Te jap nje far te drejte diskoteka. "Loje" e shpifur, gati-gati nje inskenim mizor. Dhe te mendosh qe kombetarja beri nisjen me te mire ndonjehere me sa mbaj mend une. Fitore historike ne Portugali, 2piksh i humbur me danezet. 4pik ne dy ndeshje te para ndaj favoriteve te grupit s'ish pak! Nderkohe qe kombetarja po e rriste lojen, vetbesimin, kish mundesi per pike edhe me serbet. Nje dore tinzare fshihet diku...
Ulja e banderoles(flamur kombetar s'mund t'i thoje asaj gjeje te mbingarkuar me fotoshop print) ne mesin e fushes ishte tejet e egzagjeruar si ide dhe ku, ne mes te Beogradit, djepit te prodhimit te genocidit nderetnik!
Maskarallekun/idiotllekun e ndonje horri pa brek, e hengren ne kurriz 11djem fatkeq!! Ne, nqs me ndergjegje te plote jemi autoret e asaj 'pacavureje' te ideuar/ushqyer nen petkun 'patriotik', te na perjashtojne menjehere kur te jepet vendimi! Ne do te ishim edhe me keq se ata egersira qe u futen ne fushe per te rrahur ata djem te cilet fati i kishte sjelle te benin "benjaminin" ne gojen e hienave.
p.s Marrja e statusit kanditat jo shume kohe me pare, kryesimi i samitit te ballkanit prej Edvin Rames ne Gjermani, edhe kjo para pak kohesh, mund t'i kene shtremberuar "zemberekun" ndonje batakciu. A nuk do te mjaftonte nje sipermarrje e tille banditeske ne mes te nje ndeshjeje zyrtare dhe teresisht publike per te baltosur sadopak hapat e hedhura te Shqiperise?? Pse, c'prisnim ne nga atoparlantet e histerikeve tifoze "te perzgjedhur" serbe, te na servirnin llokume speciale?? Me qenlehjet, ofshamat rraciste, le te merrej me pas Uefa, organizatorja e ketyre "vitrinave" te futbollit modern/profesionist....
Krijoni Kontakt