Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 80
  1. #71
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    KANDARET E EUROPES.

    Me ket lajm du me njoftu!
    Gjith ku i kam une miqt e mi.
    Nese doni me m'gjetë mu.
    Kam fillu pune ne tregti.

    Ma nuk jam ai i pari.
    S'bej ma pune, qe m'vijne per dore.
    Tash me gjeni te pazari.
    Tu bertite "hajde peshore"!

    Sjane peshore dosido.
    Qysh perdor perdit mileti.
    Pa e ble ti nja, mos shko!
    Jane peshore marifeti.

    Jane peshore prej "platini"
    Ku e pakta, u han ballanca.
    Shpejt e shpejt, hajdi e blini!
    Nje kandar "made in Franca"

    Dy e dy, tash nuk bejne kater.
    Bejne gjashte, e sa t'dush ti.
    Nese thu, ta kam me hater.
    Hajde shihe vete me sy!

    Jane kandare qe kane peshuar.
    Qysh ne kohe te otomanit.
    Fate shtetesh copetuar.
    Ne traktat te Shen Stefanit.

    Hajde ju, peshore blini!
    Jane kujtim, prejt t'parit fisit.
    Qysh ne mbledhjet e Berlinit.
    Konferencat e Parisit.

    Jane peshore nga Evropa.
    Qe peshojne konder per konder.
    Fate shtetesh copa copa.
    N'treg te lordëve, mu ne Londer.

    Hajde se i fundit ka ngelur!
    Ju bej be, po ju genjeva.
    Eshte i ri, sa ma kane sjellur.
    Sot me erdhi nga Gjeneva.

    Blini nje dhe do ta shikoni!
    Ma rënde delja, e ma lehtë lopa.
    Ju gjithmonë do te fitoni.
    Me kandaret nga Evropa.

    nga kukesi Cen Hasani...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 24-10-2014 më 18:18
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan _MALSORI_ për mendimin e shprehur në këtë postim:

    MaDaBeR (04-11-2014),Meriamun (25-10-2014)

  3. #72
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Malsori ashtu bravo na bere zemren mal, ne jemi i vetmi popull qe patriotizmin e kemi ne vjersha dhe me kenge duke qare e fajesuar Evropen. Evropa ska se si te jete e mire ndaj nesh kur ne si shqiptare nuk jemi te mire ndaj vetvetes e ndaj shtetit tone. Ne e vjedhim vet shtetin tone, korrupsioni deri ne qiell ne te gjitha institucionet, radikalizmi fetar ne rritje e qe prodhon destabilitet, e pastaj qahemi Evropa spo na do, Evropa po na ben padrejtesi, Evropa kshtu, Evropa ashtu. Ta kuptojme se ne sjemi kerkah njehere e pastaj t'i qahemi Evropes.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    ane (25-10-2014)

  5. #73
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Sa me neverit kjo histori,... sido qe ta shikosh, UEFA ka te drejte, nje m*t jemi si ne dhe serbet. C'fare pretendonim ne me keto gjeste "patriotike" vend e pa vend (futboll ...pffff). Mire te na behet!!!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #74
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga donna76 Lexo Postimin
    Sa me neverit kjo histori,... sido qe ta shikosh, UEFA ka te drejte, nje m*t jemi si ne dhe serbet. C'fare pretendonim ne me keto gjeste "patriotike" vend e pa vend (futboll ...pffff). Mire te na behet!!!
    Ne fakt, duhet me e Bo kombtaren me 11 kavajsa, qe kur te vin ktu serbet, tha u bojne mire e mire,..

    Kshu besoj do jesh e qete edhe ti gruja 69,...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Po ane e di qe je Shqiptar i Kosoves e une jam Shqiptar i Camerise.Une mendoj qe je gabim ne arsyetimin tend per Camerine.E para popullsia Shqiptare e Camerise eshte perzene me dhune nga shtepite e tyre duke lene prapa viktimat e genocidit te ushtruar.Pra vertet jemi perzene me dhune por kjo nuk e perjashton mundesine e kthimit ndoshta dhe me paqe ne tokat tona.E dyta Shqiptaret e mbetur aty ndoshta nuk do donin bashkimin nese gjate kesaj kohe do ishin trajtur njesoj si gjithe qytetaret grek.Por nuk ka qene keshtu.Represioni dhuna dhe terrori ndaj tyre ka qene ndoshta me i egri qe eshte njohur ndonjehere.Imagjino nje njeri qe gjuhen e nenes nuk guxon ta flase ne publik per te kuptuar gjendjen e tyre.Pra nje trajtim i tille patjeter ka bere qe te akumulohet nje energji shume e madhe e cila sdo vonoj shume te shfaqet.Deshira e tyre per Liri eshte shume e madhe.Demokratizimi i shtetit grek do ndihmoj ne kete drejtim.
    Je komplet gabim. Ne 1991 kur kemi shkuar per here te pare ne Greqi, Arvanitasja( shqipja e vjeter, ose camerishtja) fliteshin ne cdo cep te Greqise pa kurfare frike apo droje. Kishte krahina te tera e fshatra te tere ku flitej vetem shqip, madje edhe ne institucionet e shtetit. dhe kjo vazhdoi deri nga viti 1996. Me pas, prapaganda e mediave greke qe i paraqisnin shqiptaret si kriminele dhe burim i cdo te keqe ne Greqi, beri qe shqipfolesit te ndruheshin e te mos identifikoheshin si te tille sepse u vinte turp per origjinen "kriminale" .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #76
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Shqiperija Etnike egziston,ajo eshte realitet.Thjesht vetem nuk duhet permendur termin "Shqiperi e Madhe" sepse ky term eshte krijese serbe.
    Sa kufinj jane prishur vetem prej vitit 1990 ?
    Mos u beni naiv.
    Serbet me termin 'Shqiperi e Madhe' kuptojne ate cka ne e quajme 'Shqiperi Etnike' - territore te banuara me shqiptare.

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Serbija zyrtarisht ka pasur projektin e formimit te Serbise se Madhe,luftoi per te ne vitet `90 por deshtoi pjeserisht,moren gjysmen e Bosnjes.Por deshtoi ne Kroaci [ i mundi ushtrija kroate] dhe ne Kosove [Nato],deshtoi pjeserisht sepse deshironte kete Mega Serbi ta krijonte me spastrimin etnik.
    Edhe sot egziston projekti Serbi e Madhe por eshte formuluar ndryshe ne momerandumin e Ri te Akademise Serbe,e ky projekt parasheh bashkimin e Republika Srpska,pjesen Veriore te Kosoves me Serbine,protektorat i bute mbi Malin e Zi dhe Maqedonin dhe perpjekje te vazhdushme e rrenimit te Kosoves.
    NE nuk kemi asnje projekt,Akademija serbe [SANU] nuk fle,Akademite tana ajo e Shqiperise dhe Kosoves flene.
    Dine ndokush te me thote dy Akademite tona cfare pune bejne ?
    E cka po te them se perpjekja per nderrimin e kufinjeve eshte e rrezikshme, pra mund te dalesh fitimtar apo gjysme fitimtar (ne Bosnje) por edhe te digjesh (serbet ne Kroaci) andaj kjo eshte e rrezikshme per secilin popull.
    Nuk i lejon Evropa dhe USA qe te nderrohen kufinjte pasi kjo mund te qonte ne konflikt evropian por edhe boteror.
    Kete nuk do ta lejojne fuqite e medha, pasi do te ndizte perseri Ballkanin.

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Ore zoteri,ti cdo term e hallakat dhe e sjell deri ne absurd.Nuk kemi cka fshehimi dhe te ikim nga Shqiperija Etnike.Ajo nuk do te thote asgje perpos territore ku edhe SOT jetojne Shqiptaret dhe ne ato territore jane autokton.Autoktonin me shekuj ta mohon bota helleno-sllave dhe perse nuk duhet promovuar Shqiperine Etnike ?! Perse ?
    Duhet vetem shpjeguar qarte te huajve cka do te thote kjo.
    Ore zoteri nuk kerkojme 'Shqiperi Etnike' por vetem duam qe bashkombasit tane ne shtetet fqinje te kene te drejtat e barabarta. Gjithcka tjeter eshte e rrezikshme dhe mund te digjemi. Spo e lejne Rusine te rishkruaje kufinjte e po na lene neve shqiptareve. Shtetet e fuqishme nuk ta lejojne. Evropa sna perkrahe sic nuk na ka perkrahur kurre, vet s'mund ta bejme. O zoteri ne sjemi te vetedijshem per shtet, me menxi po i menagjojme si mos me keq keto 2 shtete e ky kerkon me shume territor. Nje popull duhet te arrije nje cikel te zhvillimit kulturor dhe vetedijesimit per shtet per te arritur ate cka po mendon ti, e ne ska shpresa qe do ta arrijme ne te ardhmen e afert.

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Duhet ti thene te paditureve,qe nese koncepti i Shqiperise Etnike parasheh qe cdo fshat/qytet shqiptar ti bashkohet shtetit Shqiptar - atehere edhe NE jemi te vetedijshem qe kjo eshte vetem nje politike avanturiste e parealizueshme dhe as qe e kemi ne plan ta bejme/ta kerkojme kete.Shtetet e pasterta etnike jane krijese fashiste .... mirepo,koncepti i Unitetit Shqiptar NE nuk e definojme si nje Opsesion te bashkimit te cdo fshati/qyteti shqiptar ne Shtetin e Arrdhshem Shqiptar POR vetem nje mundesi Politike te shqiptareve - posacerisht atje ku jane ne numer te madh,jane kompakt dhe te arrire ne aspektin e arsimit dhe kultures - dhe lirshem te Zgjedhin ne cilin shtet duan te jetojne.
    Kjo nuk eshte asgje tjeter pos e drejte themelore e cdo kombi per Vetvendosje.Kjo e drejte eshte themelore dhe askush nuk munde ti a mohoj askush,sepse eshte e Drejte natyrore e nese don edhe e drejte e dhene nga Perendija.
    Po se shtetet perendimore per kete ekzistojne, qe shqiptaret te perkrahen nese deshirojne te bejne 'Shqiperine Etnike'?! Une po te them se ishte USA qe nderhyri ne Kosove per te ndalur spastrimin etnik dhe vrasjen ne mase se po te mos ishte nderhyrja e saj nuk do te kishte shqiptare ne Kosove e ky me flet per endrra.

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Hajde bre.
    Marrveshja e Ohrit as qe egziston me.Ajo nuk eshte asgje pos nje armepushim mes Shqiptareve dhe sllavomaqedonasve.
    Kete ta thone maqedonasit e jo Une !
    Marreveshja e Ohrit ekziston por ngadale maqedonasit do te detyrohen ta zbatojne. Pjeserisht eshte zbatuar e pjeserisht nuk eshte zbatuar.
    Maqedonasit tallen me shqiptaret e maqedonise sepse ju jeni te percare dhe partite politike shqiptare jane te armiqesuara ndermjet vete tej mase. Ne Shqiperi e njejta mesele, ne Kosove e njejta mesele. Gjithmone kemi qene keshtu. Evropes nuk i konvenon qe te forcohen shqiptaret ne Maqedoni pasi druhen nga ekstremizmi islamik, andaj ajo do ia mbaje anen maqedonasve. Edhe nese behet ajo do te jete ne dem te shqiptareve.

  9. #77
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    @Mesia4ever ti mban qendrim qe as politikisht shqiptaret nuk munden ta shprehin vullnetin e tyre,arsyetimi bota sllavo-helenike kalon ne histeri....po kujt ja ndien per ndjenjat e tyre.Shqiperija Nje do behet edhe per inatin e disa shqipetareve.Mendon qe per nje kohe te gjate Europa ti lejon dy shtete ? Flasim mbas 20 viteve.

    Perndryshe TI nuk ke cka na flet per bashkimin kombetar te shqiptareve.TI je vetem nje aktivist Evangjelist,dil rrugeve dhe shperndaj Bibla.
    Per shqiptaret ka kush mendon.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  10. #78
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Je komplet gabim. Ne 1991 kur kemi shkuar per here te pare ne Greqi, Arvanitasja( shqipja e vjeter, ose camerishtja) fliteshin ne cdo cep te Greqise pa kurfare frike apo droje. Kishte krahina te tera e fshatra te tere ku flitej vetem shqip, madje edhe ne institucionet e shtetit. dhe kjo vazhdoi deri nga viti 1996. Me pas, prapaganda e mediave greke qe i paraqisnin shqiptaret si kriminele dhe burim i cdo te keqe ne Greqi, beri qe shqipfolesit te ndruheshin e te mos identifikoheshin si te tille sepse u vinte turp per origjinen "kriminale" .
    http://www.forumishqiptar.com/thread...sit?highlight=
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  11. #79
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Kjo nuk eshte asgje tjeter pos e drejte themelore e cdo kombi per Vetvendosje.Kjo e drejte eshte themelore dhe askush nuk munde ti a mohoj askush,sepse eshte e Drejte natyrore e nese don edhe e drejte e dhene nga Perendija.
    !
    30 dite ne muaj sa here qe te hysh ne forum tallesh me njerezit qe besojne ne Zot dhe thua ska Perendi, a ketu thote 'te drejten e vetvendosjes na ka dhene Perendia - Zoti'. Sqarohu se pari me veten. Cfare je ateist - monoteist?!

  12. #80
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    30 dite ne muaj sa here qe te hysh ne forum tallesh me njerezit qe besojne ne Zot dhe thua ska Perendi, a ketu thote 'te drejten e vetvendosjes na ka dhene Perendia - Zoti'. Sqarohu se pari me veten. Cfare je ateist - monoteist?!
    Ti je i trashe ... sa vjec je ?
    Meqenese e citoj nje Abrahamist te pashkolle,jo intelegjent dhe pak suptil shkrova shtesen qe te drejtohet teje,madje me nje doze respekti per bindjet e tua " E nese don kete e drejte ta jep edhe Perendija...",Mbasi qe shkrova " Vetvendosja per nje komb eshte E Drejte Natyrore ".
    Lexo me mirekuptim.Ky lexim mesohet ne shkollen fillore o mesia4ever ,e jo neper baushtellat e Perendimit.

    E din azilant cka don te thote "E Drejte Natyrore" ?
    Rri qetë dhe fol Shqip !

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •