Eh,mer Sali Berisha,mor tu shofté emri,qe e bere ate vend qe te llahtarisen njerezit me breza.
Vendin e renditjes midis Enverit dhe Haxhi Qamilit nuk ka per tet ta zene njeri.
Eh,mer Sali Berisha,mor tu shofté emri,qe e bere ate vend qe te llahtarisen njerezit me breza.
Vendin e renditjes midis Enverit dhe Haxhi Qamilit nuk ka per tet ta zene njeri.
Nga Nexhmija te Lenka Çuko, ja komunistët që do t’u hiqen dekoratat
Qeveria do t’u heqë dekoratat dhe medaljet anëtarëve të Byrosë Politike dhe ish-drejtuesve të lartë të strukturave të shtetit komunist që janë ende gjallë.
Projektligji i firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe nënkryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, parashikon heqjen e dekoratave, titullit të nderit dhe medaljet për funksionarëve të lartë të diktaturës për Nexhmije Hoxhën, për ishkreun e Gjykatës së Lartë Aranit Çelën, ish-anëtarët e Byrosë Politike:
Vito Kapo, Llambi Gegprifti, Muho Asllani, Spiro Dedja, Lenka Çuko, Niko Gjyzari, Rita Marko, Koço Mustaqi etj. Po ashtu, dekoratat dhe medaljet do t’i hiqen hetuesit famëkeq Shyqyri Çoku, i cili njihet si torturuesi i At Zef Pllumit.
NISMA
Në projektligjin e firmosur nga Kryeministri thuhet se amendimi ka si synim për të caktuar kritere të qarta për të dekoruar ose hequr dekoratat e dhëna.
“Kriteret e përcaktuara në këtë projektligj, të cilat përbëjnë shkak për mosmarrjen ose heqjen e dekoratës, titullit të nderit, medaljes dhe titullit vendor të nderimit, nga autoritetet përgjegjëse që i kanë dhënë këto medalje janë si më poshtë: të qenit i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë; për krime lufte; për krime kundër njerëzimit; për bashkëpunim me pushtuesit e vendit; për veprim agjenturor kundër interesave të Shqipërisë. Si dhe të ushtruarit, gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991, të funksioneve në strukturat e shtetit shqiptar si më poshtë:
Anëtar ose kandidat i Byrosë Politikë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Kryetar i Gjykatë së Lartë. Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetari i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tij.
Anëtar i Komitetit Qendror të Dëbim-Internimeve, gjyqtar, prokuror, hetues në procese politike”, thuhet në relacionin e amendamentit “Rama-Balla”. Nisma po ashtu synon të heqë edhe titujt e nderit të dhënë nga pushteti vendor.
Për verifikimin e këtyre medaljeve do të ngrihet një komision i posaçëm që do të drejtohet nga zv.kryeministri Niko Peleshi.
“Heqja e dekoratave, titujve të nderimit dhe titujve vendorë të nderimit për shkak të plotësimit të një prej kritereve të mësipërme bëhet me vendim të një komisioni të posaçëm”, thuhet në nismë. Në këtë komision do të bëjnë pjesë dhe ministrat Mimi Kodheli, Saimir Tahiri, Ylli Manjani, Blendi Klosi etj.
Panorama
Akuzat për dhënien e dekoratave dhe medaljeve njerëzve që kanë drejtuar rregjimin komunist, atyre që kanë dhënë vendime abuzive ndaj të akuzuarve, pra, personave që kanë qënë në drejtim të organeve të sigurimit të shtetit, hetuesve, gjyqtarëve, spiunëve, do të ishin të rregullta nëse do të faktoheshin akuzuat dhe nëse këta persona do të kishin shkelur ligjet e asaj kohe apo do të kishin abuzuar me zbatimin e tyre dhe me shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Për të vërtetuar akuzat të cilat në Shqipëri janë me bollëk sa nga njëra palë ashtu dhe nga tjetra, për të ndarë se ku gjëndet e vërteta dhe ku mashtrimi, ku gjëndet e drejta dhe ku gënjeshtra, kush është akuzatori dhe kush është i akuzuari, kush përpiqet të vendosë drejtësi dhe kush përpiqet të manipulojë, duhet të shohim jo vetëm arkivat tona, por dhe praktikën që u ndoq në vëndet e ish kampit socialit të cilat patën një histori të ngjashme me tonën, dhe të gjitha këto, në raport me ligjin ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Asnjëherë nuk duhet të besojmë atë që bërtet më fort dhe trash zërin për të na mbushur mëndjen se rregjimi i kaluar kë bërë këtë apo atë më shumë apo më pak se të tjerët, dhe se ka vrarë e burgosur më shumë apo më pak se të tjerët.
Të gjitha këto lemerira, pasthirrma, dufe, urrejtje, rrahje gjoksi, nacionalizma hipokrite dhe të pabaza se ishte ky apo ai që nuk deshi ose sabotoi dëshirën e shqiptarëve për të bashkuar me Kosovën, të gjitha këto argumenta pasionante se ishte ky apo ai që na hoqi lesht e kokës apo të trupit me të rrahura e tortura, duhen parë sot pas 25 viteve demokraci me syrin analitik dhe të ftohtë të dhënies së drejtësisë apo heqjes së titujve apo dekoratave njerëzve dhe individëve që kanë jetuar në atë kohë.
Pse e them këtë. E them këtë se gjatë këtyre viteve të tranzicionit njerzit që kanë bërtitur e sharë apo dhe blasfemuar duke i quajtur `të gjithë bashkëvuajtës dhe të gjithë bashkëfajtorë`, janë identifikuar pikërisht si persona që kanë drejtuar apo kanë patur poste të rëndësishme në atë rregjim të shkuar ose u piketuan për tw drejtuar periudhën e post-diktaturës.
Dhe duket sikur zelli për të sharë diktaturën ishte dhe është në fakt dëshira për të larguar nga vetja përgjegjësitë e asaj kohe, ku këta persona ishin njëkohësisht edhe nga më të zellshmit në zbatimin e detyrave partiake të asaj kohe të largët e të trishtuar të diktaturës.
Interesant është fakti se personat që e vuajtën burgun, ata që u dënuan për vepritmari anti- shtetërore dhe agjitcion e propagandë, mbetën më fisnikë edhe pas daljes nga burgu, duke kërkuar të drejtën dhe shpërblimet e viteve të burgut me qetësi dhe rregull, në dallim nga ata që nuk kishin humbur asgjë në kohën e rregjimit përveçse kishin përfituar..
Sigurisht duke parë se cfarë ndodhi në vëndet e ish bllokut komunist pas rënies së rregjimeve diktatoriale, në vëndin tonë ka një dallim të qartë, sepse këtu ndeshim hipokrizinë dhe manipulimet për t`ju shmangur verdikteve të drejta ligjore të cilat do të preknin njëkohësisht edhe kastën e ish- komunistëve dhe të servilëve të tyre që u vendosën në drejtim nga Ramiz Alia në vitet e fundit të të diktaturës, me qëllim shmangien e luftës civile (sipas tij) dhe gjakderdhjen.
Ato që ndodhën më pas ishin njëlloj lufte civile dhe gjakderdhjeje por jo në formën tipike që kemi hasur në vëndet e tjera të botës dhe në ato që kemi lexuar.
Dihet se të dënuar e të vrarë nga rregjimi komunist me dokumenta nga viti 1945-1992 ishin rreth
7 mijë vetë, dhe të deportuar brënda vendit dhe të burgosur llogariten rreth 100.000 vetë.
Nga këta, gjysma e të deportuarve ishin simpatizantë, anëtarë apo drejtues në dikastere të ndryshme të rregjimit komunist.
Sigurisht, një pjesë e mirë e gjysmës tjetër nuk ishin dënuar për agjitacion dhe propagandë në fillim, por rregjimi u zgjati qëndrimin në burg për ndonjë arësye apo ndonjë tjetër me akuzën e axhitacion dhe propagandë.
Asnjëherë ky kontigjent vuajtës nuk është parë në këtë drejtim, madje edhe sikur të shihej , prania në ato burgje të lemerisëshme të diktaturës qoftë edhe për një ditë, do ta justifikonte shpërblimin si `I burgosur politik`, në këtë përiudhë.
Po të shohim vitet e tranzicionit, lufta civile tek ne pati formen e anarkisë totale në drejtimin e shtetit deri në shpërbërjen e tij dhe të mos funksionimit të ligjit, apo të pa ndëshkueshmërisë.
Numri i vrasjeve dhe vdekjeve nga pasiguria në vënd mbetet më i madh se sa vrasjet dhe vdekjet gjatë 50 viteve të diktaturë.
Numri i të larguarve nga vëndi mbetet nga më të lartët në Europë- rreth 1.4 milionë banorë, dhe kjo jo vetëm për faj të diktaturës, por kryesisht për faj të keq-qeverisjes së pinjollëve të diktaturës që na la peshqesh Ramiz Alia gjatë këtyre 25 viteve.
Sigurisht një pjesë e mirë e emigracionit është edhe për shkak të dëshirës për të jetuar dhe për të parë vëndet e botës së lirë.
E gjitha kjo, krijoi përshtypje aq të dëshiruar nga kasta e vjetër e diktaturës që kapitalizmi është një sistem i keq dhe socializmi ishte një sistem i mirë.
Po të krahasojmë Pabarazinë kapitaliste me Barazinënë varfëri të Socializmit, në ndërgjegjen e popullatës i jepet të drejtë deri diku socializmit, dhe pavarësisht konkluzionit paradox, mund të vihet re se zhgënjimi vjen pikërisht nga keq drejtimi i kastës dhe i servilëve të saj, të vënë në drejtim e të orientuar nga Ramiz Alia dhe PPSH.
Shkaqet e vonesës se dhënies së shpërblimit është komplet një aventurë dhe hipokrizi partiake e cila vazhdon edhe sot të bëjë pjesë në luftën politike për pushtet në Shqipërinë e sotme, dhe ky fenomen i shprehur nga goja e politikanëve që në fakt duhet të mbajnë përgjegjësi sot për vonesat në shpërblimet, apo dhe për manipulimet e dhënies se kartës ` i burgosur politik` ndër vitet e pas diktaturës.
Fakte të tjera, është vënë re gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare nw grindjet e vazhdueshme e tw ashpra politike, edhe përdorimi i të burgosurve politikë si çekiç gjyqtari, për të drejtuar taktikat e luftës për pushtet gjatë përgatitjeve për zgjedhje (qëndrore apo lokale),
Është vënë re gjithashtu se një pjesë e akuzave janë të vërteta siç është rasti për At Zef Pllumbin dhe Sami Repishtit, ashtu siç nuk është e vërtetë që Ismail Kadare na paskësh qenë një dissident në kohën e diktaturës, apo drejtues të tjerë të sotëm kanë shmangur dhe vonuar Ligjin e Lustracionit i cili në fakt u nis për tu miratuar që në 1993 por u shty për në kalendat greke, sepse ky ligj duhej të ishte ligji bazë për të filluar një process demokratik të rregullt për Shqipërnë që në `92, sepse nëse do të bëhej dekomunistizimi që atëhere, nuk do të kishim këto problem që kemi sot përsa i përket luftës së ashpër politike, korrupsionit, kriminalizmit të politikës, të cilat ndodhën pikërisht për të shmangur përgjegjësitë, për të pasuruar kontigjentin drejtues të caktuar nga Ramiz Alia, nën pretekstin e krijimit të `klasës së pasur`.
Përpjekjet për të zgjatur tranzicionin deri në pafundësi, me sa duket po i jep fund angazhimi serioz i BE dhe SHBA, të cilët nëpërmjet ambasadorit Lu dhe ambasadores Vllahutin, duke krijuar frikë dhe panic në rradhët e të korruptuarve, ish-komunistëve, dhe kriminelëve.
Mendoj se dhënia apo heqja e medaljeve duhet parë me kujdes. Nuk duhen prekur medaljet e dhëna për Luftën nacional-clirimtare dhe as medaljet apo dekoratat për shërbime ndaj punëve të shkëplyer apo të mira profesionale.
Duhen prekur vetëm ato dekorata të cilat u janë dhënë personave që kanë drejtuar dhe abuzuar gjatë drejtimit në organet e Drejtësisë, Sigurimit të shtetit, Hetuesisë. Madje dhe ato duhen parë në se janë dhënë konform ligjeve në fuqi, apo nëpërmjet atyre ligjeve ashtë falsifikuar, abuzuar apo përfituar, qofshin materialisht, apo moralisht.
Problemi madh mendoj se është, se kush janë kolaboracionistët dhe cfarë përgjegjësie kanë patur ata në raport me fatet e vëndit.
Për këtë kontigjent duhet parë dhe zbatuar legjislacioni perëndimor, dhe nuk duhen dëgjuar ngashërimat e hipokritëve tradhtarë të atdheut dhe as ulurimat e bashkëpuntorëve, drejtuesve të vënë nga Ramiz Alia, apo kujisjet e papagallëve servilë, e marionetave të tranzicionit që janë sot pa të drejtë si parlamentarë, e drejtues egzekutive qëndrorë ose lokalë pikërisht për shkak të dëshirës së kastës. dhe jo sepse e meritojnë.
Te besh nje debat medaljesh o pseodekorimesh mbas 25 vjetesh tregon se sa "shume" jemi evoluar. Nje prapambetje kulturore,morale,etike,civile e llahtarshme. Mund te themi pa frike se jemi nje popull qe nuk kemi shoqeri civile,se per etik moral dhe kulture as qe diskutohet.
Loja e dekoratave u be e lezeçme sepse u fut aty ku duhej,me akuza e kunder akuza,pra loje qe mund te vazhdonte dhe mbase edhe vazhdon.
Problemi jane keta 80 te arrestuarit ne Serbi,qe nje ngjarje qe po prish gjithe planin e reformes ne drejtesi. Ishte si vrasja e Causheskut ne Rumani.
O Pirro komunisti!
Mire e ke ti. Gjithe xhelateve komuniste shqiptare duhet tu japim nga nje medalje dhe nga nje rritje pensioni meqe na vrane e persekutuan per 50 vjet. Edhe ne Gjermani te gjithe nazisteve qe jane ende gjalle, tu lidhin nje pension e tu japin edhe nga nje medalje. Edhe Stalinit e Leninit ne Rusi tu japim nderin qe u takon, pasi fale tyre miliona bij nenash ruse u varrosen per se gjalli e sot nuk u dihet varri.
Dhe keshtu mbyllet historia, e nuk kemi perse flasim per keto gjera prape.
Ore Pirro,
Po nje pyetje kisha une per ty. Po kur te na i marri vdekja keta shoket e Partise qe Rama u dha ndonje dekorate, edhe ne ate boten tjeter pas varrit te forte e te pushtetshem do te jene valle? Po mire ata, po ne femijet e tyre qe u japim dekorata baballareve tane sot dhe u bejme apologjetin neper media, cfare na pret valle?
Albo
O aaLBO bALLISTI, PO A E KE LEXUAR SE CFARE KAM SHKRUAR APO JA KE FFUTUR KOT SI ZAKONISHT/
pO PSE ORE KESHTU GJYKOHEN NJEREZIT- ME AKSIONE ANTI HUMANE DHE ANTI LIGJORE?
lEXOJE NJEHERE ATE QE KAM SHKRUAR DHE PASTAJ FOL PER KOMUNIZMIN DHE ballin.
Problemet kryesore sa per dijeni jane jo keto idiotizmat e tua por:
- Soi dhe cfare do te behet me kolaboracionistet e nazi-fashizmit
- duhen hequr dekoratat e drejtuesve komuniste ne kohen e diktatures
- nuk duhen hequr dekoratat e marraa per l-n-cl
-nuk duhen hequr dekortat e marra per merita profesionale dhe novatorizma.
Keshtu diskutohet, dhe nuk flitet si ty qe akoma ke mendjen e nje kalamani.
Edhe njehere per titullin e Tems.
Nuk duhet te jete ashtu.
Nuk ka lidhje qeveria e sotme me Ligjin per dekoratat te vitit 1993 dhe 1996.
Ky titull eshte deformim i shkrimit tim dhe nje kamuflim per te sulmuar te majten ne nje kohe qe spiune e sigurimsa jane edhe ne te djathten.
Per kete aesye po e ri vendos edhe njehere shkrimin tim qe ta shihni dhe te mos mbi vendosni perrallat e Tedi Blushit, vetem se ka mbiemrin Blushi.
O Pirro komunisti,
1. Ajo qe ti quan "Lufte Nacional Clirimtare" nuk ishte gje tjeter vecse nje lufte civile mes grupeve nacionaliste dhe komunisteve. Komunistet dolen fitimtare nga kjo lufte, por keta "veteranet" e tu qe ti sot i nderon si clirimtare, kane kryer vrasje e krime monstruoze ndaj shqiptareve te tjere, qe gjate luftes se II Boterore. Krimet e pas clirimit, nuk ishin gje tjeter vecse vazhdim i krimeve gjate luftes civile.
2. Gjithe historite e "Luftes Nacional Clirimtare" jane trillime. I mban mend 28,000 te renet ne lufte, nga nje te rene per cdo m2 ne Shqiperi? Ku e ka pare apo lexuar ate listen me 28,000 te rene ne lufte? Po per "luften heroike" te partizaneve sa filma e trillime ke lexuar? E verteta eshte qe Shqiperia nuk u clirua nga partizanet e komunistet, u clirua pasi gjermanet zgjodhen te terhiqeshin nga Shqiperia pas humbjeve qe pesuan ne Rusi e nga aleatet. Pretendimi se komunistet dhe Enver Hoxha e cliruan Shqiperine ekzalton pinjollet e komunisteve si puna tende, dhe ben per te qeshur te gjithe studentet e historise.
3. Gjate luftes se II Boterore, nacionalistet e Ballit Kombetar bene aleance me gjermanet, dhe komunistet e Enver Hoxhes u lidhen me britaniket e amerikanet. Pa harruar ate faktin kryesor: Partia Komuniste e Shqiperise nuk ishte gje tjeter vecse nje krijese e Partise Komuniste Jugosllave. Si mund ti japesh medalje e nderime e ti biesh gjoksit si patriote e nacionaliste kur te gjithe keta merrnin urdhra nga Partia Komuniste e Jugosllavise e shokut Tito? Si bashkepunimi i ballisteve me gjermanet, edhe bashkepunimi i komunisteve shqiptare me Jugosllavet, jane te dyja tradheti te interesave tona kombetare. Dhe tregon qe shqiptaret dhe lufta e tyre ishin te parendesishme ne LIIB.
4. Te gjitha "dekoratat" qe jepte rregjimi komunist o Pirro komunisti, nuk ua jepte njerezve per "heroizma" e "novatorizma" sic i quan ti. Oficeret me te mire te Shqiperise qe bene LIIB u pushkatuan e hoqen qafe nga rregjimi komunist pas luftes. Kriteri i pare per marrjen e medaljes ishte besnikeria e verbert ndaj rregjimit komunist te Enver Hoxhes. Gjithe kriminelet, me ne krye Mehmet Shehun, u shperblyen me pushtet, dekorata, nderime, etj, pasi ishin "komuniste" dhe se ishin gati te benin cdo krim per hir te pushtetit te Enver Hoxhes. Pa harruar qe gjithe inteligjenca e vendit, e shkolluar jashte Shqiperise, perfundoi ose ne plumb, ose u kalb burgjeve te komunizmit me vendosjen e rregjimit komunist.
5. Dekoratat e nderimet i marrin njerezit dhe nuk jepen ne "turme", jepen ne menyre individuale. Qe do te thote, ai minister qe e jep ate dekorate, e ka per detyre te vleresoje kontributin e secilit prej atyre qe e marrin ate nderim. Nese kane qene xhelate, prokurore, gjykates, kriminele te rregjimit komunist, keta nuk meritojne nderime e dekorata. Keta meritojne qe ti marri vdekja nje ore e me pare se jane misherimi i se keqes. Ne 25 vjet demokraci, asnjeri prej tyre as nuk ka denjuar qe te thote: "Kerkoj falje per krimet qe kam bere ne emer te atij rregjimi." Por genjejne e mashtrojne sic ben ky torturuesi i At Zef Pllumit.
Qe je komunist, je. Po qe je shejtan budalla a e di qe je? Vete ministria e kryeministri thote qe beme gabim qe u dhame dekorata e pensione te reja kesaj kategorie njerezish pa i seleksionuar me pare, kurse ti akoma kembengul qe keto jane dekorata te dhena vite me pare. Cfare do te na thuash tjeter, qe bunkeri ne mes te Tiranes qe te gjithe e shohim me sy nuk eshte bunker?!dhe njehere per titullin e Tems.
Nuk duhet te jete ashtu.
Nuk ka lidhje qeveria e sotme me Ligjin per dekoratat te vitit 1993 dhe 1996.
Ky titull eshte deformim i shkrimit tim dhe nje kamuflim per te sulmuar te majten ne nje kohe qe spiune e sigurimsa jane edhe ne te djathten.
Per kete aesye po e ri vendos edhe njehere shkrimin tim qe ta shihni dhe te mos mbi vendosni perrallat e Tedi Blushit, vetem se ka mbiemrin Blush
As vdekjes nuk i hyjne ne pune njerez te tille.
Albo
Humanizem po tregojne te gjithe viktimat e ketyre xhelateve, qe as nuk po u japin nje plumb ballit, as nuk po i hedhin ne gjyq e ti hedhin te vdesin pas hekurave te burgut te gjithe persekutoret e tyre komuniste qe jane ende gjalle. Ky eshte humanizem o Pirro komunisti. Kurse kjo fare e keqe qe jo vetem nuk kerkon falje per krimet e tyre ndaj ketyre viktimave, por vazhdon te mbrojne "idealin komunist" ku cdo gje eshte e perligjur per hir te idealit, arrijne deri atje sa ne vend te burgut, te kerkojne dekorata, nderime e para me shume ne pension.
Ua shperblefte Perendia ashtu sic kane edhe zemren jo ne kete jeten e shkurter mbi toke, por ne ate jeten e pafund pas vdekjes!
Albo
Ekskluzive/ Repishti: Shyqyri Çoku kriminel me pagesë, falja e Ramës premtim solemn që duhet mbajtur
Profesor Sami Repishti ka reaguar pas ndjesës së kërkuar nga kryeministri Rama dhe propozimit për heqjen e dekoratave të atyre që kanë shkaktuar vuajtje dhe tortura gjatë regjimit komunist.
Shyqyri Çoku/ Sami Repishti
Në shkrimin e tij, profesor Repishti i përgjigjet ish-hetuesit të tij, Shyqyri Çoku, i cili në intervistën e tij është shprehur se nuk e ka njohur kurrë Sami Repishtin. Për profesorin, Shqyri Çoku gënjen, ndërsa e quan paturpësi deklaratën e tij se nuk ka punuar asnjëherë me sigurimin e Shtetit.
Ai tregon poshtërimet dhe torturat që u bëheshin të burgosurve në burgun e njohur si “Kuvendi i Françeskaneve” me urdhër dhe dëshirë të Shyqyri Çokut. Në lidhje me faljen që kërkoi kryeministri Rama për dekoratat që u janë dhënë njerëzve si Shqyqyri Çoku, profesor Repishti shprehet se ky është një premtim solemn që duhet të mbahet. Edhe propozimin për heqjen e dekoratave Repishti i cilëson si një hap të madh në drejtimin e duhur, por shprehet se pas 25 vitesh demokraci në Shqipëri ende nuk është dënuar doktrina shkatërrimtare, siç e quan ai e “luftës së klasave”.
Për profesor Repishtin, ndjesa nuk është e mjaftueshme për torturat dhe vuajtjet e të burgosurve, por kërkon që xhelati të denoncojë krimin që ka kryer ose nga institucioni që e ka urdhëruar. Në të kundërt, nëse nuk denoncohet krimi, për profesor repishtin, ndjesa nuk është e sinqertë. Mungesës e faljes dhe të denoncimit të krimit nga fajtorët, Repishti e cilëson një “tragjedi të dytë shqiptare”.
SAMI REPISHTI
Pak ditë ma parë, gazeta “Panorama” botoi shkrimin tim ku dëshmojshe se ish-nënoficeri i Sigurimit të Shtetit, “Rreshteri Shyqi” (emni i plotë ashtë Shyqyri Çoku), i dekoruem më 29 nandor 2014 nga Ministria e Mbrojtjes, më ka torturue gjatë muejve të “Hetuesisë” dhe më “…shkaktoi kaq dhimbje fizike dhe shpirtnore me drunin e tij të pagdhenun e çizmen e tij të ndytë”….
“unë nuk e falë, sepse tradhëtoi bashkëvuejtësit e mi…(dhe)… kjo ashtë mospërfillje për vendin që akoma vuen, mospërfillje për viktimat akoma të përbuzuna, mospërfillje për rrezikun që përballë ringjallja e nji shoqënie shqiptare që kërkon të ngrihet …si e gjithë Europa”.
Krimineli “Shoku Çoku” u përgjegj me nji intervistë të botueme në gazetën “Shekulli” të datës 18 dhjetor 2015 ku thotë: “Sami Repishtin nuk e kam njohur asnjiherë dhe as e kam patur në hetuesi”.
Pjesa e parë e kësaj thanje ashtë thjesht gënjeshtër; pjesa e dytë ashtë e vërtetë. Nuk kam pasë “fatin” me u hetue nga ai; të tjerë si Zoi Themeli, Lefter Lakrori dhe Fadil Kapizyzi e plotësuen këtë detyrë të ndytë. E kam njohë “Shokun Çoku” kur ishte adoleshent që sillej rrugëve të lagjes sime Dudas, Shkodër, ku banonte nji i afërm i tij. I ri, pa arsim, me nji gojë tejet të ndytë.
Për ma tepër, prej tetorit 1946 deri në nandor 1947, kam kalue shumë kohë në burgun e njohun “Kuvendi i Françeskanëve” Aty, “Rreshter Shyqi” ishte përgjegjës i rojeve të “burgut” të posa-hapun.
I ashpër, arrogant, na shante nanat me fjalorin ma të ulet, sa herë shkonte e vinte nëpër korridorin e gjatë të “burgut”. Ai urdhënonte për llojet e torturës që ushtrojshin rojet ndaj nesh: zinxhirë kambe e duer, heqja e racionit të bukës dhe ujit, rrahje me shkop, grushta e shkelma sa herë që shkojshim e vijshim në nevojtore, ose me na mohue të drejtën e shkuemjes në nevojtore… nji torturë e vërtetë.
Kurdo që na shoqënonte në “Zyrën e Hetuesisë” për tortura, na detyronte me vrapue me shkop e me shkelma nën talljen e rojeve të armatosuna. Për të gjitha këto ai u tregue nji sadist pa ndërgjegje, model i përsosun i “qenit të stërvitun” me u bindë verbënisht. Pohimi i tij se “nuk ka punue asnjiherë me “Sigurimin e Shtetit” ashtë paturpësi. Në Shkodër, sot ai njihet vetëm si “ish-oficer i rrezikshëm i Sigurimit”.
Dokumentacioni i botuem në shtypin shqiptar konfirmon se “Shoku Çoku” ka qenë oficer i Policisë për 21 vjet; “drejtues” i Sigurimit për tetë vjet; “drejtues i Hetuesisë” për 9 vjet. Në tanësi ka qenë 17 vjet hetues. Në nji listë emnore të botueme rishtas, numrohen 92 persona të torturuem nga ai. Ashtë dekorue 10 herë për “veprimtarinë” e tij në Sigurim, simbas pohimit të tij.
Shtëpinë e Dan H.Danit të burgosun që zaptoi e quen “shtetnore”, mbasi u sekuestrue nga Shteti…! Amaneti politik i këtij krimineli ashtë “…porosia e gruas që të shikoja mirë ligjin që të mos merrja fëmijtë në qafë. (por jo fëmijtë e të tjerëve!) Gjithçka simbas ligjit!” Unë nuk di nji “ligj” të vetëm, të shkruem, që kërkon ose lejon torturimin e të burgosunëve.
Këto janë veprime të “botës së nëndheshme” të sistemit komunist, që “Rreshter Shyqi” pranoi vullnetarisht e shërbeu me besnikëri. Sepse, ashtu e deshi! Hipokrit deri në dhimbje! I gatshëm për gjithçka pa asnji bremje ndërgjegjje, kriminel me pagesë “në emën të ligjit” në nji regjim ku “ligji” ishte fjalë “e huej” dhe fjala e tij… që nuk përfaqsonte drejtësinë, por legjitimonte “padrejtësinë” e Nënës Parti dhe diktatorit monstruoz.
Ka vrasës që nuk dëshirojnë me qenë vrasës. Ka të tjerë që janë ba vrasës nga efekti i nji ideologjie vrastare. Por “Rreshter Shyqi” nuk ka qenë njeni nga ata; ai e deshi të jetë vrasës… që në moshën 19-vjeçare!
Takimi i im me atë u ba në rrethana anormale dhe reagimi i jonë dramatikisht i kundërt ka spjegimin e vet në konsideratat etike të cilitdo individ, si krijesa në imazhin e Krijuesit. Krimineli i gatshëm me ekzekutue urdhënin, ose viktima e pashpresë në pritje të ekzekutimit – para nji Hyjnie që heshtë në përjetësi. E tmerrshme!
***
Rasti i këtij krimineli u ba objekt diskutimi mbasi u zbulue se ai ishte dekorue nga Ministria e Mbrojtjes. Fakti që nji akt i këtill ishte i mundun sot në vendin tonë ashtë vërtet shqetësues.
Nga spjegimet e Kryeministrit Edi Rama rezulton se ky “proces” nuk ashte nji “akt” i vetmuem, por nji rrugë e marrun që në vitet 1994, ’95, ’96, d.m.th. që nga ditët e Administratës së Partisë Demokratike të ish-Kryeministrit A. Meksi. Nji kërkesë për sqarim nga Z. Meksi nuk gjeti përgjigje.
Nga nji version i dhanun nga ish-Presidenti Sali Berisha, në bashkëbisedim me gazetarët, mësohet se “lista” e 1000 të dekoruemve “ka të bëjë me pjesëmarrësit në luftë…. Ligji nuk jep asnji dekoratë. Nuk njeh asnji imunitet”.
“Ai tha se bani ligjin e ‘lustracionit’ që përjashtoi të gjithë xhelatët e kalvarit komunist të viteve të diktaturës…. I amenduar u dërgua dhe u aprovua nga Gjykata Kushtetuese…. Nën presionin e Edi Ramës e partisë së tij…
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin dhe plotësoi kërkesën e Edi Ramës”, u shpreh Z. Berisha. Kryeministri Edi Rama kërkoi falje për ofendimin e viktimave me dekorimin e “xhelatëve” dhe “premtoi spastrimin” e listave nga emnat e padëshirueshëm. Ky ashtë nji premtim solemn që duhet të mbahet.
Më 22 dhjetor, ashtë propozue “heqja e dekoratave” “…atyne që u dënuen me vendim gjykate të prerë; për krime lufte; për krime kundër njerëzimit; për bashkëpunim me pushtuesit e huaj të vendit;
për veprim agjenturor kundër interesave të Shqipërisë, si dhe të ushtruarit, gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991 të funksioneve në strukturat e shtetit shqiptar si me poshtë: …” (rreshtohen funksionet….) Përshëndes këtë hap të madh në drejtimin e duhun!
Për fat të keq, ky incident mori karakter partizanie në vend që të shqyrtohej si simptomë e krizës morale të shoqënisë shqiptare në lidhje me të kaluemen kriminale në vendin tonë.
Sot, 25 vjet mbas ramjes së “diktaturës së proletariatit” nuk kemi dënue ende doktrinën shkatërrimtare të “luftës së klasave” –nji shtrembnim fatal i humanizmit marksist nga ishrevolucionarët V.I.Lenin dhe J.V.Stalin, dy egomaniakë të dehun nga koncepti i diktaturës me gjak, dhe i nji regjimi që “vrau” pa mëshirë lirinë për hir të nji organizimi shtetnor e shoqënor që njohu vetëm nënshtrimin e verbët të qytetarit.
Premtimi “bukë e paqe, edhe liri!” solli urinë, konfliktin e nënshtrimin. “Andrrat e të nesërmeve plot kangë” shkruente Andre Malraux, “u reveluen me qenë vajtimi dhe dnesat e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit”.
Nji ideali tradhëtuem; nji praktike kriminale; nji zhgënjim i tmerrshëm për “idealistët” e botës së re që do të ndërtohej për vete e për breznitë e ardhme…! Shqiptarët janë të mbyllun në nji botë ku flitet shumë e ndigjohet pak.
Ata që dijnë shumë janë ata që flasin pak. Çdo njeni nga ne ka vuejte në të kaluemen komuniste, përballjen me egërsinë e sistemit kriminal, e vuen akoma nga rrjedhimet e asaj egërsie, sidomos “poshtënimin” e pësuem, shkallën ma të ulet të shnjerëzimit ku subjekti/qytetar reduktohej në nji objekt pa vlerë, trajtohej si i tillë dhe zhdukej pa lanë gjurmë.
Gjysma tjetër, bota e xhelatit që shërbeu “të Keqen” e madhe me bindje, e për kënaqsinë e nji prirjeje kriminale të personalitetit të tij, refuzon me pranue “krimin e kryem”, i vetmi element që u jep atyne sensin e suksesit e superioritetit fiktiv.
Sot, ata jetojnë jetën e qetë që nuk meritojnë, dhe me kambëngulje refuzojnë të paktën “me tregue” krimet që nuk duhen përsëritë kurrë. Kjo “padrejtësi” e madhe bahet nji krim i vërtetë kundër shoqënisë shqiptare të disorientueme, sepse “bota e vuejtjes” nuk ka kërkue çfarosjen e tyne.
Dhe për sa kohë që “e vërteta” nuk del në shesh, nuk njihet nga të dy palët plotësisht, nuk bahet pjesë e diskutimeve të hapta me qëllim interpretimi serioz dhe edukimi për brezënitë e ardhme, nuk bahet pjesë e programeve shkollore, kaosi politik e moral i shoqënisë sonë do të rritet, nuk do të pakësohet, e mundësia e nji atmosferë të shëndoshë që kërkon të vërteten për vlerësim pa presione të çdo lloji qoftë, ashtë pothuejse zero.
Këtu kemi të bajmë me situata që rrezikojnë klase të tana të popullsisë që jetojnë me frikë… e “Heshtja” ashtë krim kapital. Para nji situate të këtillë denoncimi i plotë i kriminelit duhet të jetë kambëngulës dhe i përherëshëm, pa asnji kufi kohor – gjithëherë me shpresë se kërkesa e shoqënisë sonë shqiptare do të bindë “elitën sunduese” dhe “mendjet e ndrituna” me deklarue dënimin zyrtar të krimit.
Randësia e dënimit të krimit e të kriminelit ashtë e padiskutueshme; prandej vendimi ashtë i domosdoshëm. Udhëheqës dhe ndjekës të sistemit kriminel, ata që duken dhe ata që nuk kanë fëtyrët e tyne në posteret publike, por që zbatuen pa kundërshtue “urdhënat” e dhanuna nga “udhëheqja” -nji masë e verbueme nga ideologjia e ditëve të tyne- janë “fajtorë para ligjit” dhe para ndërgjegjes së tyne të smurë që nuk i lejon me kërkue falje, e me lehtësue peshën e randë të krimit, të paktën tue ba publike veprën e tyne! Ka nji numër të vogël të kësaj kategorie që tregon keqardhje për aktet e tyne kriminale; ka dhe nji klimë të favorshme që inkurajon falje të shoqënueme me rrfime që zbulojnë krimin.
Nji shembull prekës e kam përjetue edhe unë. Pak vite ma parë, mora nji dhuratë nga Zonja Liri Belishova, ish-anëtare e BP të KQ të PKSH/PPSH. Ishte nji libër që përshkruente tragjedinë e vajzës së saj, Drita, me nji parathanje të Z. Ismail Kadare, paraqitja e të cilit më solli lot në sy.
Zonja Belishova kërkonte falje për vuejtjet e mia dhe të gjithë të persekutuemve, sepse e ndiente veten fajtore për punën e bame në Parti. Unë u preka shumë. Cila zemër që vuen (ashtu si unë!) ka guximin me i mohue faljen nji kërkese të tillë? Efektin bamirës të kësaj eksperience nuk e kam harrue asnjiherë!
Për mue, si viktimë, shtrohet pyetja: Si mundem me ruejtë humanitetin tim në këtë proces, kur më kujtohen fjalët e nji të torturuemi para vdekjes: “Ku ashtë Zoti? Jam në nji gjendje sa me ia pasë lakmi të vdekunit!” Ai u varros në vorr pa shenj. “Rreshterët” do të kenë nji vorr, nji ditë. Të tjerët, na të tjerët, edhe në vorr do të jemi të shkelmuem; “xhelati” përsëri superior…!
Ashtë thellësisht imorale me kërkue nga viktima faljen e fajtorit, sidomos nga ata që nuk kaluen nëpër eksperiencën e viktimës. Xhelati nuk ka pasë guximin moral me kërkue falje, hapi i parë që pranon krimin e kryem. Dhe pa këtë “hap”, falja e fajit nuk do të vijë kurrë, aq ma pak pajtimi kaq shumë i nevojshëm.
Kjo ashtë gjendja që kemi sot në Shqipëri. Nji “nyje gordiane”! Le të bahen deklarata, thirrje, mbledhje e tubime, fjalime e premtime individuale e shtetnore: asgja nuk ka peshën morale të nevojshme me zgjidhë këtë “nyje”.
Vetëm viktima! Të gjithë ata të mjerë që u rrahën si kali me dru, me kamxhik e me zinxhirë hekuri, ata që vdiqën nga uria të vetmuem në qelitë e errëta të Sigurimit, ata që u poshtnuen aq shumë, sa që kishin turp me mbijetue dhe e thirrshin vdekjen “si kapak florini”, vetëm ata mund të flasin për falje, vetëm ata kanë të drejtën me iu përgjegj pyetjes për “falje”.
Terrori komunist në Shqipëri na ban të gjithëve me turp, sepse nuk ashtë nji krim që damton vetëm viktimën e kombin tonë, por të gjithë njerëzimin e qytetnuem, të vetmen racë njerëzore, pjesë e pandame e së cilës jemi edhe ne.
Ndëshkimi i fajtoreve dhe nji shkallë drejtësie duhet me shqyrtue “problemin e faljes”, dhe eventualisht “të pajtimit”. Nëse sot gjendja e trajtimit komunist në Shqipëri vazhdon, atëherë duhet të përgatitemi me përballue nji katastrofë të dytë nesër.…
Pa drejtësi nuk vjen pajtimi, nuk gëzohet paqa e vërtetë individualisht dhe kolektivisht. Jo dorëgjanësi, por drejtësi! Dorëgjanësi për ata që refuzuen bashkëjetesën në shoqëninë tonë, nuk ka kuptim. Jeta e jonë nuk vlen ma pak se ajo e tyne. Përkundrazi! Pafajsia e jonë ashtë sot, dhe do të jetë kurdoherë, autoriteti ma i naltë moral.
Kjo pafajsi na detyron me luftue politikisht kundër kriminelëve që e konceptuen, e përgatitën, e filluen, e zbatuen dhe e përkrahen diktaturën gjysmë-shekullore. Profesori Smail Baliq, mbijetues i Sarajevo-s, plotëson:
“Të gjithë ata që tolerojnë akte të këtilla si tortura, poshtënimi dhe vrasja janë pa dyshim fajtorë… Me sjellë kokën në anën tjetër, mund të jetë ma e lehtë, por përfundimisht ashtë rruga drejt katastrofës, rrjedhimet e së cilës janë të pallogaritshme”.
Ajo që na mbetet sot ashtë ruejtja e “kujtesës” për viktimën; ashte dhurata e vërtetë e hirit tonë për ata. “Askush nuk guxon me vue viktimën në pozitën e pamundun morale me falë fajin- që nënkupton të mijëra viktimave… Nji vendim i këtill ven viktimën në nji pozitë plot ankth…
Ashtë viktimizimi i dytë i saj” (Profesor Eugene J. Fischer, filozof) Do të ketë gjithmonë persona që nuk falin…I torturuemi nga Nikaragua, Tomas Borge, i tha xhelatit: “Ndëshkimi i im i fundit ashtë me të falë!” Sidoqoftë, ajo që ka peshë ashtë se çdonjeni nga ne që nuk ka kalue përvojën tonë e ka të pamundun me na kuptue plotësisht.
A ka mundësi që xhelati të kryej nji akt të mirë për viktimën, si p. sh., me denoncue krimin e kryem nga ai ose institucioni që ai ka shërbye? Nëse jo, pendimi nuk ashtë i sinqertë, e falja e tij nuk ka vlerë, as kuptim.
Sot, 25 vjet mbas ramjes së komunizmit, në Shqipëri të paktë, shumë të paktë, janë “fajtorët” që kanë kërkue faljen. Kjo ashtë “nji tragjedi e dyfishtë shqiptare!” Na vuejmë nga mkatet e komplicitetit dhe të mohimit, ose të tregimit jo të plotë. Mohimi lejon krimin me zanë rranjë e me u zhvillue.
Ata që flasin e shkruejnë mbi “Të keqen” e madhe të së kaluemes, na ndihmojnë me jetue…. Të çliruem nga ky detyrim moral, na ndihmon me iu dedikue drejtësisë dhe mëshirës, dy rrugët që na bajnë krenarë për qenien tonë njerëzore. Ka mundësi që krimineli komunist nuk ashtë i aftë me kuptue enormitetin e krimit të tij, dhe kjo spjegon përse ai nuk kërkon ndjesë.
Në këtë rast, si të spjegojmë përpjekjet e tia të vajtueshme “me mohue” të kaluemen e tij që mori medalje mbas medaljes për “besnikëri” ndaj Sigurimit të Shtetit? Në mendjen e tij të ngushtë, ai shfajësohet se ka “zbatue ligjin” “Gjithherë simbas ligjit”! Kështu shprehet edhe gjykatsiekzekutuesi me litar (i dekoruem!) i poetit kuksian Havzi Nela, autor i nji poemi kushtue lirisë së mohueme.
Cili ligj parashikon dënimin me vdekje në litar për shkrimin e nji poemi? Aktori i krimit, qoftë me “urdhën nga lart”, qoftë si akt vullnetar, nuk shfajsohet… Krimi ka nji emen: ashtë emni i ekzekutuesit, cilidoqoftë ai ose ajo. Shtrohet problemi i “frikës”. Nji sistem që frikëson ata që ndigjojnë zanin e ndërgjegjes ashtë, për natyrën e tij, i paligjshëm, i pamoralshëm.
Megjithatë ka zgjidhje: janë “ata që guxuan” me kundërshtue, ose me refuzue zbatimin e urdhënit. Nji shembull: në vitin 1944, “Komandanti” E. Hoxha dërgonte nji listë me 30 emna qytetarësh tiranas me instruksione të vriten “pa zhurmë”. Marrësi, Gogo Nushi, që përfaqësonte PKSH në Tiranë studjon listën dhe nuk gjen asgja komprometuese me personat në listë. Mbas këshillimit me Nako Spirun, vendosen “mos me u bindë”.
Kështu shpëtuen jetën e 30 qytetarëve të pafajshëm. Unë besoj ashtu si miljona të tjerë, se falja e fajit ashtë hyjnore. Edhe Krijuesi ndëshkon e fal fajet tona; por Ai nuk urren, tregojnë shkrimet e shenjta.
Asnjeri s’ka të drejtë me falë krimet e kryeme në kurriz të tjetrit. Ashtë e papranueshme me pretendue se çdonjeni nga ne mund të falë fajin për vuejtjet e tjetrit. Simbas traditës hebraike, Krijuesi vetë mund të falë mkatet e bame kundër Tij, por jo kundër njerëzve (A, J, Heschel, ideolog e filozof hebre).
Nga Indianët e Amerikës kam lexue: “Mos u ban aq injorant, budalla e antinjerëzor sa kundërshtarët…. Ti duhet të mësosh urtinë që të lejon me u çlirue nga helmi i mbledhun”. Shkrimtari italian, Primo Levi, rrfehet: “Sado që përpiqem me harrue ose me dënue …faji i parë mbetet, dhe çmimi që pagujmë ashtë përherë -edhe kur ashtë i drejtë- nji faj i ri dhe nji burim dhimbje të re” Çka mbetet për ne?
Para së gjithash, me përbuze urrejtjen dhe me përqafue drejtësinë! Me ndihmue viktimën – kudo qoftë- dhe me çlirue të shtypunin. Të paisun me arsye dhe ndërgjegje të forcojmë frymën e vëllaznimit në marrëdhanjet njeni me tjetrin.
E vështirë, shumë e vështirë, por fisnike. Por Shqipëria nuk ashtë pronë e jona; ajo ashtë atdheu- nanë i të gjithë shqiptarëve. “Dhe me veprime të këtilla ndoshta, përsëri ndoshta, do të lindë nji botë e re ku nuk kërkohet nga ne me dhanë përgjigje për pyetjet tona” (Profesor R. McAfee Brown,Stanford U.). Kështu do të ruejmë fisnikrinë e rezistencës sonë pa u përlye me njollën e fajit.
*Titujt janë të redaksisë:
Titulli i autorit: DOMOSDOSHMËNIA E “RINDËRTIMIT MORAL” TË SHOQËNISË SHQIPTARE
Panorama
Krijoni Kontakt