Ditari i fundit para pushkatimit i dhėndrrit tė Musolinit.
"Nė kėtė gjendje shpirtėrore, qė pėrjashton gėnje-shtrėn, unė deklaroj qė nė ditarin tim nuk ėshtė false asnjė fjalė e vetme dhe as e ekzagjeruar apo e diktuar nga ndjenja njėanshmėrie. Gjithēka ėshtė siē e kam parė dhe dėgjuar unė. E ndėrsa pėrgatitem pėr ndarjen e madhe, mendoj t'i bėj publike shėnimet e mia jo sepse shpresoj rivlerėsime apo konsesuse tė mėvonshme, por sepse besoj qė ėshtė njė dėshmi e dobishme pėr tė ngritur tė pafajshmit e pėr tė goditur tė pėrgjegjshmit".
Kėto janė fjalėt sa prekėse, aq edhe tė sinqerta tė njeriut tė fuqishėm tė Italisė sė viteve tė lulėzimit tė fashizmit, tė cilat i ka shkruar, siē deklaron dhe vetė, nga qelia 27 e burgut tė Veronės, pikėrisht nė 21 dhjetor tė vitit 1943, kur ishte duke kaluar orėt e fundit tė jetės pas dėnimit me vdekje qė i kishte dhėnė vjehrri i tij, Musolini. Ēuditėrisht edhe nė kėtė ditar tė fundit, ashtu si dhe mė parė nė praktikė, konti i njohur i luftės nuk ka harruar marrėdhėniet e Italisė sė atyre viteve me Shqipėrinė e drejtuar nga mbreti Zog, duke pėrshkruar me hollėsi ngjarjet qė kishin tė bėnin me kėto dy vende. Ndryshe nga sa kemi mėsuar dhe dėgjuar nė historinė 50-vjeēare tė kohės komuniste, sipas ditarit tė kontit, i cili ishte edhe drejtuesi kryesor i forcave ushtarake italiane qė u dislokuan nė Shqipėri nė prillin e '39-s, Shqipėria nuk u ėshtė shitur autoriteteve fashiste italiane nga mbreti Zog. Jo vetėm kaq, por nė shėnimet e kontit theksohet njė pėrpjekje e madhe e mbretit shqiptar deri nė momentet e fundit pėr tė mundur tė ruante sovranitetin e mbretėrisė sė vet. Ndryshe nga sa mund tė besohej, kanė qenė miq, madje edhe ministra tė tij ata qė jo vetėm e tradhtuan Zogun, por gjetėn forma pėr tė marrė dhe tė holla nė shkėmbim tė solidarizimit me veprimin ushtarak italian mbi Shqipėrinė. Detaje tė atyre pėrpjekjeve, qoftė diplomatike dhe qoftė ushtarake tė mbretit Zog, i pėrbaltur ndoshta edhe pėr gjėra qė nuk i pėrkisnin aspak atij, na i pėrcjell tashmė nėpėr rreshtat e ditarit tė tij vetė Konti Ēiano, i cili ishte pikėrisht njeriu mė i besuar i Benito Musolinit, madje dhėndėr i tij, dhe njėkohėsisht mik i afėrt i mbretit Zog.
Viti 1938, 13 tetor
Erdhi Sereqi pėr tė mė sjellė njė mesazh personal tė mbretit e mė la edhe njė shėnim lidhur me deklarimet qė kishte marrė urdhėr tė bėnte. Ato ishin: Shqipėria tashmė ėshtė nė duar tė Italisė, e cila kontrollon ēdo sektor tė aktivitetit kombėtar. Mbreti ėshtė i devotshėm. Populli ėshtė mirėnjohės. Pse doni mė tepėr? Kjo pyetje nuk u shpreh, por ishte arsyeja e vėrtetė e bisedės. Iu shfaqa xhentil e shpirtmirė dhe kjo i erdhi pėr zemėr. Mbi tė gjitha vlerėsoi kur, duke i ndarė mirė rrokjet, i thashė se kam shumė simpati pėr tė dhe se pėr ēdo rast e konsideroj njeriun tonė! Duhet vepruar shpejt me kėtė Shqipėrinė.
19 tetor
Sereqi, nė kthim pėr Shqipėri, merr sigurinė e bashkėpunimit tonė tė pėrzemėrt dhe premtimin pėr tė bėrė diēka pėr bonifikimin Kjo do tė shėrbejė pėr qėllimet ushtarake
6 dhjetor
Duēja shqyrton e miraton planin e aksionit nė Shqipėri
Viti 1939, 8 shkurt
Vjen Jakomoni, i cili konfirmon oportunitetin pėr tė vepruar shpejt. Qielli nė Shqipėri ėshtė elektrizuar. Tashmė gjithė krerėt janė me ne. Por pėr sa kohė do tė mund tė mbahet sekreti? Studiojmė nė hollėsi pėr operacionin.
16 shkurt
Shqipėria ėshtė e shqetėsuar. Njė telegram i atasheut ushtarak nė Tiranė e shqetėsoi pak Duēen Dha urdhėr qė tė turbullohen ujėrat qė tė fshihen planet tona tė vėrteta: Thoshte se mbreti kishte urdhėruar mobilizimin e pjesshėm e se Jakomoni ishte nisur me avion pėr Romė. Nė tė vėrtetė situata nuk ishte kaq dramatike. Lidhem me Jakomonin. Duket shumė i qetė. Udhėzimet qė unė i kisha dėrguar tre ditė mė parė pėrmblidhen kėshtu: Tė mbahet gjallė agjitacioni popullor, por tė mos ngurrohet tė ulen dyshimet e zogut, duke i dhėnė sigurimet qė dėshiron; tė turbullohen ujėrat nė mėnyrė qė tė pėrjashtohet njohja e qėllimeve tona tė vėrteta.
21 shkurt
Mbreti shqiptar kėrkon tė fitojė kohė pėr tė bėrė njė manovėr pėr njė lidhje tė tretė. Jakomoni ėshtė i mendimit t'i japim fund kėsaj gjendjeje nė Shqipėri... .
23 mars
Duēja miraton. Ose Zogu pranon kushtet qė caktojmė ne, ose ndryshe ne do ta pushtojmė vendin me armė
25 mars
De Ferraris (sekretari i kabinetit tė Ēianos, shėn. im F. V.) niset pėr Tiranė
Duket e mundshme qė Zogu tė nėnshtrohet. Veē tė gjithave, ėshtė njė fakt familjar tek i cili kam shumė besim. Lindja shpejt e njė fėmije. Zogu e do gruan, e nė pėrgjithėsi gjithė familjen. Besoj se do t'i sigurojė farefisit tė vet njė tė ardhme tė qetė. Dhe ēiltėrsisht nuk e imagjinoj dot Geraldinėn, me barkun nėntė muajsh, tė shtegėtojė duke luftuar nėpėr malet e Matit e tė Mirditės.
28 mars ...
Makina ėshtė nė lėvizje nuk mund tė ndalet mė. Ose pushtimi do tė bėhet me Zogun, ose do tė bėhet kundėr tij. Pėr shumė arsye do tė preferoja zgjidhjen e parė Po nėse Zogu nuk ulet, duhet t'u drejtohemi armėve dhe do t'u drejtohemi me vendosmėri.
29 mars
Dy takime me Duēen pėr tė marrė vendimet rreth Shqipėrisė
Nė njė moment tė caktuar, nė qoftė se Zogu nuk jepet, tė dėrgohen anijet nė ujėrat territoriale shqiptare e tė bėhet njė ultimatium: ose tė firmoset pakti, ose tė mbahet pėrgjegjėsia pėr refuzim. Po insistoi pėr refuzim, tė vihen nė veprim bandat e armatosura, tė publikohen deklarata e tė zbarkohet. Tė okupohet Tirana, tė mblidhen krerėt shqiptarė nė njėfarė Ansamble Kushtetuese qė duhet ta kryesoj unė, e t'i afrohet kurora Mbretit tė Italisė! .
30 mars
Lajmet nga Tirana bėjnė tė ditur se Mbreti po pėrgatitet pėr rezistencė. Kjo mė mėrzit, sepse e konsideroj shumė tė rrezikshėm shpėrthimin e goditjes sė parė me top nė Evropėn e sotme, tė paqetė e tė pėrflakshme.
1 prill
Pasdite mė vjen Serreqi, ministri i ri i Shqipėrisė, i cili e fillon misionin e vet nė kushte mjaft tė stuhishme. Duke kaluar nė Bari, ka parė pėrqendrimin e trupave dhe ka kuptuar se ē'muzikė ka filluar tė luhet. I flas qartė e me shumė miqėsi e vendosmėri! Thotė se ėshtė dakord. Rekomandon vetėm qė tė shpėtohen format, nė mėnyrė tė atillė qė zgjidhja tė bėhet e pranueshme nga Mbreti e nga populli. E shpie nė Pallatin Venezia, ku Duēia i pėrsėrit pak a shumė paralajmėrimin shumė tė prerė. Shtoi qė, nė qoftė se mbreti refuzon nėnshkrimin e paktit, kriza ėshtė e paevitueshme. Serreqi vendos tė kthehet nė Tiranė bashkė me Jakomonin pėr tė bindur mbretin. Por nė fund, me pretekstin se nuk kishte mundur tė kėmbejė valutėn, merr nga Jakomoni njė bakshish tė parė prej 15 mijė lirash!
4 prill
Lajme gjithmonė e mė alarmuese mbi fatin e italianėve nė Tiranė. Vendosim t'i evakuojmė. Nė Pallatin Venezia, nė njė takim me Duēen, Sereqi e unė vendosim t'i japim mbretit njė ultimatium tė fundit, me afat jo mė shumė se ora 12 e sė enjtes.
5 prill
Dy anije do tė shkojnė nė Durrės e nė Vlorė pėr tė tėrhequr italianėt qė tashmė janė kėrcėnuar seriozisht nga banditėt, tė cilėt Zogu i ka porositur tė pėrhapin terror Zogu dėshiron tė rezistojė me ato pak forca tė dobėta qė ka nė dispozicion. Meqė Mbreti kėrkon 24 orė kohė pėr tė reflektuar, Duēja me njė telegram me firmėn e vet, fiksoi skadimin e ultimatiumit nė orėn 12 tė sė enjtes, 6 prill. Nė agim lindi djali i Zogut. Pėr sa kohė do tė jetė trashėgimtar i Mbretėrisė sė Shqipėrisė?
6 prill
Reagimet e kryeqyteteve tė ndryshme pėrfshi Beogradin, janė mjaft tė moderuara. Chiristiēi ėshtė mė i alarmuar. Ai kėrkon qė tė paktėn tė mos veprohet pa lajmėruar njėherė ata dhe tė ruhet formalisht ekzistenca e shtetit shqiptar. Nė mėngjes Serreqi telegrafisht jep dorėheqje. Nga Durrėsi e Vlora vijnė lajme se hipja nė anije e tė mėrguarve italianė po zhvillohet rregullisht. Fortuzi e pilot Teshi, qė vijnė nė mesditė nga Tirana, thonė se eksodi i italianėve ka mbushur me frikė popullsinė, e cila ka dalė nėpėr rrugė, qan dhe mallkon Zogun, i cili e ka vėnė nė njė dallgė tė tillė tė rėndė. Duēja me njė telegram jep urdhėr qė tė ngarkohen trupat nė anije, duke u rezervuar tė japė nė mbrėmje atė tė nisjes.
Me propozimin tim, vendosėm tė bėnim pasdite njė fluturim demonstrativ me 100 aeroplanė mbi Durrėsin, Tiranėn e Vlorėn.
Ora 16.00. Arrin njė telegram nga Jakomoni. Duket se mbreti nuk do tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e njė kapitullimi tė plotė dhe ka ndėr mend tė mbledhė Kėshillin e Ministrave dhe tė vendosin nėse do tė rezistojnė apo tė nėnshtrohet.
Duēja i informuar nga unė, i jep urdhėr ekspeditės qė tė ngrejė spirancėn e tė niset, duke rezervuar tė komunikojė ndonjė gjė tė re, po tė ketė gjatė kursit tė lundrimit.
Kthehem nė shtėpi nė orėn 22.30. Jam i lodhur e nuk ndihem mirė. Do tė desha tė ēlodhem, aq mė tepėr qė nė mėngjes do tė nisem me avion pėr tė kėqyrur zbarkimin e forcave. Po s'ke ē'i bėn Chiristiēi kėrkon prapė audiencė urgjent e me ton tė rėndė! Druaj se do tė ketė ndonjė ndryshim nė qėndrimin jugosllav.
7 prill
Ora 4 zgjimi. Nė paradhomė mė pret Starace me shumė njoftime,
Nė orėn 6 nisem nė fluturim. Ėshtė qartė e vakėt. Vijnė me mua Buti, Viteti e Pavolini. Nė 7.45 jemi mbi Durrės. Pamja ėshtė shumė e bukur Nė radė tė ndaluara e solemne janė anijet e luftės, kurse motoskafėt, maunet e rimorkiatorėt ēajnė portin pėr tė transportuar forcat e zbarkimit
I telefonoj Duēes. Ėshtė shumė i kėnaqur, sidomos nga reaksioni ndėrkombėtar, qė ėshtė zero ose aty afėr.
Ēiano kėrkoi tė pushtonte Shqipėrinė pas dasmės sė Mbretit Zog.
Galeaco Ēiano ishte njeriu mė i besuar i liderit tė plotfuqishėm fashist, Benito Musolinit, dhe njėkohėsisht shefi i diplomacisė sė jashtme nė Italinė e drejtuar nga ekipi politik fashist. Ai ishte ndėrkohė dhe dhėndėr i Musolinit, gjė qė bėnte qė ky i fundit ta pyeste shumė mė tepėr edhe pėr probleme tepėr madhore pėr tė ardhmen e Italisė sė atyre viteve. E veēanta e kontit tė njohur si diplomat tepėr i aftė ėshtė se ai ka pasur marrėdhėnie tepėr miqėsore me mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogu, aq sa ky i fundit nuk ka hezituar qė t'i dėrgojė mė shumė se njė herė jo vetėm oborrtarin e tij Serreqi, por edhe ministrin e Jashtėm Libohova, duke e ftuar qė tė ishte dėshmitar nė ceremoninė zyrtare tė dasmės sė tij nė 26 prill tė vitit 1938. Konti Ēiano, nė tė vėrtetė, nė atė periudhė njihej jo vetėm si mik i Shqipėrisė dhe i mbretit tė saj, por edhe si njė njohės i mirė i problemeve tė shumta tė saj qė ekzistonin nė ato vite. Ai disa herė e ka bindur Musolinin qė tė dėrgonte sasi tė mėdha gruri pėr tė zbutur urinė qė kishte pllakosur vendin tonė nė vitet '38. Konkretisht, nė atė vit Italia ka dėrguar nė dy periudha plot 60 mijė tonė me grurė. Por nė mendjen e kontit, i cili ishte bėrė njeri shumė i njohur pėr masėn e gjerė tė popullit shqiptar, lindi ideja pėr ta pasur Shqipėrinė njė orė e mė parė nėn vartėsinė ligjore tė shtetit tė fuqishėm italian, i cili nė atė periudhė kishte njė pozitė tepėr tė konsoliduar nė Europė. Ishte dasma e mbretit Zog ajo qė ngjizi vendimin e kontit pėr tė bėrė realitet bashkimin e Shqipėrisė me vendin e tij, bashkim tė cilin ai e kishte pėr zemėr. Pėr kėtė gjė, ai arriti tė bindė nė mėnyrėn mė tė thjeshtė vetė Musolinin menjėherė sa u kthye nga dasma e mbretit shqiptar. Konkretisht, nė ditarin e tij ai nuk harron ta shkruajė me hollėsi atė detaj, qė mė pas do tė sillte njė luftė tė pashmangshme mbi vendin tonė. "Mė datėn 28 prill 1938, - shkruan ai, - kthehem nga Shqipėria i rrėnjosur mė shumė se ēdo herė nė bindjet e mia pėr zgjidhje integrale. Nė 30 prill kėtė gjė ia referoj Duēes, kur i raportova pėr udhėtimin tim nė Shqipėri. Ai menjėherė bie dakord pėr nevojėn e njė zgjidhjeje integrale e thotė se pėr tė pasur Shqipėrinė ėshtė gati deri atje sa tė bėjė luftė. Duke i dorėzuar njė kampion tė mrekullueshėm bakri nga minierat e Lezhės, i thashė: "Ja fiqtė e Kartagjenės".
Mbreti Zog donte tė ruante sovranitetin e mbretėrisė sė tij.
Nga sa mėsohet nė ditarin e diplomatit fashist, i cili nė ditėt e sotme merr njė vlerė tė jashtėzakonshme historike, Zogu ka bėrė tratativa deri nė fund pėr tė mbrojtur autonominė e Mbretėrisė Shqiptare duke pėrdorur ēdo lloj forme, qoftė njohjeje me diplomatėt e pėrtejdetit dhe qoftė diplomatike. Konkretisht, ndėr tė tjera ai tregon: "Duēja mė komunikoi qė Mbreti dėshiron tė dėrgojė njė mision mbretėror tė kryesuar nga Duka i Spoletos nė martesėn e Zogut. Duket se duan tė mbajnė pozicionet. Kjo gjė shkakton bezdi, sepse nuk qe parashikuar dhe, nga ana tjetėr, Tirana nuk ėshtė Londra qė tė sistemojė atė gjatanik e xurxull tė Spoletos. Por e kuptova qė Duēja nuk do polemika e i dhashė menjėherė urdhėr Jakomonit, i cili ishte kundėr ". Por, pėr sa ndodhte nė lidhje me Shqipėrinė, mėsohet gjithashtu se Duēja, qė prej shumė kohėsh ka qenė i rezervuar pėr punėn me tė, ka nxitur pėr tė vepruar qė nė fillim tė vitit 1939, duke mbajtur gjithmonė fiks termin e pranverės. Pas kėsaj, laku pėr mbretėrinė zogiste tė Shqipėrisė po bėhej gjithnjė e mė shumė i koklavitur. Jo vetėm kjo, por nuk harrohej nga diplomatėt italianė pėr tė siguruar dhe izolimin e vetė mbretit, i cili kėrkonte forma pėr tė shuar mundėsitė ekstreme tė aneksimit, derisa Duēja e mėsoi atė kėmbėngulje tė tij pėr tė kėrkuar deri nė fund rrugėdalje, duke dhėnė urdhrin e ngritjes sė spirancave tė anijeve luftarake tė ankoruara nė bregdetin italian.



Pėrgjigju Duke Cituar


Ruaj Lidhjet