Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 80
  1. #31
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Cila eshte shqiperia etnike ?
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #32

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Shqiperia etnike eshte kjo me poshte:



    Pra perfshihen gjithe ato troje ku kane jetuar e vazhdojne te jetojne shqiptare, ku eshte folur dhe ende flitet gjuha shqipe.

  3. #33

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Shqiperia etnike eshte kjo me poshte

    Emri:  10734149_930246200337270_5358741452448215343_n.jpg

Shikime: 14062

Madhësia:  17.4 KB



    Pra perfshihen gjithe ato troje ku kane jetuar e vazhdojne te jetojne shqiptare, ku eshte folur dhe ende flitet gjuha shqipe.

  4. #34

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Ose me e detajuar ketu


  5. #35
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    shqiptare kane jetuar e jetojne dhe ne amerike, le ta futim dhe ate ne harte. cjeni pje.rdhur ju. ne po hame kokat me njeri tjetrin brenda 28.000km katrore jo te na shtohen dhe trojet e tjera ... ne spo qeversim dot nje cope bashte ti do te kesh hektare.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #36

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Zoteri, e para une nuk jam pjerdhur aspak dhe do besh mire te kontrollosh gjuhen. E dyta me drejtove nje pyetje dhe t'u pergjigja. Nese se ke te qarte akoma se cdo te thote etnik atehere hap fjalorin qe here tjeter mos besh me krahasime me qenien e shqiptareve ne Amerike apo ne Xhibut.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur ke te besh me njerez budallenj, ne kuptimin e mirefillte te fjales budalla, problemi eshte i dyfishte: a) sjellja e tyre eshte komplet e papranueshme dhe e demshme jo vetem per ta por edhe per gjithe shoqerine b) budallai nuk korrigjohet dhe ve mend kollaj. Nuk eshte se njeriut budalla mund ti thuash qe mos bej keshtu se nuk eshte mire e ai nuk do ta beje me. Ai nuk meson me fjale, sic mesojne gjithe njerezit e tjere, pasi problemi i njeriut budalla eshte se ai nuk degjon asnje njeri ne kete bote, pasi te gjithe njerezit e botes ai i shikon si budallenj, dhe veten e mban si njeriun me te zgjuar ne bote.

    Ajo qe u shpalos ne ate stadium eshte komplet nje beteje njerezish budallenj. Dhe ketu nuk kam parasysh vetem ata qe luanin futboll ne fushe, apo te mbledhur ne stadium, por kam parasysh edhe ata qe benin tifo nga ekranet e televizoreve. Kam parasysh edhe gazetaret e gazetave dhe televizioneve si ne Shqiperi, Kosove e Serbi qe per hir te shitjes se gazetes apo rritjes se shikuesve, ngriten temperaturen dhe emocionet e gjithe tifozeve, duke perziere me mjeshteri politiken, fene me nje ndeshje te thjeshte futbolli. Budallenj jane edhe orkestruesit e ketij turpi qe ndodhi, qe jane "dora e fshehte" per te cilet nuk shkruajne gazetat e bucasin televizionet, ata qe fshihen ne zyrat e sherbimeve sekrete dhe marrin peng keto evenimente sportive per interesat e tyre apo per llogari te interesave te huaja. Keta ne fakt, jane budallenjte me te medhenj, pasi teksa ferkojne duart per "suksesin" e asaj qe inskenuan, ajo qe nuk kuptojne eshte qe kjo nuk eshte nje "loje" argetuese apo nje "kunje", kjo shume lehte mund te shpertheje ne dhune e ne konflikt te armatosur, ku nuk do te humben me ndeshje futbolli, por qindra apo mijera jete njerezish. Pa harruar edhe budallenjte tane ne krye te qeverise, te cilet jane aq budallenj sa "akuzojne palen serbe per dhunen ne Beograd" pasi ne syte e tyre kujtojne se "fitojne pike politike ne syte e shqiptareve e botes". Por harrojne qe me keto deklarata, ajo qe ata po bejne eshte te bien ne llagemin e felliqur te nacionalizmit ekstrem serb apo shqiptar.

    Dhe keta budallenj ne rruget e Beogradit apo ne rruget e Prishtines e Tiranes, ia dolen me sukses qe te prishin jo vetem nje ndeshje futbolli, ia dolen me sukses qe te tensionojne jo vetem maredheniet mes dy vendeve dhe gjithe rajonin, por ia dolen me sukses qe te nderkombetarizojne "problemin e Ballkanit". Teksa qytetaret e botes se qyteteruar qeshin me budalleqet e shqiptareve e serbeve dhe se si nje ndeshje e thjeshte futbolli degjeneron ne konflikt te dhunshem, pushtetaret e tyre lexojne ne ate qe ndodhi se: "edhe 1 shekull pas Luftes se I Boterore, rajoni qe u be shkak per kete lufte vazhdon te jete i ndezur." Pa harruar edhe mesazhin tjeter: "A po humbim kohen, parate dhe energjite kot me keta popuj per ti bere pjese e Evropes se Bashkuar?!"

    Dhe dalim tani tek kunderpergjigjia e ketij fenomeni tragjik: UEFA ka detyren e rende qe te "gjykoje" budallallekun shqiptaro-serb. Cfaredo vendimi qe te marre, keta njerez asnjehere nuk do te kuptojne qe futbolli e cdo sport, ashtu si arti, nuk jane "fushebeteja" mes popujve, por jane ura komunikimi e bashkimi mes popujve. Te gjitheve na pelqejne sportet, te gjitheve na pelqen bukuria artistike, pavaresisht se cili sportist apo artist e prodhon dhe cila eshte origjina e tij. Me vjen tmerresisht keq per kombetaren tone pasi ishte hera e pare qe keta po luanin mire dhe kishin nje shans real per tu kualifikuar ne evropian. Por nese keta popuj budallenj do vene mend, ashtu si njeriu budalla, menyra e vetme eshte druja. UEFA duhet ti perjashtoje te dyja ekipet nga kualifikimi, duke u dhene nje dru te mire te gjithe tifozeve te dy ekipeve. Nje vendim ekstrem por nje vendim per te cilin keto dy vende kane nevoje. Vetem keshtu keta njerez budallenj do te vene mend qe veprimet e tyre kane konsekuenca dhe dhuna eshte e papranueshme ne nje ndeshje futbolli. Vetem keshtu do te vene mend qe te mos perziejne politiken e fene me sportin. Vetem keshtu do te vene mend qe sporti duhet te na bashkoje te pakten per ato 90 minuta, e jo te na ndaje ne kampe.

    Nese UEFA nuk i perjashton te dyja ekipet, vendimi tjeter me vend do te ishte ndeshkimi i te dy ekipeve qe te mos luanin asnje prej ndeshjeve te tyre ne fushat e tyre. Le ti luajne ne ndonje vend te humbur te botes, sa me larg Ballkanit, dhe me stadium bosh, pa asnje tifoz ne te. Mbase keshtu, budallenjte do te vene mend...

    Albo
    Albo pjesen tjeter te postimit tend as qe marr mundimin ta komentoj,nuk ia vlen sepse sic e thua dhe ti vete budallait kot qe ta keshilosh apo ta mesosh,ai budalla mbetet.
    Po te pergjigjem vetem per ate fjaline e theksuar.

    NESE KETU KA NJE BUDALLA ....... AI JE TI.
    Kush ta jep te drejten ty, nje njeriu pa shtylle kurrizore qe te quash budallenj nje komb te tere.... ptuu.

    ps: mos harro ta fshish postimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 18-10-2014 më 08:03
    MOS I NDY TEMAT no name

  8. #38
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shqiperia etnike eshte kjo me poshte:



    Pra perfshihen gjithe ato troje ku kane jetuar e vazhdojne te jetojne shqiptare, ku eshte folur dhe ende flitet gjuha shqipe.
    Zoteri Darius nuk mund te kete Shqiperi etnike sepse nuk do te prishen kufinjte e shteteve per hater tonin.
    Gjeja ideale qe mund te bejme ne shqiptaret (nese vetedijesohemi) eshte forcimi i shteteve tona, pra Kosoves e Shqiperise, hyrjen ne BE, avancimin e te drejtave te bashkepatrioteve tane qe jetojne ne Maqedoni, Greqi, Serbi e Mal te Zi, pra si qytetare te barabarte.
    Edhe po te kishim fuqine e Izraelit ne perseri do te dilnim humbes nese do te perpiqeshim me force te rishkruajme kufinjte. Serbet, greket, maqedonasit e malazezet bari nuk hajne, andaj s'mund te perballemi ushtarakisht me ta sic mendojne disa shqiptare.
    Nga ky gjest provokues qe ka bere ai shqiptari me ate flamur do te dalim edhe ne humbes, do ta shihni reagimin e UEFA-s, por ai flamur nuk i jep te drejten serbeve te ushtrojne dhune ndaj lojtareve, edhe ata do te denohen sidomos per thirrje per vrasje ne mase te shqiptareve, madje racizmi eshte shfaqur edhe para se te fluturonte droni.
    Do te ishte me mire qe ne ate dron te ishte vetem flamuri kombetar e jo ndonje harte pasi Evropa do te mendoje se ka qene provokim nga Ekipi shqiptar.
    Mire e ka Korcari kur thote se ne sjemi te vetedijshem te forcojme madje as shtetet tona me kete territor qe kemi, e le me te inkorporojme me shume toka. Patriotizmin shume shqiptare e mbajne me serbe, greke, e maqedonas, por patriotizmi se pari mbahet me vendin tend, shtetin tend e me popullin tend e tek pastaj mbahet patriotizmi me te tjeret.

    Mendimi im, kaloni mire

  9. #39
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Pas minutes 9:20 sec eshte kori me i cuditshem qe kam degjuar. Arsyeja ?! Por edhe i gjithe materiali eshte shume i mire . Tregon fakte qe UEFA duhet t'i mari parasysh

    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  10. #40

    Për: “AS”: Serbia e Shqipëria rrezikojnë përjashtimin nga kualifikueset Euro 2016

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Zoteri Darius nuk mund te kete Shqiperi etnike sepse nuk do te prishen kufinjte e shteteve per hater tonin.
    Edhe njehere tjeter per here te fundit. Zoterinj nese nuk e keni te qarte konceptin etnik atehere ju lutem konsultoni nje fjalor te gjuhes shqipe ose te gjuhes angleze pasi shpjegimi eshte mese i qarte. Ajo qe nuk mund te kete eshte Shqiperi e Madhe ndersa Etnike eshte KOMPLET TJETER GJE. Eshte pikerisht Shqiperia e Madhe ajo qe si koncept do pretendoje ndryshime kufijsh ndersa Etnike thjesht kujton tokat ku banojne shqiptare autoktone.

    Shpjegimi ne anglisht:


    eth·nic
    ˈeTHnik/
    adjective
    adjective: ethnic

    1.
    of or relating to a population subgroup (within a larger or dominant national or cultural group) with a common national or cultural tradition.


    Le te mos vazhdohet me me kete term se po banalizohet tema dhe po del nga qellimi per te cilen eshte hapur.


    p.s. Per te qene korrekt, ne hartat e postuara prej meje eshte perfshire dhe Korfuzi si zone me shqiptare apo ku eshte folur shqipja. Perfshirja e Korfuzit aty per aq sa kam une njohuri eshte e gabuar.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •