L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Jo ore zoteri jo, sjam i infektuar fare as nga nacionalizmi i rruges dhe as nga indiferentizmi apo shitja e shpirtit te zyrave. Nuk ishte Greqia ajo qe i shpalli lufte Shqiperise por ishte Italia fashiste qe i shpalli lufte dhe e sulmoi nga toka shqiptare. Cuditerisht greket qe erdhen te mbushnin barkun me buke ne nje vend armik qe i kishte shpallur lufte, kur thyen ushtrine italiane filluan te ngrene flamujte greke ne Korce, Permet e gjetke e ta quanin ate toke Greqi. Madje nuk harruan te hartonin dhe nje ligj lufte me vendin tone, ligj te cilin e kane akoma.
Ma dokumento pak kete pjesen e cituar me bold.Ju pelqen te flisni per genocidin grek, por nuk ju pelqen te flisni per divizionet e shqiptareve ne ushtrine fashiste italiane qe bene plot krime e plackitje ne popullsine e pafajshme greke. Kjo sa per te te "rifreskuar" kontekstin historik te ngjarjeve meqenese te pelqen te lexosh histori.
Nuk kam pare ndonje grek te turperohet nga deklarata te tilla. Perkundrazi kam pare masivisht greke qe jo vetem mbeshtesin kete nazistin por perbejne dhe nivele te ndryshme te jetes politike e sociale te shoqerise greke. Kam pare ksenofobi, rracizem, poshtersi, urrejtje, injorance, kafsheri dhe dhune te eger ndaj shqiptareve. Nuk me ka rene rasti te shoh te kunderten, megjithe numrin e madh te shqiptareve sipas teje qe na qenkan ana tjeter e medaljes.Dhe sic turperohet nje qytetar normal grek sot kur degjon e shikon njerez karikatura si ky ekstremisti nazist qe mbron qendrimet e pushtuesit te vendit te tij, ashtu duhet te turperohesh edhe ti kur shikon propaganden e viteve 30 te shekullit te kaluar ne Shqiperine fashiste te riciklohet nga po te njejtat qarqe nje shekull me vone ne mediat shqiptare.
Natyrisht qe i mbaj mend shume mire. Si mos i mbaj mend kur masakra e Peshkepise (komandont greke qe vrasin ushtare shqiptare ne token shqiptare)eshte akoma e fresket ne mendjen time. Si mund te harroj une dekaden e kaluar kur me qindra mijera shqiptar provuan poshterimet nga me te paparat ndonjehere ne nje vend europian, ku u rrahen e keqtrajtuan nga Fshesat e shumta te grekerve? Si mund te harroj une dekaden e kaluar me fletushkat e shumta qe hidheshin ne token shqiptare ku behej thirrje per Vorio Epirin, ku haptazi behej aktivitet anti kushtetues ne token shqiptare nga agjente greke e shqiptare te shitur (kjo fare e ndyre qe nuk u shojt ndonjehere)? E mbaj mend shume mire dhe lobin grek qe ma ke vene ne thonjeza aty ne Amerike, sic mbaj mend Gage-in nga Filati (qe rrezik eshte cam me origjine) dhe lobingun e tij te ashper antishqiptar. Si mund te harroj une dekaden e kaluar kur kam pare me syte e mij aktivitetin e Pan Epiroteve te cilet qendren me te madhe e kryesore ne bote e kane ne Toronto?I mban mend "gogolet" voiro-epirote te mediave shqiptare dekaden e kaluar? E mban mend "lobin grek ne Amerike qe punon kunder Shqiperise" sic na e shisnin po te njejtet ustallare ne mediat shqiptare? Sigurisht qe i mban mend. Nje dekade me pare shteti shqiptar i shpallte "persona non-grata" e u ndalonte hyrjen ne Shqiperi, duke i shpallur keta "armiq te betuar".
--------------
Por ja qe shteti dhe pushtetaret e atehershem e kuptuan qe kjo politike anadollake u kushtoi atyre politikisht dhe vendit shume. Ata armiqte e betuar u lejuan te vizitonin Tiranen, u lejuan te takoheshin me minoritetin grek ne vend, dhe per cudi te te gjitheve, nuk ishin aq "gogole te frikshem", ishte pleq e pensioniste qe edhe pse me origjine greke Shqiperine e shohin si vendlindjen e tyre e te prinderve te tyre. Dhe sot keta "armiq" te perbetuar te Shqiperise kane bere plot vizita ne Shqiperi e nuk punojne qe te nxijne imazhin e Shqiperise ne bote, por punojne qe si e si te sjellin ne Shqiperi projekte dhe investime qe ndihmojne ne jeten e vendit dhe ne jeten e minoritetit grek ne vend.
Nje dekade me pare, shteti shqiptar qe drejtohet nga i njejti pervers a antishqiptar qe drejtohej atehere, u perpoq te krijonte indipendencen e tij morale e politike dhe kur e pa qe fqinjet i kishin rrenjet shume te thella (ne ato lobingjet qe flet zotrote) si dhe ne prapaskenat politike e ekonomike ne vend, atehere zgjodhen rrugen e nenshtrimit e te vasalitetit qe te sigurojne pushtet e pasuri. I shiten shpirtin vesit e tradhetise, cvarrosen te vdekur e i quajten greke, mbyllen sy e vesh kur vendi ne jug mbushej me tabela ne greqisht, madje po duan te shesin dhe kufinjte detare sikur te jene ne mall te plakut dhe sikur ky vend te jete saraj personal e jo toka e te gjithe shqiptareve.
Nuk ka ctensionim situate, ka vasalitet politik, ka nenshtrim e puthadore. Njerezit do leviznin te lire se ta vendosi tjeter kush. Te ishte per palacot e Greqise, akoma rradha neper ambasada do ishte sikur te jetoje ne Xhibut e jo ne mes te nje qyteti europian. Biznesi grek dhe investimet e tij jane shushunjat qe kane ngerthyer ekonomine shqiptare dhe duhet te jesh miop te besh deklarata te tilla sikur po flet per Shangri La dhe jo per vend te njohur boterisht per shovinizmin dhe eskpansionizmin e tij. Turizmi shqiptar eshte pothuajse i atrofizuar pikerisht nga dashamiresia e fqinjit jugor. Eshte pikerisht ky fqinj qe e ka ngercuar turizmin tone i cili mbas 20 vjetesh eshte ne shifra qesharake me cfare duhet te ishte. Dhe po, ke te drejte. Luga e politikes eshte bosh sidomos kur te shet krundet per miell. Politika e fqinjit jugor e ka kete efekt, ose te le barkun bosh ose te helmon barkun. Varet ke zgjedh. Se fundi zoteri, fjala nacionalizm i rruges eshte bere bajate dhe nje etiketim qe nuk tregon asgje tjeter vecse argumentim shterpe dhe shmangie nga objekti real i diskutimit. Ti ngaterron atdhedashurine dhe dhembshurine per vendin tend me nacionalizmin.Ctensionimi i situates politike dhe ngrohja e klimes se maredhenieve Shqiperi-Greqi ka bere te mundur levizjen e lire te njerezve ne te dy anet e kufirit, ka bere te mundur liberalizimin e vizave, ka bere te mundur anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ka bere te mundur rritjen e investimeve e biznesit grek ne ekonomine shqiptare, ka bere te mundur zhvillimin e turizmit shqiptar. Dhe ky eshte dallimi mes politikes se luges bosh, dhe politikes se luges plot. Njera te mbush barkun me fjale, tjetra te mbush barkun me buke.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
...mos e ngaterroni largpamesine e Janullatosit, me rreckamanet shqiptare....!
"Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"
Ke te drejte Ingenuous. Mesa duket pushtlliku nuk i beka keq as kishes e lere me mbreterise.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Me keto qe po thua Albo e ke flliqe muhabetin...
E zeme se kjo ishte e vertete dhe ne shqiptaret, me nje shumice derrmuese, shkuam ne Greqi, vrame, perdhunuam, dogjem e plackitem, e donin t'i zhduknim nga faqja e dheut. Kete gje e kane bere shume vende te tjera me popuj te tjere.
ME thuaj ti se ne cilin ligj apo rregullore nderkombetare shteti viktime ka te drejte qe te marre territor nga shteti qe e sulmoi, e t'ia vrase e spastroje popullsine ne hakmarrje? Se me keto ide te reja qe po na jep ketu ne forum, i bie qe tani Gjermania mos te ekzistonte hic nga faqja e dheut, e ne vend te saj te kishte territore ruse, cifute, franceze, angleze etj etj. Por nuk ndodh keshtu.
Le qe me ate terrorin qe shqiptaret te veshur deri ne dhembe me arme, vrane e prene greke na e dhjeve fare muhabetin kur ne cdo dokument e filmim te kohes e ke qe Shqiperia ishte e pushtuar, ishte nje vend i varfer, dhe greket 2 here e pushtuan Shqiperine gjate asaj periudhe. Tani si paska mundesi qe keta shqiptare luane, paskan vare e spastruar greke, kur greket vete ishin ne Shqiperi dhe po thyenin dhe italiane bile?
Mjaft me me perralla se nuk te ka hije
Po ca e vertete eshte o i zi. Nga na dolen divizione shqiptare? Dy batalione cope cope ishin, "Taraboshi" dhe "Tomorri" dhe ato se kaluan kurre kufirin shteteror. Moren pjese vetem ne operacionet kunder grekeve ne Korce. Musolini genjeu kur tha se dy divizionet italiane ishin te perbera dhe nga shqiptare por faktikisht (dhe kjo eshte e vertetuar me dokumenta historike) vetem dy batalione ishin qe u katandisen ne nje grusht ushtaresh se dezertuan te gjithe.
Po i deshet me dokumenta ja u jap une, madje dhe me deshmi nga vete ushtaret greke qe moren pjese ne luften Italo-Greke.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Po prandaj thashe qe " e zeme se ajo qe the ishte e vertete", Doja te thoja qe edhe sikur te ishte e vertete, prape nuk e ke askund te shkruar qe ke te drejte te besh spastrim etnik e gjenocid ne shenje hakmarrje, se po te ishte ashtu Gjermania nuk do te ekzistonte sot e kesaj dite.
Pastaj flitet sikur arsyeja qe camet u masakruan ishte bashkepunimi i tyre me gjermanet apo italianet. Po nga 1913 deri ne 1940 me ke bashkepunuan camet? Ik pash zotin se ka me qindra faqe ketu ne forum ku jane dokumentuar ne disa gjuhe poshtersite e grekeve ndaj nesh. Eshte nje super teme gjigande ku ka material qe do e kishte zili dhe nje arkiv. Gjeje ne nenforumin e Historise ne do te shohesh ngjarjet nen driten e vertete te tyre.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=460Ma dokumento pak kete pjesen e cituar me bold.
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=53767
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=42541
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=91929
Dhe meqenese e kane bere shume popuj te tjere, eshte dicka e drejte dhe e pranueshme dhe ne kemi bere shume mire qe kemi kryer akte te tilla? Krimet qe ka bere Pashai i Tepelenes ndaj sulioteve per shembull apo ndaj vajzave te qytetit te Janines qe i mbyti te gjitha ne liqenin e qytetit, jane genocide e krime shume here me mosntruoze se sa genocidi ndaj cameve. Nuk degjon njeri te quaje Ali Pashane diktator e kriminel, por labet e Shqiperise i kendojne kenge e thurrin lavde.E zeme se kjo ishte e vertete dhe ne shqiptaret, me nje shumice derrmuese, shkuam ne Greqi, vrame, perdhunuam, dogjem e plackitem, e donin t'i zhduknim nga faqja e dheut. Kete gje e kane bere shume vende te tjera me popuj te tjere.
Ajo qe une po them, qe ju nuk e kuptoni dot, eshte qe historia mesohet sic ka ndodhur, jo sic na pelqen ne te kete ndodhur. Dhe ne ato momente te historise ku qendrimet qe ne shqiptaret kemi mbajtur nuk kane qene qendrime te drejta, ne duhet te kemi kurajon si njerez me dinjitet qe te pranojme gabimet e te pareve tane, e te kerkojme edhe falje per to. Dhe ne rastin e cameve, te dy popujt duhet ti kerkojne falje njeri-tjetrit, pasi te dy jane me faj. Pak rendesi ka se kush ka faj me pak apo me shume. Dhe kjo behet per hir te se ardhmes, ne menyre qe ato krime qe ndodhen ne te shkuaren, te mos perseriten perseri. Ne menyre qe niperit e sterniperit e cameve e grekerve sot, te mos kene te njejtin fat si gjysherit e stergjysherit e tyre.
Nese nuk e bejme kete gje, alternativa eshte "llogorja e urrejtjes". Hajde vihemi ne gare se kush i shan me shume shqiptaret e greket, si nje menyre per ti deshmuar vetes dhe botes se sa e duam Shqiperine e Greqine. E kam thene edhe njehere me pare ne forum, ceshtja came zgjidhet me dialog mes shtetit shqiptar dhe atij grek brenda 1 viti. Por pengesa me e madhe per zgjidhjen e ceshtjes came jane vete camet dhe aktoret rajonale, Italia e Turqia, qe nuk duan qe te shohin camet te riatdhesohen ne Greqi, por duan ti perdorin ata si koka turku, sa here qe kane nevoje te destabilizojne Shqiperine e maredheniet mes dy popujve.
Cfare lidhje ka Kryepeshkopi Anastas me temen qe diskutohet? Shqiptaret nuk jane "rreckamane", jane me te lire e me te pasur se kurre ndonjehere me pare ne historine e tyre....mos e ngaterroni largpamesine e Janullatosit, me rreckamanet shqiptare....!
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-08-2012 më 12:57
Krijoni Kontakt