Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 152
  1. #91

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Shembja e kishës, Basha: Dhuna e Ramës ndaj objektit të kultit, një akt armiqësor dhe arrogant

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar shembjen e kishës së Shën Thanasit gjatë natës së djeshme nga ana e INUV. Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha e cilëson këtë si akt armiqësor të Edi Ramës, ‘një shprehje e arrogancës e mënyrës së tij të qeverisjes që nuk merr në konsideratë qytetarët, nuk dëgjon zërin e tyre’.


    Postimi i plotë i Bashës

    Ne emer te Partise Demokratike dënoj ashpërsisht dhunën e Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi. Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcen e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti. Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashke me ta per te marre hapat e duhur me respekt te plote ndaj vlerave dhe te vertetave historike por edhe ndjeshmerive reale te banoreve dhe besimtareve te Dhermiut e te gjithe Shqiperise. Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve. Dua të theksoj se kjo është një çështje e Shqipërisë dhe e qytetareve shqiptarëve, e komunitetit dhe e banorëve të Dhërmiut dhe e askujt tjetër.

    Por kjo kërkonte një rrugë vetëm paqësore, një zgjidhje si rezultat i bisedimit dhe jo i dhunës. Shembja me INUK e kishës është një akt armiqësor i Edi Ramës, një shprehje e arrogancës e mënyrës së tij të qeverisjes që nuk merr në konsideratë qytetarët, nuk dëgjon zërin e tyre. Jo shumë larg nga aty Koço Kokedhima, deputeti i tij i privilegjuar, ka dëmtuar pasurinë kombëtare, bregdetin e të gjithë shqiptarëve me një ndërtim që ka shkelur 10 ligje e dy plane urbanistike, por ato saraje nuk prishen. Sepse në fakt, këto saraje, simbole të korrupsionit, abuzimit dhe të përfitimit nga pushteti, janë kulti i Edi Ramës, janë i vetmi besim i tij.

    Kjo është një ngjarje e rëndë që i kujton edhe një herë shqiptarëve se sa barrë e rëndë është bërë Edi Rama dhe qeveria e tij, që prish, shemb e shkatërron, dhe nuk sjell zhvilllim, nuk ndërton, nuk punon për aspiratat e qytetarëve. I bej thirrje te gjitha forcave politike te vendit, perfaqesuesve te te gjitha besimeve ne Shqiperi, personaliteteve te kultures, shkences, artit, medias dhe shoqerise civile te bashkohen ne denimin pa asnje medyshje te ketij akti te shemtuar dhe barbar.

    Shqip

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Lugati qe shqiptaret bene kryeminister me votat e tyre, e tregoi fytyren e tij prej demoni. Ai nuk ndalet jo vetem ne prishjen e pronave private te qytetareve te atij vendi, por ai nuk e ka per gje te vere dore edhe mbi vendet e shenjta, edhe mbi vete Shtepine e Zotit!

    Mjere ata orthodhokse qe i dhane voten e tyre lugatit dhe nuk e rrefejne kete mekat ne Kishe!
    Mjere ata drejtues te Kishes qe e lejojne lugatin te hyje ne pronat e ambientet e Kishes Orthodhokse!
    Mjere ata qe nuk njohin friken e Perendise ne zemrat e tyre, pasi ata do te marrin ndeshkimin e Perendise!

    Ramat, Kokedhimat, Gorot, marshin shperblimin nga Zoti ashtu edhe sic e kane zemren!

    Albo

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Thumbs down Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Goditje e rend dhe e tmerrshme ndaj komunitetit ortodoks, muslimanet duhet te solidarizohen me vllezerit e tyre ortodoks qe ky akt kriminal te mos guxoi te perseritet asnjehere !

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    Albo (26-08-2015)

  5. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Njoftim shtypi për shkatërrimin e plotë të kishës sh. Athanasit, Dhërmi, 26.8.2015

    Zyra e shtypit


    Njoftim për shtyp


    Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.

    Ishin dëshpëruese dhe fyese që në ditët tona të shihje se shkatërrimi varrosi nën gërmadha Ungjillin e shenjtë, ikonat dhe objekte të shenjta, pamje që të kujtonin përdhosjen në Kishën e Shën Marisë në Përmet, ku ato u hodhën në kamionin e plehrave.

    Ky veprim është në shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057, 22.01.2009, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, Neni 21/1,2: “Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës, kur një gjë e tillë kërkohet në zbatim të një urdhëri të prokurorisë, të një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv, ose në rast të kanosjes së një rreziku të afërm. 2. Paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga Shteti. Shteti mbron objektet dhe vendet e caktuara fetare, në përputhje me Ligjin.” Ndërhyrja u bë pa as një njoftim zyrtar ose informal si dhe u shpërfillën klerikët tanë, përfaqësuesit arkieratik Protopresviter Atë Pandeli Mitru, Atë Efthim Bixhili, Atë Athanas Qerimi, të cilët kërkuan shpjegime për një ndërhyrje të tillë nga organet vendore.

    Që në fillim, ata që kishin planifikuar shkatërrimin e këtij vendi të shenjtë ishin kontradiktorë, megalomanë dhe konfuzë në deklarimet, pretendimet dhe veprimet e tyre: Deklaruan se ishte një ndërtim pa leje i bërë së fundmi dhe doli se ishte ngritur nga vetë besimtarët në fillimet e Demokracisë, në të njëjtin vend ku ngrihej kisha e rrafshuar nga komunizmi. Deklaruan që kisha ishte monument kulture dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Deklaruan se Kisha nuk kishte pronare dhe u dëshmua me dokumente e kundërta. U deklarua se soleta ishte hedhur mbi muret e vjetra historike dhe pastaj i rrafshuan ato etj.

    Kjo ngjarje është një shkelje e së drejtës universale të besimit dhe laicitetit tëshpallur në Kushtetutë të shtetit, i cili merr përsipër në mënyrë tënjëanshme prishjen e një objekti kulti ortodoks dhe në vend të tij të ngrejë një tjetër, duke marrëiniciativa dhe angazhime që nuk i takojnë dhe përbëjnë ndërhyrje nëçështjet e brendshme fetare. Veprime të tilla të papërgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik harmoninë fetare në vend, duke krijuar konflikte midis besimeve dhe komuniteteve fetare.

    Gjithashtu, në një kohë kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, së bashku me Komunitetin e SantEgidios dhe Kishën Katolike në Shqipëri në fillim të muajit shtator, përgatiten për të pritur veprimtarinë e madhe ndërfetare “Paqja është gjithmonë e mundshme”, ku do të marrin pjesë 500 delegatë, nga 30 besime të ndryshme nga e gjithë bota, një ngjarje historike për Shqipërinë, veprime të tilla bien ndesh me frymën që ajo promovon dhe zbeh imazhin e vendit dhe popullit tonë.



    Zyra e Shtypit
    e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

  6. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    VIDEO/ Përplasja me Policinë dhe INUV gjatë shembjes së kishës



    Kisha e Shën Thanasit, pas debateve të shumta që shkaktoi është rrafshuar sot rreth orës 04.00 të mëngjesit.

    Forcat e INUV kanë punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për të prishur godinën, ndërsa gjatë ditës së djeshme banorët u mblodhën para saj për të mos i lejuar inspektorët ndërtimorë të ndërhynin.

    Mirëpo, edhe në orët e para të mëngjesit banorët janë mbledhur pranë kishës për të moslejuar INUV-in që ta shembte.

    Në këtë video shfaqet momenti i prishjes së kishës dhe banorët që tentojnë ta ndalojnë shembjen.

    Madje ka pasur edhe përplasje me Policinë e Shtetit, e cila ishte në vendngjarje për të shmangur ndonjë incident.

    Pas shembjes, banorët janë kthyer në mëngjes te vendi ku ndodhej kisha për të mbledhur orenditë e saj.


    Kisha Ortodokse: Respekt i rremë për fenë

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kishës, ku në një reagim e ka quajtur turp prishjen e godinës në Dhërmi.

    “Shteti e prishi Kishezen e shen Athanasit, Dhermi (Himare), rreth ores 4 te mengjesit.
    Turp! Turp! Turp! Ky eshte respekti fallso dhe hipokrizia e pushtetareve qe u implikuan ne kete prishje! Tashme pritet prej ideuesve dhe ekzekutuesve justifikimi dhe perparimi i metejshem “ligjor” e “kulturor” ndaj prones se Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise…”,- thuhet në reagim.

    Akt vandal te shtetit kunder Komunitetit Ortodoks, e ka quajtur zedhenesi i Kishës, Thoma Dhima, atë që ndodhi me kishën në Dhërmi.

    Në një postim në profilin e tij në FB, ai ka publikuar foto nga shembja e godinës. “Duket qarte genjeshtra se kishte mure te vjetra te kishes se pare. Shemben gjithcka. Tani e kane radhen eshtrat e familjeve ortodokse te fshatit qe te perdhosen, se gjoja do gjejne eshterat e nje katoliku italian qe kishte ardhur t’u kthente besen. TURP!”- shkruan ai.

    Panorama

  7. #96
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Ti mor zoteri perpiqu te mbrosh Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare nga ndikimi grek. Sepse eshte derdhur gjak qe ne te kemi kishen tone. Ndersa tani kjo kishe eshte nen kontrollin grek. C`fare kerkon nje njeri si Janullatosi ne krye te Kishes time. Cfare kerkon ky njeri ne Athine, ku vete dhe takon Ciprasin? Une nuk jam ortodoks, por ajo kishe eshte e imja dhe e c`do shqiptari tjeter po aq sa eshte edhe kisha jote.Kete gje bej ti mbro Autoqefaline e kishes Tone.
    Nuk kam asnje respekt per keta "rilindasit" me ne krye Edi Ramen. Por kjo pune duhesh bere.

  8. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga King Bardhyl Lexo Postimin
    Ti mor zoteri perpiqu te mbrosh Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare nga ndikimi grek. Sepse eshte derdhur gjak qe ne te kemi kishen tone. Ndersa tani kjo kishe eshte nen kontrollin grek. C`fare kerkon nje njeri si Janullatosi ne krye te Kishes time. Cfare kerkon ky njeri ne Athine, ku vete dhe takon Ciprasin? Une nuk jam ortodoks, por ajo kishe eshte e imja dhe e c`do shqiptari tjeter po aq sa eshte edhe kisha jote.Kete gje bej ti mbro Autoqefaline e kishes Tone.
    Nuk kam asnje respekt per keta "rilindasit" me ne krye Edi Ramen. Por kjo pune duhesh bere.
    Kujdes duhet te ket shteti Shqiptar me sjelljen ndaj komuniteteve fetare. Nqs ortodokset Shqiptare ndihen te tradhetuar nga shteti e nuk mund te kerkojne te drejtat e tyre ne Shqiperi do peripqen te gjejne te pakten nje mbrojtes e mbeshtetje diku gjetke qofte shteti grek apo organizata te ndryshme qe mund te shfrytezojne raste te tilla.

  9. #98

    Për: Skandali: Shteti dhunon Kishen e Shen Thanasit ne Dhermi

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shembja e kishës, MPJ greke: Vetëm xhihadistët i shkatërrojnë vendet e shenjta

    Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas shembjes së Kishës së Shën Athanasit gjatë natës së djeshme nga INUV.
    Përmes një komunikate në faqen zyrtare të internetit zëdhënësi i kësaj ministrie, Konstandin Koutra e ka krahasuar prishjen e kishës në Shqipëri, me shkatërrimin e vendeve të kultit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët.

    “Një rast të ngjashëm të prishjes së vendeve të kultit e pamë sot edhe në Shqipërinë fqinje me ne, – thotë Koutra. – Do të informojmë komunitetin ndërkombëtar për qëndrimin që do të mbajë Greqia kundrejt Shqipërisë në këtë rast, asnjë deklaratë më shumë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke.

    26 gusht 2015

    Shqip
    Historiani Arben Llalla i pergjigjet me shkrimin e meposhtem deklarates se Ministrise se Jashteme te Greqise:



    Kur grekët shembnin xhaminë në Janinë


    Historiani Arben Llalla, i cili është marrë shumë me të dhënat historike dhe faktet rreth shqiptarëve të Çamërisë, ka publikuar një foto ku shihetshembja e një xhamie në Janinën e vitit 1930, përcjell Portali Albeu.

    “Greqia prishjen e një garazhdi të pretenduar si kishë e Shën Athanasit në Dhërmi, ka akuzuar kryeministrin Rama për veprime xhihadiste. Por pyesim grekët dhe Greqinë si duhen quajtur veprimet kur ata shembën qindra xhami në Epir, Thesali, Trakë, Selanik etj?

    Për rikujtesë se kush e ka promovuar në Ballkan xhihadismin për prishjen e kulteve fetare po botojmë fotografinë ku tregohet qartë shembja me dinamit e xhamisë Osman Çaushi, më 4 Shtator 1930, Janinë”, shkruan historiani Llalla, përcjell Albeu.com

    Orët e para të mëngjesit të sotëm INUK shembi kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, gjë që solli edhe shumë reagime të forta nga Athina zyrtare.



  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    cool_shqype (31-08-2015)

  11. #99
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Darius, shembja e xhamiave ne vitin 1930 nuk mund te perdoret si argument per te perbaltur greket dhe greqine e sotme. Ata jane gjera qe i takojne te shkuares dhe kuptohet qe jane te shemtuara por nuk mund te justifikojne veprime qe behen ne ditet e sotme. Por problemi i madh eshte se greket fatkeqesisht nuk jane integruar ata jane te njejtit si njehere e nje kohe. Mundohen te fusin hundet ne punet e tjereve edhe pse nuk kane kurrefare te drejte dhe sidomos ne rastin konkret ku nuk po shkelet asnje e drejte dhe liri besimi por qeveria po mundohet te rindertoje dhe beje ashtu sic duhet nje objekt kulti.

    Pse nuk perzihen ne punet e turqise kur dihet se cfare nencmimi dhe dhune eshte vepruar ndaj objekteve te kultit atje. Sa Kisha jane shkaterruar dhe djegur, sa qindra mijera greke u perzune dhe u grabiten pronat dhe gjithcka?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  12. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Edi Rama i shpall luftë edhe Zotit: Shemb Kishën e Shen Thanasit në Dhërmi

    Ilir kulla: Besimi fetar po përdoret për politikë, kisha s'është e partive

    Emri:  160859.jpg

Shikime: 371

Madhësia:  44.7 KB

    Ish-kreu i Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla komenton qendrimet dhe debatet e fundit ne lidhje me ndërhyrjen ne Kishën e Shen Thanasit ne Dhërmi. Ai thekson se çështja ne fillim ishte nje nderhyrje e reklamuar si ndertim pa leje, me pas u kthye si pjese e nje konflikti ndërshekullor. Kulla e shikon kreun e qeverise, Edi Rama, ne menyre ironike, tek pozicioni i nje individi qe ndoshta po tenton te behet nje Fan. S, Noli, i dyte. Per Kullen, kryeministri Rama do ishte nje kombinim i mire i artistit, politikanit dhe klerikut.

    Kulla eshte i qarte ne qendrimin e tij duke theksuar se statusi i Kishes, nuk eshte ai PS, PD apo LSi, dhe mardheniet me komunitetet fetare jane mjaft komplekse.Me tej, ai shprehet se kur lidershipi politiko ateist i nje vendi ballkanik perdor besimin fetar per arsye politike sjell vetem trazira dhe jo stabilitet, ne mos fatkeqesi, pergjigjet Ilir Kulla.

    Zoti Kulla, si ish-Kryetar i Komitetit te Kulteve, si e gjykoni hapin e qeverise per te nderhyre ne Kishen e Shen Athanasit ne Dhermi, fillimisht si ndertim pa leje e me pas duke pretenduar per histori te zones?

    Ne te vertete humori i kesaj ceshtje eshte tipik ballkanik, pasi zyrtarisht lindi si nje nderhyrje e INUV lokal e pastaj na u kthye ne nje konflikt ndershekullor, mes kishes se lindjes dhe asaj te perendimit, ne nje konflikt mes theodhosianeve dhe uniateve qe na con shume shekuj me pare ne nje kohe te larget ku nuk egzistonte as Shqiperia e as Greqia, as Perandoria osmane dhe i pararend edhe revolucionit luterian ne Europe keshtu qe te gjesh ku eshte e verteta ne gjithe kete hapesire eshte shume e veshtire e aq me teper ne temperaturat e nxehta te gushtit

    Kryeministri sot ka shkruar se do Rilinde edhe Kishen, komenti juaj?

    Qenka lajm, nuk e kam lexuar po nese eshte keshtu do te thote qe pas politikes ka ndermend ti hyje karrieres kishtare. Ne kemi patur nje rast ne histori ku nje udheheqes fetar, dmth Theofan Noli u be Kryeminister, ndoshta nje shekull me vone do behet kryeministri udheheqes fetar. Ndoshta do te ishte kombinim i mire artist, politikan dhe klerik.

    Qendrimi i qeverise dhe zotit Rama po sjell nje perplasje te forte me Kishen dhe komunitetin orthodhoks cilat mendoni se mund te jene pasojat?

    Eshte e rendesishme te thuhet se maredheniet me bashkesite fetare nuk jane aq te lehta. Ato rregullohen me 2 nene te Kushtetutes, neni 10 dhe 24 si dhe disa ligje te posacme. Eshte gjithashtu e rendesishme te thuhet se keto maredhenie postpluralizmit ateist jane ndertuar ne kushte mirebesimi dhe asistence nderkombetare nga Komisioni i Venecias e deri te gjitha kancelarite e rendesishme te botes. Maredheniet me bashkesite fetare dhe shtetit nuk jane si maredheniet mes LSI dhe PS dhe kanonet e kishave nuk jane si Kushtetuta e ndryshuar brenda nates e 2008 mes Rames dhe Berishes. Besimtaret ortodokse jane shqiptare statuti i kishes nuk eshte si statuti i PS ku kongresi mblidhet kur ti teket kryetarit te PD apo te PS. Keto jane maredhenie komplekse dhe duhet shume kujdes.

    A duhet te nderhyje shteti, dhe te krijoje te tilla problematika te panevojshme fetare kur Shqiperia ka qindra plage dhe probleme akute?

    Patjeter shteti duhet te nderhyje e te jete prezent ne problematika te tilla po kjo nderhyrje behet me dialog, me mirekuptim dhe jo me represion kercenime apo gjuhe jo etike.

    Nje koment i juaji personal, pa pyetje ne lidhje me kete situate cili do ishte?

    Komenti im personal eshte qe shpresoj qe te jete nje ngjarje vere si ato te Gossip qe vijne cdo vere nga bregu. Eksperienca e ish-Jugosllavise ka treguar qe kur lidershipi politiko ateist i nje vendi ballkanik perdor besimin fetar per arsye politike te nje rrafshi tjeter atehere ndjell dhe sjell vetem trazira dhe jo stabilitet ne mos fatkeqesi.

    (Marrë nga citynews.al)

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •