Close
Faqja 0 prej 32 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 316
  1. #1
    Patriot i moderuar Maska e Justiniani 2007
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    150

    Akademikët grekë: Dëbimi i çamëve është shoqëruar me genocid

    As tre-katër ditë nga shpallja e pamvarësisë së Kosovës, akademikët dhe historianët Grekë e pranojnë : me Çamët ka patur genocid.

    Marko Caka / Athinë

    Studimi i tyre dëshmon për fakte që zbardhin të vërtetën. Të dhënat janë bërë me dije në një takim që studiuesit kanë zhvilluar me përfaqësues të forumeve dhe studentë, në një nga auditorët e Universitetit të Padios në Athinë. Por lajmi është publikuar edhe në televizionin më të madh grek "Alpha". Sipas këtij televizioni, studimi i historianëve pranë Institutit të Qendrës së Grupimeve të Minoriteteve për çamët dhe historinë e tyre në rajon ka ndezur gjakrat nga forumet ekstremiste të karakterit fashist si "Hrisi Avgise" (Agimi i Artë) dhe organizatës së "Voriopirotëve". Në sallë pati reagime të ashpra kur studiuesit deklaruan për herë të parë publikisht "se më tepër se 50 mijë çamë u larguan në mënyrë të dhunshme prej grekëve, të cilët u vranë, u çnderuan dhe u vodhën pasuritë e tyre. Ndërkaq 75 çamë u pushkatuan padrejtësisht në Paramithia nga grekë". Kaq mjaftoi dhe një pjesë e të pranishmëve reaguan duke kundërshtuar me forcë të dhënat e studiuesve. Madje, njëra prej forcave ekstreme argumentoi faktin e pushkatimeve të çamëve, duke i cilësuar aleatë të okupatorit. Por kjo u hodh poshtë nga historianët akademikë grekë, të cilët theksuan se ndryshe nga sa është bërë publike deri tani, nuk kanë qenë çamët bashkëpunëtorë të nazistëve, por minoritarët grekë që jetonin në Shqipëri ishin aleatë të okupatorëve. Sipas tyre, përveç fakteve historike, këtë e tregon numri tepër i vogël i të pushkatuarve në radhët e minoritarëve grekë në Shqipëri, krahasuar me numrin e të pushkatuarve në radhët e çamëve. "Në sallë u dëgjua zhurmë dhe thirrje, por njëri nga akademikët grek i sqaroi të pranishmit ekstremistë se pikërisht grekët "vorio-epiriotë" iu bashkuan forcave naziste gjermane dhe si aleatë arritën të kryejnë reprezalje ndaj popullsisë vendase shqiptare", ka raportuar televizioni "Alpha".
    Studimi
    Sipas historianëve, studimi i tyre është i bazuar në fakte dhe dëshmi, të cilat tregojnë qartë genocidin ndaj çamëve me dëbime dhe thirrje nga grekët, të cilat janë të paraqitura dhe me regjistrime filmike. Në studim thuhet se, pasuritë e sekuestruara të shqiptarëve në Thesproti në dy vitet 1923-1925, iu dhanë grekëve refugjatë, të kthyer me dhunë prej trojeve të pushtuara prej turqve në disa krahina të Azisë së Vogël, ku dhe aty është përdorur genocid ndaj grekëve nga turqit. Sipas televizionit "Alpha"-s, ky studim i Institutit të Qendrës së Grupimeve të Minoriteteve vjen për herë të parë duke zbardhur publikisht nga ana e historianëve grekë të vërtetën ndaj popullsisë çame. Madje, ky studim i rëndësishëm që përbën një shok për opinionin e gjerë grek, vlerësohet nga ana e historianëve si një mendim për autokritikë ndaj kësaj pjese që ka provuar të vërtetën e hidhur. Sipas "Alpha"-s, mbetet enigmatik fakti nëse ky studim është një material i dobishëm për momentet e tanishme apo do të hapë një plagë në trupin e gjakosur të krahinës së Epirit. Në ditët në vazhdim priten reagimet e politikës greke për faktet e reja kur dihet që shumë probleme lidhen edhe me faktin e pavarësisë së Kosovës. Në pjesën më të madhe të mediave greke së fundmi po diskutohet gjatë se me lindjen e shtetit të ri të Kosovës, për shqiptarët oreksi shtohet me idenë e "Shqipërisë së Madhe" të bashkimit të trojeve të tyre.

    Parulla
    "S'ka Shqipëri pa Kosovë e Çamëri". Kjo është vetëm një nga parullat e valëvitura më 17 shkurt dita kur Kosova u shpall e pavarur. Në mediat greke, ajo ka qenë më e transmetuara bashkë me komentet për rrezikun e "Shqipërisë së Madhe". Popullsia çame prej dekadash tashmë kërkon kthimin e pronave të marra nga grekët në vitet 1923-1925. Këtë çështje ata e kanë çuar madje edhe në gjykatat ndërkombëtare. Pala greke nuk ka pranuar asnjëherë gjenocidin, dhe ka kërkuar të mos i kthehet më çështjes. Studimi i historianëve i publikuar ditët e fundit përbën një risi.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-02-2008 më 02:03

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Justiniani 2007 Lexo Postimin
    Çfarë mendoni për këtë ngjarje ?
    Nje hap i pare. Hapi i dyte duhet te jete te lypurit ndjese zyrtarisht nga qeveria greke. Pastaj te heqin ligjin e luftes. E keshtu me rradhe.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    Artikulli qe eshte vene nga hapesi i temes eshte nje zhvillim interesant. Sic duket edhe vete greket po e kuptojne se ne nje te aferme do ti vije rradha edhe ceshtjes came dhe per kete arsye po mundohen ti dalin ne nje fare menyre "te keqes" para. E lexova pjeserisht kete artikull dje ne nje faqe interneti te nje te ashtequajturi "vorioepiriot". Nuk munda ta lexoj shume pasi ishte vene ne gjuhen greke. Nese keni mundesi ta perktheni ja ku eshte linku origjinal: http://www.alphatv.gr/index.asp?a_id=90&news_id=28322

    Me siguri qe eshte permbledhur me se miri permbajtja nga Justiniani
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    A ka ndonjë link ku mund ta gjejmë këtë informacion ?

  5. #5
    Me mire vone se kurre!

    Ngjan pak e pabesueshme, por sic duket po thyhen tabute e fundit te historise se Ballkanit, sa u perket shqiptareve dhe genocidit te zbatuar ndaj tyre 100 vjetet e fundit.

    Politika greke e ka kuptuar se ka ardhur koha e zgjidhjes perfundimtare te te gjitha ceshtjeve te mbetura nga shekulli i i kaluar dhe e krijimit te nje aleance afatgjate te popujve te lire, brenda nje Europe demokratike.

    Greket dhe shqiptaret duhet ti rreken me guxim, realizem dhe dialog te cilter, cdo problemi te mbetur pezull nga e kaluara!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juniku
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    ATHINE GREQI
    Postime
    96
    ne vitet 1990 si cdo shqiptar tjeter ne territorin SHQIPTAR edhe une mora rrugen e kurbetit ,per fatin tim te keq radha me ra te shkoj ne GREQI ne vendin me te vobekte te EVROPES SE BASHKUAR ku dinakeria e odisese se LASHTE ndihet edhe sot mbas kaq mijevjecareve ne kurriz te emigranteve te ndryshem dhe VECANERISHT ATYRE SHQIPTARE qe mbas 18 vjetesh ne mergim paguajne akoma TAKSA te paligjshme QE te kene mundesine te JETOJNE dhe TE PuNOJNE NE TROJET elene dhe si gjithmone te jene TE PA LIGJSHEM se SI GJITHMONE athere kur kane nevoja te moralit njerezor te padiskutueshem per te varrosur nje njeriun e tyre qofte babai apo nena qofte vellai apo motra qofte vajza apo djali qofte edhe gezime qe ketu shoqeria GREKE NA i ka zvogeluar ne maksimum qe na ka detyruar te kemi turp te flasim ne ruge gjuhen e nenes d.m.th. shqipen tone te dashur, qe si cdo vit paguajme taksa te rregullta per lejet e qendrimit tone dhe asnjehere nuk kemi leje QENDRIMI sepse sa here qe ne ato i marrim ose jane te skaduara ose jane ne perfundim te afatit te skadimit .nuk dua te vete kundra me popullin GREK sepse ai me ka pritur ne shtepine e tij qe ne vitet 1990 ne zonen e gumenices qe me linin te flija ne shtepi bashke me pjesetaret e familjes pa ditur se ke strehonin ( keto ngjarje me kujtojne rrefimet e gjyshes time kur isha i vogel dhe me tregonte per mikpritjen qe ata kishin treguar ne kohen e persekutimit te cameve nga TROJET e TYRE ne vitet e DEBIMIT masiv te CAMEVE nga GREQIA. NUK ME HARROHET IKJA IME E DYTE NGA FSHATI IM QE QUHET FITORE NE RRETHIN E VLORES KISHIM SHUME FAMILJE came aty dhe nje burre i moshuar rreth te 80 -ave kishte deshire te madhe te vinte me neve ne kurbet te paligjshem qe benim ne ato kohe te veshtira .dhe ashtu u be perderisa deshira e tij ishte te shihte edhe njehere vendin e lindjes se tij edhe sikur ajo ti kushtonte me jeten e tij .dhe ashtu u be erdhi me neve dhe sapo kaluam kufirin ne Konispol sepse ai ishte nga Sajadha na tregoi fshatin e lindjes se tij nje fshat qe i kishin ngelur vetem muret e djegura prej guri nuk lodhej se na treguari histori te ndryshme qe ne ta besonim me te vertete qe AI thoshte te verteten qe athere e mbaj mend xha REFITIN se tani nuk e di ne rron apo jo por nuk do ta harroj kurre ne ate udhetim te veshtire qe beme me kembe ne malet e SHQIPERISE dhe atyre TE GREQISE ne momentet e para qe dielli ndricoi krahinen qe neve ndodheshim dhe kjo KRAHINE ishte VENDI I LINDJES SE XHA REFITIT nuk e harroj sa te jem gjalle gjallerine qe mori fytyra e tij dhe deshiren qe kishte te na tregonte per vendin e lindjes dhe te rritjes se TIJ per fshatin e tij qe kishin ngelur vetem mure guri te gjitha te tjerat ishin te djegura dhe jo vetem shtepia e TIJ qe sishte veshtire te na i tregonte por gjithe fshati qe quhej SAJADHE.UNE NJE PERSON NJOF SHUME MIRE DHE NJE HISTORI TE DEGJUAR NGA VESHET E MI DHE NJE HISTORI TJETER NGA GJYSHJA IME DHE NJE HISTORI TJETER NGA GJYSHI IM DHE NJE HISTORI TJETER NGA GJITONET E MIJ QE ISHIN NGA CAMERIA DHE SOT JANE SHOKE TE MIRE QE ME RESPEKTOJNE DHE I RESPEKTOJ POR QE E NDIEJNE VETEN SIKUR JANE NE SHTEPINE E TYRE POR QE FLENE NE NJE HOTEL TE RRENUAR KUR SHTEPITE E TYRE NUK MUND TI MARRIN PER ARSYEN E VETME SEPSE JANE CAME OSE SIC I THONE KETU NE GREQI CAMIDHES .NUK DO TE DOJA ASNJEHERE TRAZIRA NE NJE POPULL QE NE VITE KA TRANSPORTUAR VETEM VUAJTJE POR DO TE DOJA QE TE NJIHET E VERTETA ME CDO KUSHT DO TE ME PELQENTE QE ATA TE PERNDJEKUR TE VITEVE 1945 TE VININ NE SHTEPITE E TYRE EDHE SE TE DJEGURA TE NDIHESHIN DHE NJEHERE ZOT TE VATANIT TE TYRE SEPSE EDHE SIKUR TE VDISNIN ATY NUK DO TU NGELEJ ASNJE GJE DARAMET ASHTU SIC NUK I NGELI DARAMET XHA REFITIT QE NA THOSHTE GJITHE RRUGES SE : DUA TE SHOH NJEHERE VENDIN QE JAM RRITUR PASTAJ LE TE VDESE .KJO NGJARJE QE TREGOVA ESHTE E VERTETE DHE SA HERE QE DEGJOJ PER TEMA TE TILLA ME KUJTOHET GJITHMONE XHA REFITI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ka dy alternativa

    Ose fuqite do ia fusin gjithe Ballkanit, duke e bere lemsh
    Ose do te krijojne nje fuqi te trete, e cila he per he do jete e barsvlefshme me te tjerat, e me vone me te pare e me te bere. SHQIPERIA ETNIKE

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Alternativa e pare nuk eshte ne interes te fuqive. Pran ngelet vetem alternativa e dyte.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Mos mendo se ndryshohet dicka me kete studim.Propaganda e politkes dhe mediave greke me ndihmen e kishesh ortodokse greke SH.A nuk le mundesi per hapjen e trurit ne shoqerine greke e cila eshte viktim e propagandave anitishqiptare.
    Si do qe te jet neve duhet te ecim perpara ,sduhet humbur kohe ne urrejtje duhet te permiresojem vetveten
    Ps: Termi propagand vorio-epir apo vorio-epiriot nuk duhet perdorur akoma edhe ne kllapa.Shume thjesht ata njerez mund ti quash minoritare grek!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tepelenas_nr_1 : 25-02-2008 më 10:47
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Tepelenas_nr_1 Lexo Postimin
    Ps: Termi propagand vorio-epir apo vorio-epiriot nuk duhet perdorur akoma edhe ne kllapa.Shume thjesht ata njerez mund ti quash minoritare grek!
    Ke te quash minoritare greke, çamet? Po çamet qe jetojne ne greqi si do ti quash ti?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 32 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Grekët tregojnë... Çamët myslymanë të Epirit (1923 – 2000)
    Nga Arrnubi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 10:33
  2. Një tezë greke: Problemi i çamëve myslimanë
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Reprezalja Greke dhe ndërkomtarizimi i çeshtjes Çame
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 00:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •