-
Kaubojsi i Lezhës: "Unë do bëhem kryeministër si Rama! E kam pasion pikturën!"

Deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, ka goditur sërish teksa ka lëshuar deklarata sa realiste, aq edhe ambicioze për Shqipërinë dhe veten e tij. I ftuar në emisionin ‘IN Politikë’ të MAD TV, Ndocaj tha se ai do të donte të qëndronte sa më gjatë në politikë, madje inkurajon emigrantët që të përfshihen.
Ndocaj tha se në Shqipëri nuk ka asnjë politikan idhull, por ai imiton modelin e Silvio Berluskonit. Ndërkohë, Ndocaj tha se pas 10 viteve e shihte veten, pse jo, edhe kryeministër. Përgjigja e Ndocajt erdhi në formë ironike, pas pyetjes së prezantuesve. Kaubojsi i Lezhës tha se përderisa e ka pasion pikturën, pse jo të mos bëhej edhe kryeministër i vendit.
Koha Jone
-
-
Për: Kaubojsi i Lezhës: "Unë do bëhem kryeministër si Rama! E kam pasion pikturën!"
Kaubojs
Kur te dilni ju ne Vel,
per te hase kini nji shpelle
n'ane prej Rreje,t'errte e t'kthelle
me nji gryke porsi nji furre
prej se ciles rrjedh nji gurre
sa me blue,po,nji mulli
aty mbende ti mos hi !
...
Nji nate gjamet e vetimet
me u dridhe toka prej bumb'llimet
t'rrebte Kulshedren paska mesy
edhe n'qafe ia ka mberthy
nji pare dana e t'gjata e t'randa
mire nen allke ai tue ngujue
qi per t'gjalle me u skapullue
mos te mujte,edhe e branise
poshte nper shpelle n'do uje te kthelle
edhe sot ndihen tue krise
ato dana,sa here t'lueje
shta'n kulshedra neper uje
ke i kan mbetun ato dana
vjerre per qafe,porsi çokana
n'qafe t'nji skjapit brynatak
Prandej shpesh rrjedhe gurra gjak
si shumkushi qi e ka pa ;
perse danat n'qafe tu' e vra
s'ia lane varren me u pertha...
Asi,uj' ti,jo, me pi
por as n'shpelle,jo,mbrende me hi.
Veç, o Kaubojs,or qifteli
me ta vu due 'i porosi
mos e ban or ket dalldi.
-
3 antarët më poshtë falenderuan SERAFIM DILO për mendimin e shprehur në këtë postim:
Albo (07-01-2016),DYDRINAS (07-01-2016),skender76 (07-01-2016)
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt