Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    11 Janari sipas historianit kopuk Xhelal Gjecovit

    nga gazeta Zeri i popullit
    -----




    11 Janari-Republika qė tregojnė por qė nuk festojnė

    "Madje, edhe Abaz Kupi, pėrfaqėsues i rrymės zogiste nė Konferencė, deklaroi se ne duam njėherė Shqipėrinė e lirė, pastaj do t'i vinte radha Zogut dhe regjimit tė tij, pėr tė cilin do tė vendoste vetė populli, nėse e do ose jo"



    TIRANE- 11 janar 2004. Shpallja e Republikės nuk u kremtua. Partia Demokratike duke u ngritur tė fitojė politikisht nga njė tragjedi e rėndė njerėzorė kėtė datė e shpalli Ditė Zie, kundėr cdo lloj ligji e kanuni. Por c'thone historianet per kete date?

    Sipas prof. Xhelal Gjecovit me date 11 janar 2004 Shqipėria u shpall Republike duke I dhene de juro nje grusht te forte monarkise dhe ne fillimet e saj ishte nje republike me principe e parime demokratik, pavaresisht ngjyrimeve e formave qe iu dhane me pas. Madje sikurse kujton dhe prof. Gjecovi ne Asamblene e shpalljes se Republikes merrnin pjese dhe ata demokrate jokomuniste.



    Cili ėshtė qėndrimi juaj pėr moskremtimin e 11 janarit?

    Pėr mua 11 Janari ėshtė njė ngjarje shumė e rėndėsishme historike, e cila nuk ka arsye qė tė kremtohet, pėrkujtohet, nderohet. Ajo nuk ka asnjė ngarkesė politike apo ideologjike qė ta kontestojė dhe tė na bėjė tė hezitojmė ta pėrkujtojmė. Pėrkundrazi, ėshtė njė datė qė meriton tė vlerėsohet dhe sot pas gjithė kėtyre ndryshimeve demokratike, sepse 11 janari, Asambleja Kushtetuese e dalė nga zgjedhjet e para tė zhvilluara nė vend, zgjidhi njė nga problemet kardinale tė zhvillimit tė mėtejshėm tė Shqipėrisė, tė cėshtjes sė formės sė regjimit.
    Me 11 janar deputetet, asambleisistėt e zgjedhur nė mėnyrė demokratike nė zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 me pėrfaqėsues tė ligjshėm nė tė gjithė vendin, mund tė themi me njė pėrfaqėsi pluraliste, nė tė cilėn merrnin pjesė dhe deputetė qė mė vonė regjimi komunist I dėnoi, por flasim pėr vitet 1945 - 1946, si Shefqet Bejo, Riza Dani, etj, dhe ata ishin pėrfaqėsues tė ligjshėm dhe ata votuan pėr shpalljen e Republikės. Pra, me tė vėrtetė mund tė them qė ai ishte nė Kuvend, njė Asamble plotėsisht I ligjshėm, plotėsisht, pėrfaqėsues, pluralist, pėrfaqėsues nga shrtesa tė ndryshme, pėrfaqėsues nga krahina tė ndryshme, pėrfaqėsonin mė shumė, sigurisht ato shtresa dhe ato personalitete qė kishin marrė pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacional - Clirimtare dhe kjo Asamble plotėsisht e ligjshme, e mbledhur me 10 janar 1946, vendosėn nė mėnyrė unanime, duke votuar dhe demokratėt jokomunistė qė kishin marrė pjesė nė luftė, qė Shqipėria tė shpallej Republikė. Pra, si formė shtetėrore do tė ishte Republika. Kėshtu I jepej fund dhe de juro monariksė, monarki e cila, si tė thuash de facto ishte likujduar qė me 7 prill 1939, nė pushtimin italian, kur kjo monarki nuk ishte nė gjendje tė mbronte interesat e vendit, nuk qe nė gjendje t'I bėnte ballė agresionit ajo u vetasgjesu, u vetlikujdua, u vetshkatėrrua. Nuk mjaftonte vetėm kjo, nuk mjaftonte as zgjidhja qė u dhanė vitet e luftės qė u duk qartė qė do tė ishte njė regjim republikan, por duhej ligjeruar pas lufte, aspi tė krijoheshin kushtet pėr zgjedhje tė lira dhe nga kėto zgjedhje do tė dilte njė asamble e ligjshme, pėrfaqėsuesit do tė ishin nė popull, tė cilėt mė pas nė mėnyrė unanime vendosėn pėr formėn e regjimit qė ishte Republika. Kėshtu iu dha fund dhe njė zgjidhje e domosdoshme, e me njė rendėsi tė madhe, forma e organizimit shtetėror, qė ishte e pėrshtatshme ėpr kushtet e vendit tonė, por dhe nė harmoni me zhvillimet politike nė Evropė. Forma e organizimit ėshtė e njė rėndėsie tė madhe pasi ndikon nė pėrmbajtjen e regjimit, pavarėisht se regjimi ynė erdhi duke u ashpėrsuar dhe u shndėrrua nė njė diktaturė, nė hapat e para ajo qe njė Republikė demokratike dhe me kėto principe e parime, Republika e shteti ynė nisi rrugėn, pavarėsisht c'ndodhi mė vonė. Republika qė miratuan asembleistėt me 11 janar ishte zgjedhja mė e drejtė qė bėnė deputetėt.



    Po tashmė dhe nė kėto vite pluralizimi dhe vete shqiptaret votuan dhe vendosen qe forma e regjimit te jete Republike? Cili eshte komenti juaj?

    Edhe pas rrezimit tė regjimit komunist e ardhjes sė rendit demokratik nė Shqipėri, vazhdoi tė ishte regjimi republikan, megjithatė meqenėse nga forcat e djathta nuk pranohej njė formė e tillė regjimi, sepse sipas tyre asambleja e atėhershme ishte komuniste, pėr rrjedhojė dhe zgjidhja ishte dhėnė nė favor tė Partisė Komuniste, kėrkohej qė kjo gjė tė ripėrsėritej, pra dhe njė herė kushtet e reja historike, kushtet e pluralizimit, nė kushtet e ekzistencės sė partive tė ndryshme politike, t'I jepej zgjidhje kėsaj cėshtje. Dhe u pranua si version. U bėnė votimet dhe njė herė dhe nė mėnyrė dėrrmuese fitoi Republika.

    Si u arrit deri tek Republika e Shqipėrisė

    Nga Prof. Xhelal Gjeēovi

    Tashmė dihet se me 11 janar 1946 Asambleja Kush
    tetuese, qė doli nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945,
    mori vendimin historik pėr shpalljen e Shqipėrisė Republikė Popullore, duke i dhėnė fund kėshtu monarkisė edhe de jure, pasi de fakto ajo ishte likujduar me rrėnjė qysh gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Aktivi i Shpalljes sė Republikės sigurisht, nuk mund tė merret i shkėputur nga i gjithė procesi historik qė pėrgatiti kushtet dhe bėri tė mundur marrjen e njė vendimi tė tillė historik. Ai qe menduar e projektuar qė nė fillimet e Luftės Antifashiste nga forcat qė e organizuan dhe e udhėhoqėn kėtė luftė. Madje, nė procesin e kėsaj lufte u hodhėn njėri pas tjetrit hapat e duhura qė do tė pėrgatisnin terrenin e duhur pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Kėshtu nė programin e PKSH e tė Frontit Nacionalēlirimtar tė Shqipėrisė parashikohej qė pėrmend luftės tė armatosur tė arrihej dėbimi i pushterarėve nazifashiste, ēlirimi i atdheut dhe vendosja nė vend e njė regjimi demokratik, sipas dėshirės dhe vullnetit tė popullit. Hapat pėr zgjidhjen e kėtyre dy detyrave primordiale do tė ecnin paralelisht dhe do tė ndihmonin e fuqizonin njėri-tjetrin.

    Nė Konferencėn e Pezės, 16 shtator 1942, nė tė cilėn morėn pjesė forcat kryesore politike tė vendit, u deklarua se ēėshtja e regjimit qė do tė kishte Shqipėria do tė zgjidhej sipas vullnetit tė popullit pas ēlirimit tė vendit. Madje, edhe Abaz Kupi, pėrfaqėsues i rrymės zogiste nė Konferencė, deklaroi se ne duam njėherė Shqipėrinė e lirė, pastaj do t'i vinte radha Zogut dhe regjimit tė tij, pėr tė cilin do tė vendoste vetė populli, nėse e do ose jo.

    Nga ana tjetėr, edhe Fuqitė e Mėdha Aleate, Anglia, BS dhe SHBA, qė kryesonin Koalicionin Antifashist Botėror, nė deklaratėn e tyre zyrtare tė dhjetorit 1942, me tė cilat njihej lufta e popullit shqiptare, si pjesė pandarė e Luftės Antifashiste Botėrore, theksonin se dėshironin ta shikonin Shqipėrinė e lirė e tė pavarur, kurse pėr regjimin politik, atė do ta vendoste vetė populli shqiptar pas ēlirimit tė vendit.

    Kongresi historik i Pėmetit, qė zhvilloi punimet nga data 24-28 maj 1944 shėnon njė hap vendimtar drejt zgjidhjes sė kėtij problemi. Kongresi u mblodh nė njė kohė kur ēdo gjė ishte qartėsuar, si perspektiva e sigurtė e fitores sė luftės, nė plan tė brendshėm e ndėrkombėtare, ashtu edhe diferencimi i forcave pjesėmarrėse nė tė. Nė kėto rrethana ai mori vendime tė rėndėsishme pėr kėtė ēėshtje. Ai ngriti organizmat e shtetit tė ri, themelet e tė cilit qenė hedhur qė nė zjarrin e luftės. Nė tė njėjtėn Kohė Kongresi vendosi t'i ndalojė Zogut kthimin nė Shqipėri pėr arsye qė tashmė dihen. Regjimi i Zogut perceptohej nga populli si njė regjim i dėshtuar e i falimentuar totalisht jo vetėm pėr parapambetjen nė tė cilėn e la vendin, por edhe pėr qėndrimin e mbajtur ndaj ēėshtjeve thelbėsore kombėtare. Atij nuk mund t'i falej dhėnia e Shėn Naumit dhe njė pjesė e Vermoshit Jugosllavisė sė Pashiēit pėr ndihmėn qė ajo i dha pėr kthimin e tij nė pushtet. Zogut dhe regjimit tė tij nuk mund t'i faleshin politika e dyerve tė hapura qė ndoqi me Italinė fashiste dhe marrėveshjet skllavėruese qė nėnshkroi me tė nė vitet 1927-1928, tė cilat nė fakt pėrgatitėn terrenin pėr pushtimin ushtarak tė Shqipėrisė. Mė sė fundi, Zogut nuk mund t'i falej as qėndrimi qė mbajti ndaj agresionit tė fashistėve italiane, tė 7 prillit 1939, kur njė ditė para tij braktisi vendin, duke e lėnė atė nė mėshirėn e fatit. Ishin kėto arsyet qė Fuqitė e Mėdha Aleate nuk e njohėn dhe nuk e llogaritėn asnjėherė Zogun si njė lojtar politik, me tė cilin ia vlente tė merreshin e aq mė pak t'i besnonin ndonjė farė roli njė zhvillimin e ngjarjeve nė Shqipėrinė. Nisur nga kėto rrethana, pavarėsisht se ēfarė thuhet e ēfarė shkruhet sot nga idhtarėt zogistė, vendimi i Kongresit tė Pėrmetit qė ndalonte kthimin e Zogut nė Shqipėri, pėr atė kohė ishte plotėsisht i drejtė e i bazuar. Megjithatė, Kongresi nuk e abrogoi monarkinė, pasi kėtė tė drejtė nuk mund ta ushtronte, sepse pėrfaqėsimi i tij sidoqoftė tė ishte i kufizuar. Nė kongres pėrfaqėsoheshin forcat qė kishin aderuuar nė Frontin Nacionalēlirimtar, kurse ēėshtjen e regjimit politik duhet ta vendoste i gjithė populli shqiptar, kur tė krijoheshin kushtet e duhura, qė ai tė shprehte lirisht vullnetin e vet pėr kėtė ēėshtje qė lidhje me tė ardhmen e vendit.

    Qeveria demokratike e dalė nga mbledhja e dytė e KANĒ, qė zhvilloi punimet nė Berat, nė prag tė ēlirimit tė plotė tė vendit, konkretizoi mė tej zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, duke deklaruar se menjėherė pas ēlirimit do tė zhvilloheshin zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese, e cila do tė kishte tė gjitha prerogativat e duhura, qė nė emėr tė popullit tė pėrcaktonte formėn e regjimit qė do tė kishte shteti shqiptar. Nė tė vėrtetė, pas ēlirimit tė vendit u krijuan realisht tė gjitha kushtet e duhura pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Nė kėto rrethana, nė korrik 1945, Kryesia e Frontit Nacionalēlirimtar vendosi mbajtjen e zgjedhjeve pėr Asamblenė Kushtetuese, organin mė tė lartė ligjvėnės tė vendit.

    Nė shtator 1945 u mblodh Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar i cili miratoi ligjet mbi Asamblenė Kushtetuese, mbi zgjedhjet e Asamblesė Kushtetutese dhe mbi listat elektorale.

    Ligji pėr zgjedhjet e Asamblesė Kushtetuese parashikonte qė veē Frontit Demokratik, nė garėn elektorale mund tė merrnin pjesė dhe pėrfaqėsues nga grupe apo parti politike qė mund tė krijoheshin, duke paraqitur kandidaturat e duhura pėr tė konkuruar, brenda ose jashtė Frontit. Nė kėtė mėnyrė, ligji ishte mjaft demokratik pėr kohėn, pasi nė thelb pranonte pluralizmin politik. Megjithatė duhet thėnė se partitė politike, qė mund tė krijoheshin, do tė ishin nė kushte tė disfavorshme, pasi koha nė dispozicion pėr t'u pėrgatitur pėr fushatėn elektorale ishte e pamjaftueshme. Pėr kėtė arsye, Gjergj Kokoshi e quajti ligjin antidemokratik. Anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar i kėrkuan Kokoshit qė tė shpjegonte se nė ē'drejtim ligji sipas tij, ishte antidemokratik, me qėllim qė t'i bėheshin pėrmirėsimet e duhura. Mirėpo ai nuk pranoi dhe doli nė mėnyrė demonstrative nga kėshilli dhe nga Fronti. Siē u bė e qartė mė vonė, Kokoshi synonte qė tė krijonte njė opozitė jashtė frontit, ndėrkohė qė anėtarėt e tjerė tė opozitės brenda Frontit nuk e pasuan, sepse ishin tė mendimit tė vinin kandidaturėn brenda Frontit, me qėllim qė tė dilnin mė vonė si grup opozitar nė gjirin e tij. Pėrfaqėsuesi kryesor i kėsaj ideje ishte Shefqet Beja, nė atė kohė nėnkryetar i frontit Demokratik.

    Kėshilli i Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar hodhi poshtė pretendimet e Gjergj Kokoshit dhe vendosi qė zgjedhjet tė bėheshin me 2 dhjetor 1945. Pėr herė tė parė nė Shipėri zgjedhjet do tė ishin tė lira, tė pėrgjithshme, tė barabarta, direkte dhe tė fshehta. Nė bazė tė ligjit kishin tė drejtė tė votonin tė gjithė shtetasit qė kishin mbushur moshėn 18 vjeē. Pėrjashtoheshin nga kjo e drejtė vetėm ministrat e qeverisė kuislinge, kriminelėt e luftės, si edhe ata qė me vendim gjyqėsor kishin humbur tė drejtėn elektorale.

    Nė zgjedhje moren pjesė mbi 90 pėrqind e zgjedhėsve dhe mbi 93 pėr qind e tyre i dhanė votat pėr kandidatėt e Frontit. Nga kėto zgjedhje dolėn 82 pėrfaqėsues tė popullit. Shumica e tyre ishin komuniste, por u zgjodhėn edhe elementė pa parti; madje 7-8 prej tyre dolėn si kundėrshtarė tė hapur tė vijės sė Frontit dhe tė PKSH.

    Misionet angleze dhe amerikane, pėrmes vėzhguesve tė tyre, panė nga afėr zhvillimin e zgjedhjeve nė Shqipėri dhe ndonėse ato qėnė njėpartiake, u konsideruan si zgjedhjet mė demokratike qė ishin zhvilluar deri atėhere nė vend. Nė zgjedhje nuk pati konkurentė tė tjerė politikė, megjithėse ligja, siē e thamė, e lejonte atė. Edhe njė kandidat i vetėm i pavarur qė konkuroi nė Vlorė nuk fitoi. Autoriteti i PKSH, besimi i popullit nė tė nė atė kohė ishte i madh.

    Mė 17 dhjetor 1945, Kryesia e KANĒ, nė bazė tė ligjit mbi Asamblenė Kushtetuese, vendosi tė thėrrasė mbledhjen e parė tė Asamblesė mė 10 janar 1946. Asambleja duhet tė zgjidhte dy detyra tė rėndėsishme: tė pėrcaktonte pėrfundimisht formėn e regjimit nė Shqipėrisė dhe tė miratonte Statutin Themeltar (Kushtetutėn). Asambleja e filloi punimet me 10 janar 1946. Para fillimit tė punimeve asaj i erdhėn me qindra telegrame urimi nga tė katėr anėt e vendit, pėrmes tė cilave populli kėrkonte qė si formė regjimi politik tė vendosej Republika. Nė emėr tė asamblistėve tė Vlorės, deputeti Hysni Kapo paraqiti nė mbledhje njė mocion, me tė cilin kėrkohej qė Asambleja tė miratonte Republikėn Popullore si formė regjimi politik tė shtetit shqiptar. Kjo kėrkesė u miratua me unanimitet dhe me brohoritje nga tė gjithė asamblistėt. Nė kėtė mėnyrė Asambleja Kushtetuese e shpalli njėzėri Shqipėrinė Republikė Popullore. Me kėtė akt u zgjidh pėrfundimisht ēėshtja e formės sė regjimit politik tė shtetit shqiptar dhe si rrjedhim u hoqė monarkia. A. Zogu dhe trashėgimtarėt e tij humbėn kėshtu tė drejtat qė kishin pasur dhe qė nga ky moment atyre u ndalohej dhe hyrja nė Shqipėri.

    Pas kėsaj Asambleja Kushtetuese miratoi ligjet qė Kėshilli Antifashiste Nacionaēlirimtare kishte nxjerrė qė nga Kongresi I Pėrmetit e deri nė mbledhjen e Asamblesė. Mė 12 janar 1946 Asambleja zgjodhi Presidiumin e saj. Pėr pėrbėrjen e saj u paraqitėn dy lista. E para, e propozuar nga deputetėt e Frontit, pėrfshinte dhe anėtarė tė qverisė; kurse e dyta, e paraqitur nga deputetė opozitarė, nuk pėrfshinte anėtarėt e qeverisė dhe nė vend tė tyre ishin vėnė deputetė qė nė prapaskenė pėrfaqėsonin opozitėn. Hartuesi i listės sė dytė ishte deputeti Riza Dani. Listat u votuan nė mėnyrė tė fshehtė dhe me shumicė absolute votash fitoi lista e parė. Kryetari i Asamblesė Kushtetuese u zgjodh Omer Nishani, deputeti pa parti, patriot e antifashist i njohur.

    Mė 24 janar 1946, qeveria, paraqiti Asamblenė Kushtetuese, projektin e Statutit Themeltar (Kushtetutės), tė cilin ajo vendosi qė ta shpėrndajė pėr diskutim nė popull. Pėr kėtė qėllim, nė institucionet, ndėrmarrjet dhe kolektivat punonjėse tė qyteteve dhe fshatrave tė vendit, u organizuan mbledhje tė gjera, gjatė tė cilave u dhanė mendime tė vlefshme qė ēuan nė pėrmirėsimin e projektit tė Kushtetutės. Mė 25 shkurt 1946 Asambleja diskutoi e miratoi projektrregulloren e Asamblesė dhe projektin e Kushtetutės sė vendit. Tė dy kėto dokumente u miratuan pas debateve tė ashpra me deputetėt opozitarė ilegale, tė cilėt po pėrpiqeshin tė formonin njė grup opozitar legal, brenda Asamblesė Kushtetuese pėr tė kundėrshtuar ato nene tė Statutit, ligje e qėndrime tė qeverisė qė nuk u dukeshin tė drejta. Mendimet e deputetėve opozitarė u hodhėn poshtė nga deputetėt e mazhorancės komuniste.

    Mė 14 mars 1946 Asambleja Kushtetuese miratoi kushtetutėn e Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe vendosi qė ajo vetė tė kthehej nė Kuvend Popullor. Statuti themeltar (kushtetuta) sanksionoi pėrfundimisht republikėn, si forma e regjimit politik nė Shqipėri.

    Siē shihet, vendimet e Asamblesė Kushtetutese nuk kishte ngarkesa ideologjike. Ato ishin rrjedhim logjik i luftės dhe revolcionit popullor tė zhvilluar nė Shqipėri dhe sanksiononin juridikisht fitoren e tyre. kėto vendime nuk kanė asnjė element me peshė historike, politike apo juridike qė tė mos pėrfillet sot. Nė analizė tė fundit, nė aktin e shpalljes sė Republikės mishėrohej e sanksionohej vullneti legjitim i popullit shqiptare i shprehur pėrmes pėrfaqėsuesve tė tij legjitim nė Asmablenė Kushtetutese, e cila doli nga zgjedhjet e lira tė 2 dhjetorit 1945. Kėto zgjedhje nuk kishin tė krahasuar me farsėn elektorale qė luajti Zogu mė 1928 kur vendosi monrakinė. Nė kėtė mėnyrė njė asamble jo kushtetutese, jo ligjore, antidemokratike, kishte miratuar vendosjen e monarkisė, kurse tani njė asamble plotėsisht demokratike, kushtetutese, ligjore e anulonte atė. Asambleja Kushtetutese e vitit 1946 nuk ishte as komuniste, as socialiste, por demokratike, siē ishte vetė Shqipėria dhe shteti i saj. Vendi ende nuk kishte hyrė nė etapėn e revolucionit socialist dhe tė shndėrrimeve socialiste dhe shteti nuk kishte marrė akoma tiparet e diktaturės sė proletariatit. Republika e shpallur me 11 janar ishte zgjidhja mė racionale dhe si e tillė ajo do t'i qėndronte me sukses provės sė historisė. Me kėtė formė qeverisjeje vendi realizoi ndryshime tė mėdha ekonomike, shoqėrore e kulturore. Edhe pas viteve '90, kur ndryshoi sistemi dhe rendi socialist u zėvendėsua me atė demokratik, kjo ēėshtje u konsiderua e zgjidhur pėrfundimisht. Republika ka dėshmuar qė pėr kushtet e vendit tonė ėshtė forma mė demokratike e qeverisjes. Pavarėsisht nga politikat qė janė ndjekur e ndiqen, ajo nė vetevete pėrmban gjithė hapėsirat e duhura pėr zhvillimin e demokracisė dhe pėr progresin e pandalshėm tė vendit.

    Pėrgatiti Edlira Teferici






    --------------------------------






    koment..


    republika popullore e shqiperise (me vone republike socialiste) ka qene qe ne minutat e para nje Ciflig i nje Bande aventuristesh qe u hoqen si komuniste antifashiste qe duke i lepire b.... misioneve anglo amerikane siguruan pushtetin dhe me vone duke u shitur tek KGB e Stalinit dhe UDB e Rankovicit dhe me vone tek CIA e MAFIA Italiane e Andreotit dhe Spiunazhi francez krijuan ne vend te Republikes nje diktature te eger e staliniste-kanibale qe Opoziten qe ne ditet e para e dergoi ne biruce.. ne plumb.. ne Litar.. qe e vodhi popullin dhe e shpernguli ajken e qyteteve dhe e mbushi me sorrollopin e saj fshataro-kanibal qe inteligjencen e shkolluar e varrosi te gjalle nen balten e Maliqit e ne minierat e Spacit.

    Asnje fjale nuk thone spiuni Xhelal Gjecovi per historine e vertete te ksaj republike qe vec emrin kishte republike sepse qe ne fillimet e saje e deri sot Vendi ishte dhe mbeti PRONE e nje grushti klanesh kriminele qe Republiken si aspirate demokratike e bene nje kafaz me hekura e tela me gjemba per 1 milion e me vone per 2 milion e ne epilog per 3 milion Skllever Shqiptare..

    MONARKIA e Ahmet Zogut ishte 1000 here me e lire e demokratike se republika e Haxhi Lleshit e Aranit Celes e Xhelal hafijes e Ramiz Ali Kapo Hoxhave..

    Kushtetuta e Zogut ishte dhe eshte dhe sot 1000 here me e drejte e me republikane demokratike se kushtetutat e Mehmet Enver Manushave e Fehmi Abdi Thanas Nanove..

    Sot republika Shqiptare eshte skllave e Sheikut Nano e kriminelit Altin arapi e kapo bandes se Skafeve Gjinush Rucit..

    Sot kjo republike eshte perseri pa OPOZITE..

    Deputetet Zogiste e Balliste dalin te shitur tek SHIK-Sigurimi i Ciflig-Republikes se ramiz Hoxh Ruco Nanove..

    sali berisha pabesisht e pa burrerisht me ane te ish vegles Kopliku perzuri Familjen mbreterore ne vitin 1993-94 ashtu si dikur bandat e Enver Mehmet Kapove ne 1945-en..dhe per te 6 here e con Popullin ne VOTIME fallco ku qe me pare dihet se Fitorja i levrin ne xhep Mafies Socialiste ..

    Xhefri deklaroi dje se "Kurre si sot ska qene kaq e mire miqesia Shqiptaro-Amerikane" qe do te thote se.. kurre si sot ska qene kaq grure Lidhja mes CIA-ese e Kupoles staliniste mafioze Shqiptare.. bile as ne kohet kur Enveri trumbetonte e realizonte koperativizmin stalinist me buk misri e gjize per popullin Shqiptar e kur i mbante birucat e burgjet e hapura per cdo nxenes te Fullcit e kur pushkatonte poete " per frym perendimore" ne vjersha e kur per nje kenge te Elvis Preslit a Sinatres internoheshin fise te tera e njekohesisht kur spiuni i Enver Hoxhes Manush Myftiu bente biseda sekrete me kreret dallkauke te CIAs..qe ta linin Rehat Enver Hoxhen e Makinen shtazarake te tije te grinte gjakun mishin e djersen e 3 milion Shqiptareve.. bile dhe me e mire kjo miqesi sot se dhe ne ditet kur bandat te garantuara nga Mariz Lino permbysen Demokracine qe sollen studentet pa ndihmen e CIa-s e KGB-se..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    ......Por me ndihmen e UDB-se !

    Shtoje edhe kete Braro se e le pa thon !

  3. #3
    Nuk zhbehet historia pse dikush komenton me ironi. As nuk kthehet e bardha ne te zeze se dikush mendon qe duke e ngjyrosur do i mbushi mendjen dhe te tjereve. Ti bamata dhe ca antare te tjere qe shkruajne kaq shume pro diktatures mesiguri jeni ai brez qe as e keni jetuar fare dhe vetem lexuar neper pamfletet pacavure qe filluan te boton mbas 90-es. Apo me keq te indoktrinuar gabimisht nen frymen e nje realiteti inekzistent dhe vetem siperfaqesor. Ose dhe me keq akoma... arsyet jane te shumta dhe nuk me takon mua t'i percaktoj. Ajo qe dua te them ne teme lidhet ngushte me vete nenforumin e Historise. Llafet ketu jane pa vend, sillni materiale e diskutoni per to e jo bindje personale se ato nuk i duhen kujt. Ka nenforume te tjera per diskutime te lira e tema shoqerore. Ketu behet histori.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Darius , me vjen keq te konstatoj , qe ti je i pozicionuar politikisht ! Te mendoja me te formuar dhe me te ditur ! Une shtova dicka ne pjesen e "komentit" qe do te thote se jam "dakort" me sa komenton Brari dhe plotesova pjesen qe kishte lene mangut sipas dijes time mbi bazen e te dhenave te sakta konfidenciale !

    Dhe komentin e Brarit , nuk ke pse na i servir per "histori" ! Une nuk bej perpjekje t'i mbush mendjen te tjereve , une jap thjesht faktet qe di ! Ne rast se ato te tingellojne ty bindese , ky nuk eshte faji im ! Ne rast se ty nuk te pelqen qe une i dal zot Shqiperise per realitetin e periudhes 50 vjecare , ku une kam qene gjithmone realist , te lutem here tjeter mua mos me jep keshilla !
    Respektoj te drejten e mendimit tend , kerkoj me kembengulje dhe dinjitet te respektosh te drejten e mendimit tim !

    Sa per historine , ti , sidomos ti qe je i fushes e di shume mire se eshte shume heret per te folur per shume gjera edhe para Luftes se dyte boterore dhe jo me kaq te aferta ne kohe , gjithmone duke folur per dokumenta te nendheshme , apo per mundesine qe te mbajme qendrime reale historike = shkencore !

    Ju merrni persiper te fyeni te tjeret publikisht sic keni bere me kete Xhelalin ketu duke e quajtur "kopuk" dhe kete ti na e servir per histori pse kjo te konvenon politkisht ty ?

    E megjithate ti mbaj qendrimin tend , por edhe nje here mua personalisht mos me jep keshilla!


    Me respekt

    bashke kolegu yt
    Bamatat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 14-10-2010 mė 17:20

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    ......Por me ndihmen e UDB-se !

    Shtoje edhe kete Braro se e le pa thon !
    Kjo shkon per ty Bamatat.


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Nuk ke se cfare thua , se nuk ke prodhim mendor dhe fillove me barcaletat ti ? Kujton se me intimidon mua me keto karagjozlleqe ?

    Kjo ju shkon per shtat juve policeve te censures dhe ka mundesi qe vertet mundet te jeni mbetje te mongoleve kur kane kaluar ne ato trojet e Shqiperise !

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Nuk ke se cfare thua , se nuk ke prodhim mendor dhe fillove me barcaletat ti ? Kujton se me intimidon mua me keto karagjozlleqe ?

    Kjo ju shkon per shtat juve policeve censures dhe ka mundesi qe vertet mundet jeni mbetje mongoleve kur kane kaluar ne ato trojet e Shqiperise !


    Mongoloizmin e sollen ne Shqiperi idhujt e tu dhe sot kane mbetur mongoloide si puna jote, jo si race, por si mendje.

    11 Janari 1946 ka qene nje nder hapat e instalimit te diktatures se cmendur staliniste ne Shqiperi.
    "Republika" e "Shqiperise se re" u shpall nga "shoku" Hysni Kapo, fill pasi u kaluan ne plumb dhe ne litar qindra e mijera shqiptare brenda dhe jashte shtetit shqiptar.

    Nje "Republike" qe nuk perfaqesonte aspak vullnetin e shoqerise shqipatre, por nje "Republike" imitim i rendomte i asaj fqinje te ish-RSFJ-se!

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Darius , me vjen keq konstatoj , qe ti je i pozicionuar politikisht ! Te mendoja me te formuar dhe me te ditur ! Une shtova dicka ne pjesen e "komentit" qe do te thote se jam "dakort" me sa komenton Brari dhe plotesova pjesen qe kishte lene mangut sipas dijes time mbi bazen e te dhenave te sakta konfidenciale
    Dhe komentin e Brarit , nuk ke pse na i servir per "histori" ! Une nuk bej perpjekje t'i mbush mendjen te tjereve , une jap thjesht faktet qe di ! Ne rast se ato te tingellojne ty bindese , ky nuk eshte faji im ! Ne rast se ty nuk te pelqen qe une i dal zot Shqiperise per realitetin e periudhes 50 vjecare , ku une kam qene gjithmone realist .....E megjithate ti mbaj qendrimin tend , por edhe nje here mua personalisht mos me jep keshilla!

    !
    E para e punes une nuk tregova asnje lloj formimi apo te desiluzionova sepse mendoj ndryshe nga ty? E dyta komenti im ishte per te gjithe dhe jo per ty vetem si antar, ketu perfshiva dhe Brarin. Tjetra une nuk te servira gje pasi nuk me intereson ti mbush apo zbras mendjen te tjereve. Ate komentin qe do ti dalesh per zot 50 vjeteve histori po e marr me shaka. Akoma dhe me shume me shaka po e marr ate punen e keshillave. Zoteri me intereson qe tema te mbahet e paster pa sulme e sharje personale. Me intereson me shume se hic nese ti je pro ish sistemit apo adhurues i flakte i tij. Historine se bejne llafet apo preferencat keshtuqe pozicioni im eshte fare neutral.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Falemiderit Darius qe i fute thonjte brenda ! OK

Tema tė Ngjashme

  1. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. 17 Janari - Ditė Lutjeje dhe Reflektimi Kombėtar
    Nga Duaje Siveten nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 23:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •