Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Kuvendi i Lezhės 2 mars 1444

    Duke shfletuar kalendarin historik, mė 2 mars, pėrkujtojmė mbledhjen e Kuvendit tė Princave tė Arbėrit nė Lezhė, nė vitin 1444. Kuvendi i drejtuar nga Venediku u mblodh nė kėtė qytet tė vogėl nė mėnyrė qė tė shmangeshin konfliket mes princave dhe tė arrihej bashkimi i arbėrve kundėr turkut.

    Lidhja zgjodhi prijės Gjergj Kastriotin, i cili qysh atė ditė mori komandėn e plotė tė luftės kundėr osmanėve. Filluan kėshtu 25 vjet betejash, intrigash e tradhtish pėrmes tė cilave u pėrshkua populli ynė. Por kėto vjet ishin edhe vjetėt e afirmimit tė shqiptarėve nė arenėn politike.

    Skėndėrbeu ia doli tė mbrojė Ballkanin jugperėndimor nga turqit tė cilėt me 29 maj 1453 pushtuan edhe vetė Kostantinopojėn. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit Lidhja e Lezhės e bori kuptimin e vet dhe shqiptarėt i kaplloi letargu i gjatė. Do tė zgjoheshin vetėm nė 1703 nė Kuvendin e Arbėnit, po nė Lezhė, i cili pati po aq qėllime fisnike sa edhe ai i Kastriotit: mbrojtjen e Krishtėrimit.

    Lidhja e 1444-shit u shėrbeu prap mė vonė shqiptarėve si shembull frymėzimi pėr bashkim nė mbrojtje tė tėrėsisė tokėsore, kujtojmė kėtu Lidhjen e Prizrenit tė qershorit tė 1878-ės. Ndėrsa nė kėtė ditė, dėshmia qė mund tė japė Kuvendi i Lezhės ėshtė se kur aleancat politike jane tė themeluara nė ndjenja tė sinqerta e tė ndėrsjellta japin gjithnjė fryte tė dobishme nė jetėn e njė kombit. Kjo ėshtė arsyeja qė shqiptarėt e pėrkujtojnė me nderim kėtė ngjarje e krenohen me tė edhe pse kanė kaluar 562 vjet.


    NoName

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pėr turkin Gjergj Fishta shprehet kėshtu:

    Po pse na tė vegjėl jemi,
    pse kend fis e vėlla nuk kemi.
    Na sot shkjahut smund ti bėjmė ballė,
    Qi po don tna pėrpijė gjallė.
    Prandaj thom se e lyp e mara,
    Qi dhe sot ma si pėrpara
    Tė rrijmė njit me mbret tė stambollit
    Pėr me i banum ballė Nikollit...

    "Mr Dituria"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485


    KUVENDI I LEZHES Z. Shoshi

    Nė 1444, nė qytetin e Lezhės. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu mblodhi nė njė kuvend historik prijėsit shqiptarė pėr t'i bashkuar e pėr t'i pėrballuar kėshtu invazionit osman, qė ishte invazioni mė i tmerrshėm pėr kohėn. Kuvendi i Lezhės qe njė shprehje e fuqishme e vullnetit dhe e unitetit tė popullit shqiptar.

    Bajnė kuvend burrat e dheut,
    tuj dhanė besėn Skėnderbeut,
    tuj dhanė besėn me luftue,
    shpatėn turkut me ja vue.

  5. #5
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Arbereshet E Italise, Kortezh Historik Ne Shqiperi

    Mberrin nje delegacion prej 50 arbereshesh te Italise, me drejtues komunash e bashkish dhe artiste .Ceremoni festive ne Vlore, Durres dhe ne perkujtim te Dasmes se Mamices ne Kalane e Prezes.

    Ashtu si shekuj me pare, sot ne Kalane e Prezes, arbereshet do perkujtojne mes nje feste te madhe dhe kortezhi historik, Dasmen e Mamices, heroines shqiptare. Nje delegacion prej 50 artistesh dhe drejtues te bashkive te komunes se San Marzanos, Orias, Copertinos, Brindizit (Pulia) dhe Komunes se Bariles (Bazlikata), ka mberritur tashme ne vendin tone

    Eglantina Nasi

    Ashtu si shekuj me pare, sot ne Kalane e Prezes, arbereshet do perkujtojne mes nje feste te madhe dhe kortezhi historik, Dasmen e Mamices, heroines shqiptare. Nje delegacion prej 50 artistesh dhe drejtues te bashkive te komunes se San Marzanos, Orias, Copertinos, Brindizit (Pulia) dhe Komunes se Bariles (Bazlikata), ka mberritur tashme ne vendin tone, ftuar nga stafi i Qendres Kulturore Shqiptare "ARTISTI" Qytetare te Botes me seli ne Tirane.

    Kjo pas aktiviteteve te zhvilluara prej stafit te kesaj qendre kulturore ne vitin e kaluar ne qytetet arbereshe te Rajonit te Pulias, San Marzano dhe Rajonit Basilicata Barile, ku jane vendosur edhe bustet e heroit kombetar shqiptar Skenderbeu. Presidenti i Qendres "ARTISTI" z.Mimmo Gianfreda, shprehet se "me ane te ketyre aktiviteteve te zhvilluara me sukses, kesaj qendre kulturore, i eshte dhene mundesia e krijimit te nje imazhi mjaft pozitiv te Shqiperise". Dhe kjo jo vetem ne kuadrin e 600 vjetorit te lindjes se heroit kombetar shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeu.

    Por kjo nisme, vazhdon edhe ne vitin 2006 me shume takime te tjera te rendesishme. Si kjo e tour it te 50 arberesheve gjate datave 29 30 prill ne qytetet e Shqiperise si Vlore, Durres dhe me pas ne Kalane e Prezes. Ku sipas historianeve, eshte zhvilluar dasma e Mamices. Ne homazh te familjes se Kastrioteve: Gjergj Kastrioti, Donika Araniti dhe per te paren here, heroines se madhe (paksa te harruar) Mamica Kastrioti, e cila ka perfaqesuar e perfaqeson edhe sot e kesaj dite figuren e forte, te sinqerte, besnike te gruas shqiptare, te atehershme dhe te sotme.

    Te pranishmit ne kete feste e cila zhvillohet diten e sotme, do te kene kenaqesine te shohin edhe nje kortezh historik me veshje historike te epokes, te cilat do prezantohen nga grupi i arberesheve qe kane ardhur ne Shqiperi. Me pas, nje koncert festiv me kenge dhe melodi arbereshe, do te shoqeroje gjithe momentin e pas kortezhit.

    Kortezh historik i Princit Gjon Kastriot Skenderbeu

    Me ane te kesaj feste, do t'i behet homazh edhe rezistences se bere drejtuar nga i biri i Skenderbeut, Gjoni.

    Te mos harrojme fjalet qe Gjergj Kastriot Skenderbeu i ka thene birit te tij Gjonit: Te impenjohet, sic ai beri gjithmone per lirine e Arberise se tij. Dhe i biri i tij, Princi Gjon i premtoi Gjergjit te madh se ai se do te kthehej ne Shqiperi per te kompletuar rrugen e lirise qe ai kishte ngritur tashme. Dhe pikerisht, kete beri Gjoni ne vitin 1481, i merguar ne Itali se bashku me nenen e tij Donika, ashtu sic historianet e kane parashtruar edhe ne disa artikuj te vecante.

    Sipas Giancarlo Vallone, biri i heroit te madh Skenderbe, behet protagonist i nje aventure ne Shqiperi aq te rendesishme, per te tentuar serish lirine e Shqiperise te pushtuar nga turqit, pas renies se Krujes dhe te te parit qytet ne Itali, Otranto Pulia ne duart e tyre. Ne korrik 1481, turqit jane brenda ne muret e Otrantos te fituar prej tyre ne gushtin e nje viti me pare. Alfonsi i Aragones, mbret i Napolit, eshte i sigurte te rifitoje qytetin.

    Por para disa ditesh, i mberriti lajmi se nje perforcim i madh i ushtrise turke para hyrjes ne Otranto, ishte gati ne Vlore. I takon Gjonit te rikthehet ne token e te pareve te tij. Eshte nje operacion i frikshem dhe i veshtire. I shoqeruar se bashku me disa luftetare si Tocco (despot i Epirit), me te famshmin luftetar, Princin e Korones Corcondilo Clada, qe ndeshet ne More. Lufta e re ne Shqiperi, vjen ne te njejten menyre, si ajo qe zhvilloi babai i Gjon Kastriotit Skenderbeu, me sulme te papritura dhe ndihmen e popullsise shqiptare te mbetur ne vend, e cila e adhuron Princin e saj, Gjonin.

    Dhe keshtu, kalon nga suksesi ne sukses, i ndihmuar nga kusheriri i tij i cili bashkohet me te, Kostantini Musachi Carli, qe shkaterroi ne Himare ushtrine e madhe turke rreth 20 mije ushtare. Madje duke burgosur kreun e ushtrise turke, Sulejman Alibeg. Ne kete pike, garnizoni turk duke ditur edhe vdekjen e Sulltanit Muhameti II, nuk ka asnje ndihme ku te shpresoje dhe dorezohet tek aragonezet.

    Keshtu, rajoni i Salentos u clirua, por per Shqiperine nuk ka me shprese. E Gjon Kastrioti, edhe pse fitues, do te kthehet ne feudin e tij te Galatines ku qendron edhe nena e tij Donika. Ky tour i arberesheve nisur pikerisht nga Vlora e me pas ne Durres, do te perkujtoje ne fakt edhe kete detaj historik, pra hyrjen e Gjonit ne Vlore.

    Programi i festes se arberesheve

    Trageti "Skenderbeg Lines" e ka sjelle dje grupin arberesh ne Vlore. Aktivitetet me pas kane vijuar me pershendetjen e mireseardhjes nga autoritetet e qytetit duke vijuar me nje manifestim dhe moment festiv edhe ne qytetin e Durresit. Ndersa programi i sotem ne Kalane e Prezes parashikon zhvillimin e ceremonise se Flamurit Shqiptar, por edhe inagurimin e Ekspozites Fotografike "Arberia e Italise" Shqiperia e Mijevjecarit III, dje dhe sot. Ajo do shoqerohet nga konferenca "Nga rruga Egnatia ne Appian Antike" Histori e popullit shqiptar, ku do flitet nga studiues dhe perfaqesuesit e trevave arbereshe mbi eksodet, pengesat dhe turizmin kulturor.

    Pasditja do te vijoje me manifestimin kortezhin historik "Dasma e Mamices" dhe festen e madhe "Nen Yje". Per mbarevajtjen e ketij aktiviteti, kane bashkepunuar Ministria e Turizmit dhe Kultures, Drejtoria e Monumenteve si dhe Komuna Preze dhe Bashkite e qyteteve mikpritese te delegacionit arberesh Vlore dhe Durres. Ndersa nga pala italiane, Bashkia e San Marzanos, Copertinos, Orias, Brinidizit, Leces.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga Sabriu
    Pėr turkin Gjergj Fishta shprehet kėshtu:

    Po pse na tė vegjėl jemi,
    pse kend fis e vėlla nuk kemi.
    Na sot shkjahut smund ti bėjmė ballė,
    Qi po don tna pėrpijė gjallė.
    Prandaj thom se e lyp e mara,
    Qi dhe sot ma si pėrpara
    Tė rrijmė njit me mbret tė stambollit
    Pėr me i banum ballė Nikollit...

    "Mr Dituria"
    Pavaresia e Shqiperis ishte ne duart e Evropes. Kryengritjet anti-turke ne fillim te shekullit 20 i tregonin Evropes se ne kemi identitet te vecante. Pa asnje kryengritje anti-turke Evropjanet injorante kurre nuk do e merrnin vesh se ka shqiptare ne ballkan, pra nuk do zbatohej koncepti i vetvendosjes (me te cilin na shpetoi Wodrow Wilson ne 1919) dhe sot nuk do kishte Shqiperi ne harte.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ReGaiN
    Anėtarėsuar
    20-02-2009
    Postime
    11
    paramendoni njerz sa te zgjuar jemi ne shqiptaret e hasa ne nje web www.webshqip.com qe "Kur U Zhvillua Kuvendi I Lezhes" ? vetem viti ishte sa me habiti edhe mu dhimbsen shqiptaret jo te gjith qe e kishin shkru qe Kuvendi I Lezhes u Zhvillua me 1544?

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Lezha, kjo antike !
    Nga trinity nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •