Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 211
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    njerez kot qe perfitoni nga fatkeqesit e tjetrit te gjith ju qe beni komente sipas bindjeve tuaja politike, rrace e keqe
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  2. #162
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ore nje pyetje kam une se e shoh qe keni perfshire shtetin ne debatin e ngjarjes. Sipas jush cfare duhet te bente shteti pas kesaj masakre?
    1. Kryeministri dhe perfaqesuesit e Qeverise te vizitonin familjet e viktimave.
    2. Kryeministri te bente nje takim me ministrin e brendshem dhe Kryeprokurorin e vendit ku te kerkohej qe ngjarja te hetoje e zbardhej sa me shpejt.
    3. Kryeministri te dilte para publikut ne media e te thosh: I percjell ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe dua te siguroj te gjithe qytetaret e vendit qe po punojme per garantimin e rendit e qetesise dhe venien para pergjegjesise se atyre qe bejne akte te tilla.
    4. Kryeministri ti kerkonte doreheqjen si deputete Luiza Xhuvanit si deputete pa qene nevoja ta nxirrte para kamerave televizive ne menyren se si e nxorri.
    5. Kryeministri tu bente te qarte te gjithe njerezve te qeverise apo deputeteve te tij, se sjellje te tilla te cdo pjesetari te familjes se tyre nuk do te tolerohen dhe doreheqja duhet te jepet automatikisht. Nuk ka vend ne politike per njerez qe rrisin kriminele e shkeles se ligjit.
    6. Kryeministri te diskutonte ne Qeveri se cfare masa duhet te merren per te parandaluar masakra te tilla ne mes te Tiranes ne te ardhmen. Qendrimi qe duhet te mbahet ndaj "klubeve te nates" ku droga dhe prostitucioni na u konsumoka sheshit.

    Shikon sa mire kur pyet, meson.

    Albo

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Nuk e di nese ja faturon te gjitha pergjegjesite kryeministrit sepse kerkon ta besh fajtor per gjithcka apo ngaqe te duket si Saliu, i cili kontrollonte gjithcka. Pavaresisht se cila nga te dyja eshte teper e qarte qe te ben te flasesh me vete. Sikur te ishe Berisha dora vete!

    1. Perse duhet te takoheshin familjaret? Ne cilin shtet te botes pervec Shqiperise perdoret vdekja per qellime politike? Askund!
    2. Perse duhej nje takim i vecante me ministrin dhe kryeprokurorin nese shteti funksionon sic duhet? Cdo hallke e shtetit funksionoi sic duhet per ndalimin e atuorit dhe mbledhjen e provave per zbardhjen e ngjarjes.
    3. Nena e autorit ngushelloi nenat e viktimave dhe ishte e para qe kerkoi drejtesi per vrasjet e te birit dhe me pas kryeministri siguroi publikun se drejtesia nuk njeh status dhe se do te jete e barabarte per te gjithe. Kryeministri nuk do ta kishte te nevojshme te bente nje deklarate te tille nese paraardhesit do te kishin bere drejtesi per femijet dhe per vartesit e tyre.
    4. Kryeministri nuk ka te drejte ti kerkoje direheqjen asnje deputeti publikisht sepse ata zgjidhen me voten e pooullit. Privatisht jam i sigurte se ka pasur shume biseda.
    5. Lexo piken 3 dhe 4, serish se ti pergjigjet pikes 5.
    6. Situata eshte e tille ne Shqiperi per arsye te mungeses se ligjit prej 22 vitesh. Nuk mund te presim qe te vendoset rregulli dhe ligji brenda nates.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    1. Kryeministri dhe perfaqesuesit e Qeverise te vizitonin familjet e viktimave.
    2. Kryeministri te bente nje takim me ministrin e brendshem dhe Kryeprokurorin e vendit ku te kerkohej qe ngjarja te hetoje e zbardhej sa me shpejt.
    3. Kryeministri te dilte para publikut ne media e te thosh: I percjell ngushellimet e mia familjeve te viktimave dhe dua te siguroj te gjithe qytetaret e vendit qe po punojme per garantimin e rendit e qetesise dhe venien para pergjegjesise se atyre qe bejne akte te tilla.
    4. Kryeministri ti kerkonte doreheqjen si deputete Luiza Xhuvanit si deputete pa qene nevoja ta nxirrte para kamerave televizive ne menyren se si e nxorri.
    5. Kryeministri tu bente te qarte te gjithe njerezve te qeverise apo deputeteve te tij, se sjellje te tilla te cdo pjesetari te familjes se tyre nuk do te tolerohen dhe doreheqja duhet te jepet automatikisht. Nuk ka vend ne politike per njerez qe rrisin kriminele e shkeles se ligjit.
    6. Kryeministri te diskutonte ne Qeveri se cfare masa duhet te merren per te parandaluar masakra te tilla ne mes te Tiranes ne te ardhmen. Qendrimi qe duhet te mbahet ndaj "klubeve te nates" ku droga dhe prostitucioni na u konsumoka sheshit.

    Shikon sa mire kur pyet, meson.

    Albo
    me fal...po kete kryeministri duhej ta bente per vrasjen e pare apo ato te dytat????!!!!

    p.s. pse a punon kryeministri yne 2 here (te njejten gje)????
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Fatos Lubonja

    Pas vrasjes së Artan Santos kryeqyteti përjetoi këto ditë një ngjarje tjetër me fuqi të lartë tronditëse. Një djalë i ri, bir artistësh, që ka thuajse të njëjtën moshë me sistemin që kemi ndërtuar pas rënies së komunizmit, vrau katër veta duke shënuar një pikë kulminante të jetës së tij midis krimit, burgut dhe drogës. Ngjarja është tronditëse më shumë se të tjerat jo vetëm nga numri i të vrarëve, por edhe pasi, për nga konteksti i moshës dhe origjinës së autorit, ka më shumë forcë për të na bërë që ta shohim veten në pasqyrë.

    Familja dhe shoqëria

    Nuk ka dyshim se një nga gjërat që godet është fakti se vrasësi është bir i një familjeje artistësh ndër të cilët e ëma është edhe deputete. Ta do mendja se një fëmijë i tillë do të duhej të kishte përfunduar studimet e të punonte për doktoraturën apo të ishte bërë edhe ai një aktor apo artist. Ta do mendja se ky do të duhej të ishte ndonjë nga ata që, edhe në sajë të filmave që ka parë për shkak të profesionit të prindërve, do të kishte zhvilluar ca më shumë ndjenjën e empatisë, për të mos e ngritur pistoletën me aq lehtësi kundër një qenieje tjetër njerëzore. Si ka mundësi? Ku ka gabuar kjo familje?

    Me të drejtë dhe pa të drejtë, sipas meje, revoltimi i shumë njerëzve u drejtua për kah familja. Them “me të drejtë” se nuk mund të mohohen përgjegjësitë e prindërve në këtë histori. Nuk e njoh dhe as dua të hyj në jetën private të familjes Xhuvani. Mendja më së shumti të shkon në faktin se një jetë dedikuar skenës dhe filmit mund të ketë lënë mbas dore të birin në një moshë delikate dhe devijimi i tij për nga droga dhe krimi të jetë rasti tragjik i jetës së disa fëmijëve të cilëve u mungon dashuria dhe përkujdesi prindëror. Përgjegjësia e tyre më e madhe, megjithatë, vjen më pas: në mbështetjen që i kanë dhënë kur e kanë parë qartëse i biri është kthyer në një kriminel dhe jeton si një kriminel. Në përdorimin madje të pushtetit për t’i mbuluar apo zbutur krimet e tij duke u pajtuar me të papajtueshmen, bashkëjetuar me të pabashkëjetueshmen në vend se t’i kundërvihen asaj, jo vetëm si prindër, por edhe si qytetarë.
    Thashë gjithashtu “pa të drejtë” pasi, sipas meje, problemi është se nuk kemi të bëjmë thjesht me një rast të veçantë prindërish të veçantë. Pa dashur të harroj tërë ato familje të ndershme që kanë bërë gjithshka për të edukuar e shkolluar fëmijët e tyre, nuk mund të mohojmë se numri i të rinjve, veçanërisht meshkuj, që jetojnë me krim e drogë, shpesh të lidhur njëri me tjetrën, është dramatikisht i madh në këtë shoqëri. Droga dhe krimi janë një problem shoqëror jo thjesht familjar, që lidhet me kushtet që kemi krijuar ne për rritjen, edukimin dhe punësimin e një rinie të shëndoshë. Prandaj them se nuk janë vetëm prindërit përgjegjës për këtë djalë që ka marrë rrugën e krimit, por edhe shoqëria me të cilën ai është rritur, sistemi i vlerave që i ka transmetuar ajo. Nuk do shumë fjalë për të përshkruar këtë sistem dhe modelet e njeriut që ai ka ndërtuar. Mjaft të shikosh se sa intelektualë janë të detyruar të punojnë në shërbim pushtetesh mafioze. Mjaft të shikosh sistemin arsimor mizerabël ku mësuesit kanë humbur autoritetin dhe respektin jo vetëm për faj të tyre, por edhe për faj të tyre. Mjaft të shikosh mjaft politikanë të ekzekutivit, deputetë të legjislativit, gazetarë e pronarë mediesh që drejtojnë opinionin publik deri tek prokurorë, gjyqtarët e policë për të konstatuar se jetojmë në një shoqëri ku, më së shumti, e keqja shpërblehet dhe e mira ndëshkohet. E në këtë shoqëri nuk ka se si të mos krijohen edhe aberracione të tilla ekstreme, nganjëherë madje edhe si reaksion ndaj saj.

    Policia

    Një nga justifikimet që kanë shefat tanë të policisë kur ankohesh për ndonjë krim është: po vrasje ndodhin edhe në New York, vjedhje ndodhin edhe në Paris. Është e vërtetë, por vrasjet e vjedhjet që po ndodhin tek ne, për shkak se njerëzit, veçanërisht të rinjtë, jetojnë e mbijetojnë nëpërmjet krimit janë shumë të mëdha në numër për një popullsi që nuk e dimë a është gjithë gjithë 2.5 milion brenda vendit. Problemi është se bije në sy një lloj bashkëjetese e policisë me krimin. Shumë nga kriminelët që qarkullojnë të patrazuar në Tiranë – jo domosdoshmërisht të gjithë vrasës, por njerëz që kanë para nëpër duar në sajë të krimit – njihen nga policia. E kam përmendur edhe një herë tjetër në një shkrim atë që më tha një i huaj që njihte mire gjendjen tonë duke e krahasuar me atë të Rumanisë: Edhe atje ka mafie - më tha – por ndryshimi qëndron në atë se një mafioz në Rumani nuk e ble kurrë një makinë ultra të shtrenjtë, sepse e di se do të bjerë menjëherë në sy të policisë e do të kapet. Kurse këtu tek ju mafiozët kapardisen me makina të tilla mu në mes të Tiranës. Problemi është se pajtimi me të papajtueshmen dhe bashkëjetesa me të pabashkëjetueshmen janë bërë normë edhe për policinë. Gjatë kësaj vere i kam telefonuar policisë më shumë se dhjetë net rradhazi gjatë fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit për tu ankuar për muzikën e një lokali me emrin “Folia” që ndodhet jo më larg se 100 metra nga Ministria e Brendshme për shkak të zhurmës së llahtarshme që lëshon ai lokal në orët e pasmesnatës. Kam shkruar edhe më parë për këtë fenomen duke vënë bast me lexuesin se e njëjta gjendje do të përsëritej edhe me maxhorancën e re. “Po njoftojmë grupin e shërbimit” ishte përgjigja që më vinte nga ana tjetër e telefonit. Unë nuk di çfarë bënte grupi, por shërbimi që kam pritur prej tij nuk më ka ardhur asnjëherë sepse zhurma e llahtarshme nuk ka ndaluar që nuk ka ndaluar. Mendja nuk mund të mos të të shkojë se lokale të tilla popullohen me të tillë njerëz të armatosur si Xhuvani që kanë edhe para, edhe pistoleta, edhe lidhje me pushtetin nga të cilët policia edhe ushqehet edhe trembet.

    Drejtësia

    Unë nuk e di se si mund të jetë i qetë në ndërgjegjen e tij ai prokuror që një vrasje si ajo që ka kryer Xhuvani para tre vjetësh e ka cilësuar kapërcim të mbrojtjes së nevojshme? Po gjyqtari që i ka dhënë për një vrasje vetëm dy vjet? Nuk e di. Ata qofshin. Por një gjë di gjithashtu: se në duar njerëzish të tillë drejtësia kthehet në padrejtësi, prandaj ata dhe njerëz si ata nuk duhet të jenë prokurorë dhe gjykatës. Madje mua më duket se ata duhet të akuzohen jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht për vrasjen që ndodhi. Sepse të lesh një vrasës të lirë pasi ai të ka paguar apo sepse të kanë ndërhyrë politikisht do të thotë t’i krijosh atij mundësi të vrasë përsëri. Dhe, nëse ai vret, a je ti pa përgjegjësi ligjore?

    Megjithatë më duhet ta pohoj se nuk mjafton ndëshkimi i njerëzve të tillë për të ulur drejtësinë në vendin e vet në prokurorinë dhe gjykatat tona. Sfida për të pasur prokurorë e gjykatës të drejtë duhet të nisë nga sfida për të pasur njerëz me ndjenjën e drejtësisë. E më duket se kjo sfidë është e njëjtë me sfidën për të pasur sa më shumë të rinj që refuzojnë të marrin rrugën e drogës e krimit që mori Xhuvani. Është një sfidë në krye të së cilës duhet të jetë politika. Por për mua ajo s’ka sy për Qabe.

    Politika

    Një nga gjërat më të shëmtuar që ndodh në këto raste është pervertimi që u bën politika tragjedive të tilla që, përndryshe, mund të shërbenin si një katarsis për shoqërinë. Siç e thashë Kostandin Xhuvani ka lindur bashkë me të ashtuquajturën demokraci shqiptare. Ajo që duhet të bëjë politika dhe politikanët që na kanë drejtuar në këta vjet do të duhej të ishte një reflektim i thellë mbi atë se ku kemi gabuar ne që fëmijët e artistëve në vend se të bëhen të paktën njerëz të ndershëm, bëhen vrasës. E pra, nëse ka politikan që do të duhej të mendonte e reflektonte më shumë për këtë, ky është Sali Berisha që ka qenë në pushtet më shumë se gjithë të tjerët? Mirëpo nuk ndodh kjo? Me kulturën politike primitive që e karakterizon e që ka kultivuar në partinë e tij ai nxiton ta thjeshtëzojë dhe ta reduktojë të gjithë ngjarjen për të nxjerrë përfitim për veten: Sipas tij vrasja ndodhi për shkak të Partisë Socialiste që e ka lënë të lirë vrasësin pasi është biri i një deputeteje të saj. Këto janë bandat e qeverisë që qarkullojnë të lira nën mbrojtjen e Kryeministrit vetë. Ok, por si ka mundësi, zotëri, që këta vrasës janë bërë vrasës gjatë kohës kur ke qeverisur ti, sepse Xhuvani ka qenë adoleshent kur erdhe ti në pushtet dhe ndejte jo pak, por tetë vjet derisa ai u bë burrë. Nëse ai ka qenë i përfshirë në trafiqet e drogës së Lazaratit a nuk ke përgjegjësi edhe ti që i lejove ata trafiqe? Nëse Partia Socaliste e LSI sot po qeveris me banda kriminale a nuk ke përgjegjësi edhe ti që këto banda nuk i ke luftuar e asgjësuar kur ishte në pushtet, madje me LSI ishte edhe në koalicion? Po pse nuk ka ndodhur kjo luftë ndaj këtyre bandave? Sepse me logjikën e përdorimit të bandave dhe të fortëve e vrasësve ke punuar edhe ti. Ja kjo është puna. Nga ana tjetër Edi Rama bën shfaqjen e radhës të hipokrizisë duke dalë së bashku me nënën aktore, të veshur me të zeza, që përlotet teksa jep dorëheqjen... çuditërisht në selinë e Kryeministrisë. E gjithë skena është ndërtuar për tu shfrytëzuar politikisht, për t’i kujtuar opozitës Gërdecin dhe 21 janarin si kundërpërgjigje e për të qetësuar të revoltuarit që kërkojnë linçimin e aktores deputete. Asnjë fjalë për të hyrë pak më thellë në shkaqet e këtij krimi. Asnjë fjalë për akuzat se ka futur kriminelë në Parlament e në Administratë. Mjaftohet me atë që ka thënë se dëshmia gjyqësore e këtyre njerëzve është e pastër duke harruar se çfarë thotë po vetë për këtë gjykata e gjyqtarë që shpesh kanë lëshuar këto dëshmi, siç kanë dënuar vetëm dy vjet një vrasës si Xhuvani.

    Kësisoj, të udhëhequr nga këta tribunë të rremë, pas tronditjes së parë që i nxit të futen në kuptimin më të thellë të kësaj tragjedie, njerëzit i humbasin këto ndjenja për t’i zëvendësuar shumë shpejt me ndjenjat e luftës për pushtet midis dy bandave e duke e dështuar kështu (si shumë herë të tjera) rastin për ta përjetuar këtë që ndodhi si një tragjedi nga e cila duhet të lindë vetëdijësimi, katarsisi e nevoja për shpëtimin tonë të vërtetë.

    (Panorama, 6 Nëntor 2014)

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Giampaolo Azzola ishte viktima e katert e Kostandinit te Tmerrshem!

    Ky i ziu ishte mire kur ishte keq se tashme shkoi per dreq! Sic do shkojme te gjithe po vazhduam te enderrojme si gomari qe enderronte se ujku spo e hante!

    Ja cfare shkruante para zgjedhjeve te 23 Qershorit:

    «Da domani si cambia, arriverà Edi Rama per dare nuovo vigore e slancio al Paese, mi auguro lo faccia con vero spirito costruttivo».

    http://bergamo.corriere.it/notizie/c...213fe6b8.shtml

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    me fal...po kete kryeministri duhej ta bente per vrasjen e pare apo ato te dytat????!!!!

    p.s. pse a punon kryeministri yne 2 here (te njejten gje)????
    Kryeministri para dy vjetesh ishte Saliu i cili nuk dha asnje koment per ngjarjen ne ate kohe. Absolutisht 0.

    Tani ju thoni nderhyri kucedra Luiza, etj etj por si eshte e mundur qe u be kjo nderhyrje tek ekpertiza mjeko ligjore, tek policia, tek deshmite e deshmimtaret, ke prokuroria edhe per me teper tek gjykata, institucioni i cili vendosi denimin, ky institucion i cili eshte i kontrolluar nga Sali Berisha ne cdo nivel, qe nga shkolla e magjistratures e deri tek KLD. Si ka mundesi qe e gjithe kjo u be nen hunden e Berishes dhe ai nuk tha asnje fjale pikerisht pas 21 Janarit ne kohe zgjedhjesh?? Si nuk e perdori kete rast Sali Berisha per te perfituar kapital politik kundrejt opozites perballe zgjedhjeve lokale?

    Gjithcka ndodhi ne prapaskene per te perforcuar me shume idene e grushtit te shtetit ne 21 Janar qe sipas Saliut u organizua nga Edi Ina dhe Bamiri. Na thoni ju c'mendim keni per cadrat dhe stilolapsat pistolete apo dhe per pordhet me sarin...?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Te Nderuar Forumista : Asnje ceshtje me Pasoja humbje jetesh ,per shkak Droge,hakmarrje,motive te dobeta,etj, nuk mund te adresohet ne fajesi te prindereit ne kete rrast Znj,Xhuvani ,me vjene keq qe shume njeres behen marjoneta ne duart e politikaneve ,eshte shume cinike,dhe hipokrite nga politika qe te perdoren politikisht ngjarje te tille.C'fare faje ka nje nene qe i biri eshte bere kriminel? kush eshte ai prinder qe deshiron qe i biri te behet kriminel? aq me teper qe familja xhuvani kishte nje mirqenie ekonomike,a deshironte prinderi ne kete situat qe femija te behej kriminel? pergjigja eshte jo / Nje gje eshte mjafte e rendesishme Shoqeria jone shqiptare ka degraduar ne menyren me te felliqur te mundeshme qe kane humbur sensin njerezor dhe jane bere instrumenta politike me barkun boshe Ju lutem mos bini ne nivelin e poltikes qe mbane here e qelbur te gjitha palet e politikes jane Klan-familje mafjozesh qe hane e pijne me njeri-tjetrin dhe na bejn show neper media ne menyre qe te na vene perde ne sy edhe mjeregull ne mendje !!! Mos bini Viktima te poltikes sespe eshte mjafte e ulet per nje shoqeri qe pretendon te futet ne BE /harrojeni BE sespe vete politikanet nuk duan te futen ne BE sespe po u futen ne BE Asetet qe kane krijuar pasuria qe kane deputet dhe politikane do ti konfiskohet,Prandaj Mos u merrni me Zullumet qe krijon politika dhe ju te behen pjese e zullumit duke felliqur ne te njejten kohe koshiencen tuja pa Cmim pra Veresie .

    Kalovshit mire dhe hapni syte se lam nam !!!
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar lace për postimin:

    Xinxerfilli (08-11-2014)

  10. #169
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    njerez kot qe perfitoni nga fatkeqesit e tjetrit te gjith ju qe beni komente sipas bindjeve tuaja politike, rrace e keqe
    l

    Vetem ti mos fol per viktimat, sa here ke perdorur ti 4 viktimat e 21 janarit, sa here te ka ardhur rasti te sulmosh nje parti te caktuar, aq here kane vdekur njerez gjate ketij viti . Por keshtu rrotullohen gjera, iken nje qeveri , vjen nje qeveri tjeter dhe ju ndryshoi parim. Ate qe keni bere vete , tani thoni i perdorin te tjeret per qellime politike. Nuk ta kane fajin te tjeret qe i biri eshte djali i deputetes te PS dhe qe nuk u arrestua sa here ka pasur probleme.. Pse nuk u arrestua ky para qe kryente 4 vrasje , vetem se ishte mik i familjes te Edi Rames
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  11. #170
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Tiranë: I biri i deputetes socialiste Xhuvani vret katër persona në një lokal na

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    l

    Vetem ti mos fol per viktimat, sa here ke perdorur ti 4 viktimat e 21 janarit, sa here te ka ardhur rasti te sulmosh nje parti te caktuar, aq here kane vdekur njerez gjate ketij viti . Por keshtu rrotullohen gjera, iken nje qeveri , vjen nje qeveri tjeter dhe ju ndryshoi parim. Ate qe keni bere vete , tani thoni i perdorin te tjeret per qellime politike. Nuk ta kane fajin te tjeret qe i biri eshte djali i deputetes te PS dhe qe nuk u arrestua sa here ka pasur probleme.. Pse nuk u arrestua ky para qe kryente 4 vrasje , vetem se ishte mik i familjes te Edi Rames
    ti nuk di ca shkruan o djalosh ngaterron kekun me byrekun
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •