Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Nga darka në Elbasan te marrëveshjet që pritet të nënshkruhen, zbardhet axhenda e “Open Balkan” në Tiranë


    Takimi i radhës i Open Balkan pritet të mbahet në datat 21 dhe 22 Dhjetor në Tiranë, ku pritet të bëhet nënshkrimi i 5 marrëveshjeve shtesë në kuadër të iniciativës për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

    Emri:  Rama_Vucic_Zaev.jpg

Shikime: 407

Madhësia:  29.0 KB

    Ditën e parë të takimit do të bëhet pritja e delegacioneve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ku është parashikuar të mbahet një darkë zyrtare në një rezort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e 2 qeveri Shqipëri-Kosovë.

    Në darkë do të jenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

    Ditën e martë takimi do të nisë në pallatin e Brigadave në orën 09:00, ku Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama.

    Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

    Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës. Më pas do të vijohet me marrëveshjet për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.

    Takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Berisha: Nesër protestë kundër Rama - Vuçiç dhe inceneratorëve

    Lideri historik i Partisë Demokratike ka shpërndarë në faqen e tij në facebook njoftimin për protestën e madhe që do të organzizohet në Tiranë.

    “Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes se inceneratorve dhe kundër paktit antikombëtar Rama – Vuçiç”, thuhet në njoftim.

    Mësohet gjithashtu se protesta do të zhvillohet në orën 16 ditën e neserme.

    Ndërkohë që grumbullimi i protestuesve do të bëhet në selinë e Partisë Dmokratike për tu zhvendosur më pas para selisë së Kryeministrisë.

    Emri:  auto_oki1639915781.jpg

Shikime: 356

Madhësia:  56.8 KB

    Syri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Masakruan shqiptarët e boshnjakët/ BE në listë të zezë Vuçiç e Daçiç, Rama i vjen në ndihmë

    Ishte 10 maj i vitit 1999, kur Këshilli i Europës do të shpallte një listë me emrat e zyrtarëve serbë që do të shpalleshin ‘non grata’ në Bashkimin Europian.

    E kësaj liste nuk kishte si ti shpëtonte edhe Aleksandër Vuçiç, në atë kohë ministri Informacionit në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit, që po masakronte shqiptarët e Kosovës.

    Por jo vetëm.

    Edhe Ivica Daçiç, zëdhës i partisë së Millosheviçit do të përfshihej në atë listë.

    Këta të dy do të shpalleshin ‘non grata’ në lidhje me masakrimin e shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë luftërave serbe në Ballkan.

    E ndërsa Europa i ka ‘non grata’ ata kanë gjetur një aleat, e pikërisht në Tiranë, ku Edi Rama ka dalë në krah të tyre.

    Pikërisht për këtë arsye, Rama nesër pret në Tiranë Aleksandër Vuçiçin, të cilin po e ndihmon ti pastrojë imazhin e tij prej një gjakatari shqiptarësh.

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2021-12-19_at_16.42.44_11639934831.jpg

Shikime: 375

Madhësia:  26.6 KB

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2021-12-19_at_16.42.441639934831.jpg

Shikime: 363

Madhësia:  32.4 KB

    Emri:  auto_WhatsApp_Image_2021-12-19_at_16.42.45_11639934832.jpg

Shikime: 359

Madhësia:  36.8 KB

    Syri

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Deklarata e rëndë/ Basha: Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken

    Lulzim Basha në panik dhe i rrethuar me gardë ka bërë një deklaratë shumë të rëndë kur u pyet nëse do merrte pjesë në protestën e thirrur nga Berisha dhe grupi për rithemelimin e PD kundër Aleksandër Vuçiç të hënën i cili viziton Tiranën për ta bërë Shqipërinë pjesë de facto të Serbisë së Madhe.

    Basha tha: "Protesta kundër Vuçiç është protestë kundër Blinken".

    "Nuk marrim pjesë në atë protestë", tha.

    Por se çfarë e lidh Aleksandër Vuçiç me Anthony Blinken vetëm Basha dhe Rama mund ta dijë.

    Syri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Mos ma shani Bashen se jo vetem qe eshte i vetmi lider europian por eshte edhe nga te paktet lider qe nuk kupton ato qe thote. ( Shembull i thjeshte. Dje ne fjalim tha : "Si do jete partia demokratike sot do jete Shqiperia neser "! Dmth,meqe partia demokratike eshte e ndare sot,i bie qe edhe Shqiperia te ndahet neser.)

    Sa per patriotin Berisha, protesta dhe embargo kunder Vuçiçit dhe Serbise eshte e duhur. Problem, mbetet vetem se nga do ta kalojme naften kontraband drejt Serbise.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Letra/ Rama, Vuçiç, Zaev i kërkojnë ndihmë BE për Ballkanin e Hapur

    Emri:  rama-zaev-vucic.jpg

Shikime: 357

Madhësia:  20.3 KB

    Ndonëse Bashkimi Europian vazhdon ta shohe me skepticizëm dhe mosbesim nismën e Open Ballkan tre përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut kanë hartuar një letër të përbashkët për të thënë se projekti i tyre nuk është një alternativë ndaj BE, por një rrugë për tu anëtarësuar më shpejt brenda saj. Vetëm dy ditë para takimit që do të mbahet në Tiranë lidhje me këtë nismë që do të mbahet në Tiranë Edi Rama, Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë nënshkruar një teks të përbashkët në të cilin nënvizojnë pamundësinë e BE për të shkuar më përpara me procesin e zgjerimit. “Të akuzuar shpesh si “fuçia e barutit” e Europës, ne si udhëheqës përgjegjës nuk mund të lejojmë që rajoni ynë të kthehet përsëri në makthet e së kaluarës, ndërkohë që BE-ja nuk është në gjendje të bëjë më shumë për zgjerimin në këtë faze që është” thuhet në tekstin që i ngjan shumë fjalimit që Edi Rama mbajti në Bërdo të Sllovenisë.

    Një shqetësim tjetër i tyre duket se është përgjigjja ndaj kushtit të BE që çdo nismë për çuarjen përpara të katër lirive që parashikohen në procesin e Berlinit, duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e pranuar nga të gjashta vendet e Ballkanit perendimor. “Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur përfshin deri tani vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo ka qënë dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen për t’u ofruar qytetarëve të tyre dobitë që ne u ofrojmë qytetarëve tanë”.

    Por ndonëse në Shqipëri është propoganduar gjithnjë nga qeveria se fillimisht mini Shengeni e më pas Ballkani i hapur kanë pasur bekimin e BE- edhe letra e tre liderëve vërteton se ajo që është thënë nuk është e vërtetë.

    Ata edhe njëherë i bëjnë thirrje Brukselit për përkrahje: “Tani e gjithë BE-ja duhet të bashkohet e të mbështesë plotësisht Ballkanin e hapur dhe të nxisë fqinjët e tjerë që ta shndërrojnë gjithëpërfshirjen e nismës sonë nga një nevojë në një vepër”

    Letra e plotë të tre liderëve

    Europa nuk është thjesht një kontinent, por një vizion. Megjithatë, për një kohë të gjatë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale e kontinentit dhe e këtij vizioni, janë lënë jashtë. Dëshira e popullit tonë për t’u bërë pjesë e familjes së BE është shpërfillur herë pas here për shkak të politikës së brendshme të vendeve anëtare, mungesa e realizimit të premtimeve të bëra si dhe frika nga e ardhmja. Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha.

    Ne,si udhëheqës të vendeve tona mund të vendosim të rrimë e të qahemi ose të veprojmë. Ne zgjodhëm këtë të fundit. Në nëntor 2019, nënshkruam një marrëveshje paraprake për të çuar përpara të ashtuquajturin Procesi i Berlinit duke marrë përsipër një bashkëpunim më të thellë rajonal.

    Vizioni ynë është të tejkalojmë pengesat sociale, ekonomike dhe tregtare që ngadalësojnë rritjen ekonomike të rajonit tonë nëpërmjet zbatimit të katër lirive themelore të BE-së në vendet tona.

    Që atëherë ne jemi takuar sistematikisht dhe kemi nënshkruar marrëveshje që u mundësojnë qytetarëve tanë të punojnë lirisht në vendin fqinj; që reduktojnë kontrollet kufitare të cilat do të lejojnë kalimin e mallrave pothuajse pa vonesë; themelojnë mekanizma për udhëtimin e lirë të qytetarëve tanë ndërmjet vendeve tona – ashtu siç udhëtojnë qytetarët e BE-së mes tyre. Nisma jonë, e pagëzuar si “Ballkani i Hapur”, ka treguar efikasitet dhe dobishmëri edhe ne kohët e vështira të pandemisë.

    Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur përfshin deri tani vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo ka qënë dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen për t’u ofruar qytetarëve të tyre dobitë që ne u ofrojmë qytetarëve tanë.

    Nëpërmjet lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve, bashkëpunimi ynë mund të nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike për ta bërë jetën më të lehtë për gjithsecilin prej nesh.

    Të akuzuar shpesh si “fuçia e barutit” e Europës, ne si udhëheqës përgjegjës nuk mund të lejojmë që rajoni ynë të kthehet përsëri në makthet e së kaluarës, ndërkohë që BE-ja nuk është në gjendje të bëjë më shumë për zgjerimin në këtë faze që është.

    Ne kemi ndasitë tona, nuk biem dakord për disa çështje politike, por të gjithë e pranojmë se ekonomia dhe katër liritë themelore të BE-së janë mënyra më e mirë për t’i dhënë rajonit tonë shpresë për një paqe afatgjatë.

    Ballkani i Hapur nuk është një çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por përkundrazi, një hap i madh drejt tij. Ashtu si Komuniteti i Qymyrit dhe Çelikut parapriu lindjen e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore, edhe “Ballkani i Hapur” do të mbahet mend si momenti që i afroi kombet tona më pranë Bashkimit Europian dhe drejt anëtarësimit të plotë në bllokun më të madh tregtar në botë.

    Disa liderë europianë dhe administrata amerikane kanë shprehur tashmë mbështetjen e tyre dhe ne i falënderojmë ata për këtë. Gjithashtu sipërmarrës, fermerë, studentë nga i gjithë Ballkani Perëndimor shprehën mbështetjen e tyre gjithashtu. Ata janë një frymëzimi ynë.

    Tani e gjithë BE-ja duhet të bashkohet e të mbështesë plotësisht Ballkanin e hapur dhe të nxisë fqinjët e tjerë që ta shndërrojnë gjithëpërfshirjen e nismës sonë nga një nevojë në një vepër. Është koha që të gjithë kombet dhe njerëzit e rajonit të bashkohen për një të ardhme të përbashkët më të mirë.

    Për një të ardhme që ofron stabilitet, paqe dhe standarde më të larta jetese për të gjithë. Një të ardhme që i tejkalon mosmarrëveshjet e së shkuarës dhe u jep fëmijëve tanë shpresë në vendin ku ata meritojnë të jetojnë.

    Lapsi

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mos ma shani Bashen se jo vetem qe eshte i vetmi lider europian por eshte edhe nga te paktet lider qe nuk kupton ato qe thote. ( Shembull i thjeshte. Dje ne fjalim tha : "Si do jete partia demokratike sot do jete Shqiperia neser "! Dmth,meqe partia demokratike eshte e ndare sot,i bie qe edhe Shqiperia te ndahet neser.)

    Sa per patriotin Berisha, protesta dhe embargo kunder Vuçiçit dhe Serbise eshte e duhur. Problem, mbetet vetem se nga do ta kalojme naften kontraband drejt Serbise.
    Po pse mer Serafim, me bidonat qe shisnin fshataret e zones pergjate kufirit, funksiononte armata e ushtrise Serbe ?
    Nuk e di, por nuk dukesh tip qe sapunin e merr per djathe.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Mesa di ballkani i hapur eshte veper e BE+USA, protesta eshte ndaj tyre, ne eshte keshtu.
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    Nese ti administratori i forumit ke ndopak qytetari, shikoe pak cilet jane ata qe u mblodhen sot
    https://youtu.be/P-FsLmvHrgs
    https://youtu.be/P-FsLmvHrgs

    https://youtu.be/P-FsLmvHrgs
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 20-12-2021 më 13:39
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Berisha apel shqiptarëve: Ta presim Vuçiç me protesta në Tiranë

    https://youtu.be/n0uvj8-2B34?t=20

    Shiko edhe nje here barbaret berishisto-tribaliste, se cfare dhune ushtrojne mbi njerezit
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Protesta në Tiranë, kundër Minishengit ballkanik
    Nga Akuamarini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-12-2019, 07:10
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-10-2019, 11:24
  3. Kryeministri serb Vuçiç në Tiranë: Kosova është Serbi!
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-05-2015, 09:11
  4. Mitrovice, Ceku Apel Shqiptareve: Mos Shisni Pronat
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2007, 12:30
  5. Opozita: Protesta po cënoi votën Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •