Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ops ! Si mer Albo na e beri dhe shoku Sali nje gje te tille ? Si na e paska dekretuar shoku Sali kete ligj qe nuk e dinim ?

    E paska dekretuar edhe ne 94,atehet kur ishte antikomunisti me i madh !
    O Serafimo,

    E po meqe Saliu u ka lidhur pension veteraneve ne 1996, atehere Qeveria e Rilindjes nuk ka faj qe ua rriti akoma me shume pensionin, dhe u dha edhe nga nje dekorate e nga nje "kapele republike" te gjithe veteraneve te luftes, qe pas lufte u kthyen ne xhelate te rregjimit komunist. Ne prandaj e beme te nipin e shokut Spiro Koleka kryeminister, qe te punoje e beje sic bente Saliu!

    Sic e kemi bere refren ne socialistat, Te gjitha fajet na i ka Saliu! Mire e tha edhe shoku Rama me lart. Si kur ishte ne pushtet, edhe sot ne pension, te gjitha fajet na i ka Saliu! Qeveria e Rilindjes nuk ka asnje faj!

    Ore Serafimo, po mire sot qe e kemi Saline gjalle dhe ia faturojme te gjitha fajet Saliut, po kur te na vdese Saliu, kujt t'ia faturojme fajet ne komunistat?

    Partia duhet te mendoje e te na gjeje nje Armik te ri te Popullit, qe ta kemi rezerve. Kur te vdese Saliu, fap Partia e nxjerr Saliun e ri. Edhe Partia e Qeveria eshte e kenaqur, edhe ne socialistat jemi te kenaqur. Pasi ti e di mire o Serafim, qe ne komunistat, politiken e vetme qe na ka mesuar Partia e shoku Enver eshte ti sulmojme Armiqte e Popullit!

    Albo

    P.S Po per bunkerin ne mes te Tiranes, Saliu e mesoi valle?

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Kur dekorohej Shyqyri Çoku. Peleshi: Çdo dekoratë ka një histori të lavdishme nga pas /VIDEO

    Emri:  shyqyri-coku-dekorata.jpg

Shikime: 549

Madhësia:  29.2 KB

    Një vit më parë, Qeveria Shqiptare dekoroi më 29 Nëntor, në 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut 1000 veteranë lufte, mes tyre edhe hetuesin e periudhës së diktaturës, Shyqyri Çoku.

    Aktiviteti i një viti më parë u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes, ku i pranishëm veç ministres Kodheli e zv/Kryeministrit Niko Peleshi, ishte vet edhe hetuesi Çoku. Ndaj këtij të fundit, ka nisur një debat i madh, që Qeveria e dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes torturuesin e At Zef Pllumit. Por, ja se çfarë thotë zv/Kryeministri Niko Peleshi një vit më parë kur dekorohej mes shumë veteranëve edhe hetuesi i diktaturës Shyqyri Çoku.

    “Ceremonia e sotme ku ndihem i privilegjuar të marr pjesë, më jep mundësinë të përulem me respekt dhe të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim personal, por mbi të gjitha vlerësimin e sinqertë të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar. Cdonjëra prej medaljeve që japim sot, ka pas saj një histori që na bën të ndihemi krenar. Janë histori individësh, burrash dhe grash që patën guximin dhe përgjegjshmërinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të detyrës së tyre”, ka deklaruar Peleshi.



    Syri

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Rama: Do tërheqim medaljet. Shyqyri Çoku: Porosia e gruas sime

    I akuzuar në Kuvend se kishte dekoruar njerëz që kishin persekutuar dhe torturuar të dënuar politik gjatë diktaturës kryeministri dhe më herët edhe ministrja e Mbrojtjes njoftuan tërheqjen e këtyre medaljeve dhe po ashtu edhe fillimin e punës për një ligj që nuk do lejonte më që kjo të përsëritej.

    Kreu i qeverisë Edi Rama këmbënguli se bëhej fjalë për një gabim dhe se ky vinte si pasojë e një ligji të miratuar në vitin 1994 që i kishet klasifikuar këta persona si veteranë të kategorisë së parë dhe fajësoi për këtë paraardhësin e tij Sali Berisha.

    “Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin, edhe gjithë punën e nevojshme, jo vetëm për t’i tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Sali Berishës, me vendimet e Sali Berishës, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak”, tha Rama në fjalën e mbajtur në parlament.

    Ai përsëriti po ashtu kërkesën e ndjesës por tha se faji nuk ishte i tyre.

    “Unë kërkova ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne. Por unë besoj se i takonte për shkak të detyrës, Kryeministrit ta kërkonte një ndjesë. Një ndjesë që duhet ta kishte kërkuar çdo vit, për 25 vite me radhë, fajtori i vërtetë, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori i këtyre 25 viteve, falsifikatori ndër më të mëdhenjtë e historisë së Shqipërisë”, tha Rama duke fajësuar Berishën se kishte bërë këtë në kohën kur ishte në pushtet si President.

    Ndërkohë ka folur për herë të parë edhe Shyqyri Çoku, i akuzuar se ka torturuar At Zef Pllumin dhe Sami Repishtin.

    Nga shtëpia e tij në Shkodër, Çoku thotë për Shekullin se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin, kurse Repishtin nuk e njeh fare.

    “At Zef Pllumin e kam njohur pasi ky, në bashkëpunim me një prift tjetër, do të arrestoheshin në Jugosllavi dhe i kanë kapur forcat dhe i kanë sjellë në degën e brendshme. Aty, kryetari i degës, më ka thirrur dhe më thotë se këta të dy kanë dashur të arratiseshin, e pranuan dhe nuk pati asnjë akt dhune nga ana ime. Unë thjesht kam mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, duke shkruar atë që ai thoshte dhe nuk e kam torturuar. Ai nuk ka pasur asnjë akuzë tjetër, pasi kishte qëllim që të shkonte në Vatikan. Kurse Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjëherë dhe as e kam patur në hetim”.

    Çoku thotë se ai gjithmonë ka zbatuar ligjin.

    “Kur vinte dikush nga kolegët në zyrën time, shihnin një xham ku kisha foton e tre fëmijëve të mi. Habiteshin dhe më pyesnin se çfarë ishte ajo. U thoja se më ka porositur gruaja që të shikoja mirë ligjin që të mos i merrja fëmijët në qafë. Gjithçka sipas ligjit”.

    MAPO

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Serafimo,

    E po meqe Saliu u ka lidhur pension veteraneve ne 1996, atehere Qeveria e Rilindjes nuk ka faj qe ua rriti akoma me shume pensionin, dhe u dha edhe nga nje dekorate e nga nje "kapele republike" te gjithe veteraneve te luftes, qe pas lufte u kthyen ne xhelate te rregjimit komunist. Ne prandaj e beme te nipin e shokut Spiro Koleka kryeminister, qe te punoje e beje sic bente Saliu!

    Sic e kemi bere refren ne socialistat, Te gjitha fajet na i ka Saliu! Mire e tha edhe shoku Rama me lart. Si kur ishte ne pushtet, edhe sot ne pension, te gjitha fajet na i ka Saliu! Qeveria e Rilindjes nuk ka asnje faj!

    Ore Serafimo, po mire sot qe e kemi Saline gjalle dhe ia faturojme te gjitha fajet Saliut, po kur te na vdese Saliu, kujt t'ia faturojme fajet ne komunistat?

    Partia duhet te mendoje e te na gjeje nje Armik te ri te Popullit, qe ta kemi rezerve. Kur te vdese Saliu, fap Partia e nxjerr Saliun e ri. Edhe Partia e Qeveria eshte e kenaqur, edhe ne socialistat jemi te kenaqur. Pasi ti e di mire o Serafim, qe ne komunistat, politiken e vetme qe na ka mesuar Partia e shoku Enver eshte ti sulmojme Armiqte e Popullit!

    Albo

    P.S Po per bunkerin ne mes te Tiranes, Saliu e mesoi valle?
    O Albo,mos degjo socialistet,se keta socialistet jane bukshkal. Saliu i jep pensionin Nexhmies keta prap na shajne shokun Sali.


    Kur te vdesi shoku Sali mer Albo,socialistet do ta qajne me keq se Enveri. Do ta qajne me "oi" do vene kujén.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Cilët janë 92 personat që torturoi persekutori i Repishtit dhe At Zef Pllumit

    Shyqyri Çoku, që u nderua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga qeveria mban në shpinë hetimin dhe torturimin e së paku 92 të dënuarve. “Panorama” boton listën me emra të personave që pikërisht hetuesi që hapi debat të madh në vend ka torturuar. Mes emrave, sigurisht është edhe ai i At Zef Pllumit, por nuk mungojnë edhe shumë të tjerë, që vuajtën gjatë diktaturës.

    Emri:  tabela.jpg

Shikime: 495

Madhësia:  77.7 KB

    Panorama

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Kush është hetuesi Shyqyri Çoku që “detyroi” Ramën të kërkojë falje?

    Shyqyri Çoku, i dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” si veteran i kategorisë së parë me rastin e 70- vjetorit të Çlirimit, ka hetuar dhe torturuar 92 të dënuar, kryesisht politikë. Çoku, i cili e ka mbyllur karrierën e tij si oficer i lartë i Sigurimit në vitin 1990, ka qenë hetues në çështje të rëndësishme, kryesisht në Veri të vendit, me përfaqësues të lartë të kishës katolike.

    Emri:  Coku1.jpg

Shikime: 469

Madhësia:  50.7 KB

    Ndër më të spikaturit mbeten At Zef Pllumi, por edhe imzot Ernest Çoba, Ipeshkëv i dioqezës së Shkodrës, apo meshtarin Marin Shkurti dhe vëllain e tij, Ndrekë Shkurti, po ashtu edhe Dom Lec Sahatçinë. Ata që kanë vuajtur nga torturat e Çokut dhe proceset e improvizuara politike të tij, tregojnë se ai ishte një njeri që donte të përmbushte misionin e luftës ndaj klerit, duke përpiluar deklarata dhe fakte të paqena në dosjet e tyre. Vetë At Zef Pllumi, në librin e tij “Rrno vetëm për me tregu” ka rrëfyer për hetuesin e tij, Shyqyri Çoku. Hetuesi Çoku ka përdorur deklarimet e At Zef Pllumit rreth fjalimeve të Enver Hoxhës për ekzistencën e lirisë së fesë dhe besimit në Shqipëri, si akuza për t’i ngritur atij një proces tërësisht politik kundër regjimit komunist e për ta dënuar me 25 vjet burg. Torturat dhe përndjekjet e Shyqyri Çokut i ka provuar në trup edhe publicisti dhe historiani Sami Repishti, i cili ka vuajtur në burgun politik.

    Emri:  coku.jpg

Shikime: 448

Madhësia:  34.1 KB
    Shyqyri Çoku në periudhën kur torturoi klerikët

    “Personalisht kam ngrënë disa shkopinj dhe grushte e shkelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesie”, është shprehur profesor Repishti. Ka qenë Shyqyri Çoku, i cili ka hetuar dhe përgatitur dosjen e imzot Ernest Çobës, i cili në 1976 u dënua me 25 vjet burg, me akuzën se kishte mbajtur lidhje me Selinë e Shenjtë me anën e legatës italiane. Hetuesi i Sigurimit të Shtetit ka përgatitur dosjen e Don Marin Shkurtit përmes torturave. Si njeri i klerit katolik, nga frika e përndjekjes, Marin Shkurti dhe 17 pjesëtarë të familjes së tij, arratisen në ish-Jugosllavi, por UDB i kthen mbrapsht si tradhtarë. Marin Shkurti dhe vëllai i tij, Ndrekë Shkurti, dënohen me pushkatim.

    ARISTIR LUMEZI
    Panorama

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Flet Shyqyri Çoku: Nuk e torturova At Zef Pllumin, i kthej të gjitha medaljet në mes Parlamentit



    TIRANE – “Të gjitha medaljet që kam marrë më janë dhënë për shërbim ndaj atdheut. Meqë kjo medalja e fundit u bë mollë sherri mes forcave politike, jam gati ta dorëzoj, madje edhe aty në mes Parlamentit. Ndoshta kështu mund t’i shërbej atdheut përsëri”. Këto janë fjalët e 87-vjeçarit Shyqyri Çoku, emri i të cilit është përmendur dendur lidhur me dekorimin për 70-vjetorin e çlirimit. Shyqyri Çoku, ndonëse i moshuar, me një gjendje fizike e mendore mjaft të mirë, hedh poshtë me fakte ato janë shkruar nëpër media në drejtim të tij nga individë të ndryshëm. Duke folur nga shtëpia e tij në qytetin e Shkodrës, për gazetën “Shekulli”, Shyqyri Çoku pohon se gjatë gjithë jetës, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të Sigurimit të Shtetit, por, që nga viti 1945 e deri sa ka dalë në pension në vitin 1986 ka punuar në policinë e shtetit, ndërsa shprehet edhe lidhur me personalitetet të cilët janë lakuar këto ditë si viktima të tij.

    Z . Çoku, ju keni keni qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, siç ju kanë akuzuar këto ditë?

    Jo, nuk kam punuar asnjëherë me këtë strukturë. Kam qenë vetëm në polici. Kur u vendosen gradat kam shkuar deri Kapiten i Parë. Pastaj gradat u hoqën. Kam punuar në policinë e qytetit tek ura e Kirit. Sigurimi i Shtetit ka qenë strukturë dhe ndërtesë me vete.

    Si i keni njohur At Zef Pllumin dhe Sami Repishtin?

    At Zef Pllumin e kam njohur pasi ky, në bashkëpunim me një prift tjetër, do të arrestoheshin në Jugosllavi dhe i kanë kapur forcat dhe i sollën në degën e brendshme. Aty, kryetari i degës, më ka thirrur dhe më thotë se këta të dy kanë dashur të arratiseshin dhe merri në pyetje. Ishte bërë një proçes-verbal për rrethanat që janë kapë. Akuzën se deshën të arrtiseshin e pranuan dhe nuk pati asnjë akt dhune nga ana ime. Unë thjesht kam mbajtur proçes-verbalin e marrjes në pyetje, duke shkruar atë që ai thoshte dhe nuk e kam torturuar. Ai nuk ka patur akuzë tjetër, pasi kishte qëllim që të shkonte në Vatikan. Ndërsa Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjëherë dhe as e kam patur në hetim. Ai më rradhit mua në radhët e Sigurimit të Shtetit, por kjo nuk është e vërtetë. Më quan major i Sigurimit të Shtetit në vitin 1990, ndërkohë që unë kam dalë në pension në vitin 1986. Kam qenë punonjës i policisë që në formimin e saj më 14 maj 1945 dhe kam kryer detyrën nbë bazë të ligjeve, mbi të cilat u krijua dhe funksiononte kjo polici, ligje këto të botuara dhe në gazetën zyrtare me rastin e 20-vjetorit të krijimit të kësaj, më 1965, ku, ndër fotot e punonjësve të policisë jam dhe unë.

    Sigurimi i Shtetit nuk ka qenë kurrë pjesë e policisë. Sami Repishti më akuzon se nuk kam luftuar me armë në dorë për arsye të moshës dhe këtë e hedh poshtë me dokumentet që disponoj, fotot me formacionet partizane, madje ruaj dhe traktin e parë që kam shpërndarë. Më 15 janar 1948 jam dekoruar me Medaljen e Çlirimit me motivacionin: “Ka marrë pjesë në rreshtat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare me armë në dorë, ka luftuar kundër okupatorit për çlirimin e Atdheut”. Gjithashtu më kanë dhënë dhe Medaljen e Trimërisë me motivcionin “Luftëtar trim, shembull qendrese e vetëmohimi në luftë kundër okupatorit për çlirimin e atdheut”. Po kështu kam edhe 10 dekorata e medalje të tjera që vërtetojnë statusin e veteranit. Sami Repishti përmend dhe vëllezërit Gavoçi, se i kam patur daja, por në fakt kanë qenë djemtë e tezes, por me statusin e vëllait, pasi ata janë rritur në një shtëpi me mua, nga nëna ime. Nuk është e vërtetë që kam zaptuar shtëpinë e tregtarit Dan Hasan Dani. Unë, bashkë me familjen time, jam vendosur në atë shtëpi në vitin 1981, kohë në të cilën ajo ishte pronë e shtetit, banesa nr. 120. Që nga shtetëzimi i saj dhe deri në vitin 1981, kur kam hyrë unë, në atë shtëpi, kanë banuar shumë familje, njësoj si në të gjitha shtëpitë që iahin kthyer pronë shtetërore. Kjo është e dokumentuar.

    Ditët e fundit flitet shumë për dekoratën e dhënë për 70-vjetorin e çlirimit. Sipas jush përse bëhet aq shumë zhurmë?

    Askush nuk e bën pyetjen pse ndodh kjo pas një viti që është dhënë dekorata. Është absurde që kjo ndodh për një dekoratë të dhënë pas një viti. Pse nuk ndodhi kjo vitin e kaluar, kur edhe u dha dhe morivacioni i saj është për pjesëmarrje në luftë, me rastin e 70-vjetorit të çlirimit dhe, siç e thotë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, këto medalje janë dhënë për pjesmarrjen në luftë dhe jo për kohën pas çlirimit dhe as për përfitime pasurore. Këto përfitime nuk i kam lakmuar dhe nuk i kam pasur asnjëherë. Në vitet pas çlirimit kam punuar me ndershmëri duke zbatuar gjithmonë ligjet në fuqi. Po të kisha punuar ndryshe do të kisha marrë dënimin përkatës edhe në atë kohë. Kanë kaluar 25 vite nga ardhja e demokracisë dhe tani u kujtuan për Shyqyri Çokun.

    Një ndër argumentet që paraqiten në media apo dhe artikulohen nga figurat politike, është dhe dekreti i vitit 1994 për statusin e veteranit nga ish-presidenti Berisha. Si është e vërteta ?

    Këtu kam të gjitha dekoratat, por pas 1990 nuk kam marrë asnjë, përveç kësaj të vitit 2014 për 70-vjetorin e çlirimit. Në vitin 1994 më është dhënë thjesht statusi i veteranit dhe shuma përkatëse e parave, si për të gjithë pjesmarrësit në luftë. Sami Repishti më akuzon për gjëra të pavërteta. Nuk e kam parë kurrë dhe as nuk e kam njohur fare. Ai gënjen dhe kjo është e faktuar, me ato që thashë dhe më sipër. Më quan major të Sigurimit më 1990 kur isha në pension që më 1986. Kjo është një zhurmë për asgjë. Dekorata është dhënë për një periudhë kur kam kontribute, siç është lufta dhe kjo nuk mund të mohohet.

    Jam krejt i qetë, sepse gjatë gjithë punës, duke u mbështetur në ligjet e shtetit, jam bazuar në provat që kam patur. Kur vinte dikush nga kolegët në zyrën time shihnin një xham ku kisha foton e tre fëmijëve të mi. Habiteshin dhe më pyesnin se çfarë ishte ajo. U thoja se më ka porositur gruaja që të shikoja ligjin mirë që të mos i merrja fëmijët në qafë. Gjithçka sipas ligjit. Nuk kam përfituar asgjë, asnjë privilegj gjatë punës sime. Kur kam dalë në pension, janë marrë parasysh. Ato lekë që janë dhënë më 1994-ën nuk është se kanë çuar peshë, sepse edhe pa to nuk do vdisnim. Të gjitha medaljet që kam marrë më janë dhënë për shërbim ndaj atdheut. Meqë kjo medalja e fundit u bë mollë sherri mes forcave politike, jam gati ta dorëzoj, madje edhe aty në mes Parlamentit. Ndoshta kështu mund t’i shërbej atdheut përsëri.

    Cili është mesazhi juaj pas gjithë kësaj situate ku jeni përfshirë duke ju përmendur pareshtur?

    Mendimi im është që, kur ti ngarkon dikë, akuzon dikë për një problem duhet ta verifikosh atë. Për çdo lloj problemi, qoftë dhe për rastin konkret, ato që shprehen duhet të verifikojnë dhe të thonë të vërtetën, duke mos shpifur, pasi kjo shkakton dhe mërzitje.

    (er.nu/BalkanWeb)

  8. #28

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rama: Do tërheqim medaljet. Shyqyri Çoku: Porosia e gruas sime

    I akuzuar në Kuvend se kishte dekoruar njerëz që kishin persekutuar dhe torturuar të dënuar politik gjatë diktaturës kryeministri dhe më herët edhe ministrja e Mbrojtjes njoftuan tërheqjen e këtyre medaljeve dhe po ashtu edhe fillimin e punës për një ligj që nuk do lejonte më që kjo të përsëritej.

    Kreu i qeverisë Edi Rama këmbënguli se bëhej fjalë për një gabim dhe se ky vinte si pasojë e një ligji të miratuar në vitin 1994 që i kishet klasifikuar këta persona si veteranë të kategorisë së parë dhe fajësoi për këtë paraardhësin e tij Sali Berisha.

    “Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin, edhe gjithë punën e nevojshme, jo vetëm për t’i tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretin e Sali Berishës, me vendimet e Sali Berishës, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak”, tha Rama në fjalën e mbajtur në parlament.

    Ai përsëriti po ashtu kërkesën e ndjesës por tha se faji nuk ishte i tyre.

    “Unë kërkova ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne. Por unë besoj se i takonte për shkak të detyrës, Kryeministrit ta kërkonte një ndjesë. Një ndjesë që duhet ta kishte kërkuar çdo vit, për 25 vite me radhë, fajtori i vërtetë, kryeakuzatori dhe kryefalsifikatori i këtyre 25 viteve, falsifikatori ndër më të mëdhenjtë e historisë së Shqipërisë”, tha Rama duke fajësuar Berishën se kishte bërë këtë në kohën kur ishte në pushtet si President.

    Ndërkohë ka folur për herë të parë edhe Shyqyri Çoku, i akuzuar se ka torturuar At Zef Pllumin dhe Sami Repishtin.

    Nga shtëpia e tij në Shkodër, Çoku thotë për Shekullin se nuk e ka torturuar At Zef Pllumin, kurse Repishtin nuk e njeh fare.

    “At Zef Pllumin e kam njohur pasi ky, në bashkëpunim me një prift tjetër, do të arrestoheshin në Jugosllavi dhe i kanë kapur forcat dhe i kanë sjellë në degën e brendshme. Aty, kryetari i degës, më ka thirrur dhe më thotë se këta të dy kanë dashur të arratiseshin, e pranuan dhe nuk pati asnjë akt dhune nga ana ime. Unë thjesht kam mbajtur procesverbalin e marrjes në pyetje, duke shkruar atë që ai thoshte dhe nuk e kam torturuar. Ai nuk ka pasur asnjë akuzë tjetër, pasi kishte qëllim që të shkonte në Vatikan. Kurse Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjëherë dhe as e kam patur në hetim”.

    Çoku thotë se ai gjithmonë ka zbatuar ligjin.

    “Kur vinte dikush nga kolegët në zyrën time, shihnin një xham ku kisha foton e tre fëmijëve të mi. Habiteshin dhe më pyesnin se çfarë ishte ajo. U thoja se më ka porositur gruaja që të shikoja mirë ligjin që të mos i merrja fëmijët në qafë. Gjithçka sipas ligjit”.

    MAPO
    bravo. do ishte mire tu merreshin dhe ato lek qe kan marre nga shteti shqiptar qe nga viti 1996 fale Berishes, por rendesi ka qe se pari mos marrin me nga lek nga taksapaguesit

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Kukës, Dekorohet gjyqtarja që vari poetin Havzi Nela, bashkëshortja: Të tërhiqet vendimi!

    Ka reaguar bashkëshortja e Havzi Nelës, poetit të ekzekutuar me varje nga regjimi komunist, pas dekorimit të një prej gjyqtareve, që sipas Lavdije Nelës firmosi vendimin për dënimin me vdekje të poetit. Bashkëshortja e Havzi Nelës, kërkon tërheqje të vendimit.
    Dekorimi me çmimin “Toga e Artë 2015” e gjyqtares Fatmira Laska nga Shoqata e Avokatëve Penalistë ka nxitur reagimin e bashkëshortes së poetit Havzi Nela.
    E revoltuar, Lavdije Nela, thotë se Laska është një nga gjykatëset që firmosën dënimin me varje të poetit, ndaj shteti duhet t’i kërkojë të paktën falje.
    Gruaja e Havzi Nelës: Unë nuk kërkoj hakmarrje ndaj Fatmirës, por të paktën të pendohet të thotë se ka bërë faje. Të na kërkojë falje, ne i falim tani, nuk i vrasim. Nuk jemi si shpirti i atij, që na vrasin, që janë kriminelë. Nuk bëjmë gjëra të gabuara. Kurse ne këtu na dënojnë më keq se kriminelët.
    Ata i lëvdojnë, ne na dënojnë.Si ka mundësi shteti demokratik sot mbas 25 vitesh demokraci të nderohen dhe të dekorohen kriminelët? Kjo ka qenë gjyqtare në atë kohë dhe ka firmosur për bashkëshortin tim për varje me litar bashkë me Ramiz Alinë dhe Femi Avdiun dhe nuk ka marrë asnjë masë për 25 vite demokraci. Unë kam pritur nga drejtësia shqiptare që të dalin para drejtësisë, të dëshmojnë, të japin llogari. Por jo të nderohen dhe të dekorohen kriminelët.
    Një grup avokatësh që janë te shoqata e avokatëve nuk i takon t’i nderojnë dhe t’i dekorojnë. Për mendimin tim të gjithë janë kriminelë.Më kriminelë se kriminelët janë.Unë nëse takoj Fatmira Laskën i them të paktën të ketë kurajon dhe të na kërkojë falje publike, të dalë në televizor të thotë fajin që ka bërë ajo.
    Poeti Havzi Nela që kundërshtoi regjimin komunist, u ekzekutua me varje në vitin 1988, në moshën 54 vjeçare pas vendimit të dhënë nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

    Emri:  haveni-nela.jpg

Shikime: 433

Madhësia:  23.6 KB
    Ne foto: Havzi Nela dhe bashkeshortja e tij

    Intervista e plotë e gruas së Havzi Nelës

    Gruaja e Havzi Nelës: “Unë jam gruaja e atij që kam vuajtur gjithë jetën pas Havzi Nelës dhe unë e quaj këtë vendim absurd, vendim kriminal. Që një grup gjyqtarësh, avokatësh, shoqata e avokatëve janë të gjithë kriminela që firmosin dhe u japin dekorata kriminelëve. Ramiz Alia vdiq pa u ndëshkuar, pa dhënë një fjalë para drejtësisë. Femi Avdiu vdiq pa u dekoruar nga ish-Presidenti Moisiu. Nuk e di drejtësia shqiptare si i lë këto gabime të rënda që bëjnë që ndërmarrin hapa të gabuara.Ku është qeveria? Ku janë deputetët? A kërkojmë drejtësi? Si do të shkojmë ne në Europë duke dekoruar kriminelët e duke na dënuar ne të pafajshmit, të drejtë e të ndershëm? Çfarë drejtësie shqiptare kemi ne?
    Për mendimin tim drejtësia shqiptare është e vdekur, nuk bën asgjë vetëm mbron kriminelët.Të paktën të dalin të kërkojnë falje publike, jo se na bien në jetë të dashurit tonë që na i kanë vrarë. Por për të na lehtësuar dhimbjen, të dalin e të thonë kemi bërë faj dhe na falni. Ne kërkojmë këtë. Një nga këta gjyqtarë ka qenë Ramiz Alia, i pari ka firmosur vendimin për varje të poetit dhe nuk i duket pak me vdekjen po me varjen të tundet me litar. T’i varin kulturën e vargjet e lirisë. Po nuk varen ato. Ato kanë ngelur prapë në jetë.Ka qenë dhe gjyqtari Femi Avdiu, ka qenë xhelati më i madh i kombit shqiptar. I kanë lënë histori të zezë shqiptarëve. Asnjëherë nuk kam komunikuar unë me Fatmirën, as drejtpërdrejtë as ka dalur të kërkojë falje ajo. Por unë kam parë vendimin që ka thënë në një intervistë që ja kanë marrë për 20 vjetorin e Havziut në Tiranë dhe ato mburren që e kanë dhënë vendimin me varje.
    Ka qenë edhe Hekuran Isai, Ministër i Brendshëm, ka qenë edhe Agim Hoxha gjyqtar i Kukësit, Nikollaq Helmi prokuror në Kukës. Janë shumë emra, shumë ekip i madh dhe këto janë të gjithë vrasës.Unë nuk kërkoj hakmarrje ndaj Fatmirës, por të paktën të pendohet të thotë se ka bërë faje. Të na kërkojë falje, ne i falim tani, nuk i vrasim. Nuk jemi si shpirti i atij, që na vrasin, që janë kriminelë. Nuk bëjmë gjëra të gabuara. Kurse ne këtu na dënojnë më keq se kriminelët. Ata i lëvdojnë, ne na dënojnë.Si ka mundësi shteti demokratik sot mbas 25 vitesh demokraci të nderohen dhe të dekorohen kriminelët? Kjo ka qenë gjyqtare në atë kohë dhe ka firmosur për bashkëshortin tim për varje me litar bashkë me Ramiz Alinë dhe Femi Avdiun dhe nuk ka marrë asnjë masë për 25 vite demokraci. Unë kam pritur nga drejtësia shqiptare që të dalin para drejtësisë, të dëshmojnë, të japin llogari. Por jo të nderohen dhe të dekorohen kriminelët.Një grup avokatësh që janë te shoqata e avokatëve nuk i takon t’i nderojnë dhe t’i dekorojnë. Për mendimin tim të gjithë janë kriminelë.Më kriminelë se kriminelët janë.Unë nëse takoj Fatmira Laskën i them të paktën të ketë kurajon dhe të na kërkojë falje publike, të dalë në televizor të thotë fajin që ka bërë ajo.
    Unë pres të nderohet Havzi Nela, të ngrihet përmendorja në vendin ku është varur jo fusha e drunjve që është bërë sot. Të vendoset busti që ta kujtojë Kosova , Kukësi, Shqipëria dhe e gjithë diaspora sepse ka dhënë jetën për të gjithë kombin shqiptar. Unë kërkoj t’i ngrihet përmendorja ku është varur poeti. Kërkoj t’i hapen dosjet e para.Të dënohen titujt e Enver Hoxhës, bashkë me diktatorin Hoxha, të dënojnë dhe kupolën e Enver Hoxhës. Të na jepet dëmshpërblimi sipas ligjit shqiptar, jo të marrin ato që nuk kanë bërë burgun sepse kanë shoqëri, se kanë miq apo gjëra të tjera. Unë vetë e kam bërë burgun dhe internimin.
    Ti vijë turp qeverisë. Çdo qeveri që vjen, mua më ka lënë në rrugë të madhe. Ku është drejtësia shqiptare? Të drejtën time ku do ta kërkoj? Te drejtësia, por drejtësia nuk figuron.Te shteti demokratik, shteti nuk bën asgjë.Për 25 vite nuk kam më besim në drejtësinë shqiptare. E thashë një mijë herë që ajo është e vdekur për mua. Jemi përballuar 25 vjet, i ka dhënë të drejta kriminelëve. Unë do t’i drejtohem Ambasadorit amerikan Donald Lu.Do i drejtohem Ambasadores së Bashkimit Europian, do i drejtohem Ambasadorit gjerman dhe të gjithë Ambasadave të jashtme mike që janë në Tiranë. Do i kërkojmë për këtë gjest që dekorojnë kriminelët, në vend që ti largojmë.

    ORA NEWS

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes Komuniste: Medalje për sigurimsat dhe gjykatësit e Enver Hox

    Debati në Kuvend, Dekoratat për persekutorët, PD rezolutë për anulimin, PS amendime në ligjin aktual



    Pas debateve të seancës së shkuar, PS dhe PD kanë nxituar të dorëzojnë në Parlament dy nisma të veçanta për të shmangur dekorimin e persekutorëve të diktaturës. Kryeministri Rama dhe deputeti Balla kanë propozuar ndryshime në ligjin aktual përmes amendamenteve ku kërkohet heqja e dekoratave për njerëzit që kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit.Ndërsa deputetët e PD kanë paraqitur nismën për një rezolutë parlamentare, ku kërkohet tërheqja e këtyre dekoratave. Për shkak të proçedurave parlamentare, të dy nismat do votohen në janar.
    Premtimet e seancës së shkuar, PD e PS i kanë kthyer në vepra, duke depozituar në Kuvend nisma ligjore për anulimin e dekoratave që i janë dhënë personave që i kanë shërbyer regjimit komunist.
    PS ka depozituar projektligjin e firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, ku kërkohet heqja e dekoratave apo titujve të nderit për ata persona që kanë qenë anëtarë të Byrosë Politike, drejtues të Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryetarë të Gjykatës së Lartë, Prokurorë të Përgjithshëm, gjyqtar apo prokuror në çështjet politike apo anëtar të Komisionit Qëndror të dëbim-internimeve.
    Në draft është përcaktuar edhe një Komision që merret me heqjen e dekoratave, titujve të nderit dhe medaljeve.
    Ndërsa PD ka depozituar një rezolutë, ku parashikohet tërheqja e dekoratave

    Oerd Bylykbashi: Kjo rezolutë do të bëjë të mundur që të gjitha dekoratat, të gjitha medaljet dhe privilegjet që kanë këta persona të hiqen në mënyrë që shqiptarët të mos ofendohen përsëri me akte të tilla të papranueshme të qeverisë.
    Por asnjë prej nismave ligjore nuk u hodh në votim, për shkak të rregullores dhe afatit të depozituar në parlament.

    Gramoz Ruçi: Unë e kuptoj që jeni pa kauzë dhe bëni çfarë u del brenda ditës. Ne nuk jemi këtu të plotësojmë dhe as tu mësojmë sesi bëhet opozita dhe as tu japim nisma të gatshme sesi bëhen nismat.

    Edi Paloka: Nëqoftëse doni lerëni hipokrizinë ekstreme që karakterizon kryetarin tuaj, jepni dekorata dhe thoni fajin e ka PD, e ka Sali Berisha.
    Ilir Meta: U bë e qartë që ajo nuk mund të shqyrtohet sot për arsye sepse ne e kemi sot një akt që kalon me proçedurë të përshpejtuar dhe nuk mund të ketë dy të tilla.

    Jozefina Topalli: Mjafton vetëm një VKM dhe nuk ka nevojë as për parlament, as për ligj, as për proçedura të përshpejtuara.
    Rezoluta dhe amendamentet do të shqyrtohen në sesionin e ardhshëm parlamentar, në janar.


    Emri:  IMG-20151221-WA0013_resized.jpg

Shikime: 417

Madhësia:  40.6 KB

    Emri:  IMG-20151221-WA0014_resized.jpg

Shikime: 403

Madhësia:  43.2 KB

    Emri:  IMG-20151221-WA0012_resized.jpg

Shikime: 413

Madhësia:  42.5 KB

    Debatet ne Kuvend

    Sot Kuvendi nisi punimet me një debat për çështje proceduriale në lidhje me çështjen e dekoratave.
    Kryetari i Parlamentit deklaroi se shqyrtimi i pr/ligjit për dekorimet do të nisë me fillimin e sesionit të ri parlamentar në janar, pasi nuk mund të kalonte në seancë me procedurë të përshpejtuar pasi ishte një akt i tillë.
    Nga ana tjetër PD tha se kishte gati pr/rezolutën por Meta shtoi se ky dokument formalisht nuk ishte dorëzuar ende në Kuvend.

    Për kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi pr/rezoluta e PD-se bëhet nul me nismën ligjore të depozituar që në seancën e kaluar.
    Këto ndryshime vijnë pas debatit për dhënien e dekoratave të personave të cilët kanë qenë persekutore të kohës së komunizmit.

    ORA NEWS

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •