Vizita në Tiranë, Rama-Vuçiç 30 minuta në konferencë. Ja axhenda e kryeministrit serb
Ora 11.00 e së mërkurës do të shënojë vizitën e parë të një kryeministri të Serbisë në Shqipëri. Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni do të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, për t’iu drejtuar Pallatit të Brigadave, ku në 11.30 homologu Edi Rama do ta presë në një ceremoni zyrtare, në Pallatin e Brigadave, si shenjë reciprocitet, e mirëprotjes së kryeministrit shqiptar në pallatin Serbska gjatë viziës së tij në Beograd.
Pas takimit mes dy delegacioneve në bibliotekën e Pallatit të Biorgadave, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Axhenda e kryeministrit serb, do të vijojë me një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Në orën, 15:50, nurmi 1 i qeverisë së Serbisë, do të pritet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishanin.
Kreu i shtetit shqiptar, nuk do të ndjekë shembullin e homologut Timoslav Nikoliç që nuk priti në Beograd Kryeministrin tonë, por do ta mirëpresë në zyrën e tij, ku ndoshta do të ketë rastin t’i përgjigjet deklaratës së asaj kohë të presidentit serb, se Shqipërisë i duhen edhe 100 vjet që të bëhet shtet.
Axhenda e ditës së parë të vizitës së Vuçiç në Tiranë do të mbyllet me një takim me kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Axhenda e kryeministrit te Serbise Aleksander Vucic:
Ora 11.30 Mbërritja e delegacionit në Pallatin e Brigadave
Ora 11.35 – 11.45 Ceremonia e mirëseardhjes (Përpara Pallatit të Brigadave
Ora 11.50- 12.45 Takim dypalëshi delegacioneve kryesuar nga dy Kryeministrat në bibliotekën e Pallaitit të Brigadave
Ora 12.50-13.20 Konferencë e përbashkët për shtyp
Ora 15.00 – 15.40 Takim me Kryetarin e Parlamentit, Sh.T.Z. Ilir Meta
Ora 15.50 -16.30 Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z.Bujar Nishani
Ora 16.40-17.15 Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha
ORA NEWS
Krijoni Kontakt