Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Kodikët e Shqipërisë

    Nën kujdesin e lartë të Shkëlqesisë së Tij Alfred Moisiu,
    President i Republikës së Shqipërisë


    KODIKËT E SHQIPËRISË

    (Botim shkencor - kritik i ilustruar)
    Projekt shkencor-kulturor i DPA-së dhe UNESCO-s

    Në redaksi:
    Prof. Aleks Buda , prof. dr. Giusi Zanichelli (Universiteti i Parmës), prof. as. dr. Kaliopi
    Naska (zëvendëskryeredaktor), Kosta Naço, prof. dr. Kristo Frashëri, Liljana Bërxholi,
    Luan Rama, dr. Nevila Nika, dr. Roderic L. Mullen (Universiteti i Birmingamit), prof. dr.
    Shaban Sinani (kryeredaktor), Theofan Popa , Violeta Rakipi.
    Redaktimi shkencor: prof. dr. Shaban Sinani
    Redaktimi letrar: Arian Leka, Lila Plasari
    Korrektura: Lila Plasari
    Përkthimet: Joan Lena (Anthimus Alexoudes); Luan Rama (Koïchiro Matsuura dhe K.
    Naska e Sh. Sinani); dr. Musa Ahmeti (Pierre Batiffol); dr. Kristaq Jorgo e Dion Tushi
    (Johannes Koder dhe Erich Trapp); Albana Gurra (Edoardo Crisci, Roderic L. Mullen).
    Ilustrimet: dr. Musa Ahmeti, prof. dr. Giusi Zanichelli, Violeta Rakipaj, Ened Bozo.
    Formulimi grafik: Artion Baboçi
    Autorë: Alfred Moisiu, Aleks Buda, Anthimus Alexoudes, Erich Trapp, Johannes Koder,
    Kaliopi Naska, Koïchiro Matsuura, Kosta Naçi, Llambrini Mitrushi, Nevila Nika, Pierre
    Batiffol, Roderic L. Mullen, Shaban Sinani, Theofan Popa.
    Koordinatorë: Prof. as. dr. Kaliopi Naska, Minella Gjenerali.
    © Copyright 2003: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave - Tiranë
    ISBN: 99927-915-0-0

    Botimi i kësaj vepre u bë i mundur në sajë të mbështetjes financiare të UNESCO-s.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKËT E SHQIPËRISË, PËRMENDORE TË KULTURËS NJERËZORE
    ALFRED MOISIU, PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

    Kodikët janë dorëshkrimet më të vjetra që janë ruajtur në hapësirën shqiptare. Tradita e
    shkrimeve të shenjta në Shqipëri ka vazhduar për 15 shekuj me radhë, prej
    paleokrishtërimit deri në kohët moderne.
    Shkrimet ungjillore dhe biblike në Shqipëri janë pjesë e historisë botërore të shkrimit; pjesë e
    historisë së zhvillimit progresiv të mendimit dhe të kulturës njerëzore.
    “Kodiku i Purpurt i Beratit”, një prej varianteve më të hershme të Besëlidhjes së Re, përbën
    një dorëshkrim të rrallë të letërsisë biblike në shkallë botërore. Sipas dijetarëve vendës dhe
    të huaj, ai numërohet i treti ose i katërti për nga kronologjia, por çmohet edhe më shumë për
    nga rëndësia. Të njohësh këtë dorëshkrim është njësoj si të takohesh me kohërat e mjegullta,
    me atë fazë të mugët të historisë, kur krishtërimi sapo kishte dalë nga fshehtësia. Në shkallë
    botërore ruhen gjithsej shtatë kodikë të purpurt, të periudhës së fillimeve të krishtërimit. Nuk
    është e rastit që dy prej tyre gjenden në Shqipëri. Vendi ynë ishte në përbërje të hapësirës
    burimore biblike.
    Tradita e dorëshkrimeve të shenjta është provë se hapësira shqiptare ka pasur në vijimësi
    një elitë kulturore, që ka ditur jo vetëm të krijojë, por edhe të ruajë kryevepra. Vepra të tilla, që
    janë përmendore të historisë së mendimit të njerëzimit, na bëjnë optimistë për një imazh
    tjetër për Shqipërinë tonë. Ato promovojnë vlerën e kulturës së këtij vendi dhe të këtij populli
    edhe sot, kur kanë kaluar shekuj e mijëvjeçarë nga koha e krijimit. Ato janë kontribut i njohur
    në historinë botërore.
    Historianët le të bëjnë të tyren dhe të na shpjegojnë se si është e mundur që në hapësirën
    shqiptare u ruajtën shkrime të tilla, të cilat i takojnë kohës kur krishtërimi po kalonte nga stadi
    i predikimit gojor në atë të predikimit kult. Por ka disa fakte të njohura, që na bëjnë të ditur se
    “Kodiku i Purpurt i Beratit” dhe dorëshkrime të tjera të krishtërimit të hershëm nuk janë dukuri
    rastësore në mjedisin shqiptar.
    Vetëm pak kohë para se të shkruhej kjo vepër, ishte Shën Jeronimi i Ilirisë, Shën Gjëri, siç e
    njohin shqiptarët, që i dhuroi Perëndimit “La Vulgata-n”, të parin tekst të Biblës të përkthyer në
    latinisht, rilindjen e parë shpirtërore europiane. Po në atë shekull, Shën Niketa i Remesianës
    ose i Dardanisë kompozoi kryelutjen e krishtërimit, “Te Deum laudamus” (“ty Zot të
    lavdërojmë”), që këndohet edhe sot në katedralet e Perëndimit. Perandorët ilirë të Bizantit,
    me fuqinë që u jepte detyra, e bënë për herë të parë krishtërimin një fe zyrtare.
    Ruajtja e kodikëve të Shqipërisë në këtë mjedis ku kanë kaluar rrebeshe të kohës dhe ku janë
    kryqëzuar ndikime mospajtuese, shpreh edhe një herë një prej vlerave etnodalluese të popullit
    shqiptar, tolerancën ndërfetare të tij, një model tolerance edhe për Shqipërinë e sotme.
    Të tilla dorëshkrime janë pjesë e identitetit kulturor të popullit, që i ka ruajtur dhe i japin emër
    Shqipërisë në botë. Prandaj ne përulemi me emocion dhe nderim para tyre. Shqipëria ka një
    të ardhme të sigurt europiane, sepse ka një të shkuar të lavdishme europiane.
    Në Shqipëri ka ekzistuar një frymë e fortë ekumenizmi, pavarësisht se si ka ndryshuar
    gjeopolitika. Fryma ekumenike, fryma e përbashkimit, që gjendet edhe në një prej vargjeve të
    himnit tonë kombëtar, le të gjejë një inkurajim prej kësaj tradite, që promovohet në librin
    “Kodikët e Shqipërisë”.

    Shënim. Shkruar posaçërisht për botimin “Kodikët e Shqipërisë”.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    GUR THEMELTAR NË NDËRTESËN E TRASHËGIMISË
    KOÏCHIRO MATSUURA
    DREJTOR I PËRGJITHSHËM I UNESCO-S


    Për të jetuar në paqe e harmoni ke nevojë për referenca, piketa, të cilat krijohen në mënyrë
    progresive përgjatë historisë. Ndërtimi i së ardhmes nuk mund të bëhet pa i kushtuar
    kujdes së kaluarës sonë të përbashkët. Trashëgimia e shkruar, e ruajtur në biblioteka dhe
    arkiva, si shembëlltyrë e shumëllojshmërisë së gjuhëve, popujve dhe kulturave, përbën
    njëkohësisht një dëshmi të jashtëzakonshme të së shkuarës sonë dhe të botës së sotme.
    Por kjo trashëgimi është tejet e brishtë. Për shembull, në Europën Qendrore dhe Lindore
    llogaritet që rreth 70-80 për qind e trashëgimisë dokumentare të ketë nevojë për një ndërhyrje
    të shpejtë për ta shpëtuar.
    Edhe kodikët e Shqipërisë, këto thesare të vërteta të trashëgimisë shpirtërore botërore, nuk
    mbeten të pakërcënuar prej këtij rreziku. Këto dorëshkrime, midis të cilëve edhe “Kodiku i
    Purpurt i Beratit”, një nga variantet më të vjetra të Testamentit të Ri, janë një referencë
    thelbësore e letërsisë evangjeliste dhe, më përgjithësisht, e kulturës kristiane.
    UNESCO i kushton një vëmendje të veçantë ruajtjes së kësaj trashëgimie unikale të zhvillimit
    të letërsisë së vjetër biblike dhe liturgjike përgjatë historisë botërore. Ja pse “Kodikët e Purpurt
    të Beratit” figurojnë në regjistrin e veprave më të rëndësishme të Njerëzimit, të krijuar në
    kuadrin e programit Kujtesa e Botës.
    Nisur nga mandati i saj, si përgjegjëse e zhvillimit kulturor dhe e mbrojtjes së trashëgimisë
    botërore, UNESCO ka vlerësuar, në fakt, të nevojshme që të veprohet pa humbur kohë për të
    arritur që trashëgimia dokumentare botërore të mos pësojë dëme të reja. Përmes programit
    të saj Kujtesa e Botës UNESCO synon të sigurojë ruajtjen e trashëgimisë dokumentare me
    interes universal dhe të nxisë trashëgiminë dokumentare me interes kombëtar e rajonal, si
    dhe të lehtësojë komunikimin e një publiku të gjerë me to. Trashëgimia dokumentare ilustron
    kështu shprehjen e ndryshueshmërisë dhe pluralizmit kulturor, të cilave UNESCO u kushton
    një kujdes përparësor.
    Ja pse, në mënyrë krejt të natyrshme, UNESCO i dha mbështetje botimit të “Katalogut të
    kodikëve të Shqipërisë”. Nga kjo vepër e shënuar, kodikët e Shqipërisë do të jenë tashmë më
    lehtësisht të pranishëm jo vetëm për shkencëtarët, por edhe për një lexues më të gjerë. Ky
    katalog, informues dhe njëkohësisht shkencor, nxjerr në dritë dorëshkrimet dhe nxit në
    përjetimin e përbashkët të kujtesës.
    Gjithashtu ai vë në dukje në mënyrë parësore dhe një nga tiparet karakteristike të qytetërimit
    dhe të kulturës shqiptare: përpjekjen për pajtimin ekumenik, i cili ka spikatur tërësinë e historisë
    shqiptare dhe është reflektuar në mënyrë aq dalluese në kodikët, këto dorëshkrime kishtare.
    Jam i lumtur të konstatoj se përpjekjet e UNESCO-s në fushën e ruajtjes së trashëgimisë
    dokumentare janë pikëtakuar me një iniciativë kombëtare shembullore. “Katalogu i kodikëve
    të Shqipërisë” na sjell kështu një gur themeltar në ndërtesën e ruajtjes dhe shpëtimit të
    trashëgimisë. Ai kontribuon në nxjerrjen në pah të pasurisë, shumëllojshmërisë dhe të
    brishtësisë së thesareve tona të mëdha të trashëgimisë shpirtërore. Si i tillë, ai nxit në ruajtjen
    dhe përftimin e vlerës së saj të paçmuar.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    FJALA E BOTUESIT

    Dorëshkrimet biblike, ungjillore dhe liturgjike të Shqipërisë përbëjnë një prej traditave kulturore
    më të shquara dhe njëherësh më të panjohura të saj.
    Eshtë privilegj i historisë së shkrimit në këtë hapësirë, që dorëshkrimet origjinale të ruajtura
    prej njerëzve të kësaj bote, të “botësë sanë”, siç shkruante Buzuku, fillojnë qysh prej krishtërimit
    të hershëm. Të dhëna të përmendura prej dijetarëve të një shekulli e ca më parë njoftojnë se
    dorëshkrime të tilla mund të jenë ruajtur madje qysh prej shekullit të parë, qysh prej atyre
    kohërave kur kumti i krishtërimit për herë të parë shenjohej në letër prej ungjillorëve të mëdhenj!
    Tradita e shkrimeve të krishtera në Shqipëri zgjati, të paktën, për 15 shekuj, duke qenë një
    prej traditave kulturore më të qëndrueshme dhe të pandërprera, madje edhe në ata shekuj të
    mjegullt kur emri i shqiptarëve në shkrimet laike del shumë rrallë apo mbetet krejt në mënjanësi.
    Kjo traditë vazhdoi edhe në periudhën pas-osmane, edhe pasi u shpik Gutembergu, duke
    dëshmuar rrënjët e saj të forta.
    Në dorëshkrimet kishtare të Shqipërisë ka: shkrime biblike (nga Dhjata e Vjetër, si psalmet e
    Davidit); shkrime ungjillore (nga Dhjata e Re: ungjij dhe fragmente e ligjërime ungjillore);
    shkrime liturgjike (mesharë, katekizma, omilie, antologji muzikore bizantine të periudhës ekfonetike
    dhe me alfabetin e ri katërvijësh, kalendarë fetarë); shkrime shenjtorësh (agjiografi),
    martirësh (martirologji) dhe të etërve të kishës (patrologji); teologji dhe filozofi besimi; rregullore
    për trajtimin e çështjeve laike të besimtarëve (kanone, nomokanone); arte të zbatuara kishtare
    para-ikonografike (miniatura, vinjeta, tabela të Eusebit); trajtesa me karakter didaktik, libra
    për shkollat fetare e laike.
    Botimi i veprës “Kodikët e Shqipërisë” do të ndriçojë në një farë shkalle këtë traditë. Shumë
    punë mbetet për ta ndriçuar në një shkallë më të thellë atë.
    Me këtë vepër do të bëhet e mundur të spikaten së paku këto të dhëna:
    - Hapësira shqiptare është një prej vatrave më të rëndësishme, më të hershme dhe më të
    pasura, në shkallë rajonale e botërore për dorëshkrimet kishtare.
    - Illyricum-i historik, vendi i të parëve të shqiptarëve, u prek fizikisht prej delegatëve të parë të
    krishtërimit dhe i dha mendimit të krishterë figura të mëdha, prej Shën Cesarit e Shën Astit
    tek Shën Gjeri (Hieronymus) e Shën Niketa. Kjo hapësirë qe në vëmendjen e reformatorëve
    më të mëdhenj të historisë së krishtërimit, siç qe Shën Gjon Gojarti (Chrysostome).
    - Shkrimet e kësaj vatre, megjithëse në pjesën më të madhe kanonike, kanë ruajtur ngjyrime
    të kulturës vendëse në përgjithësi.
    - “Beratinus-1”, një prej arketipeve më të lashta të Dhjatës së Re, është ruajtur në Shqipëri,
    së paku prej mesit të shekullit të 14-të.
    - Në Shqipëri ka ekzistuar një shkollë shkruesish dhe një mjeshtëri lokale shkrimi, të paktën
    prej një mijëvjeçari.
    - Bota shqiptare gjithnjë ka pasur një elitë kulturore dhe klerikale, e cila ka jetuar me shijen e
    kryeqendrave kulturore dhe është formuar me shkrime me vlerë të jashtëzakonshme dhe me luks metropolitan.
    kult e kulturë - Rregullimi i jetës shqiptare në bashkësi, përveç së drejtës zakonore dhe asaj qytetare, ka
    pasur edhe një faktor tjetër të rëndësishëm: faktorin kishtar.
    - Enciklopedisë së vlerave shqiptare duhet t’i shtohen një varg personalitetesh, të cilët, për
    shkaqe të ndryshme, janë thuajse të panjohur, me gjithë rolin e spikatur historik në zhvillimet
    e përparuara të vendit, si Jan Kukuzeli i Ri, Joasafi i Beratit (apo i Bubullimës), Skuripeki
    (Skura) dhe zonja konteshë; Anthim Aleksudhi (i mbiquajtur “miku i artit”), Teodor Komneni
    Laskari (ose Laskarioti); Teodor Gramatia - sekretari; Gjergji i madh (Arianiti); Jani Glikoi (i
    ëmbli), Teodor Kavalioti-Voskopojari, Teodor Haxhifilipi, dhe shumë e shumë të tjerë: shkrues,
    murgj, porositës (ktitorë), të vetëquajtur, në shumicën e herës: “më i vogli”; “më i përvuajturi”;
    “më i thjeshti”; “më i përdëllyeri”.
    - Kult e kulturë nuk mund të ndahen si traditë, ashtu siç nuk mund të ndahen as etimologjikisht;
    - Hapësira shqiptare ka qenë historikisht, prej një të shkuare absolutisht të largët (jo duke
    filluar prej periudhës osmane e këndej, siç gjykohet e vlerësohet ndonjëherë), ekumenike e
    mospërjashtuese, baza e kulturës së mirëkuptimit; shprehur kjo në fqinjësimin harmonik të
    gjuhëve të mëdha të besimit: latinisht, greqisht e slavonikisht (starosllavisht), madje edhe
    mbi portikun e të njëjtit manastir (si manastiri i Shën Gjon Vladimirit, ndërtuar prej Karl Topisë)
    dhe mbi fletët e të njëjtit kodik (dorëshkrimi i Durrësit në bibliotekën e Grotaferrata-s);
    - Shkrimet biblike-ungjillore përgatitën shkrimet laike (kronikat e bujarisë arbërore, statutet e
    qyteteve mesjetare) dhe këto të fundit shkrimet në gjuhët kombëtare (autorët klasikë).
    - Shteti shqiptar dhe institucionet e tij, edhe në periudhën kritike të ateizmit, çmoi dhe mori në
    mbrojtje vlerat e besimit si vlera kulturore.
    Dorëshkrimet kishtare të Shqipërisë, duke qenë pjesë e lëvizjes mendore të këtij vendi,
    meritojnë iniciativa të mëdha. Këto iniciativa nuk do të mund të ndërmerreshin pa zgjeruar në
    koncept studimet etnologjike, duke përafruar në objektin e tyre vlerat kulturore antropologjike;
    që nuk janë kulturë kombëtare dhe pasuri etnike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës; por, megjithatë,
    janë pjesë e identitetit kulturor të popullit, shprehur me mjete dhe përmbajtje që janë pjesë e
    zhvillimeve intelektuale me karakter ndërnacional.
    Ky vend, që ka toponime të tilla si “Shëndërtat” (Shën Trinia, Shën Triadha), “Munushtirë”
    (Manastir), Shirgj e Shirgjan (Shën Sergj), “Urakë” e “Mbrakull” (Orakull e Mrekulli), Shtish e
    Shmil (Shën Mateu, Shën Matish e Shën Mëhill), Shlonë e Shirokë (Shën Apollonia e Shën
    Roku), të huajtura në gjuhën tonë prej mëmës ilirishte, duhej të kishte edhe traditën e shkrimeve
    analogjike.
    Le të nderojmë, me këtë hap të parë: shkruesit e (stër)lashtë e të mëpasmë, për përkushtimin
    dhe artin e tyre; klerikët dhe laikët që i ruajtën dorëshkrimet nga rreziqe që kanë zgjatur më
    shumë se armiqësitë legjendare në eposin e kreshnikëve; institucionet e tyre, që i vunë në
    vendin e nderit; dijetarët e mendimtarët shqiptarë, që i njohën e i shpallën si përmendore të
    kulturës njerëzore që i kthehen vendit të tyre; arkivistët dhe restauratorët që i çmuan dhe i
    rikthyen në botën e vlerave të mëdha; studiuesit e huaj, që me admirim dhe vendosmëri u
    dhanë këtyre dorëshkrimeve njohje ndërkombëtare.
    Le të kujtojmë, për mbyllje, dy vargje të njohura të Lasgush Poradecit, që lexuesi, pas njohjes
    me këtë vepër, të mëdyshet në ishin figurë a rrëfim:
    “Atje lart, në Mal të Thatë,
    Zoti Krisht bëkej një kishë…”

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    BËHEN TË NJOHUR 100 KODIKË TË SHQIPËRISË

    KALIOPI NASKA
    SHABAN SINANI

    Në librin “Kodikët e Shqipërisë“, vepër shkencore e ilustruar, janë përzgjedhur e botuar
    pjesa më e madhe e artikujve dhe shkrimeve me karakter studimor e njoftues për
    dorëshkrimet ungjillore, që i janë paraqitur publikut për një periudhë afro 135-vjeçare, qysh se
    ipeshkvi i Beratit, Anthim Aleksudhi (Anthimus Alexoudes), dijetari, “miku i artit”, siç e quanin
    me mirëdashje në Kostandinopojë, përshkroi, për të parën herë, në librin e tij “Përshkrim i
    shkurtër i mitropolisë së shenjtë të Beratit…” disa nga kodikët më të vjetër, që ruheshin në
    kishat e manastiret e besimtarëve shqiptarë.
    Në vepër janë përfshirë dhe studime të paleografëve, tekstologëve, kataloguesve dhe
    bibliologëve të huaj e vendës.
    Sikurse do të vihet re prej vetë lexuesit, tradita e shkrimeve kishtare në Shqipëri ka pasur më
    shumë vëmendje në shkencën botërore se sa në atë antropologjike shqiptare, në atë kuptim
    që shkenca amerikane njëson dijen për historinë e kulturës njerëzore. Kjo lidhet me shumë
    arsye, nga të cilat njëra është ajo e pozitës ateiste të shtetit shqiptar për një periudhë relativisht
    të gjatë, por kryesorja është mungesa e specialistëve me njohuri ndërdisiplinore për të gjykuar
    e vlerësuar.
    Studiuesit e huaj ia kanë kushtuar vëmendjen kryesore “Kodikut të Purpurt të Beratit” - Codex
    Purpureus Beratinus F - i njohur gjerësisht me emrin e shkurtër “Beratinus”. Në fakt emrin e
    Beratit e ka marrë si epinom edhe “Kodiku i Artë i Anthimit”, i cili mbiquhet shpesh “Beratinus-
    2”. Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se “Beratinus” i takonte një periudhe shumë të hershme
    (i shkruar në kufijtë e fundmë të paleokrishtërimit); jo vetëm sepse për një kohë të gjatë emri
    i tij është lidhur e vazhdon të lidhet me emrin e Shën Gjon Gojartit (Joan Chrysostome), një
    prej protagonistëve dhe reformatorëve më të mëdhenj të historisë së krishtërimit të hershëm;
    jo vetëm sepse dorëshkrime si “Beratinus” kanë mbijetuar në botë më pak se gishtat e dorës;
    por, mbi të gjitha, për faktin se, siç e ka vënë re mençurisht P. Batiffol, në tekstin e këtij
    dorëshkrimi ka herë pas here “shmangie leximi” (“conflate reading”), që lidhen me karakterin
    jonormativ të këtyre fragmenteve kalimtare.
    “Beratinus” mori rëndësi botërore si një dorëshkrim i hershëm që mund të ndihmonte për të
    plotësuar historinë e zhvillimit të mendimit ungjillor, nëpërmjet studimeve të posaçme të
    tekstologjisë kritike (“textual criticism”), që mund të thuhet se, në dijen shqiptare, sapo kanë
    filluar. Në një vështrim më të gjerë këto studime do të evidentonin se çfarë ndodhi në procesin
    e kalimit prej fjalës së shenjtë tek shkrimet e shenjta, prej predikimit ungjillor gojor tek predikimi
    kanonik.
    Rëndësia e “Beratinus-it” u theksua edhe më nga fakti se në tipologjinë e tekstit të tij gjenden
    gjurmë të shkrimeve siriake (të Lindjes) dhe të Perëndimit njëherësh. Këtij mendimi i janë
    përmbajtur shumë dijetarë, prej Batiffol-it deri tek Aleks Buda e më pas Roderic L. Mullen. Kjo
    e bën atë një prej dorëshkrimeve më të rëndësishëm për të krahasuar shkollat e shkrimeve
    ungjillore dhe procesin historik të kanonizimit të shkrimeve të shenjta në përgjithësi.
    Për fat të keq, numri i kodikëve me njohje ndërkombëtare të ruajtur në Shqipëri, duke
    përjashtuar “Kodikun e Artë të Anthimit” (një dorëshkrim i rrallë krysografik, në pergamenë të
    purpurt) dhe disa të tjerë, me gjithë këtë vëmendje, që e tejkalon interesin e shkencës vendëse,
    është i kufizuar. Të paktë kanë qenë ata që kanë bërë studime duke pasur njohje të
    drejtpërdrejtë për kodikët. Disa të tjerë kanë shkruar duke pasur si burim jo vetë kodikët, por
    studimet mbi to.
    Në Shqipëri dijetari i parë që ka bërë të ditur ekzistencën e Beratinus-it dhe të disa kodikëve
    të tjerë ka qenë Ilo Mitkë Qafëzezi. Ky qe më shumë i preokupuar për “Kodikun e Kostë
    Beratit”, në të cilin gjendej një alfabet i panjohur i shqipes me grafema helene, por nuk harroi
    të përmendte pak më gjerësisht vlerat e thesarit dorëshkrimor beratas. Me këtë rast ai krijoi
    edhe neologjizmin “shkresëdore”, për “manuscript” - dorëshkrim, që nuk pati fat të mbetej në
    gjuhën aktive.
    Redaksia që përgatiti veprën “Kodikët e Shqipërisë” parapëlqeu në kriter përzgjedhjen e
    studimeve dhe artikujve me karakter shkencor, botuar në revista akademike-universitare dhe
    buletine shkencore. Një numër artikujsh të botuar herë pas here në shtyp thjesht për qëllime
    njohjeje dhe vlerësimi nuk janë përfshirë. Për ndonjë prej këtyre të fundit, që ka pasqyruar
    përparim të dijes e të informacionit rreth kodikëve, është bërë përjashtim.
    Duke iu përmbajtur kuptimit terminologjik që i është dhënë fjalës “kodik” në arkivistikë, kanë
    mbetur jashtë kësaj vepre një numër studimesh me karakter filologjik, ndër të cilët veçohen
    studimet e albanologut gjerman Armin Hetzer, shkrimet e të cilit kanë pasur dhe kanë rëndësi
    për të bërë të njohura vlerat gjuhësore të disa kodikëve të Shqipërisë; si dhe studimet e ak.
    Alfred Uçi kushtuar veprës së Teodor Kavaliotit: logjikës, fizikës dhe metafizikës së tij, tekste
    të akademisë së Voskopojës.
    Me “kodikë të Shqipërisë” në këtë vepër, me ndonjë përjashtim tejet të rrallë, kuptohet vetëm
    “Fondi 488” i AQSH-së, ku janë koleksionuar 100 kodikë dhe 17 fragmente. Ndoshta numri i
    kodikëve që gjenden në fonde të tjerë në këtë arkiv (arkipeshkvia e Gjirokastrës / Drinopolit/,
    arkipeshkvia e Shkodrës, manastiri i Shën Gjon Vladimirit dhe disa fonde të tjerë, nominale)
    është i barabartë me ato të “Fondit 488”. Por këto janë ende të pakataloguar në një regest
    tërësor. Ka dhe për to të dhëna të thjeshta informimi, por në fondin ku gjenden.
    Disa kodikë, si “Liturgjia e Shën Gjon Gojartit“, që përshkruan Batiffol-i, pa bërë fjalë për disa
    të tjerë që ky nuk arriti t’i shohë me sy, si një kodik i shekullit të parë që ruhej në Gjirokastër,
    si dhe një kodik tjetër i shekullit të 4-t, ekzistenca e të cilëve pa dyshim do të ndryshonte
    kalendarin e kulturave në shkallë europiane e botërore, sikurse dihet, më vonë u zhdukën pa
    gjurmë. Tani ato ekzistojnë vetëm në përshkrimet e studiuesve.
    Një numër i madh kodikësh gjenden në institucione të tjera: në Bibliotekën Kombëtare, në
    Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës, në bibliotekat e institucioneve të Akademisë së Shkencave,
    si dhe në bibliotekat e qytetarëve. Deri në fillim të viteve 1990, nga veprimtarët e shërbimit
    arkivor, janë raportuar dëshmi për ekzistencën e kodikëve të tjerë mesjetarë në familjet qytetare
    shqiptare. Në këtë kuptim, mungon një regjistër kombëtar, ndërinstitucional, i të gjithë kodikëve
    të Shqipërisë.
    Shumica e shkrimeve që botohen në këtë vepër janë të karakterit “katalog”. Alexoudis përshkroi
    6 dorëshkrime. Batiffol përshkroi e analizoi 16, megjithëse përmendi shumë më tepër: nuk
    pati mundësi t’i shihte e t’i analizonte. Në formën e një katalogu paraqitet edhe studimi i
    Johannes Koder-it e Erich Trapp-it: këta patën mundësi të vizitojnë arkivat e Shqipërisë dhe
    të shohin koleksionin e kodikëve që ishin mbledhur deri atëherë (mesi i viteve 1960) dhe
    ruheshin në AQSH. Studimet e tyre shpallën në listat ndërkombëtare ekzistencën e një numri
    kodikësh të panjohur të botës shqiptare. Në atë kohë një pjesë e madhe e kodikëve gjendeshin
    ende në pronësi të kishave dhe manastireve dhe Koder-Trapp nuk patën mundësi t’i katalogonin
    të gjithë. Një skedë me të dhëna të plota të përditësuara u përgatit prej tyre për dy më të
    rëndësishmit e kodikëve të Shqipërisë: Beratinus-1 e Beratinus-2.
    Në këtë botim nuk janë përfshirë katalogët e R. Gregory-t (botuar në fillim të shekullit të 20-të)
    dhe të Gregory-Aland (botuar në fund të shekullit të 20-të), sepse në to bëhet fjalë për rreth
    5000 dorëshkrime me karakter kishtar dhe në to disa kodikë të Shqipërisë përmenden sipas
    radhës kronologjike në listë, por jo më vete. Në këto studime, për vetë karakterin global të
    tyre, për kodikët e Shqipërisë bëhet fjalë kalimthi.
    Kataloguesit e huaj gjithnjë i janë përmbajtur ndarjes së dorëshkrimeve ungjillore në tre grupe:
    1. Maiuscule (shkronjëmëdha); 2. Minuscule (shkronjëvogla) dhe 3. Lectionary (ligjërata
    ungjillore, fragmente ungjijsh, ungjij në perikope).
    Të dhënat e kataloguesve të mëdhenj të letërsisë ungjillore (Gregory-Aland), sa u takon
    kodikëve të Shqipërisë, megjithatë, janë të pranishme në këtë vepër përmes evokimit të tyre
    prej studiuesve të tjerë.
    Në Shqipëri një katalog të kodikëve të Shqipërisë pati përgatitur Theofan Popa, i cili iu kushtua
    kësaj pune në vitet e fundit të jetës së tij, në vitet 1980. Katalogu i Popës u përgatit për nevoja
    shërbimi, si mjet informimi dhe kërkimi arkivor. Në këtë katalog, përgjithësisht, kodikët renditen
    sipas radhës kronologjike, por jo gjithnjë respektohet kriteri kronologjik, kryesisht sepse
    dorëshkrime të hershme janë zbuluar e pranuar në arkiv në një kohë kur vendin e tyre sipas
    radhës kohore e kishin zënë të tjera, që ishin bërë më herët pronë e arkivave. Në përshkrimet
    e Popës herë pas here, në të rrallë, përmendet edhe numri i referencës në inventarët e
    Gregory-Aland, por nuk zbatohet kriteri klasifikues i tyre. Ende mungon një analogim
    përfundimtar i numrave të referencës të dorëshkrimeve ungjillore të Shqipërisë në katalogun
    e AQSH-së dhe në katalogun e Gregory-Aland apo të Koder-Trapp. Botimi “Kodikët e
    Shqipërisë“ mundëson komunikimin e studiuesve brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar,
    pikë së pari, identifikimin e të njëjtit objekt.
    Duke qenë se katalogu i Popës nuk qe përgatitur nga autori si një vepër për botim, redaksisë
    i është dashur të punojë me përgjegjësi me daktiloshkrimin, për qartësimin e mendimit dhe
    rrjedhshmërinë e frazës, për saktësimin dhe njehsimin e termave, si dhe për disa plotësime
    të domosdoshme.
    Merr rëndësi, në këtë kuadër, studimi i Dr. Roderic L. Mullen, nga universiteti i Birmingamit, i
    cili përshkroi dhe krahasoi, ndonëse jo tërësisht (vetëm për dorëshkrimet me karakter ungjillor)
    numrat e referencës të katalogut të Gregory-Aland me ato të katalogut të Popës, duke lehtësuar
    e mundësuar shfrytëzimin e literaturës shkencore tradicionale dhe të re për kodikët.
    Katalogu i Popës, së bashku me studimin hyrës, që është e para vepër me të dhëna
    arkeografike dhe kulturore-historike thuajse për të 100 kodikët e “Fondit 488”, i cili gjithashtu
    u krijua nën drejtimin e tij; botohet për herë të parë.
    Renditja e artikujve dhe studimeve të përfshirë në këtë vepër bëhet sipas radhës së botimit.
    Kjo për të respektuar autorët, përparësitë e tyre, si dhe për t’i dhënë mundësi lexuesit të
    vërejë se çfarë ka sjellë të re, në kohën dhe kontekstin e vet, secili nga studiuesit që është
    marrë me kodikët. Katalogu dhe studimi hyrës i Popës është vendosur në kronologji, duke
    pasur si referencë datën e përfundimit dhe të dorëzimit në AQSH (mesi i viteve 1980).
    Në shkrimin e emrave të njerëzve dhe të vendeve redaksia ka zbatuar parimin e drejtshkrimit
    të shqipes, sipas të cilit forma më e hershme e një huazimi është normëformuese, përkundër
    të tjerave, që mbeten në përdorim më të kufizuar. Shqipja është një gjuhë që e ka prekur
    fjalorin biblik qysh prej kohës së krishtërimit të hershëm. Një varg emrash të përveçëm biblikë
    e ungjillorë, toponime historike të kësaj hapësire, emra të përgjithshëm të terminologjisë
    kishtare, kanë, për këtë shkak, formën e tyre të shqipëruar. Kështu, është shkruar „Gjon“ për
    “Joan“, sepse forma “Gjon“ del si e tillë në trajtë të shkruar në faltoret e shqiptarëve qysh në
    shekullin e 7-të. Megjithatë, në të shumtën e rasteve, kur emrat e përveçëm nuk kanë të
    bëjnë me figura biblike, por me personazhe historikë, në kllapa është dhënë edhe forma e
    huazimit të mëvonshëm të të njëjtit emër biblik, kurse në disa raste të tjera është zbatuar
    parimi historik dhe është respektuar forma që ka përdorur vetë personaliteti, si: Jan Kukuzeli
    i Ri, Joasafi i Beratit etj.
    Pothuajse të gjithë artikujt dhe studimet e këtij botimi, duke qenë se kanë qenë shkruar dekada
    e shpesh shekuj më parë, redaksia i ka pajisur me shënime shpjeguese, saktësuese ose
    krahasuese, në dy forma: si shënime të brendashkruara në tekstin e autorit, duke bërë dallimin
    me kllapa (katrore ose të kurbëta) dhe si shënime në formën e fusnotës. Në rast se autorët
    kanë pasur vetë shënime në formë fusnote, shënimet e redaksisë janë dalluar me korsiv.
    Për të lehtësuar kuptimin e kësaj lënde relativisht të panjohur në botën shqiptare të letrave
    është përgatitur një fjalorth shpjegues. Theksojmë se fjalorthi u referohet kuptimeve që kanë
    këto terma në studimet për kodikët. Në raste të veçanta, kur ka qenë e nevojshme të saktësohet
    një kuptim prej tjetrit, është dhënë edhe përmbajtja semantike e termit në përdorimin kishtar.
    Për botimin e kësaj vepre, nga redaksia, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave
    dhe bashkëpunëtorët e saj të jashtëm, është punuar afro tre vjet. Një punë e vështirë ka qenë
    përzgjedhja dhe përgatitja e ilustrimeve, që janë pjesë e rëndësishme e promovimit të kësaj
    pasurie të madhe.
    Redaksia e ndien të nevojshme të falënderojë përzemërsisht Presidentin e Republikës, Alfred
    Moisiu, i cili i ofroi kujdestarinë e vet të lartë këtij botimi dhe përgatiti me këtë rast një
    përshëndetje inkurajuese për punë të mëtejshme.
    „Kodikët e Shqipërisë“ botohet me mbështetjen financiare të Unesco-s. Ne falënderojmë
    personalisht Dr. Koïchiro Matsuura, Drejtor i Përgjithshëm i Unesco-s, që vlerësoi rëndësinë
    e këtij projekti dhe e përshëndeti atë me një fjalë hyrëse të ngrohtë dhe dashamirëse.
    Një falënderim i përveçëm i përket Institutit Arkeologjik të Akademisë së Shkencave të Kinës
    (Pekin), specialistë të të cilit shpëtuan nga dëmtimi i pandreqshëm dy kodikët më të vjetër
    Beratinus, duke i restauruar me teknologji bashkëkohore dhe duke ua zgjatur jetën për shekujt
    e ardhshëm. Për fat të keq, nuk qe e mundur që të përfshihej në këtë botim ndonjë studim i
    këtyre specialistëve, megjithëse Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shprehu interesin e vet
    për këtë.
    Me këtë vepër do të rezultojë e nevojshme që shkenca shqiptare të këmbëngulë për një
    përmasë të re të dijes etnologjike, si dije antopologjike, siç kuptohet ky term në shkencën e
    sotme euro-amerikane («cultural anthropology»). Kjo do t’i lejonte që etnologjia të bënte objekt
    studimi dorëshkrime të krijuara ose të ruajtura në hapësirën shqiptare dhe nga njerëz shqiptarë,
    në gjuhë dhe shkrime të kulturave perandorake (greqisht, latinisht), të lidhura me kryeqendrat
    e këtyre kulturave, me rëndësi për historinë e krishtërimit të hershëm dhe të mendimit të
    krishterë në tërësi, me rëndësi për ndikimin në botën shpirtërore laike të kësaj hapësire. Këto
    dorëshkrime nuk janë traditë kombëtare në kuptimin e ngushtë të fjalës, por janë pjesë e
    identitetit kulturor të shqiptarëve në kuptimin e gjerë të fjalës, janë pjesë e vlerave europiane
    të kësaj kulture.
    Hapi më i afërm i një strategjie afatgjatë, që do të lejonte integrimin në tërësi të dorëshkrimeve
    kishtare të Shqipërisë në inventarët botërorë të tyre, do të ishte: - Botimi në gjuhë të huaj i
    kësaj vepre që po i paraqitet lexuesit; - Përgatitja e një katalogu me të dhëna të plota për
    pjesën tjetër të kodikëve të Shqipërisë, të ruajtur jashtë “Fondit 488“; - Krijimi i një inventari
    kombëtar të këtyre dorëshkrimeve, pavarësisht se pranë cilit institucion ruhen (duke përfshirë
    edhe ato të familjeve); - Botimi në shqip e gjuhë të huaj i një katalogu me të dhëna ezauruese
    për gjithë fondin e shkrimeve të krishtera në Shqipëri.
    E ndiejmë të nevojshme të theksojmë se lexuesi do të gjejë në këtë vepër një botim me
    karakter laik, në të cilin historia e dorëshkrimeve biblike e ungjillore, si dhe historia e besimit,
    qoftë në studimet e autorëve të huaj, ashtu dhe në ato të autorëve shqiptarë, shihen kryesisht
    si histori kulture. Studimet e tekstologjisë kritike biblike janë një çështje më e thellë, që pret
    këshillimin e dijetarëve të specializuar, dhe që i takon një të ardhmeje jo të largët.
    Shoqata Ndërkombëtare Biblike, me qendër në Londër, që po punon për redaktimin e tekstit
    të Dhjatës së Re mbi bazën e referencave të dorëshkrimeve më të vjetra, me qëllim që ky
    tekst të jetë i pranueshëm për të gjitha kishat, dorëshkrimin “Beratinus“ e vlerëson si një prej
    pikëmbështetjeve më të rëndësishme të nismës së saj.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    LIBRA TË SHENJTË NË DORËSHKRIME NË MEMBRANË1

    ANTIMUS ALEXOUDES


    KAPITULLI IX

    A
    Një ungjill që ndodhet në kishën e shenjtë të ungjillëzimit të Hyjlindëses (domethënë të Shën
    Mërisë) në lagjen e kalasë së Beratit besohet se ka një histori të hershme të trashëguar, dhe
    për këtë nderohet nga të gjithë banorët e krishterë. Kjo gojëdhënë thotë se ungjilli është
    shkruar me dorën e vetë atit tonë shenjtor ndër shenjtorët, Gjon Gojarti (Joan Chrysostomos),
    kryepeshkop i Konstandinopojës. Në kujtim të këtij shenjti, çdo vit, më 27 janar, bëhet meshë
    e shenjtë kryepriftërore dhe panair 2. Me këtë rast nxirret edhe ky ungjill, për nderim, në
    kishën e shenjtë. Të gjithë të krishterët e mbledhur nga çdo anë vijnë duke e puthur me
    shumë shprestari, nder dhe respekt.
    Elemente të fjalëve të këtij ungjilli të shenjtë janë të arta. Po kështu edhe shkronjat e para, të
    cilat janë të gjitha të mëdha. Gjithashtu, të katër ungjijtë që përfshihen në të 3, zbukurohen
    duke pasur në fillim shembëllimin e portretit të secilit ungjillor, të pikturuar me ar.

    B
    Një tjetër dorëshkrim shumë i hershëm, që përmban tekstin e dy ungjillorëve, të Mateut dhe
    Markut, gjendet në Kishën e Shën Gjergjit të po kësaj lagjeje 4. Fjalët e tekstit janë të shkruara
    me argjend mbi membranë (nënkupto: pergamenë) me ngjyrë vishnje të errët 5, ndërsa
    shkronjat e para janë të gdhendura në ar dhe argjend, të harkuara 6.

    C
    Ekziston dhe një dorëshkrim tjetër, i ngjashëm me këtë ungjill, në membranë, i madh dhe me
    shumë fletë. Dy kapakët i ka të veshur me argjend dhe të larë në ar. Ka dy shënime lart, ku
    thuhet se është pronë e kishës katedrale të Mitropolisë sonë të Beratit (gr. “Velegradon”). Në
    të njëjtën kishë gjendet edhe një ungjill tjetër, i shkruar mbi pergamenë, me format të vogël.

    D
    Ka edhe dy ungjij të tjerë të shkruar me dorë mbi pergamenë të bardhë, që ruhen në kishën
    e lagjes së Mangalemit.


    Shënime të redaksisë: 1. Marrë nga libri i Anthim Aleksudhit “Përshkrim i shkurtër historik i mitropolisë
    së Beratit dhe i vendeve që janë nën vartësinë e saj shpirtërore”, botuar në Korfuz, në shtypshkronjën
    Ionia të vëllezërve Kaonë, 1868. Autori ka qenë mitropolit i Beratit. Në tekstin origjinal përdoret rregullisht
    termi “membranë” për “pergamenë”. Të gjitha shënimet në korsiv dhe ato të brendashkruara në tekst
    janë të redaksisë.
    2. Këtu fjala “panair” ka kuptimin e grumbullimit masiv të besimtarëve.
    3. Nga këto të dhëna nuk mund të besohet se autori e ka fjalën për “Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit”,
    dorëshkrim, një prej kodikëve që e përshkroi edhe Batiffol-i, por më pas u zhduk pa gjurmë.
    4. Sipas përshkrimit të Aleksudhit, është fjala për “Kodikun e Purput të Beratit”, dyungjillësh, pagëzuar
    me këtë emër disa vite më vonë nga P. Batiffol.
    5. Ngjyra “vishnje e errët” terminologjikisht i përgjigjet së purpurtës perandorake (“purple imperiale”), e
    cila, prej shekullit të 4-t e në vijim, për disa shekuj me radhë, u përdor përjashtimisht në shkrimet e
    shenjta.
    6. Shënim i vetë autorit: “Mbi njërin prej dy kapakëve (në tekst, shprehimisht: “pllakave”) gjendet një
    shënim, i shkruar me gërma të epokës së lashtë (nënkupto: “antike”), ku thuhet: “Shikojini gërmat e
    Shën Gjon Gojartit, që gjenden në këtë ungjill, (të shkruar) me vetë dorën e tij, kur ai ishte në Antioki, në
    atdheun e vet, shërbëtor i Krishtit. Deri në epokën kur ai jetoi, nga shumë vetë shkruhej me germa të
    thjeshta. Por theksimi i fuqisë së shkronjave nëpërmjet “shenjave të arta”, domethënë nëpërmjet “oksias”,
    “varias”, “perispomenit”, “dhasisë” dhe “psilisë” (janë thekse dhe tone gjuhësorë në greqishten antike),
    nuk mjaftonte. Megjithëse këto tekste kanë pasur të katër ungjijtë, ky që ka mbetur ka vetëm Ungjillin
    sipas Mateut dhe atë sipas Markut. Ndërsa ungjijtë sipas Lukës dhe Gjonit humbën. Ndërtuesi i manastirit
    të Teologut (Gjon Teologu) e mori dorëshkrimin në manastir, nga kujdesi dhe admirimi, në shenjë nderimi
    ndaj Shën Gjon Gojartit dhe si dëshmi e devocionit që kishte për Krishtin. Ndërsa humbja e ungjijve që
    mungojnë ndodhi kur librat e Teologut u grabitën nga frankët, të quajtur kampanezë (nënkupto: “frankët
    e Shampanjës”: fr. “Champagne”). Shikoni sa i veçantë është ngjyrimi i shkronjave, por edhe sa e bukur
    është forma e tyre! Ungjilli i Teologut, i shkruar në Patmo, është i varfër me këto shkronja, siç pashë me
    vetë sytë e mi në Efes”.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    DORËSHKRIMI GREQISHT [EN GREC] NGA BERATI I SHQIPËRISË
    Codex Purpureus F 1

    PIERRE BATIFFOL

    I.
    Berati2 është një qytet i vogël osman [i Perandorisë Osmane], i vendosur në hyrje të qafëmalit
    Apsus [Osumi i sotëm]. Për të arritur në Berat nga porti më i afërt, Vlora, duhen pesëmbëdhjetë
    orë kalërim; rruga pothuajse nuk ekziston fare. Qyteti është i besimit musliman; nga larg
    dallohen minaret, të cilat zgjaten mbi shtëpitë e bardha dhe kopshtet e tyre; në hyrje të qytetit
    ndeshim varrezat e vjetra të të parëve. Tregu është në qendër të qytetit: ndeshim haxhi dhe
    hoxhë me turban në kokë, ushtarë dhe zyrtarë turq; herë pas here edhe gegë e vllehë, tregtarë
    nga rrethinat e Elbasanit; përfundimisht edhe shumë hebrej, të cilët dallohen nga fesi i zi; por,
    gjithsesi, dominojnë shqiptarët dhe gjuha shqipe. Pjesa e qytetit të vjetër është e rrethuar me
    mure gjysmë të rrënuara nga koha bizantine; këtu është lagjja “Kala”, tokë e grekëve
    [ortodoksëve], e të krishterëve, në të cilën nuk gjejmë asnjë gjurmë të xhamive apo pazarit,
    ngaqë banorët janë të gjithë grekë [ortodoksë]. Në këtë pjesë ndodhet edhe shtëpia e
    ipeshkvisë, e quajtur “Mitropolia e shenjtë”. Zbrita tatëpjetë në brendi të kalasë, ku mora me
    qera një shtëpi, dritaret e së cilës shikonin bedenat e kalasë; kisha përshtypjen sikur po
    vështroja jetën mesjetare bizantine, “në themën Beratase”3 .
    Në “mitropoli” [ipeshkvi] më priti mitropoliti ortodoks, shkëlqesia e tij, prelati i shumëditur,
    imzot Anthime Alexoudis. Peshkopi i mitropolisë së shenjtë i ishte përkushtuar arkeologjisë,
    kur këtë ia lejonin punët dhe detyrat e shumta zyrtare. Është anëtar i jashtëm i Sinodit të
    Stambollit [i Patrikanës?!], ku çdoherë e thërrasin me nofkën: “miku i artit “, nofkë të cilën
    imzot Anthime Alexoudis vërtet e meriton. Ka zbuluar disa mbishkrime, ka botuar disa
    medalione4 ; në shtëpinë e tij ka një koleksion modest, me shumë eksponate antike, me një
    vlerë të jashtëzakonshme5 , koleksion që i bën nder të veçantë Mitropolisë.
    Vetë qyteti i Beratit nuk është vendbanim antik, ngase nuk janë zbuluar mbishkrime, ndërtesa,
    apo gjëra të tjera nga lashtësia6 . Në qytet kanë arritur disa eksponate nga antikiteti, por jo
    shumë të rëndësishme. Mirëpo në qytet ruhen disa dorëshkrime, të cilat janë tepër të veçanta
    dhe shumë të vjetra. Është e domosdoshme të theksoj se si i kam zbuluar dhe kush më ka
    treguar për ekzistencën e tyre7 .
    Kur, në vitin 1875, [Ludovico] Duchense ishte i ngarkuar me delegacionin që do të shkonte në
    malin Athos [Malin e Shenjtë], u shkëput nga rruga dhe vajti deri në Patmos për të përshkruar
    disa pjesë të dorëshkrimit në greqisht, N, të Testamentit të Ri [sot “Codice N Vaticana”?],
    kustosi i bibliotekës së “Théolog-ut”, imzot Sakkélioni, i cili tash jeton në Athinë, i tërhoqi
    vëmendjen për një vëllim tjetër të një dorëshkrimi greqisht, për të cilin mendonte se ishte i
    ngjashëm me pjesët e dorëshkrimit N, ngaqë, sikurse ky i fundit, ishte i shkruar me shkronja
    argjendi dhe në pergamenë të purpurt. Duke shënuar këtë të dhënë, Duchense e përmend
    këtë dorëshkrim vetëm një herë, në vitin 1881, në një studim të tij kritik, si një kujtim të veçantë8 .
    Në Greqi ky njoftim nuk ka shqetësuar askënd, por në Gjermani9 po; dhe mund të thuhet se
    në vitin 1884 Duchense ishte i vetmi i cili në botën shkencore kishte njohuri për ekzistencën
    e këtij dorëshkrimi [në pergamenë] të purpurt. Kur më ftoi që ta shikoj, kam kërkuar shënime
    plotësuese, të cilat m’i ka ofruar Sauvaire, konsulli francez në Janinë, me anë të letrës së
    datës 27 nëntor 1884, ku ndër të tjera shkruan: “Ipeshkvi i mitropolisë së Beratit, imzot Anthime
    Alexoudis, para disa vjetësh, ka botuar në gjuhën greke studimin: “Description abrégée et
    historique de la sainte métropole de Belgrade, aujourd’hui Bérat”10 [Vështrim i shkurtër historik
    i mitropolisë së shenjtë të Belegradit, Beratit të sotëm], vepër kjo shumë pak e njohur dhe,
    sipas mendimit tim, nuk ekziston asnjë përkthim [i saj] në ndonjë gjuhë tjetër. Vepra ka këtë
    përmbajtje (marr guximin të bëj një përkthim fjalë për fjalë të saj):
    “Kap. IX. Dorëshkrime të vjetra në pergamenë. Mitropolia e Beratit ruan edhe disa dorëshkrime
    dhe libra të shenjtë:
    1. Ungjillin e shenjtë, i cili ruhet në kishën e ungjillizimit [në terminologjinë zyrtare të kishës së
    ritualit Lindor - evangjelista] në kalanë e Beratit, të cilin të gjithë besimtarët e krishterë e
    besojnë dhe e nderojnë, sipas traditës së lashtë, si dorëshkrimi i atit tonë, Shën Gjon Gojartit,
    kryeipeshkvit të Kostandinopojës, për festën e të cilit, çdo vit, këndohet mesha e shenjtë
    ipeshkvnore. Gjatë gjithë kësaj kohe, sa zgjat kjo meshë, dorëshkrimi është i ekspozuar për
    besimtarët, që të gjithë të mund ta shikojnë, ta puthin, ta nderojnë, duke u përkulur para tij me
    respektin më të madh. Shkronjat e këtij ungjilli të shenjtë janë të shkruara me flori [të gjitha
    janë maiuscule], si dhe të gjitha inicialet e çdo kapitulli. Në fillim të çdonjërit nga të katër
    ungjijtë është portreti i ungjillorit, i punuar prej floriri.
    2. Ungjilli i dytë, po ashtu, është shumë i vjetër dhe përmban vetëm tekstin e ungjijve sipas
    Mateut dhe sipas Markut. Ruhet në Kishën e Shën Gjergjit, në të njëjtën famulli. Shkronjat
    janë prej argjendi të shkruara në pergamenë me ngjyrë qershie [të kuqe] të mbyllur, ndërsa
    inicialet janë të shkruara me flori dhe argjend, të vëna në rreth dhe brenda kornizës. Në
    njërën anë të kopertinës është, me shkronja të një kohe shumë të lashtë, e shkruar kjo fjali:
    “Shikojini shkronjat e këtij ungjilli, të shkruara me dorën e vetë Shën Gjon Gojartit, kur ishte
    meshtar i ungjillit në atdheun e tij në Antioki...”.
    3. Një dorëshkrim tjetër ungjillor, mjaft i madh dhe shumë i rëndë, i lidhur me kopertina prej
    argjendi, sikurse edhe dy të parët, është pronë e kaptolit11 tonë. Në të njëjtën kishë ruhet
    edhe një ungjill tjetër i formatit të vogël, i shkruar në pergamenë.
    4. Në fund fare ekzistojnë edhe dy dorëshkrime të ungjijve, në pergamenë të bardhë, të cilët
    ruhen në kishën e Mangalemit12 .
    Me këtë pjesë të veprës së Alexoudis-it ne u njohëm me dorëshkrimet ungjillore të Beratit.
    Mendoj se është e domosdoshme të [shpjegoj diçka këtu fillimisht], ngase duhen sqaruar
    disa hipoteza të dyshimta, për të cilat më ka folur në Athinë Sakkélioni 13 . Ky pretendon se
    zbulimi i parë i Beratinus-it i takon Alexoudis-it dhe, për të përforcuar një ide të tillë për ipeshkvin
    arkeolog, bën citimin e këtyre radhëve, të cilat ne i përkthyem, duke pretenduar se [më parë]
    nuk kishte asnjë njohuri për këtë, gjë që hapur vërehet se nuk është e saktë.

    II.
    Koleksioni i dorëshkrimeve që gjenden në Berat është i ndarë në grupe të ndryshme. Secila
    kishë, dhe të tilla janë disa, ka disa dorëshkrime të këtyre librave liturgjikë, si, p.sh., Kisha e
    Shën Gjergjit dhe kisha e ungjillizimit [evangjelistës]. Posaçërisht duhet theksuar se ipeshkvi
    është pronar i disa dorëshkrimeve, të cilat i ruan në shtëpinë e tij, në ipeshkvi [mitropoli]. Por,
    para se të merremi me Beratinus-in, më parë të ndalemi tek disa çështje të tjera që lidhen
    me këto dorëshkrime.
    Disa dorëshkrime janë të zakonshme: të gjitha që kam mundur të shikoj ndodhen te
    kryeipeshkvi [mitropoliti] dhe janë në rrëmujë të vërtetë, të lëna pas dore dhe në gjendje tepër
    të rëndë. Më janë dhënë me shumë rezerva, kështu që kam qenë i detyruar t’i shikoj në orët
    e fundit të qëndrimit tim në Berat. Ia kam arritur që të bëj një përshkrim shumë përmbledhës,
    edhe pse nuk jam shumë i sigurt nëse ia kam arritur t’i shikoj të gjitha.
    Të gjitha këto dorëshkrime janë me tematikë kishtare. Kam shikuar tre vëllime dorëshkrimesh.
    Vëllimi i parë I është dorëshkrim në letër, format in quatro, një dorëshkrim i shekullit të 15-të;
    Vëllimi i dytë [II] është diçka më i vjetër se i pari, gjithashtu është dorëshkrim në letër, format
    i vogël, in folio;
    Vëllimi i tretë [III] daton aty nga fundi i shekullit të 12-të ose fillimi i shekullit të 13-të, është
    format i vogël, in folio, sikur i mëparmi, por është i shkruar në pergamenë.
    Do të veçoja [veç këtyre] dy vëllime me homilie [libër me omilie].
    I pari [IV] është koleksion i dorëshkrimeve të Ungjillit sipas Markut, në lëkurë viçi [pergamenë],
    format i madh, in quatro, një dorëshkrim nga fundi i shekullit të 12-të ose fillimi i shekullit të
    13-të.
    Vëllimi i dytë [V] është i ruajtur mirë. Ky dorëshkrim është koleksion homeliesh [omilie] të
    Shën Gjon Gojartit, për Shën Gjonin; dorëshkrimi është në lëkurë viçi, me dimensione 22 cm
    x 15 cm. Vëllimi ka 370 fletë me nga një kolonë për fletë (20 rreshta për çdo kolonë).
    Përafërsisht është i së njëjtës kohë me atë të mëparshmin [IV].
    Së bashku me këto pesë grupe dorëshkrimesh, duhet shtuar edhe: një koleksion rregullash
    dhe dispozitash kishtare [kanon, nomokanon], me format in quatro nga shekulli i 15-të [VI];
    një leksion [lectionary – fragment ungjillor apo Logos - ligjëratë patrologjike?] i dëmtuar nga
    membrana [pergamenë], gjithashtu format in quatro nga shekulli i 13-të;
    [VII] një diptik i dëmtuar shumë rëndë, i lidhur me kopertina druri me dimensione 22 x 15 cm,
    nga i cili janë të ruajtura vetëm 77 fletë, dorëshkrimi i të cilit është nga fundi i shekullit të 14-
    të. Ky libër, diptik, është vepër e famullisë Philanthopa, sipas të dhënave që gjejmë në titull:
    Fillimi i diptikut nga famullia e Philanthop-it, dhe kjo famulli ndodhet në Janinë14 , siç më kanë
    dëshmuar të tjerët.
    [VIII]. Një diptik tjetër, përafërsisht nga e njëjta kohë, në një gjendje edhe më të keqe se i
    mëparshmi, nga i cili na janë ruajtur vetëm 23 fletë, me dimensione 21 cm x 14 cm, i takon
    Kishës së Shën Gjergjit, (Diptiku i Kishës së Shën Gjergjit);
    Këtij dorëshkrimi do t’i kthehemi edhe njëherë më vonë.
    [IX]. Në fund, do të tërheq vëmendjen edhe mbi dy dorëshkrime të cilat kanë të bëjnë me
    Shkrimin e Shenjtë:
    Njëri dorëshkrim përmban Veprat e Apostujve [X]; ky ka 98 fletë; është i shkruar në pergamenë
    dhe ka dimensionet: 22 cm x 16 cm. Çdo fletë përmban nga një kolonë, të shkruar me 17
    rreshta. Është i shkruar me një kaligrafi të bukur korsive, nga shekulli i 12-të, ndërsa vetë
    dorëshkrimi mban si datë krijimi vitin 1158 [përkatësisht: viti i krijimit të botës, sipas pikëpamjes
    së kishës Lindore, shkurt a.m.-anno mondi-6666]. Dorëshkrimi është i shoqëruar me shënime
    anash, në pjesën pa tekst, dhe është i zbukuruar me fije floriri të lidhura.
    Pastaj kemi një ungjill [XI] të shekullit të 11-të, i shkruar në membranë [pergamenë], me një
    kaligrafi të bukur korsive, i cili ka 255 fletë, me dimensione: 21 cm x 16 cm. Çdo fletë përmban
    një kolonë, të shkruar me 25 rreshta. Dorëshkrimi ka katër ungjijtë, sipas rendit kanonik të
    pranuar. I mungon letra e Caprianus-it [Karpianit]; në fillim të çdo vëllimi ndodhen kanonet
    [tabelat] e Euseb-it, ndërsa në vetë tekstin, afër margjinave, janë shënimet e kapitujve të
    Amonijev-it dhe Euseb-it. Katër miniatura të tipit të thjeshtë paraqesin katër ungjillorët; ndërsa
    dekorimet janë plotësuar me disa shirita të pafinesë15 .
    Krahas këtyre dorëshkrimeve të zakonshme duhet të paraqes edhe disa dorëshkrime
    kaligrafike me një rëndësi të veçantë.
    Në paralagjen Mangalem, në hyrje të urës së lashtë të Beratit, u njoftova për restaurimin e një
    kishe që mbante emrin Fjetja e Shën Mërisë, që ishte bërë kohë më parë.
    U njoftova se aty ruhej një ungjill nga shekulli i 4-t16 . Jam futur me plot emocione në kishë dhe
    kam gjetur një ungjill që ka të paktën 8 shekuj [XII]. Ky është një dorëshkrim në pergamen me
    260 fletë në in quatro; i shkruar me një korsiv, dhe i takon shekullit të 12-të. Teksti përmban
    katër ungjijtë sipas rendit kanonik të pranuar. Fillon me një kanon të Euseb-it; ndërsa anash
    tekstit janë disa shënime, së bashku me krerët sipas Amonijev-it dhe Euseb-it. Në fillim
    dorëshkrimit i janë shtuar 20 fletë letre, në të cilat një dorë [e mëvonshme], e kohës së
    vendosjes së këtyre fletëve, ka shkruar: Synaxaire. Në vëllim janë katër miniatura që shtrihen
    në tërë faqen, të cilat paraqesin katër ungjillorët, në sfond floriri, të cilët janë të punuar me
    ngjyra shumë të bukura. Kapitujt janë të zbukuruar me shirita të hollë, ndërsa kanonet e
    Euseb-it janë të vëna mes kornizash me shtylla të zbukuruara me lule dhe portikë17 . Çdo
    fletë e zbukuruar me dekorime është e mbuluar me mëndafsh të lashtë me vel purpuri18 .
    Dorëshkrimi mban këtë shënim: “Ky është një ungjill nga famullia e shenjtë Eleusi ose famullia
    e re. E shkroi: shumë i dashuri, i shenjti, i denji mbret, zoti Theodor Komnen Laskari, i
    ashtuquajturi Gjon Engjëlli, për shkak të mbrojtjes së shenjtit dhe engjëllit, monarkut Kalinik.
    Ju, që këtë do ta lexoni, luteni që përmes të plotëfuqishmit, t’i kërkoni Zotit, që të na
    mëshirojë”19.
    Kuvendi i cekur është [Zonja Shën Mëri e mëshirës], ose ndoshta është i njëjti me atë nga
    Mesebrija20 .
    Selia ipeshkvnore ruan edhe një ungjill të shkruar në pergamenë, që është i veshur me
    kopertina argjendi [XIII]. Ky ka 310 fletë, me dimensione 35 cm x 28.5 cm, dhe është i shkruar
    në dy kolona. Është i shkruar me shkronja korsive të mëdha. Eshte dorëshkrim i shekullit të
    11-të ose i fillimit të shekullit të 12-të. Inicialet janë jashtë kolonës së tekstit në një lartësi e cila
    varion nga 3.5 cm deri në 5 cm; këto janë të praruara me flori dhe të plotësuara edhe me
    ngjyrë blu të hapur [ngjyrë bojë qielli]. Edhe titujt janë të praruar me flori, por të shkruar me
    shkronja të vogla, me një theksim të veçantë cinoberik. Çdo pjesë është e ndarë nga tjetra
    me shirit floriri dhe ngjyrë blu të hapur21 .

    III.
    Këtyre dy dorëshkrimeve kaligrafike duhet t’u bashkangjiten edhe dy dorëshkrime të tjera, të
    një forme tjetër, tepër të veçanta:
    - Liturgia argentea dhe
    - Codex aureus Anthimi.
    Ekziston një numër shumë i vogël i dorëshkrimeve të krysografisë bizantine22 . Citohen një
    psaltir që gjendet në Londër, një ungjill i Firences dhe një tjetër i Shën Petërburgut. [Nga
    këta], ky i fundit është i vetmi në purpur dhe në lëkurë viçi [pergamenë]23 . Shto këtu edhe
    fragmentin e Uspenskit24 , nuk kemi njohuri për dorëshkrime të tjera25 . Dorëshkrimet me
    sfond të purpurt, të shkruara me ngjyrë argjendi, nuk janë shumë të përhapura26 : Janë të
    njohur vetëm libri i Gjenezës [Genesis, Vjenë]; psaltiri i Zyrihut, ungjilli Patmos-it, ungjilli i
    Rossana-s dhe, nëse këtyre u bashkangjisim edhe fletët e palimpsestit nga Dublini27 dhe të
    ungjillit të Vjenës [nga shekulli i 12-të], do të kemi një katalog përfundimtar të dorëshkrimeve
    të njohura me pergamenë të purpurt, të shkruara me ngjyrë argjendi. Koleksioni i Beratit na
    mundëson zgjerimin e këtij inventari me tre dorëshkrime të reja.

    I. I pari nga këto dorëshkrime është pronë e imzot Alexoudis-it. Nuk kam arritur të zbuloj
    origjinën e tij. Ky është: Liturgjia e shenjtë e Shën Gjon Gojartit [Chrysostome], shkruar me
    germa korsive të bukura, për të cilin mund të thuhet pa asnjë dyshim se është i shekullit të
    12-të28 . Ngjyra është e argjendtë, por emrat e shenjtorëve dhe përkujtimorja [dedikimi] janë
    të praruar në flori, sikur edhe vetë titulli. Teksti nuk është i shkruar në fletë, por në role të
    purpurta pergamene, me gjatësi prej dy metra e tetëdhjetë e pesë centimetrash [2.85 m] dhe
    gjerësi prej njëzet e gjashtë centimetrash [26 cm]. Pjesa e jashtme, poshtë, është e dëmtuar;
    është e shkruar në të dyja anët e rolesë, në një kolonë të gjerë trembëdhjetë centimetra [13
    cm]. Përkujtimorja [dedikimi] është e rimuar, si në vijim:
    mnhsqhti ke kai29
    tvn svn doulwn; nikolaun
    elenhV; grhgoriou; nikol
    anastasiaV a; nataliaV a;
    upatiaV; zenhV a; dhmh
    triou kai annhVx30

    II. Dorëshkrimi tjetër, të cilin në shenjë nderimi për imzot Anthime Alexoudis-in ne do ta
    emërtojmë: Codex aureus Anthimi, i takon kishës së ungjillizimit (ekklhsia tou euaggelismou
    thV qeotokou)31 dhe llogaritet autograf [me shkrimin e dorës] i Shën Gjon Gojartit32 . Është i
    lidhur në kopertina argjendi të shtypur, fijet e të cilit sot janë të grisura. Dorëshkrimi ka 413
    fletë, të lidhura nga 4 në një arak. Secila fletë ka dimensione prej 24 centimetrash lartësi dhe
    19 cm gjerësi; ky është dimension i formatit të vogël: in quatro. Pergamena është shumë e
    fortë, është e ngjyrosur me ngjyrë të purpurtë me theks blu në të hapur [ngjyrë bojë qielli], pa
    theksime të zakonshme të elementeve të vjetra të së purpurtës, përmes llumit [mushtit] të
    verës ose trëndafilit33 . Ngjyra është e artë. Çdo faqe ka nga një kolonë tekst, ndërsa kolona
    ka 17 rreshta si edhe te Codex Theodoræ në Shën Petërburg. Gjerësia e margjinave është
    42 milimetra në kokë, 65 mm në këmbë, 34 mm në pjesët e brendshme dhe 58 mm në
    këndet e jashtme. Në margjina ndodhen shënimet e kapitujve të Amonijev-Euseb-it, të
    ashtuquajtura kefalaia,34 . Në fillim të çdo ungjilli është një grumbull kefalaia35. Aq sa kam
    mundur të gjykoj nga një krahasim pjesërisht i themeltë, teksti nuk dallon nga tekstet e tjera të
    traditës bizantine; është i shkruar në mënyrë shumë korrekte. Shkrimi është një korsiv i
    shkëlqyeshëm, në të cilin ekziston vetëm pika dhe asnjë shenjë tjetër pikësimi [në origjinal:
    “interpunction”]. Megjithatë, në çdo fjalë janë të shënuara thekset. Dorëshkrimi ka të njëtën
    formë si ai te Codex Theodoræ36; por, në të vërtetë, unë në mes tyre vërej një dallim të
    rëndësishëm: në Codex Anthimi grafema [ ] ka të njëjtën formë që e ndeshim edhe në
    shekullin e 9-të, kurse te Codex Theodoræ kjo shenjë merr zvetënim në formë unciali [ ], që
    nuk kemi mundur ta gjejmë në fund të shekullit të 10-të37 . Pa asnjë mëdyshje, mund ta
    vendosim Codex Anthimi në shekullin e 10-të38 . Në fillim të çdo kapitulli, te të katër ungjijt,
    është nga një miniaturë e vizatuar me ngjyrë floriri; vetëm trupi, pjesërisht, është i punuar me
    ngjyrë, e cila pothuajse tërësisht është fshirë. Korniza e çdonjërës figurë është paraqitur në
    mënyrë gjeometrike, ndërsa portreti i ungjillorëve është i tipit të thjeshtë [naiv]39 .

    IV.
    Më në fund arrijmë deri te dorëshkrimi më i rëndësishëm i thesarit beratas; ai të cilit i është
    vënë emri Beratinus, si pronë e Kishës së Shën Gjergjit dhe që është ruajtur në shtëpinë e
    ipeshkvit. Debatet [e mia] rreth këtij dorëshkrimi janë botuar në Mélanges të shkollës frënge
    në Romë. Këtu disa çështje janë botuar përsëri, me një numër të madh përmirësimesh dhe
    korrigjimesh të të dhënave të ndryshme, si dhe me shtojca të tjera. Dëshirojmë që shqyrtimi
    ynë të shikohet dhe vlerësohet në dritën e këtyre versioneve të reja.
    Disponojmë vetëm dy dokumente të cilat mund të na ndihmojnë në ndriçimin e historisë së
    Beratinus-it. Dokumenti i parë është nga Diptiku i Kishës së Shën Gjergjit [Kodiku nr. IX këtu,
    sipas renditjes së autorit]40 , të cilin e kam përmendur më herët, pjesët e shkëputura të të cilit
    ndodhen në shtojcë. Në kronikën e Kishës së Shën Gjergjit, [në anëshkrim], përmendet njëfarë
    Skouripékis, “laik” [shekullar] nga Berati, i cili e kishte për nder që emri i tij ishte shënuar në
    diptik, për shërbimet që i kishte bërë famullisë41 dhe qytetit në vitin 1356. Është shkruar se në
    atë vit serbët kishin ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër Beratit [Belegradit]42 , të cilën
    qyteti nuk kishte qenë në gjendje ta përballonte. Me këtë rast është dashur që me çdo kusht
    të shpëtohej thesari kishtar i Beratit dhe lutjes së murgut Théodoulos i ishte përgjigjur me
    përkushtim Skouripéki. Ai, së bashku me murgun, kishin ngarkuar në “koshere” bletësh “27”
    dorëshkrime me vlera të jashtëzakonshme, të cilat “i kishte Theologu” dhe Kisha e Shën
    Gjergjit dhe i kishin vendosur në vend të sigurt.
    Pason një regjistër i dëmtuar i dorëshkrimeve, i cili përmban libra liturgjikë dhe shërbese, një
    regjistër të veçantë të dhuratave kishtare; një “psaltir të krijuesit” [ktitorit]; “katër ungjij nga
    Bullgaria”[?]; dhe një vëllim dorëshkrimi të titulluar: “Katër ungjij të shkruar me dorën e Shën
    Gjon Gojartit në argjend”43 .
    Duke u mbështetur në shënimet e imzot Alexoudis-it44 , në fillim këtë dorëshkrim e kam
    identifikuar si të njëjtë me atë të Codex aureus Anthimi. Por kuptimi i fjalës “i shkruar me
    argjend”45 nuk lë vend për dyshim46 . Në të duhet të shikojmë sinonimin për “i shkruar me
    argjend”47 . Atëherë [disa të dhëna rezultojnë] kundër mendimit të ipeshkvit beratas, i cili e
    kishte shënuar si “ungjill i praruar me argjend”, ose i lidhur me argjend, çka në të vërtetë
    kishte të bënte me Codex aureus. Në fakt, fjalia me këtë kuptim: “ungjill i shkruar me shkronja
    argjendi” [sipas Alexoudes] duhej të shënonte vetëm Codex Beratinus. Por ndërkaq kemi
    vërejtur praninë e dorëshkrimit tonë, në thesarin e “Théologu-t” të Beratit, që nga viti 1356.
    Në kohën e sotme, emrin “Théolog” e mban vetëm një manastir, e ky është ai i Panagia
    Ardéoussa. Por diptiku i Kishës së Shën Gjergjit na shërben si dëshmi se në shekullin e 15-
    të ka ekzistuar një manastir në Berat me emrin e Shën Gjergjit dhe të Shën Gjonit-Ungjilltarit,
    përkatësisht “Théolog-ut”, manastir i cili sot nuk ekziston më. “Théolog-u”, i cili kishte në
    pronësi Codex F , nuk do të duhej të kërkohej dikund tjetër, pos në Berat. Na mbetet vetëm
    edhe një gjë, që të interpretojmë edhe dokumentin e dytë, sipas të cilit ato që u pohuan më
    lart për “Théologu-n” e Beratit janë identifikuar me atë të shquarin “Théolog” nga Patmosi48 .
    Përmbajtja e dokumentit të dytë është shënimi49 i shkruar në fillim të Codex F që, sipas
    mendimit tim, shkrimi është nga shekulli i kaluar [d.m.th. shekulli i 18-të]50 , pak më i hershëm
    se sa lidhja e ungjillit me kopertinën e re [1805]. Analiza gramatikore e dorëshkrimit e vërteton
    një parashikim të tillë. Lexojmë: “Shikojini, ju, o lexues, këto shkronja të shkruara me dorën
    e Shën Gjon Gojartit në kohën që ishte meshtari i ungjillit ... Shikoni ngjyrën e pakrahasueshme
    të fletëve si dhe vizatimet e bukura të atyre shkronjave”!
    Për të sqaruar unicial-in51 e formës së shkronjave, autori shton: “Gjatë kohës së Shën Gjon
    Gojartit, shumë njerëz kanë shkruar me shkronja të ndara luta grammata52 dhe kanë
    “harruar” të shënojnë “forcën” e shenjave të floririt [?]. Me këtë dëshiroj të theksoj veçanërisht
    thekset e mprehta, ato të rënda dhe shenjat hundore, si dhe hakat e lehtë dhe të ashpër. Nga
    të katër ungjijtë, të cilët përbënin një vëllim dorëshkrimi, kanë mbetur vetëm ai i Mateut dhe
    i Markut, ndërsa pjesa që përmbante Ungjillin sipas Lukës dhe sipas Gjonit është zhdukur”.
    Sipas kësaj ne njohim Codex F; por, ja edhe një rrëfim i pabesueshëm dhe jo i sigurt që na
    shërbehet: “Themeluesi i “Théologu-t”53 e ka marrë këtë ungjill në manastirin e tij, për shkak
    të një vizioni dhe një mrekullie “eneken qeaV kai qaumatoV “54 , ose edhe këtë: “për ta shikuar,
    kundruar dhe për ta admiruar, veçanërisht në shenjë nderimi të Shën Gjon Gojartit; ndërsa
    dëmtimi ka ndodhur në kohën kur frankët nga Kampanja [Champagne] kanë shkatërruar
    librat e “Théologu-t” ”. Ky rrëfim bie ndesh me dy të dhëna, që janë kundërthënëse: Fjala
    është për Beratin, nga vetë fakti se dorëshkrimi i kushtohet Shën Gjon Gojtarit dhe manastirit
    të “Théologu-t”. Megjithëse lë për të kuptuar se rreziku erdhi nga “frankët nga Kampanja”
    [Champagne], çfarë do të ishte shprehja e çuditshme që pason për një rrezik tjetër nga
    “çetat e Napolit”55 , që kanë hyrë në Berat dhe kanë plaçkitur kalanë, ngase një gjë e tillë është
    e padëgjuar56 . Aq më shumë, nëse ky fakt do të ishte i vërtetë, përkundër të gjithave sa
    njohim nga burimet, kjo më së voni do të duhej të ndodhte në vitin 1281, derisa diptiku i
    Kishës së Shën Gjergjit - dokument me më shumë vlerë se sa një shënim pa burim - dëshmitar
    shumë i sigurt, na tregon vitin 1356, kur Codex F duhej të ruhej siç ishte, ende i plotë. Pas
    kësaj vazhdon pohimi i të dhënave të tjera, që na ofron ky shënim, pa ndonjë mbështetje
    historike dhe vlerë të rëndësishme historike.
    Vetëm dy rreshtat e fundit mund të bënin përjashtim, ngase mund të pranohen si një dëshmi
    vetjake. Ato mund të përkthehen në këtë mënyrë: “Ungjilli i “Théolog-ut”, [të cilin ai e kishte]
    shkruar në Patmos, ka gjithashtu shkronjat e (pa)ndara, ashtu siç i kam shikuar me sy të
    mi, në Efes”. Me fjalë të tjera, shkruesi i këtij shënimi pohon se në Efes ka shikuar një autograf
    [?] të Shën Gjon Gojartit dhe dëshmon se shenjat grafike të ungjillit të përmendur janë të
    ngjashme me ato të cilat i përkasin dorëshkrimit të Shën Gjon Gojartit. Kjo e dhënë nuk është
    e pavlerë, por nuk na flet gjë për Beratinus-in.
    Shkurtimisht, me shumë siguri, mund të pohojmë praninë e Codex F në Berat në shekullin
    e 14-të. Ky është i vetmi përfundim për të cilin mund të themi me siguri se është i saktë; duke
    u tërhequr nga hipotezat e mëparshme të pohuara, të shprehura me shumë rezerva.

    V.
    Codex Beratinus është në një kopertinë të re, e cila datohet në fillim të këtij shekulli [shekulli
    i 19-të]. Kapakët brenda janë prej druri pishe. Frontespici është me dekorime argjendi të
    gdhendura dhe të shtypura në sipërfaqe - punim i argjendarëve grekë [ortodoksë] me cilësi të
    mesme. Ky mban shënimin: 1805. Faqet e para janë nga një letër e ashpër; e papastër [e
    cila ishte e ruajtur në ndonjë tinar]. Në të janë ruajtur disa shënime. Faqen e parë e kemi
    përshkruar dhe është në shtojcë, ndërsa dy të tjerat kanë një përshkrim të shkurtër të
    dorëshkrimit, të shkruar me dorën e imzot Alexoudis-it. Si mbrojtje për faqen e parë, prej
    lëkure viçi [pergamene], është vendosur një faqe letre, e shkëputur nga ndonjë ungjill i redaktuar
    dhe i shtypur.
    Dorëshkrimi numëron 190 fletë të pafaqosura57 , të cilat kanë qenë të lidhura fort, por si duket
    libërlidhësi i ri ato gabimisht i ka prerë, në vend që t’ua linte këndet të lira dhe të paprera.
    Fletët, të cilat në brendi kanë qenë të dëmtuara, ishin të përforcuara me një shirit të bardhë
    letre; vetëm një fletë e kemi të lirë, dhe kjo është fleta me nr. 69. Fletët, të cilat kanë qenë të
    dëmtuara horizontalisht apo vertikalisht, janë qepur me kujdes; pos fletët: 74, 115 dhe 134,
    [të cilat] kanë mbetur në dy pjesë. Gjashtë faqet e para janë shumë të dëmtuara, shkronjat
    janë të zbehura, ngjyra e purpurtë është zverdhur fare, për të mos thënë se është zhdukur;
    por, që nga fleta 7, dorëshkrimi është në gjendje të shkëlqyeshme, pos fletëve 75-78, të cilat
    janë të dëmtuara rëndë. Ungjilli sipas Mateut mbaron në kolonën e dytë të fletës 112 recto.
    Fleta 112 verso nuk është e shkruar fare; ndërsa fletët 113 dhe 114 përmbajnë krerët e Ungjillit
    sipas Markut. Ungjilli sipas Markut fillon me fletën 115. Këndi i poshtëm i fletëve 115 dhe 116
    ka qenë i shqyer; është i plotësuar me letër të thjeshtë; në të njëjtën mënyrë është vepruar
    edhe me fletën 121. Në fletën 144 vërehet një vrimë e madhe, e rrumbullakët, karakteristike
    për lëkurën e viçit. Shkruesi këtë gjë e kishte parasysh kur ka shkruar rreshtat përkatës.
    Fletët 177 dhe 181 janë në gjendje tepër të keqe; por të gjitha të tjerat në vazhdim janë në
    gjendje të shkëlqyeshme, pos 4 fletëve të fundit, të cilat janë në gjendje të ngjashme me 6
    fletët e fillimit.
    Është më se e qartë se dorëshkrimi një kohë të gjatë nuk ka qenë i lidhur dhe ka qenë nën
    ndikimin e lagështisë dhe pluhurit, para se të restaurohet në vitin 1805. Në këtë mënyrë,
    dorëshkrimi ka humbur 40 fletë, të cilat përafërsisht mund t‘i shpërndanim në këtë mënyrë:
    (pos krerëve të Ungjillit sipas Mateut dhe kopertinave): Mateu, I-VI, 3 = 25 fletë përafërsisht;
    Mateu, VII, 7 = 1 fletë; Mateu, XVIII, 24-XIX, 3 = 2 fletë; Mateu, XXIII, 4-XXIII, 13 = 1 fletë; Marku,
    XIV, 62-XVI, 20 = 12 fletë.
    Pergamena është e fortë dhe me peshë të mesme, është shumë e thatë. Shkronjat zakonisht
    nuk vërehen nga njëra anë [e fletës] në tjetrën. Lëkura e viçit është e lyer me ngjyrë të purpurt,
    por sot dominon ngjyra vjollcë, e afërt me llumin e verës, që lë të nënkuptohet se në fillim ka
    qenë ngjyrë e kuqe e theksuar.
    Këndet e fletëve janë zverdhur nga kontaktet me ajrin. Lartësia e fletëve është 31.4 cm,
    ndërsa gjerësia është 26.8 cm. Vijat në margjina dhe për radhët e shkruara janë bërë me
    gërvishtje prej një pene të thatë, d.m.th. pa ngjyrë, ndërsa vërehet shumë qartë gdhendja
    mjeshtërore në margjinën e qendrës. Çdo radhë përbëhet nga vija të dyfishta, të cilat kanë
    shërbyer për të shënuar lartësinë e shkronjave, poshtë e lart. Çdo faqe ka nga dy kolona me
    nga 17 rreshta. Numri i shkronjave është i ndryshueshëm nga 8 në 12 shkronja për për çdo
    radhë, me një afërsi më shumë 9 se sa 10. Çdo kolonë është 21 cm e lartë dhe 10.9 cm e
    gjerë. Margjina që ndan kolonat është e gjerë mesatarisht 3.5 cm. Në margjinën lart dhe në
    vijën e veçantë afër këndit ndodhen vetëm kapitujt, pa ndonjë titull të zakonshëm, dhe këto
    saktësisht mbi kolonën për të cilën bëhet fjalë. Numrat për referencat e shënimeve të Amonijev-
    Euseb-it janë të shënuar në margjina. Ngjyra është prej floriri. Gërvishtja e penës është e
    rrafshtë, pa njolla dhe e punuar me shumë kujdes.
    Gjashtë fletët e para të Ungjillit sipas Mateut janë të shkruara me shkronja floriri dhe paraqesin
    fjalët: PHR,I C, UC; njësoj është shkruar edhe radha e parë, si titull, te Ungjilli sipas Markut.
    Shkronjat e para të kapitujve çdoherë janë shumë të theksuara, gati sa tërë gjerësia e
    margjinës, dhe janë dyfish më të mëdha se sa shkronjat e zakonshme, por nuk kanë dekorime.
    Vetëm shkronja O është e dekoruar me një kryq të vogël në mes. Meqenëse Ungjilli sipas
    Mateut përfundon në mes të kolonës, zbrazësira është mbushur me një shirit floriri, me një
    motiv të thjeshtë gjeometrik. Në disa raste të rralla shkruesi anon në anën e djathtë të margjinës
    për të përfunduar fjalën e fundit në rreshtin e ri. Me këtë rast, shërbehet me shkronja më të
    vogla se zakonisht.

    Në këtë formë na paraqitet Codex Beratinus.

    Dorëshkrimi i takon fazës së hershme [të vjetër] të unicial-it. Shkronjat e rrumbullakëta si: E,
    Q, O, C asnjëherë nuk janë të zgjatura; ndërsa shkronja kuadrat si: H, M, N, P nuk janë
    asnjëherë në pozicion kënddrejtë; as kur ndodhen në fund të rreshtit. Të gjitha shkronjat kanë
    pozicion të drejtë dhe askund asnjëra nga ato nuk qëndron pjerrtas. Shkronjat janë të rregullta
    dhe asnjëherë nuk kalojnë vijat që kufizojnë rreshat, poshtë e lart; bile as z ose ax. Të vetmet
    shkronja që zgjaten poshtë vijave në rresht, janë R dhe U; ndërsa, në disa raste, shkronjat F
    dhe Y kalojnë këndet e rreshtave në të dyja anët. Shkronjat e theksuara [inicialet], si p.sh. x
    janë me kënde. Vija e drejtë e shkronjës x është e palidhur, lirshëm e hapur në krahë, por
    gjithnjë duke mos marrë asnjëherë formën e çomages [keulenform], e njëjta gjë mund të
    thuhet edhe për shkronjat T, P, G. Vija horizontale e shkronjës Q asnjëherë nuk del jashtë
    rrethit, të cilin e ndan në dy pjesë të barabarta. Vijat e shkronjës E me saktësi e kalojnë mesin
    e lakores, i cili është në formë gjysmëhëne, duke krijuar kështu një rënie të lehtë, në anën e
    djathtë. Dy këndet e harqeve të shkronjave E dhe C, gjithashtu, janë disi të zbutura. Shkronja
    W është pothuajse e mbyllur58 . Shkronjat e fillimit, [inicialet, nistoret], janë dyfish më të mëdha,
    por janë të të njëjtit stil grafik, që do të thotë se i takojnë unicial-it të lashtë.
    I shikuar në tërësi, autoshkrimi te Codex Beratinus është ndër më të bukurit të unicial-it të
    lashtë, i ngjashëm me atë të Dioscoride-s së Vjenës59 ; mund të themi se është edhe më i
    bukuri, i ngjashëm me Palimpsestin I7 nga Shën Petërburgu60 , për të cilin studiuesit mendojnë
    se vjen nga fillimi i shekullit të 6-të.
    Ky këndvështrim i fillimit është mbështetur në këto të dhëna: Dorëshkrimi nuk përmban shenjat
    e theksave, dhe për këtë nuk mund të nxjerrim asnjë përfundim; nuk përmban as haket
    [shenja të posaçme grafike të greqishtes antike], të cilat janë një tregues i sigurt i vjetërsisë
    së dorëshkrimit61 . Këtu ndeshim në mënyrë absolute shkrimin scriptio continua pa asnjë
    radhë; teksti është i shkruar gjatë tërë vijës së shënuar dhe fjalët nuk janë të ndara. Shenjat
    e pikësimit vijnë në fund të fjalisë, të shënuara me një pikë të zgjatur, herë të thjeshtë, herë të
    dyfishuar, të vënë nga mesi i lartësisë së shkronjave62 . Apostrofi që shënon elizionin nuk
    përdoret rregullisht, por çdo herë vendoset kur shkronja e fundit është P63 . Mbi zanoret Ï dhe
    Ÿ është e shënuar vija [një vijë e shkurtër sipër shkronjave, dijareza], veçanërisht atëherë kur
    nuk janë pjesë e diftongut64 . Citatet e Testamentit të Vjetër65 janë të shënuara në margjina
    me shenjën (>). Ligaturat janë të kufizuara në tre lloje: [ ] për “mua”66 , që e ndeshim që nga
    shekulli i 4-të67, , [ ] për au, të cilën e përdor shkruesi i Dioscoride-s së Vjenës68 , dhe
    grupëzimi i njohur autou si [ ] te Gueferbytanus P, edhe pse te Beratinus i gjejmë vetëm
    dy herë69 . Janë përdorur shkurtesat më të vjetra [të moçme], si: QC, IC, KC, YC, XC, PHR,
    MHR, PNA, ANOC, OYNOC (shpesh është përdorur edhe: OYPANOC), DAD, IHL70,
    një herë edhe ILHM, ndërsa asnjëherë IHM. Kësaj i duhet shtuar edhe shkurtesa
    përfundimtare n, në fund të rreshtit tw; dhe vetëm disa herë k për kai71 ; një herë EIN për
    EINAI72 ; dhe një herë DOUNA për DOUNAI73 ; një herë KAQHCQ për KAQHCQAI74 ;
    dhe një herë DIKOI për DIKAIOI75 ; por asnjëherë për [ ] dhe asnjëherë për: H N ,N H,
    N K ,M H etj.; si dhe asnjëherë: [ ] dhe asnjëherë tjetër për: [ ]76. Vërejmë, pra, që asnjëra
    nga parregullsitë e tekstit nuk mund të hedhë poshtë mendimin tonë të parë, se detajet e
    shkrimit të Beratinus-it nuk mund të shkojnë më larg se shekulli i 6-të.
    Kur bëhet fjalë për një dorëshkrim kaligrafik, është shumë vështirë për të përcaktuar me
    saktësi kohën e krijimit të tij vetëm sipas formës dhe lashtësisë së shkronjave. Një element
    me rëndësi te Beratinus-i është i mjaftueshëm për të na përkujtuar këtë. Shikuam se si
    citohen numrat e ndarjes të Amonijon-it dhe kanonet e Eusebit, titujt e zakonshëm të krerëve
    [“kefalaia”] të dorëshkrimit. Shkrimi i krerëve ka një formë tjetër nga ajo e tekstit; ky shkrim
    është më pak i kujdesshëm dhe është i shkruar më shpejt, zgjatet dhe është më i hollë; në të
    njëjtën kohë, duke qenë i barabartë; në paraqitjen e unicial-eve në formën që e ndeshim në
    shekullin e 8-të, që është ajo e rrumbullakta dhe kënddrejta77 . Mund të themi se këtë e ka
    shkruar një dorë e dytë. Këtë mendim e kam pasur edhe në fillim, kur kam vërejtur se ngjyra
    ishte më e kuqërremtë, ndërsa gërvishja më pak e theksuar; por ky ndryshim mund të
    komentohet edhe në një mënyrë tjetër, si kthim i penës në njërën anë dhe një dorë e stërvitur
    dhe e shpejtë në të shkruar. Unicial-i katror është i ngadaltë, i llogaritur mirë dhe me stil jo
    shumë të veçantë; në momentet kur shkruesi ka nxituar ose ka qenë i pavëmendshëm,
    bëhet zgjatja e vijave dhe, në të njëjtën kohë, dorëshkrimi i tij fiton një formë moderne, kështu
    që ky shpjegim do të ishte i mjaftueshëm për të sqaruar ekzistencën e dy shkrimeve, origjinën
    e tyre dhe të identitetit të ndryshëm. Megjithatë, nga forma e këtyre dy shkrimeve, vështirë
    mund të dallohen se cili është nga shekulli i 6-të dhe cili nga shekulli i 7-të.
    Një rast i tillë nuk është ri. Diçka e ngjashme është edhe për tre dorëshkrimet e Testamentit
    të Ri. Tek Codex Zacynthius X, nëse shikojmë dorëshkrimin, mendohet se teksti është i
    shekullit të 8-të, për faktin se e njëta dorë është e identifikuar si për shkrimin, ashtu edhe për
    dekorimet! Në të vërtetë, Treguelles, këtë dorëshkrim e daton të shekullit të 8-të, por sot jemi
    të mendimit se duhet konsideruar më i lashtë [vjetër], për vetë faktin e mënyrës së shkrimit të
    vetë tekstit78 . Ky është rasti i parë. Pyetje e ngjashme është parashturar edhe në lidhje me
    Guelferbytanus P, ngase, sikur edhe te rasti i Beratinus-it, kemi tekst me unicial në formë
    kuadrat, sikur edhe kapitujt79 [kefalaia] në formën unicial kënddrejtë; me këtë rast duhet të
    theksojmë se nëse unicial-i i krerëve80 është shumë i ngjashëm me unicial-in e kefalaia81 të
    Beratinus-it, vetë teksti ka disa karakteristika të cilat e bëjnë disi më të ri se sa shkronajt te
    Beratinus-i. Kjo vërehet sidomos te: A, D dhe W . Megjithatë, askush nuk ka dyshuar në
    përfundimet e Tischendorf-it, i cili Guelferbytanus P e ka datuar të shekullit të 6-të82 . Ky
    është rasti i dytë. Më në fund te Rossanensis sikur të izolonim kapitujt83 , dhe shënimet e
    Amonijev-it dhe Eusebit, ka ekzistuar mundësia që ta datonim në shekullin e 7-të, por kjo gjë
    nuk e ka penguar Gebhard-in që të bënte datimin e Rossanenis në shekullin e 6-të, në bazë
    të elementeve të shkëlqyera arkelologjike dhe paleografike84 . Ky është rasti i tretë.
    Këto tre raste nuk janë zgjidhje përfundimtare për pyetjen tonë, por do të na shërbejnë që,
    duke bërë krahasime me dorëshkrimin e fundit, të mund të nxjerrim një gjykim të sigurt dhe
    përfundimtar. Rossanenis mund të na shërbejë në mënyrë të shkëlqyer për të bërë krahasime:
    mendojmë se shkrimi i tij tipik dhe datimi i tij janë të sigurtë dhe përfundimtarë85 . Shkrimi te
    Rossanenis është më i ngjeshur [i afruar, ngjitur] se sa te Beratinus; kjo është larg çfarëdo
    dyshimi për tekstin, në të cilin ndeshim 20 rreshta për kolonë, me përafërsisht 11 shkronja
    për një rresht; ndërsa te Beratinus kemi 17 rreshta me nga 9 shkronja, përafërsisht, për
    rresht, me një format pothuaj me përmasa identike të të dy dorëshkrimeve. Por kapitujt86 ,
    janë më shumë të ngjeshur [afruar, ngjitur] te F 87 se sa te S88 , sikur që edhe shënimet e
    Amonijev-it dhe Euseb-it janë më të vogla te F 89 se sa te S90 . Vërejmë se te të dy dorëshkrimet
    kemi vetëm një element kontradiktor për krahasime; por edhe sikur mos të ishte kështu, nga
    kjo nuk do të mund të përfundonim asgjë, ngase madhësia e shkronjave nuk është e dhënë
    kronografike91 . Kam pohuar më lart se te Beratinus-i shkronajt e rrumbullakëta nuk zgjaten
    dhe se shkronjat kuadrate asnjëherë nuk janë kënddrejta, as në fund të rreshtit; për këtë gjë
    unë jam kritikuar në disa raste, kur u botuan faksimilet përkatëse92 . Por, pas rishikimit të
    përshkrimeve që kam bërë, kam mundësi që me siguri të mbroj qëndrimin tim fillestar.
    Ekzistenca vetëm e disa formave kënddrejta ose kuadrate ka mundësi që ta bëjë më të ri
    Beratinus-in në raport me Rosanensis-in; ndërsa, në anën tjetër, disa faktorë te Rosanensis
    duken më të rij se sa elementet e tjera në raport me Beratinus. P.sh., në fund të rreshtave,
    shkronjat A kanë një rënie pingule më të lehtë dajthtas; w hapen dhe janë shumë më të
    sheshura; pra, janë këto dy shenja të cilat si të tilla paraqiten në shekullin e 7-të, dhe të cilat
    Beratinus nuk i njeh fare. Me këtë rast shtojmë këtu edhe shkurtesat dhe shkronjat e
    bashkangjitura, të cilat i kemi përmendur më lart e të cilat janë më të shumta te Codex F se
    sa te Codex S. Me një fjalë, meqenëse dukja e përgjithshme e të dy shkrimeve është e njëjtë,
    nuk besoj se ky detaj i shkrimit mund të dëshmojë për krijimin e mëvonshëm të dorëshkrimit
    nga Berati në raport me atë nga Rossana; përkundrazi, mund të jetë e kundërta. Nëse, pra,
    për dorëshkrimin nga Rossana mendohet se është nga fundi i shekullit të 6-të, dhe për
    dorëshkrimin nga Berati mund të pohohet me siguri se është nga e njëjta periudhë.

    VI.
    Na ka mbetur që të shqyrtojmë tekstin e Beratinus F : qëllimi im është përcaktimi i karakterit
    specifik të Beratinus-it, duke u mbështetur në vetë dorëshkrimin, si dhe duke shikuar raportet
    me dorëshkrimet kryesore të Testamentit të Ri; pra, duhen theksuar leksionet [lectionary,
    mësimet, perikopetë]93 e tij; si dhe duhen zbuluar ngjashmëritë e tyre.
    Leksionet janë të shumta dhe tipike për Beratinus-in. Nëse anashkalojmë ato të cilat janë
    variacione94 grafike të pastra, ballafaqohemi me leksione të cilat janë fillimisht të parafrazuara
    dhe të cilat janë krijuar vetvetiu ose nën ndikimin paralel të pjesëve të tjera të ungjijve të tjerë.
    - Mateu VIII, 14, “Shikoi vjehrrën e tij të shtrirë dhe në ethe” - shih: Mateu IX, 2; Marku VII, 30;
    IX, 28, “I afrohen të verbërit, duke kërkuar, ndërsa ai thotë...”95 ; IX, 30, “Menjëherë i hapen
    sytë e tij”; XI, 18, “Vjen Gjon Pagëzori, as nuk hëngri gjë, as nuk piu.”96 ; XII, 18, “I dashuri (im)
    në të cilin shpirti im kishte gëzim.”97 ; XII, 43, “Shpirt i papastër del (nga) njeriu.”98 ; XIII, 26, “U
    duk edhe egjra”; XIV, 23, “Të luteni (ndodhej shumë larg tokës) në mbrëmje.”99
    - Mateu, XIV, 24, “Era ju ishte kundërshtar. Për të katërtën....”100 ; XVI, 7, “(ata në vete) mendonin
    duke folur”; XVI, 21, “Dhe nga populli (poetët) dhe se do të vritej. Krerëve [pleqve] të popullit”101 ;
    XVI, 28, “Vërtet (vërtet), ju them.”102 ; XVII, 18, “Jezusi e urdhëroi (duke i thënë: dil) dhe doli.”;
    XX, 6, “Gjeti të tjerët duke ndenjur (në shesh) të papunë”103 ; XX, 15, “Ose, nuk më lejohet të
    bëj çfarë të dëshiroj.”104 ; XXI, 2, “Sapo (hyni) do ta gjeni.”105 ; XXI, 3, “dërgoni ata (ashtu). Po
    këtë.”106 ; XXI, 5, “Mbreti yt po vjen zemërbutë.”107 ; XXI, 10, “Në lartësi (i vinin në takim shumë,
    të gëzuar, duke lavdëruar Zotin, të shumtën për atë që kishin shikuar). Kur ai hyri.”108 ; XXI,
    21, “A keni besim (sikur kokërr fiku) dhe nëse nuk dyshoni.”109 ; XXI, 38, “Kjo e jona do të jetë
    (e tij) trashëgimi. Dhe e kapën.”110 ; XXII, 3, “Dhe njëra do të mbetet.”111 ; XXIV, 41, “Tënden
    (thuaju të pranishmëve).”112 ; XXV, 21, “(I) thotë Zotëri.”113 ; XXVI, 53, “Ose (mendoni) po. Në
    vend: mendoni”; XXVI, 65, “Dëgjuat blasfeminë për [sharjen] Zotin (nga goja e tij).”114 ; XXVII,
    1, “Krerët [pleqtë] e popullit (për Jezusin) ta vrasin (Jezusin) dhe ...”
    - Mateu XXVII, 16, “Atëherë kishin një të burgosur famëkeq me emrin Barnaba (i cili për
    shkak të vrasjeve dhe rebelimit ishte futur në burg) kur është sjellë.”115 ;
    - Marku, I, 17, “Ju thotë (Jezusi): Ejani.”116 ; II, 3, “Erdhën te ai (disa) duke bartur të paralizuarin”;
    II, 26, “Nuk u është e lejuar të ushqehen, përpos (udhëheqësve) priftërinjve.”117 ; IV, 10, “E
    pyetën ata rreth tij së bashku me të dymbëdhjetët (na sqaroni) rrëfimin!.”118 ; IV, 33, “Ju rrëfen
    rrëfimin ashtu që ata mundën ta kuptonin.”; V, 10, “Që të mos i dërgonte jashtë atdheut, dhe
    atje ndodheshin.”119 ; V, 26, “Duke shpenzuar të tijën (pasurinë)”; VI, 14, “Dhe ju thotë
    (shërbëtorëve të tij) po”120 ; VI, 35, “Nxënësit e tij (thoshin).”121 ; VI, 51, “Dhe qetësoi erën dhe
    i shpëtoi ata duke i dërguar”; “Dhe përmbi masën në mes tyre”122 ; VIII, 30, “Që askujt të mos
    i flasin këto, për të.”123 ; VIII, 38, “Në këtë kurorëshkelje dhe gjak të gabuar.”124 ; IX, 47, “Flake
    atë (dhe flake nga vetja) do të ndihesh më mirë.”125 ; XI, 3, “Dhe menjëherë dërgoi këtu.”126 ;
    XI, 4, “Jashtë (në) rrugë.”127 ; XI, 24, “(dhe) për këtë.”; XIII, 9, “Këto janë fillimet e pikëllimit.”128 ;
    XIV, 5, “Ai vaj mund të shitet.”129 ; XVI, 11, “për të dhënë para.”
    Nga këto leksione të ndryshme, të cilat i kemi cituar, pothuajse asnjëri nuk është i papritur,
    dhe të gjitha mund të sqarohen me rregulla të traditës gojore; po tash, përkundrazi, ja një
    numër leksionesh për të cilat mendojmë se ndoshta mund të gjejmë paramendim, dhe në të
    cilat mund të zbulohej diçka e ngjashme me F . Nuk e di nëse është e domosdoshme që të
    përkujtoj se për çfarëdo që ka të bëjë me familjen e dorëshkrimeve greqisht të Testamentit të
    Ri, do t’i përmbahemi klasifikimit të G. Westcottit dhe Hortit.
    Ja disa leksione për të cilat mund të pohohet se janë burimore dhe të veçanta: conflate
    readings:

    1. Te Mateu XVI, 4, lexojmë: “Ai ju përgjigjet: Në mbrëmje flisni: do të jetë një ditë e bukur,
    ngase qielli është i skuqur! Në mëngjes: sot do të jetë ftohtë, ngase qielli është skuqur dhe i
    vranët! Hipokrit, fytyrën e Zotit dini ta komentoni, ndërsa shenjat e kohës nuk mundeni”130 .
    Sot është e pranuar e tërë fjalia e cila fillon: “Në mbrëmje”131 , dhe përfundon me shtojcën:
    “Ndërsa shenjat e kohës nuk mundeni”132 , po ky supozim vërtetohet jo vetëm përmes
    dëshmisë së dorëshkrimeve sikur që është ajo: Sinaïticus dhe Alexandrinus, por edhe përmes
    dëshmisë së Shën Jeronimit, Origenit si dhe versionit të Cruetonit. Mungesën duhet llogaritur
    si leksion të lashtë [vjetër], derisa interpozicionin si shkallë të lartë të leksioneve të perëndimit
    e cila na paraqietet edhe në: Codex Bezæ, Vetus latina133 , Vulgata etj. Një ndikim i tillë i
    dyfishtë ka lënë gjurmë edhe në Codex Beratinus, shtesa është me vend; por, në vend se të
    shkrihet me tekstin, ajo lë gjurmë të dukshme, posaçërisht pas përsëritjes: “ai duke m’u
    përgjigjur pohonte.”

    2. Rastet e tjera na tregojnë pak a shumë mënyrën përmbajtësore, kombinimet e ndryshme
    të një tradite të njëjtë.
    Te Mateu XXIV, 45, ndeshim dy tradita, që për njërën lexohet: “bashkëbanuesve të tij”, ndërsa
    për tjetrën: “për shkak të nderimit ndaj tij”. Te Beratinus do të ndeshim të dy leximet, dhe
    sipas tij do të kemi: “për shërbëtorin e shtëpisë.”

    3. Te Marku, II, 18, leksioni është i dyfishtë. Në dorëshkrimet më të vjetra lexojmë: “Nxënësit
    e Gjonit dhe farisejtë,” ndërsa në dorëshkrimet më të reja lexojmë: “dhe ata nga farisejtë.”
    Beratinus, njëkohësisht është i lidhur me të dy leximet; dhe në të është [lexojmë]: “Nxënësit
    e Gjonit dhe ata nga farisejtë.”

    4. Te Marku, VI, 17, ndodhen edhe dy leksione të tjera:
    “e kapin Gjonin dhe e fusin në burg” - leksioni i parë; “E lidhin dhe e fusin në burg” - leksioni
    i dytë, i Perëndimit. Në Beratinus shkruan: “e kapin Gjonin dhe e fusin në burg,” dhe me këtë
    kemi edhe nga një conflate reading të leksionit të parë dhe atij të Perëndimit. Vërejmë kalimthi
    se conflate reading e tyre është e ngjashme me versionin Peschita.

    5. Ja dhe rasti i fundit:
    Te Marku, X, 21, lexojmë, me një numër të madh në korsiv dhe me një kualitet të lartë, disa
    unicial-e (K, M, N, P ), “dhe i thotë: Dëshiron të jesh i përkryer, të mungon vetëm,” ndërsa
    leksioni i vjetër: “dhe i thotë, të mungon vetëm,” ndërsa Beratinus ka një variant mjaft të
    çuditshëm: “dhe i thotë nëse dëshiron, të mungon vetëm.” Nuk shikoj asnjë shkak që “nëse
    dëshiron” dhe prania e tij, të mund të shpjegohet, sipas mendimit tim, vetëm në dy mënyra:
    ose shkruesi e ka harruar [tejkaluar]: “të jesh i përkryer”, ose nuk ka dëshiruar të fshijë: “nëse
    dëshiron”. Në rastin e parë, bëhet fjalë për një gabim të rëndë të shkruesit, për një shkrues
    kaq të kujdesshëm; në rastin e dytë, kjo është shenjë e mungesës së kujdesit dhe kritikës.
    Nuk mund të marr guximin që me të dhëna kaq të pakta të jem i sigurt për t`i vënë në dyshim;
    por besoj se ato që janë në vijim mund të vënë jashtë çdo dyshimi dhe konkurrence të dyja
    traditat, të cilat i kemi zbuluar te një numër i vogël i conflate reading, nëse nuk do të ishte e
    mundur të tregohen qëllimet kritike, të shkruesit të dorëshkrimit tonë.
    Një vëzhgim i veçantë është i domosdoshëm para se të vazhdojmë më tutje. Kur flasim për
    dy tradita, të cilat bëjnë konkurrencë për t‘i shëmbëllyer [ngjarë] tekstit të Beratinus-it, nuk
    mund të mohohet fakti se ekziston një traditë absolute e traditës së tekstit të Testamentit të
    Ri, gjë që ekziston për disa tekste klasike. Pasiqë të bëjmë një gjysmë përjashtimi për
    Vaticanus-in, për të cilin konsiderojmë se është tregues tipik, i saktë dhe i pastër i tekstit
    neutral, një gjë të tillë mund ta themi edhe për Codex Bezæ, i cili është përfaqësuesi më tipik
    i dëshmisë së tekstit perëndimor, kjo gjë mund të thuhet edhe për tekstet greke të periudhës
    së “mirë”, që d.m.th. për ato tekste të cilat, pak a shumë, nuk janë të lidhura as me traditën
    siriane, por nuk janë të pranuara as si tekste; por që janë në një shkallë të lartë botimi variorum,
    repektivisht tekste të përziera.

    Të provojmë t‘i saktësojmë te Beratinus.

    Pa u hamendur fare, mund të supozojmë se në sfondin [membranën] e dorëshkrimit Sirian,
    pjesa dërmuese e leksioneve është në favor të leksioneve të Perëndimit. Do të ishte shumë
    e vështirë, për të bërë një regjistër të saktë; por do të kufizohem në regjistrin e atyre
    përgjithësisht më të njohurave.
    Mateu, VII, 21, “Atit tim në qiell (ai do të shkojë në mbretërinë qiellore).”134 ; X, 12, “Përshëndeteni
    (duke thënë: paqe në këtë shtëpi!).”135 ; XII, 10, “dhe ja ishte (aty) njeriu.”136 ; XIV, 2, “Nuk
    është ai Gjoni (Pagëzuesi të cilit unë, kam dhënë urdhër t`i shkurtohet koka.”137 ; XVII, 1, “dhe
    (ndodhi) pas disa ditësh.”138 ; XVII, 10, “nga këta (të cilët më besojnë mua).”139 ; XVIII, 12, “dhe
    çfarë mendoni ju.”140 ; XX, 28, “shpërblim për shumë (edhe ju kërkoni që nga i vogli të bëhet
    i madh dhe i madhi të bëhet i vogël. Kur të hyni dhe të ftoheni në gosti, mos u ulni në tryezë
    në ato vende në të cilat bini në sy, që asnjëherë të mos ju afrohet ndonjë i shquar, do të
    afrohet një i ftuar i vogël dhe do të thotë: ejani më lart, dhe kjo do të jetë e dobishme). Kur
    kanë dalë.”141 ; XXI, 9, “Në lartësi (i vinin në takim shumë, duke ju gëzuar dhe lavdëruar Zotin,
    për të gjitha ato që kishin shikuar).142 ; XXVII, 35, “(Që të përmbushen ato të cilat i ka thënë
    profeti, dhe ju të shpërndani rrobat e mia, dhe pas rrobave të hidhni eshtrat).”143 ; XVII, 40,
    “dhe ata folën (fatkeq) që e rrëzoi”144 .
    Marku, II, 23, “dhe (prapë) ajo ndodhi.”145 ; II, 24, “Shiko çfarë (nxënësit tu) bëjnë në dhomë.”146 ;
    II, 26, “Pos (vetëm udhëheqësve) priftërinjve.”147 ; III, 14, “(dhe i emëron apostuj).”148 ; IV, 31,
    “Është kokrra më e vogël nga të gjitha.”149 ; VI, 2, “dhe shumë nga ata që e dëgjuan ishin të
    entuziasmuar (me mësimin e tij), folën.”150 ; VIII, 14, “dhe (nxënësit e tij) harrojnë të marrin me
    vete.”151 ; VIII, 17, “çfarë mendoni në zemrat tuaja;”, “të pabesë.”152 ; VIII, 26, “I flet: (shko në
    shtëpinë tënde, në fshatin tënd).”153 ; VIII, 34, “(ik) me mua.”154 ; IX, 21, “Pyet Jezusi;” shtojca:
    “Jezusi.”155 ; XI, 13, “(vetëm) fletë gjethi.”156 ; XI, 31, “dhe ju flet: çfarë të themi? Nëse themi.”157 ;
    XII, 38, “në sheshe (punohej).”158 ; XII, 43, “ajo e varfra.”159 ; XIII, 19, “fatkeqësitë e tilla që
    asnjëherë më parë nuk kishin ndodhur.”160 ; XIV, 41, “afër është (fundi), erdhi ora.”161 ; XIV, 61,
    “dhe e pyeti (për së dyti) duke folur.”162 .
    Këto leksione të cilat tash i cituam janë të mjaftueshme që të konstatohet tipi perëndimor i
    elementeve të ndryshme të Beratinus-it; në përpjesëtim më të vogël me të tjerat. Të shikojmë
    tashi edhe leksionet për të cilat mund të mendohet se janë të lashta [vjetra] dhe joperëndimore.
    Në këtë frymë do të shqyrtojmë shembujt në vazhdim:
    Mateu, VI, 10, “në tokë.”163 ; VI, 25, “çfarë do të hani (ose) çfarë do të pini.”164 ; VII, 24, “(do të
    jetë) njeriu do të jetë i barabartë dhe i arsyeshëm.”165 ; VIII, 13, “shko, dhe ashtu siç ke
    besuar;”166 ; VIII, 13, “dhe kur kapiteni [centurioni] u kthye në shtëpinë e tij, gjen djalin e tij të
    shëruar.”167 ; XIV, 19, “nëpër bar.”168 ; XVI, 20, “Ky është Krishti.” pa [mungon] “Jezusi.”169 ;
    XVIII, 7, “anija, megjithatë iku.”. Është hequr: “ka.”170 ; XIX, 5, “Atit (të tij);” Dhe shton: “atij.”171 ;
    XXII, 25, “martohu.”172 ; XXIV, 48, “do të shkoni.”173 ; XXVI, 8, “vaj i bekuar.”174 ; XXVIII, 19, “Ikni
    pra.”175 .
    Marku, III, 4, “Kanë heshtur.”176 ; IV, 11, “fshehtësi.”177 ; IV, 31, “kokërr.”178 ; VII, 11, “nëse.”179 ;
    VIII, 15, “shikoni (dhe) vështroni;” Shtojcë: “dhe.”180 ; IX, 30, “prej nga është).”181 ; XII, 28,
    “vëzhgoni, shikoni.”182 .
    Me këtë çfarë kuptojmë nga leksionet, të cilat sapo i cituam, është se teksti i F , i cili sipas
    origjinës sirik [kjo është një pikë e pakundërshtuar], me shumicë ka pranuar edhe variante
    parasirike, qofshin ato të tipit Perëndimor - këto janë më të shumtat - qofshin ato të tipit
    joperëndimor. Së bashku me këtë, pjesa josirike te F paraqet karakter analog me pjesët
    josirike te N, te S, dhe te prototipi nga i cili rrjedh korsivi 13, 69, 124 dhe 346; këto janë fakte
    të cilat statistika pa ndonjë problem mund t’i vërtetojë; por për të cilat edhe citimet e
    mëparshme janë të mjaftueshme.
    Ndoshta mund të bëjmë edhe një hap përpara. Mund të thuhet se disa koincidenca të F me
    N dhe S, ose me: 13-69-124-346, me siguri rrjedhin nga një tip [rrënjë] i përbashkët, që në
    momentin e caktuar, drejtpërsëdrejti apo në mënyrë indirekte, kanë qenë të ndikuara. Po janë
    në shtojcë edhe disa raste të koincidencës, të cilat do ta mbështesin këtë vëzhgim:
    Mateu, XXIV, 18, “mbrapa në.”183 ; XXII, 38, “e para dhe më e madhja (madhe).”184 ; XXIII, 37, “e
    vrave.”185 ; XXVII, 58, “Trupi i Jezusit.”186 ; XV, 31, “që të shurdhërit të flasin;”. Në pjesën
    dërrmuese të dorëshkrimeve: “që të shurdhërit të dëgjojnë;” dhe: “që të shurdhërit të dëgjojnë
    e flasin.”187 ; XVI, 4, “dhe ai ju flet dhe ju përgjigjet;” në: F; “dhe duke ju përgjegjur Jezusi ju
    flet;” në: S.188 .
    Marku, IV, 34, “nuk ju ka folur asnjë fjalë.”189 ; X, 5, “urdhëroi.”190 ; X, 36, “dhe Jezusi.”191 ; XIII,
    32, “në atë moment.”192 ; XIV, 49, “Shkrimi i Shenjtë.”193 .
    Edhe një fjalë në lidhje me trajtën e Beratinus-it. Disa trajta janë të lidhura me gabimet e
    Itacizmit194 , shkruesi do të shkruajë: I për EI ose EI për I; apo AI për E, ose w për O dhe OY;
    shumë më rrallë: H për EI dhe E; ose Y për OI; kjo është shumë e shpeshtë te shkruesi. Por
    edhe disa variante, të cilat janë lidhura me detaje të dialektit; të cilat në mënyrë shembullore
    tregojnë përzierjen [ngatërrimet] e tekstit tonë, ngase nuk janë të përhershme195 . Disa janë
    të natyrës gramatikore. Lexojmë: erdhët ju; [Mateu, XXV, 36]; le të vijë [X, 13]; hyri [VII, 13];
    aoristi [e kryera e thjeshtë] i dytë fiton vazhdimin e të parit196 , por kjo formë gjendet edhe te
    Beratinus; vetëm në tre raste, të cilat i kemi cituar. Por, çdokund tjetër gjejmë formën e
    zakonshme: keni ardhur; eja; keni dalë; [Mateu, XXVI, 55; V, 10; XXVI, 39; Marku, XIV, 48, etj.].
    Variantet e tjera janë drejtshkrimore. Lexojmë: Moisi, Mateu, Zebedi, Bartolomeu, Alfeu, Lebedi,
    Tadej, Gomora, Genezarët, Eli, gjuajtje me gurë [?] Cezareu, shërbëtorët, i kanë shikuar, e
    ka shikuar, farisej, saducej, Ilia, Pilati, Galileu, vështruar, marrë.
    *
    * *
    Në fund, lëshimet të cilat asgjë nuk mund t’i arsyetonte; lëshimet të cilat do të ishin për të
    falënderuar personat të cilëve u jam më së shumti mirënjohës, për misionin dhe për këtë
    punim. Miku im, Sauvaire, konsull francez në Janinë, profesori im Edouard Tournier, docent
    në Ecole des hautes études, posaçërisht, Deslile, me ndihmën e të cilit janë shtypur këto
    faqe, dhe në veçanërisht F. J. A. Hortit nga Cambridge-i, modestia e të cilit nuk lejon që unë
    t’iu prezantoj sugjerimet dhe vërejtjet, të cilat m’i bëri, si dhe ndihmën e çmuar dhe të pakursyer
    për njohjen e Testamentit të Ri. Të gjithë tashti le të urdhërojnë të pranojnë shprehimisht
    falënderimet e mia të zjarrta.

    Paris, nëntor, 1885



    Shënime plotësuese
    Faqe 13, referenca 2. Personi për të cilin bëhet fjalë për këtë kontribut: “Gjon Engjëlli, daja i të mirënjohurit
    mbret, Teodor Komnen Laskaris”, është vështirë për t’u identifikuar. Pasiqë jam hamendur, rreth emrave
    të ndryshëm, mendoj se mund të ndalem në supozimin në vijim. Ky Teodor Komnen Laskari ishte ai
    mbret që, pasi latinët e morën Konstantinopojën më 1206, bëri ringjalljen e mbretërisë bizantine në Nike
    [Nikopolis?!]. Nuk e njohim gjenealogjinë e këtij Teodorit të parë (Ducange, Hist. byz., f. 218), por dimë
    se ka hipur në fron në saje të martesës me princeshën Anë, vajzën e mbretit Aleksi i 3-të Komnen (1195-
    1202), ndërsa ky nuk kishte trashëgimtarë meshkuj. Megjithatë, Aleksi 3-të kishte dy vëllezër, nga të
    cilët Isaku 2-të i parapriu në fron (1185-1195), ndërsa atë për një kohë të shkurtër e trashëgoi (1203-
    1204), derisa i dyti, i njohur me emrin Gjon Engjëlli (Ducange, f. 203). Mos ky Engjëlli ishte murg? Kjo
    ka shumë të ngjarë. Për çdo rast, na është e qartë se shkruesi nuk i kishte dhënë tituj të tjerë, pos atij
    “dajë i Teodor Komnenit”, nip i tij nga martesa; duke marrë parasysh se nga njëra anë ishte më i njohur
    se vëllezërit, ndërsa nga ana tjetër, ndoshta, ende ishte në pushtet kur u shkrua ky kontribut në
    dorëshkrimin i cili i ishte dorëzuar Eleusus-ës.
    Faqe 17, referenca 4. Njëri nga korrespodentët e mi më pyet: kur është krijuar dhe nga kush, legjenda
    për autografin e Shën Gjon Gojartit: nga Codex aureus apo nga Codex F ; Nuk ka dyshim se është
    krijuar nga Codex F ; për këtë kemi dëshmi në përkujtimoren e diptikut të Kishës së Shën Gjergjit: “katër
    ungjijtë, të shkruar me dorën e Shën Gjon Gojartit, në argjend,”, si dhe shënimin që ruhet në faqen e
    kopertinës së Codex-it të përmendur. Si është e mundur atëherë që Codex aureus të jetë llogaritur [t`i
    jetë mveshur autorësia] si i Shën Gjon Gojartit? Kjo gjë, në fakt është për shkak se i përmenduri [Codex
    aureus] në Berat ishte i vetmi që ekspozohej hapur, si pronë e kishës, në shërbim të plotë; derisa Codex
    F ruhej me kujdes të veçantë në dollapet e shtëpisë së ipeshkvisë dhe asnjëherë nuk ishte i ekspozuar
    “puthjeve të të krishterëve të cilët vështronin nga të gjitha anët.” Sikur të mos ishte i fshehur nga sytë e
    publikut [popullit], për shkak të natyrës së tij, d.m.th. gjendjes së mirë dhe i tëri në flori. Codex aureus
    tashmë e kishte tejkaluar Codex F ; shkaku për këtë ishte, më duhet ta pranoj, foshnjor; por, sikur edhe
    besimi për të cilin është fjala. Imzot Alexoudis, me ndërgjegje të plotë e ka përshkruar, duke mos
    mundur të vendosë se me cilin nga dorëshkrimet, me të drejtë, duhej ta bashkangjiste; çdonjëri do t’i
    kuptojë arsyet e një rezevimi të tillë.
    1 Botuar për herë të parë në Paris, më 1886, nga Imprimerie Nationale, me titullin në origjinal: “Les
    manuscripts grecs de Bérat d’Albanie et le Codex Purpureus F ”. Të gjitha shënimet shpjeguese të
    brendashkruara në kllapa katrore dhe ato me korsiv në fusnotë janë të redaksisë. Janë të redaksisë
    edhe shënimet shpjeguese a saktësuese brendashkruar në kllapa katrore në fusnotat e autorit.
    2 Berati në antikitet përmendet vetëm njëherë, nga Tit Livi (XXXI, 27). Gjithsesi, duhet të kemi parasysh
    se Antipatrea mund të jetë Berati i sotëm [lidhje kjo tashmë e provuar nga shkenca shqiptare]. Megjithatë,
    sipas mendimit tim, kjo gjë nuk është shumë e sigurtë, ngase Antipatrea gjendet në dalje të qafëmalit
    Apsus. Qendra ipeshkvnore e Beratit paraqitet menjëherë pas zhdukjes së ipeshkvive në Byllis, Apolloni,
    Amantia, Kaninë dhe Vlorë, d.m.th. në shek. XV. Shih: Lequien, Oriens Christianus (1740), vëllimi II,
    shënimi për dioc. Illyricum.
    3 Georges Pachymera bën një përshkrim të saktë të Beratit në: Hist. Michael. Palæolog., 1. VI, c. XXXII.
    - Migne, Patr. Grec, vëll. CXLIII, col. 971. Sipas, Leake, Travels in Northern Greece (Londer, 1835), vëll.
    I, f. 359, dhe Margaritis Dimitza, Arcaia gewgrafia thV MakedoniaV [“Gjeografia e vjetër e Maqedonisë”],
    (Athinë, 1870), në kapitullin: “Belegrade”.
    4 Në veprën Mémoires, botim i Sinodit të Stambollit.
    5 Nga koleksioni i tij kemi botuar një medalion bronzi dhe një objekt qeramike në: Bulletin de la Société
    des antiquaires de France, 1885, f. 220. Miku ynë, Beurlier, këtë e ka shoqëruar me dy vizatime dhe një
    koment arkeologjik përkatës.
    6 Ky vlerësim i Batiffol-it ka ndryshuar, me vërtetimin e lidhjeve dhe të vazhdimësisë kulturore prej
    Antipatrea-s antike tek Berati historik. Në vitin 1989 u festua 2400-vjetori i themelimit të këtij qyteti.
    7 Nuk më është e njohur që ndonjëri nga udhëpërshkruesit që kanë vizituar Epirin të ketë përmendur
    dorëshkrimet e Beratit; këtë nuk e ka bërë as Pouqueville (Voyage en Grèce, Paris 1820-1822); as
    Leake (Travels in Northern Greece, Londer, 1835); as Gaultier de Claudry (Guide d’Isambert, 1876, f.
    857); as von Hahn (Albanesische Studien, Jena, 1854.); as Aravandinos, (Cronografia thV Hpeirou,
    [Pasqyrë historike mbi Epirin], Athinë, 1856-1857); as Gillieron (Grèce et Turquie, Paris, 1877); as
    Knight (Albania, Londër, 1880.); as de Gubernates, siç më provuan të tjerët [Me sa duket Batiffol nuk
    kishte dijeni për sa ishte shkruar nga Pouqueville për Kodikun e Gjirokastrës].
    8 Bulletin critique, 15 prill 1881, vëll. 1, f. 451, referenca nr. 1: “Nënshkruesi i këtyre radhëve kishte
    kënaqësinë që të njoftojë për ekzistencën e kopjes së pestë të dorëshkrimit greqisht, të shkruar me
    shkronja argjendi në pergamenë dhe në ngjyrë purpuri. Sikur edhe dorëshkrimi i Rossana-s, edhe
    dorëshkrimi i përmendur përmban tekstin nga Ungjilli sipas Mateut dhe sipas Markut”.
    9 Novum Testamentum græce (ed. oct. crit. major) nga Tischendorff, vëll. III, Prolegamena nga R. Grégory
    (1884), f. 409, referenca nr. 2.
    10Ja titulli i origjinalit:
    SuntomoV istorikh perigrafh thV ieraV mhtropolewV Belegradwn kai thV upo thn pneumatikhn authV
    dikaiodosian upagomenhV cwraV nun prwton suntacqeisa kai idioiV analwmasi tupoiV ekdoqeisa upo tou
    mhtropolitou Belegradwn Anqimou D. Alexoudh tou ek Madutwn thV QpakikhV Cersonhsou; en Kerkura;
    tupografeion h Ionia adelfwn Kavn;
    [Pëshkrim i shkurtër historik i Mitropolisë së shenjtë të Beratit; dhe kohës së kaluar në drejtimin e saj
    shpirtëror, i cili tashti për herë të parë, del i rregulluar dhe i botuar me shpenzime të shtypit nga ipeshkvi
    [mitropoliti] i Beratit, imzot Anthime D. Alexoudis, nga Maditona në Herzonezeun trakas. Në Kretë,
    shtypshkronja “Jonija” vëllezërit Kaon, 1868].
    11 Kuvend ipeshkvnor.
    12 Shiko shtesën në vetë tekstin e Menoudisit.
    13 Shiko gazetën: EbdomaV [Java], nr. 14; korrik 1885.
    14 Shiko, Sathas, Bibliotheca græca mediiævi, vëll. III (1872) f. XCVII.
    15 Asnjëri nga të 11 dorëshkrimet nuk është i firmosur.
    16 I njëjti person më ka rrëfyer edhe për një kishë në Gjirokastër [Argyroa Kastroa], e cila kishte një
    ungjill që nga shekulli i parë [1-rë]. Më ka munguar besimi për të udhëtuar deri në Gjirokastër, për të
    njohur dhe shikuar një relikt kaq të çmuar.
    17 Krahaso: Bordier, Description des peintures et ornements des manuscrits grecs de la Bibliothèque
    Nationale [Përshkrim i pikturave dhe dekorimeve të dorëshkrimeve greke nga Biblioteka Nacionale e
    Parisit], 1884, f. 129, përshkrim nga: Suppl. gr. 75.
    18 Këto copëza të vogla mëndafshi janë vënë si mbrojtëse të pikturave. Ndodhen edhe në disa dorëshkrime
    të tjera. P.sh., në Bibliotekën Kombëtare [Paris] në dorëshkrimet greke, nr. 351, 1242, etj.
    19To parwn agion euaggelion edoqe proV thn agian monhn thn Eleousan htoi thn Nean Monhn para tou
    perioqetou qeiou tou faidimou basilewV kurou Qeodorou Komnhnou tou LascareoV, Iwannou tou Aggelou tou
    metonomasqentoV dia tou agiou kai aggelikou schamtoV Kallinikou monacou. Kai oi anagignwskonteV
    touto eucesqe auton dia tov Kurion ina kai o QeoV elehsh hmaV.
    20 Në një dëshmi [diploma] të shekullit të 11-të gjejmë Kuvendin e Eleoussas [Eluesinë?], nën pushtetin
    e ipeshkvisë së Mesembrisë; (Miklosich dhe Müller, Acta patriarchatus, C. Pani, vëll. II, dok. 351) por si
    ta krahasojmë me tonin? Veçanërisht kur dihet se ka ekzistuar edhe një Eleoussa në Napoli. (Sathas,
    Bibl. gr. medii ævi, III, 55g, sipas dokumentit nga viti 1611), si dhe Nea Monh [Kuvendi i Ri] në Hiju;
    (Miklosich dhe Müller, Acta et diplomata græca, vëll. III, f. 261). Për identifikimin e Komnenit të përmendur,
    i cili është bërë murg, shih: Notes additionnelles [Shënime plotësuese].
    21 Krahaso, Parisinus gr. 660. (Bordier, vepër e cituar, f. 196).
    22Wattenbach, Das Scrhiftwesen im Mittelalter (1875), f. 110, Gardthausen, Griechische Palæographie
    (1879), f. 85. Shih studimin: Chrysographia, nga Grau në: Dictionnaire des antiquités [Fjalor i antikitetit]
    nga Darembergu dhe Saglia.
    23 J. Belsheim, Das Evangelium des Marcus nach dem grichischen Codex Theodoræ, Christiana, 1885;
    shiko: Papadopoulos, Palacographikon Deltion (Stamboll, 1885), f. 5.
    24 Grégory, Prolegomena, f. 384.
    25 Shih: Fabricius, Bibli. eccls. 1712, f. 58; Héfélé, Histoire des conciles [Histroiku i Koncileve, botimi
    francez] vëll. I, f. 250; Bordier, Description, f. 205; shih: Coislin, f. 239.
    26 Watenbach, vepër e cituar; dhe Westwood, Palæographia sacra pictoria, studim në: Purple greek
    mss. Shih: Gebhardt dhe Harnace, Evangeliorum Codex Bossanensis, seine Entdekung … (1880), f. 5,
    dhe nga të njëjtit: Texte und Untersachungen zut Geschichte der altchristlichen Literatur, vëll. I, nr. 4, f.
    7.
    27 Grégory, vepër e cituar, f. 399.
    28 Ky dorëshkrim, që ruhej në kohën e vizitës së Batiffol-it në Berat, është zhdukur pa gjurmë. Nëse ai
    do të ishte ruajtur, Arkivat e Shqipërisë do të ishin të vetmit në botë që ruanin tre dorëshkrime në
    pergamenë të purpurt, nga dy që ruhen sot.
    29 Zot, përkujto/
    shërbëtorët tuaj Nikollain/
    Elenën, Gregorin/
    Nikollën, Anastasinë/
    Natalinë, Hipatinë/
    Zenen, Dhimitrin dhe/
    Ane [red.]
    30 Me siguri janë: Anastasia, Natalia, Hipatia dhe Zene, motra nderi [murgesha?]. Për të nxjerrë një
    përfundim të tillë na shtyn shenja: x . Mungesa e çfarëdo titulli pas emrave të Nikollës, Dhimitrit, Grigorit
    dhe Ane nuk na pengon që te këto figura të dallojmë personalitete të nderuara nga ato të zakonshmet e
    jetës së atij manastiri murgjish.
    31 Kisha e fjetjes së shën Mërisë.
    32 Shiko shtojcën.
    33 Ngjyrës së kuqe.
    34 Kapituj.
    35 Kapitujsh.
    36 G. Belsheim (vepër e cituar) ka dhënë një fac-simil-e të shkëlqyer të Codex Theodoræ. Pjesa tjetër e
    këtij punimi nuk është shumë e vlefshme. Në të vërtetë është e pakuptueshme që Codex Theodoræ të
    jetë i shekullit të 9-të; dorëshkrimi nuk mund të jetë më i vjetër se fundi i shekullit 10-të apo fillimi i
    shekullit të 11-të (Revue critique, 1886, f. 201). G. Watenbach, i cili ka studiuar dorëshkrimin origjinal,
    mendon se është nga shekulli i 12-të (Anzeiger für die Kunde der deutschen Vorzeit, 1875, f. 72),
    mendim ky, të cilin vështirë se mund ta mbrojë njeri.
    37 Cardthausen, Greichische Palæographie, f. 184.
    38 Jashtë çdo dyshimi tashmë është provuar se ky dorëshkrim është jo më i vonët se shekulli i nëntë.
    39 Ungjillori është paraqitur i ulur, me libër në gjunjë, nuk është i shënuar asnjë element i orendive.
    Vizatimin, të cilin e ka botuar Bordier (vepër e cituar, më lart), f. 219, paraqet një formë të zbukuruar.
    40 Në Fondin 488 është Kodiku i 27-të i Beratit ku është ruajtur pikërisht ky shënim.
    41 monh.
    42 Në të njëtën datë de Muralt bën fjalë për invazionin e grekëve nga Mbreti Etjen [sic! - me siguri forma
    frënge e emrit Stefan, Stepan] Urosh, sipas Miklosich-it, Monumenta Serbica (1858), CXL. Shih: Essai
    de chronographie byzantine, vëll. II (1871), f. 655, ad. ann. 1356-1357. [Autori, me sa duket, e shënon
    fjalën: “kral” - (shqip: mbret) - pa e njohur mirë domethënien e saj]. Për historinë e serbëve në Epir në
    shekullin e 14-të, shih: Istorikon [Historia] e murgjëve Komnen dhe Prokl, të cilën e ka ribotuar Destounis,
    Sankt Petersburg (1858), f. 5, në të cilën Berati përmendet posaçërisht.
    43 tetraeuaggelion to oikeioceiron tou Crusostomou ashmografon.
    44 Në komentin e tij të pabotuar të diptikut të përmendur, Alexoudis-i, shkruan gjithashtu: “h iera bibloV
    auth esti kthma tou ierou naou thV panagiaV euaggelistriaV en th auth sunoikia tou Kastrou swzomenou”,
    duke përmendur gjithashtu Codex aureus. [Ky libër i shenjtë [Bibla] është pronë e kishës së shenjtë të
    shën Mërisë, mbrojtëse e kësaj famullie në Kala]. Shih: Alexoudis, vepër e cituar, f. 113.
    45 ashmografon.
    46 AshmografoV= cui incumbit argenteae suppellectilis cura. Ducange (Gloss. m. i inf. gr., vëll. 1, f.
    139), sipas Syropoulosu, historian i Koncilit Firentinas; në tekstin tonë, siç mund të vërehet, ka një
    kuptim tjetër: No ashmon [i pazëvendësueshëm, i pa shtypur] është gjithashtu sinonim për: arguroV
    [argjend] si mund të kuptohej në frymën mesjetare shpirtërore greke (Sophocles, Greek lexicon of the
    roman and byzanztine periods, f. 261).
    47 argurogegrammenon.
    48 Mélanges de l’Ecole française de Rome (1885), f. 362. Një mendim dhe interpretim të tillë e mbështes
    edhe unë sikurse Sakkélion-i në EbdomaV [Java], vepër e cituar, f. 407).
    49 Imzot Alexoudis-i e ka botuar në studimin e tij; në shtojcë; vepër e cituar, f. 114, referenca nr. 1. Ja
    përkthimi tekstual: “Adspicite, o spectatores, sancti Iohannis Chrysostomi litteras praesentis huius
    evangelii quas ipse descripsit cum esset Antiochiae in sua patria diaconus evangelii. Usque ad illius
    tempora scribebatur a plerisque solutae litterae, sed non eo pervenit ut notaret virtutes verborum signis
    aureis, scilicet accentibus et spiritibus … Cum vero per partes distincta essent quatuor evangelia,
    accidit ut praesens evangelium Matheo et Marco constet, Lucas autem et Iohannes separatim exierint.
    Conditor enim Theologi ea intulit in suum monasterium visionis gratia et miraculi tantum in honorem
    beati Chrysostomi et in eiusdem amoris quo flagrabat erga Christum. Solutio autem praesentis evangelii
    facta est quo tempore Franci cognomine Campanenses vastaverunt libros Theologi Adspicite colorem
    chartarum mirabilem, et pulchritudinem litterarum. Sed et evangellium Theologi, scriptum in Patmo
    solutas item habet litteras, sicut ipse vidi meis oculis Ephesi.” [Shikoni, ju që do të lexoni, shkronjat e
    këtij ungjilli të Shën Gjon Gojartit, të cilat ai vetë i ka shkruar, kur ishte në vendlindjen e tij në Antioki si
    meshtar i ungjillit. Çdo gjë deri në kohën e tij rregullisht është shkruar me shkronja të ndara, dhe për
    këtë shkak nuk ishte praktikuar që me shenja floriri të shënoheshin fjalët dhe shenjat... Fakti se, në të
    vërtetë, të katër ungjijt ishin të ndarë në pjesë-pjesë, na bën të kuptojmë se ky ungjill përbëhet vetëm
    nga ungjijtë sipas Mateut dhe sipas Markut; ndërsa Luka dhe Gjoni ishin të veçantë. Në të vërtetë,
    themeluesi i “Théolog-ut” këta të dy ungjij i kishte marrë në manastirin e tij vetëm për t`i shikuar dhe për
    t’u kënaqur duke i admiruar në shenjë nderimi për Shën Gjon Gojartin, duke treguar dashurinë e tij të
    madhe që kishte ndaj Krishtit. Dëmtimi i këtij ungjilli ka ndodhur në kohën kur frankët, me emrin Kampanjët
    [Champange], i kanë shkatërruar librat e “Théolog-ut”. Shikoni ngjyrën e jashtëzakonshme të letrës dhe
    bukurinë e shkronjave. Por ungjilli i “Théolog-ut”, që është shkruar në Patmos, gjithashtu i ka shkronjat
    të ndara, sikur që i kam shikuar me sytë e mi në Efes.
    50 Shekulli i kaluar në këtë rast është shekulli i 18-të, ngase Batiffol-i e shkroi librin tij në shekullin e 19-
    të.
    51 Term në paleografi; përdoret për të identifikuar një stil të shkruari me dorë, që karakterizohet nga
    përdorimi i germës së madhe kapitale gjatë gjithë tekstit, pa ndarje të fjalëve nga njëra-tjetra, pa shenja
    pikësimi dhe pnevma, shkrim i karakterizuar si imperial - për shkak të ekskluzivitetit të përdorimit të tij
    fillimisht për perandorët dhe më pas për shkrimet e shenjta. Shkronjat e këtij stili të shkruari janë të
    papërsëritshme në shkrimet e mesme dhe të vona.
    52 Shkronja të ndara /grafema të ndara/..
    53 Shprehja: “Themeluesi i “Théologu-t” merret pa paragjykime dhe pa përcaktueshmëri tjetër, siç është
    rasti me diptikun e Kishës së Shën Gjergjit: “to yalthrion tou kthtoroV”; [psaltiri i themeluesit].
    54 Për shkak të një vizioni dhe mrekullie.
    55 Shprehja vjen nga: Fragkoi Italoi, [frankët, italianët]. Shiko: Vie de saint Ahtanasios, [Jeta e shën
    Athanasit], te: Heuzey, Mission de Macédoine, f. 451; pastaj: Italoi [italianët], Pachymere, Gregoras
    Phrantzes, Nicetas Choniate, etj. Shtojmë këtu se: Kampanhsioi [fj. për fj.: Kampanjezët], nuk gjendet
    si sinonim vetëm për Kampanoi [frëngjit e Shampanjës], por mund të ishte i njëjtë edhe për “frankët nga
    Kampanja”, etj.
    56 Shih: G. von Hahn, Alban. Stud., vëll. I, f. 312, dhe: Muralt, Essai de chronographie byzantine [Ese
    për kronografinë bizantine] nga vitet: 1057 deri 1453.
    57 Të numërtuara.
    58 Mund të thuhet se vetëm shkronja w, në fund të rreshtave, në disa raste është më e vogël se sa
    shkronjat tjera; vija qendrore mban lartësinë natyrore, por ato dy anësoret nuk kalojnë gjatësinë e vijës
    së mesit, kështu që kjo shkronjë merr formën w, formë të cilën ne e gjejmë edhe te Sinaiticus.
    59 Cardthausen, Griechische Palæograhie, f. 150; dhe tab. I.
    60 Tischendorf, Anecdota sacra et profana (1855), tab. III-6. Për çfarëdo që i takon shënimit të dorëshkrimit
    të Testamentit të Ri, referohemi te vepra e cituar nga ne: Prolegomena me autorë: C.-R. Gregory si dhe
    Srivenera, A plain Introduction to the criticism of the N. T., 2. Botim i Cambridge, 1874.
    61 Shih: Porfirianus Chiocensis O’, Dublinensis Z, le Nitriensis R.
    62 Shih:Porfirianus Chiorensis Oc i Oe, le Patmensis N.
    63 Kështu është përdorur që në shekullin e 5-të. Shih: Gardthausen, vepër e cituar, f. 272.
    64 Vërejtje e njëjtë. Shih: Gregory, vepër e cituar, f. 355; për Alexandrinus.
    65 Vërejtje e njëjtë. Shih: Gregory, vepër e cituar, f. 355; për Vaticanus.
    66 mou.
    67 Gardthausen, vepër e cituar, tab. I (sipas: Sinaïticus).
    68 Gardthausen, vepër e cituar, tab. I, f. 152.
    69 Gregory, vepër e cituar, f. 386. Gjithashtu në Psaltirin e Zyrihut dhe në Codex Rossanensis. (Gebhardt
    dhe Harnack, Evang. cod. gr. p. Ross., f. XIII).
    70 Zoti, Jezui, Zotëria [në kuptimin e Zotit], Biri, Krishti, Ati, Nëna, Shpirti, njeriu, qielli, Davidi, Izraeli.
    71 i.
    72 Jam, jemi.
    73 Dhënë /lejuar/.
    74 Vuri.
    75 I drejtë, i pafajshëm.
    76 Këtë shenjë e gjejmë tek Rossanensis (Gebhardt dhe Harnack, vepër e cituar). Vërejmë se shkurtesat
    te Beratinus janë më të pakta se sa ato te Rossanenis. Gjithashtu mund të vërejmë se shkurtesa: K, që
    është e shumë e rrallë te Rossanenis; në të vërtetë është shumë e shpeshtë që nga shekulli i 5-të.
    (Gregory,vepër e cituar, f. 341). Për të më shumë shih: Gardhausen, vepër e cituar, f. 244.
    77 Tischendorf, Monumenta sacra ined. nov. coll. Vëll. I, tab. 1-6. Këtu mund të vërehet shkrimi fragmentar
    i Palimpsestit, nga Aktet: Petropolitanus I6.
    78 Scrivener, A plain Introduction …, f. 145.
    79 kefalaia.
    80 kefalaia.
    81 kefalaia.
    82 Tischendorf, Monum. sacra incl. hoc. coll. (1869). Vëll. VII, f. XII. Kemi pasur fatin të gjejmë një
    faksimil të Guelferbytanus P, vepër e cituar. Vëll. III (1860), tab. III.
    83 kefalaia.
    84 Gebhardt dhe Harnack, Text und [.. ubi supra, f. XXV. Shih: Gregory, vepër e cituar, f. 409.
    85 Gregory, vepër e cituar, f. 408-409.
    86 kefalaia.
    87 Beratinus.
    88 Rossanenis.
    89 Beratinus.
    90 Rossanenis.
    91Patmiensis përmban vetëm 60 rreshta për kolonë; Petropolitanus Cæsareus dhe Porfirianus Chiovenisis
    (= Oe), numërojnë nga 80 rreshta: për të tri dorëshkrimet e tyre, mendohet se janë nga shekulli i 6-të.
    92Theologische Literaturzeitung, 1885, f. 603. Studimi i O. von Gebhardt; botuesi shkencor i Rossanensis,
    mendon se Codex F , është më i ri se Codex S, për të është më e “sigurtë” ta vendosë në shekullin e 7-
    të.
    93 Për këtë term në studimet mbi dorëshkrimet kishtare në gjuhë të ndryshme janë përdorur idioma që
    kuptimisht nuk barazohen me njëra-tjetrën: lectionary (angl.); Lectionaren (gjerm,); perikope (gr.).
    Beratinus përmban dy ungjij të plotë dhe në këtë rast asnjëri prej termave të mësipërm nuk do të ishte
    i përshtatshëm, sepse ato identifikojnë fragmente ungjijsh, të renditur sipas radhës kalendarike të
    shërbesave dhe të referuara ndërmjet tyre (midis dy, tre ose katër ungjijve). U ruajt termi i përdorur nga
    autori, ndonëse këtu ka kuptimin “pjesë”, por pa qenë vetë dorëshkrimi një perikope.
    94 P.sh. Mateu, XVII, 4, XVII, poihswmen wde triV skhnaV (su) kai mwush mian, [do të bëjmë këtu tri tenda,
    ty Mesi një].. su [ty] është natyrisht në vend të soi [ty]; ose si në disa zhvendosje si p.sh. Mateu, XVII,
    24 proselqon tw petrw oi to didracma lambanonteV. [i bashkohen Pjetrit ata të cilët në tempull mblidhnin
    tatime].
    95 Kërkuar, duke pyetur, është e shënuar me korsiv, 5, 123, 124, 218, 219, 220; pastaj a, g1 dhe h: por
    edhe F është e vetmi i cili e fuqizon. Shiko: Lk. I, 64.
    96 Ky leksion është i shënuar në korsiv, 346.
    97 Mungon: “Im.” Gjithashtu: a, ff.
    98 Gjithashtu në korsiv, 440. Shih: Marku, I, 26.
    99 Dorëshkrimi ynë është i vetmi, sipas botimit kritik të veprës së Tischendorfit, që vë këtë shtojcë në
    këtë vend. Kështu pas: to de ploion hdh meson thV qalasshV hn [Kur ndodhej në mes të detit], dhe kështu
    që: apecon [ishte larg] ka të bëjë me: ploion [anijen], e jo me: IhsouV [Jezusin]. Kjo shtojcë është
    karakteristikë e dorëshkrimeve: B, 13, 124, 238, 346. Këtu e gjejmë sipas variantit të cilin shkruesi i F
    nga pakujdesia e ka vënë në tekst, ndërsa teksti burimor nuk e kishte.
    100 Shiko Marku, VI, 48.
    101 Mateu, XXI, 23; XXVI, 3, etj. [Ky leksion gjendet në korsiv në: 13, 124, 346].
    102 Refren [përsëritje] i zakonshëm te Gjoni. (Iv. I, 53; III, 3; III, 3; III, 5; III, 11, etj.).
    103 Shih: Mateu XX, 3.
    104 Si duket kemi të bëjmë me gabim të shkruesit, kur kemi parasysh se: MOI [mua] gjendet para: POI.
    105 Shih: Marku XI, 2, Luc. XIX, 30.
    106 Shih: Marku. XI, 3.
    107 Shih: Gjoni, XII, 15.
    108 Shih: Luka, XIX, 37 dhe Iv, XII, 15. Mendohet se ky datim i takon dorëshkrimit Kuretenovit nga Siria.
    109 Shih: Mateu XCVII, 19.
    110 Shih: Marku, XII, 7.
    111 Shih: Mateu, XXII, 4.
    112 Shih: Luka, XVII, 35.
    113 Kjo gjendet në korsiv: 346 dhe 435.
    114 Shih: Luka, XXII, 71.
    115 Samuel Berger, më ka përmendur që ky leksion gjendet në këtë vend, në shumë dorëshkrime të
    Vulgatës. Mund t‘i bashkohem mendimit të tij. Kjo gjendet në korsiv: 13, 346. Shih: Luka, XXIII, 25.
    116 Ka shpëtuar pa u shkruar: iV, për shkak të rrëmujës me tri shkronjat e fundit nga: autoiV. Kjo gjendet
    në korsiv, 21.
    117 Kjo gjendet në korsiv, 28.
    118 Shiko: Mateu XV, 15.
    119 Kjo renditje e fjalive ndodhet te korsivi, 1, 132 dhe 209.
    120 Shih: Mateu, CIV, 3.
    121 Shih: Luka, IX, 12.
    122 Nga: D, 2, pe, b.
    123 Shih: Luka, IX, 21.
    124 Shih: Mateu, XII, 45. Kjo gjendet në korsiv, 124.
    125 Shih: Mateu, XCVIII, 9.
    126 Kjo renditje është karakteristike për F .
    127 Kjo ndodhet në korsiv, 435.
    128 Nuk ndodhet në F , me siguri si shkak i ndonjë gabimi. Edhe pse, në fakt, ky është leksioni C.
    129 Kjo renditje është karakteristike për F .
    130 O de apokriqeiV eipen autoiV; oyiaV genomenhV legete eudia purrazei gar o ouranoV kai prwi shmeron
    ceimwn purrazei gar stugnazwn o ouranoV; upokritai to men proswpon tou ouranou gignwskete dikrinein ta
    de shmeia twn kairwn ou dunasqe.
    131 oyiaV genomenhV.
    132 ta de shmeia twn kairwn ou dunasqe.
    133 Me emrin: Vetus latina njihen përgjithësisht përkthimet latine të para Jeronimit.
    134 C**, 33; Cuerton, Vetus Latina, Shën Cipriani.
    135 D, 1, 22, 209; Vetus Latina.
    136 D, L, Vet. Lat. Cureton.
    137 D, a, b.
    138 D, Vetus Latina, Shën Hilari
    139 D, b, c, Cureton; Shën Hilari.
    140 D, a, Cureton.
    141 D, Vetus Latina, Cureton.
    142 Cureton. Leksioni i saktë i Curetonit është: “i dolën në takim.” Në të gjitha rastet, ky variant është i
    varur nga Luka, XIX, 37 dhe nga Iv. XII, 13, së bashku.
    143 D, 1, A, B. Shiko: Westcot dhe Hort, II, Notes on select readings, f. 20.
    144 D, M, D, S, a, b, c. Shën Ambrozi. Shih: Marku, XV, 29.
    145 D, 12, 69, 124, 346, a, ff, g.
    146 D, M, S, 1, 28, 13, 69, 124, 346. 2 pe, Vetus latina. Shih: Mateu, XII, 2.
    147 D, 33, 13 [sic!], 69, 124, 346. Vetus latina. Shih: Mateu. XII, 4.
    148 ??, [nuk lexohet te Batiffol. sic!], B, C*, Ä, 38, 13, (sic!.) 69, 124, 346, (sic!), 328.
    149 D, Vet. lat.
    150 D, 118, 2 pe. Vet. lat. Shih: Marku, I, 22.
    151 D, 13, 69, 124, 346, (sic!), 28. Shih: Mateu, XVI, 5.
    152 D, 28, 67, 124. 2 pe, a, b, c. (28, 61, /sic./, 69, 124, 346. 2 pe).
    153 D, 28, 61, (sic!), 13, 69, 346. 2 pe, a, b, f. Shih: Westcott dhe Hort, II, f. 99.
    154 D, X, 1, 28. 3 pe. Vet. lat.
    155 Ndodh prap edhe te: N, S, 13, 69, 124, 346. 2 pe, 28, a, c, b.
    156 C², N, S, 13, 69, 124, 346, (sic!, m. a), 28, 2 pe, b, c, q, r.
    157 D, 28, (sic!), 13, 69, 124, 346. 2 pe, a, b, c.
    158 D, 2 pe, (a, e, i, r. Vulgata).
    159 D, S, 3 pe, a, b, i, q.
    160 D, 2 pe. Vet. lat. Leksioni te 2 pe, (korsiv 81 te Horti) është sipas Tischendorfit, “fatkeqësi të tilla që
    asnjëherë më parë nuk kishin ndodhur;” G. Belscheim, lexon: “çfarë.” Në të vërtetë, rëndësia e këtij
    leksioni është te përdorimi i shumësit “fatkeqësitë” në vend: “fatkeqësi.” Dhe në vazhdim.
    161 D, 13, 69, 134. 2 pe. Itala. (sic!).
    162 13, 69, 124, 346. 2 pe, c, ff*.
    163 Nga: B, N, Z, Ä, Ó, 1, 32, 406, Clem. Orig.
    164 Nga: B, 3, 124, (sic!), 33. Origéne.
    165 Nga: B, N. Z, 1, 13, 124, (sic!), 22, 33. Versioni Sahidik. Origen, etj.
    166 Mungon “i” Nga: B, N. Te sahid. dhe memph.
    167 [kështu, me këtë renditje është te Batiffol]. Nga: C, N, M, U, X, 124.
    168 Nga: N, B, C*, I, S.
    169 Nga: B, N, L, X. Origen.
    170 Nga: B, L, S, 1, 33. Versioni Sahidik. Shën Cirili.
    171 Nga: C, D, S, 1, 13, 69, 124, 346, 33. Versionet: Sahidik dhe Mephisik. Origen. [Ky leksion do të
    duhej të ishte versioni i Aleksandrisë, por edhe mund të jetë krejt i rastësishëm].
    172 Nga: N, B, L, S.
    173 Nga: S, 1, 157, 209.
    174 Nga: S, 157, a, b, etj.
    175 Nga: B, Ä, P , S.
    176 Nga: S, L, a, g1, q.
    177 Nga: G, S, 1, 118.
    178 Nga: N, B, D, D, P , S.
    179 Nga: A, S, 33.
    180 Nga: 13, 69, 124, 346, (sic!), 28 dhe Memphis.
    181 Nga: N, C, D, L, S.
    182 Nga: M, U, S.
    183 F , S, 33.
    184 F , S, L, Q.
    185 F , S, Origen dhe Theodoret.
    186 F , S, peschito.
    187 F , B, 59, 115, 238; dhe Ó. [Si duket këtu Batiffol, gabon në renditje?].
    188 F ; dhe S, 25, 32, 240, 244. [Si duket edhe këtu Batiffol, gabon në renditje?].
    189 F , S, 1, 33, 75. Shih: IV, 33.
    190 F , S, N.
    191 F , S.
    192 F , S.
    193 F , N, 13, 69, 346. 2 pe.
    194 P.sh. zogj, ngrënia, gëdhij, ushqimi, ushqehem, mendoj, pi. [pastaj: në vend]. Pastaj: kujtim, tri,
    lajmëroj, bariu, ju, [në vend], etj. Tërheqim vërejtjen posaçërisht në disa përshtatje të tipit: pyesim së
    bashku; do të jetë i zgjedhur (i burgosur); ata të cilët janë së bashku; kryqëzoj në kryq; duke biseduar
    në mes tyre; pastaj në dyfishimin e bashkëtingëlloreve si psh: i frushkulluan; leckë; derdhur, lagur. Në
    fund tërheqim vëmendjen në gabimet reale [të vërteta]: transformim [shndërrim]; Mateu. XII, 41; pastaj:
    ndërtoi; është i njëjtë; (VII, 24); pastaj: i kam dhënë; ose: paparagjykuar.
    195 Edhe një shembull me karakteritika të njëjta: numrat janë të shkruar në dy mënyra te Beratinus; në
    disa raste shkruesi numrat i shkruan me shkronja [pesë, dymbëdhjetë]; kurse në raste të tjera i shkruan
    sipas parimeve të numeracionit grek [12, 30; ib, l.]. Në rastin e parë, kjo është rast i zakonshëm edhe
    me pjesën dërrmuese të dorëshkrimeve, veçanërisht me: N, A, B, C, ... Z, N, S. Ndërsa në rastin e dytë,
    është vetë ndikimi i Codex Bezæ D.
    196 I njëjti fakt, përsëritet në të njëjtat vende edhe te: Rossanensis S (deficiente N). Shih: Beelen,
    Grammatica Nuovi Testamenti (1857), f. 51.
    197 Janë të autorit. Më tej teksti vijon me transliterimin e dorëshkrimit. Mbi bazën e këtij transliterimi
    janë bërë plotësimet në kopjen e rindërtuar të dorëshkrimit, paralelisht me restaurimin e origjinalit, në
    Republikën Popullore të Kinës.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    KODIKU I MANASTIRIT TË SHËN KOZMAIT1

    LLAMBRINI MITRUSHI

    Ky kodik, në të cilin janë regjistruar kontratat e martesës prej vitit 1819-1843, ka qenë ruajtur
    deri në maj të vitit 1957 në manastirin e shën Kozmait në fshatin Kolkondas, dhe më 1957
    zëvendësia e Fierit ia dërgoi ipeshkvnisë (peshkopatës) së Beratit, ku ndodhet dhe sot 2.
    Kodiku është i mbuluar me tre kapakë. Kapaku i jashtëm është pergamenë, me ngjyrë krem
    dhe mjaft i zverdhur nga koha. Mbi sipërfaqen e tij dallohen kuadrate të formuara nga dy viza
    të holla paralele në ngjyrë kafe; në pjesën anësore ky kapak paloset me një gjerësi prej 5.6
    cm., në një mënyrë që e mbulon krejt kodikun; faqja e sipërme e kapakut është e grisur së
    gjati dhe mungon gati gjysma. Sipër, mbi pjesën e pagrisur, lexohen këto shënime: ky
    regjistër… i të shentit Belegradit, Joasafit … martesat. Kapaku i midistë është karton i bardhë
    dhe paloset në pjesën anësore si i pari. Në sipërfaqen e tij janë shkruar disa shënime të
    parregullta, me karakter fetar. Kapaku i brendshëm është letër pak e trashë me ngjyrë të
    murrme. Në sipërfaqen e fletës së parë të këtij kapaku është shkruar në dy rreshta ky shënim
    i plotë: Ky regjistër i përket të shenjtit të Belegradit Joasafit, për kontratat e martesës, dhe në
    fletën e dytë janë shkruar në mënyrë të çrregullt: Unë Kola, dhe më poshtë: Unë Petro shkruaj.
    Fletët e kodikut janë të bardha dhe pak të zverdhura nga koha, të trasha, pak të ashpra dhe
    pa vija, me format 22.5 cm x 15.5 cm. Përmban gjithsej 96 fletë të ndara në 5 fashikuj që
    kanë qenë të qepur me spango, kurse tashti janë të shkëputur dhe 8 fletë të veçanta me
    format të ndryshëm.
    I gjithë kodiku është i shkruar me dorë, në gjuhën greke3. Për shkrimin e tij është përdorur
    ngjyrë e zezë dhe kafe, diku e errët dhe diku e zbardhur. Regjistrimi i kontratave është bërë
    nga persona të ndryshëm, siç e venë në dukje kaligrafitë e ndryshme ose siç e shkruajnë ata
    vetë mbi kapakun e regjistrit: Unë Kola, Unë Petro shkruaj. Shkruesit, shpesh herë, duke
    mos e njohur mirë gjuhën greke, shkruajnë me gabime ortografike dhe shumë veshje i
    emërojnë në formën dialektike4 të përdorur nga vetë vendësit. Data nuk shënohet rregullisht
    në çdo kontratë, ngandonjëherë shkruhet vetëm muaji, ose shkruhet në të njëjtin muaj ose
    në të njëjtin vit ose nuk shkruhet datë fare. Në fletët e bashkuara të kodikut janë regjistruar
    303 kontrata martese dhe në 7 fletët e veçanta janë regjistruar 12 kontrata martese të viteve
    1824 dhe 1825. Në njërën nga këto fletë, me format 20 cm x 14.5 cm, në faqen verso është
    shkruar me një shkrim jo fort të lexueshëm dhe me gabime një dëftesë që u përkthye në këtë
    mënyrë:
    Nëpërmjet kësaj letre bëj të ditur, unë, Naumi i Pjetrit në Çipllak, mijëra aspra, njëqind grosh,
    100 tallara kollorate dhe kthehen me diferencë (kamatë) një velenxë, deri në afatin e Shënmitrit
    dhe të jetë sigurimi i së vërtetës në çdo kriter.
    Njëzetë e gjashtë tetor 1824. Dëshmitar Dhimitrin.
    Unë, Risto Trifoni, dëshmitar.
    Kurse në një fletë tjetër të veçantë me format 14 cm x 9.5 cm, janë mbajtur shënime llogarie
    për marrjen e taksës për çdo kontratë të shkruar.
    Sipas listës së emrave të fshatrave të nxjerra nga kontratat e këtij kodiku, në juridiksionin e
    manastirit të shën Kozmait bënin pjesë 86 fshatra; 74 emra fshatrash prej tyre gjenden dhe
    sot përreth Kolkondasit, kurse 12 emra fshatrash të tjerë nuk gjenden. Interes të veçantë
    ndër këta ka emri i fshatit Muzaqi, si mbeturinë e emrit të krahinës së Myzeqesë, të cilin e
    gjejmë të shkruar disa herë në këtë kodik; ai duhet të ketë qenë brenda këtij territori që bën
    pjesë në juridiksionin e manastirit të shën Kozmait.
    Manastiri i shën Kozmait është ndërtuar pranë kishës së shën Mërisë në fshatin Kolkondas,
    rreth 10 km larg Fierit, për të kujtuar murgun Kozma. Ky murg ishte mik i Ali pashë Tepelenës
    dhe u vra nga njerëzit e Ahmet Kurt pashës së Beratit në kohën kur po kthehej nga predikimet
    që kish bërë në Myzeqe. Manastiri u ndërtua pikërisht në afërsi të vendit ku u gjet trupi i
    murgut Kozma, i cili pas vrasjes u quajt nga të krishterët dëshmor i krishtërimit dhe u mbiquajt
    shën Kozma. Manastiri u ndërtua me ndihma të mbledhura në popull pas thirrjes që Ali pashë
    Tepelena u bëri me anë të këtyre dy letrave që po ribotojmë këtu poshtë5:

    Letra e parë:
    “Juve rum6 të nahijes së Beratit, myzeqarë dhe vlleh grabovarë, katunde dhe çifliqe. Ju
    lajmëroj se ja ku vura një epitrop që të më ndreqë manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe
    unë me aspra e të ndihmoni dhe ju si t’ju thotë dhespoti, me qëllim që të ndreqet ky manastir.
    Për ata që nuk do të japin ndihmën e tyre, do të më mbetet hatëri dhe pastaj do t’i paguajnë
    dyfish.
    Sikundër ju urdhëroj ashtu të bëni pas këtij vendimi.
    Në Gjirokastër, më 12 shtator 1813„.



    Letra e dytë:
    “Hair duaxhitë e mi, mitropolit i Beratit, Kolë Mitro dhe Haxhi Janko. Ju përshëndes dhe ju
    kallzoj se i mora vesh sa më shkruat dhe u informova me anën e igumenit; u gëzova shumë
    që u kujdesët për plakun Kozma. Ja tek po vjen aty tani igumeni dhe Nikolla bashkë me
    kryemjeshtrin dhe të vini të ndreqni odat dhe kullat e manastirit, i cili të bëhet më i miri nga të
    gjithë manastiret, sepse me ardhjen time aty dëshëroj ta gjej të mbaruar. Pra, të kujdeseni të
    gjithë që ta ndreqni dhe të gjithë rumët e Beratit, të mëdhenj e të vegjël, të ndihmojnë. Po i
    shkruaj dhe Ibrahim Arapit t’ju ndihmojë në çdo punë. Të bëni si ju shkruaj. Ju përshëndes.

    Në Janinë, 12 shtator 1813. 7


    Për miqësinë e Ali pashë Tepelenës me murgun Kozma në popull ruhet kjo gojëdhënë: Një
    ditë shën Kozmai, gjatë një udhëtimi, takon në Tepelenë Ali pashën, i cili në këtë kohë ishte
    bej dhe jo i dëgjuar, dhe i thotë fjalët e tij profetike: “Do bëhesh pasha i madh, do marrësh
    Janinën dhe selinë e Kurt pashait të Beratit, do zgjerosh shumë kufijtë e pashallëkut tënd me
    mjekrën e kuqe në Stamboll”. Pas disa vjetësh, kur Ali pasha pa se thëniet e Shën Kozmait
    po vërtetoheshin, e bëri mik të tij, por pa e kuptuar shprehjen e fundit të murgut “me mjekrën
    e kuqe në Stamboll”, që donte të thoshte se turqit do ta vrisnin dhe kokën e prerë me mjekrën
    e skuqur në gjak do ta çonin në Stamboll.
    Populli i Myzeqesë murgun Kozma e besonte deri vonë si parashikues të ngjarjeve me rëndësi,
    si të shpërthimit të luftërave dhe varfërimit të popullit; prandaj, pas çdo ngjarje me rëndësi që
    ndodhte ose mendonin se do të ndodhte, thoshnin: “ka thënë Shën Kozmai„. “… Jeromanahu
    (kallogjeri) Kozma, shkruan Gj. Haxhi Mihali, në atë kohë të egër dhe të errët, përveç këshillave
    fetare, popullit i jepte dhe këshilla njerëzore… dhe rekomandonte nxehtë dhe çeljen e shkollave
    të veçanta…”. “Shkolla e parë në këtë kështjellë (Berat) u çel më 1870, një vit pas ardhjes
    jeromonakut Kozmajt…”, vazhdon Haxhi Mihali8. Por data e ardhjes së murgut Kozma në
    Berat provohet më saktë nga një shënim në një libër fetar të kishës së shën Gjergjit të kalasë
    së Beratit, ku thuhet: 1777, muaji gusht, 22, ditë e martë. Erdhi asqeti dhe na predikoi tri ditë,
    i quajtur Kozma Hieromonahu dhe preu florinjtë e grave9. Aty nga fundi i shekullit të 18-të,
    shtypjet dhe raprezaljet e qeveritarëve turq kundër të krishterëve kishin bërë që krahina të
    tëra të ndërronin fenë. Për t’i bërë ballë kësaj gjendjeje veproi në Shqipërinë e jugut murgu
    Kozma.
    Në këto veprime, me sa duket, ai gëzonte në fillim përkrahjen e Kurt pashës së Beratit, i cili
    i kishte dhuruar një fron për të hipur mbi të kur do të predikonte, dhe pastaj edhe të Ali pashë
    Tepelenës. Por më vonë Kozmai u vra nga njerëzit e Kurt pashës, ndërsa Ali pashë Tepelena
    e nderoi duke ndërtuar për kujtim të tij manastirin në Kolkondas. Kjo kujdesje nga ana e Aliut
    na bën të themi se murgu mund të ketë qenë një këshilltar i fshehtë i Ali pashë Tepelenës dhe
    i shërbente me veprimet e tij, sidomos kundër Kurt pashës së Beratit, dhe për këtë shkak
    kryesor mundet që u diktua dhe u vra nga njerëzit e Kurt pashës.
    Ky kodik, si dokument i së drejtës zakonore, ka rëndësi historike dhe etnografike. Në këtë
    kohë Turqia ruante ende mënyrën e vjetër të administrimit, të mbështetur në ligjet fetare të
    sheriatit, kurse popullsive jomuslimane sulltanët u kishin njohur të drejtën të administroheshin
    sipas zakoneve dhe kanuneve të tyre. Kështu elementi ortodoks, i udhëhequr nga kisha,
    formonte një komunitet më vete dhe kishte si organ drejtues mitropolinë; kjo përfshinte në
    juridiksionin e saj jo vetëm çështjet fetare, por edhe ato civile. Myzeqeja, në fillim të kësaj
    periudhe, bënte pjesë në pashallëkun e Ali pashë Tepelenës dhe pas shembjes së këtij
    pashallëku përfshihej në sanxhakun e Beratit. Po kështu dhe nga pikëpamja administrative
    kishtare varej nga mitropolia e Beratit me dhespot Joasafin.
    Mitropolitët i pajisnin kishat e manastiret e dioqezës së tyre me regjistra të quajtur “kodikë”,
    ku regjistroheshin çështje të ndryshme, si veprime llogarie mbi të hyrat e të dalat e kishës
    ose manastirit, lindjet, martesat, shkurorëzimet, vdekjet, testamentet etj.
    Dhespoti i Beratit, Joasafi, kishte pajisur me kodikë të tillë dhe manastirin e shën Kozmait.
    Këtë kodik, që bën fjalë për kontratat e martesës, e quante pronë personale të tij, siç e
    vërteton shënimi mbi kapakun e këtij kodiku, ku shkruhet: Ky regjistër i përket të shënjtit të
    Beligradit, Joasafit. Joasafi nga këto lloje kodikësh kishte një burim të ardhurash që i vilte nga
    populli, siç e vë në dukje shënimi i gjetur në një fletë të veçantë në këtë kodik, ku janë shënuar
    llogaritë për regjistrimin e kontratave. Sipas këtij shënimi, për çdo kontratë të shkruar merrej
    një taksë prej 3 groshësh.
    Kodiku, si burim etnografik, hedh dritë për studimin e dokeve të martesës, të veshjeve dhe
    onomastikës në krahinën e Myzeqesë në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Në këtë punim
    do të marrim në shqyrtim vetëm doket e lidhura me kontratat e martesës, të cilat, me disa
    ndryshime, u ruajtën në përgjithësi deri në vitet e para të pasçlirimit të vendit nga banorët
    fshatarë autoktonë të Myzeqesë, të mbiquajtur “lalë”; madje dhe sot aty-këtu gjejmë mbeturina
    me forma të reja të këtyre zakoneve.
    Sipas kodikut formulimi i kontratave bëhej në këtë mënyrë:
    Me mirëdashjen e Atit, me bashkëveprimin e birit dhe me fuqinë e shpirtit të shenjtë, sot unë,
    Sotir Gjino nga Korkutasi, fejoj nipin tim, Thoma, me të bijën e Papa Avramit, nga Kolkondasi,
    Sotira, për grua legale dhe i jap asaj dhuratë para martese 150 grosh d.m.th. njëqind e
    pesëdhjetë dhe rrobat si më poshtë:
    Të djalit Të nuses
    2 jelekë stofi të mira Prika sipas zakonit bashkë
    me shtojet këmishët dhe ndërresat.
    1 peshli
    1 shegun shajaku
    1 qeleposh dhe brez argjendi
    1 pushai, futa dhe brez
    1 gjerdan me rupe
    2 palë këpucë
    6 palë këpucë
    Jam dakord Jam dakord
    Unë Sotir Gjino veqil i djalit Babai i vajzës Papa Avrami
    Dëshmitarët: Marku i Janko Gjinos, shkes; dhe dëshmitar Vasil Dhespoti. Dëshmitar Niko
    Doda.
    Uroj atyre shëndet dhe bekimin e Avramit dhe qoftë për dëshmi.
    Siç shihet nga përmbajtja e kontratës, qëllimi i shpalljes së një dokumenti të tillë ishte i dyfishtë:
    në një anë të legalizohej fejesa dhe në anën tjetër të mbahej premtimi i dhënë nga dy palët
    për përgatitjen e pajës.
    Më vonë, deri në vitet e para çlirimit, aktmarrëveshja për fejesën dhe prikën bëhej në këtë
    mënyrë: Ditën e fejesës, në shtëpinë e djalit shtrohej një drekë e pasur. Pasi hahej dreka,
    fillohej biseda e përgatitjes së pajës dhe afati i ndejtjes në fejesë. Në bisedim merrnin pjesë
    2-3 veta nga të afërmit e vajzës dhe një mik; po kështu dhe nga pala e djalit, 2-3 veta të
    familjes dhe lajmësi (fejesat më parë janë bërë me lajmësi). Pala e vajzës i kërkonte babait
    të dhëndrit një sasi paràsh, të quajtura “para agërllëku“, velenxën, rrobat e nuses dhe këpucë
    për prindët ose xhaxhallarët e nuses, kurse pala e dhëndrit kërkonte sasinë e pajës së arkës
    dhe disa peshqeshe, si këmisha ose peshqirë për burrat dhe linja për gratë e fëmijët e familjes
    dhe të farefisit, të cilat detyrohej t’i sillte nusja bashkë me pajën. Në kërkesa, thonë pleqtë,
    zakonisht nuk janë prishur fejesat, se kërkesat bëheshin brenda gjendjes ekonomike të të dy
    palëve; por, megjithatë, bëhej një farë përpjekjeje nga të dy palët sa të arrinin marrëveshje.
    Pas marrëveshjes kjo shkruhej në dy kopje dhe e ruante secila palë deri sa bëhej martesa e
    të rinjve.
    Sot, si kudo në krahina të ndryshme të Shqipërisë ashtu dhe në Myzeqe, zakoni i fejesave
    me lajmësi dhe përpilimi i kontratave pothuajse është lënë krejt. Të rinjtë vendosin vetë për
    fejesën dhe martesën e tyre dhe së bashku, nga të ardhurat e tyre, përgatisin mobiljet dhe
    veshjet e tyre. Por aty-këtu ndeshet që disa prindër ushtrojnë një farë autoriteti në fëmijtë e
    tyre dhe kërkojnë të ruajnë traditën e kontraktimit të paktën në formë verbale10. Për fejesën e
    të rinjve dhe përgatitjen e pajës ka këtë ndryshim nga e kaluara: në vend të agërllëkut në para
    (pasi marrja e parave, që konsiderohet si blerje, ndalohet me ligj), kërkojnë copa tekstili të
    shprehura në “metra“; sipas gjendjes ekonomike kërkesa shkon nga 30 deri në 70 metra
    kambriku, pupline e stofash të tjera për ndërresa, fustane etj.11.
    Tradita e prikës në para, dhënë nga pala e djalit për vajzën, e quajtur në kodik “dhuratë para
    martese“ ose “agirliq“, e njohur te fshatarët e Myzeqesë me emrat “agërllëk“ ose “argllëk“ siç
    del nga hulumtimet e bëra te pleqtë e Myzeqesë, nuk ka pasur qëllime shpërblimi për marrjen
    e vajzës, por shpërblim për përgatitjen e pajës dhe të dhuratave që do të çonte nusja në
    shtëpinë e burrit. Këtë formë shpërblimi që e dokumentojmë që nga fillimi i shekullit të 19-të
    e vërteton më së miri forma e re që ka marrë “agërllëku“ sot i shprehur në “metra“ me të cilat
    vajza përgatit pajën e saj.
    Sipas këtij kodiku, zakoni që pala e dhëndrit t’i bëjë nuses rrobat e martesës dhe të japë një
    sasi para, ka qenë i banorëve autoktonë, lalëve të Myzeqesë. Kurse ardhësit nga krahinat e
    tjera në disa raste u ishin përshtatur këtyre dokeve dhe shënonin në fund të kontratës së
    kodikut “sipas zakonit të myzeqarëve“. Kurse në raste të tjera ardhësit mbanin doket e tyre,
    siç shihet në kontratën 193 të këtij kodiku, sipas së cilës dhëndri merrte nga prindët e nuses
    një sasi para dhe detyrohej t’i bënte asaj vetëm rrobat e nusërisë. Ky zakon, aty nga çereku
    i parë i shekullit tonë, filloi të hynte dhe në disa banorë autoktonë të Myzeqesë, sidomos në
    qytetin e Fierit dhe më rrallë në fshatarët, dhe qëndroi deri në çlirimin e vendit. Sipas këtij
    zakoni, ata prindër që dëshironin të martonin vajzat e tyre me djem të mirë, me zeje ose
    shkollë, i jepnin dhëndrit një sasi para ose pasuri tjetër të patundshme, si tokë, rrënjë ullinj
    etj., që përdoreshin ose mbeteshin si pasuri në emër të nuses.


    Burime bibliografike:
    1. Ky artikull është botuar për herë të parë në “Studime historike”, viti 1965, nr.3, fq.175-180. Në këtë
    artikull të gjitha shënimet me korsive janë të redaksisë. Shënimet e tjera janë të autorit. Për të njëjtin
    kodik, nga e njëjta autore, shih: Ll. Mitrushi, Dasma në lalët e Myzeqesë, në “Etnografia shqiptare“ II,
    1963, f.182.
    2. Në kohën kur u shkrua artikulli. Ky kodik prej kohësh gjendet në AQSH.
    3. Përkthimi u bë nga Koço Bozhori.
    4. Dialektore.
    5. Përkthimi u bë nga Koço Bozhori.
    6. „Rumë“ quheshin nga Perandoria Osmane shtetasit e krishterë të perandorisë. Prej këndej dhe
    „Rumeli“ për pjesën europiane të perandorisë. Është një shmangie fonetike nga forma „romë“, banorë
    të Perandorisë Romake të Lindjes.
    7. Letrat janë botuar për herë të parë në vitin 1868 nga A. Aleksudhi, fl. 8.
    8. Gj. Haxhi Mihali në “Dituria“, 1927, f. 336.
    9. Po aty.
    10. Teksti është lehtësuar nga frazeologjia e kohës.
    11. Këto të dhëna tashmë janë vetëm me vlerë informuese historike.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    KATALOG I DORËSHKRIMEVE NË GREQISHT NË ARKIVIN E SHTETIT NË TIRANË

    JOHANNES KODER
    ERICH TRAPP

    Parathënie:
    Në materialin vijues parashtrojmë katalogun e dorëshkrimeve greqisht në Tiranë, të cilin e
    kemi lajmëruar në shkrimin tonë “Raport mbi një udhëtim në Shqipërinë e Jugut”1. Në një
    hulumtim të parë në Tiranë ne gjetëm nëntëmbëdhjetë dorëshkrime të paketuara në kuti
    kartoni, për një pjesë të të cilave ishin shënuar përshkrime provizore në shqip2. Gjendja e
    ruajtjes ishte në përgjithësi jo shumë e mirë. Ngaqë ndeshëm aty-këtu signatura të dyfishta,
    në ca raste edhe numërtime të ndryshme të vjetra, u pa i domosdoshëm një numërtim i ri i
    njësuar (“Tiranenses graeci”). Numrat 20-25 rezultojnë si fletë të mbetura të shkëputura nga
    kodikë dorëshkrimesh të humbura.
    Sipas të dhënave të Drejtorisë së Arkivit të Shtetit, dorëshkrimet e katalogizuara këtu
    përfaqësojnë të gjitha ato që ndodhen ende në hapësirën shtetërore të Shqipërisë. Pas
    gjasash ato duhet të vijnë të gjitha nga Berati, megjithatë ne ia dolëm ta dëshmojmë këtë
    prejardhje, përmes identifikimit me numrat e katalogut të Alexoudis-it, vetëm për dhjetë kodikë.
    Sa i takon dorëshkrimeve greqishte të pagjendshme më tani, të cilat ndodheshin më parë në
    Shqipëri, të krahasohet në Richard Nr. 46, 141, 210-213, 336, 610, 641, 8383.
    Katalogu u përpunua në parim si pjesë e katalogut të dorëshkrimeve vjeneze të H. Hunger-it4,
    megjithatë u bënë modifikime, përsa kjo ishte e domosdoshme për arsye të kushteve të
    veçanta të punës. Mungesat në përpunim, për të cilat jemi të vetëdijshëm (mungesë e shifrave
    të pozicionit, e sqarimeve mbi ngjyrat, herë-herë vetëm përshkrime përmbledhëse të gjendjes
    së ruajtjes, të dhënat për prejardhjen jo gjithnjë të mundshme), janë rrjedhojë pjesërisht e
    faktit që ne qëndruam në vend për një kohë të pamjaftueshme dhe që, në kushtet e
    marrëdhënieve shumë të pafavorshme bibliotekare, shpresat qenë varur praktikisht në librat
    e marra me vete; nga ana tjetër me plotësimin jo të plotë të kërkesës sonë për mikrofilmime,
    çka e vështirësoi jo pak përpunimin e mëtejshëm të materialit. Kjo e fundit bëhet e dukshme
    në përshkrimet pjesërisht përmbledhëse të përmbajtjes, megjithatë ndikon në mënyrë fort
    shqetësuese vetëm në Kodikun 18.
    Shpresojmë, megjithatë, pavarësisht këtyre mungesave, t’i paraqesim botës shkencore një
    katalog, i cili i kënaq në parim pretendimet e deritashme dhe mbyll në këtë mënyrë një boshllëk,
    pasi jep informacion - në kuadër të mundësive - shterrues, për fondin e sotëm të
    dorëshkrimeve në greqisht në Shqipëri.

    Shkurtimet:
    Kap.: kapaku Lit.: literatura
    Gjr.: gjendja e ruajtjes Shk.: shkruesi
    fl.: fletë Zp.: zotëruesi i parë
    f.: faqe Shu.: shenja të ujit
    Ngj.: ngjyra

    Literaturë:
    1. Aland = K. Aland, Listë e shkurtër e dorëshkrimeve greqisht të Testamentit të Ri. 1. Vështrim
    i përgjithshëm, Berlin, 1963.
    2. Alexoudis Deltion = A. Alexudis, Katalog i kishave të shenjta të lagjes Kala, të qytetit të
    Beratit dhe dorëshkrimet e lashta të gjetura të Mitropolisë së Beligradit (Beratit). Historia e
    Etnologjisë, viti 5 (1900)-352-369.
    3. Aleksudhi. E vërteta kishtare = A. Alexoudis, Kodikë të zonës së Beratit etj. Në “E vërteta
    kishtare“ 20 (1900) dhe 21 (1901).
    4. BHG = Bibliotheca Hagiographica Graeca, ed. F. Halkin, I-III, Bruxelles 1957 (Subsidia
    hagiographica 8 a).
    5. Briquet = C. M. Briquet, Les filigranes, I-IV, Paris 1907.
    6. Ehrhart = A. Ehrhart, Überlieferung und Bestand der hagiographischen und homiletischen
    Literatur der griechischen Kirche. 1. Die Überlieferung, Leipzig 1937 ff.
    7. Gregory = C. R. Gregory, Textkritik des Neuen Testamentes, I, Leipzig 1900.
    8. Menaion = Menaia, hrsg. v. Bartholomaios Kutlumusianos, I-XII, Venedig 1895.
    9. Pentekostarion = Pentekostarion. hrsg. v. Bartholomaios Kutlumusianos, Venedig 1875.
    10. PG = J. P. Migne, Patrologiae cursus completus, Series graeca, Paris 1857 ff.
    11. Triodion = Triodion, Venedig 1876.

    Përshkrime të dorëshkrimeve:
    1. Shek. i 14-të. Pergamenë. 265 x 215 mm. I. 338 fl. (I = fletë e parë; 339 fl. -1). 2 kol., 23
    rr. (2r-41v, 180r-339v), 20 rr. (42r-179v).
    Ungjill. (Ir) Shënim i pronarit.-(Iv) bosh.-(2r-339v) Lexime për festat e lëvizshme (krhs. Gregory
    f. 344-364).
    Gjr.: E mirë; e shkëputur pas f. 176, 177, 178, 179, 294 çdo 1 fletë, pas f. 281 2 fletë; f. 43-179
    prej një dore të dytë; f. 282-286 prej një dore të tretë; f. 287 gjysma e sipërme e grisur (me
    humbje teksti); f. 199 inicialet të prera.
    Zp.: Georgios (Ir: Ky Ungjill ...).
    Ngj.: Iniciale të kuqe rreth 20 mm të larta, portikë zbukurimi mbas f. 180r dhe 225v.
    Kap.: Dy mbulesa druri me shtresë lëkure me stampim të rremë (ornamente), të dëmtuara
    lehtë; dy togëza ( të paruajtura).
    2. Shek. i 12-të-13-të. Pergamenë. 260 x 200 mm. 173 fl. (171 fl.+ 83A + 87A). 2 kol., 21-24 rr.
    Ugjill. (1r–170r) lexime për festat e lëvizshme (krhs. Gregory f. 344-364).-(170r- 171v) fragmente
    perikopeje.
    Gjr.: F. 1-10, 23, 87 A të dëmtuara me humbje teksti; f. 169 4 rreshtat e fundit të kol. së djathtë
    të rëna përsipër prej një dore të dytë; f. 165-171 me gjurmë uji dhe të nxira rëndë.
    Ngj.: Iniciale në të kuq dhe të gjelbër rreth 40 mm të larta.
    Kap.: Dy mbulesa druri me shtresë lëkure me stampim të rremë (ornamente), të ruajtura
    keq; dy togëza ( të paruajtura).
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 362 (si Berat. 17); Aland Nr. 1433.
    3. Shek. i 12-të. Pergamenë. 305 x 240 mm. I. 204 fl. (I = fleta e qëllimit; 202 fl.+158 A+164
    A). 2 kol., 40 rr.
    Symeon metaphrastes, Menologion (minej) për muajin nëntor.
    (1r) Tryeza e lëndës.-(1v) bosh.
    - (2r-4v). [Vita et passio S. Cosmae et Damiani] Inc. Duke ndriçuar nga shprestaria dhe nga
    predikimi i ungjillit. (ed. G.van Hooff, An Boll. 1 (1882) 586-596; krhs. BHG 374).
    - (4 v -13 r) Martirizimi i dëshmorëve të shenjtë dhe të lavdëruar të Krishtit; Akindhino, Pigosiu,
    Afthariu, Elpidhofori dhe Anembodhistu. [Passio S. Acindyni, Pegasii, Aphthonii, Elpidephori
    et Anempodisti] (PG 116, 9-36; krhs.BHG 23).
    - (13v-23r) Martirizimi i dëshmorëve të shenjtë të Krishtit Akepsima, Josif dhe Aithola.[Passio
    S. Acepsimae, Josephi et Aeithalae] (PG 116, 832 860; krhs.BHG 20).
    - (23r-42r) Jeta e atit tonë oshënar dhe murg, Joanikit [Vita S. Joannicii] (PG 116, 36-92; krhs.
    BHG 937).
    - (42r-47v) Jeta dhe martirizimi i shenjtorëve Galaktinos dhe Epistimi [Vita et passio S.
    Galactionis et Epistemae) ( PG 116,93-108; krhs. BHG 666).
    - (47v-52r) Jeta e atit tonë oshënar dhe konfesor, Palit [Vita S. Pauli confessoris] (PG 116,
    884-896; krhs. BHG 1473).
    - (52r-55v) Martirizimi i dëshmorit të shenjtë Jeronos së bashku me dëshmorët e shenjtë
    atletë në Mitilin [Passio S. Hieronis et sociorum Melitinae] (PG 116,109-120; krhs. BHG 750).
    - (55v-63r) Tregimi i pjesshëm i çudirave të mëdha dhe të lavdëruara të kryeëngjëllit të madh
    Mihail, të mbledhura nga shkrimi i vjetër dhe i ri. [Laudatio S. archangeli Michaelis] Inc. Festimet
    e çështjes engjëllore, të zbukurimeve qiellore dhe tani ne duke kryer festën me gëzim dhe
    hare, të gjithë këtyre rreshtave të Kryetarit... Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot, ata që
    dëgjojnë thonë të gjitha i ke bërë me urtësi. (Krhs. BHG 1294b?).
    - (63r-75r) Kuptimi i jetës së Nënës së të gjithëve dhe të çudibërësit Matronis [Vita S. Matronae]
    (PG 116, 920-953; krhs. BHG 1222).
    - (75r-81v) Jeta dhe vepra e oshënares Theoktisti nga Lesboja [Vita S. Theoctistae Lesbiae]
    (ed. Th. Ioannou, Monumente agjiografike, Venedik 1884, fq.18-39; krhs. BHG 1726).
    - (81v) Martirizimi i dëshmorit të shenjtë Mina Egjiptianit të martirizuar në Kotiea [Passio S.
    Menae Aegyptii] (ed. G. van Hooff, An. Boll. 3 [1884] 258-270; krhs. BHG 1250). Des. ***. në
    lidhje me sigurinë e pasigurt, nëpërmjet teksteve a. a. O., fq. 259, Z.15.
    - (82r-84v) [Passio S. Platonis] Inc. ***. Të cilat nuk mund as të dëgjojnë, as të lëvizin dorën
    (krhs. BHG 1552).
    - (84r-88v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar Amfilokio [Vita S. Amphilochii] (PG 116, 956-
    969; krhs. BHG 72).
    - (88v-112v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar, Grigorit, episkopit të Agrigentit [Vita S. Gregorii
    episcopi Agrigentini] (PG 116, 189-269; krhs. BHG 708).
    - (112v-118v) Martirizimi i dëshmores së shenjtë Ekaterina [Passio S. Aecaterinae] (PG 116,
    276-301; krhs. BHG 32).
    - (118v-157v) Të atit tonë ndër shenjtorë, dëshmorit të shenjtë Klementit, episkopit të Romës
    dhe të apostullit të shenjtë Pjetër [S. Clementis epitome de gestis S. Petri] (PG 2, 469-604;
    krhs. BHG 345). Des ***. Tregim i përmbledhur. Tepri e tillë çudirash, shkëlqime të tilla, që u
    bënë për ne.
    - (157v-162r) [Passio S. Petri episcopi Alexandrini] (ed. F. Combefis, Illustrium Christi martyrum
    1. triumphi, Paris 1660, S.189-221; krhs.BHG 1503) Inc. ***. të atyre dhe mëkatarëve që kur
    Kishës...
    - (162r-164v, 172r-175v) [Passio S. Mercurii] (ed. H. Delehaye, Les legende grecques des
    saints militares, Paris 1909, fq. 243-258; krhs. BHG 1276). Inc. ***. Pasi i bindën ata gjetën
    këta ... a.a.O.,fq. 243, rr.16.
    - (168r-171v, 180r-181r) Martirizimi i Shën Jakov Persianit. [Passio S. Jacobi Persae] (krhs.
    BHG 773).
    - (175v-179v, 164Ar-167v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar, Alipiut. [Vita S. Alypii] (ed. H. Delehaye,
    Les saints stylites [Subs. Hagiogr. 14] Bruxelles 1923, fq..170-187; krhs. BHG 64).
    - (181r-202v) Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar dhe konfensor, Stefanit të ri [Vita S. Stephani
    iunioris confessoris] (krhs. BHG 1667). Des. ***. U shenjësove o Stefan i çuditshëm me
    rënkime dhe lotë.
    Gjr.: F. 2, 35 të dëmtuara me humbje të vogla teksti; mes f. 81 dhe f. 82 mungon një numër i
    papërcaktuar fletësh; f. 82-133 të dëmtuara pa humbje teksti; f.134-136 të dëmtuara me
    humbje të vogla teksti, 137-153 pa humbje teksti; f. 154-177, 194-202 humbje të mëdha
    teksti.
    Ngj.: E thjeshtë e zezë në çdo fillim paragrafi.
    Kap.: Dy mbulesa druri me shtresë lëkure me stampim të rremë (ornamente), dy togëza ( të
    paruajtura).
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 362 (si Berat. 16); Alexoudis Ekkl. Al. 20. 485 fq. dhe 537 (si Berat.
    1 dhe 29); Ehrhard I 2, fq. 444: Konfirmohet supozimi i Ehrhard-it, që Berat. 1 dhe 29 përputhen,
    por mungojnë vetëm Nr. 11-16 dhe 27 të teksteve normale (krhs. Ehrhard I 2, fq. 392).
    4.Shek. i 13-të. Letër. 220 x 150mm. 350 fl. (363 fl. + 21A + 155A – 349 bis 363 [krhs. Cod.
    20]). 1 kol., 28 rr.
    Triodion dhe pendekostarion (fragment).
    (1r) inc. ***. U ngritën me të gjithë djemtë e Faraonit. (= Triodion, fq.322).-(348r) des. ***.
    Dhe shpirtrave tanë përdëllimin e madh. (= Pentekostarion, fq.207).
    Gjr.: Shumë e keqe, shkrimi fort i dëmtuar dhe i zbehur nga uji, në mjaft raste i palexueshëm;
    Lidhja krejt e prishur, qoshet mjaft të ngrëna, letra e dëmtuar nga brejtja e krimbave.
    Zp.: Theodosios. Glavenica dhe Berati (sipas Alexudis, f. 363, ky ia ka kushtuar kodikun në
    vitin 1438 kishës të Apostujve të Shenjtë; ky shënim nuk është më i gjendshëm).
    Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe deri 60 mm të larta, në disa raste edhe në ngjyrë të gjelbër;
    bordura të zbukuruara dhe gërma po ashtu të zbukuruara në ngjyrë të kuqe në fillim të
    paragrafëve.
    Kap.: Ruhet vetëm kapaku i përparëm (dru i mbuluar me lëkurë) me tre (nga pesë) mbërthecka
    zbukurimi, i dëmtuar shumë rëndë.
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 363 (si Berat. 26); po ai, Ekkl. Al. 20, fq. 525 f. (si Berat. 11).
    5.Shek. i 14-të. Pergamenë. 225 x 160 mm. 600 fl. (602 fl.-1 dhe 2 [krhs. Cod. 21]). 1 kol. 20
    rr.
    Theophylaktos i Ohrit
    (3r-v) Pinax i Ungjillit sipas Gjonit.-(4r-602r) Theophylaktos i Ohrit, Shpjegimi i Ungjillit sipas
    Gjonit-[Enarratio in Evangelium Ionnis] (PG 123,1133-1348 dhe 124, 9-317).-(602v) Shënime
    të shkruesit.
    Gjr.: Në përgjithësi e mirë, me njolla të lehta uji, qoshja e djathtë lart nga f. 3-44, 186 dhe 250-
    1 e dëmtuar pa humbje teksti, f. 256-269, 277-8 dhe 601-2 me humbje të vogla teksti.
    Kap.: Kapaku i përparëm (dru me lëkurë me stampim të rremë) në Cod. 21, kapaku i prapëm
    i dëmtuar shumë rëndë, dy togëza ( të paruajtura).
    Lit.: Alexudis Deltion, fq. 365 (si Berat. 30); po ai. Ekkl. Al.20. fq. 526 (si Berat. 15).
    6.Shek. i 8-të-9-të. Pergamenë. 265 x 180 mm. 144 fl. (147 fl.-1 [krhs. Cod.25] -87-88). 2
    kol. 25 rr. [Senkrechte Spitzbogenunziale (vertikale, harqe me majë, ?)]
    Ungjill. (2r-147v) Lexime për festat e lëvizshme dhe të palëvizshme); des. ***. Tetëdhjetekatër
    vjet. (= Luka 2, 37 për shkurtin; krhs. Gregory f. 344-376).
    Gjr.: E mirë. Pergamenë e deformuar fort nga uji, skaji i poshtëm i dëmtuar në gjithë shtrirjen
    pa humbje teksti, f. 2-6 dhe 141-7 me humbje të vogla teksti.
    Ngj.: Iniciale deri 50 mm të larta me zbukurime të thjeshta (e kuqe-e gjelbër), në fol. 2r dhe
    111r korniza rreth titujve (e kuqe-e gjelbër) me zogj.
    Kap.: Ruhet vetëm kapaku i përparëm, i dëmtuar rëndë nga brejtjet e minjve.
    7. Viti 1322 (f. 183r letër. 300 x 220 mm. 190 fl. (I = fleta e qëllimit; 184 fl.+7A + 76 ABCD). 2
    kol., 29 rr.
    Ungjill. (Ir-v) bosh.-(1r-183r) Lexime për festat e lëvizshme (krhs. Gregory 344–364), f. 4v,
    147v, 182v ,183v-184v bosh.
    Gjr.: E mirë, skajet e errësuara dhe me njolla uji, fol. I dhe 1-11 mjaft të errësuara, f.I-2 dhe
    182-184 të dëmtuara pa humbje teksti, f. 7A dhe 76 ABCD të copëtuara deri në mbetjet më të
    vogla.
    Ngj.: Iniciale të thjeshta në ngjyrë të kuqe deri në 7 cm të larta, në fillimet e kapitujve korniza
    zbukurimi në ngjyrë të kuqe dhe mbishkrime, në f. 1r portal zbukurimi.
    Kap.: Dy kapakë druri me mbulesë lëkure në stampim të rremë, dy togëza (të humbura).
    8. Shek. i 14-të. Pergamenë. 315 x 240 mm. 140 fl. (140 fl.–f. 1 dhe 2 [khrs. Cod.21] + 46A
    + 136A). 2 kol., 22–25 rr.
    Ungjill. (3r–140v) Predikime për festat e lëvizshme dhe të palëvizshme; inc. ***. Thashë se
    do të marrë prej simes. (= Gjoni 16, 15 për të mërkurën e javës së shtatë pas Pashkëve;
    krhs. Gregory f. 347–386).
    Gjr.: E mirë, skajet të dëmtuara pa humbje teksti, f. 46A dhe 136A të shkëputura.
    Ngj.: Iniciale të kuqe deri në 30 mm të larta, në f.7r portik zbukurimi (e kuqe, e gjelbër, e kaltër
    mbi të verdhë të artë, arabeska) me mbishkrime kapitujsh në ar.
    Kap.:Dy kapakë druri me mbulesë lëkure me stampim të rremë (ornamente), kapakët dhe
    lidhje të çlirët, dy togëza të humbura.
    Lit.:Alexoudis Deltion, fq. 362 f. (si Berat. 22); Alexoudis Ekkl. Al.20, fq. 525 (si Berat. 7); Aland
    Nr.1434.
    9. Rreth 1400-ës (I-XXI, 1r–228r) dhe 1438-s (228v) dhe rreth 1400-ës (229r-230r). Pergamenë.
    335 x 265 mm. 252 fl. (230 fl.+1–XXI+226A). 2 kol., 23–27 rr.
    Ungjill. (1r–228r) Predikime për festat e lëvizshme; inc. ***. (6v) Dhe në mos i dëgjoftë ata,
    thuaja këtë Kishës (= Mateu 18, 17 për muajin e Rëshajeve; khrs. Gregory, f.347), des. ***.
    (226v) Kujtoni si u pati folur kur ishte në Galile. (= Luka, 24, 7 për të Dielën e Pashkëve, 4;
    krhs. Gregory, f.364).-(228v). Shënime nga një dorë e dytë.-(229r) bosh.-(229v–230r). Shënime
    nga një dorë e tretë.-(230v) bosh.
    Gjr.: Skaji i sipërm i djathtë i të gjithë librit mungon, humbje teksti; f. I-XX, 1-4 dhe 227-230
    pjesërisht të ruajtura, prej f. XXI dhe 5-6 gjysma e brendshme e ruajtur, vizatimi në fol. 61 i
    prerë.
    Shk.: Theodor Grammatikoi (fol.228v).
    Ngj.: Titujt e kapitujve në ngjyrë të kuqe, inicialet deri 110 mm të larta në të kuqe të thjeshtë
    ose me trajtim më të pasur (e kuqe, e gjelbër, e kaltër, e verdhë) me ornamente dhe figura, në
    f.42r pamja e plotë e ungjillorit Mark (130 x 90 mm; e kuqe, e verdhë, e kaltër, e gjelbër, e
    kaftë) në qëndrim shkruesi.
    Kap.: Dy kapakë druri me mbulesë lëkure, të ruajtur keq, të çlirtë dhe të ngrënë nga krimbat,
    në anën e përparme trembëdhjetë, në të pasmen dy thumba zbukurimi ende të ruajtur.
    10.Shek. i 12-të (1158 ?) Alexoudis jep për f.14r një datim sot të palexueshëm). Pergamenë.
    220 x 160mm. 99 fl.,1 kol.,17–22rr. (1r-3v)? Euthalios Diakonos, Prolog i veprimeve. [Prologus
    Actuum apostolorum] inc.***.] (PG 85, 629 B 10-636 A).-(3v-6r) çështje e librit të veprimeve
    të Apostujve (Argumentum libri Actuum apostolorum) (PG 85, 645 A-649 A).- (6r-7r) Shtegtimi
    i apostullit Pal. [Peregrinationes Pauli apostoli] (PG 85, 649 B-652 A)-(7r-12v) Paraqitje e
    kapitujve të Veprave të Apostujve. [Elenchus capitum libri Actuum apostolorum], des. Për
    Judejtë e Romës (PG 85, 652A-661 B11).-(12v-13v) Kapitullizim i dëshmive të Shenjta të
    librit të veprave [Elenchus Divinorum testimoniorum quae continet liber Actuum apostolorum]
    (PG 85, 640B-645A; vetëm fillimet e vargjeve të cituara). (13r-v) 5
    Këto shenja ndodhen në këto vende të letrave:
    I bashkëngjitet kësaj një paraqitje grafike.
    Vijojnë katër distikë në lidhje me kotësinë e fjalëve:
    Më kot o njeri shtjellon kuptime të shumta,
    ide retorike, metoda astronomike,
    kundërvënie, justifikime, mendime të mëdha
    të Euklidianëve, Thalistëve, mjeshtrave atikë të fjalës;
    Për një moment një sëmundje i shkatërron të gjitha
    dhe të vendos me të paditurit.
    Para fundit duhet që të mos merremi me gjërat tokësore
    por qielloret të kapim5.
    (14r-99r). Veprat e Apostujve me komente të zgjedhura nga Oikumenios, Shpjegim në lidhje
    me veprat e Apostujve [Commentarius in Acta apostolorum] (PG 118, 41 A-237 D) (99r)
    Euthalios Diakonos, Prolog i katërmbëdhjetë letrave të Palit të apostullit të shenjtë [Prologus
    in quattuordecim sancti Pauli apostoli epistolas], des. ***. Që dhe frymërat e erërave (PG
    85, 693 A 1-14).
    Gjr.: E mirë, skajet prej f. 1-10 dhe 99 të dëmtuara pa humbje teksti, fillimi dhe fundi i
    dorëshkrimit të humbura.Ngj.: Korniza zbukurimi të thjeshta në ngjyrë të kuqe, në f.14r portik
    zbukurimi (e artë, e kuqe).
    Kap.: Dy kapakë druri të çlirët, prej mbulesës së lëkurës ruhen vetëm copëza, lidhja e lirshme.
    Lit.: Alexudis Deltion, fq.360 (si Berat. 14); Alexudis Ekkl. Al.20, fq.544 (si Berat. 36); P. Batiffol,
    Les Manuscrits grecs de Bérat d’Albania et le codex purpureus F , Archives des Missions
    scientif. et littér. III 13 (1887) 441 f. (si Berat. 10).
    11. 1312 (fol. 227r). Pergamenë. 185 x 135 mm. 228 fl. (227 + 172A). 1 kol., 26rr.
    Katërungjillësh. (1r-3r) Synopse të ungjijve.-(4r–5r) Pinax i Ungjillit sipas Mateut.-(5r) Shënim i
    shkruesit.-(5v) Pamje e ungjillorit Mateu.-(6r-57r) Ungjilli sipas Mateut; inc. ***. Faqen e djathtë
    t’i kthejë atij dhe tjetrën. Se po shihnin ndonjë frymë dhe u tha atyre. (Mateu 5, 39).-(57r–58r)
    Pinax i Ungjillit sipas Markut.-(58v) Pamje e ungjillorit Marku.-(59r-96r) Ungjilli sipas Markut.-
    (96vderi 98r) Pinax i Ungjillit sipas Lukës.-(98v)Pamje e ungjillorit Luka.-(99r-162v) Ungjilli sipas
    Lukës; des. ***. Se po shihnin ndonjë frymë dhe u tha atyre (Lluka 24, 37).-(163r-209v)
    Ungjilli sipas Gjonit-(210r-227r) Tryezë e lëndës e lëndës e perikopeve.-(227v ) bosh.
    Gjr.: Në përgjithësi e mirë, f. 1 e dëmtuar me humbje teksti, pas. f. 5 dhe 162 këputje fletësh,
    f. 227 e dëmtuar pa humbje teksti.
    Ngj.:Iniciale në ngjyrë të kuqe deri në 10mm të larta, në fol. 1-3 harqe zbukurimi në ngjyrë të
    kuqe, fol. 5v pamje e ungjillorit Mateu (e kuqe, e kaltër, e artë), 58v pamje e ungjillorit Marko (e
    kuqe, e kaltër, e artë, violet), 59r korniza zbukurimi (e kuqe, e kaltër, e artë), 98v pamje e
    ungjillorit Luka (e kuqe, e kaltër, e gjelbër, e verdhë, e kaftë), 99r dhe 163r korniza zbukurimi (e
    kuqe, e kaltër, e artë).
    Kap.: Dy kapakë druri (të thyer) me mbulesë lëkure me stampim të rremë (ornamente), një
    togëz (e humbur).
    12. Rreth 1400-ës. Letër. 250 x 205 mm. I. 240 fl. (I = fleta e qëllimit; 229 fl.+27A +90A-K). 1
    kol., 21 rr.
    Katërungjillësh. (Ir-1r) bosh.-(1v) Pamje e ungjillorit Mateu, e mbishkruar me katër
    dymbëdhjetërrokësh:
    Duke mos pasur guximin tënd engjëllor,
    Formën e trupit engjëllor që ke,
    Duke mos pasur diçka më shumë se engjëjt,
    Por duke shkruar fjalën tënde të mëshiruar.
    (2r-66r) Ungjilli sipas Mateut.-(66v) Hypothesis e Ungjillit sipas Markut.-(67r-v) Pinax i Ungjillit
    sipas Markut.-(68r) bosh.-(68v) Pamje e Ungjillorit Mark e mbishkruar me katër
    dymbëdhjetërrokëshe:
    Duke qëndruar Marku pa folur,
    pavarësisht se ka qëllim të shkruajë,
    jo sepse nuk frymëzohet, por se duke jetuar edhe lëviz,
    edhe merr frymë, e kërkon të shkruajë i qetë.
    (69r-100r) Ungjilli sipas Markut. -(100v) Hypothesis i Ungjillit sipas Lukës; inc. Ungjilli i shenjtë
    i shkruar sipas Lukës. Pasi Luka nxënësi... duke parë nxënësit.-(101r–102v) Pinax i Ungjillit
    sipas Lukës.-(103r) bosh.-(103v) Pamje e Ungjillit sipas Lukës, e mbishkruar me katër
    dymbëdhjetërrokëshe:
    O Luka, mbrojtësi i bujqësisë së Perëndisë,
    Duke parë farat mistike, dua ta shndërrojë;
    Ashtu si gruri bëhet bukë,
    Fjalën tënde ungjillore në grurë,
    Për të mbledhur thesarë në shpirt.
    (104r-174r) Ungjilli sipas Lukës.-(174v) Pinax i Ungjillit sipas Gjonit.-(175r) Pamje e ungjillorit
    Gjon, e mbishkruar me katër dymbëdhjetërrokëshe:
    Na godet në mendje vetëtima e logjikës,
    pasi asnjë shi, asnjë shenjë reje,
    duke i forcuar i biri i Zebedeut,
    njerëzit e panë me shi të padukshëm.
    (175v-228v) Ungjilli sipas Gjonit.-(229r-v) bosh.
    Gjr.: E mirë.
    Shu.: Shkronja N. Po kështu Briquet 8427 (Pisa 1372). (1v).
    Ngj.: Në përgjithësi e zbehur fort; iniciale rreth 30 mm të larta. Pamje ungjillore e Mateut në
    ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, 170 x 155 mm.-(2r). Hapësirë zbukurimi me iniciale në ngjyrë të
    kuqe 70mm të larta.-(68r) Pamje ungjillore e Markut në ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, 180 x
    140mm.-(69r) Hapësirë zbukurimi me iniciale në ngjyrë të kuqe e të verdhë rreth 80 mm të
    larta.-(103r) pamje ungjillore e Lukës në ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, 180 x 140mm.-(104r)
    Hapësirë zbukurimi me iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 70 mm të larta.-(175r) Pamje ungjillore
    e Gjonit dhe e Prohorit në ngjyrë të kuqe dhe të verdhë 170 x 135mm.-(175v) Hapësirë zbukurimi
    me iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 85mm të larta.-(228v) Hapësirë zbukurimi në formë
    shkronjash (rreth 30mm e lartë FX) dhe arabeska.
    Kap.: Dy kapakë druri me mbulesë mëndafshi në ngjyrë të kuqe të errët, mbulesa e dëmtuar,
    njëra (nga dy) kapëset e lëkurës e ruajtur.
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 360 (si Berat. 13); Aland Nr. 1705.
    13. 1181 (37r). Pergamenë. 220 x 160 mm. 41 fl. (40fl.+I = fleta e qëllimit [letër]). 1kol., 20 rr.
    Ungjill. (1r-36r) Predikime për festat e palëvizshme, inc. ***. Ata i thonë asaj, grua përse
    qan... (= Gjoni 20, 13 për 22 korrikun; krhs.: Gregory f. 382-386).-(37r). Vërejtje e shkruesit, e
    ndjekur nga tre dymbëdhjetërrokësh:
    Për atë që lexon me dëshirë,
    Për atë që ka shkruar me gishta,
    Për atë që ka përfituar, t’i ruajë të tre ose trininë.
    (37v-38r) bosh.-(38v) shënime prej duarsh të mëvonshme. -(39r-40v) prej pjesës së paruajtur
    të Ungjillit janë lidhur fol. 1-2 e duzinës së katërmbëdhjetë: inc. ***. Kërkonin që ta sillnin
    brenda të paralizuarin (= Luka 5,18 për të dielën e javës së 19-të pas Rrëshajave); des. ***.
    ra në dhe të mirë, dhe mbiu dhe dha pemë për njëqind (= Luka 8,8 për të dielën e javës së 21-
    të pas Rrëshajave; krhs. Gregory fq. 354-355).-(41r-v) bosh.
    Gjr.: Në përgjithësi fort e ndotur dhe e nxirë; f.1 dhe 33 të dëmtuara me humje teksti.
    Shk.: Ioannikios (f. 37r: Ky Ungjill i shenjtë i hyjshëm dhe i perëndishëm u shkrua nga dora e
    murgut dhe dhjakut të padenjë Joanik në vitin 6689).
    Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 30 mm të larta; f. 4v kornizë zbukurimi e thjeshtë në
    ngjyrë të kuqe dhe të kaftë.
    Kap.: Vetëm kapaku i pasëm (dru me mbulesë lëkure) i ruajtur.
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 365 (si Berat. 32); Alexudis Ekkl. Al. 20, fq. 526 (si Berat. 17); Aland
    Nr. 1207.
    14. Shek. i 14-të. Pergamenë. 210 x 150 mm. 144 fl. (139 fl. + 20A + 67A + 77A + 78AB).
    1kol., 24rr.
    Tipikon. (1r-139v) Typikon (Tekst si Typikon, Venedik 1643 me disa ndryshime); inc. ***. Në
    nart... (ndoshta narteks), a. a. O., fq.15, kol. 1.
    Gjr.: Para f. 1 mbetje prej shtatëmbëdhjetë fletësh (me to ndoshta prej të gjithave); fort e
    ndotur, e nxirë dhe e dëmtuar me humbje të mëdha teksti, f. 2 e dëmtuar me humbje të pakta
    teksti, f. 3-25 pa humbje teksti. Prej f. 78 AB janë ruajtur vetëm copëza; f. 135-139 të dëmtuara
    me humbje të mëdha teksti.
    Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 25 mm të larta dhe korniza të thjeshta zbukurimi në
    ngjyrë të kuqe.
    Kap.: Mungon.
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 365 (si Berat. 31); Alexoudis Ekkl. Al. 20, fq. 526 (si Berat. 16).
    15. Shek. i 12-të. Pergamenë. 155 x 120 mm. 195 fl. (197 fl. + 64A-195 dhe 196 [krhs. Cod.
    23] deri 197 [krhs. Cod. 22]. 1 kol., 21rr.
    Ungjill. (1r-140r) Lexime për festat e lëvizshme; inc. ***. Pa u bërë si fëmijë nuk hyni në
    mbretërinë e qiejve. (= Mateu 18, 3 për të hënën e javës së nëntë pas Rëshajeve; krhs.
    Gregory fq. 350-364).-(140v) Pinax i Ungjillit sipas Gjonit.-(141r) bosh.-(141v-142v) Hipotezë
    (Hypothesis ?) e Ungjillit sipas Gjonit; inc. Ungjilli i shkruar sipas Joanit. Pasi Joani vëllai i
    Jakovit dhe i Zebedeut... dhe tjetrin që...-(143r-194v) Ungjilli sipas Gjonit.
    Gjr.: Fillimi i humbur; f. 1-3 të dëmtuara me humbje teksti, f. 4 pa humbje teksti. Mes 64 dhe
    64A 1 fletë e shkëputur, prej 64A vetëm gjysma e poshtme e ruajtur. Pas f. 71, 142, 150
    përkatësisht nga një fletë e shkëputur; f. 151 dhe 194 të dëmtuara me humbje teksti.
    Ngj.: E thjeshtë, iniciale në ngjyrë të kuqe 10 mm të larta.
    Kap.: Vetëm kapaku i pasëm (dru me mbulesë lëkure) i ruajtur, lidhja fort e çlirët.
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 366 (si Berat. 36); Alexudis Ekkl. Al. 20, fq. 526 (si Berat. 20); Aland
    Nr. 1709.
    16. Shek. i 14-të. Letër. 305 x 210 mm. 117fl. (114 fl. + 16A + 22A + 53A). 1kol., 32rr.
    Menaion (minej) për muajin mars. (1r-114r) Menaion për 1-31 mars (Menaion, vëll. 7 me disa
    ndryshime).
    Gjr.: F.1-2 të dëmtuara me humbje të pakta teksti. Pas f.16 dhe 22 përkatësisht një fletë e
    shkëputur dhe e zëvendësuar me një të re (210 x 140 mm; shkrim i shek. XIX); f. 113-114 të
    dëmtuara me humbje teksti. Përgjithësisht me gjurmë uji dhe e ngrënë nga krimbat.
    Ngj.: Iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 55 mm. të larta.
    Kap.: Dy kapakë druri, të ngrënë nga krimbat; lidhja e liruar.
    17. Shek. i 15-të. Pergamenë. 270 x 205 mm. 174 fl. (173 fl. + 151A). 1 kol., 27-28 rr.
    Dorëshkrim patristik (patrologji). (1r-v) Vasili i Madh, Epistula 22; des. ***. Të dobëtit (Saint
    Basile, Lettres. ed. Y. Courtonne. vëll. I, Letra 22/1-2, rr.34).-(2r) Basileios (?), Sermo asceticus;
    inc. ***. Sheh jetën (PG 31, 1512 B 3-1513 A 3). -(2r-7v) Basileios, Në lidhje me mëkatin ndaj
    Perëndisë [De iudicio Dei]; des. ***. Satanai shkatërrues (PG 31, 653 A-669 C 1).-(8r) Në
    lidhje me besimin [De fide]; inc. ***. E mori në dorëzim prej nesh. (PG 31, 689 C 3-692 C).-
    (8v-10v). Index moralium (PG 31, 692 D-700 A).-(10v) Moralia; des.***. Prej fuqisë së tij, se
    (PG 31, 700 B 1-10).-(10v-16v) Moralia; inc. ***. Nuk ju them juve (PG 31, 721 A 2 -736 C 7).-
    (16v-20r) Fjala asketike [Sermo asceticus] (PG 31, 881 B–888 D).-(20r-24v) Kushtet sipas
    shtrirjes [Regulae fusius tractatae], Prooimion (PG 31, 889 A-901 A).-(24v-52r) Dekrete asketike
    [Constitutiones asceticae]; des. ***. Duke pyetur mëson (PG 31, 1321 A-1388 C 14).-(52r-
    56v) Dekrete asketike [Constitutiones asceticae]; des. ***. sa erdhën e zunë. (PG 31, 1389
    C 5-1400 C 6).-(57r-60r) Kapitulli i kushteve gjatë ndarjes [Regularum breviorum capitula], Nr.
    194-349 (krhs. PG 31, 1052 D-1077 D, renditje krejt tjetër).-(60r-105r) Kushtet në gjerësi
    [Regulae fusius tractatae] (PG 31, 905-1052) me mungesat e mëposhtme: Ajo nuk kishte
    pretendime ndaj tij (917 C 2-920 B 2), pengojnë qëllimin prej genit të Izraelit, (936 B 3-937 B
    4), parabola vazhdon prej të tjerëve vjen (937 D 4-961 A 5); 71v-72r dhe 88r bosh pa rënie
    teksti.-(105r-160v) Kushte sipas vendndodhjes [Regulae brevius tractatae], Nr. 43-350, u
    përgjigjen numrat e mëposhtëm:
    (PG 31, 1080-1305): 114 (43), 157, 98, 3-5, 287, 6 (50), 288-9, 99, 158-9, 7-9, 85-86 (59-60),
    187-9, 21-22, 160-3, 23-29, (70-76), 191, 126, 30, 192, (80), 89, 45-47, (134-6), 16, 204, 151,
    122, (140), 173, 31, 195-7, 34, 164-5, 127, 199, (150), 97, 169, 202,279, 283, 205-7, 17, 90,
    (160), 152, 172, 239, 208-9, 240-1, 48-49, 210 (170), 50-53, 280, 11, 174, 211-3 (178-180),
    54, 175-6, 214, 242-4, 55, 215-6, (189-190), 245, 217, 56, 247-7, 218, 248, 219, 249-252
    (199-202), 220, 57, 123, 177-8, 221-2, 137 (210), 58-60, 101, 91, 179, 61, 223, 12, 180 (220),
    253, 62, 254, 224, 255-6, 63, 257-260 (228-231), 64, 225, 261-2, 65, 226, 267-270 (242-5),
    66, 290-1, 227, 271 (250), 13, 286, 19-20, 67-68, 103, 15, 272, 139 (260), 181, 285, 284, 69,
    182, 71-72, 292, 274 (275), 77-78, 230, 275, 113 (280), 79-80, 231, 184-5, 232, Reg fus., 54
    (PG 31, 1044 AB) als Nr.287!, Reg. brev. 138, 93, 104 (290), 70, 94, 229, 112, 155, 2, 92, 18,
    228, 14 (300), 202, 105, 74, 107, 273, 108-111, 154 (310), 153, 281, 293-5, 81-84, 296-301
    (320-5), 95, 302, 125, 303, 140 (330), 186, 190, 304-5, 233-8 (335-340), 306-7, 276-7, 308-
    313 (345-350).-(160v-164r) Basileios (?), Poenae in monachos (PG 31, 1305 C-1316 C).
    (164r-173v) Athanasios, Jeta dhe vepra e atit tonë oshënar Andonit, [Vita Antonii]; des. ***.
    mundi fantazitë (PG 26, 837 A deri 876 B 1).
    Gjr.: E mirë, f. 1 e dëmtuar dhe e ndotur me humbje teksti; fol. 87, 109, 110, 137-139, 141-2,
    173 të dëmtuara pa humbje teksti; pas fol. 135 dhe 142 përkatësisht një fletë e shkëputur.
    Ngj.: Iniciale të thjeshta në ngjyrë të zezë deri 15 mm të larta.
    Kap.: Dy kapakë druri (të dëmtuar rëndë nga brejtja e krimbave), lidhja e çlirët.
    18. Shek. i 13-të-14-të. Letër. 210 x 145 mm. 411 fl. (409 fl. + 4A + 275A). 1 kol. 26-28 rr
    (fol.1-61), 19-22 rr. (fol. 62-108), 44-70 rr. (fol. 109-194), 24-31 rr. (fol. 195–409).
    Përmbledhje dorëshkrimesh teologjike.
    (1r-12r) Mbetje të një traktati antikonoklastik (?); des. ***. Nuk ishte i ikonoklastëve-(12v-13v)
    bosh.
    - (14r-85v) Niketas Stethatos, Antidialogus (ed. A. Michel, Humbert dhe Kerullarios, Paderborn
    1930, fq. 320-342).
    - (86r-88v) Hadrian IV., Letër Basileios të Ohrit (Bessarione 1916, 27-29).-(89r-93v) Basileios,
    Letër Hadrian-it (Bessarione 1916. 31-33). (94r-102v) Germanos II., Letër Gregor-it IX. (Sathas,
    Biblioteka Mesjetare. II 39-46).
    - (103r-v) inc. Shumë ishin dhe të mëdhenj kombet që ranë dakord, des. dhe njëmendshmërinë
    e lashtë të rehabilitimit të Ortodoksisë.
    - (104r-108v) Gregori IX, Letër Germanos-it II. (Sathas, 1. c. 46 deri 49).
    (109r-194r) Euthymios Zigabenos, Shpjegim i Psaltirit. [Commentarius in Psalterium] (PG
    128, 41-1325). – (194v) prova shkrimi greqisht-latinisht.
    (195r-216r) Katenë për odet e Testamentit të Vjetër dhe Testamentit të Ri.
    - (216v) Parafrazë shembëlltyrash të Testamentit të Ri.
    - (217r-315v). inc. ***. E dinin dhe tani dhe më përpara... që predikojnë Perëndinë; des. ***.
    Nëse nuk i provon ti i pari ato që thua, nuk është e nevojshme të flasësh për to. (316v)
    Shënim i shkruesit.-(317r) bosh.-(317v) Prova shkrimi nga dy duar.

    - (318r-409v) Euthymios Zigabenos, Armaturë dogmatike; [Panoplia dogmatica]; des. ***.
    (374r).”Fjalët” (PG 130, 20 D deri 149 B 5).
    Gjr.: Shumë e keqe, e ndotur, me gjurma uji, e prekur nga brejtja e krimbave, fletë të shumta
    të ngjitura, f. 1-13 dhe 345-409 të ruajtura pjesërisht; f. 14-28, 36, 40, 44, 49, 74, 75, 81, 85 të
    dëmtuara me humbje teksti; pas f.108 një fletë e prerë, qoshja e djathtë lart nga f. 217-316 e
    dëmtuar me humbje teksti.
    Ngj.: Iniciale të thjeshta në ngjyrë të kuqe (deri 20 mm të larta), në f. 318r kornizë e thjeshtë
    zbukurimi.
    Kap.: Dy kapakë druri, të dëmtuar rëndë dhe të ngrënë nga krimbat, në kapakun e pasëm
    mbetje lëkure.
    Lit.: Alexoudis Deltion, fq. 363 (si Berat. 23); Alexudis Ekkl. Al. 20, fq. 525 (si Berat.8).
    19.Viti 1823 (f. 51r, 73r, 73v). Letër. 155 x 100 mm. 159 fl. (162 fl. -1-2 [Kapaku i përparëm]
    deri 162 [Kapaku i prapëm]). 1-2 kol. Numri i rreshtave ndryshon.
    Bllok shënimesh nxënësi.
    - (2r-161v) përmban fjalorë (frëngjisht-italisht, italisht-greqishte e re, latinisht-greqishte e re,
    greqishte e re-frëngjisht), ushtrime fjalësh në greqisht, përkufizime filozofike, ushtrime
    matematikore, ushtrime zgjedhimi në latinisht, tabelë foljesh të parregullta të latinishtes.
    Gjr.: Qoshet dhe skajet të ngrëna; f.149-157 të dëmtuara me humbje të pakta teksti.
    Kap.: Dy kapakë letre, të përbëra nga f. 1+2 respektivisht 162; kapaku i pasmë përgjysmë i
    grisur dhe i lirshëm; lidhja e çlirët.
    20. Shek. i 15-të. Letër. 145 x 150 mm. 15 fl. (më parë f. 349-363 të Cod. 4). 1 kol., 17-19 rr.
    Fragment agjiografik, homilie (?)
    - (1r-2v) inc. ***. Ashtu si e ftohta dhe breshëri kur bien në rrymat detare, i bëjnë ato të
    fryhen, kështu me zjerjen e ziftit që lyen anijet i shkatërron dhe bien në thellësi të detit së
    bashku me agarinejtë dhe vetëm dhjetë anije shpëtojnë, me ndërmjetimet e Hyjlindëses dhe
    të gjithë shenjtorëve me Krishtin Jezu, Zotin tonë, lavdia dhe pushteti së bashku me atin e
    pafillim të tij dhe me shpirtin e tërëmirë dhe të tërëshenjtë tani e përherë dhe në jetët e
    pambaruara që do të vijnë, amin!
    - (3r-11v) Fragment homiletik; inc. ***. Por thesarin që ndodhet i siguruar në qiell, nuk mund
    ta matim me kritere monetare dhe sasiore, duhet ta ruajmë me vigjilencën e shpirtit. Pasi,
    ashtu si kusarët e vjedhin pasurinë kur gjumi e kap të zotin e shtëpisë, dhe do të përgatitet i
    arratisuri, kështu ndodh dhe me pasurinë shpirtërore; des. ***. Kështu edhe ne ta mbrojmë
    Zotin, në mënyrë që të duhemi dhe të mbrohemi dhe ne prej tij, ta mbajmë dhe ne besimin
    me duar, ashtu siç mbajmë diçka me gëzim. Dhe të mos e lëmë, që të na ndjehen mëkatet.
    Të kini guxim. Fjala e Lazarit të katërditshëm.-(12r-15v) Amphilochios von Ikonion, Fjala e
    Lazarit të katërditshëm [Oratio in Lazarum quatriduanum]; des. ***. (fol. 15r) ik tutje (PG.39,
    60 A-65 A 9).
    Gjr.: Pesëmbëdhjetë fletë të gjysmës së sipërme të një dorëshkrimi, f. 13 e dëmtuar jashtë
    me humbje teksti, prej f. 14-15 ruhen mbetje të pakta.
    Ngj.: Në f.12r iniciale të thjeshta në ngjyrë të kuqe, 30 mm të larta.
    Shk.: Berg, ngjashëm Briquet 11653 (Neapel 1441-54).
    21. Shek. i 13-të. Pergamenë. 310 x 220 mm. 6 fl. (f. 1-2 më parë f. 1-2 e Cod. 5; f. 3-6 më
    parë si f.1-2 dhe 141-142 e kod.8). 2 kol., 55 rr.
    Fragment i një menaioni (minej) për muajin gusht.
    (1r-4v) inc. ***. Me furi; në kaminë u çua. des. ***. Duke ndritur si ndriçues i tërë shkëlqyer.
    (Menaion, vëll.12, fq.7-14).-(5r-v) inc. ***. Në kohën e Dekiut, dhe shenjti tepër i pasur des.
    ***. ujiti me shprestari (Menaion, vëll.12, fq.54-58).-(6r-v). inc. ***. vdiq dhe u varros des.
    ***. si zot dhe prift i parë. (Menaion, vëll.12, fq.72-74).
    Gjr.: Fol. 1r gjysma e sipërme e ngjitur me kapakun e kopertinës së Cod. 5; f. 3 e një të tretës
    së poshtme e prerë; pergamena mjaft e errësuar.
    Ngj.: Iniciale deri 10 mm të larta.
    22. Shek. i 15-të. Letër. 100 x 135 mm. 1 fl. (më parë f. 197 e Cod. 15), 1 kol., 16 rr.
    Fragment i një teksti teologjik.
    (1r-v) inc. ***. U lidhën me martesë... jetë bashkëshortore... ushqente fëmijët... predikimi i
    apostull Palit; thuaj së hijshmes që unë ta mëshiroj... Eva... këto dhe e kalojnë atë.
    Gjr.: Pjesë e mesit e një dorëshkrimi, mjaft e errësuar dhe e ndotur, vrima-vrima.
    23. Shek. i 14-të. Pergamenë. 230 x 140 mm. 1 fl. (më parë f. 195-196 e Cod. 15). 1 kol., 32
    rr. (1r) inc. Plaku i bëri pesëdhjetë; des. ***. luftoi mendimin (ngasjen). (Apophthegmata
    Patrum, PG 65, 129 D 5-132 A 11). – (1v) bosh.
    Gjr.: Fletë në gjysmën e sipërme, djathtas e prerë, mjaft e errësuar dhe e ndotur.
    24. Shek. i 15-të. Pergamenë. 220 x 140 mm. 2 fl. (më parë f. 603-604 të Cod. 5). 2 kol., 21 rr.
    Fragment i një triodi.
    (1r) inc. ***. E lavdëruar në jetë... Në qepallat e nxënësve tani vjen gjumi, o Krisht... (= Triod
    f. 381).-(2v) des. ***. dhe (tregove) jetën e paprishur. (= Triod fq.409).
    Gjr.: Skaji i djathtë i poshtëm i grisur me humbje teksti, fort i errësuar dhe i ndotur.
    Ngj.: E thjeshtë, iniciale në ngjyrë të kuqe rreth 20 mm të larta.
    25. Shek. i 9-të. Pergamenë. 265 x 145 mm. 1 fl. (më parë f. 1 e Cod. 6). 1 kol., 40 rr. të
    pjerrta.
    Fragment agjiografik. (1r) Prova shkrimi nga shkrues të ndryshëm.-(1v) inc. ***. (Rr. 18)
    Dhe ja ungjillor Luka cakton karakterin e hyjshëm dhe të respektuar të së tërëqashtrës, nënës
    së Perëndisë, Marias, që në trupin e saj mori jetë; des. ***. të Juljano Paravatit.
    Gjr.: Pergamenë fort e errësuar dhe e shtrembëruar; shkrimi i zbehur. Skaji i brendshëm
    tregon mbetje të një flete të dytë.

    Shtojcë:
    Llambrini Mitrushi përshkruan në një artikull6 një dorëshkrim, sjellë më 1957 në Berat prej
    Manastirit të Shën Kozmait në Kolkondas. Gjatë qëndrimit tonë të atjeshëm nuk u krijua
    asnjë mundësi për ta shqyrtuar. Ai përfshin 96 fletë të formatit 225 x 155 mm si dhe 8 fletë të
    një formati më të vogël dhe përmban 303 kontrata martese të viteve 1819-43 shkruar në
    greqisht.

    Listë e mikrofilmave:
    Instituti i Bizantinistikës, i Universitetit të Vjenës, zotëron mikrofilma të dorëshkrimeve të
    mëposhtme: Tir. gr. 3, 5, 10, 14, 16, 17, 18 (vetëm f. 109r-216v, 318r-374r), 20-25.

    Shënime bibliografike:
    1. Jahrbuch der Osterreischen Byzantinischen Gesellschaft, (JÖBG) 15 (1966), 391 -394.
    2. I shprehim me këtë rast falenderimin tonë të përzemërt Arkivit të Shtetit të RP të Shqipërisë, për
    mundësinë që na u krijua të punonim lirisht dhe të papenguar mbi dorëshkrimet.
    3. M. Richard, Répertoire des Bibliothèques et des Catalogues de Manuscrits grecs, Paris 1958
    (Publications de l’Institut de Recherche et d’Historie des Textes). Në lidhje me këtë, për plotësim, të
    shihet edhe: A. Alexuodis, Përshkrimi i tre Ungjijve, në: Shoqata e Filologëve Grekë, shtojcë e vëllimeve
    24-26, Konstandinopojë 1896, f. 114-117; bëhet fjalë për tre dorëshkrime ungjijsh në kishën e Shen
    Vlashit (Blasioskirche-K.J.) në Vlorë.
    4. H. Hunger, Katalog i dorëshkrimeve greke të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë, Pjesa 1: Codices
    Historici. Codices Philosophici et Philologici, Wien 1961 (Museion NF 4/1/1). Do të dëshironim të
    falënderonim këtu përzemërsisht z. prof. Hunger dhe dr. Otto Kresten për ndihmesën e tyre në datimin
    e dorëshkrimeve si dhe për këshilla të shumta gjatë përpunimit të Katalogut.
    5. E njëjta poezi në një trajtë disi të ndryshuar gjendet në Par. Gr. 1686, saec. XV, fleta e qëllimit Br.
    Na godet në mendje vetëtima e logjikës 12/175r
    Duke pasur Marku qëllim për ta shkruar 12/68v
    Që ishin shumë dhe përmendnin kombe të mëdha 18/103r
    Duke mos pasur guximin tënd engjëllor 12/1v
    Më kot o njeri shtjellon kuptime të shumta 10/13v
    Atë që lexon me dëshirë 13/17r
    Njëmijë pikëpyetje shqipton dhe duke kërkuar mjetin 10/13v
    O Luka,mbrojtësi i Perëndeshës Bujqësi 12/103v
    6. Kodiku i manastirit të Shën Kozmait (Der Codex des Klosters des hl. Kosmas), Studime Historike 3
    (1965) 175-180 (me përmbledhje në frëngjisht, f.181).

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    THESARE KULTURORE QË I KTHEHEN POPULLIT 1

    ALEKS BUDA

    Edhe librat kanë fatin e vet. Kjo fjalë e urtë e moçme të bie ndërmend menjëherë kur dëgjon
    për historinë e habitshme të dy kodikëve të lashtë, me prejardhje nga qyteti-muze i Beratit,
    njëri prej të cilëve ka moshën e respektueshme prej rreth 1400 vjetësh, ndërsa i dyti është
    vetëm njëmijë e njëqind...
    Këto thesare të humbura u gjetën të dëmtuara rëndë dhe pasi u restauruan, iu kthyen më në
    fund popullit e kulturës sonë, të cilëve u përkitnin.
    Në vitin 1885, kur studiuesi francez P. Battifol ndërmori një udhëtim të mundimshëm në atë
    provincë të humbur e të varfër të perandorisë osmane, siç ishte në atë kohë Shqipëria, ai
    mbeti i habitur që vetëm në Berat mundi ta pasuronte me 3 figura të reja2 listën e kodikëve
    krysografikë të stilit bizantin, domethënë të shkruar me ar e argjend, listë që në atë kohë as
    nuk e arrinte një duzinë ekzemplarësh, të shpërndarë në bibliotekat e muzetë më të mëdha
    të botës. Le të shtojmë, me këtë rast, se edhe sot ky numër nuk ka mundur të rritet shumë...
    Dhe midis këtyre 3 numrave të rinj që u zbuluan atëherë, dy ishin kodikët për të cilët po bëhet
    fjalë sot.
    Një fakt i tillë mund të jetë i habitshëm sot vetëm për ndonjë njeri që mundohet të shohë 3 me
    çdo kusht në një histori popullsish të prapambetura, që nuk paskan njohur një shkallë më të
    lartë qytetërimi dhe bashkë me këtë as nevojën e shkrimit.
    Vetë Berati është një shembull i mirë për këtë, me arkitekturën monumentale civile 4 e të
    kultit, me veprat e pikturës murale e të kavaletit që stoliste nga brenda këto ndërtesa. Këtu
    ishte zhvilluar qysh herët një traditë e pasur në fushën e arteve të vogla të aplikuara, të
    artizanatit, të argjendarisë, të skalitjes, të qëndisjes me fije argjendi etj. Në këto kushte Berati
    u bë në një farë kuptimi qendër e një tradite artistike me tipare pak a shumë të kristalizuara,
    e cila rrezatoi prej këtej në krahina të tjera të vendit dhe ndikoi edhe në shekujt pasues në
    fushat e ndryshme të krijimtarisë artistike.
    Në këto arte të aplikuara bënte pjesë edhe shkrimi, i cili ishte një art, deri sa e zëvendësoi
    revolucioni teknik i shtypshkronjës. Disa dhjetëra vëllime dorëshkrime kodikësh nga Berati,
    që kanë mundur t’u shpëtojnë rrebesheve të kohës e që shkojnë nga shekulli VI deri në fillim
    të shekullit XV, na japin të drejtën të nxjerrim përfundimin se edhe këtu kemi të bëjmë me një
    vazhdë e traditë të pandërprerë, që i përgjigjej një nevoje reale, ndonëse mjaft e kufizuar, të
    një shoqërie të ngritur e të zhvilluar, në të cilën shkrimi, si mjet komunikimi kulturor, luante
    padyshim një rol të rëndësishëm. Është fjala për kodikë prej lëkure të përpunuar (pergamenë),
    në ndonjë rast edhe prej papiri 5 dhe së fundi, në shekujt XIV-XV, edhe prej karte. Një varg nga
    këta kodikë, kryevepra të artit kaligrafik, janë pajisur me ornamente në ballë ose anës së
    fletës, me vinjeta dhe iniciale dekorative; disa prej tyre përmbajnë edhe piktura në miniaturë,
    me ngjyra e tipare shumë të holla e delikate, që pasurojnë fondin e veprave pikturale që
    njohim në vendin tonë. Shumica e tyre nuk kanë të dhëna për kohën kur u hartuan, as edhe
    për shkruesin e tyre.
    Analiza paleografike e tipit të shkrimit na lejon të themi se, përveç dy kodikëve që u përmendën
    në fillim, si të shekullit VI e IX, shumica e dorëshkrimeve të ruajtura nga Berati në Arkivin tonë
    Qendror të Shtetit, u përkasin shekujve XI-XII dhe XIII, kur mund të supozojmë se ky qytet ka
    njohur fazën e lulëzimit të tij të madh. Por arti i të shkruarit ka vazhduar në Berat edhe më
    vonë, me gjithë kushtet e vështira që krijoi stuhia shkatërruese e vërshimeve osmane. Është
    interesant të vemë në dukje se ndërsa, nga njëra anë, sunduesi i vendit, Teodor Muzaka,
    merrte masa për të siguruar e shpëtuar “nga frika e turqve“dorëshkrimet e vyera e të lashta
    të këtij qyteti, 10 vjet më vonë, më 1410, siç e thotë vetë shkruesi, me porosi e shpenzime të
    “qefalisë” (sundimtarit) të qytetit, mbarohej së shkruari në Berat një kodik i ri”. Kështu, mund
    të themi, kalonte stafeta nga dora në dorë.
    Nuk duhet të na habisë fakti se nga përmbajtja tërësia e këtyre kodikëve beratas kanë karakter
    kishtar, u shërbejnë nevojave të kishës së krishterë, janë shkruar në greqishten bizantine,
    ashtu si ndjekin edhe ornamentikën dhe stilin paleografik bizantin. Ky është një fenomen
    historik i natyrshëm, do të thonim, në një kohë kur monopolin e kulturës në gjithë Europën e
    kishte kisha. Pikërisht për këtë arsye gjuhët e saj 6, latinishtja dhe greqishtja, ishin bërë edhe
    gjuhët e kulturës universale dhe diferencimi në gjuhë kulturore nacionale duhej të çante rrugë
    me luftë kundër mbisundimit të tyre. Dihet se në Shqipëri ky fenomen filloi të shfaqej në hapat
    e tij të para duke filluar nga shekulli XIV.
    Pavarësisht nga këto kufizime në përmbajtjen e tyre, dy kodikët më të lashtë nga dorëshkrimet
    e Beratit kanë një vlerë të rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja historike në përgjithësi, si
    dëshmi të zhvillimit kulturor-shoqëror të vendit, por edhe nga pikëpamja paleografike, si
    monumente të lashta të historisë së shkrimit dhe tekstologjisë, si dokumente të literaturës
    paleokristiane në veçanti.
    Më i rëndësishëm, duke qenë më i lashtë, është padyshim kodiku që në gjuhën e shkencës
    njihet me emrin “Codex Purpureus Beratinus F“ (Kodiku i Purpurt nga Berati); gërma e
    ndajshtuar përcakton radhën që zë ai në vargun e dorëshkrimeve më të lashta të ruajtura të
    “Testamentit të Ri” kristian. Kodiku në fjalë, në formën që arriti deri në ditët tona, kishte 190
    fletë pergamene, të ngjyera në të kuq të thellë (purpur); ai ishte shkruar me gërma argjendi të
    tretur, me përjashtim të disa faqeve, ku disa fjalë janë shkruar me ar. Gërmat janë të tipit
    kuadrat, unciale majuskule. Shkrimi është i vazhdueshëm, pa ndarje midis fjalëve. Formati
    i fletëve është 314 x 268 milimetra. Analiza e gërmave dhe krahasimi me tekstet e pakta të
    ruajtura të këtij tipi, i ka shtyrë shkencëtarët t’i caktojnë Kodikut të Purpurt të Beratit shekullin
    VI si kohë lindjeje.
    Kodiku i dytë nga Berati, që na intereson në këtë mes, njihet në shkencë me emrin “Codex
    Aureus Anthimi“ (Kodiku i Artë), i mbiquajtur kështu sipas emrit të një peshkopi të Beratit në
    shekullin XIX 7. Siç e thotë edhe emri, ky kodik ishte shkruar mbi pergamenë me gërma ari të
    tretur dhe përbën, për këtë arsye, gjithashtu një realitet 8, ndonëse si kohë hartimi, analiza
    paleografike i cakton një epokë më të re, shekullin IX. Si vëllim, Kodiku i Artë është shumë më
    i madh, ka 413 fletë në format 24 x 19 cm dhe është shkruar me gërma të një tipi më të ri, të
    rrumbullaktë e me bishta, të quajtur korsiv minuskul. Kodiku ka një ornamentikë mjaft të
    pasur dhe 4 miniatura. Nga pikëpamja tekstologjike, teksti i kodikut të artë nuk paraqet ndonjë
    interes, ai është teksti tani i fiksuar i Testamentit të Ri.
    Ekzemplarë të shkrimit në argjend e ar janë shumë të rrallë. Në mesjetë arti i shkrimit përjetoi
    një të tatëpjetë të përgjithshme, që shpjegohet me ndryshimet e rëndësishme ekonomikoshoqërore
    që vihen re lidhur me rënien e shoqërisë së vjetër skllavopronare, ndërsa formacioni
    i ri social-ekonomik që po lindte, karakterizohej në këtë periudhë nga një primitivitet mjaft i
    theksuar. Lidhur me këtë u ngushtua mjaft përdorimi i shkrimit, kaq i përhapur në kohë antike.
    Tiparet e gërmave dhe arti e teknika e shkrimit në përgjithësi karakterizohen nga një lloj
    “barbarizimi“. Në këto kushte, ruajtja dhe përdorimi i artit të shkrimit në një lartësi teknike të
    tillë, siç e dëshmojnë kodikët tanë beratas të shekujve VI dhe IX, dëshmon për vazhdimësinë
    e traditës së antikës dhe për një nivel të lartë kulturor që ruajtën disa vende të Europës
    Juglindore, midis tyre edhe vendi ynë, në rrethanat e një tatëpjete të përgjithshme që përfshiu
    Europën Perëndimore 9.
    Porse, veç kësaj rëndësie si monumente të historisë së shkrimit e të kulturës, nuk mund të
    lihet pas dore edhe rëndësia e një karakteri tjetër e Kodikut të Purpurt të Beratit. Shkenca
    përparimtare botërore është e interesuar prej kohësh të studiojë historinë e formimit të tekstit
    të të ashtuquajturave “shkrime të shenjta“ të kristianizimit 10. Kundrejt përpjekjeve të kishës
    për t’i deklaruar këto si “tabu“, si të paprekshme, të lindura të gatshme nga “frymëzimi hyjnor“
    dhe prandaj jashtë kompetencës së arsyes njerëzore, shkenca përparimtare, në luftë të
    ashpër kundër autoritetit kishtar, ka krijuar një degë shkencore të tërë, të quajtur “kritikë
    tekstologjike e Biblës“, për të vërtetuar historinë e formimit gradual të saj. Është e qartë se
    për të përcaktuar sa më afër e më saktë tekstin fillestar të Biblës, duhet të njihen së pari
    variantet e saj më të vjetra; me anë të krahasimit të tyre mund të nxirren në shesh grupet e
    familjet kryesore të këtyre varianteve dhe mund të hidhet dritë mbi rrugën e formimit historik
    të këtij teksti themelor të kristianizmit. Një analizë paraprake lejon të thuhet se Kodiku i Purpurt
    i Beratit ka disa lexime teksti që janë të veçanta për të; në formimin e tekstit të tij kanë
    kontribuar tradita të ndryshme, që lidhen edhe me Lindjen, me Sirinë, edhe me Perëndimin.
    Kuptohet, prandaj, përse shkenca vazhdon të interesohet për Kodikun e Purpurt të Beratit, si
    një nga variantet më të lashtë të tekstit të Testamentit të Ri. Në një botim shkencor, teksti i
    dhënë nga Kodiku i Purpurt i Beratit duhet patur domosdo parasysh.
    Është kjo arsyeja që bota shkencore shqiptare dhe në përgjithësi shkenca ndërkombëtare, u
    janë mirënjohës institucioneve të Akademisë së Shkencave të RP të Kinës, që mundën të
    shpëtonin nga vdekja e sigurt dy kodikët e vyer të Beratit. Të fshehur gjatë Luftës së Dytë
    Botërore, dy kodikët mbetën për më se 20 vjet në qimitirin e lagur të një kishe të Beratit, ku u
    gjetën, më në fund, pas kërkimesh këmbëngulëse, për t’i siguruar tani përfundimisht për
    shkencën e kulturën tonë.
    Na pëlqen të tregojmë, me këtë rast, se si nganjëherë historia përsëritet. Peripecitë e vuajtjet
    që pësuan gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore kodikët tanë beratas nuk i pësuan për të
    parën herë. Shënimet kronikale të ruajtura në disa dorëshkrime të tjera, gjithashtu me
    prejardhje nga Berati, tregojnë se edhe në vitin 1356 edhe në vitin 1400 kodikët e ruajtur në
    këtë qytet u detyruan të merrnin rrugët për të gjetur strehim e për t’u fshehur nga rreziku i
    ushtrive të huaja që po i kanoseshin qytetit. Me këtë rast, shkruesit e këtyre shënimeve kanë
    rreshtuar emrat e kodikëve të vyer, që ata u kujdesën t’i “evakuonin“ dhe nuk çuditemi që
    midis tyre, pranë kodikëve që ndërkohë kanë humbur, figuron edhe Beratasi ynë i Purpurt me
    gërma të argjendta. Edhe diçka më tepër: edhe në këto kohëra të lashta kishte njerëz patriotë,
    që i donin dhe dinin t’i çmonin librat. Shënimi na thotë se më 1356, dy vetë ngarkuan mbi
    shpatullat e tyre 27 kodikë dhe i shpëtuan duke i çuar në një vend të sigurt. Nga mirënjohja,
    na jepet dhe emri i këtij patrioti beratas të shekullit XIV, të quajtur Skuripeqi. Tradita e
    Skuripeqëve nuk u shua në Berat. Gjatë luftës nacionalçlirimtare, qytetarë beratas u qëndruan
    me rrezik jete nazistëve që kërkonin të grabitnin dorëshkrimet e ruajtura. Më në fund, meriton
    të përmendet patrioti plak Nasi Papapavli, i cili mori pjesë aktive në gjurmimin e kodikëve të
    humbur.

    Shënime të redaksisë:
    1. Botuar për herë të parë në të përditshmen “Zëri i popullit”, 28 janar 1972. Ribotohet me ndonjë
    shkurtim të vogël.
    2. Në kuptimin “tituj”, “vepra”, “dorëshkrime”.
    3. Nënkupto: „tek shqiptarët“ (fjalë që mungojnë në tekstin e autorit).
    4. Me kuptimin „laike“.
    5. Në Fondin 488 nuk ka dorëshkrime në “papir” a “papirus”, por kjo nuk e përjashton ekzistencën e tyre
    më herët.
    6. Gjuhët kishtare, gjuhët e liturgjisë.
    7. Eshtë fjala për Anthim Aleksudhin, që shkroi i pari për kodikët e Beratit. Për nder të tij Batiffoli e
    quajti këtë kodik me emrin e mitropolitit.
    8. Siç është në tekst. Por duhet të jetë radhitje e gabuar e fjalës „raritet“, „gjë e rrallë, e jashtëzakonshme“.
    9. U ruajt ky vlerësim i diskutueshëm i autorit, për të respektuar frymën e kohës.
    10. Shih shënimin 9.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Bollano: Vorio-Epiri të jetë i pavarur si Kosova
    Nga forum126 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  4. Marrëdhëniet e Shqipërisë komuniste me organizatat perëndimore
    Nga ~Miracles~ në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2005, 07:54
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •