Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 209 prej 209
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    mos u merzisni
    nje informacion i sigurt me ka thene qe keto 100 milion euro jan futur ne ne burse dhe do behen 1 miliard Euro dhe do i shperndahen popullit shqiptar per vit te ri
    keshtu qe gezohuni te gjith e mos u merzisni se qeveria vetem per ne mendon si te na i lehtesoj hallet e si te na bej te jetojme me mire

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    c`fare jane 100 mil leke per nje qe nuk pi cigaren aman!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Armiqtë e Rrugës së shqiptarëve

    (03.02.2008)

    Ne Shqiperine postdiktatoriale ngurrohet te perdoret cilësori: armiq, armiqte, prej armiqve etj, tradhtare, tradhtaret, prej tradhtareve etj,etj. Kjo ka dy shpjegime. E para se keto terma, gjate diktatures enveriane u konsumuan shume, jo vetem nga ana leksikore, por hengren edhe shume koka te te fajshmeve e me shume te te pafajshmeve


    Ne Shqiperine postdiktatoriale ngurrohet te perdoret cilësori: armiq, armiqte, prej armiqve etj, tradhtare, tradhtaret, prej tradhtareve etj,etj. Kjo ka dy shpjegime. E para se keto terma, gjate diktatures enveriane u konsumuan shume, jo vetem nga ana leksikore, por hengren edhe shume koka te te fajshmeve e me shume te te pafajshmeve. E dyta tashme ne demokraci e pluralizem, armiqte e tradhtaret e vertete fshihen pas lirise per te qene te tille dhe te hidhen ne fyt po t’i cilesosh keshtu, duke thene se te ka ngele ora prapa, nacionalist i semure, e te tjera si keto. Te ben pershtypje se ne shtete te fuqishme e te medha si Amerika, Anglia, Rusia, Kina etj, perdoret shpesh shprehja; armiqte e..., u tradhtuan interesat e.... Vetem Shqiperia nuk ka armiq. O sa mire! Vetem Shqiperia nuk ka tradhtare. O sa bukur! Keshtu Qofte, por si ta kuptojme gjithe kete zell te mbrapshte, te nje pjese te lidershipit socialist, te perfaqesuar nga deputeti Erjon Braçe, per te zhvleresuar, denigruar dhe pergojuar nje nga nismat me te medha e me vlere te jashtezakonshme historike, gjeopolitike, ekonomike, turistike e strategjike per kombin; Rrugen Durres - Kukes. Per kete Rruge eshte folur shume dhe me shume do te flitet ne te ardhmen, sidomos kur te perfundoje e t’ja kuptojne vleren edhe ata qe pajtohen e nuk nervozohen kur degjojne Erjon Braçen e ndonje tjeter, çdo dite, cdo nate, cdo mbremje, cdo mengjes, cdo ore; te shajne rrugen, te vetshpallen armiq te rruges. Pamvaresisht formulimeve dinake, se ne nuk jemi kunder rruges, por menyres se si po ndertohet ajo, e plot marrezirave te tjera, zoti Braçe dhe ata qe e shtyjne dhe e perkrahin ne qendrimin e tij armiqesor ndaj Rruges, kane vetem nje qellim: Zhvleresimin dhe pengimin, sa te munden, te kesaj vepre madhore, qe sic e kuptojne edhe ata vete eshte: Ndertimi i Shtylles Kurrizore te Shqiperise. Eshte plotesisht e vertete te themi, se me kete rruge, Shqiperia dhe kombi yne po fillojne te ngrihen ne kembe nga zvarritja mijravjecare. Kjo e ben te pelcase Braçen me shoke. Ose jane te paguar te pengojne e pergojojne, ose nuk mund ta durojne dot qe iniciativen dhe meriten per fillimin e kesaj kryevepre e mori qeveria e Sali Berishes. Ngaqe nuk mund ta shajne dot Berishen per kete, perpiqen te inkriminojne Z. Lulezim Basha. Po kush ju pengoi, o te mjere, qe ta kishit nisur ju kete rruge dhe te merrnit edhe lavdine edhe kuroren e dafinave per kete. Kush ju pengoi! Diskutimi i hapur per ndertimin e kesaj rruge filloi qe ne vitin 1999, kur ju ishit ne pushtet. U mblodhen, me sa di, 250 milione euro nga Taksa e Rruges. Pse o te mjere nuk e bete projektin dhe pse nuk e filluat Rrugen? Pse? Kush ju pengoi? Formuat lobin per rrugen me shumice deputetesh socialiste ne vitin 2002, dhe ju lumte, po pse nuk e filluat ndertimin e rruges o te mjere? Pse? Kush ju ndaloi? Bete edhe nje promemorie per Rrugen ne 2003-shin, firmosur nga 89 deputete socialiste. Perseri ju lumte! Po rrugen pse nuk e filluat! Na thoni ju lutemi ose heshtni. Heshtni se na beni per te vjelle, na fyeni rende, na merrni per njerez qe mund te genjehemi lehte, per lolo, per leshko. Eshte bere korrupsion thoni. Dhe Kush? Ju! Ju qe e mbollet korrupsionin dhe e kthyet ne nje epidemi te tmerrshme, nga e cila nuk po sherohemi dot dhe nuk kemi per t’u sheruar pa nje kirurgji te thelle. Ju qe vetem 30 perqind te parave perdornit per cdo investim dhe te tjerat ne xhep dhe kete e benit hapur, fare hapur. Ju qe gjysmen e investimeve e benit ne vepra fiktive, ku benit vetem kartat dhe te tjerat 100 % ne xhep. Dhe ju keni moral te flisni per Rrugen, per kete krijese te mrekullueshme, qe sot eshte 1 km, neser 2 e keshtu cdo dite rritet, Ju doni ta ndalni. Nuk mundeni! Ju e dini qe nuk mundeni! Ustallaret tuaj e dine qe nuk mundeni, por ju doni ta zhvleresoni Rrugen. Ah sa dinakë! Ju doni te krijohet ne popull ideja se Rruga po behet, por si po behet. Me vjedhje! Nga Lulezim Basha, nga firma amerikane. Pra vjedh qeveria, vjedhin amerikanet. Me nje gur doni te vrisni dy zogj. Sa te zgjuar e quani veten. Por ju genjen mendja. Sot ne Shqiperi, edhe ata pak budallenj te vertete, e kuptojne rendesine e kesaj Rruge, edhe socialistet e thjeshte e kuptojne dhe nuk jane dakord me broçkullat tuaja, pale me pastaj miliona shqiptaret e vertete kudo ne bote, qe i gezohen ndertimit te Rruges si nje femije te sapolindur, te bukur, te shendetshem dhe nuk pyesin se e blene shtratin pak me shtrenjte, se shtresat e mbulesat do ja blejne cilesore dhe pak me te shtrenjta, se dadua e shkelqyer qe po e rrit, do paguhet pak me teper. Hallall i pacin! Kjo Rruge, kjo kryeveper e shqiptarizmes, kjo shtylle kurrizore, kjo jete, kjo levizje, ky bashkim, ky gezim, ky bekim e meriton. Brilante thenia e Z. Berisha: Edhe me bizhuterite e njerezve tane, po qe nevoja, do ta ndertojme Rrugen … E bukur edhe thenia e Z. Lulezim Basha: Jam krenar qe firma ime eshte ne dokumentin e fillimit te punimeve te kesaj Rruge me vlera te jashtezakonshme per kombin shqiptar …


    Nga Shkëlqim Selmani


    g55

  4. #204
    Braçe: Çmimet e "Bechtel", më të larta

    Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i ka vijuar edhe dje akuzat ndaj qeverisë në lidhje me abuzimet që janë bërë në rrugën Durrës-Kukës. Duke iu referuar raportit të KLSH-së, Braçe tha se ai zbulon çmimet e kontratës për ndërtimin e rrugës. Procedurat nuk janë zbatuar sipas legjislacionit shqiptar. Raporti zbulon se çmimet janë përcaktuar vetëm për një pjesë të punimeve të rrugës. Çmimet e ofruara nga kompania "Bechtel Enka" janë shumë të larta, krahasuar me ato të përcaktuara nga Drejtoria e Rrugëve, tha Braçe. Deputeti socialist theksoi se nuk ka pasur konkurrim për të gjetur alternativa më të lira dhe çmimet e ofruara nga "Bechtel" janë pranuar pa konkurs. Akuzat e opozitës për rrugën Durrës- Kukës, janë në vazhdën e shumë akuzave të bëra ndaj qeverisë për muaj më radhë.

    Gazeta Shqip


    Reagim

    Procedurat nuk janë zbatuar sipas legjislacionit shqiptar
    Procedura e tenderit te hapur nderkombetar per vepra te tilla eshte respektuar plotesisht.
    Eshte bere njoftim ne media nderkombetare qe kompani me kapacitete dhe me pervoje ne kete fushe te paraqesin interesin e tyre per autostraden.
    Interes dhe oferte per te paraqiten keto kompani:

    STRABAG AG Austri
    BECHTEL LTD SHBA
    AL KHARAFI GROUP Kuvajt
    KONSTRUKTOR Kroaci

    Komisioni nderkombetar i tenderit shpali fituese oferten e paraqitur nga Bechtel.
    Pas njoftimit te fituesit, asnjera nga kompanite pjesemarrese, nuk ka paraqitur ankese per shkelje te barazise ne tender apo aresye te tjera.
    Pse si mendon Brace & Co se Strabag apo kompanite e tjera pjesemarrese do te toleronin ndonje padrejtesi dhe do te heshtnin?
    Kurresesi!
    Mirepo biznesi i njohur nderkombetar, qe merr pjese ne dhjetera tendera te tille ne vit, njeh dhe respekton ligjin, njeh dhe respekton etiken profesionale, njeh dhe pranon ligjet e ekonomise se tregut.
    Mirepo sic duket, ankesa paten (permes gazetave, radiove dhe televizionit qe kontrollon nje firme ne Shqiperi) ata qe e kishin planifikuar te ishin nenkontraktore me ndonjeren nga firmat tjera pjesemarrese ne tender.
    Ankesa paten dhe ata nenpunes te administrates qe ishin te lidhur direkt me interesa ekonomike me ndonjeren nga kompanite humbese.
    Trusti vendas i ndertimit, qe ka kontrolluar dhe vazhdon te kontrolloje tregun shqiptar te ndertimit permes njerezve ne administrate, permes cmimeve te materialve te ndertimit dhe kuotave te fitimit, permes 10% te paguara haptas, mbeti me gisht ne goje, sepse nje biznesi amerikan te plotfuqishem dhe qe nuk mund te behej kurresesi pjese e lojes se tyre, nenshkroi per zbatimin e kontrates.

    Çmimet e ofruara nga kompania "Bechtel Enka" janë shumë të larta, krahasuar me ato të përcaktuara nga Drejtoria e Rrugëve
    Mbi cfare baze i ben krahasimet, qofte Dejtoria e Rrugeve (e kontrolluar ne shumice nga tentakulat e krijuara gjate qeverisjes Meta-Nano), qofte nje agjitprop komsomolas sic eshte Brace?
    Cilin projekt dhe cilat cmimet marrin ata per baze?
    Cili manual i rrugeve permban cmimet qe me te vertete mund te merren si reference per cmimet e ofruara nga Bechtel?
    Ne cilin objekt te ndertuar me pare ne Shqiperi, jane perdorur materiale dhe makineri te nivelit qe perdoren ne kete rruge (segmenti Rreshen-Kalimash)?
    Cilat ura dhe tunele te ndertuara me pare ne Shqiperi mund te perdoren si reference?
    Pse nuk kerkoni referenca per objekte te ngjashme ne rajon?
    Merrni referenca nga kroatet qe po ndertojne ura dhe tunele te ngjashme dhe krahasojini.
    Megjithate sado referenca qe te merren, duhet ditur se cdo projekt, cdo zone, ka karakteristikat e veta.
    Ne cilin shtet te rajonit ndertohen objekte te tilla, ne kushtet e mungeses totale te nje infrastrukture minimale per te bere te mundur zbatimin e punimeve?
    A pyetet ndonjehere se si deperton Bechtel neper malet e pashkelura ndonjehere per te ndertuar urat dhe tunelin?
    A pyetet ndonjehere se cfare niveli kualifikimi kane punetoret dhe specialistet shqiptare? Cili prej tyre ka nje pervoje ne punime te tilla qe zbatohen per here te pare ne Shqiperi?
    A pyetet ndonjehere se ne cfare kushtesh klimatike kryhen punimet?
    A pyetet ndonjehere se cfare shpenzimesh transporti nevojiten?
    A pyetet ndonjehere se cfare masash te sigurimit ne pune ndermerren qe te mos kete aksidente?
    A pyetet ndonjehere se cfare shpenzimesh kryhen per ngritjet e kantjerit, sepse Bechtel nuk eshte nje firme qe abuzon me kushtet e punes, kushtet e jeteses ne kantjere, me veglat dhe mjetet e punes, me sigurine ne pune?
    Ndoshta dikujt i duket cudi qe tubat e shkarkimit te WC zbresin me metra te tere per tu derdhur ne lumin e Fanit (eshtu qe shprehur nje gazetar njehere)!

    Bechtel dhe kompanite nivelit te saj jane kompani prestigji dhe permes kotratave te tilla ata vene ne rrezik emrin e tyre te krijuar ne dekada dhe normalisht qe ne punen e tyre cdo gje eshte e planifikuar deri ne imtesi, deri ne 4 shifra pas presjes dhjetore, se asnje biznes i njohur nuk luan me vellimin e punimeve, por i percaktojne ato me disa shifra pas presjes dhjetore.
    Nuk gjen ne asnje biznes serioz cmime si p.sh. 125 €/m³ por 124.3542 €/m³ etj. Po per Bracen & Co keto jane te paimagjinueshme.

    Deputeti socialist theksoi se nuk ka pasur konkurrim për të gjetur alternativa më të lira dhe çmimet e ofruara nga "Bechtel" janë pranuar pa konkurs
    Eshte shume qesharake dhe nga ana tjeter per te vene duart ne koke!
    Imagjinojeni qe persona te tille te jene neser drejtues shteti?
    Ata e dijne dhe vete qe genjejne dhe luajne me ndjenjat e publikut, por misioni eshte mision dhe ai duhet cuar deri ne fund.

    Per ta mbyllur:

    Nuk eshte per t'u cuditur qe PS, ZP, Brace & Co qe pas 3 korrikut merren vetem me nje problem.
    Opinioni shqiptar e njeh Berishen te pandyre asnjehere ne afera korruptive dhe rrjedhimisht ajo ka qene dhe mbetet aresyeja qe ai eshte politikani me i besueshem.
    I gjithe sulmi qe pas 3 korrikut drejtohet dhe shigjetohet ndaj anes me te forte te Berishes dhe kjo me qellimin e vetem qe te dezinormohet opinioni dhe te krijohet nje imazh tjeter per Berishen.
    Nga ana tjeter ata kane gjetur dhe sulmojne dhe Bashen, sepse cdo sulm ndaj tij eshte ne te vertete pjese e misionit per te goditur Berishen dhe per te krijuar idene se dhe ai eshte pjese e klanit Berisha qe po kontrollon Shqiperine!

    Poshtersia me e madhe arrihet duke marre neper kembe dinjitetin familjar e Berishes, duke nisur qe nga sulmet denigruese te vajzes se tij dhe tash se fundmi dhe te djalit te tij.
    Kjo eshte tipike staliniane dhe vazhde e trashegimise se ulet njerezore dhe kulturore te atyre qe e drejtojne opoziten shqiptare.
    E gjitha kjo filoi pas nje deklarimi te pasurise qe zoterojne ata, qe per hir te se vertetes duhet pershendetur, sepse eshte hera e pare qe tregohet ndjenje pergjegjesie para ligjit dhe para emrit te familjes.

    Berisha ka te metat e tij si cdo njeri i zakonshem, por Berisha ka ate qe pak politikane e kane - besimin tek vetja, besimin tek ideali i nje shqiptarie moderne dhe te integruar dhe rrjedhimisht keto e bejne ate te besueshem tek publiku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-02-2008 më 08:36

  5. #205
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Njerzit qe jan kunder bashkim vllazeror mbarekombetare, jane njerz te korruptuar nga kafshata e krimit, injorances, dashakeqesise.......


    Brace me shoqe e nuse tjera dhe pasuesit e tyre, jan njerzit me invalid te kombit, njerez komunsita, qe velra e tyre nis dhe perfundo ke kpucat e enver lloqes.


    Perfitimet qe sjell kjo rruge jane marramendese, por PSja e din qe kjo rruge do ti fitoje zgjedhjet PDse ne 2009, dhe mundohen qe tani tja nisin te fabrikojne budallalliqe dhe pislliqe te paqena.....turp te kene turp turp turp......edhe dje thoshte qe cmimet jan 779% me te larta se cduhet te jene, ktu eshte kulmi i inojrances, ku edhe injoranti me i madh komunist do qeshte me eprorin e tij, po sa i trashe duhet te jete njeriu ta besoj qe cmimet jan 779% me te larta...po te kishte thene nje shifer 10 apo 15% edhe pse nuk mund ta faktojne me fakte, edhe mbase do ti kishte besu naj kush, por kshu gjonash te trasha ska qyski ne bote qe ti baj....


    Brace, me dashje apo pa dashje ai po i ben keq SHqiperise, KOsoves, dhe ndikimit te Shqiptareve ne rajon.....ky eshte njeri skarco me invaliditet, me vjen keq qe njerez te tille jan ne poste kryesore ne PS.

  6. #206
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Dydrinas

    gjithe sulmi qe pas 3 korrikut drejtohet dhe shigjetohet ndaj anes me te forte te Berishes dhe kjo me qellimin e vetem qe te dezinormohet opinioni dhe te krijohet nje imazh tjeter per Berishen.
    Nga ana tjeter ata kane gjetur dhe sulmojne dhe Bashen, sepse cdo sulm ndaj tij eshte ne te vertete pjese e misionit per te goditur Berishen dhe per te krijuar idene se dhe ai eshte pjese e klanit Berisha qe po kontrollon Shqiperine!

    Poshtersia me e madhe arrihet duke marre neper kembe dinjitetin familjar e Berishes, duke nisur qe nga sulmet denigruese te vajzes se tij dhe tash se fundmi dhe te djalit te tij.
    Kjo eshte tipike staliniane dhe vazhde e trashegimise se ulet njerezore dhe kulturore te atyre qe e drejtojne opoziten shqiptare.

    Absolutisht, ky eshte synimi, te sulmohet pikerisht kjo ane e kryeministrit, me te cilen ai gjithmone eshte krenuar dhe per te cilen populli nuk ka dyshuar.
    Pergjigja:
    jepet me vepra te mbaruara ne Shqiperi, plotesim i premtimeve te 3 korrikut, duke nisur me luften kunder korrupsionit e gjithe te tjerat pas. Dhe cfare realizohet te evidentohet qarte, prere, shkurt ne media, pa dalje te tepruara ne televizion. Njerezit duan fakte, se me subjektivizma mjaftojne ato te Brace & Co. sa te kesh te lodhesh ne mengjes, dreke, darke e ne gjume bashke.

  7. #207

    Jozefina Topalli viziton punimet ne autostraden Durres-Morine.

    28 qershor 2008- Topalli:

    Autostrada Rrëshen-Kalimash është një gjigand që vrapon, është një kolos që na bën të ndihemi krenarë. Kjo është Shqipëria e 2020-ës, Shqipëria europiane.

    “Autostrada Rrëshen-Kalimash është një gjigand që vrapon, është një kolos që na bën të ndihemi krenarë. Ky projekt është një mrekulli e inxhinierisë, e arkitekturës. Është një autostradë në Shqipëri që ne nuk e imagjinonim që mund të bëhej në vitin 2008. Ky projekt mund të imagjinohej vetëm ne 2020-tën. Kjo është Shqipëria e 2020-tës. Kjo është Shqipëria e sotme, është Shqipëria europiane.”

    Me këto fjalë e ka përshkruar këtë projekt madhështor, pjesë e rrugës Durrës-Morinë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila sot së bashku me një grup deputetësh dhe gazetarësh ishin në këtë segment rrugor për të parë nga afër ecurinë dhe ritmin e punimeve.

    Ky projekt, më i madhi infrastrukturor i realizuar në vend, pritet të përfundojë në vitin 2009 dhe, jo vetëm do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, rajonin dhe Europën, por do të sjellë një zhvillim shumë të madh në ekonomi e turizëm, pasi lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet porteve shqiptare. Segmenti Rrëshen-Kalimash do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km. Ky segment përfshin 27 ura, ku ura më e gjatë arrin 360 metra, ndërsa ura më e lartë shkon deri 80 metra. Në të gjithë gjatësinë e segmentit të urave është realizuar 20 milionë metër kub gërmim, nderkohë që për realizimin e tyre është hedhur 120 mijë metër kub beton.

    Kjo rrugë merr dimensione madhështore në tunelet e Kalimashit, ku falë punës 24 orë në 24, sot është bërë e mundur hapja e 50.2 për qind e tij. Ky tunel me dy shpime paralele prej 5.5 kilometër secili, ecën me ritmin e 20 metrave shpim në ditë dhe vetëm muajin e fundit janë hapur 500 metra.

    Përfaqësuesi i firmës zbatuese, pasi shpjegoi detaje të ecurisë së punimeve, tha se ky projekt është ëndrra e çdo konstruktori.

    Për gazetarët e pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, u shpreh:

    “Ne sot jemi këtu pikërisht në pikën e 50.2 për qind të të gjithë gjatësisë së tunelit, siç tha edhe menaxheri i tuneleve të kësaj firme, e cila ka bërë këtë projekt gjigand, këtë mrekulli të inxhinierisë. Çdo ditë ata ecin me një ritëm prej 20 metrash shpim, që do të thotë se vetëm në muajin e fundit ato kanë ecur në 500 metra gjatësi. Duke vazhduar me këtë ritëm ne shumë shpejt do të shohim të përfunduar gjithë pjesën veriore të tunelit ashtu dhe pjesën jugore të tij. Në fakt, mua më duket një gjigand që vrapon, një kolos. Ky projekt është një mrekulli e inxhinierisë, e arkitekturës. Është një autostradë në Shqipëri, që ne nuk e imagjinonim që mund të bëhej në vitin 2008. Ky projekt mund të imagjinohej vetëm në 2020-tën. Kjo është Shqipëria e 2020-ës.

    Kjo është Shqipëria e sotme, është Shqipëria europiane, është Shqipëria e projekteve gjigande, është Shqipëria e veprave që kanë prerë malet përgjysmë që, siç thonë banorët e kësaj zone, kanë lëvizur malet nga vendi dhe kanë bërë të mundur që shqiptarët të jenë më afër me njëri-tjetrin, që shqiptarët të jenë më afër me europianët, që tregjet e Europës Juglindore të përafrohen për një kohë shumë të shkurtër me porte dhe me rrugë ndërkombëtare dhe detare më të rëndësishme. Personalisht mua më duket diçka e pabesueshme që, për një vit të realizohen 27 ura që zënë një gjatësi prej 4 kilometrash, që për një vit të bëhen 2 tunele me nga 5.5 kilometra.

    Unë gati gati nuk u besoj syve, që shoh se një tunel i këtyre përmasave, me gjithë gjigandizmin e tij të jetë në Shqipëri. Është vështirë të imagjinohet se si një ndër zonat më të braktisura, apo më të prapambetura nga ana infrastrukurore kthehet në një ndër zonat më moderne nga pikëpamja infrastrukturore, jo të Shqipërisë së sotme, por të rajonit, me një projekt të krahasueshëm me tunelet më të mëdha të Europës. Unë besoj se kjo është ndër veprat që bën të mundur të lidhë tregjet e Europës Juglindore me tregun shqiptar, për ta kaluar më pas përmes rrugëve ndërkombëtare detare me Europën Perëndimore. Kjo vepër ka një impakt të jashtëzakonshëm ekonomik të shërbimeve tregtare, të shkëmbimeve qytetare të gjithë kësaj zone.

    Besoj se ky projekt që ka filluar vetëm prej një viti, në fakt, në një kohë kaq jashtëzakonisht të shkurtër, për një kolos kaq të madh, do të bëjë të mundur që Shqipëria shumë shpejt do ta shohë veten me më shumë prosperitet.
    Ka deputetë që kanë qenë dhe herë të tjera dhe ata shohin që për një periudhë kaq të shkurtër, këtu ka ndryshuar çdo gjë.
    Unë do të jem përsëri këtu. Ky gjigand mund të realizohej vetëm nga një lidership i fortë dhe një vendimmarrje me kurajo.

    Për të gjithë ata që nuk e kanë vizituar veprën, që realisht bën krenar çdo qytetar të Shqipërisë, ju përsëris dhe një herë ftesën dhe për faktin se, rruga që do të lidhë portet tona me Kosovën dhe me Europën Juglindore është me katër korsi. Është Shqipëria me katër korsi në të gjithë infrastrukturën e saj. Ndaj dhe unë mendoj se kjo na bën krenarë, kjo na bën Europianë. Kjo është Shqipëria e 2020-ës dhe ne kemi rendur dhe kemi shkurtuar kohën tonë në të gjitha projektet tona.”

    Përshtypjet e tyre i shprehën për gazetarët edhe deputetët Lajla Përnaska dhe Leonard Demi.

    "Është një moment tepër i veçantë të ndodhesh në gjirin e kësaj vepre kaq gjigande dhe do të doja të theksoja që, në këtë rast, nuk ka asnjë lloj nevoje, as për dialog, as për monolog, pasi vepra flet vetë", tha deputetja Lajla Përnaska:

    Ndërsa deputeti Leonard Demi u shpreh se : "Kjo është një vepër madhore që do t’i shërbejë gjithë Shqipërisë dhe gjithë rajonit për vitet që do të vijnë nga çdo pikëpamje ekonomike, shkëmbim, siguri dhe përfitimi i vendit tonë është i pakrahasueshëm."

  8. #208
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-05-2005
    Postime
    153
    Leonard Demi pseudonimin e sigurmit te shtetit e ka Murrizi.

  9. #209
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Opozita e shkrete dhe ky bishti i mizes Erjon Brace, spo lejne gje pa baltosur me shpresen qe disa vota shtese qe mund te marrin nga disa te verber, nqs nuk mund ta ndalojne te pakten te ngadalsojne bashkimin e nje her e pergjithmon te Shqiptareve ne dy anet e kufinit.


    Opozita turp per kombin.,

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •