zbrit kėtu - i tha, me zė tė mekur dhe me njė buzėqeshje joshėse, duke lėvizur edhe ajo trupin pranė trupit tė tij. - Ndėrsa unė po zbres nė stacionin ardhės, takohemi... - dhe i dha shenjėn e puthjes me buzė. Djali e dėgjoi; zėri i saj iu duk se nuk shprehte bindje, megjithatė, mendoi ta vazhdonte lojėn e saponisur.
    - Mirė - i tha me zė tė vendosur - dhe eci mes njerėzve nė drejtim tė derės, duke mbajtur duart nė pjesėn e pėrparme tė pantallonave tė tij. Burri i moshuar, duke e shoqėruar me sy djalin, lėvizi edhe ai mes njerėzve, si tė donte tė zbriste nė atė stacion. Mendoi se edhe ajo do zbriste me djalin. Kur pa qė ajo nuk lėvizi, sikur u ēlirua nga ai makth qė e kishte kapur. Iu afrua vajzės fytyrėqeshur.
    - Nė kėtė lagje banon edhe ti? - e pyeti ajo e buzėqeshur dhe me zė tė ulėt, duke lėvizur lehtė dhe hijshėm trupin e saj.
    - Nė kėtė lagje banoj moj t'u bėfsha unė ty. Nuk e kam shumė larg shtėpinė, por, ēfarė tė bėj unė i ziu tani qė kam plakėn nė shtėpi.
    - Tė kuptoj xhaxhi, mos u shqetėso, - i tha ajo dhe hapi ēantėn e saj tė vogėl. Nxorri njė letėr tjetėr tė palosur mė dysh. Duke ia dhėnė i tha: - Kėtu ėshtė shkruar numri im i telefonit. Mund tė mė merrni nė ēdo kohė, qė tė flasim; do t'ju pėrgjigjem xhaxhi. Ka plot shtėpi tė tjera pa plaka... Burri i moshuar skėrmiti dhėmbėt, si tė donte t'ia kafshonte atė gjoksin, qė ajo bluze e hollė ia tregonte aq bukur format e tij. - Ah tė keqen unė ty moj shpirt, - mėrmėriti burri. " Ah tė ishte kjo kohė atėhere nė kohėn tonė tė rinisė..." - mendoi. - Sot mbasdite, je e lirė, tė tė telefonojė xhaxhi, tu bėfsha?
    - Jam xhaxhi, jam e lirė. Mė telefono. Burri i moshuar nuk po i besonte asaj rastėsie qė i kishte ardhur krejt papritur. Vetja nė ato ēaste po i dukej se po avullonte nė ngrohtėsinė e asaj dashurie, mes ndjenjave qė po zjenin si vullkan. Autobusi qendroi nė stacionin tjetėr. - Mė duhet tė zbres nė kėtė stacion, xhaxhi, - i tha ajo burrit dhe i preku brezin e pantallonave. - Nėse ke mundėsi, mė telefono pasdite, pas orės 6. Lėvizte shtrėnguar mes njerėzve tė shumtė nė autobus dhe nė mėnyrė tė kulturuar pėrdorte fjalėt: - Mė falni, mund tė kaloj, ju lutem?
    - Zbriti nė stacionin tjetėr. Eci nė drejtim tė kundėrt tė lėvizjes sė autobusit. Katėr djem tė rinj nė moshė rreth tė 20-tave po vinin nė drejtim tė saj. Kur u pėrballėn, ajo me njė shikim ledhatues i buzėqeshi ėmbėl. Vetėm dy nga ata e panė buzėqeshjen e saj. Njėri nga ata ktheu kokėn kur u shkėmbyen dhe seē mėrmėriti me vete. Edhe djali saponjohur qė zbriti nga autobusi po vinte nė drejtimin e saj, nuk ishte shumė larg. Po ecnin pėrballė njėri tjetrit. Ai seē ndjeu njė gėzim naiv nė vetvete kur e pa qė ajo po vinte nė drejtim tė tij; kishte menduar se do ishte njė lojė e gėnjeshtėrt, ashtu siē ndodh rrėndom nga vajzat pėr t'i shpėtuar ngacmimeve tė rastit.
    - Je shumė e bukur- i tha, kur u takuan. - Besoj se nuk je e shtrenjtė nė pagesė sa ē'ke dhe bukurinė ... Nė cilin motel do shkojmė? Ajo e vėshtroi me sytė qė i shkrepėtinė, sikur donte t'i thoshte: "Pse, ėshtė problem pėr motele apo hotele private?" - Pastaj me njė lėvizje tė gjoksit dhe me njė buzėqeshje joshėse, qė i shkėlqeu fytyrėn tha: - Nė njė nga ata tė periferisė nė rrugėn kryesore qė lidh dy qytetet... Na duhet tė marrim njė taksi. Ata po rrinin tė dy nė kėmbė nė pritje tė ndonjė taksie.

    Ditėn tjetėr ajo doli nga shtėpia dhe eci nė drejtim tė stacionit tė autobusit. Njė burrė dhe njė grua, qė kuptohej se diēka po kėrkonin e ndaluan dhe e pyetėn: - Ju lutem, ku ndodhet spitali i ri...?- e pyeti gruaja. Ajo, siē e kishte zakon kur takohej me njerėz tė panjohur, me njė mirėsjellje pėr ta pasur zili, iu drejtua burrit: - Jeni pak larg pėr tė shkuar deri atje, po j'u ndihmojė unė; shkojmė bashkė. Jeni pėr vizitė nė spital, apo...? - pyeti pa iu drejtuar asnjerit pasi ecėn disa hapa.
    - Jo ne, njė mbesa ime ėshtė operuar dhe duam t'i bėjmė njė vizitė nė spital.- u pėrgjigj gruaja.
    - Nuk jeni nga kryeqyteti?
    - Jo - tha burri.
    " Eh, sa mirė do ishte, sikur tė ishe vetėm ti..." - mendoi ajo, sapo burri u pėrgjigj. Kur mbėrritėn tek porta hyrrėse e spitalit, para se tė largohej, ajo nxorri nga ēanta letrėn e vogėl tė palosur dhe ia dha burrit. - Kėtu ėshtė shkruar numri i telefonit tim. Mund tė mė telefononi nė ēdo kohė, ose mė lini mesazh, nėse nuk j'u pėrgjigjem, pėr ēdo rast qė mund t'ju nevojitem.
    - Rrofsh moj bijė - tha gruaja. - Shumė faleminderit dhe me njė fat tė mirė.
    - Sa vajzė e mirė dhe e bukur ishte, - i tha gruaja burrit, kur ajo u largua.
    - E mirė, e edukuar dhe shumė e sjellshme ishte, - u pėrgjigj menjėherė ai.
    - E di si po mendoja? - tha gruaja. - Njė nuse si kjo tė fusėsh nė shtėpi. Sa mirė do shkonte me djalin tonė, sikur tė jetė fat tė martohen tė dy.
    - Nuk do ta lė me kaq, - tha burri. - Do t'i telefonoj dhe do ta falenderoj mė vonė... Pas dy ditėsh, vajza pa nė telefonin celular tė saj t'i kishin ardhur dy mesazhe. Njėri mesazh ishte tekst i shkruar dhe tjetri ishte me zė. Mesazhet vinin nga i njėjti numėr telefoni dhe kishin tė njėjtėn pėrmbajtje. Ata tė dy, burrė e grua, nė mesazhet e dėrguar vajzės i shprehnin mirėnjohje dhe falenderime dhe vazhdimin e lidhjes sė njohjes sė tyre nė tė ardhmen. Mesazhet fillonin me fjalėt: "Shumė e nderuara zonja ..." dhe pėrfundonin: "Me shumė respekt pėr ty..." Vajza e lexoi, e dėgjoi mesazhin disa herė dhe me njė nėnqeshje ironike, duke shtrirė pak buzėt, foli nėn vete: "Zonjė e nderuar", "E nderuara zonjushė"..., "Me shumė respekt pėr ty zonjė e nderuar"... "Kėto janė shprehjet e pėrditėshme qė na vrasin veshin ngado, nė rrugė, nė institucione tė ndryshme, nė biseda me shokė dhe miq, tė njohur e tė panjohur, nė dėrgimin e njė letre, mesazhi tė njė e -mail... "Unė jam njė vajzė e re. Pėr arėsyet e mija personale subjektive unė kam zgjedhur njė rrugė tė jetės pėr tė ecur, njė profesion tė lirė pėr tė ushtruar, njė mėnyrė pėr tė jetuar... Nuk e di, nėse kėta njerėz tė mirė dhe tė panjohur, do t'ua lejonte ndėrgjegjja e tyre tė mė drejtohen me kėto shprehje nė emėr tė qytetarisė sė kulturuar, nėse do dinin tė vėrtetėn e profesionit tim qė unė ushtroj? Kėtė tė jep shoqėria demokratike; edhe pa e njohur tjetrin ēfarė soji ėshtė t'i drejtohesh me fjalėt "Zonjė e nderuar..., Shumė e nderuara zonjushė..., Me shumė respekt pėr ty ..." Nuk mė interesojnė dhe nuk dua t'i dėgjoj kėto shprehje, sidomos nga njerėz tė panjohur, qė nė jetėn tonė tė pėrditėshme janė bėrė shumė tė pėrdorshme, t'i drejtohesh dikujt nė emėr tė sjelljes sė kulturuar dhe qė pėrdoren pothuajse nga shumica e njerėzve... I shuajti mesazhet nga telefoni dhe mendoi tė mos i pėrgjigjej mė atyre njerėzve, qė nuk e njihnin tė vėrtetėn e saj.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Nė kėrkim tė varrit

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    "Hallė Nafija!" Kėshtu i thėrrisnin asaj gruaje qė sapo i kishte kaluar tė 60-tat e moshės sė saj tė dėnuar nga jeta e rėndė pėr t'u plakur para kohe.
    Nė fytyrėn me rrudha tė hallė Nafijes, tek ata sytė e saj ngjyrė kafe tė futur thellė brenda, sy qė i dukeshin si dy zgavra, shihje vetėm vuajtje dhe hidhėrim.
    Qė nga dita kur i kishte vdekur i shoqi aksidentalisht i duhej tė pėrballonte njė jetė plot vėshtirėsi. Vdekja e papritur e djalit tė saj tė tretė, Ridvanit, e kishte vrarė shumė thellė nė shpirt. Pas kėsaj, jeta i dukej e pakuptimtė.
    Megjithėse kishte edhe tre djem tė tjerė tė martuar dhe me fėmijė, Nafijes i qante zemra, kur kujtonte birin e saj tė shtrenjtė, Ridvanin e vdekur. Asgjė nuk e mbushte vendin bosh tė tij...
    Njė nėnė e plagosur nga vdekja e tė birit. Njė nėnė qė nuk e pa kurrė tė vdekur djalin e saj. Njė nėnė qė nuk e qau te koka birin e saj tė dashur. Njė nėnė qė nuk dinte akoma se ku ndodhej varri i tė birit. Njė nėnė, qė vdekja e djalit tė saj e la me "turp". Njė nėnė...!
    - !Ah ai nėntor i mallkuar, nėntori i zi" - mėrmėriste shpesh hallė Nafija, pėr nėntorin e atij viti qė i kishte marrė Ridvanin dhe i kishte nxirrė jetėn.
    Nusja e Qemalit, djalit tė dytė tė Nafijes, katėr vjetė pas vdekjes sė Ridvanit kishte lindur djalė dhe i kishin vėnė emrin e tij; po hajt e tė flisje me hallė Nafijen. A mund ta zėvendėsonte ai engjėll i vogėl i sapoardhur nė jetė azganin e nėnės?!
    - Aaah ha! - kjo psherėtimė e thellė i dilte nga thellėsia e shpirtit tė saj. Megjithėse kishin kaluar vitet, hallė Nafija vazhdonte tė mbante thellė shpirtit tė saj atė brengė, qė vazhdonte t'i rrinte si mish i huaj dhe e ngacmonte ēdo ditė.
    Kėrkonte vetėm tė dinte se ku ndodhej varri i djalit tė saj. Tė shkonte, sikur vetėm njėherė, tė qante mbi varrin e tij e tė zbraste gjithė atė helm dhimbje qė i ishte mbledhur nė shpirt, pastaj le tė vdiste.
    Me kėtė shpresė i kalonte ditėt hallė Nafija, me shpresėn se njė ditė do tė shkonte e tė vajtonte mbi varrin e Ridvanit.

    Familja e hallė Nafijes nuk do t'a harronte kurrė atė ditė tė ftohtė nėntori, kur nė portėn e shtėpisė sė tyre trokiti korrieri i policisė me njė letėr ku ishte shkruar se duhet tė paraqiteshin nė Degėn e Punėve tė Brendėshme.
    Ē'tė kishte ndodhur vallė?!
    Sapo Skėnderi, djali i madh i Nafijes u kthye nė shtėpi nga Dega e Punėve tė brendėshme, atė ditė tė zezė fundvjeshte, nė shtėpinė e tyre do "shpėrthente" bomba. Dhimbja do prekte tė gjithė familjarėt, por ajo qė do ta ndiente mė tepėr dhimbjen ishte zemra e nėnės Nafije. Ishte ajo ditė e zezė nėntori, kur jeta nė atė familje do ndryshonte papritur. Ishte dhimbja e madhe qė kishte pushtuar atė familje dhe frika se si do rridhte jeta e tyre nė ditėt e ardhėshme.
    Ajo ditė e zezė nėntori me atė lajm tė kobshėm mė tė zi se tė korbit nuk duhet tė kishte ardhur kurrė.
    Ridvani, djali i tretė i Nafijes, qė kryente shėrbimin ushtarak prej 22 muajsh nė njė fshat kufitar, nė tentativė pėr t'u arratisur nga Shqipėria, sė bashku me dy shokė tė tjerė, ishin vrarė nė tokėn shqiptarė nga rojat e kufirit.
    Lajm mė tė zi nuk kishte!
    Nafija, me shpirtin e pėrvėluar prej nėne, me dhimbjen e madhe qė i kishte hyrė deri nė palcė, i duhej tė pėrballonte edhe njė dhimbje tjetėr; nuk duhet tė qante e tė mbante zi pėr njė tradhėtar, duke e braktisur edhe shėrbimin ushtarak, paēka se ai tradhėtar ishte djali i saj.
    Nuk dihej edhe fati i asaj familjeje. Zėra tė ndryshėm flisnin edhe pėr njė internim tė tyre nė fshatrat e thellė.
    Ku tė gjente njė vend e tė zbraste gjithė atė lėmsh tė madh dhimbje qė i ishte mbledhur nėnės Nafije!
    Mbyllej nė dhomėn e saj tė fjetjes. Merrte fotografitė e Ridvanit. I shihte, i puthte, i shtrėngonte fort pas gjoksit tė saj. I lagte me lotėt e saj tė nxehtė dhe i dukej se kishte aty pranė djalin e saj tė shtrenjtė, Ridvanin.
    - Vetėm kėtė tė mos ma kishe bėrė more bir... - Fliste mes vajit tė tė qarave, duke shtrėnguar fort fotografinė, me frikėn se dikush nga jashtė shtėpisė mund ta dėgjonte.
    - Ushtari i nėnės, - i thoshte ajo njė fotografie ku Ridvani kishte dalė ushtar. - Tė thonė armik more bir, tė thonė tradhėtar. Po ēfarė armiku tė ka nėna ty more bir qė kam kaq kohė pa tė parė? Po kur do tė shohė nėna pėrsėri ty more bir. Ah ta dish sa shumė mė ka marrė malli! Nėna as vetė nuk e di se ku tė kanė hedhur more djali im. Oohh, si duron kjo zemra ime tani more bir, vetėm Zoti e di...!
    Zėri i saj ngrihej pa e kuptuar as ajo vetė, sa qė shpesh herė, duhej ndėrhyrja e djemve pėr ta qetėsuar.

    Dy muaj kishin kaluar qė kur nafija kishte marrė mandatin e tė birit.
    Njė dhimbje tė fortė ndjeu nė kokė, sikur ta kishin qelluar me plumb. Me plumb! Sa do dėshironte Nafija dikush ta qellonte me plumb e ajo tė mbyllte sytė njėherė e pėrgjithmonė. Vdekja e Ridvanit e kishte vrarė mė shumė se njė plumb.
    - Pse ndejta sot kėtu?! Tė kisha ikur larg, larg; larg tė ikja, nė male, sikur edhe prapa diellit tė kisha ikur, vetėm kėtu tė mos rrija sot. O Zot! Pse po ma lėndon pėrsėri kėtė plagė tė madhe qė mė ėshtė hapur?! Pėrse o bir...?! - Ulėrinte Nafija nėn vete, tek dėgjonte nga dritarja e dhomės sė saj zėrin e njė grup ushtarėsh, qė po ktheheshin pėrfundimisht nga kryerja e shėrbimit ushtarak, pranė familjeve tė tyre.
    Makina tė tjera kalonin nė rrugė me ushtarė. Zėra ushtarėsh dėgjoheshin, duke brohoritur tė gėzuar. Zemra tė gėzuara nėnash po rrihnin me furri nė ato ēaste, kur ato kishin dalė tė pėrmalluara tė prisnin djemtė e tyre qė ktheheshin nga ushtria.
    Ah, si do ta priste Nafija atė ditė po tė lirohej Ridvani i saj, ushtari i nėnės. Ai nuk do tė kthehej mė kurrė dhe kjo i rrinte nėnės si njė kob dhimbjeje nė gji, si njė makth prej tė cilit nuk do tė lirohej dot kurrė! - Ah, sa mė ka marrė malli! - psherėtiu thekshėm dhe ra gati pa ndjenja mbi divan.
    Vetėm zėri i njė ushtari, biri i njė nėne me zemėr tė vrarė, mungonte nė ato ēaste nė korrin e zėrave tė ushtarėve tė tjerė. Vetėm njė zemėr nėne vajtonte nė ato ēaste. Njė zemėr nėne e pėrmalluar pėr djalin e saj, rrihte kraharorin, sikur donte tė ikte prej andej e tė nisej pėr rrugė, pas tė birit tė dashur! Kjo ishte zemra e vrarė e nėnės Nafije.

    E dhimbėshme ishte ajo ditė e diel, kur njė makinė e madhe e shoqėruar me dy policė dhe disa burra civilė erdhi nė shtėpinė e hallė Nafijes.
    Eh ata policė sa hije tė frikshme qė kishin. Njėri nga djemtė e Nafijes, dy nga ata tre burrat civilė i njihte. Ishin ata, qė sorrollateshin rrugėve tė qytetit, qė futeshin mes grumbullit tė njerėzve, nėpėr stacionet e autobusave, nė radhat e gjata tė dyqaneve, nė vende ku kishte grumbuj njerėzish, pėr tė mbledhur informacione nga bisedat e lira tė njerėzve, qė pastaj t'i spiunonin atje ku kishin marrė udhėzimet dhe nga ku pagoheshin.
    Eh sa njerėz tė pafajshėm ishin marrė mė qafė nga ata njerė tė poshtėr!
    Pas vendimit tė organeve partiake, atė tė diel, familja e hallė Nafijes do internohej nė njė fshat tė thellė malor.

    Jeta e re nė internim pėr Nafijen dhe familjen e saj ishte shumė e vėshtirė. "Ah ky i mallkuar internim kush e shpiku, qė mos i pastė shpirti rehat" - mėrmėriste shpesh hallė Nafija.
    T'i lindėsh e t'i rritėsh fėmijėt nė qytet, nė atė lagje, tek ajo shtėpi ku kanė lindur fėmijėt dhe janė nisur brezat nė rrugėn e tyre tė pakthyeshme dhe papritur, tė vijė njė ditė qė tė detyrojnė tė ikėsh me dhunė prej aty, tė shkosh diku ku duhet tė kėrkosh leje nė kėshillin e fshatit pėr tė shkuar nė qytetin tėnd, kjo pėr Nafijen ishte mė shumė se ēmenduri.
    Nuk mjaftonte vetėm kjo. Pėr tė vizituar qytetin tėnd me orar tė kufizuar njėherė nė 2-3 javė, 4-5 orė nė ditė, kur 2 orė tė duhen pėr tė mbėrritur atje, duhet tė paraqitesh pranė policisė sė qytetit tėnd, nė orėn e hyrjes dhe nė orėn e daljes nga qyteti.
    Puna nė fshat, sidomos periudha e korrjes sė grurut pėr Nafijen, djemtė e saj dhe nuset e tyre ishte shumė e vėshtirė.
    - Ndryshe ėshtė korrja e grurit nė fusha, se atje shkon edhe autokombajna, po kėtu nė mal..., na griu duart drapėri... - ankohej shpesh Nafija.
    Nafijes i vinte shumė keq kur shihte banorėt e atij fshati tė hanin bukė misri nė kohėn e pushimit tė drekės. - Tė zinjtė kėta si bėjnė njė jetė tė tėrė. Ėshtė mėkat i madh, gjynah nga Zoti pėr kėta njerėz fatkeqė e tė vuajtur. E mbjellin grurin dhe e korrin me shumė mundime dhe lodhje dhe, mė nė fund, u mohohet e drejta pėr tė ngrėnė gjatė gjithė vitit bukė gruri. Ja, "shpėrblimi" qė u jep kooperativistėve sistemi komunist shqiptar dhe partia-pushtet qė i shėrben kėtij sistemi.
    Nafijen nuk e linin rehat edhe "mizat", siē i quante ajo disa fshatarė injorantė qė shkėmbenin fjalė me njėri tjetrin, ndėrsa punonin me kazmė dhe shikonin nga Nafija dhe djemte e saj: - Heej, punoje ore tokėn mirė. Kujt i shėrben ti, armikut? Ėshtė Parti e Punės kjo partia jonė. - Ore, - ia kthente tjetri. Mos mė fol mua ashtu ti; nuk jam unė as armik e as kulak. E kam tė pastėr, qelibar biografinė unė. Nuk jam familjhe unė qė tė kem njerėz tė arratisur dhe nėpėr burgje...
    - Hahahaha! - Ia kthenin tė tjerėt me tė qeshurat e tyre.
    Kishin tė "drejtė" tė qeshnin. Kishin gjetur vendin e pėrshtatshėm t'i jepnin argėtim vetes nė atė pllajė mali, duke e shpyllėzuar.

    Pas rrėnies sė komunizmit, kur ēdo gjė po shkonte drejt shkatėrimit dhe ekonomia shqiptare kishte rėnė tėrėsisht, dy djemtė e mėdhenj tė Nafijes, emigruan edhe ata jashtė Shqipėrisė.
    Nafija rrinte nė shtėpi me djalin e saj tė vogėl.

    Dy djemtė e saj tė mėdhenj nė emigracion, tek shihnin atė qytet tė bukur qė vezullonte nga dritat e panumėrta, menjėherė, mendja u shkonte tek nėna e tyre e vuajtur. Dėshironin ta kishin pranė. Tė shihte edhe ajo botėn e jashtėme me sy. Tė hynte edhe ajo nė supermarketet e mėdhenj, qė Shqipėrisė i kishin munguar. Tė zgjidhte vetė me duart e saja tė gjitha ato mallrat e shumta qė i nevojiteshin njė shtėpie.
    Djemtė e saj i kishin bėrė tė gjitha pėrpjekjet, kishin gjetur edhe mėnyrėn me pagesė pėr ta sjellė nėnėn e tyre nė atė shtet. Nafija njė gjė tė tillė nuk e dėshironte, aq mė tepėr, ku djali i saj, i ndjeri Ridvan, kishte lėnė kockat pėr tė shkuar deri atje.
    Ja qė Nafija ishte ishte nėnė dhe gjyshe. ashtu siē kishte pranė fėmijėt e djalit tė vogėl dhe i shihte, donte tė ishte pranė edhe me fėmijėt e dy djemve tė tjerė nė emigracion. E kishte marrė shumė malli dhe ishte ai mall i zjarrtė, qė e "detyroi" Nafijen tė vendoste tė shkonte pranė djemve tė saj nė shtetin e huaj pėr pak kohė.

    Tek njė shesh i bukur nė lagjen ku banonin djemtė e saj, Nafija dilte mbrėmjeve. Ishte njohur me disa moshatare tė saja nga Shqipėria. Ajo sapo kishte ardhur aty nga Shqipėria ku kishte filluar tranzicioni i njė sistemi tjetėr politik dhe ēdo gjė i dukej edhe e bukur, por edhe e ēuditėshme. Ajo nuk kishte parė nė Shqipėri vajza tė reja nė moshė tė pinin cigare. I dukej e turpshme dhe e neveritshme, kur shihte djem dhe vajza tė putheshin nė rrugė nė sy tė tė tjerėve. Tek shihte njė vajzė nė grumbullin e tė rinjve pak metra larg ku rrinin gratė qė kishte veshur njė fustan tė hapur prapa, deri nė mesin e trupit, thoshte me vete: "Kujt ia nxjerr gjithė atė kuriz jashtė kjo zuskė? Tė keqen e Shqipėrisė, nuk kemi ne nga kėto gjėra qė po shoh unė kėtu."
    Shihte djem e vajza tė reja qė argėtoheshin me njėri tjetrin dhe mendja i shkonte tek mbesat e saja...
    Duke biseduar me njė shoqe, moshataren e saj, pa tė afrohej njė vajzė e re, qė i foli gruas nė gjuhėn shqipe.
    Ndėrsa vajza u largua pėrsėri pranė shoqeve tė saja, Nafija dalloi se ishte e njėjta vajzė qė kishte parė me kurrizin e "nxjerrė" jashtė. E habitur pyeti shoqen: -Shqiptare ėshtė kjo? - Po iu pėrgjigj ajo, ėshtė mbesa ime. - "E zeza unė, tha afija me veten e saj. Shyqyr qė nuk thash ndonjė fjalė pak mė parė". Nuk dallohet fare... - Eh, ia preu bisedėn shoqja, pak sa e turpėruar. Ėshtė vajzė e vetme. Edhe prindėrit e saja kanė vuajtur shumė. I kanė vdekur tre fėmijė para kėsaj. Jetonin deri pa mbushur dy vjetė dhe vdisnin. Shyqyr Zotit qė e kanė edhe kėtė.
    - Sa vjeēe ėshtė kjo? - e pyeti Nafija
    - 17 - iu pėrgjigj ajo menjėherė.
    - T'ia falė Zoti, t'i rojė - tha dhe duke ulur sytė pėrdhe foli me vete: "Janė bėrė edhe shqiptarėt jashtė shtetit, nuk dallohen fare nga tė huajt."

    Jeta nė atė qytet tė huaj Nafijes nuk i jepte kėnaqėsi tė madhe. Ajo ndjente dhimbje nė shpirt kur shihte djemtė dhe nuset e tyre tė vinin tė lodhur nga puna. "Lekė gjaku janė. Jo jo, ta dija se si u nxjerrkėrka paraja jashtė shtetit nuk do t'i pranoja kurrė ato lekė qė mė dėrgojnė djemtė. Mė mjafton lekėt e pensionit qė marr nė Shqipėri.
    Nuk i vinte mirė Nafijes kur dėgjonte nga shoqet e saja se si punonin njerėz tė ndryshėm, qė kishin pasur profesione tė ndryshme nė Shqipėri. Nuk i vinte mirė, kur dėgjonte se si njė pjesė e mirė e intelektualeve shqiptarė punonin duke i shėrbyer pleqve tė moshuar, ose edhe pastronin shtėpitė e dyerve tė huaja. "Ah! psherėtinte thellė nėn vete hallė Nafija.
    Ajo ndjente kėnaqėsi edhe kur dėgjonte nipėrit dhe mbesat e saja tė flisnin gjuhėn e atij shteti tė huaj. "E bukur kjo gjuha e huaj, po se si merren vesh me njėri-tjetrin, unė asgjė nuk kuptoj..."
    Pėrveē se gėzimit, ajo kishte njė maraz nė shpirtin e saj. Nuk i pėlqente kur dėgjonte t'i thėrrisnin fėmijėve me emra tė krishterėsh. Ajo nuk e dinte as pėr veten e saj qė djemtė e kishin prezantuar tek e zonja e shtėpisė qė jetonin me qera, me njė emėr tjetėr tė krishterė.
    - Kanė vajtur dhe kanė ndėruar emrat, - thoshte shpesh. - kanė vėnė emrat e kaurėve. Ē'kishin me emrat? Pse duhet t'i ndėronin? Pse ia kanė ndėrruar emrin Marjolės dhe ia kanė kthyer nė Marie?! Entela ka goxha emėr tė bukur, shkojnė e i thėrrasin Eleni. Ēfarė nuk u bėkėrka jashtė shtetit! Ja edhe djalit, Skėnderit, i thėrrasin Spiro. Po me Ridvanin ē'kishin?! Ai ka emėr tė bukur, emrin e tė ziut qė po ha dheu, kėta i thėrrasin Vangjel. Nga i gjejnė kėto emra?! Nunaja, thonė. Shkuan e i pagėzuan. Nuk shkuan tė bėjnė synet ēunat, po i pagėzojnė. I gėzohen kryqit tė florinjtė qė e mbajnė varur nė qafė!
    Kėto mendime e lodhnin shumė hallė Nafijen.
    Ditėt kalonin. Ajo nuk ndjente gėzim nė shpirtin e saj. Ishte nė tokė tė huaj, nė shtėpi tė huaj.
    Tek shihte nipėrit dhe mbesat tė hanin, sikur edhe njė kokėr portokalli, mendja menjėherė i shkonte tek djemtė e djalit tjetėr qė jetonte nė Shqipėri. E kishte marrė shumė malli edhe pėr ata.
    Nuk po i rrihej. Brenda shpirtit ndjente njė peshė tė madhe dhimbjeje qė kishte vite qė po i rėndonte: Donte tė dinte ku ndodhej varri i Ridvanit.
    Kishte shkuar disa herė nė dyert e Degės sė Punėve tė Brendėshme tė qytetit ku banonte, tek ajo derė, ku vite mė parė i kishin dhėnė mandatin e tė birit dhe ishte larguar me fjalėt refren shpresėdhėnėse: "Po interesohemi"
    Duke menduar kėto e shumė gjėra tė tjera e vendosi. Do ikte. Do kthehej nė atdheun e saj, nė shtėpinė e saj, pranė djalit tė saj, duke lėnė pas dy djemtė e tjerė nė tokė tė huaj. Do ikte, po si do ikte? Pėr Nafijen ishte mirė tė ktheheshin edhe dy djemtė e tjerė me familjet e tyre nė tokėn e tyre...
    Nga thellėsia e shpirtit tė saj dėgjoi njė zė t'i fliste pėrsėri: "Ridvani! varri i tij! Ē'pret akoma? Duhet tė ikėsh menjėherė. Tė interesohesh pėr tė gjetur varrin e tij, ku prehet trupi i tij. Tė shkosh e t'i marrėsh eshtrat e t'i vendosėsh atje, ku prehet edhe trupi i bashkėshortit tėnd, nė varrezat publike...!
    - Po, - tha Nafija, - do iki qė nesėr. Do kthehem nė atdheun tim, nė shtėpinė time, nė tokėn time, nė Shqipėri.
    Do kthehem, tė shkoj e tė gjej varrin e djalit, Ridvanit. Vetėm atėhere do tė mė lehtėsohet dhimbja e madhe e plagės, qė kurrė nuk do tė mė mbyllet. vetėm atėhere do iki e qetė nga kjo jetė.


  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Pas festimit tė Shėn Valentinit!

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Ai hapi derėn e apartamentit me ngadalė, ashtu siē e hapte ēdo ditė. Nė dorė mbante njė gonxhe trėndafili ngjyrė vishnje.
    - Erdhe? - i tha e ėma dhe u ēua nė kėmbė nga ndenjėsja ku po rrinte ulur. Sytė i shkuan menjėherė tek ajo gonxhe trėndafili. "Ėshtė Shėn Valentini sot..." - mendoi dhe ndjeu njė gėzim nė shpirt.
    Ai e pėrqafoi si gjithmonė kur vinte nga puna, e puthi dhe hyri nė guzhinė. E ėma i shkoi nga pas. - Ma jep mua - i tha, - ta vendos nė gotėn me ujė, ti shko lahu e tė hamė bukė.
    Atij nuk i pėlqeu veprimi i s'ėmės, tė ndjente edhe ajo gėzimin e asaj luleje dhuratė, qė ai nuk e dėshironte. Nuk e kishte adhuruar kurrė atė vajzė, shoqen e klasės, madje as shenjėn mė tė vogėl tė simpatisė sė tij ndaj saj nuk kishte treguar. Ishte ndjerė krejt i befasuar, kur ajo me gonxhe trėndafilin nė duar ishte drejtuar tek ai, duke i uruar festėn e Shėn Valentinit. Ai me mirėsjellje e kishte falenderuar dhe pėr tė mos e fyer e kishte pranuar lulen. Kėrkesės sė saj pėr njė festim sė bashku nė mbrėmje, ai e kishte rrefuzuar.
    Nuk ia kishte prishur kurrė dėshirėn nėnės sė tij; bėri siē i tha ajo. Ia dha gonxhe trėndafilin dhe hyri nė banjė tė lahej.
    - Sonte ėshtė dita juaj - i tha e ėma, ulur nė tryezėn e ngrėnies. Do tė lutem shumė... tė jesh i kujdeshėm dhe... mos u vono shumė nė mbrėmje.
    - Ai duke u pėrtypur, buzėqeshi si pėr tė aprovuar ato ē'farė tha e ėma.
    Ndryshe nga vitet e tjera, atė vit, Shėn Valentinin kishte menduar ta festonte me njė shoqėri tė re.
    Njė shok latino-amerikan i kishte propozuar tė shkonin sė bashku nė klub me njė grup vajzash edhe ato latino-amerikane. I kishte pėlqyer propozimi i shokut, aq mė tepėr qė pėr tė ishte hera e parė qė do festonte me vajza tė huaja...
    Mendoi tė pushojė nė shtrat, derisa tė vinte ora e lėnies sė takimit me grup shokėt.

    - Mos merr shumė para me vete - i tha e ėma, tek e shihte pėrpara pasqyrės, ndėrsa ai krihte flokėt.
    - E pooo... njė herė nė vit ėshtė kjo ditė moj mama, pastaj...
    - Kujdes edhe me pijen, se je edhe nė timonin e makinės, mos pi shumė.
    Ai nuk foli, nėnqeshi duke parė nė anėn tjetėr tė pasqyrės fytyrėn e saj.
    - Mė pėlqen shumė kjo era e kolonjės - i tha ajo, duke ndjerrė dėnesė pėr fjalėt qė tha dhe pėr tė ndėrruar bisedėn qė vetė e nisi.
    - Po ti, ku do shkosh pėr ta festuar? - i tha ai dhe qeshi me tė madhe siē e kishte zakon kur bėnte shaka me tė ėmėn.
    - Eh! Shėn Valentin zeza pėr mua... unė do ta festoj duke tė pritur ty.
    - E po mirė atėhere, kalofsh edhe ti gėzuar mama - dhe e pėrqafoi.
    - Dėgjo, - i tha ajo, kur ai bėri dy hapa tė ecė. - Mos e mbaj fikur telefonin kur tė tė marr unė. Mė merr edhe ti nganjėherė nė telefon.
    - Mos u bėj merak mama - tha dhe e pėrshėndeti me dorė.
    E ėma mėrmėriti disa fjalė, duke e ndjekur me sy nga prapa. "Zoti tė ndihmoftė bir"
    Shkoi nė guzhinė, qendroi pėrpara gotės me gonxhe trėndafili dhe buzėqeshi. "Tė keqen nėna" - tha dhe afroi kokėn duke i marrė erė. Iu duk se ndjeu erėn e tė birit.
    Ai ecte rrugės drejt vendit ku ishte makina. "Boll janė njėmijė dollarė" - mendoi. "Besoj se nuk do t'i shpenzoj tė gjitha sonte"
    Rrugės me makinė iu kujtuan ato, vajzat latino-amerikane qė s'i njihte dhe s'i kishte parė kurrė. "Kanė trup tė bukur dhe... kulturė seksuale tė shfrenuar..." mendoi. Ndaloi CD-nė me kėngėt qė po dėgjonte dhe vuri njė tjetėr me muzikė latino-amerikane. "Muzika "Salsa" mė pėlqen shumė. Mė japin shumė kėnaqėsi kėto trompat dhe kitarat kur i dėgjoj" - dhe iu parafytyruan vajzat latino-amerikane me bluzet e hapura pėrpara kraharorit, qė ua tregonin gjokset ngjyrė gruri... Diēka mendoi dhe njė "aahh" i doli pa e kuptuar as ai vetė.
    Tingullin melodik tė ziles sė telefonit celular nuk e dėgjoi nga tingujt e lartė qė po dėgjonte kėngėt e CD
    Shoku qė i kishte dėrguar zile ishte shqetėsuar nga mospėrgjigjja e tij. Kishin kaluar pothuajse 15 minuta qė i kishte lėnė mesazh dhe ai nuk po i pėrgjigjej. Shoku mė tepėr do ndiente druajtje nga shoqet latino-amerikane, nėse pėr ndonjė arėsye ai nuk do vinte.
    Pas pak, atij iu kujtua t'i dėrgojė njė telefonatė shokut. Uli zėrin e muzikės qė po dėgjonte dhe nxorri telefonin. Atėhere e pa se shoku i tij i kishte dėrguar thirrje dhe i kishte lėnė mesazh.
    Nuk vonoi shumė dhe ata u takuan nė vendtakim.
    - Ku janė ato, nuk do vijnė sonte? e pyeti shokun sapo zbriti nga makina.
    - Do vijnė, por, vajzat... ti e di vetė...
    Djegia e cigares qė sapo ndezėn nuk kishte shkuar deri nė gjysėm, kur pėrballė tyre u shfaqėn gjashtė vajza. Tė gjashtave fytyrat e tyre ngjyrė gruri u shkėlqenin nga kremrat qė kishin venė. Ishin tė bukura dhe elegante nė trup, vetėm dy nga ato kishin njė shėndet mė tė theksuar qė binte nė sy.
    Ato u afruan buzagaz, u pėrshėndetėn, duke prezantuar secila emrin e saj.
    - Ju latino-amerikanet keni emra tė bukur, ashtu siē jeni edhe vetė - tha ai, si pėr tė hyrė i pari nė bisedė.
    - Edhe emri jot ėshtė i bukur - tha njėra nga ato dhe qeshi, duke u pasuar e qeshura edhe nga tė tjerat.
    - Vetėm emri i tij? - pyeti shoku latino-amerikan.
    - Ty tė njohim ne, por po themi pėr kėtė shokun e ri. Shumė simpatik qenka. - foli njė vajzė tjetėr.
    - Qė tė mos vonohemi, - tha shoku latino-amerikan, - tė shkojmė atje pėr ku jemi nisur, nė klub. Hajde shpejt, tre vajza tė vijnė nė makinėn time dhe tre tė tjerat tė shkojnė nė makinėn e tij.
    Vajzat panė njėra tjetrėn nė sy. Nuk dinin nė cilėn makinė tė shkonin.
    - Hajde, - foli pėrsėri shoku dhe zgjati dorėn, duke prekur tre vajzat qė kishte mė pranė. - Ju tė treja hajdeni me mua; kurse ju, shkoni me tė.
    ....................
    Nė klub ishte vėrtet njė mbrėmje e kėndėshme dha gazmore, siē ėshtė vetė dita e Shėn Valentinit. Drita e zbehtė qė lėshonin flakėt e qirinjve e bėnte eksituese ambientin gjithandej. Djem dhe vajza tė reja kėrcenin dhe kėndonin nėn ritmet e muzikės frenetike qė ndryshonte herėpashere ritmin e saj. Dikush gjatė vallėzimit mbante njė shishe birrė nė dorė, dikush njė gotė me konjak, uiski, pije tė ndryshme.
    - Tė lutem zemra ime, mė thuaj ēfarė tė pėlqen tjetėr tė pish? - po i thoshte njė djalė, qė dukej se e kishte zėnė pija, shoqes sė tij, ulur nė njė tavolinė mė tej dhe nxorri paret nga portofoli. Vajza iu avit mė pranė, mbėshteti shpinėn nė gjoksin e tij dhe ngriti kokėn. - Dua njė puthje tani mjalti im - dhe zgjati buzėt nė shenjėn e puthjes...
    - Ju ē'dėshironi tė pini tjetėr tani? - pyeti shoku latino-amerikan vajzat.
    - Jo, jo! Mos e tepro tani. Ėshtė radha ime pėr tė paguar - tha ai dhe menjėherė nxorri paret nga portofoli.
    Njėra nga ato e pa me bisht tė syrit kur ai nxorri lekėt dhe shikimin e hodhi nga shoqja e saj. I bėri njė shenjė me kokė qė askush nuk e pa. Edhe shoqja iu pėrgjigj me njė buzėqeshje tė lehtė.
    Vajzat dėshiruan tė pinin birrė.
    Dy nga vajzat u ēuan dhe filluan tė spėrdridhnin belin dhe vithet nė mėnyrė tė pahijshme sipas ritmit tė muzikės qė ishte e mprehtė dhe shurdhuese. Mė pas i shkuan edhe katėr tė tjerat qė imitonin shoqet e tyre. Njėra nga ato zbėrtheu kopsta e kėmishės sa iu dukėn mbajtėset e gjoksit ngjyrė qielli, tė qarkuara me tyl.
    Djemtė po i kundronin ėmbėl. Mbi fytyrat e tyre reshkiste buzėqeshja e lehtė qė ia vijosi fytyrėn.
    - Ēohemi tė vallėzojmė edhe ne - i tha ai shokut latino-amerikan. U ēuan dhe nėn tingujt e muzikės kėrcenin edhe ata mes atyre njerėzve tė shumtė. Atė e ēuan kėmbėt tek vajza qė kishte zbėrthyer kėmishėn. Ai i qe avitur fare pranė, ndėrsa ajo i kishte hedhur krahėt nė qafė. Aroma e fortė e parfumit tė saj ia goditi fytyrėn. Shihte gjoksin e saj gjysėm tė zbuluar qė e kishte fare pranė, ndėrsa ndjente prekjen e kofshės sė tij nga kofsha e saj.
    - Rroftė Shėn Valentini - tha shoku latino-amerikan, qė ishte pranė tyre. Nga tingujt e fortė tė muzikės nuk u dėgjua ē'tha ai, vetėm u kuptua nga lėvizja e buzėve.
    ............................
    Ajo mbrėmje kaloi kėndshėm, ashtu siē kalohet pėrherė festa e bukur e tė dashuruarve.
    Kėrkesės sė djemve pėr tė kaluar disa ēaste tė kėndėshme dhe intime nė njė nga motelet aty pranė, vajzat e refuzuan, duke premtuar se miqėsia e tyre do tė vazhdojė edhe nė ditėt qė do tė vijnė.

    E ėma e tij edhe pse kishte kaluar ora 3:15 e mėngjesit, rrinte nė dhomė e priste tė birin tė vinte.
    - Si do t'i ēojmė vajzat tani? - pyeti ai shokun.
    - Ashtu si edhe erdhėm, tre nė makinėn tėnde dhe tre nė makinėn time.
    Vajza qė kishte kėrcyer me kėmishėn e zbėrthyer e pa ėmbėlsisht atė, si pėr t'i thėnė qė dėshironte tė ishte nė makinėn e tij. Edhe ai vetė e donte njė dėshirė tė tillė.
    Kur vajzat hipėn nė makinė, pėr ēudinė e tij, nė ndenjėsen e parė nė krah tė tij u ul njė vajzė tjetėr. Nuk i tha gjė asaj edhe pse donte qė nė atė vend tė ishte ajo...
    - Tė dėgjojmė pak muzikė latino-amerikane? - tha ai, se keni muzikė tė bukur ju, ashtu siē jeni edhe vetė - dhe pa marrė pėrgjigje nga ato shtypi butonin. Tingujt e ėmbėl tė muzikės u pėrhapėn brenda kabinės sė nė makinės, ndėrsa vajzat filluan ta shoqėronin muzikėn me pėrplasjen e pėllėmbėve.
    - Vetėm mė tregoni rrugėn nga duhet tė shkojmė - tha, pa e lėvizur kokėn.
    Befas ndjeu njė prekje nė pjesėn e qafės. Gishta tė lėmuar po e ledhatonin. Pastaj dėgjoi njė frymėmarje pėrzierė me erė alkooholi qė i ishte afruar pranė, njė puthje tė lehtė nė qafė dhe mė pas fjalėt: "Unė kisha shumė dėshirė sonte..." Ishte vajza me kėmishėn e zbėrthyer e ulur prapa tij.
    Ai nuk foli, vetėm buzėqeshi. Ndjeu pėrsėri njė puthje tjetėr nė qafė dhe dy duar pėrpara gjoksit tė tij. - Paske shumė trup tė bukur - dėgjoi pėrsėri zėrin e saj. Vajza tjetėr e ulur nė krah tij, shikonte me bisht tė syrit veprimet e shoqes dhe buzėqeshte.
    Dy duart e saja po lėviznin nė pjesėt e trupit tė tij "Sa trup i bukur..." - dhe e puthi pėrsėri nė qafė. Ai nuk foli, shikonte pėrpara nė timon dhe ndjente kėnaqėsi nga ai veprim i vajzės.
    Pastaj iu duk se ishin katėr duar qė po ledhatonin trupin e tij. - "Ē'mė ndezėn...! S'kanė faj, vajza tė reja nė moshė, i ėshtė ndezur gjaku, por tani ndikon edhe pija.
    Dy duar tė zgjatura nga prapa shpinės sė tij iu afruan shumė pranė pjesės sė barkut tė tij, ndėrsa dy duart e tjera, lėviznin lirshėm nė pjesė tė ndryshme tė trupit, tė shoqėruara me puthje nė qafė dhe nė shpinė. Nuk mund t'i ndalonte veprimet e tyre, sepse edhe ai vetė kishte hyrė nė tė njėjtėn botė tė eksitimit. Vetėm kishte njė merak, tė ishte i vėmendshėm nė timon. Rruga ishte e shkretė dhe e qetė. Kulmi arriti, qė edhe ai vetė nuk do ta besonte, kur duart e shtrira nga prapa me trupin pak tė pėrthyer pranė tij, filluan e t'i zbėrthejnė pantallonat. Vajza e arriti atė qė dėshironte dhe bashkė me ato tė dyja nga prapa nė atė lojė, hyri edhe vajza nė krah tij. Tre vajza tė shthurrura bėnin veprime tė marra ndaj njė mashkulli qė nuk kishte forcė t'i ndalonte, sepse vetė ndjenja e kishte mposhtur forcėn dhe logjikėn nė ato ēaste.
    Nė atė kabinė makine qė ecte me shpejtėsi mesatare, nė orėt e para tė atij mėngjesi dėgjoje vetėm muzikė, tė qeshura,...
    Sa shpejt dhe pa u kuptuar mbėrritėn nė vendin ku duhet tė zbrisnin vajzat. Dy makinat qendruan njėra pas tjetrės. Vajzat dolėn nga makinat, i falenderuan djemtė, u pėrqafuan, madje edhe i puthėn.
    Ai donte t'i tregonte shokut tė vetė latino-amerikan pėr "ēmendurinė" e tyre, por tingulli i ziles sė telefonit celular qė u dėgjua nė atė ēast, nuk e la qė ai tė fillonte bisedėn. Kur vuri dorėn pėr tė marrė telefonin, ndjeu se i mungonte portofoli i parave qė e mbante zakonisht nė xhepin e djathtė tė pantallonave. I shqetėsuar po kėrkonte me duar nėpėr xhepa; e ndjeu portofolin nė xhepin tjetėr, nė tė majtė. Edhe pse pak i dehur, e mbante shumė mirė mend qė portofolin e kishte vėnė nė xhepin e djathtė tė pantallonave, ashtu siē e mbante pėrherė. Kjo e bėri tė dyshojė. E nxorri portofolin dhe e hapi.Nuk po u besonte syve kur e pa portofolin bosh nė vendin e mbajtėses sė parave. Mendja i shkoi menjėherė tek dokumentet e tjera dhe tek kartat e kreditit. Ato ishin tė paprekura, vetėm paratė mungonin. I shqetėsuar vrapoi nė drejtim tė tyre, duke u thirrur edhe me zė. Shoku i tij i tronditur nga ajo ē'i kishte ndodhur shokut tė vetė, filloi edhe ai tė vrapojė pas tij. Nė vrapim e sipėr shokut latino-amerikan diēka iu kujtua; ndaloi dhe nxorri edhe ai portofin nga xhepi ku e mbante. Tė njėjtin fat kishte pasur edhe ai si shoku i vetė; edhe atij i mungonin tė gjitha paret e mbetura nga mbrėmja. Vazhdoi tė vrapojė pėrsėri pas shokut tė tij. Tė tronditur nė kulm iu afruan vajzave. Ato si tė mos dinin gjė, ndaluan dhe hapėn krahėt pėr t'i pėrqafuar, por u zhgėnjyen kur ndeshėn me zemėrimin dhe sharjet e tyre. Ato me ėmbėlsinė femėrore e mohuan ēdo gjė. Njėra nga ato pati guzimin qė edhe t'i fliste me ton tė ashpėr, si akuzonjės ndaj atyre vajzave tė pafajshme. Guximin e saj e morrėn pastaj tė gjitha ato, duke mbrojtur pafajėsinė e tyre.
    Djemtė u dorėzuan, s'kishin ē'tė bėnin. Nuk e kishin tė drejtėn t'i preknin me dorė kundėr dėshirės sė tyre, pėr njė kontroll.
    U kthyen tė dėshpėruar pa i pėrshėndetur.

    Kur Ai hyri nė shtėpi nė orėt e para tė mėngjesit, e ėma po rrinte nė dhomėn e pritjes, duke ndjekur programet televizive. Ajo nuk kishte fjetur gjithė natėn, derisa i biri tė kthehej nė shtėpi.


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Romani Njė dashuri e vrarė, njė rrėfim provokues i shkrimtarit Pierre- Pandeli Simsia


    Nga Dukagjin Hata

    Nė vazhdėn e asaj tradite, ku kanė hedhur themelet e ngrehinės sė tyre estetike ikonat e letrave dhe kulturės shqiptare nė diasporė, Noli, Konica etj. po ecin dhe krijuesit e rinj, tė cilėt nė njė raport tė ri psiko-gjeografik me “lėndėn e parė” tė frymėzimit, pėrcjellin nė krijimtarinė e tyre metaforėn e kėrkimit tė lirisė, kryetema e thuajse tė gjitha veprave tė vėrteta dhe autorėve dinjitozė. Radha e kėtyre shkrimtarėve, kryesisht tė rinj, kėrkojnė nė shtratin psiko-estetik tė njė realiteti global, nė bashkėsinė e pikave konverguese dhe diverguese, tė veēantat e botės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe dhe tė atij qė quhet “trungu amė” ne veēanti.

    Njė i tillė syresh, Pierre Pandeli Simsia, njė djalė energjik nga Berati, emigrant nė SHBA, me dy librat e tij nė prozė, botime tė Shtėpisė Botuese “Arbėria” Tiranė, shpalos realitetet post-diktatoriale nė vendin e tij, nė sferėn e marrėdhėnieve sociale, sidomos nė fushėn e marrėdhėnieve dashurore. Pas librit me tregime “Le tė jem unė Zamira”, qė u mirėprit nga lexuesi dhe kritika, Pierre Pandeli Simsia, vjen me romanin e tij tė parė me titull “Njė dashuri e vrarė”, njė narracion i ngjeshur, ku fati i kryepersonazhes paradestinohet nga rrethanat psiko-sociale tė njė komuniteti, ku dukuritė e reja tė modernitetit bėjnė njė reaksion tė egėr, duke provokuar frikė dhe paragjykim kolektiv. Fati tragjik i Dorinės, jeta e sė cilės, nga ajo e njė vajze tė pastėr e plot ėndrra tė bukura pėr jetėn, nė atė tė njė prostitute qė masakrohet nė mėnyrė barbare nga tutori i saj, ėshtė fati i qindra vajzave tė tokės sė shqiponjave, qė nė kėrkim tė dashurisė dhe lirisė, gjejnė ankth, zhgėnjim, lot e pėrdhunime. Ato nisėn nė kėrkim tė “Tokės sė Premtuar” tė ėndrrės dhe dashurisė, por pėrfundojnė si “skllave tė seksit” nė bodrumet e instinkteve kriminale tė bashkėkombasve tė tyre, trotuareve tė vendit tė tyre apo metropoleve tė huaja. Akti tragjik i kėsaj drame, bėhet akoma mė i trishtė nė njė realitet global, ku lufta ndaj krimit dhe trafikut ka shėnuar arritje tė epėrme, ndėrkohė qė vendi i vogėl ballkanik vazhdon tė furnizojė me “lėndė tė parė” industrinė kriminale tė qejfit bodrumeve dhe skutave tė Evropės e mė gjėrė. “Njė dashuri e vrarė" nuk ėshtė njė histori sentimentale dashurie, por njė narracion provokues i fatit njerėzor, nė njė vend ku psikozat totalitare janė zėvėndėsuar me sindromat e skllavėrimit tė qėnieve tė dobėta. Manikėt, perversėt, tutorėt dhe gjithė kontigjentėt e botės sė krimit, nė lulėzim e sipėr, janė njerėz tė veshur me pushtetin e egove kriminale, qė nuk ndalen para asnjė ndjenje humane, nė rrugėn e aferave tė tyre mafioze. Rrėfimi ėshtė njė akuzė e gjallė pėr klasėn politike shqiptare, pėr atė muranė tė trishtė tė indiferencės, ku pėrplaset njeriu i thjeshtė, deri tek viktimizimi sipėror i tij. Mijėra vajzat shqiptare qė mbushin semaforet e Evropės, janė pengu i kėsaj klase, qė vazhdon ta mbajė shoqėrinė shqiptare nė kthetrat e njė tranzicioni pėrtej tė gjitha parashikimeve. Historinė lexuesi le ta ndjekė nė faqet e romanit, por ajo qė ia vlen tė evidentohet ėshtė humanizmi i autorit, shkrirja e tij ideoemocionale me fatin e personazhes, me dramėn e saj deri nė tragjizėm. Simsia nuk rrėfen nė mėnyrė tė ftohtė, por bėhet njė me personazhen e tij, pjesė e dhimbjes dhe shpresės se njė ditė ky realitet ngjyrė gri do tė ndryshojė… Ndonėse i njė formati dhe mjedisi krejt tė ndryshėm, pėr nga kurba emocionale qė pėrcjell, pėr nga tharmi tragjik qė mbart, “Njė dashuri e vrarė” e shkrimtarit shqiptaro-amerikan Pierre-Pandeli Simsia, tė kujton romanin e famshėm “Njė tragjedi amerikane” tė Drajzer-it. Larg vendit tė tij, me banim nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku historikisht ėshtė krijuar njė letėrsi e vėrtetė nga shkrimtarėt tanė tė diasporas, qysh nga apostujt Noli e Konica e deri te mė pak tė njohurit, Simsia ndėrton njė univers narrativ me “miellin e tij”, ku detaji artistik dhe mesazhi shkrihen nė njė amplitudė poetike, ku gjallon dashuria pėr jetėn dhe lirinė, si vlera mė autentike e njeriut. Arkitipi i lirisė sė zgjedhjes sė dashurisė, qė kėputet nė mes nga psikozat delirante tė tutorėve, ėshtė njė metaforė e kėrkimit tė shkrimtarit nė natyrėn psikike tė njeriut, nė etjen e tij pėr jetė tė vėrtetė. Romani ėshtė ndėrtuar me njė kompozicion tė thjeshtė, por funksional. Shkrirja e monologjeve dhe dialogjeve, tekstit dhe nėntekstit, paralelizmi figurativ midis dukurive tė natyrės dhe gjendjes shpirtėrore tė personazheve, ambientet e gjallė dhe ekspresivė, dialogjet e ngjeshur, pasazhet e kursyera, por funksionale, e bėjnė rrėfimin tė njė natyre disi filmike, ku paragrafet ngjajnė me blicet e njė filmi artistik. Romani ėshtė shkruar me njė gjuhė tė zhdėrvjellėt dhe lexohet me njė frymė. Romani “Njė dashuri e vrarė” i shkrimtarit Pierre-Pandeli Simisia ėshtė njė prozė kualitative, e shkruar me tharm dhe ndjenjė, ku humanizmi ėshtė kryefjala e ēdo pasazhi dhe njė thirrje pėr ridimensionimin e vetvetes sonė, nė raport me tė keqen brenda nesh dhe tė keqen brenda shoqėrisė shqiptare.




    Pjese e shkeputur nga Romani "Nje dashuri e vrare"


    ... Zėri i embel i Dorines trokiti papritur ne veshet e tij, aq i qarte sa per nje ēast iu duk sikur e kishte aty prane. "Te dua shume Saimir. Dua te vij me ty, edhe shkollen e le per ty, Saimir!" "Ē'fare shkolle do vazhdosh jashte shtetit, Dorina, shkollen e bordellit, shkollen e ****ave, te *****ave? Ooohh! Dorina, shpirti im i pafajshem, sa keq jam ngaterruar. Dikur, une kam qene Saimiri qe jam njohur me ty ne nje mbremje, ne festen e nje ditelindjeje... Une dikur kam qene nje djale i mire, i druajtur, ashtu si me ke njohur dhe vazhdon te me ruash nė kujtesen tende... Oh, Dorina! Ti nuk e di, e dashur, qe nga ai djali i dikurshem mua me ka mbetur vetem emri, emri Saimir. Fatkeqesisht, vazhdoj akoma ta mbaj kete emer qe nuk me takon, sepse une duhet te quhem Saikeq, Samaskara, Sakriminel... Po, Dorina! Une jam kriminel. Une jam nje kriminel qe nuk kam vrare njerez, por kam vrare dashuri, kam vrare ndjenja, kam vrare bese. Po, po, besen kam vrare. Jo nje e dy, por me dhjetera, une bashke me shoket e mi, me grupin tim, me ata njerez me te cilet krijuam kete ndermarje te turpshme dhe te poshter, trafikimin e vajzave per te ushtruar profesionin e ndyre te prostitucionit, jashte atdheut tone. Jo, Dorina! Ti nuk e meriton kete; prandaj dhe doja te largohesha sa me pare nga ty, prandaj dhe me vjen shume keq per ty. Ti nuk i di te gjitha keto, Dorine, prandaj dhe nuk me kupton.

    Dorina, do mundesh ndonjehere valle, e dashur, te me kuptosh? Ēfare kerkoj une tė kuptosh, pendimin tim ndaj teje apo deshiren tende per te hyre edhe ti ne grupin tone? Perendi! Me ndihmo te lutem, ēfare llogjike po me detyron te flas tani ne keto ēaste? Ēfare dashurie kerkoj une tani? Nga kush dhe kujt po ia kerkoj?

    Perendi! Me zgjo te lutem, nese jam ne nje gjume te thelle dhe po shoh kete enderr mizore. Eshte kjo nje enderr e poshter, eshte enderr kjo qe po vazhdoj akoma tė shoh? Me ndihmo, o Zot, si mund te dal nga ky ferr ku jam futur? Si mund te shkeputem qe te shpetoj nga kjo e mallkuar rrjete helmuese, nga kjo rrjete merimange qe ne vete e kemi thurur, une bashke me shoket e mi! Jo, Dorina! Ti nuk e meriton t'i hysh nje rruge te tille. Me ty vetem nje rruge ka: une bashkeshorti yt dhe ti bashkeshortja ime. Bashkeshortja ime! Do mundesh vallė ndonjėherė tė jesh bashkeshortja ime? A do te me lejojne valle shoket e mi, grupi yne? Ooohhh!"...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Askush s'ka tė drejtė tė vėrė dorė mbi femrėn!

    Mbresa duke lexuar romanin "Nje dashuri e vrare" e autorit Pierre-Pandeli Simsia

    Shkruajti dhe intervistoi Natasha Tola


    Me emrin e zotit Simsia fillimisht jam njohur para disa viteve ne gazeten e vetme shqiptaro-amerikane "ILLYRIA" qe botohet ne Nju Jork, nepermjet shkrimeve te herepashereshme te shkruara nga ai. Pastaj emrin e tij e lexoja si autor te disa shkrimeve ne shtypin e pavarur ne Shqiperi si Koha Jone, Shekulli, Panorama, Dita, Tema, Gazeta Ndryshe, Gazeta Shqip, Balli i Kombit..., gjithashtu shpesh here lexoj edhe shkrime dhe krijime te tij ne listat e ndryshme te internetit. Tematika e shkrimeve qe ai zgjedh jane shqetesimet per popullin dhe vendin e tij, sukseset e shqiptareve anembane kudo jane, sidomos shqiptaret ne Amerike. Jane te shumte emrat e shqiptareve, studente, pedagoge, mjek, shkencetare... , sukseset e medha qe ata kane arritur ne Sh.B.A.dhe qe jane bere te njohur per lexues te shumte nepermjet Simsise.
    Duke jetuar prej shume vitesh ne Sh.B.A. zoti Simsia ka gjetur vendin e tij,mundesi te reja shprehjeje e afirmimi, ka rrokur tema e motive te begata artistike, te cilat i ka perpunuar e ngritur ne sistem vlerash estetike te mirefillta. Duke lexuar keto dhe shume shkrime te tjera nga ai, kam krijuar bindjen se zoti Pierre-Pandeli Simsia eshte teper energjik. Pierre-Pandeli Simsia ka edhe nje memorie teper te rralle, qe do t'ia kishte zili cdonjeri. Te gjithe jemi deshmitare per kenget e shumta shqiptare, sidomos ato te muzikes se lehte dhe festivaleve te kenges ne radiotelevizion neper vite, qe ai na i jep herepashere ne faqet e ndryshme te internetit, pavaresisht se ato kenge jane kenduar 20-30 vjete me pare. Nje gazete shqiptare para pak kohesh ne suplimentin e saj jepte per lexuesit e shumte tekstet e 100 kengeve nga festivalet e kenges shqipatre, ku zoti Simsia ishte bashkepunetor ne ate gazete dhe "autori" i tyre i te diturit permendesh. Besoj se do jete i vetmi njeri ne Shqiperi, i cili i mban mend dhe i di permendesh pothuajse te gjitha kenget e festivaleve brenda nje periudhe 20 vjecare, qe me te drejte ne gazete dhe mbare opinioni shqiptar e kane quajtur "Gjeniu i Kenges". Duke u njohur me krijimtarine e tij letrare disa here isha e interesuar ta njihja nga afer kete njeri intelektual per te biseduar dhe per t'i shprehur mirenjohjen time per cdo gje ai shkruan. E kisha te pamundur nje njohje me te, por "fati" e deshte qe une shfrytezova nje rast te volitshem i ardhur si me porosi. Ne pranveren e vitit 2006 mesova se Pierre-Pandeli Simsia do te promovonte vellimin e tij te pare me tregime "Le te jem une Zamira..." ne nje nga sallat e medha ne "Bronx House" ne Bronx te Nju Jorkut, ku edhe numri i Komunitetit Shqiptar ne ate lagje te Nju Jorkut eshte me i madh. Shkova edhe une ne mes atyre intelektualeve dhe bashkeatdhetareve te tjere per te marre pjese ne ate ate ceremoni, ne ate promovim libri. Nuk dua te shkruaj mbresat e medha qe na la ai promovim libri, sepse eshte shkruar per te. Ne fund te takimit shfrytezova rastin e ardhur per mua dhe me nje fare "druajtje" i prezantohem (nuk mund t'i prezantohesha ne kohen kur po me nenshkruante librin e tij, i cili na i dhuroi te gjitheve librin), gjithashtu i shpreha mendimin tim per te shkruar dicka per te dhe ate shkrim ta shoqeroja me nje interviste. Me druajtje dhe me nje menyre te kulturuar, Zoti Simsia e refuzoi kerkesen time, duke me bindur, packa se une nuk e prisja nje reagim te tille nga ai. Disa muaj me vone rastesisht e pash fotografine e tij ne nje reviste te Nju Jorkut, ku nje gazetare amerikane kishte shkruar per te. U ndjeva e gezuar, ashtu sic do ndjeheshin edhe te tjere shqiptare si une, ashtu sic do ndjehesha per cilindo shqiptar tjeter te shkruhej per te ne nje reviste Njujorkeze te shoqeruar edhe me fotografi. Atehere nuk e pyeta Pierre-Pandeli Simsine nese mund te shkruaja dicka per te apo jo. Shkruajta me vullnetin dhe deshiren time lajmin per cfare ishin shkruar per te ne ate reviste amerikane dhe fatmiresisht ate shkrimin tim e pash te botuar ne disa gazeta ne Shqiperi. Pa kaluar nje vit nga botimi i vellimit te tij te pare me tregime, Pierre-Pandeli Simsia erdhi para lexuesit me nje tjeter liber te ri, me romanin "Nje dashuri e vrare", botuar ne te njejten Shtepi Botuese "Arberia" ne Tirane, ku i eshte botuar edhe libri i pare. Duke lexuar te dy librat e shkruara nga ai kam krijuar bindjen time se Pierre-Pandeli Simsia, me origjine nga Berati, eshte nje tregimtar dhe romancier befasues duke na sjelle nje pervoje te re. Menjehere u interesova dhe e lexova librin. Mbeta e mahnitur per cfare lexova, per temen dhe subjektin e gjetur nga zoti Simsia te trajtuar ne ate roman, per rrjedhshmerine e frazave dhe vargjeve, per gjuhen e paster dhe te kuptueshme, qe ai e perdor ne liber. Ngjarja teper e dhimbeshme e shkruar me mjeshteri nga Simsia eshte nje drame e gjalle, nje tragjedi e dhimbshme... Nje plage e madhe e shoqerise dhe jetes shqiptare ende e hapur, plot dhimbje edhe gjak, nje plage 16 vjecare, qe ne vend te shkoje drejt mbylljes, po merr infeksionin e saj gjithnje ne rritje, rrembimin dhe trafikimin e vajzave shqiptare sot per t'i cuar ato ne shtete te ndryshme te botes. Kjo eshte edhe dhimbja e Simsise, dhimbja e te gjithe neve,dhimbja e cdo familje shqiptare sot ne romanin e ri te tij "Nje dashuri e vrare". Askush nuk duhet te heshte rreth kesaj dhimbjeje shqiptare sot. Te gjithe duhet te luftojme rreth kesaj plage te infektuar qe ka prekur familjet dhe femren shqiptare sot. Edhe pse zoti Simsia ka shume vite i larguar nga atdheu i tij i dashur, Shqiperia, kjo plage atij i shkakton dhimbje. Sepse ndjen dhimbje te madhe nga kjo plage infektuese Pierre-Pandeli Simsia edhe pse jeton ne Nju Jork, nuk hesht. Perkundrazi, e ngre zerin e tij me force te madhe duke shkruar kete liber dhe duke iu drejtuar shtetit te tij ame, shtetit shqiptar. Eshte shteti shqiptar ai, qe duhet te shqetesohet per ta luftuar dhe per ta mbyllur njehere e pergjithmone kete plage tejet te dhimbeshme. Nuk dua t'i bej komente te teperta atij libri, vetem rekomandoj cdo shqiptar ta lexoje ate dhe do ndjeje sadopak nje dhimbje nga ajo dhimbje e madhe e realitetit te sotem shqiptar, te cilen na e trajton me se miri shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia ne liber dhe, pervec dhimbjes, shteti shqiptar duhet te ndjeje pergjegjesite e tij. Dua te falenderoj Shtepine Botuese Arberia, zonjen Nazire Veizi si redaktore e atij libri, zotin Abaz Veizi qe ka shkruar me mjeshteri parathenien e librit, i cili eshte edhe Botues i asaj Shtepie Botuese, zotin Dukagjin Hata si recenzent i librit. Falenderoj gjithashtu edhe shkrimtarin Pierre-Pandeli Simsia, qe ka shkruar kete roman me nje teme dhe subjekt teper te rendesishem dhe shqetesues qe po kalon sot Shqiperia, duke na dhene ne duar dhe ne biblioteken tone kete liber shume domethenes. Me ne fund mendoj se e "binda" zotin Simsia per te me dhene nje interviste te shkurter per lexuesit.

    Interviste me zotin Pierre-Pandeli Simsia

    Zoti Simsia, pa kaluar ende nje vit nga botimi i librit tuaj te pare ju eshte botuar libri juaj i dyte, romani "Nje dashuri e vrare. Mund te thoni dicka?

    Mendoj se lexuesi duke e lexuar vete librin aty do t'i gjeje te gjitha brenda, ato cfare une kam trajtuar ne ate liber, shqetesimin dhe dhimbjen e madhe qe po kalon shoqeria dhe familja shqiptare sot.

    Si autor i librit, duke u nisur edhe nga vete titulli qe mban ky liber "Nje dashuri e vrare", do ishte nje kenaqesi per lexuesin besoj, te flisnit.
    Lexuesi, duke lexuar ne fillim titullin e librit, mendoj, pak a shume e merr me mend se shkruhet per nje dashuri qe nuk jeton me, qe vritet, per ato dashuri qe lexojme shpesh ne shtypin shqiptar cdo dite . Ne te vertete nuk vritet vetem dashuria e nje femre te pafajshme dhe enderimtare per jeten e saj te ardhme, sic eshte Dorina. Ne ngjarjen qe trajtohet ne liber vritet besa e shqiptarit, vritet nderi, vriten ndjenjat e moshes me te bukur qe ka njeriu, mosha e rinise, vriten te gjitha endrat e femres shqiptare sot qe ka per te ardhmen e saj te lumtur dhe te gjitha keto vriten, sepse shteti shqiptar sot nuk eshte i afte ose nuk do t'i mbroje te gjithe keta njerez te pafajshem dhe enderimtare. Pse duhet kerkuar lumturia e njeriut te sotem shqiptar ne shtete te huaja, kur ne shume mire mund ta ndertojme ate lumturi ne vendin tone. Mundesite i kemi, madje edhe vete natyra me duket se e ka "tepruar" me privilegjin e saj qe na ka bere, duke na dhene thesare te medha; si nga pozita gjeografike ku jemi vendosur, ashtu edhe nga pasurite natyrore dhe nentokesore qe kemi.

    Mos doni te thoni se me kete liber ju i drejtoheni me nje akuze klases se papergjegjshme politike shqiptare, e cila dashje pa dashje, eshte motivuesja e kėsaj strukture kriminale qe cdo gje e bukur, vritet sapo krijohet qe ne embrion?

    Cdo ngjarje ne liber eshte nje pjese e vertete e jetes shqiptare sot dhe qe tragjedi te tilla luhen nen hunden e shtetit. Duke pare realitetin e familjes dhe shoqerise shqiptare sot, ajo plage e madhe qe eshte hapur para 16 vjetesh, menjehere sapo ne Shqiperi erdhi demokracia, pra plaga e rrembimit dhe trafikimit te femres shqiptare sot dhe per te bere tregeti me trupin e tyre qe te huajt te shuajne ndjenjat dhe epshet e tyre mbi trupat e brishte te femres shqiptare, etj. etj. kjo eshte e papranueshme nga nje shoqeri, qe pretendon te quhet shoqeri e qyteteruar, nje shoqeri,qe deri dje ka qene totalisht e mbyllur nga bota e jashteme, sic eshte shoqeria jone shqiptare, qe kerkon dhe deshirojme te jete pjesetare e familjes se qyteteruar evropiane, sic eshte shoqeria jone shqiptare. Por sic e kam permendur edhe me siper, e gjithe kjo drame luhet nen hunden e shtetit shqiptar.

    Duke u nisur nga ngjarjet qe Ju i trajtoni ne liber, del se, jo cdo vajze rrembehet, genjehet dhe trafikohet per ato qellime. Pra, sipas jush, ne liber jane edhe disa vajza qe e ushtrojne ate profesion te ulet me deshiren e tyre. Cfare mund te thoni?

    Kjo eshte edhe njera ane e asaj qe mua me shtyti te shkruaja kete liber me kete teme dhe me kete subjekt. Une realitetin ne Shqiperi nuk e njoh nga afer, sepse kam shume vite ne emigracion, pothuajse 16 vjete. Ate e njoh vetem nepermjet shtypit, medias qe e lexoj cdo dite ne Internet. Ndjehem teper i shqetesuar dhe teper i revoltuar, kur lexoj se si policia e nje shteti te huaj kap ne flagrance vajza shqiptare duke ushtruar ate "profesion" prej shume vitesh dhe i riatdheson. Dhe c'ndodh me vone, kur ato vajza cohen ne qendren e rehabilitimit? Ato, me paturpesine e tyre me te madhe, akuzojne ata djem, te cilet i quajne tutore, per perdorim dhune ndaj tyre, per fikje cigaresh ne trupat e tyre dhe lloj lloj menyrash te tjera "torturuese", qe kane mbetur shume te "varfra" nga ana financiare, sepse te gjitha te ardhurat ua rrembejne ata tutore, etj. etj. Vete llogjika te thote: Kush jeni ju qe flisni tani me kete gjuhe? Ku ishit ju deri dje? Sepse jeni riatdhesuar, prandaj edhe flisni me kete gjuhe tani? Nese policia e atij shteti te huaj nuk do t'ju kishte kapur, ju per mrekulli dhe per kenaqesine tuaj do vazhdonit ta ushtronit ate pune, perderisa keni vite te tera qe i jeni ushtruar atij profesioni. Per keto qe po ju them tani dhe qe i kam trajtuar ne liber, une kam shkruar edhe ne shtypin e pavarur ne Shqiperi, sepse eshte edhe nje fakt tjeter shqetesues per mua; organet e drejtesise shqiptare, sipas denoncimit te te riatdhesuarave, i marrin nen mbrojtje ato, duke fajesuar djemte, tutoret e tyre. Fajesimi ne kete rast duhet te jete per te dy palet.

    Qe do te thote se pergjegjesia perseri bie mbi shtetin shqiptar!!

    Sigurisht. Jo vetem ne kete rast pergjegjesia bie mbi shtetin shqiptar, por edhe ne raste te tjere, kur prostitucioni kryhet hapur ne rruget e kryeqytetit shqiptar. Po e riperseris, te gjitha keto luhen nen hunden e shtetit shqiptar. Sa lajme tronditese lexojme cdo dite? Ne lulishte te ndryshme ne qender te Tiranes, ne lulishten tek Monumenti i Skenderbeut, prapa Pallatit te Kultures ne Tirane tek ajo grope qe i ngjan nje goje te stermadhe e quajtur gropa e Sejdin Hajdise, etj. te gjitha keto vende jane kthyer ne cerdhe prostitucioni, ku vajza te ndryshme me deshiren e tyre e ushtrojne ate profesion te ulet..., pavaresisht se shkruhet se eshte gjendja e mjerueshme ekonomike ajo, qe i detyron ato femra te moshave te ndryshme t'i nenshtrohen atij profesioni.

    Ne librin tuaj Ju keto shembuj vajzash pak i keni permendur. Autorja kryesore e romanit, madje dua te them, heroina e romanit tuaj eshte Dorina.

    Dorina ne liber nuk eshte ajo vajze qe riatdhesohet. Dorina eshte personifikimi i vajzes se vertete shqiptare. Dorina eshte nje vajze e pafajshme qe enderon jeten e saj te lumtur, te ardhmen e saj, ate te ardhme, sic e kam thene edhe me siper, qe nuk ia mundeson shteti i saj. Dorina eshte nje nxenese e shkelqyer ne mesime dhe kerkon te vazhdoje shkollen e larte ne nje shtet te huaj, duke pare se shteti i saj eshte i paafte per perspektive per te gjithe ata qe mbarojne shkollen e larte. Si cdo vajze ne moshen e saj edhe ajo e ka te drejten t'i bindet ligjit te dashurise, aq me teper me nje njeri qe e ka njohur me pare dhe qe eshte nje i afert i ish shoqes se saj te klases. Dhe ajo mendoi se arriti majen e saj te suksesit, perderisa endra e saj po fillonte te behej realitet, u "fejua" me njeriun qe e "donte" per te krijuar jeten e saj te arte te ardhme. Pavaresisht se ajo bie viktime e atij njeriu, te dashurit te saj, gje te cilen nuk e kishte menduar dhe s'i shkonte mendja kurre, kur meson qellimet e ndyra te tij dhe te gjithe grupit te djemve shqiptare qe trafikonin vajzat shqiptare, motrat e tyre, ajo kerkon t'i shpetoje asaj rrjete te mallkuar merimange. Nuk e donte vdekjen, kerkonte te shkeputej ne rastin me te pare qe do t'i jepej dhe ashtu beri. Pavaresisht se fundi i saj eshte tragjik, ajo sic e thote edhe ne letren e saj qe e kishte shkruar vete me pare, me mire e vdekur, se sa te mbaj kete turp, une, familja ime, shteti im...

    Duke trajtuar kete teme, kete shqetesim te shoqerise shqiptare, mendoni se po filloni te shkruani romane politiko-artistik?

    Une gjithmone kam deshire te shkruaj per jeten reale, per shqetesimet dhe hallet e medha qe kalon vendi dhe populli im. Po t'i hidhni nje sy te gjithe shkrimeve te mija ne gazetat e ndryshme, ato flasin vete per qellimin tim te te shkruarit. Nese nje pjese e popullit tim sot eshte i varfer, i pafuqishem ndaj cdo politikani dhe klases politike..., deshiroj qe ajo varferi te mos ekzistoje atje. Boll kemi qene te vuajtur dhe te varfer nga nje regjim gjakatar dhe diktatorial komunist shqiptar.Gjithe klasa politike shqiptare sot, kete duhet te mendoje per popullin e saj te vuajtur dhe te varfer,duhet te jete ne gjendje te binde popullin e saj qe te kete besim tek politika dhe politikanet. Prandaj edhe i votojne ata. Klasa politike shqiptare sot ka pergjegjesine e madhe perpara popullit te vete, qe ajo ender e vjeter, shembja e diktatures, e nje bote te zymte, te justifikohet. Nuk u shemb diktatura qe populli te mbetet fukara dhe i papune, qe populli te vazhdoje akoma, ashtu si atehere para 16 vjetesh te marre "arratine" ku te munde, ne cilin shtet te botes...

    Ne shkrimet e tua ne gazeta te ndryshme, si edhe ne internet ju prekni tema te ndryshme, qe, sigurisht edhe jane te pelqyeshme. Ne dy librat e tu te botuara njeri past jetrit brenda nje viti, e perbashketa e tyre, eshte femra shqiptare. Shqetesimi juaj per femren shqiptare. Cfare mund te thoni?

    Natasha, jeni vete femer dhe duhet ta kuptoni ate qe ka ndodhur dhe ndodh me femren shqiptare, sidomos sot. Ne tregimin Le te jem une Zamira, trajtohet problemi i emancipimit social dhe psiqik i Shoqerise Shqiptare ne kohen e diktatures. Zamira e kishte te "ndaluar" te dashuronte, per vete opinionin e semure te meshkujve dhe gjithe shoqerise shqiptare, sepse e denonte opinioni shoqeror qe e rrethonte. Per hir te nje dashurie endra e saj per te jetuar ne kryeqytet u kthye ne zhgjender. U nda nga i fejuari i saj, kur ky i fundit e mesoi ate lidhje dashurore te meparshme. pra Zamira pagoi haracin e njohjeve te moshes. Ndryshe ndodh me Dorinen ne romanin "Nje dashuri e vrare". Po sot? Nuk jemi te gjithe deshmitare si po trajtohet femra shqiptare nga i fejuari, bashkeshorti, nga prinderit e saj, nga vellezerit?, vetem se kane pargjykime, dhe, sipas zakonit te vjeter e quajne veten te plotefuqishem perpara femres dhe mund te bejne me te c'te duan... Sa femra shqiptare sot po vazhdojne te vriten dhe te keqtrajtohen nga keta te siperpermendur qe u thash? Askush nuk ka te drejte te vere dore mbi femren. Ai vella, bashkeshort apo kushdoqofte, mendoj, nese kerkon me fanatizem pastertine dhe besnikerine e karakterit tek gruaja, motra e tij,..., ne radhe te pare duhet ta kerkoje te vetja e tij . Koncepti i sundimit te meshkujve ndaj femrave vazhdon te ekzistoje akoma ne Shqiperi. Cdo shtet, cdo qeveri ne bote ka ligjet e veta, ka drejtesine e vete. Edhe Shqiperia duhet t'i kete keto. Jo vetem t'i kete, por te gjithe njerezit duhet te ndergjegjesohen se eshte ligji ai qe vepron dhe perpara tij, askush nuk e ka te drejten te veproje sii te doje. Po e perseris edhe njehere; askush nuk ka te drejte te vere dore mbi femren sot. Cdonjeri duhet t'i drejtohet ligjeve... Por fatkeqesisht Shqiperia dhe opinioni i saj sot eshte pak larg ligjeve dhe opinionit te qyteteruar demokratik boteror. Femra shqiptare duhet te kete me teper hapesire ne jeten shoqerore dhe politike. Nuk duhet ta quajme si harritje nese kemi nje kryetare parlamenti femer, nje ministre femer, nje drejtoreshe femer...

    Ju kane cilesuar "Gjeniu i Kenges", sepse sic e keni deklaruar vete ne gazete dhe qe ne i kemi lexuar shume tekste kengesh, ju dini permendesh shume kenge, mbi njemije kenge. Do ishte ne kenaqesine e lexuesit te dinim me shume rreth tyre.

    Natasha, per kete pyetje, para pak kohesh kam dhene nje interviste te plote ne nje gazete ne Shqiperi dhe nė TV PLUS dhe cdo gje e kam spjeguar atje. Mendoj se nuk shkon te perseris te njejten teme, pyetje pergjigje. Por, meqenese ju po me pyesni, une po ua them edhe juve. Eshte plotesisht e vertete, se une di shume, shume kenge shqiptare dhe vecanerisht ato te muzikes se lehte dhe te festivaleve te kenges. Po! Mund te them se di pothuajse njemije kenge, tekstin, muziken, autoret e tyre edhe t'i kendoje i di te gjitha. Per autoret e teksteve nuk jam dhe aq i sakte, nuk me kujtohen te gjithe, sa c'me kujtohen kenget.

    Edhe nje pyetje e fundit. Jetoni ne Nju Jork, jeni nje aktivist i komunitetit shqiptar ku aktivizoheni shpesh ne aktivitetet e Komunitetit. Keni ndonje mesazh per te dhene?

    Une vertet jam aktivizuar ne aktivitete te ndryshme te komunitetit shqiptar, por jo gjithmone, sepse te tilla i kam edhe kushtet. Une punoj mbasditeve, gjithashtu edhe ditet e fundjaves une punoj. Pushimin javor e kam ne mes te javes. Kjo eshte edhe aresyeja kryesore qe une nuk jam gjithmone i pranishem ne te gjitha aktivitetet, sepse, sic edhe dihet, zakonisht aktivitetet zhvillohen mbasdite dhe ne fundjave. Mundohem te mos i mungoje komunitetit shqiptar, pjesetar i te cilit jam edhe une.

    Ju faleminderit Zoti Simsia qe pranuat te me jepnit kete interviste.

    Edhe une ju falenderoj Natasha per bashkebisedimin.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Ēanta e panjohur!

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Ai hyri nė metro' mes njerėzve tė shumtė qė lėviznin nė drejtime tė ndryshme. Shpejtoi hapat, duke zbritur shkallėt qė tė ēonin nė katin e tretė tė nėndheshėm.
    Ajri i ngrohtė dhe i lagėsht i asaj mbrėmje korriku pėrzierė me erėn e nėndheshme dhe ajrin e tymosur, qė nė thellėsi tė metrosė dukej si njė perde e hollė mjegulle e hirtė, krijonin njė zagushi tė madhe qė nderej e rrėndė nė tė gjithė hapėsirėn e metrosė.
    Njerėzit qė prisnin nė stacion me fytyra tė djersitura, po u dukej se treni po vonohej mė shumė se netėt e tjera. Edhe pse ora akoma nuk tregonte 12:15, kohė kjo, kur mbėrinte treni zakonisht nė atė stacion, atmosfera e lagėsht e kishte bėrė tė padurueshme qendrimin nė atė stacion tė nėndheshėm tė metrosė nė atė orė pas mesit tė natės.
    Shpesh herė, njerėzit, si pėr tė thyer durimin e pritjes, afroheshin dhe zgjasnin kokat nė thellėsinė e tunelit metro pėr tė parė ardhjen e trenit. Poshtė, nė shina, dy minj tė mėdhenj ecnin herė tė qetė e herė duke vrapuar, pėr tė kėrkuar ushqimin e tyre, ndonjė hedhurinė nga pasagjerėt pritės.
    "Po vonohet shumė treni sonte" - foli ai me vete dhe fshiu djersėn nė fytyrė me njė letėr pecetė. Zhurma e madhe e disa trenave ia prishi mendimet. Dy trena nė anėn tjetėr tė platesė po ecnin me shpejtėsi nė anėn e kundėrt nga do vinte treni qė ai priste.
    U afrua edhe Ai; zgjati kokėn nė drejtimin nga duhet tė vinte treni.
    E hodhi pėrsėri shikimin poshtė ku shtriheshin shinat e trenit. Mes shinave rridhte uji i qetė, duke u penguar nė njė grumbull plehrash tė grumbulluar nga punėtorėt e pastrimit tė metrosė, pėr tė vazhduar pėrsėri rrjedhėn e tij drejt njė grope mes shinave.
    - "Ēudi"! - mendoi. - "Ky stacion treni ndodhet tre kate nėn tokė. Ku shkarkohen kėto ujra?!"
    Nga larg u dėgjua zhurma e trenit dhe pas pak vagoni i parė mbėrriti pėrpara tij. Ēdo mbrėmje ai priste trenin nė stacion nė tė njėjtin vend.
    Dyert e vagonave u hapėn dhe njerėzit, si pėr t'i shpėtuar ajrit tė ngrohtė me lagėshtirė, hynė shpejt nė vagonėt me ajėr tė kondicionuar, pa pritur ata pasagjerė brenda vagonit qė donin tė dilnin jashtė tij.
    Ajri i freskėt dhe i qendrueshėm brenda nė vagon ishte qetėsues; tė dukej se merrje frymė lirisht dhe lodhja tė largohej.
    Shpesh herė, ashtu si edhe nė atė mbrėmje, ishin njerėz tė moshave tė ndryshme tė sapokthyer nga puna. Tė ulur nė ndenjėse, pjesa mė e madhe e tyre kishin mbėshtetur kokėn mbi kraharor me sytė mbyllur. Ndonjėri edhe dremiste. Disa pasagjerė tė tjerė mbanin pėrpara duarve njė libėr tė hapur. Shumica e pasgjerėve kishin vėnė kufjet nė vesh dhe dėgjonin muzikėn e tyre tė pėlqyer. Njė djalė i ri nė moshė i zhytyr thellė nė botėn e tij muzikore, e shoqėronte vijėn melodike tė kėngės me lėvizje tė duarve dhe tė kokės.
    Njė gruaje, rreth tė dyzetave qė dukej se po lexonte librin e hapur tė mbėshtetur sipėr gjunjėve me sytė ulur, i ra libri pėrtokė. Ajo nuk e ndjeu, vazhdonte tė "lexonte", vetėm kur njė burrė i ulur nė ndenjėsen pėrballė saj, zgjati trupin duke u pėrkulur, e mori dhe me librin e goditi lehtė nė dorėn e saj tė djathtė. Ajo u pėrmend dhe atėhere e kuptoi se e kishte zėnė gjumi.
    Si ēdo natė kur kthehej nga puna, Ai ndjehej i lodhur me njė kapitje tė bezdisshme. Donte tė zinte njė ndenjėse dhe tė ulej. Nė vagonin me ajėr tė freskėt, do t'i mjaftonin 45 minuta udhėtimi me tren derisa tė mbėrrinte nė stacionin e tij, tė rrinte ulur me sytė mbyllur.
    Po kėrkonte me sy, kur nė fund tė vagonit, i zuri syri njė ndenjėse dyvendėshe. Shpejtoi mes njerėzve qė rrinin mė kėmbė. Kur u afrua, pa se nė njėrėn ndenjėse ishte njė ēantė letre ngjyrė bezhė me luledisangjyrėshe. Madhėsia e ēantės nuk ishte shumė e madhe. U ul nė ndenjėsen bosh, duke vėshtruar me bisht tė syrit ēantėn. Kėrshėria po e shtynte tė dinte se ē'kishte brenda ajo ēantė, megjithėse tregohej mosinteresues pėr tė. "Patjetėr qė dikush do ta ketė harruar" - mendoi.
    Treni ndaloi nė stacionin tjetėr. I njėjti ritual; disa pasagjerė dolėn nga vagoni dhe disa tė tjerė hynė brenda, duke shprehur kėnaqėsinė qė ndjenė me kontaktin e ajrit tė freskėt nė vagon, tė shoqėruar me njė pasthirmė, "ooohhh"
    Nuk e dėshironte nė ato ēaste qė ndonjė pasagjer tė vinte e tė ulej nė ndenjėsen tjetėr ku ishte ēanta.
    Nė hapėsirėn midis dy dorezave tė ēantės, nė fundin e saj, ai pa njė kuti tė vogėl tė mbėshtjellė me letėr tė kuqe tė ndritėshme. "Paska blerė dhuratė..." - mendoi. "Mos ndoshta..." - dhe mendja i shkoi menjėherė... Vazhdonte t'i mbetej nė mendje ai peng qė shpesh herė i trokiste nė ndėrgjegjen e tij, qė mė tepėr i dukej si njė brengė, qė ia trazonte shpirtin, mosplotėsimin e njė dėshire-kėrkesė gruas sė tij. Megjithėse kishte qenė vetė bashkėshortja e tij ajo, qė e kishte qetėsuar, madje edhe bindur, duke menduar edhe vėshtirėsitė e tyre ekonomike familiare.
    Edhe pse ai vetė ishte shprehur i njė mendje me gruan e tij, pėrsėri dėshira e gruas sė tij pėr tė mbajtur edhe ajo nė gishtin e saj njė unazė me gurė diamanti, ato unaza, qė djemtė e dashuruar ua dhurojnė vajzave, tė dashurave tė tyre pėr t'i shprehur dashurinė e tyre tė sinqertė dhe vendosmėrinė e lidhjes sė pėrjetshme midis tyre, e godiste herė si njė ēekiē i rėndė dhe herė si njė limė e bezdisshme ndėrgjegjen e tij.
    Shteti nga ata kishin ardhur, nuk e kishte kėtė traditė, por si emigrantė tė ardhur nė shtetin e madh, duke gėzuar edhe statusin e qytetarit tė atij shteti, si disa bashkatdhetarė tė tjerė tė tyre dėshironin edhe ata t'i pėrshtateshin asaj jete tė re me traditat e atij shteti.
    Nė dyqanet e ndryshme kur kishin shkuar kishin mėsuar pėr ēmimin mė tė ulėt tė unazės me gur diamanti, qė ishte pothuajse me pagėn mujore tė tij, kryefamiliar nė njė familje me pesė veta. Nė familjen e tij ishin tė kėnaqur me rrogėn e kryefamiliarit, si njė rrogė mesatare, mirėpo, kur kishin mėsuar ēmimin mė tė ulėt tė unazės kishte qenė bashkėshortja e tij vetė ajo, qė ishte tėrhequr njėherė e pėrgjithmonė nga dėshira e saj pėr tė mbajtur edhe ajo njė unazė tė tillė nė gisht.
    Ndėrsa atij vetė, nuk ishte e kollajtė t'i hiqej nga mendja dora e gruas, qė i ishte dukur shumė mė e bukur me atė unazė.
    Treni bėri edhe disa ndalesa tė tjera nė stacione dhe askush nuk po kujtohej tė vinte e tė merrte atė ēantė. I erdhi njė mendim; nė stacionin ardhės ta merrte ēantėn e tė dilte jashtė vagonit tė trenit, pėr tė vazhduar pastaj udhėtimin me trenin tjetėr, qė sipas orarit tė pėrnatshėm, trenat pasmesante lėviznin ēdo 20 minuta, kohė lėvizje e ngadaltė kjo nė krahasim me kohėn e lėvizjes sė trenave gjatė orėve tė ditės.
    Vėshtroi me ngadalė pėrreth. Pėrballė, midis tabelave t; ndrzshme, lexoi edhe tabelėn e shkruar, qė disa herė e kishte lexuar nė udhėtimin e tij tė pėrnatshėm: "Pasagjerė, nėse shikoni nė tren pako ose diēka tjetėr tė dyshimtė, menjėherė lajmėroni autoritetet e hekurudhave dhe policinė". Njė tabelė tjetėr shkruante shifrat e vitit tė kaluar tė numrit tė madh tė qytetarėve tė atij qyteti tė madh qė kishin parė diēka dhe kishin njoftuar.
    "E ēfarė mund tė ketė tė rrezikshme nė kėtė kuti tė vogėl brenda kėsaj ēante...? Keq mė vjen pėr atė qė e ka blerė kėtė dhuratė dhe... fatkeqėsisht e paska harruar kėtu, por... fati kėshtu tė vjen nganjėherė" - mendoi.
    Nė kėto mendime, treni ndaloi nė stacionin e radhės. Nuk u mendua gjatė, morri ēantėn dhe doli jashtė derės sė vagonit. Njėherė mendoi tė ngjiste shkallėt e metrosė e tė dilte jashtė, por shpejt ndėroi mendje. "do presė trenin tjetėr"
    Pas pak platia e ngushtė e metrosė u boshatis nga pasagjerėt, ndėrsa ai vazhdonte lėvizjen e tij tė ngadaltė. Donte ta hapte e tė shihte se ē'kishte brenda ajo kuti e vogėl. Pastaj mendoi "do jetė mė bukur ta hap nė shtėpi, si njė e papritur e kėndėshme pėr gruan dhe fėmijėt".
    Dy burra rreth tė 50-tave po rrinin nė krye tė platisė, pikėrisht nė atė vend nga doli edhe ai nga vagoni i trenit. Nuk e kuptoi nėse ata dy burra kishin qenė aty mė parė, apo ishin edhe ata pasagjerė tė porsaardhur, sepse edhe disa njerėz tė tjerė po hynin nė plate'.
    U dėgjua zhurma e shurdhėt dhe e largėt e njė treni. Tabela elektronike tregoi numrin e trenit qė po vinte. Ishte treni qė ai priste. Zgjati kokėn nė tunelin e metrosė dhe nga larg, nė thellėsi tė tij pa dritat e trenit.
    Ndėrmjet atyre njerėve nė plate', ai pa dy burrat tė ishin pranė tij. Zhurma e trenit qė po afrohej sa vinte e bėhej mė e fortė. Dy burrat qendruan pėrballė tij. Ai bėri tė largohej. - Mė falni - i tha njėri nga ata. Ai bėri sikur nuk kuptoi, ktheu trupin dhe u largua pak nga ana e majtė.
    - Shoku qytetar! - i foli tjetri dhe iu afrua shumė pranė.
    - Ē'kėrkoni nga unė? Nuk j'u njoh! - dhe ndjeu rrahje tė forta nė zemėr. Nga shokėt dhe miqtė e tij kishte dėgjuar t'i thoshin raste tė ndryshme tė rrezikshme tė ndodhura nėpėr stacionet e metrove, sidomos pas mesanate, prandaj edhe e kishin kėshilluar tė ishte i vėmendshėm dhe i kujdesshėm gjatė kthimit me tren. Kėtė kėshillė ai e kishte marrė si njė ndihmė pėr jetėn e tij tė pėrditėshme nga ata shokė dhe miq tė mirė tė cilėt i vlerėsonte, megjithėse asnjėherė s'e kishte menduar se mund t'i ndodhte diēka e keqe. Edhe pse mesanatė, stacionet e metrosė ishin me njerėz, si tė ishte mesi i ditės. Ata ishin pothuajse njerėz tė pėrnatshėm, fytyra tė njohura.
    "Ē'po ndodh?! Mos ndoshta... edhe unė po bije viktimė e kėtyre grabitėsve tani?" - mendoi.
    - Mund ta shohim pak ēantėn? - i tha tjetri.
    - Pse duhet ta shihni? Ēanta ėshtė personale...
    Zhurma e trenit u ndje shumė pranė; treni ndaloi nė stacion. Ai bėri tė ecė nė drejtim tė derės sė trenit. Mes njerėzve qė po dilnin nga vagoni i trenit, tjetri i doli pėrpara, zbėrtheu kopsėn e xhaketės, duke e mėnjanuar pak atė. Ai dalloi didektivin, shenjėn policore, varrur nė gjoksin e tij. "Qenkan policė civilė" - mendoi. Gjunjėt filluan t'i dridhen si purtekė e bashkė me to i gjithė trupi. Vetėm mendimi qė ata ishin policė, bėri qė atij menjėherė t'i ndryshonte pamja dhe ngjyra e fytyrės. Nga dridhja e duarve po lėvizte lehtė edhe ēanta qė mbante nė dorė.
    - Mund ta shohim kartėn tuaj tė indentifikimit, ju lutem? - i foli njėri nga ata.
    Ai futi dorėn qė po i dridhej nė xhepin e pantallonave, nxorri njė portofol tė vogėl tė zi, e hapi dhe ua tregoi. Ata e panė, i hodhėn edhe njė shikim atij dhe fotografisė; u bindėn qė ishte qytetar i atij shteti tė madh.
    - Mund ta shohim pak ēantėn ju lutem?
    Ai nuk foli, i pa nė sy, si pėr t'i thėnė: "Ēanta ėshtė personale".
    Tjetri e zhbiroi me sy. Pėr ta bindur, pa folur preku dedektivin me dorėn e majtė si pėr t'i thėnė: "Policia ka tė drejtė tė kontrollojė cilindo dhe ēdo gjė tė dyshimtė".
    Pėrsėri nuk foli; nė vetvete u dorėzua. Njė shkėndijė frike i shkrepi nė mendje; u zgjati ēantėn. Pastaj, pa e kuptuar as ai vetė tha: - Nuk jam vjedhės! Pse dyshoni tek unė?
    Ata nuk folėn. Njėri nga ata futi dorėn nė xhep dhe nxorri njė palė doreza tė tejdukshme plastike. Futi duart brenda nė to dhe kapi ēantėn. Nga xhepi i pasėm i pantallonave nxorri njė palė gėrshėrė tė vogla. E nxorri kutinė e vogėl nga ēanta dhe me majėn e gėrshėrės preu me kujdes njėrin cep tė saj.
    Ai ndiqte veprimet e policit civil; ishte edhe kurioz tė dinte ēfarė mbante brenda ajo kuti. Polici nxorri me kujdes kutinė pa ia prishur formėn letrės mbėshtjellėse. Shikimet e atyre tė treve ishin pėrqendruar tek misteri i asaj kutie tė vogėl. Me kujdes e hapi kapakun e saj. Ata panė gjashtė copė letra tė bardha, qė dukeshin si tė palosura disa herė nė formė drejtkėndėshi.
    "Ē'farė janė ato"? - tha me vete, i zhgėnjyer se ēfarė mendonte tė kishte ajo kuti. Nuk po kuptonte ē'ishin ato copa tė vogla letre tė palosura.
    - Ku i ke blerė kėto? - pyeti ai qė mbante kutinė nė dorė.
    - Ē'farė janė? - pyeti ai me zė tė mekur.
    Polici civil e vėshtroi me ca sy qė i vetėtinė dhe me njė buzėqeshje misterioze, qė atij iu duk e ēuditshme. - Tė pyeta, ku i ke blerė, ose ku kėrkon t'i shesėsh? - foli polici me ton thumbues.
    Ai nuk foli. Fytyra i ndėroi shprehje, i morri ngjyrėn e njė tė vdekuri me njė shprehje tė shuar. Sytė i morrėn njė shprehje tė zbrazėt, si tė tejdukshėm. Njė hije e rėndė frike pėrzier me njė ankth e pėrshkoi gjithė trupin e tij. Fjalėt nuk po i dilnin t'i pėrgjigjej; i kishin mbetur si kockė nė grykė, qė atij iu duk se po i bllokohej frymėmarrja.
    Polici morri njėrėn nga ato letrat e palosura dhe e hapi me kujdes. Nuk u zhgėnjye kur i pa. Sinjalizimi i ardhur nėpėrmjet njė telefonate anonim, brenda njė ēante, duke pėrshkruar formėn, ngjyrėn dhe madhėsinė e saj, nė vagonin e parė tė trenit, ndodhet lėndė narkotike, ishte e vėrtetė.
    - Duhet tė vini me ne tani - foli polici tjetėr, fytyra e tė cilit kishte njė pamje tė akullt dhe djallėzore.
    Edhe pse i hutuar dhe i frikėsuar, duke ndjerė shikimin hetues tė policit, Ai gjeti forca tė menjėhershme tė flasė me zė tė vendosur, pėr t'i bindur ata nė pafajėsinė e tij. E mohoi atė ēantė si tė tijėn, madje u tregoi edhe tė vėrtetėn e gjetjes sė asaj ēante.
    Dy policėt, si tė mos kishin dėgjuar se ē'farė fliste ai, njėri futi kutinė e vogėl nė ēantė, ndėrsa tjetri nxorri nga xhepi dy "unaza" metalike, tė lidhura me njėra tjetrėn me njė zinxhir metalik. Ato dy "unaza" shėrbyen pėr t'i mbajtur tė lidhura dhe tė shtrėnguara duart e tij prapa.
    Ata tė tre po u ngjiteshin shkallėve tė metrosė. I vėnė nė mes nga dy policėt qė po e mbanin pėr krahu, zėri i tij dilte i mekur, si nga fundi i njė shpelle, duke u folur policėve pėr t'i bindur nė pafajėsinė e tij. Fjalėt e vakėta dhe tė mekura i rėkėlleheshin njėra pas tjetrės.
    Ata nuk flisnin, vetėm vazhdonin ngjitjen e shkallėve.
    E kuptoi veten e tij tė pashpresė, njė viktimė e pafajshme nga ajo rastėsi fatkeqe, qė mund tė dėnohej si pėrdorues dhe shpėrndarės i lėndėve narkotike i kapur nė flagrancė.
    Si nėpėr mjegull, pėrpara syve i doli tabela e shkruar nė vagonin e trenit "Pasagjerė, nėse shikoni nė tren pako ose diēka tjetėr tė dyshimtė, menjėherė lajmėroni autoritetet e hekurudhave dhe policinė". Tė mjegullta i vraponin mendimet dhe pyetjet e shumta enigmatike, qė ai nuk mundej dot t'i pėrgjigjej; "Pėrse duhej tė ishte ajo ēantė nė ndenjėsen e trenit?! Kush e la dhe pse e la?! Mos vallė personi i vėrtetė i ēantės e nuhati ardhjen e policėve nė tren, mė se e zakonshme kjo, prania e policėve kudo dhe, i frikėsuar e braktisi?! Mos vallė i njėjti person anonim qė kishte ēantėn njoftoi policinė?! Po edhe nėse e ka bėrė, pse e bėri?! Apo ndonjė pasagjer i zakonshėm ndoqi tė gjitha veprime e mija, dyshoi tek unė dhe lajmėroi policinė?!" Kėto mendime dhe pyetje i stiseshin nė mendje, ndėrsa ngjiste shkallėt e metrosė nėn shoqėrinė e dy policėve civilė.
    Ishte i bindur qė atė natė do ta gdhinte nė zyrat e policisė. Por sa netė tė tjera do qendronte atje?
    Ē'farė prove tjetėr duhet tė kishte pėr tė vėrtetuar nė pafajėsinė e tij?
    Vetėm njė fije tė hollė shprese kishte, pėr t'ua bėrė tė besueshme organeve policore pafajėsinė e tij qė nuk ishte pėrdorues dhe shpėrndarės i lėndėve narkotike vdekjeprurėse. Ai shpresonte nė mungesėn e shenjave tė gishtave nė kutinė, qė pėr fatin e tij, nuk e kishte prekur dhe, se nė pėrbėrjen e grupit tė gjakut tė tij nuk kishte asnjė pėrqindje tė lėndėve narkotike.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Vajza krijuese

    Nga Pierre-Pandeli Simsia


    Ajo erdhi nė qytetin e madh e tė zhurmshėm metropolitan, nė qytetin vezullonjės nga miliona drita, nė qytetin qė nuk fle kurrė, ku nata e magjishme nė atė qytet gjigand ngjan me njė qiell tė pafund yjesh xixėllonjės. Ishte trupimėt, me sy tė zinj tė vegjėl tė futur brenda qė ngjanin si dy shpella tė vogla, me nofulla tė dala, flokėt e zinj tė mbledhura prapa, i krijonin njė bisht tė vogėl. Fytyra e saj ngyrė limoni shėndetligė, e tregonin atė vajzė tė kishte kaluar ndonjė sėmundje tė rėndė nė jetė. Kėtė e pranonte edhe vetė vajza, kur numėronte lloje tė ndryshme sėmundjesh qė kishte kaluar nė vitet e fundit.
    Tė saponjohurit, duke parė shėndetin e lig tė vajzės dhe duke dėgjuar vuajtjet e saja nė jetė e afruan nė shoqėrinė e tyre qė jeta e kishte goditur pa mėshirė dhe padrejtėsisht. E porsaardhura pak njihej nga bashkatdhetarėt e saj tė shumtė nė qytetin gjigand, banore e pėrhershme e tė cilit dėshironte tė ishte edhe ajo, megjithėse dėshira e saj e zjarrtė ishte tė njihej dhe tė njihte shumė bashkatdhetarė... Askush nuk e dinte si kishte ardhur ajo nė atė qytet tė madh metropolitan; legale apo klandestine. Disa zėra njerėzish thoshin se ajo kishte ardhur nė atė qytet me tė dashurin e saj tė zemrės, tė cilin, pasi kishin ndenjur tė dy njė javė nė hotel duke thurrur ėndrat e tyre pėr njė jetė tė re nė njė botė tė panjohur mė parė, vajza e mrekulluar nga magjia e atij qyteti vezullonjės, e kishte braktisur tė dashurin e saj. Arėsyet nuk diheshin. Tri valixhet dhe njė ēantė dore ishin pasuria e saj personale tė sjella nga vendlindja. Mbante edhe njė ēantė tė vogėl, e cila mbeti mister pėr njė kohė tė gjatė. E parrahur me jetėn e re tė njė vendi tė madh, vajza mendonte se jeta nė botėn e lirė do t'i hapte shumė rrugė nė jetė. Nuk kishte gabuar dhe menjėherė hyri nė kėrkim tė rrugėve tė reja pėr tė gjetur gjithshka. Asaj nuk i interesonin ato gjithshkatė, ajo kėrkonte vetėm dėshirėn dhe ėndrėn e saj tė vjetėr qė vetėm ajo e dinte dhe, pėr t'a realizuar atė ėndėr tė vjetėr qė i trokiste nė ndėrgjegjen e saj, vajza shpesh herė pėrdorte ato qė mbante brenda nė ēantėn e vogėl dhe tė mistershme. Mendonte se ato ishin ēelėsi i ēdo suksesi. Ata pak bashkatdhetarė qė e njohėn nė fillim, me veprimet qė bėnte iu dukej pak misterioze ajo vajzė. Mėnyra e tė folurit dhe e tė shprehurit tė mendimeve tė saja tė linin tė dyshoje, megjithatė bashkatdhetarėt fajin ua vishnin sėmundjes qė kishte kaluar ajo vajzė e vuajtur nė jetė.
    - Unė jam e gjithanshme, pranoj tė bėj ēdo gjė nė jetė...- fliste shpesh vajza e porsardhur, - por, talenti dhe profesioni im i preferuar mbetet krijimtaria letrare.
    Me dėshirėn e saj pėr tė qenė pėrherė e dashuruar dhe e pandarė me krijimtarinė letrare, e sapoardhura kėrkonte nė atė qytet gjigand tė botės sė lirė tė kapte nė mėnyrė tė rrufeshme majėn e saj tė suksesit dhe pėr t'ia arritur kėsaj, ajo kėrkonte ēelėsin kryesor, qė pėr tė ishin njerėzit e mediave, gazetat e komunitetit qė botoheshin nė atė qytet gjigand. "Nuk duhet humbur kohė, suksesi duhet tė jetė i menjėhershėm" - mendoi vajza dhe u nis nė rrugėn e kėrkimit tė qellimit dhe dėshirės sė saj. Nė ēantėn e saj tė dorės tė mbushur me libra tė vegjėl, pėrmbledhje me disa nga krijimet e saja, e porsaardhura mendonte qė, pėrveē librave qė do t'u dhuronte gazetarėve pėr t'i vendosur si reklamė nė faqet e gazetave tė komunitetit nga do tė pėrhapej dhe jehona e saj, pse jo, tė shfrytėzonte edhe moshėn e saj. "E kush nuk do ta dėshironte ta joshte dhe shijonte trupin e njė vajze 30 vjeēare beqare dhe, mrekullia do jetė pėrherė nė favorin tim, sikur njerėzit e mediave tė jenė nė moshė madhore" Fillimi pėr vajzėn ishte i mbarė dhe fati i mirė kaloi nė anėn e saj. Njė ditė takon nė rrugė njė bashkatdhetarin e saj, tė panjohur mė parė. Ishte vėrtet rastėsi takimi i tyre i papritur, apo dikush e kishte rekomanduar vajzėn pėr t'u takuar me bashkatdhetarin? Kėtė e dinte vetėm ajo.
    - Mė falni... zoti bashkatdhetar... gazetar... Mė lejoni t'ju prezantohem. Mė quajnė... Jam krijuese...
    Burri, bashkatdhetari i panjohur me mirėsjellje ndaloi hapin dhe iu pėrgjigj zgjatjes sė dorės sė saj.
    - Kam kėnaqėsinė... tė njihem me njė gazetar...
    - Mė lini t'ju spjegohem. Unė nuk jam gazetar; profesioni im nuk ka lidhje fare me gazetarinė, por mė pėlqen dhe kam talent tė shkruaj.
    Vajza e dehur nga suksesi qė e kishte takuar atė qė po kėrkonte dhe qė kishte kohė qė po e mundonte nuk e kishte mendjen ēfarė po fliste ai, prandaj dhe nuk i dėgjoi fjalėt e tija.
    - Kam nderin... oh, mė falni, ndjehem tepėr e emocionuar, e gėzuar, megjithėse ne, krijuesit, nuk duhet t'i pranojmė emocionet, ato janė pjesė e jetės sonė tani... Kam kėnaqėsinė e madhe tė njihem me njė ndėr gazetarėt mė tė mirė tė komunitetit...
    Vazhdoi tė fliste pa e lėnė tė saponjohurin t'i pėrgjigjej, hapi ēantėn e saj dhe nxorri njė libėr tė vogėl. - Ky ėshtė botimi im i fundit. Kam kėnaqėsinė t'ua dhuroj juve i nderuar gazetar. Burri, nga ajo e papritur e ēuditėshme e morri librin, i hodhi njė shikim kapakut tė librit, lexoi titullin dhe emrin e autores. Shfletoi shkujdesshėm fletėt e librit pa i kushtuar rėndėsi se ēfarė mund tė ishte shkruar brenda dhe pa e parė atė nė sy e pyet: - I lexoni shkrimet e mija qė botohen nganjėherė nė gazetėn e komunitetit? Besoj se do t'ju ketė pėlqyer shkrimi im i ditėve tė fundit, kam marrė urime pėr atė shkrim. Ajo, me njė buzėqeshje tė shtirur, lėvizi pak gjoksin para, duke i dhėnė njė lėvizje tė lehtė trupit, me njė shikim lozonjar vajzėror i tha: - Gazetari ynė i nderuar, duhet tė dini vetėm njė gjė; jeni i shumė i njohur nė komunitetin tonė, shkrimet tuaja janė ndėr mė tė pėlqyerat...
    - Mė fal, - e ndėrpreu burri. Ndjeu neveri nga ato fjalė tė tepėrta qė po dėgjonte nga njė vajzė e saponjohur. - Nxitoj, mė duhet tė iki - dhe i zgjati dorėn pėr ta takuar.
    Vajza u befasua dhe u ndje e ligėsht. Edhe pse nuk e mendonte njė pėrgjigje tė tillė nga burri, vazhdoi me tė njėjtėn buzėqeshje tė shtirur dhe lėvizje tė lehtė tė trupit - Oh, ju tė mė falni mua i nderuar gazetar; nuk dua t'ju pengoj nė punėn tuaj fisnike qė bėni nė shėrbim tė komunitetit. Ndjehem shumė e lumtur qė j'u takova dhe j'u njoha... - I zgjati edhe ajo dorėn pėr ta takuar, duke e parė ėmbėlsisht nė sy. Burri ktheu trupin dhe eci disa hapa. Nga pas dėgjoi njė zė: - Zoti gazetar, zoti gazetar! - Ktheu kokėn. Vajza e saponjohur ishte shumė pranė tij. - Zoti gazetar, mė falni... harrova t'ua nėnshkruaj librin. Burri, qė e mbante nė dorė librin ia dha. Ai po shihte se si ajo, me kėnaqėsi dhe me duart qė po i dridheshin shfletoi kapakun e librit dhe filloi tė shkruajė nė fletėn e bardhė tė tij: "...gazetarit tonė tė nderuar, tė mirėnjohur dhe shumė tė suksesshėm tė komunitetit tonė..."
    Ia dha pėrsėri librin dhe pa pritur qė tjetri ta falenderonte me tė njėjtėn kėnaqėsi i tha:
    - Ju lutem, mund ta kem edhe unė numrin tuaj tė telefonit?
    Burri nuk foli, futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės. - Nė kėtė kartėn e biznesit tim janė tė shėnuar numrat e telefonit, i shtėpisė dhe mobile. Vajza sa nuk fluturonte nga gėzimi. I dha njė pėrshėndetje falenderimi me mirėsjellje qė i la burrit tė kuptojė se miqėsia midis tyre do tė vazhdonte edhe nė ditėt nė vazhdim. " Pak tė ēuditėshme janė nganjėherė veprimet e disa njerėzve qė merren me krijimtari letrare..." - mendoi ai. "Nganjėherė, ndjenja e tė vetėkėnaqurit tė bėn tė humbėsh kontrollin ndaj logjikės sė tė komunikuarit..." - Atij iu duk se nė kėto mendime pėrfshiu edhe veten e tij, meqenėse merrej me shkrime...
    Pas njohjes me "gazetarin" gjendja e gėzuar shpirtėrore e vajzės ndikoi edhe nė pamjen e saj tė jashtėme tė ndryshonte. Kėnaqej shumė kur qendronte para pasqyrės dhe shihte veten e saj nė anėn tjetėr tė pasqyrės; I dukej vetja mė e shėndetshme. Edhe pa pėrdorur pudrėn dhe kremin, fytyra i dukej se po i ndryshonte gjyrė. Ngjyra e limontė e fytyrės i kishte ikur... Kishin kaluar disa ditė qė ishte njohur me "gazetarin"; ndjehej e trishtuar. I dukej se ai e kishte harruar atė. Ai nuk i kishte dėrguar asnjė zile telefoni edhe pse ajo ia kishte shkruar numrin e telefonit tė saj nė fund tė nėnshkrimit nė libėr. Heshtjes sė tij ajo nuk mund t'i pėrgjigjej me tė njėjtėn heshtje. Filloi t'i dėrgonte zile telefoni tė shpeshta, duke e joshur me fjalėt e saja tė ėmbla femėrore. Nuk kaloi shumė kohė dhe midis tyre u krijua njė shoqėri, "njė miqėsi e pėrhershme", do ta quante ajo, e cila ra shumė nė sy edhe tek tė njohurit e tjerė. Bashkėshortja e burrit nuk e pėlqeu atė shoqėri me atė vajzė krijuese. Tė drejtėn pėr tė dyshuar pėr bashkėshortin e saj e kishte edhe ajo, kur shihte nganjėherė veprimet lozonjare tė vajzės, (i kishte shkuar disa herė nė shtėpi si kolegė) pavarėsisht se ata tė dy burrė e grua kishin shumė vite martesė dhe kishin rritur dhe edukuar tre fėmijė tė lumtur, megjithėse vajza me zgjuarėsinė e saj dinte tė sillej kujdeshėm edhe me bashkėshorten e tij. Megjithatė dyshimet vinin dhe vallėzonin nė mendjen e saj edhe pse nuk i shkonte mendja se bashkėshorti i saj mund ta tradhėtonte, por mosha 30-tė vjeēare e vajzės sikur ia fshikte atė mendim. Nė kafenenė, pronar i sė cilės ishte njė bashkatdhetar, disa klientė me gazetėn e komunitetit nė duar, bėnė qė vajza dhe "gazetari" tė ishin qendra e bisedės. Nė faqen kryesore tė gazetės ishte botuar njė shkrim pėr vajzėn krijuese, shoqėruar edhe me foton e saj, shkruar nga "gazetari". Gojėkeqėt filluan e tė flisnin... Vajza nuk ua vinte veshin atyre ēfarė mund tė flisnin; asaj i interesonte qellimi i saj. Si fillim, si me katapultė, ajo kishte kapur majėn e suksesit qė e mendonte, por ai sukses nuk duhet tė ndėrpritej, majat e sukseseve duhet tė jenė tė njėpasnjėshme. E dehur nga ai gėzim i papritur dhe shumė i vlerėsuar pėr vajzėn, dalja e fotos sė saj nė gazetė dhe njė shkrim dedikuar asaj, e bėnė atė tė pakontrollueshme nė veprimet e saja me njerėzit, veēanėrisht me njerėzit e letrave. Pėr ēudinė dhe habinė e tė gjithė atyre qė i njihnin, miqėsia e tyre nuk vazhdoi gjatė, pėsoi njė ēarrje tė fortė, deri nė ndarje tė pėrhershme. "Gazetari" e kishte kuptuar me kohė, kur ajo, shpesh herė nė komunikimin me tė pėrdorte ato ēfarė ishin brenda asaj ēante tė vogėl tė mistershme. Ato veprime tė saja atij nuk i pėlqenin, madje pėr karakterin e tij tė pastėr mund tė ishin edhe shkaku i njė prishje tė miqėsisė, por ndarja e vėrtetė e tyre kishte ardhur nga vetė vajza krijuese. Ajo ishte ndjerė e zhgėnjyer me veten pėr qellimin e saj. I kishte pėrdorur kot ato "materialet e mistershme" tė nxjerra nga ēanta e saj e profesionit ndaj atij njeriu qė nuk paska lidhje me gazetarinė...
    "Nuk punoj nė gazetė" - i kishte thėnė ai. - Unė shkruaj pėr komunitetin nė ndihmė tė komunitetit vullnetarisht. Kėtė ta kam thėnė qė nė ditėn e parė tė njohjes..."
    Vajza kishte shprehur habi dhe zhgėnjim, donte tė largohej sa mė parė nga ai njeri, qė nuk punonte gazetar nė gazetė. Miqėsia e tyre u thye njėherė e pėrgjithmonė. Si gjithmonė me ēantėn e saj tė vogėl e tė mistershme, vajza u nis pėrsėri nė udhėn e saj kėrkimore pėr tė gjetur miq tė pėrhershėm pėr ta ndihmuar nė ngritjen e emrit tė saj si krijuese. Njė ditė u gjend nė redaksinė e gazetės sė komunitetit. Donte tė takonte nė fillim kryeredaktorin e gazetės; po edhe njė gazetar i thjeshtė, mjafton tė ishte gazetar, punonjės nė atė gazetė. Ajo nuk e njihte kryeredaktorin. Ai ishte njė burrė i gjatė, thatim me flokė tė verdha dhe pak tė rėna. Sytė i kishte pak tė dala nga foleja e tyre. Pozicioni i tij nė punė i kishte dhėnė tė "drejtėn" tė ishte serioz dhe autoritar nė detytrėn e tij ndaj kolegėve tė tjerė gazetarė. Tregonte njė kulturė profesionale tė vjetėruar e tė trashėguar nga atdheu i tij. Pėr t'i dhėnė edhe mė tepėr autoritet personit tė vet, shpesh herė mundohej tė ishte "korrekt" nė detyrėn e tij. Nxehej shpesh dhe pa shkak me kolegėt e tij. Mundohej tė gjente ndonjė shkak tė vogėl nė punė pėr t'u folur ashpėr dhe me ton tė lartė. Ngjyra e fytyrės i skuqej edhe mė tepėr, duke i marrė ngjyrė tė trėndafiltė dhe sytė e tij ngjyrė hiri i merrnin njė zbardhje tė theksuar. Prandaj dhe kolegėt e tij tė punės mes tyre me njėri tjetrin e thėrrisnin "sy macja" Paraqitja e tij e jashtėme dhe tryeza e tij e punės ku ishte vendosur nė anėn e djathtė, pas derės hyrėse tė sallės sė madhe tė redaksisė, vajzės nuk i dha mundėsinė tė mendojė se ai do ishte kryeredaktori. Nė sallė ndodheshin edhe gjashtė punonjės tė tjerė tė ulur nė tryezat e tyre tė punės. Nė tryezėn pėrballė, rrinte ulur njė burrė i pashėm rreth tė 45-ave me flokė e sy tė zinj. Me buzėqeshjen e saj tė shtirur dhe me njė mirėsjellje pėr ta pasur zili, vajza eci drejt tij. "Sigurisht, ky duhet tė jetė kryeredaktori" - mendoi. Kur kishte hyrė brenda e kishte parė burrin bjond nė anėn e djathtė qė rrinte i pėrqendruar pranė kompjuterit dhe ajo i kishte hedhur njė shikim shpėrfillės, kur ai e kishte pyetur: U pėrshėndet me burrin e pashėm dhe menjėherė filloi tė flasė, duke pėrdorur materialet e marra nga ajo ēanta misterioze. Mbeti e zhgėnjyer, madje u hidhėrua shumė, kur mėsoi se bashkbiseduesi nuk ishte kryeredaktori ai qė dėshironte ajo tė takonte. Ishte mjeshtre nė ndėrimin e shprehjes sė fytyrės, nė ndėrimin e buzėqeshjeve dhe shprehjeve tė fytyrės sė saj. Kishte filluar t'i pėrdorte edhe mė shpesh, kur dikush i kishte thėnė: "Tė shkojnė shumė shakatė..." Kryeredaktori vazhdonte tė lėvizte gishtat e tij nė tastierėn e kompjuterit dhe tė shikonte nė ekran atė ēfarė po shkruante, ndėrsa ajo qendronte nė kėmbė, pėrballė tij.
    - Zoti Kryeredaktor; tė mė falni pėr ndėrhyrjen dhe shqetėsimin nė punėn tuaj; edhe vetė nuk e dėshiroj njė gjė tė tillė tė pengoj njerėzit nė punėn e tyre, veē kam nderin dhe mirėsinė, t'ju dhuroj tre nga librat e mi tė botuar, madje ky, ėshtė botimi im i fundit.
    Kryeredaktori i hodhi njė shikim tė shpejtė vjedhurazi dhe, pa folur vazhdoi tė shkruajė. "E ēfarė mund tė lexoj unė nė ata libra... tė vegjėl" - mendoi.
    Ato fjalė qė i mendoi, pa dashur i shkruajti edhe nė materialin e gazetės nė kompjuter. Kryeredaktoi u nervozua shumė, madje donte t'i fliste me ton tė ashpėr dhe tė lartė, siē e kishte zakon, por u pėrmbajt. Nuk e zgjati shumė; pėr ta hequr qafe i tha: - leri aty dhe, mė falni, por kam shumė punė tani...
    - Ju kuptoj i nderuar zoti kryeredaktor dhe pėr kėtė j'u kėrkojė ndjesė, veē tė lutem... kur tė kesh kohė tė lirė mund t'i lexosh dhe besoj se do t'ju pėlqejnė ēfarė ėshtė shkruar brenda. Kryeredaktori pėrsėri i hodhi njė shikim tė shpejtė njėrit prej kapakut tė librave dhe diēka iu kujtua: - Nuk ka shumė kohė qė gazeta jonė ka shkruar pėr ju dhe...
    - E di zoti kryeredaktor dhe pėr atė ēfarė keni bėrė j'u jam tepėr mirėnjohėse dhe j'u falenderoj shumė gazetėn tonė tė komunitetit dhe ju personalisht si kryeredaktor i saj.
    - Faleminderit - iu pėrgjigj ai me zė tė ulėt pa e parė nė sy, duke vazhduar tė shkruajė. Ajo e kuptoi mosdėshirėn e tij pėr bisedė nė ato ēaste.
    U largua nga ai dhe shkoi edhe nė tryezat e tjera pėr t'i dhuruar gazetarėve tė tjerė libra tė saj. Nė ditėt nė vazhdim, pėr habinė e tė gjithėve, u mėsua se, midis kryeredaktorit dhe vajzės 30-tė vjeēare ishte krijuar njė miqėsi e ngushtė. Edhe vetė punonjėsit e asaj gazete nuk e mėsuan dot "Pse- nė" e asaj miqėsie aq tė rrufeshme. Ata dinin vetėm kėtė se, nė ēdo tre-katėr numra tė gazetės, kryeredaktori urdhėronte tė botoheshin pjesė tė shkėputura nga krijimet e vajzės. Edhe njė pjesė njerėzish, lexues tė gazetės, nuk po i pėlqente kjo qė po ndodhte me gazetėn e komunitetit. Interesimi pėr tė lexuar gazetėn po zbehej, gjė qė ndikoi nė rrėnien e numrit tė shitjeve tė saja. Punonjėsit e gazetės tė shqetėsuar shumė pėr kėtė qė po ndodhte me gazetėn, duke parandjerė se falimentimi i saj mund t'ė rrezikonte edhe tė ardhmen e tyre nė punė, kėrkuan qė kjo praktikė tė ndėrpritej menjėherė. - Po vazhdoi kėshtu gazeta tė mos shitet, do mbetemi pa punė... Po na merr mė qafė symacja... - pėshpėrisnin me njėri tjetrin punonjėsit. Kjo praktikė e kryeredaktorit vazhdoi mė shumė se gjysėm viti. Nga rrėnia e shitjes sė gazetės, dy punonjės u shkurtuan nga puna. Botuesi i gazetės u alarmua pėr atė katastrofė qė e priste gazetėn e tij dhe qė po shkonte drejt humnerės. Pėr gjendjen e rėndė tė krijuar nė gazetėn e tij botuesi fajėsoi kryeredaktorin dhe pa u thelluar shumė, e pushoi nga puna. Lajmi i largimit tė kryeredaktorit nga gazeta u pėrhap rrufeshėm nė mbarė komunitetin. Disa pėshpėrisnin se, shpesh herė kryeredaktori, pėrveē punėve tė tjera..., merrte edhe para nėn dorė nga krijuesit amatorė, vetėm pėr t'u botuar shkrimet e tyre nė faqet e gazetės. Largimi i kryeredaktorit nga gazeta shqetėsoi shumė edhe vajzėn krijuese. Duhej gjetur njė situatė e re. Si vajzė e zgjuar qė ishte mendoi tė veprojė si gjithmonė nė favorin e saj. Pėrherė i vinin nė ndihmė ato ēfarė ishin brenda asaj ēante misterioze. Largimi i kryeredaktorit nga gazeta ndėrpreu njėherė e pėrgjithmonė edhe miqėsinė e tij me vajzėn. Ish kryeredaktori kėtė nuk e priste kurrė, pėr vetė miqėsinė qė kishte krijuar me atė vajzė. Ai i kishte dėrguar disa herė zile telefoni, ndėrsa ajo asnjėherė nuk i ishte pėrgjigjur. Kishte rastisur disa herė qė ata tė dy tė shiheshin dhe tė ndodheshin pėrballė njėri tjetrit nė rrugė, por ish kryeredaktori tani pėr vajzėn ishte njė njeri krejt i panjohur, madje i neveritshėm...
    Valixhet e vajzės tė sjella me teshat personale nga atdheu i saj nė atė qytet gjigand metropolitan u zbrazėn, sapo ajo u sistemua nė apartamentin pėr tė banuar, ndėrsa ajo, ēanta e vogėl e mistershme mbeti pėrherė e pazbrazur edhe pse vajza e pėrdorte shpesh nė biseda dhe njohje tė ndryshme nė miq dhe shokė. Ajo ēantė misterioze ishte pjesė e pandarė e jetės sė saj. Nuk mund tė jetonte dot pa tė. Aty brenda ndodhej shpirtushqyesi i saj pėr tė komunikuar me njerėzit. Pėrsėri vajza u nis nė redaksinė e gazetės sė komunitetit, sigurisht, me ēantėn e saj misterioze, tė takonte gazetarėt dhe tė njihte kryeredaktorin e ri. Vallė, a do kishte atė sukses tė madh me kryeredaktorin e ri tė gazetės si me kryeredaktorin e parė? Kėtė ajo nuk e dinte, vetėm shpresonte, shpresonte gjithmonė nė arritjen e suksesit tė saj, pėrderisa pėrdorte ato ēfarė ndodheshin brenda ēantės sė saj tė mistershme: gėnjeshtrat, mashtrimet, hipokrizitė, ngritjen e lavdisė sė emrit tė saj si krijuese letrare

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    58

    Rrugėtimi imagjinar nė realitetin e fjalės dhe nocionit.

    Nga Fatmir Terziu

    Mendime pėr fjalėn dhe nocionin nė krijimtarinė e Pierre-Pandeli Simsisė

    Aty gjendet fjala 'mik', fjala 'shkrimtar', vlerėsimi real, por aty ėshtė realiteti i pakundėrshtueshėm, aty gjendet natyrshėm ajo qė i duhet realisht veprės dhe kritikės letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, pėrpos vlerėsimit nuk ėshtė teprim. Ėshtė vlerėsim kritik dhe pikė. Pragu ėshtė kapėrcyer, por rrugėtimi ėshtė i gjatė. Nė kėtė rrugėtim mes fjalės dhe nocionit, pika kyēe mbetet lexuesi dhe shqetėsimi autorial.
    Udhėtimi i fjalės shqipe shpeshherė i kalon kufijtė realė dhe imagjinarė tė nocionit qė vet fjala shqipe mbart. Pėr pasojė, 'nocioni' i fjalės shqipe qė buron tek vetė 'fjala' shqipe ka krijuar kėtė shans tė ri tė flakjes sė pragjeve ndarės, tė mundėsimit tejēues tė kuptimit qė mbart vetė fjala dhe nocioni nė kuptimin real tė idesė sė prodhuar nga rutina e lexuesit, apo nga talenti letrar i krijuesit. Dr. Selahedin Velaj e zbulon kėtė tek krijimtaria e shkrimtarit Pandeli Pierre-Simsia. Duke analizuar romanin e autorit "Njė dashuri e vrarė", teksa shprehet se "i tillė ėshtė edhe personazhi nė libėr, Saimiri, ky bajloz i zi dhe i pashpirt, qė ia arriti qėllimit tė tij ēnjerėzor", Velaj zbulon thelbin e asaj qė ndodh tek mbartja e kuptimit thelbėsor tė asaj qė ndodh nė shoqėrinė tonė, qė ndodh tek ne dhe qė mjeshtėrisht Pierre-Simsia e trajton nė veprėn e tij.


    Sipas Mehmet Krajės "ėshtė e pamundur qė libri tė ndahet nga zhvillimet negative qė ndodhin te ne aktualisht dhe nė kėtė pikė ne dalim tė pafuqishėm tė inicojmė ndryshime radikale, sepse ato pėrfshijnė segmente tė shoqėrisė, ku ndikimi ynė ėshtė minimal ose krejtėsisht i pamundur. Ajo qė duhet tė brengosė neve rreth librit, mendoj unė, ėshtė pikėrisht pafuqia ose paaftėsia jonė qė nė politikat kulturore tė bėhen ndryshime tė tilla dhe shfaqen nisma, tė cilat do tė duhej tė jepnin sinjale pėr njė fund tė pritshėm tė kėtij tranzicioni rrėnues" (Kraja, Shkurt 2005).

    Ndoshta mė tej argumenti i Abaz Veizit qė i largohet 'krizave, me librin gjen realen e fjalės dhe nocionit tė Pierre-Simsisė dhe saktėson se "tek heroina ne libėr, Dorina, pėrplaset ėndrra me realitetin, meskiniteti i rrethanave provinciale dhe mentaliteti idiot me botėkuptimin e njė idealisteje moderne, nė kėrkim tė vizionit tė kulluar pėr jetėn e saj sociale dhe dashurore. Historia e saj nuk ėshtė njė histori e shkėputur, por pjesė e njė realiteti dramatiko-tragjik qė prodhon njė shoqėri ende nė krizė, e cila nuk vlerėson vlerat njerėzore dhe morali kallp i sė cilės ushqen rrėnjėt e tragjedive dashurore dhe tė gjithėfarshme" (Veizi, 2006). Pra, nocioni, ose idea letrare e krijuar nga Pierre-Simsia qartėson tė tėrėn, domethėnėsen, kryesoren, tek e cila buron natyrshėm analiza dhe logjika e argumentit qė sjell fjala shqip, e zbuluar, gatuar nė lėminė e pasur proverbiale shqiptare dhe e gjetur e pėrdorur, 'gatuar' mjeshtėrisht nga "shkrimtari profilitik" (Velaj, Dhjetor 2006). Nėse nuk do tė kapej ky moment kritik dhe tepėr domethėnės qė nocioni dhe fjala krijojnė natyrshėm edhe analiza dhe kritika pėr veprėn do tė mbetej e thatė. Mė tej Velaj argumenton pėr tė plotėsuar thelbin e veprės nė rritje tė pasuar nga e mėparshmja "Le tė jem unė Zamira", atė qė mė shumė se ē'do gjė e kėrkon sot pena dhe krijimtaria shqipe nė Shqipėri dhe jashtė saj: "Dėshiroj qė, me dashje ose pa dashje ky libėr duhet t'i bjerė nė dorė ēdo politikani nė Shqipėri, duke mbajtur pėrgjegjėsitė e kėsaj tragjedie qė nė mėnyrė shumė prekėse dhe me njė penė tė shkėlqyer na e trajton nė romanin e tij miku im i shquar zoti Simsia". Ky ėshtė adresari qė nuk ka qėllim 'tė humbasė rrugėtimin' e fjalės shqipe, dhe qė ndriēon kuptimin e nocionit nė misionin dual tė tij. Por le tė sqarojmė pse ka rrėndėsi fjala dhe nocioni qė mbart ajo, pse fraza e ndėrtuar nga fjala duhet ushqyer me nocion dhe pse nocioni pa fjalėn dhe anasjelltas fjala pa nocionin nuk ka vlerė. Sė pari fjala ėshtė dhe mbetėt arma e krijuesit, dhe si e tillė ajo i duhet dhe i nevojitet atij tė 'peshojė' veprėn, jo nga numėrimi i fjalėve, por nga rrėndėsia qė ato mbartin deri tek lexuesi. Sė dyti fjala e autorit nėse do tė quhet vetėm fjala e tij, ajo nuk do tė jetė fjala e lexuesit dhe lexuesi do tė duhet tė 'thėrrasė' autorin nė ndihmė ose do tė detyrohet qė t'a abandanojė atė.

    Kėtu ndoshta nė ndihmė vjen ajo qė Halil Hoxhosaj shkruan pėr veprėn e Ali D. Jasiqit "autori Ali D. Jasiqi nė veprėn e vet "Pesėdhjetė shkrime pėr poezinė" trajton veprat poetike tė dyzet poetėve tė meseve, trevave, moshave, stileve, individualiteteve dhe vėllimeve tė ndryshme. Por, megjithatė ai ia arrin qė nė kėtė vepėr t'i shpalosė imtėsisht vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike tė veprave poetike tė kėtyre poetėve. Bile, ai bėn njė punė tė madhe kur flet prej njė deri nė pesė vepra tė njė autori, siē ėshtė rasti me poetin Din Mehmeti, sepse kėshtu ia arrin qė tė paraqes nuancat mė tė spikatura dhe mė tė avancuara tė njė krijuesi. Po ashtu nė vepėr nuk mungojnė edhe paraqitjet e veprave tė autorėve tė trevave tė ndryshme tė poezisė shqiptare duke filluar nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia, Presheva, Italia e deri te vepra e Abdyl Latif Arnautit, poetit me prejardhje shqiptare nga Siria" (Hoxhosaj, Shtator 2007).

    Ėshtė nė ndihmė ky kuotim sepse mbart pikėrisht atė thjeshtėsi qė fjala shqip mundėson tė ndėrthurė binjakėzimin me nocionin figurative e letrar, ku vlerat, figurat, stilet, vargjet, metaforat dhe vlerat e tjera artistike tė veprave gjejnė ushqim dhe bėhen tė vlersueshme. Natyrshėm, tė dy veprat e Pandeli Pierre-Simsias, qė pėrshkruhen nga Velaj e gjejnė kėtė strehė tė mrekullueshme dhe flasin me gjuhėn dhe nocionin e spikatur letraro-artistik, gėrshetuar me kuptueshmėrinė dhe logjikėn e spikatur.

    Ajo qė Xhafer Syla gjen nė pragjet letrare kur thekson se "nė letėrsi ēdo vepėr ėshtė njė raport i rivendosur i shkrimtarit, i tekstit dhe i lexuesit dhe tė gjitha kėto tri "dimensione" tė sendėrtimit letrar gjenden nė vepėr, tė pėrfaqėsuara prore pak a shumė dhe tė lidhura ndėrsjelltas" (Syla, Shtator 2007).

    Nė tėrė paraqitjen letrare tė 'fjalės' dhe 'nocionit' qė synon ky linjėsim i domosdoshėm dhe jetik, padyshim ėshtė edhe teoria dhe praktika letrare qė gjen shtysėn e argumentit dhe kritikės. Kjo sipas Sylės ėshtė "rruga mesatare ndėrmjet shtrėngesės dhe anarkisė, rėndon tentohet tė gjendet me pranimin (afirmimin) e lexuesit ideal, kompetent, e ky do tė ishte ai lexues, qė ka mjaft pėrvojė jetėsore dhe letrare dhe nga i cili pritet ta demonstrojė ndjeshmėrinė e zhvilluar sa duhet ose shijen. Ėshtė njė pajtueshmėri e pėrgjithshme nė qėndrimin mbi nevojėn e marrjes nė konsiderate tė lexuesit, si njė faktor tė barabartė, dhe vendimtar nė jetėn e veprės letrare". E ndėrsa Syla e shikon nė kėtė rrugė lexuesin si marrės nė konsideratė, natyrshėm ajo qė e gjen lexuesit me ftesė apo edhe pa ftesė nė rrugėtimin e fjalės shqip, ėshtė paraqitja reale e fjalės dhe nocionit ashtu tė qartė dhe tė kuptueshėm. Le tė kthehemi prapė tek komenti i Velajt pėr veprėn e Pierre-Simsisė. Aty gjendet fjala 'mik', fjala 'shkrimtar', vlerėsimi real, por aty ėshtė realiteti i pakundėrshtueshėm, aty gjendet natyrshėm ajo qė i duhet realisht veprės dhe kritikės letrare, prandaj fjala mik dhe shkrimtar, pėrpos vlerėsimit nuk ėshtė teprim. Ėshtė vlerėsim kritik dhe pikė.

    Jo mė kot gazetari, kritiku dhe poeti Dukagjin Hata teksa shkruan pėr romanin e Pierre-Simsisė do tė shprehet "Nė vazhdėn e asaj tradite, ku kanė hedhur themelet e ngrehinės sė tyre estetike ikonat e letrave dhe kulturės shqiptare nė diasporė, Noli, Konica etj. po ecin dhe krijuesit e rinj, tė cilėt nė njė raport tė ri psiko-gjeografik me "lėndėn e parė" tė frymėzimit, pėrcjellin nė krijimtarinė e tyre metaforėn e kėrkimit tė lirisė, kryetema e thuajse tė gjitha veprave tė vėrteta dhe autorėve dinjitozė. Radha e kėtyre shkrimtarėve, kryesisht tė rinj, kėrkojnė nė shtratin psiko-estetik tė njė realiteti global, nė bashkėsinė e pikave konverguese dhe diverguese, tė veēantat e botės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe dhe tė atij qė quhet "trungu amė" ne veēanti" (Hata 2006).

    Pragu ėshtė kapėrcyer, por rrugėtimi ėshtė i gjatė. Nė kėtė rrugėtim mes fjalės dhe nocionit, pika kyēe mbetet lexuesi dhe shqetėsimi autorial. Por ajo qė kritiku Sali Bashota shpreh se "temė-dilema e parė ekzistuese ėshtė mė se e qartė se shkrimtarėt, vėrtet, gjenden nė njė pozicion jo tė kėnaqshėm, dhe ky pozicion ėshtė vėshtirėsuar," padyshim kėrkon vėmendje nga tė gjithė.

    --
    Media Information Production & Terziu Films

  10. #10
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    C'bilbilzon ky zotnia?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. James Pandeli: Tė gjesh Jezusin
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2010, 02:50
  2. "Asgjėja"
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 17-05-2008, 14:59
  3. Majko refuzon tė ulet nė njė tryezė me homologun Serb
    Nga Enri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 24-08-2003, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •