Rama nė Beograd, vazhdim i ndeshjes Serbi-Shqipėri
Nga Armand Shkullaku on 11/11/2014
ArmandShkullakuKryeministri Edi Rama nuk e anuloi vizitėn e tij nė Beograd pas skandalit tė ndeshjes sė futbollit Serbi-Shqipėri, nė emėr tė marrėdhėnieve tė reja me njė vend fqinj (me tė cilin historia na ndan mė shumė se na afron) si dhe tė perspektivės europiane tė rajonit. Vizita ndodhi dhe pas saj shtrohet pyetja: A janė mė tė mira marrėdhėniet tona me Serbinė tani? A ndikoi vizita e Ramės pėr tė lėnė pas tė shkuarėn dhe pėr tė shikuar drejt sė ardhmes europiane?
Sigurisht qė jo. Dhe Edi Rama e ka ditur kėtė edhe duke pohuar tė kundėrtėn ndėrsa kėmbėngulte tė shkonte nė Beograd. Ai e ka ditur qė vizita e tij do tė prodhonte lajm ndėrkombėtar. Jo atė tė “epokės sė re mes dy vendeve”, por atė tė konfirmimit tė hendekut qė i ndan ato. Nė sytė e mediave botėrore me siguri qė do tė rishkruhet prapė klisheja e vjetėr e Ballkanit tė mpleksur nė konfliktet e historisė. Vizita e Edi Ramės nė Beograd, ashtu si droni mbi stadiumin e Beogradit, vėrtetoi qė miti i marrėdhėnieve tė reja nė rajon ėshtė pikėrisht njė mit i shpifur. Mjafton njė incident, mjafton njė deklaratė, pėr tė shpėrfaqur hipokrizinė e pėr t’i hapur udhė tensionit.
Shtyrja apo anulimi i vizitės sė Ramės nė Beograd nuk ishte pėr t’i hedhur benzinė zjarrit, por pėr tė treguar se Shqipėria do tė hynte nė derėn e dikujt vetėm pasi ky i fundit ta respektonte atė si shtet. Ta respektonte me bindje dhe jo pėr fasadė. Shtrėngimi i duarve nuk mund tė mbulonte realitetin qė ėshtė aty dhe qė tė gjithė e panė nė fytyrėn e kryeministrit serb. Megjithatė, Edi Rama shkoi nė Beograd dhe mjaftoi njė fjali e tij pėr Kosovėn pėr tė rindezur emocionet e njėjta me ato tė pasndeshjes sė futbollit. Nga ky kėndvėshtrim, ndryshimi i vetėm ėshtė se Rama ua shau motrat serbėve nė Beograd (ashtu si ballist Morina) dhe jo rrugėve tė qyteteve shqiptare. Kjo sigurisht qė shkon kah ndjenjat patriotike, pse jo nacionaliste, tė goditjes sė “armikut” nė folenė e tij. Nuk ėshtė ēudi qė pėr kryeministrin shqiptar tė nisin tė thuren kėngė ashtu si pėr Lorik Canėn.
Politikisht, pėr konsum tė brendshėm, Edi Rama ka arritur kulmin e simpatisė sė tij. Por kur e krahason kėtė qė ndodhi me fjalimet e tij qė i referohen luftės sė parė botėrore, njė shekulli urrejtje dhe gjaku dhe misionit tė vetė Ramės pėr t’i tejkaluar ato, ka njė ngėrē. Njė ngėrē pėr vetė Edi Ramėn, qė e mbėrtheu mes kostumit perėndimor dhe nevojės pėr njė xhamadan kuqezi. Sigurisht qė Rama nuk mund ta shmangte Kosovėn gjatė vizitės sė tij, ashtu si edhe vizitėn nė Preshevė, por mėnyra se si zgjodhi ta bėnte tregon pėr njė cytje nga protagonizmi individual dhe jo nga njė vetėsakrificė nė emėr tė asaj qė vetė predikon sot e gjithė ditėn. Nuk do mend tė parashikohej se si do tė reagonin serbėt ndaj shprehjes ‘Kosova e pavarur ėshtė njė realitet i patjetėrsueshėm’ dhe po ashtu merret me mend se Rama i hapi vetes njė vend nė historinė shqiptare duke e thėnė kėtė nė mes tė Beogradit, live, pėrpara gjithė botės. Por ai nuk mund tė pretendojė mė se nė Serbi shkoi nė emėr tė sė ardhmes europiane, si misionar i epokės sė re. Ai shkoi nė Beograd si pėrfaqėsues i zemėrimit kombėtar dhe ia doli ta shprazė atė duke i bėrė tė ndihen krenarė miliona shqiptarė. Kėtė mund ta kishte bėrė edhe duke mos shkuar nė Beograd, por do ishte njė akt diplomatik dhe jo njė ngjarje historike. Rama zgjodhi historinė. Sepse pas kėsaj vizite, epoka e re pėrfundon aty ku kanė pėrfunduar deri mė sot edhe iniciativa tė tjera.
Pas incidentit mes dy kryeministrave, gazeta e njohur amerikane “Uashington Post” do tė shkruante se shkrirja e akujve mes dy vendeve zgjati sa njė konferencė shtypi. E nė tė vėrtetė, ajo qė pasoi e po vazhdon ende ėshtė rikthimi i tensioneve mes dy vendeve. Nė Preshevė situata ėshtė e nderė, ndėrsa nė Kosovė dhjetėra serbė dolėn nė Mitrovicė e paralajmėruan protesta edhe nė Graēanicė si reagim ndaj deklaratave tė Ramės. Nuk dihet nėse nė kėmbėnguljen pėr realizimin e takimit, kancelarja Merkel e kishte parashikuar edhe kėtė pėrshkallėzim. Edi Rama, me siguri po. Ai e kėrkoi takimin jo pėr tė takuar Vuēiēin, por historinė.
Anulimi i vizitės do tė kishte qenė mė i urtė se sa njė vizitė pėr tė treguar se sa shumė nuk e durojmė njėri-tjetrin. Anulimi i vizitės ishte nė vetvete shenjė dinjiteti, pa qenė nevojė ta tregonim qė kemi dinjitet nė njė moment kur pritej diēka tjetėr. Pritej qė takimi tė prodhonte ulje tė tensionit nė emėr tė njė politike tė re dhe jo njė autor qė ta nėnshkruante atė.
Edi Rama nuk mund ta shmangte Kosovėn. Por nėse kishte shkuar me njė mision mė tė lartė, do tė duhej ta pėrmendte atė siē bėjnė shumė zyrtarė tė lartė perėndimorė. Qė me Beogradin ndajmė qėndrime tė kundėrta pėr Kosovėn, por le tė shohim se ku mund tė ecim pėrpara mes dy vendeve. Nėse serbėt nuk meritojnė tė trajtohen si shtet normal, atėherė vizita shėrben vetėm si njė zgjatim i dronit, historike por jo misionare. Rama, nėn avujt e historisė zgjodhi tė jetė i ashpėr dhe i prerė. Ai zgjodhi tė flasė nė mėnyrė absolute dhe definitive pėr Kosovėn pasi e kishte parashikuar reagimin serb. Rama nuk provoi qė homologu i tij tė kėrkonte ndjesė pėr thirrjet “vriti shqiptarėt”, as qė Beogradi tė distancohej nga thėniet se shqiptarėt nuk bėhen dot shtet, por zgjodhi Kosovėn duke e ditur se kjo do ta bėnte tė hidhej pėrpjetė Vuēiēin. Efekti ishte i arrirė.
Ia doli. Shumė shqiptarė janė entuziastė sot po aq sa ditėn kur Ismail Qemali e Isa Boletini fluturuan mbi Beograd. Tė zhgėnjyer mund tė ndihen ata, brenda apo jashtė Shqipėrisė, qė kėmbėnguljen e Ramės pėr tė shkuar nė Beograd e shikonin si shenjė tė njė politike tė re, moderne dhe pa komplekse. Nė fakt ishte njė vazhdim i dronit, ku meqenėse nuk qe protagonist herėn e parė, nuk mund ta humbte shansin pėr tė vėnė vulėn e tij nė histori. Sigurisht qė pėr kėtė i erdhi nė ndihmė njė vend fqinj i kompleksuar, gati primitiv dhe ende nėn presionin e sė shkuarės, qė ai e shfrytėzoi jo nė emėr tė marrėdhėnieve tė reja, por tė protagonizmit tė vjetėr ballkanik.
Ka shumė raste nė botė, kur pėr hir tė njė qėllimi mė tė madh sakrifikohen ēėshtje tė nxehta nė tryezėn e bisedimeve. Pėrndryshe, siē thotė “Uashington Post”, pėrpjekjet pėr afrim zgjasin sa njė konferencė shtypi. Pėr tė gjithė ata qė u ngritėn nė kėmbė pas ndeshjes nė Beograd, Edi Rama bėri mirė qė shkoi nė Beograd.
http://mapo.al/2014/11/11/rama-ne-be...erbi-shqiperi/
Krijoni Kontakt