Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549

    Autoqefalia e Kishės Orthodhokse Shqiptare dhe Mbreti Zog

    artikull historik nga Panorama

    Rezarta Delisula
    Kanė qenė kohėra tė vėshtira deri mė 1912, atėherė kur shpallja e Pavarėsisė i dha shpresa dhe pavarėsi veprimit tė klerikėve, sidomos atyre ortodoksė e katolikė, tė cilėt deri nė ato vite nuk funksiononin normalisht.
    Greqisht. Kėshtu predikohej nė kishat ortodokse shqiptare deri nė Kongresin e Beratit mė 12.6.1922, i cili vendosi pavarėsinė administrative tė Kishės Ortodokse shqiptare. Kryepeshkopi i parė i Shqipėrisė, pas shpalljes sė Autoqefalisė sė Kishės sonė, qė mbajti meshė shqip ka qenė Imzot Kritofor Kissi. Pėrpjekjet e qeverisė sė Zogut pėr tė fituar autoqefalinė, mirėnjohja pėr Patrikun Ekumenik Veniaminin e I, ndarja me kishėn greke dhe fati i kryepeshkopit tė parė tė kishės autoqefale shqiptare…

    Kongresi
    Kongresi i Beratit nėn kryesinė e priftit atdhetar at Josif Qiricit u mbajt nė vitin 1922 dhe nė tė u pėrfaqėsuan tė gjitha komunitetet ortodokse shqiptare me delegatė tė zgjedhur ligjėrisht. Ky kongres shpalli pavarėsinė administrative tė Kishės Ortodokse Shqiptare. “Delegatėt e kongresit klerik e laik me njė entuziazėm nė emrin e tė gjithė klerit tė popullit ortodoks tė Shqipėrisė, duke u bazuar qė Shqipėria u njoh prej tė gjithė shteteve tė botės si njė shtet indipendent e sovran dhe mbi kėtė bazė, mbas kanuneve tė shenjta tė Kishės Ortodokse: nė shtet indipendent, kishė indipendente etj., duke pasur pėr shembull kishat autoqefale qė vijojnė: Kisha e Rusisė mė 1771, Kishat Ortodokse tė Austrisė mė 1740, tė Bukovinės mė 1873, tė Greqisė mė 1883, tė Serbisė mė 1880, tė Rumanisė mė 1856 dhe mė sė fundi tė Bosnjė-Hercegovinės mė 1908, proklamojnė nė emrin e Trinisė sė Shenjtė tė njėqenėsishme dhe tė pandarė (en onomati tis agjias, omousiu qe adhieretu Triadhos) Autoqefalinė tė Kishės Ortodokse Kombėtare tė Shqipėrisė, de fakto, se de jure ka qenė qė prej ditės sė shpalljes sė indipendencės politike tė shtetit shqiptar, duke mbajtur lidhje spirituale, dogmatike e apostolike plotėsisht me Mėmėn Kishė tė Patrikanės sė shenjtė Ekumenike dhe me Patrikanat e Kishat e tjera Ortodokse Autoqefale tė botės, por administravisht indipendente». Kongresi votoi dhe statutin e parė tė Kishės tė pėrbėrė prej 14 artikujsh. Sipas kėtij statuti, autoriteti mė i lartė i Kishės, gjersa tė formohej sinodi episkopat, ishte Kėshilla e Lartė e pėrbėrė prej katėr klerikėsh, qė do t’ishin zėvendėsit e pėrgjithshėm tė qendrave metropolitane dhe prej katėr laikėsh qė do tė zgjidheshin nga kongresi, tė gjithė kėta nėn kryesinė e njėrit prej klerikėve. Si kryetar u zgjodh at Vasili Markoja, njė nga pjesėtarėt aktivė tė lėvizjes pėr pavarėsinė e Kishės nė Amerikė, i dorėzuar prift mė 25 janar 1919 pėr Kishėn e Shėn Mitrit nė Saint Louis, i cili erdhi nė Shqipėri mė 1921.

    Gjuha
    Si gjuhė zyrtare e Kishės si nė korrespondencė, edhe nė shėrbesat fetare u caktua shqipja, por gjersa tė pėrktheheshin e tė botoheshin prej sinodit tė shenjtė tė gjithė librat e nevojshėm, mund tė pėrdorej dhe greqishtja. Pas votimit tė statutit dhe tė rregullimit tė disa ēėshtjeve tė tjera administrative kishtare, kongresi u shpėrnda.

    Ndihma e Zogut
    Nė pėrpjekjet e kishės pėr njohje mori pjesė edhe qeveria shqiptare. Mė 1929, qeveria, e cila interesohej qė kjo ēėshtje tė merrte fund sa mė shpejt, duke parė se puna do vonohej, vendosi ta zgjidhė dhe pa marrėveshjen me Patrikanėn Ekumenike. Ftoi dhe ngarkoi atėherė me formimin e Sinodit tė Shenjtė Episkopin Imzot Visarionin nga Elbasani. Ky, i ndihmuar dhe prej Episkopit serb nė Shkodėr Imzot Viktorit, nė mars tė atij viti formon Sinodin e Shenjtė dhe nė qershorin e po atij viti thirri Kongresin e dytė nė Korēė, i cili me njė zė votoi statutin definitiv tė Kishės Ortodokse Shqiptare. Kėtė akt tė Imz. Visarionit, pėrveē Sinodit tė Kishės Ruse nė emigracion, asnjė Patrikanė ose Kishė Autoqefale tjetėr nuk e njohu zyrtarisht. Pėrpjekjet vazhdonin nga tė gjitha drejtimet. Mbreti Zog angazhoi kryeministrin Koēo Kota tė ndiqte kėrkesėn e Kishės shqiptare nė Patriarkanėn e Stambollit. Pas dorėheqjes sė Imzot Visarionit nė vitin 1936, Sinodi i Shenjtė zgjodhi edhe me pėlqimin e qeverisė si kryetar Episkopin e Korēės, Imzot Kristoforin. Nėn kryesinė e tij, nė mars tė vitit 1937, u nis pėr nė Stamboll njė komision qė tė merrej vesh me Patrikanėn pėr ēėshtjen e njohjes sė Kishės. Komisioni, i pritur mirė atje, e kreu me sukses misionin e tij, se nga tė dy anėt ekzistonte vullneti i mirė pėr rregullimin e kėsaj ēėshtjeje, mbetur prej aq vitesh tė varur. Patrikana Ekumenike mė 12 prill e njohu Autoqefalinė e Kishės dhe bashkė me atė e njohėn Kishėn dhe tė gjitha Patrikanat e kishat e tjera ortodokse autoqefale tė botės.
    Nė revistėn “Java” tė datės 18 prill 1937 shkruhet: Ēėshtja e Kishės sonė, sado qė nuk mund tė konsiderohej si njė problem, duke qenė se njohja ose jo ėshtė mė tepėr njė gjė formale, ishte kurdoherė njė anomali qė jepte rast pėr spekulime. Marrėveshja u lidh me Partrikun Ekumenik Veniami I. Kisha jonė u njoh zyrtarisht edhe nga kishat e vendeve tė tjera. “Bota shqiptare pret qė Kisha tė bėhet faktor i zhvillimit tė vendit, predikonjėse e patriotizmit dhe e moralit, gjė tė cilėn nga ana tjetėr vetė feja ortodokse e ka midis parimeve tė saj themelore”.

    Kryepeshkopi
    Kryehirėsia e tij Kristofor Kissi lindi nė lagjen “Kala” tė Beratit mė 1884. Pasi mbaroi studimet nė shkollėn Teologjike tė Halqės, punoi nė Berat si drejtor shkolle dhe pastaj nė Korēė si profesor i gjimnazit tė Bangės. Nė atė kohė Imzot Kristofori predikonte nė kishėn e Korēės dhe ėshtė i pari klerik qė predikoi nė gjuhėn shqipe. Nė vitin 1911 ai shkoi nė Stamboll, ku u emėrua predikues nė Kishėn e Shėn Marisė te Beyogloujt. Nė vitin 1916 u zgjodh Episkop i Makriqojt ku qėndroi deri nė vitin 1923. Pas kėsaj u kthye nė Shqipėri sė bashku me komisionin qė nė atė kohė kishte vajtur nė Stamboll me qėllim arritjen e marrėveshjes pėr autoqefalinė e kishės shqiptare nga Patriarkana Ekumenike. Pas kthimit tė tij nė Shqipėri u emėrua si Episkop i Korēės ku qėndroi deri nė vitin 1936. Mė pas ai u thirr nga Zogu dhe u bė zėvendėskryetar i Kishės deri sa u dekretua nga mbreti si metropolit i Tiranės dhe Durrėsit dhe kryepeshkop i vendit. Ai u largua nga kjo detyrė mė 25 dhjetor 1948 dhe kryepeshkop i ri u vu Pais Vodica, qė nė atė kohė ishte peshkop i Korēės. Kryepeshkopi kanonik Kristofori, i pari qė foli shqip nė kisha, gjatė regjimit komunist u mbajt nėn arrest shtėpie dhe mė 19 qershor 1958 u gjet i vdekur. Sipas versionit zyrtar thuhet tė ketė pėsuar atak kardiak, ndėrsa tė tjerė zėra thonė qė e vranė.

    Problemet
    Pas vitit ‘44 sa vinte dhe shtrėngohej puna e besimit fetar, megjithatė nė vitet e para nuk kishte probleme thelbėsore. Madje nė datat 5-10 shkurt 1950 u lejua tė mbahej nė Tiranė, Asambleja Kleriko-laike e Kishės Ortodokse, qė tė votohej Statuti i ri. Hierarkia e Kishės, pas vitit 1952, pėrbėhej nga kryepeshkopi i Tiranės dhe i gjithė Shqipėrisė Paisi (Vodica), peshkopi i Gjirokastrės Damiani (Kokoneshi), i Korēės Filotheu (Duni), i Beratit Qirili (Naslazi) dhe ndihmėspeshkop Sofroni (Borova).. Nė mars 1966, Paisi vdiq dhe nė prill erdhi nė fronin e kryepeshkopit Damiani. Nė kėtė kohė filloi “lufta” ndaj fesė. Me njė dekret tė publikuar mė 22 nėntor 1967, Shqipėria u shpall zyrtarisht shteti i parė dhe i vetėm ateist nė botė dhe nė histori, nė tė cilin u ndalua me Kushtetutė ēdo shprehje fetare. Filloi etapa e re; shkatėrrimi i kishave e manastireve, persekutimi e internimi i klerikėve…

    Kryepeshkopi
    Sinodi i Patriarkanės Ekumenike, me iniciativėn e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, pėr rikrijimin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, zgjodhi mė 24 qershor 1992, me vota unanime, kryepeshkopin e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė mitropolitin e Andrusės, Anastasin.

    Konflikti

    Presidenti i Shqipėrisė nė atė kohė, Sali Berisha, i shprehu pakėnaqėsinė e tij delegacionit tė Patriarkanės Ekumenike qė erdhi mė 4 korrik 1992 dhe qė pėrbėhej nga mitropoliti i Pergės Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinė shqiptare Ilia Katre. Pėrfundimisht, presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e kryepeshkopit Anastas, por nuk bėhet fjalė tė diskutohet qė tė pranohen tė gjithė mitropolitėt ortodoksė tė Shqipėrisė me origjinė greke.
    Zgjidhja
    Pėrfundimisht, pas diskutimesh kėmbėngulėse ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Patriarkanės Ekumenike, Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė dhe Autoriteteve shqiptare (nga nėntori i vitit 1997 deri nė korrik tė 1998), ēėshtja e formimit tė Sinodit tė Shenjtė u arrit me pranimin e skemės qė ai tė pėrbėhej nga dy kryepriftėrinj me origjinė greke dhe dy me origjinė shqiptare.

    Biografia
    Sinodi i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale mė 1937
    Kryepeshkop Kristofor Kissi

    Peshkopi i Korēės
    U emėrua Evllogji Korrilla, i lindur nė Ziēisht tė Devollit mė 1880. Nė moshėn 12-vjeēare ai shkoi pas tė vėllait nė Malin e Shenjtė dhe nė moshėn 17 vjeē u bė murg (kallogjer) nė manastirin e shenjtė tė Megjistis Lanas. Mėsimet i vazhdoi nė shkollėn e famshme tė Malit tė Shenjtė Athonias dhe pastaj nė shkollėn e Madhe Patriarkale tė Stambollit “Megali tu Gjenus Skoli”. Nė vitin 1911 ai u diplomua doktor nė filozofi nė Universitetin e Athinės. Mė 1913 ai u kthye nė Malin e Shenjtė dhe mori pėrsipėr administrimin e manastirit. Mė pas ai shkoi nė Athinė ku jepte mėsime si profesor i greqishtes. Mė 1924 u thirr nė Malin e Shenjtė dhe u zgjodh i pari mbikėqyrės (Protepistatis) i komunės sė shenjtė. Nė kohėn e tij u rihap shkolla e Malit tė Shenjtė “Athonias” si dhe u themelua shtypshkronja e parė. Mė 1935 u emėrua profesor i historisė greke nė Universitetin e Selanikut. Ka shkruar rreth 50 vepra historike, teologjike dhe historinė e gjuhės shqipe nė 5 vėllime. Gjithashtu ka shkruar historinė e shkencave fizike nė 6 volume.

    Peshkopi i Gjirokastrės

    Pandelejmon Kotoko ka lindur nė Korēė, mė 9 korrik 1890. Studimet e para i kreu nė shkollat e Korēės dhe mė 1906 shkoi nė Shkollėn Teologjike tė Halqės, tė cilėn e pėrfundoi mė 1913. Shėrbeu si profesor i gjimnazit grek tė Korēės dhe si predikues i Mitropolisė nė po kėtė qytet deri mė 1921. Pas kėsaj, ai shkoi nė Athinė ku dha mėsime teologjie nė disa shkolla private deri nė vitin 1931, kur filloi studimet pėr drejtėsi. Nė vitin 1937 u diplomua doktor nė Drejtėsi.

    Agathangjeli peshkop i Beratit
    Mitrofori
    Ikonomi i Madh Mitrofor At Vasil Marko, anėtar i Sinodit ėshtė nga katundi Borovė e Kolonjės, ku ka bėrė dhe mėsimet e para. I ati i tij, Grigor Papa Marku ishte kryetar i Shoqėrisė Shqiptare tė Sofjes. Pėr ndjenjat e tij kombėtare u detyrua tė largohej nga Bullgaria dhe vajti nė Amerikė. Nė qytetin Boston, Mass., ndoqi kurset e natės nė njė shkollė tė mesme. Mė 1919 qe dorėzuar prift nė Saint-Louis dhe mė 1921 sė bashku me H. e Tij peshkopin e Korēės Imz. Agathangjelin erdhėn nė Shqipėri ku janė pėrpjekur pėr pavarėsinė e Kishės. Nė Kongresin e Beratit mė 1922 u zgjodh kryetar i Kėshillit tė Lartė. Ka kryesuar komisionin, i cili nė 1923 shkoi nė Stamboll pėr t’u marrė vesh me Patrikanėn pėr ēėshtjen e Kishės Shqiptare. Mė 1929 Kisha Shqiptare, pėr shėrbimet qė i ka sjellė ēėshtjes kishtare, i dha gradėn e Ikonomit tė Madh me tė drejtėn tė mbajė mitėr pa kryq e tė jetė anėtar i Sinodit.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Qe te mesosh per historine KOASH, mos shfleto faqet e nje gazete por lexo librat qe ka nxjerre vete Kisha per historine dhe klerine Saj.


    Historia e Kishės Orthodhokse Autoqefale Shqiptare
    Historia e KOASH gjeri ne vitin 1944
    Kongresi i dytė i KOASH nė 16-29 qershor 1929, Korēė


    Albo

  3. #3
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Qe te mesosh per historine KOASH, mos shfleto faqet e nje gazete por lexo librat qe ka nxjerre vete Kisha per historine dhe klerine Saj.

    Albo
    Mire mo komandant, por pashe se edhe ti kishe perdorur ndonje shkrim gazete per te rritur temat qe me tregove.
    Po as foto nuk kishe vene fare se sikur behen te zymta temat pa pak ngjyrim historik dhe nga burime te ndryshme, se sot mesohet prej gjithkujt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22

  5. #5
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Nuk kam c'te them. Bukur, bukur.
    Thashe te vendosja ketu ato fotot e rralla qe ka ai libri i mesiperm i kodikeve te purpurt i vitit 1886, por toni yt urdherues nuk me le shume shteg per tu treguar bujar.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Gjuha e Ortodoksisė nė Shqip
    Nga Sokrat K. Dhima nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 05:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •