Close
Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 152
  1. #71
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Te dashur vellezer dhe motra ne Krishtin qe jeni duke mbrojtur me guxim Kishen tone te Shenjte Orthodhokse. Mos u dekurajoni nga fyerjet qe bejne pushtetaret dhe veglat e tyre. Shikoni qarte cilet jane orthodhokset e vertete. Kokedhima na doli kunder. Mos u genjeni me nga rrenegatet e tipit kokedhima, etj., por vazhdoni luften tuaj deri ne fund dhe Zoti qofte me ju.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #72
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Perrallat e mandales, del nje anonim e tallet me popullin orthodhoks te himares e bregut. Ata jane orthodhokse bizantine dhe s`kane lidhje me katalanon e papistet e tjere qe erdhen te na prishin besen tone orthodhokse. gallate e madhe, pse s`thoni te kthehemi ne pagane se dikur ashtu kemi qene??? O popull orthodhoks, mos e ler veten te te tallin lloj lloj, papistesh e uniatesh, por mbrojeni me vendosmeri Kishen e Shen Thanasit.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #73

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Anonim? Si mund te quhet anonim dikush qe shfaqet publikisht me emer e mbiemer?

  4. #74
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Zhvarrimi i Nilo Katalanit, përpjekje për të fshirë historinë e Himarës

    Koço Kokëdhima

    Bashkia e re e Himarës është sigurisht një nga evenimentet më të bukura të Reformës Territoriale e Administrative. Bashkia e re u ngrit mbi trojet e Himarës historike. Për qindra vjet, Himara bregdetare dhe Labëria kanë qenë një krahinë. Krahina e Himarës është një nga krahinat më të lavdishme të Shqipërisë. Këto ditë ka një debat të madh mediatik. Janë në një krah bashkë, të gjithë: Saliu, OMONIA, PBDNJ dhe ca nga klerikët grekë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ashtu si edhe Ministria e Jashtme e Greqisë. Të gjithë, në një zë, shprehin shqetësimin pse shteti ynë është duke prishur një pllakë betoni atje në Himarë, të ngritur brenda mureve historikë të themeleve të ish-Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, dikur monument kulture. Ne e njohim këtë kishëzë nga një foto e vitit 1942. Ajo u rrënua, si shumë të tjera, në vitet 1970-1980. Gurët e saj në një pjesë të madhe u përdorën për të ndërtuar ujësjellësin e fshatit. Ajo kishë ka qenë shumë e rëndësishme për historinë tonë. Atje meshoi dhe u varros Nilo Katalani, një figurë e shquar e kulturës dhe gjuhës shqipe.

    Katalani ishte kryesuesi i parë italo-arbërësh i Misionit Bazilian, një mision me famë që kreu aktivitetin e vet në Himarë dhe gjithë bregdetin e Shqipërisë, për gati 3 shekuj me radhë. Këta murgj bazilianë, përgjithësisht ishin shqiptarë, ose ishin vëllezër gjaku me shqiptarët, ishin arbëreshë. Edhe ata që nuk ishin shqiptarë nga gjaku, ishin të shqiptarizuar, sepse të gjithë veprën e tyre e zhvilluan në gjuhën shqipe. Pandashmërisht prej tyre, atje, në Himarën e lavdishme që shtrihej nga vija bregdetare e deri në Kurveleshin e sipërm dhe përfshinte 57 fshatra, u zhvillua Pararilindja e Shqipërisë, Rilindja gjuhësore, letrare dhe kulturore. Kjo i parapriu dhe përgatiti Rilindjen tonë Kombëtare. Rilindja jonë, siç përshkruhet në histori, paraqitet si një rrap madhështor. Por ku i ka rrënjët ky rrap madhështor? Si mund të lindë një epokë nga asgjëja? Dhe nga ku tjetër mund të vinte zgjimi, përveçse nga arbëreshët e arvanitët, të cilët jetonin jashtë sundimit perandorak otoman?

    Nilo Katalanin disa e cilësojnë si një ishprift renegat grek! Katalani nuk është as grek, as renegat, por një figurë që bëri shumë për shqiptarët. Ai është dijetari që bëri gramatikën e parë të gjuhës shqipe. Aq shqiptar u bë në shpirt, sa dhe poezitë shqip i shkroi. Ai është mësuesi që hapi e udhëhoqi një shkollë shqipe, për t’u mësuar shqiptarëve në gjuhën shqipe, katekizmin. Dhe ua mësoi katekizmin, jo vetëm të krishterëve, por dhe myslimanëve. Thuhet se shkroi dhe një doktrinë të krishterë shqip, por Selia e Shenjtë nuk ia miratoi, sepse, siç iu tha, shqiptarët, nga Himara në Kelmend, kishin Doktrinën e Pjetër Budit. Kështu të bashkuar na shihnin atëherë! Nilo Katalani kishte nxënës nga bregdeti, kishte nxënës nga Kuçi, nga Tërbaçi dhe nga fshatra të tjerë të Himarës. Këta murgj arbëreshë, shqiptarë dhe të shqiptarizuar, bënë vepra të shquara për kulturën e Shqipërisë. Ata zbuluan të parët Mesharin e Gjon Buzukut, ata krijuan shkollat shqipe, ata e pagëzuan Shqipërinë me emrin Shqipëri dhe popullin e saj me emrin shqiptarë.

    Shqipëria mbeti pa emër në shek. XVII, se të gjithë emrat historikë ishin zënë. Ata gjetën që ky vend fliste shqip e duhej quajtur Shqipëri. Dhe kjo ndodhi në vitin 1703. Këta misionarë e këta murgj, këta njerëz të ditur të asaj kohe, zhvilluan pikërisht iluminimin e gjuhës shqipe dhe shkruan për herë të parë gjuhën letrare shqipe. Imzot Gjergj Skiroi, pasues i Nilo Katalanit, është i pari në histori që përdori gjuhën shqipe në komunikimin me Selinë e Shenjtë. Veprimi ynë në Himarë nuk nxitet nga ndonjë ide e supozuar për kthimin e murgjëve bazilianë. Shteti ynë është shekullar dhe respekton besimtarët në zgjedhjen e tyre. Ne ëndërrojmë një vend të bekuar, një vend me paqe të qëndrueshme, një vend të pasur e të integruar në Evropë. Ne ëndërrojmë një vend të sigurtë e prosperitet për njerëzit tanë, një vend që të ketë respekt për të gjitha besimet, për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët. Varri i Katalanit ishte atje tek kisha e Shën Thanasit, qysh nga viti 1694, kur u varros me nderimet që i takonin. Në shekullin e 20, varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi. Thuhet se ky person e dhunoi varrin për t’i vjedhur kurorën me diamante! Sepse ai ishte Monsinjor dhe duhej të varrosej me të gjitha nderimet.


    Në vitet ‘90 një tjetër dhërmiot, Klearko Papasava zhvarrosi Katalanin, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilos ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re! Prifti i Dhërmiut Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare. Në se kjo është e vërtetë, atëherë duhet të mendojmë që zhvarrimi i Katalanos është bërë me nxitjen e këtyre autoriteteve. Që askush të mos fshihet pas gishtit, duhet ta themi haptaz se kjo luftë, në emër të ortodoksisë dhe lirisë së besimit, bëhet jo për të mbrojtur kioskën e betontë të Klearko Papasavës, por për të zhdukur varrin dhe historinë e Katalanit dhe bashkë me të, edhe atë histori të lavdishme të Himarës dhe të Misionit Bazilian, që udhëhoqi Kishën Ortodokse Arbëreshe në Himarë dhe në bregdetin e Shqipërisë në shekujt 17–18. Ata ishin himariotë dhe u kthyen këtu si arbëreshë, si vëllezër tek vëllezërit. Nëse vërtetë autoritetet e kishës dhe besimtarët e Dhërmiut kërkojnë të ndërtojnë dhe të kenë një kishë të shenjtë të Shën Thanasit, atëherë kjo do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit tonë. Autoritetet vendore janë të gatshëm të ofrojnë terrenin, si dhe miratimet për lejet përkatëse, për të ndërtuar një Kishë të re dhe të vërtetë të Shën Thanasit në Dhërmi.

    Tashmë besohet në mënyrë të sigurtë që eshtrat e Katalanit u gjetën dhe konservuan nga një grup ekspertësh shqiptarë dhe Bashkia e Himarës ka rënë dakord me një plan për ta rindërtuar kishën e vjetër të Shën Thanasit dhe për ta rivarrosur me nderim këtë figurë të ndritur me origjinë siçiliane, por të arbëreshizuar, të shqiptarizuar. Pjesë e këtij plani është vendosja e shenjave të kujtesës këtë vjeshtë për të gjithë murgjit bazilianë në Himarë dhe në bregdetin shqiptar. Më 10 nëntor, më shumë se 20 akademikë shqiptarë do të referojnë kumtesat e tyre për këtë periudhë aq të rëndësishme të historisë të Himarës e të Shqipërisë dhe për gjithë orientimin properëndimor që zgjodhi e ndoqi Himara në shekujt 16-19. Për këtë kanë punuar me një përkushtim të pashoq gjithë profesorati i Universitetit të Vlorës, koordinuar nga prof. Roland Zisi. Po nuk mund të lë pa përmendur shkencëtarët arbëreshë Francesko Altimari (akademik) dhe Mateo Mandala; studiuesit e mirënjohur italianë Stefano Parenti e Giovanni Cimbalo; si dhe studiues të tjerë aq të vlerësuar nga vendet fqinje e nga vendi ynë, si Dhori Qiriazi, Pëllumb Xhufi, Anila Omari e Shaban Sinani. Kjo konferencë do të zhvillohet me kujdestarinë morale e intelektuale të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    Ndërkohë po punohet për një park tematik në Himarë që do të evokojë këtë periudhë historike dhe këto figura të shquara që mbajtën gjallë lidhjet e hershme vëllazërore të Himarës me arbëreshët dhe anasjelltas. Ajo kishëza që mbrojnë të gjithë këta që ju thashë në krye të kësaj fjale, ai bunkeri i betonit, nuk është gjë tjetër, veçse mbulesa dhe alibia për zhvarrimin brutal të eshtrave të Katalanit nga ajo tokë atje dhe për të fshirë këtë histori të lavdishme të kësaj krahine. Greqia nuk mund të na mësojë neve respektin për besimtarët dhe për besimet. Ajo duhet të mësojë nga toleranca fetare e popullit tonë, nga kultura e bashkëjetesës fetare dhe etnike në Shqipëri. Është e drejta dhe përgjegjësia e shtetit tonë ta rindërtojë atë kishë historike, ta rindërtojë dhe ta rivarrosi me nderim Katalanin. Ne jemi përgjegjës ta ringremë atë kishë, si një muze, në nderim të kësaj vepre të bërë nga populli ynë dhe këta misionarë të shquar, me gjak shqiptar. Njësitë e pushtetit vendor në Sarandë, Himarë e Vlorë do të vendosin shenjat e kujtesës, që historia e Himarës dhe e Rilindjes gjuhësore, kulturore e letrare të saj dhe të Shqipërisë të nxirret nga harresa e pabesë dhe të vendoset në shërbim të popullit!

    Rimëkëmbja e Himarës dhe garantimi i paqes dhe qetësisë së qëndrueshme atje është e lidhur, sa me mundësitë që krijohen pas Reformës Territoriale, aq edhe me ndriçimin objektiv të historisë së saj në shekuj, krahas të gjitha masave të tjera për zhvillimin e kësaj zone. Kush ka frikë nga e vërteta e të shkuarës historike, ndoshta fsheh qëllime të këqija për të sotmen dhe të ardhmen tonë! Ata që flasin për respekt të besimtarëve homogjenë në jug të vendit duhet të respektojnë historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Katalani, Zassi, Zaharia Dhima, Petro Andrea, Basilio Matranga, Partenio Parrino, Gjon Llazari, Giuseppe Schiro, Dhimitër Leka e Nilo Borgia janë tashmë figura të ndritura të kulturës dhe historisë sonë dhe ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mos jetë në krah të përpjekjeve të popullit tonë për mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë dhe për zhvillim kombëtar! Besime kombëtare nuk ka, veç hebraizmit, por nëse mundësia për të zgjedhur katër shekuj më parë ishte: liturgji nga vëllai arbëresh apo nga cilido tjetër, si mendoni ju, cila do të ishte zgjedhja e kritikueshme? Më ndjeni se u zgjata shumë në këtë histori, por edhe në behar nuk na lënë rehat as Saliu, as këta të tjerët, Beleri, Bollano, Dule, priftërinjtë, të cilët e konsiderojnë akoma edhe sot, se të jesh ortodoks do të thotë të jesh grek! Por, ne jemi gati t’u japim përgjigje! Ne jemi ortodoksë të mirë dhe ndihemi krenarë për gjakun dhe identitetin tonë si shqiptarë! Flm.

    (Fjala e mbajtur gjatë aktivitetit “Takim brezash” në fshatin Kuç të Vlorës)

    Gazeta Shekulli
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #75
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    A ka ndonje tjeter nga qeveria e "rilindjes", pa dale kunder Kishes Orthodhokse.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Une prape insistoj , ky konflikt eshte artificialisht i krijuar per te shperqendruar vemendjen publike nga mega-deshtimet e kesaj qeverisje qellimisht destruktive edhe vrasese ndaj shpreses se cdo shqiptari . Nuk eshte rastesi qe vjen ne nje moment qe zerat kritike si edhe lajmet kundra kesaj qeverisje jan amplifikuar ....

    Edhe nje cop betoni te jete sic disa qenje te cuditshme po deklarojne ... nuk eshte nje cop betoni per nje te krishter . Ne fakt mua me dhimpset me shume ajo kishe se sa nje kishe dhjetera miljona euroshe .

    Nqs eshte nje cop betoni , perse po kriojne kete sulm frontal kundra ortodoksise ? Perse po kriojne percarje midis shume komunitetesh ? Perse po len te kuptohet qe shqiptar eshte vetem i krishteri katolik ? Perse pikerisht tani ? Perse e gjithe qeverisja e PS-es si edhe veglat e tyre ( gjenitale ) kan kaluar ne nje sulm propagandistik kundra ortodoksise ? A nuk qenka edhe nje cop betoni per qeverine ?

    Ky eshte sulm literalisht djallezor . Ilia spiro e tha me vend fjalen ' mason ' , sepse iluministet edhe masonet ate qe adhurojne eshte djalli ... me mori 10 vjet kohe kerkim ta kuptoj kete gje kaq te thjesht ! Madje ketu nisi edhe zgjimi im per saktesine e krishterimit .

    Do japin llogari te i Plot-fuqishmi , kjo ne fakt eshte gjeja matematikisht me e sigurt

  7. #77
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    A ka ndonje tjeter nga qeveria e "rilindjes", pa dale kunder Kishes Orthodhokse.
    Pse mundohesh te fusesh veten me cdo kusht nen petkun e te persekutuarit? Nderkohe qe jo vetem nuk je i tille por madje ke edhe me shume se cfare meriton. Ne rastin konkret nuk behet fjale per shkaterrim kishe apo cenim te besimit ortodoks. Ne vitet 90 dikush nga Dhermiu qe Koco Kokedhima e identifikon me emer dhe mbiemer paska shkaterruar varrin e Nilo Katalanit duke ja hedhur eshtrat tutje dhe pastaj me miratim te ' autoriteteve kishtare' ka ngritur nje bunker betoni qe nuk ka arsye te ndertohet ne ate forme ne rrenojat e nje objekti me vlera te padiskutueshme historike. Ku qendron Kali Trojes ne kete mesele? Shume e thjeshte sepse me kete veprim zhdukin njehere e mire veprimtarine e klerikeve te cilet folen dhe shkruan ne gjuhen shqipe (kjo tregon qe banoret ishin shqiptare) dhe ne kete forme arrijne te fshijne realitetin historik te asaj krahine plus qe duke ngritur ate kishen pa projekt te mirefillte u munduan qe nese ne nje te ardhme te afert apo te larget ndokush do mundohet te ktheje eshtrat ne vendin e tyre apo te vendose drejtesine ne vend kjo do te jete e pamundur sepse cdo nderhyrje tek kisha do te lendoje ndjenjat fetare. Keshtu i bene hesapet por ce do qe u dolen keq. Koco mund te kete njemije te zeza dhe as qe e ve ne dyshim por ne rastin konkret meriton vleresim.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Une prape insistoj , ky konflikt eshte artificialisht i krijuar per te shperqendruar vemendjen publike nga mega-deshtimet e kesaj qeverisje qellimisht destruktive edhe vrasese ndaj shpreses se cdo shqiptari . Nuk eshte rastesi qe vjen ne nje moment qe zerat kritike si edhe lajmet kundra kesaj qeverisje jan amplifikuar ....

    Edhe nje cop betoni te jete sic disa qenje te cuditshme po deklarojne ... nuk eshte nje cop betoni per nje te krishter . Ne fakt mua me dhimpset me shume ajo kishe se sa nje kishe dhjetera miljona euroshe .

    Nqs eshte nje cop betoni , perse po kriojne kete sulm frontal kundra ortodoksise ? Perse po kriojne percarje midis shume komunitetesh ? Perse po len te kuptohet qe shqiptar eshte vetem i krishteri katolik ? Perse pikerisht tani ? Perse e gjithe qeverisja e PS-es si edhe veglat e tyre ( gjenitale ) kan kaluar ne nje sulm propagandistik kundra ortodoksise ? A nuk qenka edhe nje cop betoni per qeverine ?

    Ky eshte sulm literalisht djallezor . Ilia spiro e tha me vend fjalen ' mason ' , sepse iluministet edhe masonet ate qe adhurojne eshte djalli ... me mori 10 vjet kohe kerkim ta kuptoj kete gje kaq te thjesht ! Madje ketu nisi edhe zgjimi im per saktesine e krishterimit .

    Do japin llogari te i Plot-fuqishmi , kjo ne fakt eshte gjeja matematikisht me e sigurt
    Ajo qe thua ti, qe bejne provokacione te tilla sa here qe duan te largojne vemendjen e publikut nga deshtimet e politikave te qeverise, eshte e vertete. Por kjo nuk nenvlefteson aspak demin e jashtezakonshem qe nje provokacion i tille i shkakton gjithe shoqerise shqiptare. Dhe ky nuk eshte nje rast i izoluar nga kjo qeveri e nga ky kryeminister. Kemi te bejme me nje njeri qe Fatos Nano e akuzonte si "hajdut e trafikant ikonash orthodhokse" ne fillimet e viteve 90. Ke te besh me nje njeri qe vonoi me nje dekade ndertimin e Katedrales ne Tirane pasi nuk i jepte nje leje ndertimi. Kemi te bejme me nje njeri qe orkestroi e shkatoi incidentin me "eshtrat e ushtareve greke ne Kosine" kur ishte ne opozite duke akuzuar e sulmuar Kishen e priftin e zones, vetem e vetem se ky po bente detyren duke bere sherbesa pershpirtjesh mbi eshtrat e te zhvarrosurve. Ke te besh me njeriun qe inskenoi dhunimin e hapur te Kishes se Shen Marise se Permetit, ne mes te qytetit, vetem pak muaj se sa te behej kryeminister i vendit. Ke te besh me njeriun qe dhunoi Katedralen orthodhokse ne Tirane duke i hequr asaj kangjellat e saja rrethuese, qe ishin vene per sigurine e qytetareve e besimtareve qe vizitojne katedralen. Ke te besh me nje njeri qe nuk e fsheh urrejtjen e tij ndaj Kishes dhe Zotit kur brenda dy muash shqiptaret degjuan nga goja e tij ne televizor se ishte "i pafe" dhe pak muaj me vone u be "katolik" meqenese Papa zgjodhi te vizitoje Tiranen.

    Kur une e quajta lugat me fytyre njeriu, shume ne kete forum u hodhen perpjete. Koha vertetoi fjalet e mia e do ti vertetoje akoma me shume ne ditet ne vazhdim. Por sic na meson vete Krishti, te gjithe lugeterit vetem sa do te thyejne koken mbi shkembin ku Krishti ndertoi Kishen e Tij. Ky nuk eshte nje premtim per drejtesi njerezore, ky eshte nje premtim i dale nga goja e Vete Zotit per te gjithe brezat e njerezimit. Sic e kane thyer koken shume para tij qe kane guxuar te sulmojne Kishen, keshtu do ta thyeje edhe ky.

    Turp per administraten e KOASH qe lejon lugatin te perdori ambientet moderne te Katedrales se Kishes per prononcimet e qeverise se tij!

    Albo

  9. #79

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Rama-Greqisë: Mos ndërhyni në punët tona! Shqipëria s’është më nën tutelë

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së qytetarëve në lidhje me prishjen e Kishës ortodokse të Dhërmiut “Shën Thanasi”, dhe replikat në distancë ndërmjet Tiranës zyrtare dhe Athinës.

    Sipas kryeministrit, Greqia në të kaluarën e bënte shpesh “futjen e hundëve” në punët e brendshme, por tashmë më rrallë. Për kryeministrin Rama Greqia duhet të kuptojë se Shqipëria nuk është më nën tutelë.

    “E benin shpesh ne te shkuaren, e bejne me rralle. Duan ende kohe si duket qe ta kuptojne se Shqiperia s’pranon me tutele.” tha Rama

    Sa i përket prishjes së saj kryeministri tha: “Eshte te qeshesh e qash qe nje ngrehine si garazh e quajne kishe dhe vene kujen pse po rikthejme ne jete trashegimine tone!”

    TopCh/

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Nuk marr vesh shume ne sistemin demokratik, por nese shumica e fshatit e deshirojn nje kishe ortodokse aty, s'di pse insitojn qe ajo te rrenohet ?!

    Normal qe intervenon Athina, kur shteti nuk eshte i afte qe te mbron te drejten e besimit te popullit per t'cilin eshte garant i respektimit te lirive fetare !

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    IllyrianPatriot (25-08-2015)

Faqja 8 prej 16 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •