Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 209
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    "Pas një debati kompetencash nga hetuesit e prokurorisë me drejtuesit e administratës së kryeministrisë, këto të fundit kanë pranuar që t'i vënë në dispozicion dokumentet e projektimit, tenderimit dhe nënshkrimit të kontratës me firmën "BECHTEL" dhe "ENKA", vetëm për t'i lexuar në prani të tyre. Pas leximit të tyre, hetuesit kanë kërkuar që disa nga këto dokumente të sekuestrohen, pasi janë të vlefshme për hetimin. Por, drejtuesit e administratës së kryeministrit nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike, fotokopjimin e tyre duke shkelur në këtë mënyrë ligjin",-thuhet nga burimet e akuzës.
    Pra, prokuroret qe po hetojne vizituan kryeministrin, iu serviren te gjitha dokumentat qe donin te shihnin, i lexuan me endje, dhe kerkesa e vetme qe nuk u realizua ishte moslejimi i fotokopjimit apo "sekuestrimit" te dokumentave te zyres me te larte te ekzekutivit shqiptar?!

    Sa shume i paska penguar Berisha hetimet!!!! Une te isha si ai do tu kisha dhene celsa e zyres ne kryeministri prokuroreve te pushtetit gjyqesor, qe keta ti sekuestronin edhe kolltukun nga ku ti kishin lexuar dokumentat.

    Ky kryelajm i gazetes Shekulli duket si kryeartikull i Hostenit!

    Albo

  2. #52
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ja prape foli dynjaja dhe prape nuk e ka haberin

    Nese nuk lejohen fotokpjimet apo sekuestrimi i materialit do te thote qe ti nuk ke asnje lloj prove. Te lexosh dicka nuk do te thote se mund te deshmosh mbi te me fjalet : "Po kur e lexova une para 2 muajsh ishte ndryshe kjo shkresa"


    Pra perfundimisht kryeministria ka nderhyre ne procesin e sigurimit te provave materiale gje qe eshte e ndaluar me ligj.

    Per te te dhene nje shembull:

    X qellon dhe vret Y me nje tjegull. Policia vjen dhe sheh tjegullen, por nuk i lejohet ta marri me vete. Ne proces Avokati i X pretendon se kjo tjegull nuk ka kezistuar kurr dhe se Y ka vdekur si pasoje e renies se nje tjegulle nga catia mbi koken e tij.
    Duke qene se nuk ke nje arme krimi e cila ne baze te deformimit apo thyerjes, shenjave te gishterinjve etj etj etj do te provonte krimin atehere ti nuk ke asnje PROVE faktike e cila do te provonte fajsine e te pandehurit mbi cdo dyshim te mundshem. Shkurt muhabeti X del i pafajshem nga Gjyqi ne baze te mungeses se Provave.

    Duke qene se prokuroria eshte ndaluar te siguroje provat atehere mbi cfare do te bazojne hetimet?

    Ligjet mbi prokurat jane ne vende te ndryshme te ndryshme. Pra shembuj mbi ligjet daneze dhe direktivat europiane ( pasi nje ligj europian nuk ekziston) nuk mund te meren si kunder argument ne nje proces qe ndertohet mbi ligjin Shqiptar. Nqs Pokuroria shqiptare thote se nje parapagim i tille eshte kunder ligjit ne fuqi atehere eshte me te vertete keshtu, pasi prokuroret nuk jane demagoge partish por zbatues te ligjit ne fuqi. Gabim i Gazetes ketu eshte qe nuk ka publikuar ligjet ne fjale.

    Per te mira
    Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 30-08-2007 më 07:54
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Pra, prokuroret qe po hetojne vizituan kryeministrin, iu serviren te gjitha dokumentat qe donin te shihnin, i lexuan me endje, dhe kerkesa e vetme qe nuk u realizua ishte moslejimi i fotokopjimit apo "sekuestrimit" te dokumentave te zyres me te larte te ekzekutivit shqiptar?!

    Sa shume i paska penguar Berisha hetimet!!!! Une te isha si ai do tu kisha dhene celsa e zyres ne kryeministri prokuroreve te pushtetit gjyqesor, qe keta ti sekuestronin edhe kolltukun nga ku ti kishin lexuar dokumentat.

    Ky kryelajm i gazetes Shekulli duket si kryeartikull i Hostenit!

    Albo

    Le ti therras vet Berisha prokuroret ja dhe kryeartikulli tjeter i Hostenit:



    Kalimash-Rrëshen, gati arrestimet e para


    ( 04/09/07)

    Gazmend Janku

    TIRANE-Dosja penale e tenderit Rrëshen-Kalimash, së shpejti pritet të plotësohet me fletë-arrestet e personave të dyshuar si përgjegjës të shkeljeve të konstatuara. Burime të gazetës janë shprehur se organi i akuzës ka ngushtuar rrethin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që mendohet se janë personat përgjegjës, jo vetëm për shkeljet e procedurave të tenderit, por edhe për dëmin ekonomik që i ka ardhur shtetit si pasojë e çmimit mjaft të lartë që është paguar për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, i cili është pjesë e aksit Durrës-Morinë. Për disa nga të dyshuarit pritet që së shpejti të firmosen edhe fletë-arrestet, të cilat mund të jenë tre të tilla. Sipas burimeve të lartpërmendura, bëhet e ditur se personat e dyshuar kanë qenë dhe disa prej tyre janë aktualisht zyrtarë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Ka qenë pikërisht kjo ministri, e cila i ka propozuar Këshillit të Ministrave procedurat e tenderit, një pjesë e mirë e të cilave janë vlerësuar si të paligjshme nga organi i akuzës dhe me pasoja të rënda ndaj interesave ekonomike të shtetit. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, burimet nuk kanë pranuar të bëjnë publike emrat e personave të dyshuar për këto shkelje, por janë shprehur se shumë shpejt identitetet e tyre do të mësohen.

    Shkeljet

    Segementi Rrëshen-Kalimash mund të cilësohet si rrugë e florinjtë, duke pasur parasysh vlerën e fondeve që janë miratuar nga qeveria shqiptare, e cila deri më tani ka arritur në rreth 700 milionë euro. Shifra gati është dyfishuar me vlerën fillestare të miratuar për ndërtimin e këtij segmenti rrugor, që ishte 418 milionë euro dhe që gjithashtu ishte vlerësuar si mjaft e lartë. Duke pasur parasysh vlerën prej 700 milionë eurosh dhe gjatësinë e segmentit Rrëshen-Kalimash, që është 57 kilometra, rezulton se një kilometër rrugë i këtij segmenti kushton rreth 12 milionë euro. Por çuditë nuk mbarojnë me kaq. Burime pranë organit të akuzës janë shprehur se fondi prej 700 milionë eurosh nuk është përfundimtari, pasi ende nuk ka një projekt përfundimtar të ndërtimit të këtij segmenit rrugor. Këto shifra të frikshme janë miratuar pa asnjë bazë ligjore. Këtë fakt e vërteton edhe kundërshtimi i ministrit të Financave, Ritvan Bode, cili ka qenë nga ministrat e vetëm që ka nuk ka pranuar superfinancimin e qeverisë shqiptare për rrugën Rrëshen-Kalimash. Por si oponencë e vetme, kundërshtimi tij nuk është marrë parasysh, pasi anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave, me në krye Kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Transporteve, Lulëzim Basha i kanë miratuar me urgjencë fondet, duke u bërë bashkëfajtorë në këtë skandal financiar të paprecedentë në vendin tonë. Dhe si i tillë, ky skandal po përpiqet të fshihet nga qeveria, e cila të paktën në tre raste nuk ka pranuar t’i japë organit të akuzës procesverbalet e mbledhjeve të qeverisë, ku janë miratuar shtesat e fondit për ndërtimin e rrugës në fjalë.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Ore pati oferta te tjera tek ky tender
    Se pak e cuditshme qe 700 milion euro aq sa ska harxhuar ne 20 vitet e fundit Shqiperia per rruget ti mar nje firm e vetme

    Argita me Lulin po ja zbukurojn fytyren shqiperis
    Esht fat i mathh per ne qe te na drejtoj njekohesisht Njeriu me shenj dhe Njeriu qe qesh

    Na prit Evrop

    Jo Shqiperin xhan Shqipetaret se keshtu si eshte ber ketu ngelet te vim te gjith drejt teje dhe Shqiperin tja Lem Naonos Berishes Xhoit e Argites qe te groposin plerat e evropes dhe te bejn miliona

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Shekulli kishte botuar cmimet e kontrates sot qe ishin te pakten sa dyfishi i cmimeve shqiptare te references qe do te thot qe cmimet jane sa trefishi i cmimeve te tregut per sasi te tilla

    kta Berishet opozita e gjat i paska ber me te pangopur e me te paduruar se socialistet

    cna gjeti nne ket m.. vendi

    Albo kush ka ngel me e marr flamurin e korupsionit tani..??

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Ky berisha esht me zi se Fatosi
    Ikem nga shiu e ram ne bresher
    vetem nje ka ndryshuar


    Ne kohen e Fatosit ne ora 10 ne mbremje u desht te mbyllemi ne shtepi se skemi qen te sigurt ne rrug.

    Kurse tani ne 4 te mengjesit dalim dhe shetisim te lir dhe skemi frik nga asnjeri

    do te thot Mafia eshte hequr nga pushteti dhe krimi eshte ndaluar dhe kjo eshte diqka e madhe per Berishen dhe sa per vjedhje apo dicka cdo politikan ne bot kete e ben dhe pse jo edhe berisha? e meriton eshte politikan i klasit te par ne shqiperi dhe meriton gjithcka

    jam shum i knaqur qe ka arrit shqiperia me nje kryeminister te till sic eshte ky

    te lumt dr. Berisha

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Kalimash-Morinë, dëmi 191 mln

    SHEKULLI

    TIRANË- Një kontratë e hetuar për abuzime të shumta, një tender i kontestuar që në krye të herës dhe çmime dyfish më të larta nga sa ofron tregu vendas. Rruga Kalimash- Morinë u ka kushtuar deri më sot mjaft shtrenjtë shqiptarëve, ndërkohë që vazhdon "të thithë" pjesën më të madhe parave që buxheti i shtetit ka planifikuar për investime. Analiza e çmimeve të aplikuara për këtë segment të rrugës Durrës-Morinë i ka çuar specialistët e kësaj fushe drejt zbulimit të një dëmi marramendës ekonomik, që kap thuajse gjysmën e shifrës që do të nevojitej realisht për ndërtimin e rrugës.

    Sipas analizës së botuar një ditë më parë në "Shekulli" e të vijuar sot, në investimin prej rreth 418 milionë eurosh, rreth 191 milionë euro rezulton të jetë abuzimi ekonomik, për shkak të çmimeve tejet të larta që po aplikohen në ndërtimin e këtij segmenti rrugor. *** Specialistë të fushës së ndërtimit kanë pohuar se volumet e paraqitura janë të pabazuara, pasi mungon projekti përkatës. Duke munguar projekti, këta specialistë kanë bërë një analizë të çmimeve që po aplikohen për ndërtimin e rrugës, krahasuar me çmimet sipas manualeve që janë aktualisht në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Sipas këtij raporti, zërat e punimeve me çmimet për njësi nuk përkojnë me analizat e manualeve shqiptare.

    Specialistët pohojnë se pagesa e infrastrukturës së rrugës ngasipërmarrësi është vlerësuar me 10 % të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare, kjo masë vlerësohet me 2.1 të vlerës sëpërgjithshme. Nga ana tjetër, vlerësimi i çmimeve të betoneve është afërsisht 2 herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare. Ndërkohë, të njëjtat punime përsëriten në emërtime të ndryshme, duke shtuar kësisoj zërat e shpenzimeve në buxhetin e përgjithshëm të rrugës apo ka raste, si psh. elementët e forcimit të tuneleve, ku nuk detajohen fare përmasat e tyre, ç'ka lë një tjetër hapësirë për abuzime financiare.

    Një tjetër shkelje e zbuluar prej specialistëve të fushës është edhe mungesa e pasqyrimit të t.v.sh-së prej 20%, si element i domosdoshëm, i vendosur nga ana e ligjit tatimor të Republikës së Shqipërisë. Të gjitha këto shkelje të konstatuara si dhe një aritmetikë e thjeshtë për çmimet e aplikuara për ndërtimin e rrugës Kalimash- Morinë dhe çmimet që janë aktualisht në tregun vendas bën që kostoja reale të ishte 226. 473.494 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare ka paguar 418.333.986 euro, deri në momentin kur ka filluar studimi. Analiza e mësipërme nxjerr si dëm ekonomik 191.860.492 euro, shumë kjo që është e përafërt me koston e këtij segmenti rrugor.

  8. #58
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Afera Basha 300 mln euro. Prokuroria : Ndjekje penale per ministrin.

    Një skandal me vlerë 300 milionë dollarë dëm për shtetin shqiptar, është konkluzioni i hetimit të prokurorisë për tenderin e rrugës Rrëshen–Kalimash. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin për këtë aferë, duke zbardhur të gjitha shkeljet ligjore dhe kushtetuese dhe duke vënë gishtin mbi përgjegjësin kryesor të këtij skandali multimilionësh: Lulzim Basha, ish-ministri i Transporteve. Sipas prokurorit të çështjes, Ervin Karanxha tre persona janë fajtorët dhe konsumatorët e disa veprave penale: Lulëzim Basha, Armand Teliti dhe Andi Toma. I pari ish-ministër, i dyti, ish-zv/ministër, tjetri, ish-drejtor juridik në Ministrinë e Transporteve. “Të gjitha faktet dëshmojnë shkelje të qarta dhe të njëpasnjëshme të ligjeve të shtetit shqiptar, duke filluar që nga procedurat për inicimin e VKM (Vendimit të Këshillit të Ministrave), procedurat përzgjedhëse të prokurimeve deri në nënshkrimin e kontratës, miratimin e saj dhe lëvrimin e fondeve në formë paradhënie në favor të shoqërisë sipërmarrëse “Bechtel Enka”. Të gjitha këto cilësohen vepra penale, sepse pasojat e dëmshme kanë ardhur dhe dëmtimi i interesave të shtetit shqiptar sa vjen e shtohet”, - thuhet në raportin përfundimtar të hetimit nga ana e Prokurorisë së Tiranës. “Del fare qartë lidhja shkakësore midis veprimeve apo mosveprimeve të paligjshme të Andi Tomës, Armand Telitit, Lulzim Bashës me pasojën e ardhur. Dëmi i shkaktuar, i llogaritur në terma konkretë, vetëm për përfitim, në dëm të shtetit shqiptar nga manovrimi me çmimet për njësi, sipas aktit të ekspertimit teknik –vlerësues kap shifrën e rëndësishme 191.860.492 euro. Dëm aktual i shtetit shqiptar është dhe lëvrimi i një shume mbi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit shqiptar në kundërshtim me ligjin”, - thuhet në raportin e hetimit të Prokurorisë së Tiranës, që tashmë i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme.
    AKUZAT
    Prokuroria e Tiranës ka njoftuar Armand Telitin dhe Andi Tomën për akuzën për veprën penale shpërdorim detyre. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi Lulzim Bashën, por ministri aktual i Jashtëm nuk i është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme të organit hetimor. “Si persona të dyshuar si përgjegjës për këtë vepër penale janë shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha, të cilët kanë përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe kanë iniciuar procedurat e VKM nr. 460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006. Shtetasit Andi Toma, Armand Teliti dhe Lulzim Basha janë të dyshuar si përgjegjës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal. Shtetasve Andi Toma dhe Armand Telitit i është njoftuar akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, pasi janë këta persona të cilët kanë përgatitur dokumentacionin”, - thuhet në hetimin e Prokurorisë. Po kështu, përgjegjësi penale ka edhe ish-drejtoresha e Rrugëve, Lejla Saraçi, pasi ajo ka nënshkruar në kontratën për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    Gazeta Shqiptare
    Liberté, égalité, fraternité

  9. #59
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga niemand Lexo Postimin
    vetem nje ka ndryshuar


    Ne kohen e Fatosit ne ora 10 ne mbremje u desht te mbyllemi ne shtepi se skemi qen te sigurt ne rrug.

    Kurse tani ne 4 te mengjesit dalim dhe shetisim te lir dhe skemi frik nga asnjeri

    do te thot Mafia eshte hequr nga pushteti dhe krimi eshte ndaluar dhe kjo eshte diqka e madhe per Berishen dhe sa per vjedhje apo dicka cdo politikan ne bot kete e ben dhe pse jo edhe berisha? e meriton eshte politikan i klasit te par ne shqiperi dhe meriton gjithcka

    jam shum i knaqur qe ka arrit shqiperia me nje kryeminister te till sic eshte ky

    te lumt dr. Berisha
    Per cilen kohe e ke fjalen ti Niemand? Per cfare vitesh e ke fjalen? Se jo per gje po mua me vijne ne mend vetem disa vite ku kishe frike te dilje nga Shtepia dhe kjo isht gjate regjimit ( vi re jo qeverisjes ) se Pd ne vitet 92-97.

    Cfare meritoka Berisha dhe sikur me te vertete te kishte ngritur sigurine e vendit, gje qe natyrisht nuk eshte aspak e vertete pasi ne rruge te errta nuk mund te kete siguri? Meriton milionat e taksapaguesve?

    E kupton ti daku qe berisha e ka te sigurt qe nuk do i fitoje me zgjedhjet? E per kete arsye po vjedh ne mase.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #60
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    O Brari hec he burre e na thuj dy llafe per Enverin e Lenka Cukot se kjo partia jote nuk i ka lene asgje mangut.

    O BRARIIIIIIIIIIIIIIIIIII Hec e burr e na fol per antikorrupsionin e atdhetarine berishiane. Hec mer kaqol, mer dy leksh e na fol per atdhetarine. Hec e na fl per klanet mafioze e per korrupsionin e Edi rames qe paska vjedhur leke m peme. Hec edhe na thuaj dy fjale per kete akuze te prokurorise.
    Me gjith nickun tjeter Brari ...bashke me Toke gegen... pastaj me shoke te tjere si Albon etc... Eja te lutem e na thoni dy fjale per luften kunder korrupsionit te qeverise Berisha.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •