
Postuar më parë nga
Dito
Ku qëndron padrejtësia e shtetit shqiptar, ndaj Zhaneta Ogranaja?
Zonja Zhaneta, është e lënduar nga forcat politike, të cilat vazhdojnë ta përbuzin, ta fyejnë shpirtërisht, ta anatemojnë, për dënimet që janë bërë në adresë të saj, duke e akuzuar, se Zhaneta është agjente e komunizmit dhe poliagjente e Serbisë, kur ajo është një grua intelektuale, krijuese e veçantë në llojin e saj krijues. Kështu, asaj i është mohuar e drejta për tu strehuar në shtëpitë saj, të cilat janë sekuestruar pas arratisjes së saj. Zhaneta, ka pasur dy shtëpi, Njërën në Tiranë në rrugën "Myslym Shyri", Kulla 2- dhe në qytetin e Fierit (ku ka jetuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët, i cili sot nuk jeton më). Zhanetën i është dhënë një dhomë në ish shkollën e Partisë, me autorizim për strehim nga bashkia Tiranë. Zhaneta sot jeton në kushte tmerrësisht të mjerueshme, ku dhoma e saj, nuk ka një banjë për nevoja personale, as ujë të as drita. Zhaneta për kushtet skandaloze të vendbanimit, për padrejtësinë e sekuestrimit të banesave dhe moskthimin e pronave të paluejtshe (siç janë dy shtëpitë e banimit) është drejtuar dhe ankuar në disa institucione të shtetit: Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit, të dy krerëve të partive më të mëdha në vend, Avokatit të Popullit, por kanë kaluar 18 VJET dhe një muaj e gjysmë sëfundi dhe askush nuk ka denjuar ta presë në zyre e jo më ta dëgjojë për problemin shumë akut e jetik që ka gruaja 70 vjeçare, që për fjalën e lirë, vuajti në sistemn monist, dhe po vuan sërish edhe në sistemin demokratik. Më në fund, i dërgon edhe një letër (të fundit) kryeministrit Sali Berisha.
Ja teksti i letrës!
Kryeministri z.Sali Berisha
I drejtohem Kryeministrisë të vendosë për çështjen e strehimit tim, duke qenë se:
1.Jam nga të dënuarit në Shqipëri e pastrehuar, konform ligjeve juridike duhet të strehohem falas.
2.Jam refugjate politike e OKB për në SHBA. Jam kthyer në Shqipëri me vullnetin tim të lirë duke pasur bazë ligjore vendlindjen. Si e tillë e riatdhesuar kam 18 vjet pa shtëpi, më kanë vendosur në shkollën e partisë në një burg tjetër të llojit, ku duhet të jem analoge e një gjirizi famëmadh në oborrin e Kryeqyteti shqiptar pa drita e ujë.
3.I lutem Kryeministrit shqiptar, të kuptojë vendosjen time në Pogradec ku kam bërë një kontratë sipërmarrje me një ndërtues banesash, dhe ka një vit që banoj atje e cila ka një çmim prej 3.000.000.
4.Më kuptoni për detyrimin që ka një vit që po e kërkoj, detyrimi i banesës nuk ka lidhje me dëmshpërblimin e burgut, por me vendim të posaçëm konform dokumenteve ndërkombëtare të më njihet riatdhesimi dhe shtëpia, sepse kontraktuesit më kanë kërcënuar të më hedhin në rrugë.
Juve jeni në brendësi të problemit tim
5-Përsa i takon dëmshpërblimit tim të burgosurve politik jam e mendimit që duhen tatuar dëshmitarët e djeshëm, të cilët janë pasuruar ose të vuajnë dënimin sa ne, ata janë xhelatë.
Ndërkohë, dua që nga ky dëmshpërblim tu bëhet pjesë fëmijëve që kanë vuajtur nga unë, sot të dy fëmijët ankohen se ua kam nxirë jetën duke qenë në burgjet shqiptare burgjet shqiptare. Dhe ata janë rritur si bonjakë.
Mendoj gjithashtu që fenomeni i shkollës së partisë si sistem përfitimi kriminal, është barbaria e shekullit që prezanton ndërsjelltas për shtetasit dhe për shtetin, një botë të egër dhe barbare. Ju lutem merrni në dorëzim, arkipelagun e shkollës së partisë këtë objekt social dhe vendosni qytetarët me strehim normal, konform gjendjes së tyre, me qëllim që edhe ata të bëjnë një jetë të rregull qytetare.
Nuk ka pse të aplikohet ky sistem marramendës me pabesi, me magji, me censurë absurd mbi pafajësinë për të fituar trofe për persekutorët e vjetër, si të persekutuar e viktima të rendeve sociale, kot nëpër marrëdhëniet njerëzore dhe as të sovranëve, duke I shërbyer shërbimit sekret shtetëror me perversin dinakëri, si rrjet dhe karem për të krijuar fatalitete në shoqëri për hir të shkallëve, rangjeve dhe sërët, kur antivlera po zhduk vlerat, nënë çdo privim me skllevër, pengje të konvertuar në bashkëpunëtorë që kanë qenë dhe mbeten hajdutë të fatit njerëzor. Ju lutem kuptoni që kjo vetëdije kriminale persekuton përveçse individëve, rendet edhe sovranet në çdo kohë në botë. Në udhën e përsosmërisë, mendoj që lindja e një hakmarrje të re pengon përparimin e humanizmit.
Me detyrim Qytetar
Zhaneta Ogranaja
Pas marrjes së letrës, Zhanetës i vjen një përgjigje me datën 5.5 2008, ku i kërkohet që të paraqitet tek Zyra e Pritjes në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri, çdo ditë në orën 13.00. Por pritja nuk pati asnjë rezultat pozitiv dhe gjendja vazhdon të jetë e pazgjidhur. Zhanetës nuk i jepet e drejta e strehimit në vendin e vet, e jo më t'i jepet shtëpia e saj.
Çfarë ndodhi me Zhanetën kur vajti të merrte përgjigjen e letrës në Kryeministri?!
Zhaneta duke dashur të mos e kujtonte atë ditë, e cila mbeti e fyer nga punonjësit e policisë që shërbejnë në Kryeministri, ajo rrëfen: "Oficeri i shërbimit tek porta ishte përgatitur për të më abandonuar në pritje, megjithëse emri im i pari. Kur u futa në sallën e pritjes, njëra nga nëpunëset e shërbimit kërkoi të më bënte kontroll fizik dhe çantën donte ta mbante aty. Unë kategorish refuzova këtë mënyrë të sjellurit në shërbimin e popullit, duke refuzuar edhe takimin që do të realizoja. Teksa po dilja tek dera e madhe e oficerit të shërbimi, një tufë me ushtarakë mu sulën duke kërkuar të më bënin kontroll fizik, bile kishin në duar edhe shkopinjtë e gomës me të cilët më kërcënuan. U përballa me injorancën e plotë të shërbimit dhe më erdhi keq që në kryeministri punoni njerëz që janë të pakulturë, pa edukatë përballë një gruaje 70 vjeçare, që i ka dhënë demokracisë shqiptare, jetën, rininë, familjen dhe fëmijët, kur dihet askush nuk mund të veprojë mbi personin, pa dokumente juridik. Cila dorë e fshehtë, organizo akte të tilla turpi në demokracinë shqiptare, të denigrimit të figurës së disidentes së vetmes grua në Shqipëri??? U ndjeva tepër e fyer, me një goditje të tmerrshme, më shumë se sa kur jam arratisur, dhe çuditem pse duan të na dëbojnë këta njerëz nga atdheu?; përfundoi e përlotur zonja 70 vjeçare Zhaneta Ogranaja.
Diskriminim në shtetin demokratik.
Në të njëjtën kohë, kur në shumë vende të botës si Italia, Greqia, Gjermania, etje., kanë integruar mijëra emigrantë shqiptarë, ndërsa për azilanten e OKB-së, Ogranaja e cila riatdhesohet në vendin e saj, (me dëshirën e saj) shteti shqiptar nuk i përgjigjet pa u integruar në rangjet politike, nuk ka vend për shtetasit e tij në vendin e tyre. Kjo politikë, indiferente e qeverisë shqiptare është e turpshme, përballë këtij fakti rrëqethës dhe flagrant të poetes disidente Zhaneta Ogranaja, e cila dje provoi në kurrizin e saj burgun politik, sot provon diskriminim në shtetin demokratik, duke mos e i zgjidhur problemet gruar së parë disidente në Shqipëri.
E Marte, 17 Qershor 2008
Gazeta Ndryshe
Krijoni Kontakt