Panter,
dr. Berisha ka qen kardiologu me i mire ne Shqiperi.
Ne rradhe rrinin komunistat per nje foto me dr. Berishen.
Panter,
dr. Berisha ka qen kardiologu me i mire ne Shqiperi.
Ne rradhe rrinin komunistat per nje foto me dr. Berishen.
paqen, e sjell vetem drejtsia
Panteri ben pjese tek ushtria e sharesve me pagese!
Po ta kesh vene re, keta lloj tipash anetaresohen çdo 2-3 dite, shajne sa shajne e ndryshojne pseudonim! Mund t'i shash edhe nga nona e motra, ta pranojne vetem me nje kusht: mos t'i besh as nje çerek kritike per Ramen dhe klyshin e tij Veliaj!!!
Me pak fjale, marrin rroge per kete pune, prandaj si merr njeri seriozisht, se pasqyrojne mendimin e rroges dhe jo te mendjes...
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Saliu e vertete dosjet nuk i hapi, megjithese duheshin hapur.
Por ne ndryshim nga keta, as i dekoroi, as i dha Nexhit me Ramizin demshperblimin e burgut, as masturbohej me fotot e xhaxhit çdo 29 nentor!
Nejse nese rreshkasim tek i njejti debat i te shkuares, anashkalojme problemet aktuale, qe nuk jane pak...
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
O Serafimo,Tare: Kaq për pjesën protokollare dhe për anën ligjore se cfarë ka ndodhur. Mund të flasim edhe për anën morale se cfarë ka ndodhur. Është dekoruar persekutori dhe i persekutuari, është dekoruar xhelati dhe viktima. Qëndron kjo, a keni bërë një lapsus zonja minister që keni firmosur ato emra?
Kodheli: Unë nuk e di farë se cilët kanë qenë ato 1 mijë emrat. Kjo ishte një punë që duhej bërë, që listat të ishin ripasuruar, duhet të ishte bërë. Këta zotërinj gëzonin pagesë ekstra çdo muaj. Nuk është vetëm problemi i medaljes, po pagesa ekstra?! Kështu që kjo është një farsë, kjo është gjetur një kauzës beli për të krijuar këtë situatë. Unë nuk e di farë kush janë 1 mijë emrat, sepse kam respektuar një vendim që daton 20 vjet të shkuara dhe kur them unë them qeveria.
Lexoje shoqen ministre sa e zgjuar eshte. Nuk e di thote se ke dekorova dhe u rrita pensionin me ate vendim qe mora. Po kur nuk e di ti moj shoqja ministre ne Qeverine e Rilindjes, qe drejton nje ministri te tere, dhe i merr keto vendime, kush duhet t'i dije? Po ata shqiptaret qe te paguajne rrogen si ministre, perse te paguajne, qe ti te mos e dish se cfare ben?
Por mos ia ver re ministres o Serafim se e kemi ministren e pare te mbrojtjes grua ne 100 vjet shtet! Ah te lutem shume, ministret gra mos na i shani, se i ka pike te dobet shoku Rama grate! Aq pike te dobet, sa eshte martuar 3 here, dhe burrin e gruas e ka bere minister ne qeveri!
Ne te njejten dite qe shoqja ministre beri kete deklarate, pergjegjesi i saj, Rilindasi Edi Rama tha: "Kam qene dhe vazhdoj te jem keq ne matematike!"
Po ti ke te drejte o Serafim! Fajet na i ka Saliu... nuk ia falim ne komunistat Saliut ate qe na beri: qe na e terhoqi zvarre shokun Enver ne bulevard! Qeni i qenit!
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-12-2015 më 10:46
Ne qofte se nje dite duhet te "etiketohet" kjo periudhe 25 vjeçare dhe nuk e dime se sa do zgjasi,nuk do percaktohet as si periudha postkomuniste,as si periudha saliste dhe as si periudha ramiste,do jete e do mbetet periudha e "dosjeve".Varet kur do hapen dhe natyrisht si do hapen keto dosje per te pasur nje periudhe tjeter.Pra do kemi;peridhen e rilindjes dhe periudhen e Zogut qe mundet ti ndaje midis tyre vetem vendosja e Mbreterise,periudhen e komunizmit,dhe periudhen me mbrapa saj qe duhet te ishte periudha postkomuniste,qe nuk mund te percaktohet si e tille. E para,se nuk u be nje revolucion i vertete,qe te besh nje revolucion te drejte e te vertete nuk mund ta besh pa dosje,qe do te thote pa fakte e dokumenta. (Kush pohon te kunderten eshte per tu derguar ne "kopesht" se ata te "fillores" e dine)
Ti thuaj te mos rreshkasim tek debati i te shkuares,qe mund te jete dhe e drejte por fatkeqesisht nuk e kemi nje rrezik te tille sepse ne praktikisht jetojme ne te shkuaren. Ne nuk e dime, por sot jetojme ne vitet 90-91.Diskutojme sikur jetojme ne ato dy vite,reformen e prones,reformen e shkolles,reformen ne drejtesi,klasen politike dhe deri tek dekorimet dhe bunkeri. Per disa gjera si bunkeri,jemi me mbrapa,vitet 90-91 akoma duhet te vine.
Pse ka rendesi hapja e dosjeve,qe jane prova e dokumente ? Thjeshte per faktin se jane "masè",jane princip matjeje mbi moralin e njeriut dhe te sistemit. Po nuk pate kete princip te gjykimit te njeriut;i drejte- i padrejte,nuk mund te kesh asgje,as nje "metode" as edhe nje shembull qe mund te dallosh drejtesin nga padrejtesia.
Pa "reformen" mbi njeriun,eshte gomarllek e budadallek te flasesh si per reformen ne drejtesi dhe si per dekriminalizim. (Edhe ketu,kush pohon te kunderten duhet derguar ne çerdhe se ata te kopshtit e dine). Kush "shpegonte" ne ato vite se vidhej se nuk ka Kushtetute,mund te thuhet qe beri Kushtetuten per te vjedhur me teper. (Natyrisht te dyja nuk jane te verteta,por kjo per te thene qe pa "njeriun" nuk vlen as ligji suprem si Kushtetuta).
Pa u zgjatur akoma,se ky eshte problemi i vertete shqiptar dhe ja vlen te zgjatesh edhe "pafund" thelbi i çeshtjes eshte: Pse nuk do Sali Berisha te hapen dosjet ? Po shpegove kete pyetje i jep nje shpegim edhe kesaj periudhe edhe ketij sistemi.
Po shpegove kete,nuk do kishe nevoje te shpegoje Kodhelin,ku ne nje vend normal do jepte dorheqjen. Do shkonte perpara drejtesise dhe do gjykohej;ne qofte se e dinte do ishte fajtore dhe do denohej,ne qofte se nuk kishte dijeni eshte prap fajtore ne "neglizhens" por se duhet o nuk duhet te denohej ne kete rast duhet ta vendose gjykatesi,ligji dhe drejtesia.
Hapja e dosjeve dhe gjykimi edhe moral mbi individin eshte nje detyre-detyrim.Sepse nuk eshte e vertete qe kush ka qene komunist o edhe ka punuar ne ministrin e brendshme ka qene njeri i keq o negativ,por ashtu si nuk eshte e vertete qe te gjithe te perndjekurit o qe nuk kane qene komunist kane qene "te mire" Dhe hapja e dosjeve kete duhet te kishte piksynimin e pare;te nxirrte njeriun e mire qe punonte per ate sistem. Ta bente shembull per te ardhmen,qe edhe ne nje sistem te keq njeriu ka mundesine,dhe e ka detyre,te sillet mire.(dhe kush pohon te kunderten te shkoje atje nga ka dale...)
Ah ! " Tutta la filosofia,o mio Cicerone,e utile a fruttuosa e non v'e parte di lei che sia incolta e sterile ;ma nessun punto e più fecondo e fertile di quello riguardante i doveri,da cui si ricavano i precetti per una vita coerente ed onorevole".
Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 11-12-2015 më 02:03
http://www.syri.net/2015/12/11/ish-i...per-dekoratat/
Ish- dënuari politik që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitesh, Sami Repishti ka dënuar veprimin e Qeverisë që dekoroi prokurorë e gjykatës të komunizmit.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres Kodheli për dekorimin që iu bë hetuesit të At Zef Pllumit, Shyqyri Çoku. Repishti tregon gjithashtu se Çoku ka qenë edhe torturues i tij gjatë kohës që ka qenë në hetuesi. “E kam njohur që kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të. Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë për arsye të moshës. Personalisht kam ngrënë disa shkopinj dhe grushte e shkelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesie. Kriminelin ‘shoku Çoku’ që më shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtënore me drunin e tij të pagdhenun, e çizmen e tij të dytë, unë nuk e fal, sepse tradhëtoi bashkëvuejtësit e mi. Njëkohësisht unë nuk fal as shtetin që ka për detyrë të më mbrojë e që për 25 vjet të gjata nuk zbatoi drejtësinë ma fillestare”, rrëfen Sami Repishti.
Ai thekson gjithashtu se dekorimi i këtyre personave është një fyerje për viktimat e komunizmit dhe ka kërkuar që Kodheli të japë dorëheqjen. “Dekorimi i 1000 veteranëve dhe kriminelëve të regjimit të kuq nga Ministria e Mbrojtjes e që përfshin edhe xhelatët e ish-Sigurimit ashtë një fymje e randë për të gjithë popullin shqiptar, e sidomos për viktimat e komunizmit në Shqipëri e familjarët e tyne. Për kto arsye, zonja ministre mbas këtij akti tuej të dënueshëm, ju keni vetëm nji rrugë të ndershme me marrë, jepni dorëheqjen dhe sa më shpejt”, tregon Sami Repishti.
Kurse ministrja Kodheli dy ditë më parë në një intervistë pohoi se nuk kishin dijeni që në listat e veteranëve ishin edhe hetues të komunizmit.
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Qeveria Komuniste u germis dhe nuk ka rilindje ashtu si cdo qeveri dhe pune e ngritur mbi rrenoja apo 'fame' gjermane. Mbi rrenojat e saj valezon tymi i qymyrit te shtepiave te djegura, era e dushkut te vatrave dhe shkoza e fshatrave te reja qe po bejne hatane me rilindje dhe rilindas. Ajo dhe sofra e saj ngjajne me pezazhin e zymte morsist te nje romani Kadaresk.
A do t'i hiqet dekorata hetuesit të At Zef Pllumit?
Përmes një shënimi të gjatë nën titullin “Historia e zymtë e një medaleje dhe një ndjesë e imponuar nga kjo histori”, kryeministri Edi Rama shpjegon dekorimet nga Ministria e Mbrojtjes në kuadër të 70 vjetorit të clirimit. Teksa kërkon ndjesë Rama sqaron hollësisht fillesën e listave të përpiluara për veteranët e kategorisë së parë që në vitin 1994, me një ligj të dekretuar nga ish-presidenti Sali Berisha. Mes kësaj liste gjendej edhe hetuesi i At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit.
Kryeministri tregohet mjaft i ashpër me Berishën, të cilin e etiketon si “shpifës ekstremist”, “skandaloz”, “mallkim nga Partia e Punës” etj. Lexoni më poshtë një pjesë të shkrimit të Ramës
“E pra, zanafilla e faktit të trishtueshëm të medaljes për torturuesin famëkeq të Padër Zefit e të Profesor Rrepishtit, i përket bash asaj periudhe dhe qëndron pikërisht mbi atë bazë ligjore, të ndërtuar asokohe nga ky shpërdorues ekstremist, i çdo fakti e prove, që nuk i vjen për shtat politikës së tij të shpifur, dhe shpifës i paepur, i çdo monstruoziteti e paturpësie, që prej 25 vjetësh ua mvesh kundërshtarëve të tij, duke e kthyer mjedisin e debatit pluralist në një gropë septike ku kush më shumë e kush më pak, jemi ndotur që të gjithë.
Ky skandaloz, që është fatkeqësia që na shoqëron si një mallkim i Partisë së Punës dhe po ashtu, turpi ynë shoqëror që e kemi pasur majë më majë e shteg më shteg prej 25 vjetësh, nuk ka lënë të vdekur pa trazuar e të gjallë pa përbaltur 25 vjet me radhë, po jo vetëm as dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit nuk i hapi (përkundrazi asgjësoi e dëmtoi sa mundi me mashat e tij në SHIK-un famëkeq), e as të përndjekurve politikë nuk ua bëri kurrë respektin e pendesës shtetërore, po veç i lau e leu me lotët e krokodilit të dalë nga pishina e vilës së Enver Hoxhës, por u ka siguruar statusin më të lartë të veteranit dhe u ka paguar që prej 20 vjetësh pension ekstra çdo muaj, jo vetëm torturuesit të Padër Zefit për të cilin na akuzon ne me ulërima, po edhe Nexhmije Hoxhës, Aranit Çelës e disa të tjerëve të këtij soji, të cilët i ka fshehur skuthërisht mes rreshtave të veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare”, shkruan ndër të tjera kryeministri.
Por Rama nuk thotë askund në shkrimin e tij se do t'i hiqet dekorata hetuesit dhe torturuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit. Ai flet vetëm për ndryshim të ligjit, por jo shprehimisht që dekorata e Shyqyri Cokut do të hiqet.
"Ne kemi nisur me urgjencë punën për të propozuar ndryshimet përkatëse të ligjit që ka hartuar dhe firmosur kryeakuzatori kryefalsifikator i Shqipërisë, në mënyrë që qorrsokaku njëzet vjeçar, ku na futi edhe ne së fundmi ligji ekzistues të shembet njëherë e mirë", shkruan Rama.
Më tej shkrimi i tij mbyllet kështu: "Kjo është një histori tipike e kriminalizimit të kundërshtarit me mjetet e botës së errët të gënjeshtrave, shpifjeve, fabrikimeve, që kryefajtori për shumë e shumë gjëma e bëma në 25 vitet e fundit të këtij vendi, i eksportoi nga organizata bazë e PPSH-së, në Partinë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë, në Presidencën e Republikës, në Këshillin e Ministrave e kudo ku shkeli dhe i dha gojës në sytë e shqiptarëve.
Lapsi
Krijoni Kontakt